Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Koha Jone

Ndryshojnë tekstet shkollore, do të përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

By: melisa
11 January 2026 at 15:45

Brenda pesë viteve të ardhshme, tekstet shkollore në Shqipëri pritet të ndryshojnë ndjeshëm në funksion të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministria e Arsimit ka miratuar programet e reja mësimore, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për hartuesit e teksteve dhe për mësuesit në procesin e përditësimit të kurrikulave në nivele të ndryshme arsimore.

Source

Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos

By: rozalb
11 January 2026 at 15:33

Vijojnë pa ndërprerje operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e Klosit, pas ngjarjes së rëndë të shënuar mbrëmjen e kaluar, ku një i ri dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat. Në terren janë angazhuar polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale, si dhe dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në operacion po marrin pjesë polumbarë…

Source

Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd

By: melisa
11 January 2026 at 15:22

Maringlen Disha, kryetari i Bashkisë Librazhd, bëri të ditur se në disa njësi administrative trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra, çka ka sjellë bllokime të përkohshme të disa akseve rrugore dhe vështirësi në aksesin drejt fshatrave të thella. Sipas Dishës, pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin…

Source

I morën te rrethrrotullimi i Rinasit 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen 5 autorët

By: rozalb
11 January 2026 at 15:17

I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi…

Source

Muriqi nuk ndalet me gola në La Liga, vetëm Mbappe ka shënuar më shumë (VIDEO)

By: rozalb
11 January 2026 at 15:12

Vedat Muriqi vazhdon të jetë pika më e fortë e Mallorcas në La Liga. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e raundit të 19-të të kampionatit spanjoll, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer sezonale. Në përballjen ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi realizoi në minutën e 30-të, gol që riktheu përkohësisht baraspeshën në shifrat 1-1. Megjithatë, skuadra madrilene arriti të…

Source

Strakosha: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

By: rozalb
11 January 2026 at 15:01

Thomas Strakosha zgjedh të mos fshihet pas klisheve. Përkundrazi, portieri i Kombëtares shqiptare e thotë hapur dhe me krenari origjinën e tij, duke theksuar se është shqiptar nga Himara, pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Athinë. Në një intervistë për “Athletico.gr”, gardiani kuqezi ka folur pa komplekse për identitetin e tij, duke pranuar se shumë shqiptarë në Greqi hezitojnë ta…

Source

Berisha: Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!

By: njeshi
11 January 2026 at 14:53

Nga Sali Berisha- Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij! Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur…

Source

Kryetari i Macclesfield: “Vrapova!” – U bashkua me pushtimin e fushës pas fitores historike

By: nik
11 January 2026 at 14:46

Kryetari i Macclesfield, Rob Smethurst, shprehet se ndihet sikur skuadra e tij “fitoi Kupën FA” pas fitores së tyre në raundin e tretë kundër kampionëve në fuqi, Crystal Palace, të shtunën. Ai pranoi se ishte “i pari” që hyri në fushë kur tifozët pushtuan terrenin pas vërshëllimës së fundit. “The Silkmen” mposhtën kundërshtarët e tyre të Premier League me rezultatin 2-1…

Source

Trump u blen këpucë “luksi” Vance dhe Rubios, por zgjedh madhësinë e gabuar, skenë e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë

By: melisa
11 January 2026 at 14:35

Një episod i pazakontë në Shtëpinë e Bardhë ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane, pasi Presidenti Donald Trump ka vendosur të ndërhyjë personalisht në pamjen e jashtme të disa prej zyrtarëve më të lartë të administratës së tij. Sipas një raportimi të New York Times, Trump ka vlerësuar se këpucët që mbanin disa anëtarë të kabinetit nuk ishin në përputhje me standardet që ai kërkon për…

Source

Barcelona ka marrë vendimin, Rashford do të qëndrojë edhe përtej vitit 2026

By: melisa
11 January 2026 at 13:53

Marcus Rashford do të mbetet një futbollist i Barcelonës edhe pas këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës klubi e mori vendimin në ditët e fundit, pavarësisht rendimentit me ulje-ngritje të 28 vjeçarit të ardhur nga Manchester United, 4 gola në 6 ndeshje në Champions, 2 gola(por edhe 8 asist) në 18 ndeshje të La Liga. Marcus Rashford konsiderohet si…

Source

Ilir Beqja nga qelia e burgut: Ma jepni dosjen e akuzës ta lexojë!

By: njeshi
11 January 2026 at 13:33

Nga Ilir Beqaj Në praktikën penale po haset shpesh që pajisjet digjitale (laptopë, desktopë, smartphone) trajtohen si “sende/prova materiale” në kuptimin klasik, ndërkohë që thelbi i ndërhyrjes nuk është hardëare-i, por të dhënat e ruajtura në to. Në çështjen “Studio Pustina” (vendim i Gjykatës Kushtetuese) del në pah një debat thelbësor: si duhet kuptuar “sistemi kompjuterik” dhe cilat…

Source

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim zyrtar për situatën

By: njeshi
11 January 2026 at 13:28

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit, të cilat kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe kanë shkaktuar problematika hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe. Sipas njoftimit, situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës…

Source

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve

By: melisa
11 January 2026 at 13:15

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë për të mundësuar lëvizjen e mjeteve, njoftoi Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave.

Source

Modelja shqiptare merr propozimin për martesë

By: melisa
11 January 2026 at 13:09

Modelja e njohur dhe ish-Miss Universe Albania, Xhesika Berberi, ka marrë propozimin për martesë, duke i dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti. Ajo ka ndarë me ndjekësit atmosferën romantike dhe momentin e veçantë të propozimit përmes disa fotove në rrjetet sociale. Për herë të parë, Xhesika ka publikuar edhe portretin e partnerit të saj, duke thyer “rregullin” e zakonshëm të privatësisë…

Source

Juventus-Milan, ideja e shkëmbimit Gatti-Loftus-Cheek

By: melisa
11 January 2026 at 13:03

Në merkato duket se po shfaqet një aks i veçantë që mund të përshkohet pa probleme për të dy klubet. Nga njëra anë është Juventusi, që kërkon një mesfushor me eksperiencë dhe fleksibilitet për të luajtur në qendër, si gjysmësulmues krahu ose si sulmues i dytë, dhe nga ana tjetër është Milani, që ka nevojë të forcojë mbrojtjen. Në mes janë dy futbollistë, Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek…

Source

Rruga e Currilave në Durrës shembulli më i keq se si shtrohen rrugët në Shqipëri!

By: njeshi
11 January 2026 at 13:01

Rruga e Currilave është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, por e verteta duket hapur se si është hedhur asfalti, kur është shtruar! Punojnë pa cilësi, hidhen qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe askush nga kompanitë e ndërtimit nuk mban përgjegjsi financiare, por as penale. Pse entet prokuruse nuk i monitorojnë firmat e ndërtimit, por vetëm japin paratë…

Source

Tre vajza nga Kolumbia kapen në flagrancë ….

By: njeshi
11 January 2026 at 12:50

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin…

Source

Ilir Meta: 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈

By: njeshi
11 January 2026 at 12:34

Nga Ilir Meta- Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht. Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600…

Source

Reshjet e shiut dhe dëborës dëmtojnë banesën në Vilë të Bushtricës

By: melisa
11 January 2026 at 12:18

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një banesë dykatëshe në Vilë të Bushtricës, e cila i përket familjes së Naim Dragjoshit. Banesa ka pësuar plasaritje të shumta, duke e bërë të rrezikshme për banim. Familja, e përbërë nga tetë anëtarë, jeton në kushtet e pasigurisë dhe apelon për ndihmë urgjente. Anëtarët e familjes kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për…

Source

❌
❌