Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Koha Jone

Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet live konferenca e presidentes (VIDEO)

By: rozalb
2 January 2026 at 18:40

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 goditi jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme të presidentes Claudia Sheinbaum. Epiqendra ishte pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej 35 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet njoftuan se deri tani nuk ka…

Source

Rey Manaj mund të rikthehet në kampionatin turk të futbollit

By: rozalb
2 January 2026 at 18:16

Mediat turke kanë hedhur së fundmi dritë mbi të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duke ndezur spekulimet për një rikthim të mundshëm në futbollin turk. Sipas raportimit të “yenisafak.com”, Manaj ka shprehur përmes menaxherit të tij dëshirën për t’u rikthyer te Sivaspori, skuadra kuqe e bardhë që aktualisht militon në Ligën e Parë të Turqisë dhe ndodhet në garë për ngjitjen…

Source

KLSH: Në farmacitë tregohen edhe ilaçe të skaduara

By: njeshi
2 January 2026 at 18:10

Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon se në tregun shqiptar qarkullojnë ilaçe të skaduara. Sipas raportit, kjo neglizhencë rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe ka sjellë dëm financiar për buxhetin publik përmes rimbursimit të barnave të parregullta. Në tregun shqiptar janë hedhur ilaçe të skaduara dhe situata bëhet akoma më alarmante kur, strukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjë reagim…

Source

Mbingarkesa orbitale dhe rreziku i përplasjeve të satelitëve, 10 mijë sillen rreth Tokës

By: njeshi
2 January 2026 at 18:03

Që prej vitit 2025, rreth 10 mijë satelitë aktivë qarkullojnë rreth Tokës, duke shënuar një rritje të paprecedentë të aktivitetit hapësinor. Ky zgjerim i shpejtë nxitet nga rritja eksponenciale e teknologjive hapësinore, komunikimeve satelitore dhe infrastrukturës globale të internetit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre satelitëve i përket konstelacionit Starlink të kompanisë SpaceX…

Source

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ketë ushtrinë më të fortë në Europë

By: rozalb
2 January 2026 at 17:55

Kryeministri polak Donald Tusk ka pohuar se vendi i tij do ta zgjerojë shpejt praninë e tij në Detin Baltik në vitin 2026. NATO ka forcuar praninë e saj në Baltik dhe ka shtuar patrullimet nën pretekstin e mbrojtjes së infrastrukturës nënujore nga kërcënimi i supozuar rus. Moska ka mohuar të ketë qëllime armiqësore dhe i ka cilësuar frikën e një sulmi ndaj NATO-s si “marrëzi”.

Source

Bllokohet aksi rrugor Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë ngelin të bllokuar

By: rozalb
2 January 2026 at 17:38

Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet alarmante, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar për dhjetëra kilometra. Prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Sipas informacioneve nga terreni, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata…

Source

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sarandë, plagoset shoferja

By: rozalb
2 January 2026 at 17:24

Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Dy automjete janë përplasur mes tyre “kokë më kokë” në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale. Burime policore informuan se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese D. H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues S. M.

Source

Britania regjistron vitin më të nxehtë në histori, 2025 thyen rekordin e temperaturave

By: rozalb
2 January 2026 at 17:08

Britania e Madhe ka përjetuar në vitin 2025 temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022. Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar (Met Office), i cili thekson se vitet e fundit po shënojnë një rritje të vazhdueshme dhe shqetësuese të temperaturave. Sipas të dhënave zyrtare…

Source

Juventus kërkon fitoren e katërt radhazi, Spalletti: Tani duhet vazhdimësi!

By: rozalb
2 January 2026 at 16:46

Pas fitores së marrë në transfertë ndaj Pizës fundjavën e kaluar, Juventusi dhe trajneri Luciano Spalletti nuk kanë ndërmend të ndalen. Në sfidën e radhës në “Allianz Stadium” ndaj Lecces, që luhet nesër në orën 18:00, bardhezinjtë synojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, për ta mbajtur sa më të gjallë garën për një vend në Champions League. “Ndonëse periudha e festave ka sjellë disa…

Source

Hetimet, zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

By: rozalb
2 January 2026 at 16:33

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar shkaqet e zjarrit tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar. Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka nisur nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje, të cilat janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit. Kryeprokurorja Beatrice Pilloud bëri të ditur për mediat se disa nga pistat…

Source

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën një 23-vjeçar shqiptar

By: rozalb
2 January 2026 at 16:17

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Greqi. Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në zonën e Atikës. Viktima, 23 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga e më pas duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjes së fortë…

Source

Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, nis hetimi për administratorin e kompanisë

By: rozalb
2 January 2026 at 16:01

Policia e Korçës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për B.Hoxhallarin, administrator pasi dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së aksit rrugor “Maliq–Lozhan”. Kjo situatë ka sjellë rrezik dhe vështirësi për të gjithë ata që lëvizin në këtë segment rrugor. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori…

Source

Adriatik Lapaj proteston i vetëm para kryeministrisë. Berisha e ndjek nga selia e PD!

By: njeshi
2 January 2026 at 15:58

U bënë ditë që Adriatik Lapaj me disa mbështetës proteston duke qëndruar ditë-natë para kryeministrisë. Edhe Natën e Vitit të Ri aty qëndruan. Ndërkohë askush tjetër nuk shkon krah tij. PD dhe Berisha e ndjekin nga shtëpia ose nga Selia Blu, me kondicionerë ndezur! Ndaj opozita zhgënjen dhe nuk krijon besim dhe shpresë; se nuk ka forcë, ka vetëm fjalë e video kundër kryeministrit.

Source

Përplasën për vdekje të moshuarin dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

By: rozalb
2 January 2026 at 15:48

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pas një ngjarjeje të rëndë rrugore që i mori jetën një këmbësori rreth të 80-ave. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A289, në zonën Gads Hill të Gillingham, në qarkun Kent, pak pas mesditës së së hënës. Sipas Policisë së Kentit, viktima u gjet pa shenja jete në rrugën Grange Road, pasi ishte përplasur nga një automjet.

Source

Ottolini zyrtarisht te Juventusi, është njeriu i ri i merkatos

By: nik
2 January 2026 at 15:48

Njoftohet zyrtarisht se Marco Ottolini është emëruar drejtor sportiv i ri i Juventusit, duke filluar nga 1 janari 2026. Ai do t’i raportojë drejtorit ekzekutiv Damien Comolli dhe do të bashkëpunojë ngushtë me përgjegjësin e strategjive të klubit, Giorgio Chiellini, drejtorin teknik François Modesto dhe trajnerin Luciano Spalletti. Për Ottolinin, ky është një rikthim në klubin bardhezi…

Source

Shkarkimi i Enzo Marseca-s, zbulohet arsyeja pse Chelsea e largoi

By: rozalb
2 January 2026 at 15:40

Chelsea e ka nisur vitin 2026 me një vendim të papritur, duke shkarkuar që në ditën e parë trajnerin Enzo Maresca. Ndonëse rezultatet negative të javëve të fundit kishin vënë në diskutim pozicionin e tij, mediat angleze zbulojnë se arsyeja kryesore e ndarjes lidhet me shkelje serioze të kontratës dhe mungesë respekti ndaj klubit londinez. Sipas raportimeve të “Sky Sports”, gjatë periudhës që ka…

Source

Shoqata e Siguruesve: Përgjegjësia për sigurinë rrugore s’është vetëm e drejtuesve

By: rozalb
2 January 2026 at 15:21

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësim për situatën në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rritje të aksidenteve rrugore. Sipas shoqatës, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, pasi mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen…

Source

Will Smith paditet për ngacmim seksual nga ish-konkurrent i “America’s Got Talent”

By: nik
2 January 2026 at 15:14

Aktori i njohur Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox News Digital. Padia, e depozituar në Los Anxhelos pak para Vitit të Ri, është ngritur nga Brian King Joseph, një violinist profesionist dhe ish-konkurrent i emisionit “America’s Got Talent”. Joseph pretendon se Smith e ka “përgatitur dhe manipuluar qëllimisht për shfrytëzim të mëtejshëm…

Source

Rrugët me akull, pse koncensionarët nuk i mirëmbajnë?!

By: njeshi
2 January 2026 at 14:46

Nga Petrit Vasili- Qindra mijëra shqiptarë paguajnë taksën e qarkullimit brenda çmimit të naftës dhe benzinës. Qindra milionë euro dalin nga xhepat e tyre dhe rrëmbehen nga qeveria me sebepin se do të mirëmbahen rrugët. Por edhe në ato pak ditë dimër të fortë që Shqipëria ka, prapë rrugët mbulohen me akull, aksidentet shtohen rrugët bëhen totalisht të pasigurta dhe humben jetë njerëzish.

Source

Burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra në garazh, kjo është banesa e çiftit

By: redi
2 January 2026 at 14:38

Burri vrau gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në Orikum, ku Llogora Xhebro, 52-vjeç dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Bozhe Bozhanim 48 vjeçe. Gruaja ka ndërruar jetë në banesë, dhe në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një…

Source

❌
❌