Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Koha Jone

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, shkaktohen dëme të konsiderueshme në banesa

By: berti
18 January 2026 at 17:57

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë…

Source

Crystal Palace i thotë “jo” ofertës së Juventusit për Mateta-n

By: rozalb
18 January 2026 at 17:56

Crystal Palace ka refuzuar ofertën e Juventusit për sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta, duke bllokuar për momentin transferimin e tij në Torino. Klubi londinez nuk është bindur nga propozimi i bardhezinjve, të cilët kishin ofruar një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh, me detyrim blerjeje në vlerën 28 milionë euro, të kushtëzuar me kualifikimin në Europa League sezonin e ardhshëm.

Source

Kryeministri Rama njofton për zhvillimin dyditorë të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues 2026

By: berti
18 January 2026 at 17:34

Gjatë dy ditëve të fundit, në mbarë territorin e Shqipërisë u zhvillua Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2026, një nga nismat më të rëndësishme shkencore për monitorimin e biodiversitetit dhe vlerësimin e shëndetit të ekosistemeve ujore të vendit. Nga lagunat bregdetare deri te liqenet natyrore dhe artificiale, që në orët e para të mëngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan në mënyrë…

Source

Ernest Muçi i papërmbajtshëm, shënon tjetër super gol në Turqi (VIDEO)

By: rozalb
18 January 2026 at 17:32

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke, duke firmosur një tjetër paraqitje vendimtare me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte heroi i skuadrës së tij në transfertën ndaj Kocaelispor, ku me një gol në minutat shtesë i dha fitoren 2-1 ekipit të tij, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit. Takimi nisi me avantazhin e vendasve…

Source

Fiorentina mund Bolognën dhe ia dedikon fitoren Commisso-s

By: rozalb
18 January 2026 at 17:15

Të tronditur nga ndarja nga jeta e presidentit Rocco Commisso, i cili u shua të premten në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, Fiorentina gjeti forcën për të triumfuar 2-1 ndaj Bolognës në “Dall’Ara”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A. Një fitore me peshë emocionale, e arritur në nder të patronit të klubit, pas vendimit të “viola”-ve për të luajtur dhe jo për të…

Source

Elisa Spiropali në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër

By: berti
18 January 2026 at 17:14

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga vizita e saj zyrtare në Kiev këtë javë, ku ka përshkruar nga afër realitetin e vështirë me të cilin po përballet Ukraina mes luftës dhe dimrit të ashpër. Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në…

Source

Manipulimi i votave, Kryeprokurori i Prizrenit autorizon policinë që të nis hetimet

By: berti
18 January 2026 at 16:52

Procesi i rinumërimit të votave, po nxjerr në pah gabime të shumta sa i përket numrit të votave për kandidatët për deputet. Si rrjedhojë e këtij procesi një diferencë e madhe e votave të disa kandidatëve është hasur në Prizren, që ka bërë që Prokuroria Themelore e Prizrenit të vihet në lëvizje. Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë të ditur për Telegrafin se…

Source

Asllani gjithnjë e më pranë largimit nga Torino, trajneri e lë në tribunë ndaj Romës

By: rozalb
18 January 2026 at 16:46

Torino do të zbresë në fushë sot në orën 18:00 për përballjen ndaj Romës, në kuadër të kampionatit të Serie A, por pa një emër të rëndësishëm në dispozicion. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, nuk është grumbulluar për këtë sfidë nga trajneri Marco Baroni. Vendimi i teknikut të torinezëve për ta lënë jashtë listës 23-vjeçarin ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi të ardhmen e…

Source

Testohet droni kosovar “Skifter” me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, prodhuesi jep detaje

By: berti
18 January 2026 at 16:31

Ridvan Aliu, i njohur si prodhuesi i dronëve kosovarë, ka njoftuar se është gati droni i quajtur Skifteri K1 me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra. Aliu e ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e këtij droni duke goditur pikën e synuar, ndërsa ka shkruar edhe për specifikat që e shoqërojnë. Ky dron fluturon 7 orë e 12 minuta. Distanca mbi 1 mijë kilometra ndërsa mund të bartë peshë…

Source

Ka shkuar në të paktën 5,000 numri i të vdekurve nga protestat në Iran

By: berti
18 January 2026 at 16:22

Një zyrtar iranian në rajon ka thënë të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 njerëz janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, duke fajësuar “terroristët dhe protestuesit e armatosur” për vrasjen e “iranianëve të pafajshëm”. Zyrtari, i cili nuk ka pranuar të identifikohej i ka thënë gjithashtu Reuters se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më…

Source

Presidenti Trump fton Erdogan t’i bashkohet ”Bordit të Paqes për Gazën” si anëtar themelues

By: berti
18 January 2026 at 15:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes për Gazën, e ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet këtij bordi. “Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”…

Source

Benet Beci: Faza e dytë e punimeve për rikualifikimin e zonës turistike Shirokë–Shkodër

By: berti
18 January 2026 at 15:46

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar vijimin e fazës së dytë të punimeve për projektin “Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë–Shkodër”, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Në deklaratën e tij, kryebashkiaku thekson se punimet po vijojnë me ritme të qëndrueshme, duke synuar transformimin e një prej hyrjeve më panoramike dhe simbolike të qytetit.

Source

Po shkëlqen te Lecce, Ramadani do të rinovojë kontratën automatikisht

By: rozalb
18 January 2026 at 15:34

Ylber Ramadani do të mbetet pjesë e Lecces edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kombëtares ka siguruar vazhdimësinë në Serie A, pas vendimit të klubit italian për të rinovuar kontratën e tij. Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, drejtuesit e Lecces kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën e parashikuar në kontratë, duke zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Source

Nilüfer, historia e gruas që nuk la trashëgimtarë të gjakut, por la spitale, letra, bukuri dhe dinjitet

By: berti
18 January 2026 at 15:27

Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave ​”Zonjë, trajtimi nuk pati efekt. Ju nuk do të mund të keni kurrë fëmijë”. Në atë çast, Nilüferi e kuptoi se fati i saj ishte shkruar tashmë, ndonëse askush nuk kishte ende guximin t’ia thoshte me zë të lartë. ​E lindur në Konstandinopojë në vitin 1916, Nilüfer Hanım-Sultan Begüm Sahiba erdhi…

Source

“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

By: berti
18 January 2026 at 15:19

Albin Kurti fitoi bindshëm brenda Kosovës, por një test tjetër i vështirë mund të jetë edhe jashtë saj. Mandati që i dha populli në zgjedhje, me mbi 51 për qind të votave, vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me aleatët perëndimorë, deri në atë pikë sa vetë partneritetet strategjike nisën të lëkunden. Tensionet u ushqyen nga një sërë veprimesh të Qeverisë së kaluar të Kurtit – nga…

Source

Shënoi tripletën e parë në La Liga, Muriqi: I lumtur, kështu mund t’ia dalim!

By: rozalb
18 January 2026 at 15:18

Vedat Muriqi ishte protagonisti absolut në fitoren e Mallorcës ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar tre gola dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të rëndësishëm. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i Kosovës nuk e fshehu kënaqësinë për paraqitjen personale dhe për reagimin e ekipit. “Fola me Pablo Ortells dy ditë më parë dhe i lashë vendimin në dorë të tij. I thashë se nuk mund të…

Source

Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj

By: berti
18 January 2026 at 15:16

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Duke e krahasuar me modelin italian, Tabaku tha se nuk është e qartë se cilit institucion i referohet kryeministri. “Cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara…

Source

Rruga Qukës–Qafë Plloçë rikthehet në qarkullim për disa mjete

By: melisa
18 January 2026 at 15:06

Është hapur pjesërisht rruga Qukës–Qafë Plloçë. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit të lidhura me këtë rrugë, pasi është larguar i gjithë masivi shkëmbor që u rrëzua rreth 10 ditë më parë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq që përfshiu qarkun e Korçës. Aktualisht, firma po punon për pastrimin e rrugës nga balta…

Source

Vëllezërit Bakaj shkëlqejnë sërish, marrin fitoret e radhës në Zvicër

By: rozalb
18 January 2026 at 15:05

Vëllezërit Bakaj vazhdojnë të shkruajnë histori suksesi në ring, duke ruajtur rekordin e tyre të pamposhtur në boksin profesionist. Roberto dhe Amarildo Bakaj dolën fitimtarë nga sfidat e radhës, duke mposhtur përkatësisht kolumbianin Brayan Santander dhe italianin Francesco Morand, në një mbrëmje të suksesshme për sportin shqiptar. Roberto Bakaj konfirmoi edhe një herë nivelin e lartë të…

Source

❌
❌