Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Koha Jone

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, pezull gara për departamentet

By: redi
30 January 2026 at 18:49

Ndryshimet në Policinë e Shtetit po vijojnë. Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda, në detyrë është emëruar përkohësisht Armir Gjikolaj. Zyrtarisht dorëheqja është justifikuar për arsye familjare, por thuhet se lidhet me procesin e vlerësimit të performancës së drejtorëve të policisë në të gjithë vendin…

Source

Pse dhe si mund të bashkëpunojë opozita?

By: redi
30 January 2026 at 18:34

Nga Altin Gjeta Disa ditë ma parë një grup profesionistësh të angazhuar në jetën publike njoftuan krijimin e Forumit për Dialog Politik. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të ofrojë një tryezë ku partitë politike opozitare të bisedojnë dhe eksplorojnë mundësine e ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët në tema të mëdha me interes publik. Dhe në arritjen e këtij objektivi…

Source

VIDEO/ Balluku: Gjithmonë pranë fermerëve për të garantuar zhvillim dhe përfitime reale për sektorin bujqësor

By: redi
30 January 2026 at 18:17

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës për të diskutuar rreth Skemës Kombëtare 2026, një iniciativë e qeverisë për mbështetjen e sektorit bujqësor. Gjatë takimit, Balluku theksoi se vëmendja dhe mbështetja ndaj fermerëve do të jetë maksimale, duke siguruar që politika kombëtare bujqësore të…

Source

VIDEO/ ”Më ndaluan të inspektoja Burgun 313”, Klevis Balliu: Përpjekje për të fshehur problematika serioze

By: redi
30 January 2026 at 18:11

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka publikuar një reagim zyrtar pas një ndalimi të bërë ndaj tij gjatë përpjekjes për të inspektuar kushtet në Burgun 313 në Tiranë. Sipas Balliut, ky ndalim ishte i paligjshëm dhe paraqet një shkelje të qartë të ligjit dhe të shtetit të së drejtës. Në deklaratën e tij, ai shpjegon se qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i kushteve të trajtimit të të gjithë…

Source

Berisha takim me Eerik Kross në Strasburg: Biseduam për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor në Shqipëri

By: redi
30 January 2026 at 17:53

Gjatë vizitës në Strasburg, kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim me Eerik Kross, Kryetar i Komitetit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë takimit u diskutuan çështjet kryesore që prekin gjendjen e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Palët theksuan rëndësinë e respektimit të standardeve…

Source

Moti po çmendet, 50 gradë plus në Australi dhe 50 gradë minus në SHBA

By: njeshi
30 January 2026 at 17:47

Moti po ”çmendet”. Toka po përjeton temperatura ekstreme në minus dhe plus. Këto ditë ishte minus 50 gradë Celsius në SHBA, kurse plus 50 gradë arriti në Australi. Dy shifra që nuk janë thjesht rekord, por një alarm i madh për njerëzimin. Ndërsa një pjesë e botës ngrin deri në paralizë, tjetra digjet deri në shkatërrim. Kjo nuk është më mot ekstrem i rastësishëm, por një planet jashtë ekuilibrit.

Source

Çfarë do të bëhet me Irena Gjokën? Avokati Genc Gjokutaj: Vendimi i KLGJ është abuziv

By: redi
30 January 2026 at 17:41

Avokati Genc Gjokutaj analizon vendimin e KLGJ-së, që vendosi me shumicë votash të mos e marrë në shqyrtim nëse gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka duhet të qëndrojë në detyrë. Anëtarët që votuan kundër argumentuan se kur papërshtatshmëria lind pasi gjyqtari e ka marrë statusin e magjistratit, diskutimi duhet të bëhet nga ILD. ”Sot po kuptojmë që këtu nuk është çështja e një gjyqtareje.

Source

Rusia konfirmon propozimin e Trumpit për armëpushim

By: njeshi
30 January 2026 at 17:29

Sipas Kremlinit, Rusia ka pranuar një armëpushim të kufizuar në Ukrainë, duke iu përmbajtur kërkesës së Presidentit të SHBA-së Trump. Ukraina gjithashtu kishte premtuar armëpushim, nëse Rusia respektonte infrastrukturën. Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte kërkuar Rusisë një armëpushim njëjavor për sulmet ajrore kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës. Ai përmendi valën aktuale të…

Source

Shuhet Gazmend Golemi, i lindur për të vallëzuar. Një jetë në skenë, la pas një trashëgimi të paharrueshme

By: redi
30 January 2026 at 17:28

Koreografi i njohur lezhjan, Gazmend Golemi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atit. Sipas njoftimit të familjes, Golemi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë. Gazmend Golemi filloi karrierën e tij…

Source

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, presidenti Begaj: Kemi një rritje të eksporteve reciproke

By: redi
30 January 2026 at 16:34

Presidenti Bajram Begaj këtë të premte mori pjesë në takimin e shoqatës së biznesit grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”. Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta. ”Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të…

Source

PS kërkon ndryshimin e formulës së përbërjes së ”Territoriales”, projektvendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

By: redi
30 January 2026 at 16:28

Më 3 shkurt (e martë) do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi janë 14 pika në rendin e ditës. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit…

Source

Banorët e Kodra-Bujarasit denoncojnë mungesën e rrugës, deputeti Boçi: Premtim elektoral i pambajtur

By: redi
30 January 2026 at 16:16

Banorët e fshatit Kodra-Bujaras, në njësinë administrative Gjergjan, shprehen të zhgënjyer pasi premtimi për shtrimin e rrugës, i bërë nga Bashkia Elbasan përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ende nuk është realizuar. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se investimi i premtuar u shoqërua me vendosjen e një tabele informuese ku shënohej shifra prej 1 miliard lekësh, duke ngjallur entuziazëm te…

Source

Deputeti Mziu: Në Europë shan Trumpin, ndaj Rama ka frikë të shkojë në SHBA

By: redi
30 January 2026 at 16:10

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Bordin e Paqes e ka firmosur, nuk ka pse shkon në SHBA. Edi Rama ka dy vite që nuk shkon në Amerikë, nuk ka shkuar në OKB. Pse nuk shkon në OKB? Është përplasur një herë me Nishanin apo me Ilir Metën për të shkuar në OKB në vend të Presidentit, ndërsa kësaj radhe la Begajn që…

Source

Pasuritë e konfiskuara nga krimi vihen në shërbim të arsimit, ministrja Koçiu: Askush nuk pasurohet në rrugë kriminale

By: redi
30 January 2026 at 15:57

Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja e këtij lloji në vend, janë të paktën 7 klasa që janë pajisur me bazën e nevojshme materiale për praktikën mësimore. Klasat e reja u vizituan nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit…

Source

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

By: rozalb
30 January 2026 at 15:31

Shorti i fazës play-off të Champions League i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë. Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë. Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”…

Source

Vllaznia rikthen sulmuesin Kevin Dodaj, vjen nga Bullgaria

By: rozalb
30 January 2026 at 15:16

Vllaznia ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Kevin Dodaj. Lojtari është prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi, pas arritjes së marrëveshjes me klubin e tij aktual, CSKA Sofia. Dodaj bashkohet me kuqeblutë në formë huazimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të sezonit 2025–2026. Sulmuesi është produkt i akademisë shkodrane, ku ka kaluar të gjitha etapat e moshave deri në ekipin e…

Source

Erion Veliaj kërkon lirinë, depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

By: redi
30 January 2026 at 15:10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë në GJKKO. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.

Source

Mjeku jep alarmin: Gripi, Covid dhe një virus i tretë po qarkullojnë masivisht

By: nilda
30 January 2026 at 15:02

Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, po përballet me një valë intensive të virozave stinore, ku tre viruse respiratore po qarkullojnë njëkohësisht: virusi i gripit (Influenza), virusi sincitial respirator (RSV) dhe SARS-CoV-2 (COVID-19). Sipas mjekëve, kjo situatë është e pritshme dhe në përputhje me tendencat e vërejtura në vende si Gjermania, ku rastet e gripit dhe RSV janë në…

Source

❌
❌