Normal view

Mario Mitaj te Genoa: Seria A dhe ky klub ishin objektivat e mia

31 July 2026 at 21:55
“Të bashkohesha me një klub si Genoa dhe një kampionat si Seria A ishte një objektiv për mua”. Këto janë fjalët e para të Mario Mitajt, i cili largohet nga Al Ittihad për të mbërritur në radhët e skuadrës italiane në formë huazimi me mundësi blerje. Në komunikatën e klubit për mbrojtësin kuqezi, nër të […]

Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë

31 July 2026 at 21:45
Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me të cilën po zëvendësohen aparate më të vjetra se 20 vjet, për të cilat nuk ekzistonte më mundësi për servisim dhe mbështetje teknike. “Me rëndësi të veçantë është zëvendësimi i digestorit në Repartin e patologjisë […]

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok, sekuestrohen prova

31 July 2026 at 21:35
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet lidhur me rastin e dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, në kuadër të të cilit më 28 korrik ishin arrestuar dy persona. Sipas njoftimit të Policisë, hetimet lidhen me arrestimin e të dyshuarve me inicialet M.J. dhe M.B., të […]

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

31 July 2026 at 21:32
Analisti Roland Bejko ka komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me reformën territoriale, duke akuzuar drejtimin e saj se nuk ka interes për ndryshime të thella dhe se përdor demokracinë vetëm në nivel retorik. Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Bejko u ndal te qëndrimet e PD-së në lidhje […]

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

31 July 2026 at 21:30
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Tepelenës, ku një konflikt i çastit degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri. Identifikohen pesë të dyshuarit Pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nën drejtimin e […]

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

31 July 2026 at 21:18
Reforma e re territoriale ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në disa qytete të vendit, ku komunitetet lokale kanë dalë në protesta për të kundërshtuar planet e qeverisë për shkrirjen e bashkive të tyre dhe bashkimin me bashki më të mëdha fqinje. Banorët e Patosit, Divjakës, Memaliajt dhe Këlcyrës kanë shprehur hapur pakënaqësinë e […]

FOKUS – Hamasi mohon marrëveshjen për çarmatim, vendos kushte për planin e paqes

31 July 2026 at 21:18
KAJRO, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Lëvizja palestineze Hamas deklaroi sot se nuk ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e saj në Rripin e Gazës, duke kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për një përparim në negociatat e paqes. Në vend të kësaj, grupi theksoi se çdo hap i mëtejshëm varet nga përmbushja […]

Tension me FIFA-n, Federatën Angleze e Futbollit: Qëndrim i përbashkët me UEFA-n

31 July 2026 at 21:10
“Ne qëndrojmë në solidaritet me kolegët tanë evropianë dhe mbështesim plotësisht qëndrimin e tyre të përbashkët. Ne kundërshtojmë planet e FIFA-s. Kupa e Botës i përket futbollit dhe gjithmonë do t’i përkasë”. Kjo u deklarua nga Federata e Futbollit (FA) në një prononcim të shkurtër pas njoftimit të UEFA-s për një bojkot të mundshëm të […]

Mudryk i Chelsea mund të rikthehet në fushë, i hiqet pezullimi për doping

31 July 2026 at 21:10
Mykhailo Mudryk mund të rifillojë karrierën e tij futbollistike. Anësori i Chelsea u ndalua për katër vjet për doping në dhjetor 2024, vendim i cili tani është pezulluar pas një apeli në CAS. Në profilin e tij në Instagram, lojtari i lindur në vitin 2001 deklaroi: “Jam mirënjohës që ky proces ka arritur në përfundim, […]

Newcastle, trajneri Howe: Po e lë klubin në duar të mira

31 July 2026 at 21:10
Newcastle United njofton se Eddie Howe e ka informuar klubin për vendimin e tij për t’u larguar nga posti i trajnerit. Trajnerët e tjerë, Jason Tindall, Graeme Jones, Stephen Purches dhe Simon Weatherstone, si dhe Drejtori i Fitnesit Dan Hodges, gjithashtu do të largohen nga klubi. “Pas një periudhe reflektimi personal, kam vendosur që tani […]

Ministria e Mjedisit vendos rregulla të reja për organizatorët e festivaleve dhe ngjarjeve publike

31 July 2026 at 19:50
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se ka nxjerrë një vendim me masa të detyrueshme për organizatorët e festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve të tjera publike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Sipas ministrisë, organizatorët e ngjarjeve publike tashmë do të kenë obligim të sigurojnë menaxhim të duhur të mbeturinave, pastrim të hapësirave pas […]

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

31 July 2026 at 19:49
Tensionet e vitit 2014 mes PS-së dhe PD-së mbi ndarjen e bashkive në vend janë rikthyer sërish. Në ndarjen e re, mazhoranca synon që në zgjedhjet vendore gara të zhvillohet me përballjen e 46 kandidatëve, ndërsa opozita shtrihet në 100. Palët bien dakord për të mos pasur komuna, të cilat u hoqën 12 vite më […]

”Forbes”: Shqipëria një ndër vendet më të mira në botë për të jetuar pas daljes në pension

31 July 2026 at 19:48
– Sipas prestigjiozes amerikane ”Forbes”, Shqipëria renditet ndër vendet më tërheqëse për pensionistët falë kostos së ulët të jetesës, klimës mesdhetare dhe peizazheve të saj të bukura. Revista vlerëson gjithashtu kujdesin shëndetësor të përballueshëm, nivelin e ulët të kriminalitetit dhe procedurat relativisht të lehta për marrjen e lejes së qëndrimit. Megjithatë, theksohen edhe disa sfida, […]

​Vijon radha kilometrike e mjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

31 July 2026 at 19:45
Radhë prej disa kilometrash janë krijuar këtë mesditë në pikën kufitare të Morinës, në aksin Shqipëri–Kosovë. Fluksi i lartë i udhëtarëve ka sjellë pritje të gjata, ndërsa qytetarët po presin nga 30 minuta deri në një orë për të kaluar kufirin, në temperatura të larta. Pritja nën diell ka shkaktuar pakënaqësi te udhëtarët, të cilët […]

Filipçe: Shtatori do të sjellë rritje të çmimeve, Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim

31 July 2026 at 19:35
Kryetari i LSDM‑së, Venko Filipçe, paralajmëroi se standardi i jetesës do të vazhdojë të bjerë dhe se qytetarët i pret një vjeshtë e vështirë. Duke folur për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, ai theksoi se Qeveria nuk ka asnjë plan për t’i mbrojtur qytetarët nga goditja e re e çmimeve që pritet në shtator. […]

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfitues

31 July 2026 at 19:31
Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe sektorin privat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka përgatitur një projektligj të ri që parashikon ndryshime thelbësore në ligjin nr. […]

ROMË – Italia pezullon marrëveshjen Schengen me Spanjën, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë

31 July 2026 at 19:30
– Italia ka vendosur të pezullojë zbatimin e marrëveshjes Schengen me Spanjën, duke mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë mes dy vendeve, sipas “La Repubblica”. Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme italiane pas analizimit të informacioneve të fundit të sigurisë nga Komiteti për Analizën e Emigracionit dhe Sigurisë Kufitare. Sipas autoriteteve italiane, ministri i Brendshëm […]

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy makina. Plagoset një person

31 July 2026 at 19:22
Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Fier-Patos. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete dhe ka ndodhur në vendin e njohur si “Çezma e Mbyetit”. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i Audit. Ai është transportuar me […]

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketa

31 July 2026 at 19:22
Polonia thirri ambasadorin rus të premten dhe i dorëzoi atij një notë proteste pasi një raketë ruse ra në territorin polak, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme. Varshava konfirmoi të premten se predha, e cila ra në Poloninë lindore të enjten, ishte një raketë ruse Kh-101. Incidenti ishte i fundit në një seri ndërhyrjesh […]

Evropa rrit moshën e daljes në pension

31 July 2026 at 19:21
Rreth dy të tretat e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa tre të katërtat do ta rrisin edhe për gratë. Sipas një analize bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për 32 vende, mosha e pensionit do të rritet për burrat në 21 […]
❌