Normal view

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

24 July 2026 at 22:57
Një nga personat më të kërkuar nga SPAK, Denis Tafili, pjesë e grupit të Visit të Pojës, është shfaqur sot në Shkallnur të Durrësit, ku është përfshirë në një konflikt me Edison Gjuzin. Në ngjarje është implikuar dhe një punonjës policie. Mësohet se ka patur dhe të shtëna me armë. Një njoftim i policisë, shpjegon se […]

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës

24 July 2026 at 22:45
Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm që ta pranojë kandidaturën për president të Republikës së Kosovës. Ai thotë se një gjë të tillë do ta pranonte nëse do të propozohej nga opozita. “Nëse opozita do të hynte në garë me emrin tim si propozim për president, unë do të isha i gatshëm, nuk po ofrohem, […]

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

24 July 2026 at 22:42
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, deklaroi se protestat shërbejnë gjithmonë si një mundësi për reflektim, duke vlerësuar se kryeministri ka treguar një qasje serioze ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Sipas Beqirit, kryeministri ka identifikuar problematikat kryesore me të cilat përballen shqiptarët dhe është i vetëdijshëm për […]

Vëllai iu etiketua si pjesëtar i grupit të Arkanit, Drejtori i Ekonomisë në Prizren mohon pretendimet

24 July 2026 at 22:31
Drejtori i Ekonomisë në Komunën e Prizrenit, Levent Bush, ka reaguar lidhur me pretendimet e publikuara në një televizion për vëllain e tij, Shahin Bush. Në një deklaratë për RTK-në, shërbimi në gjuhën turke, Levent Bush ka thënë se raportimet e publikuara gjatë dy ditëve të fundit në disa media nuk përputhen me të vërtetën […]

7 projektet strategjike që kanë dështuar ose janë bllokuar

24 July 2026 at 22:28
Nga verifikimi i listës së investimeve strategjike, disa kanë dështuar, disa janë anuluar ose kanë humbur statusin, disa nuk kanë nisur pas disa vitesh, ndërsa të tjera janë riformuluar dhe vazhdojnë me një subjekt apo projekt tjetër. Në kuptimin më të ngushtë, tre projekte mund të konsiderohen të dështuara.   Si dështoi “Tirana City Center” […]

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

24 July 2026 at 22:28
Portofoli i investimeve strategjike në Shqipëri është prezantuar ndër vite si një instrument për të tërhequr kapital, për të zhvilluar turizmin dhe për të krijuar vende të reja pune. Por, krahas projekteve që kanë mbetur në letër dhe premtimeve për investime miliardëshe, disa prej tyre janë përfshirë në hetime penale, konflikte pronësie, polemika mjedisore apo […]

Fetoshi: Komunat po përdoren si instrument i strategjisë së “Botës Serbe” kundër Kosovës dhe Malit të Zi

24 July 2026 at 21:00
Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Serbia po përdor komunat ku gëzon ndikim në Mal të Zi si pjesë të një operacioni strategjik në funksion të projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”, me synim minimin e sovranitetit të Malit të Zi, pengimin e integrimit euroatlantik dhe shtimin e presionit […]

“Nuk ka besë me Ramën”/ Protestuesi: Pas dorëheqjes e pret drejtësia

24 July 2026 at 21:00
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, një nga aktivistët deklaroi se qytetarët nuk mund t’i japin më besë kryeministrit Edi Rama, pasi, sipas tij, ai e ka shkelur vazhdimisht besimin e shqiptarëve gjatë 13 viteve në pushtet. Duke folur nga podiumi, protestuesi theksoi se tubimi ka hyrë në ditën e 55-të dhe se pjesëmarrësit do […]

Esat Shala intervistohet në polici për kanosje, pas një paraqitje televizive

24 July 2026 at 20:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur të premten në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media. Sipas Policisë, në intervistën e publikuar, Sh.B. ishte përmendur si i dyshuar për krime lufte. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori […]

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

24 July 2026 at 20:12
Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 55-të, duke vijuar grumbullimet e përditshme në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur xhiron drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike. Për 55 net radhazi, pjesëmarrësit janë […]

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

24 July 2026 at 20:00
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë, kjo do të ishte një veprim shumë i keq për të dyja vendet dhe nuk do t’u shërbente interesave të tyre. Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti […]

Sorensen në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

24 July 2026 at 19:00
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim janë diskutuar zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë zhvillimet aktuale […]

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

24 July 2026 at 18:57
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj me të cilin ka pranuar ankimin e Dritan Zaganit, duke shfuqizuar vendimin e datës 18 shkurt 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim. Dritan Zagani, ish-shef i Seksionit të Narkotikëve në Policinë e Fierit, u dënua me 4 vjet e […]

Juristët: Dështimi i konstituimit të Kuvendit dërgon automatikisht vendin në zgjedhje

24 July 2026 at 18:45
Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar vendimin që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 6 gusht, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues. I ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Kasolli ka thënë se caktimi i seancës në fund të afatit nuk është befasi, duke pasur parasysh deklaratat e ushtrueses së […]

Nuk nisin ende pushimet për deputetët! Peleshi firmos urdhrin e ri, cakton ditën e hënë seancë plenare! Zbardhet rendi i d

24 July 2026 at 18:42
Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të së enjtes kryeparlamentari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urdhër të ri për mbajtjen e një tjetër seance urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00. […]

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

24 July 2026 at 16:56
Nertil Buzi i ka dhënë fund jetës teksa ishte ngujuar në makinën, duke negociuar me policinë për t’u dorëzuar. 35-vjeçari vrau mëngjesin e të premtes ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-bashkëshorten. Pasi policia e lokalizoi ai pranoi përmes negociatave që ta lironte, or për orë me radhë nuk pranonte […]

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

24 July 2026 at 16:56
Analisti Arben Meçe ka analizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur këtë të premte pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe qeverisë. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Meçe tha se kryeministri e tha qartë se qeveria duhet të jetë më pranë popullit. Gjithashtu, Meçe tha se Rama […]

Eksperti i sigurisë i përgjigjet ashpër Vulin: Realiteti në Kosovë është krejt ndryshe

24 July 2026 at 16:36
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ish-shefit të Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA) në Serbi, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për propagandë dhe retorikë anti-shqiptare. Islami, përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ka thënë se Vulin gjatë një interviste në emisionin “Fokus” në TV B92 është fokusuar […]

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

24 July 2026 at 16:30
Pavarësisht një legjislature shpesh me tensione me opozitën kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka konsideruar seancat e kuvendit të suksesshme. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit socialist vëmendjen e drejtoi te Unioni. Madje ndër rastet e rralla për këtë proces edhe opozita ka dhënë dakordësinë. “Janë miratuar pozicionet negocuese me Bashkimin Evropian, kemi monitorituar […]

​Dështon mbledhja e KGJK-së, debat mes anëtarëve

24 July 2026 at 14:25
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku do të shqyrtohej kërkesa e U.D Presidentes të Kosovës dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve. Dështimi erdhi si pasojë e një debatit mes anëtarëve të KGJK-së dhe kryesuesit Rrustem Thaqi. Gjatë diskutimit, anëtari i KGJK-së, Bashkim […]
❌