Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 202624 ore

180 vjet burg kundër historise

10 February 2026 at 02:37
Prokuroria e posaçme në Hagë ka bërë kërkesën e saj: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burg secili, pra gjithsej 180 vjet burg. Është një shifër shumë e rëndë, që tingëllon më tepër si mesazh politik sesa si një kërkesë normale. Kjo është një nga kërkesat …

Rreziku që i kanoset Ramës nga dosja Balluku

10 February 2026 at 01:39
Edi Rama mund të jetë përditë e më shumë i kërcënuar nga zhvillimet e dosjes Balluku. Dhe kjo jo për atë që pretendojnë shumë nga kundërshtarët e tij, se zv/kryeministrja ka në sirtare fakte korruptive, me anë të të cilave e shantazhon shefin. E njëjta fabul konspirative është përsëritur shpesh, që nga koha e rënies …

Rama barrikadë për Ballukun, tjetër shuplakë nga Brukseli, integrimi në pikëpyetje

10 February 2026 at 01:36
Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë në Shqipëri, por ka mbërritur prej kohësh edhe në Bruksel e kancelaritë europiae të cilat monitorojnë vendin tonë në rrugën e integrimit. Ndërsa të hënën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel për t’u …

Halli i Ballukut/ Si po e shpërbën Rama mitin e drejtësisë së re

10 February 2026 at 01:34
Kryeministri Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë një mur politik me votat e 11 Majit për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi. Qëllimi është ta shpërbëjë mitin që e ngriti vetë për drejtësinë e re, kur premtonte se socialistët nuk do t’i bëheshin kurrë pengesë gjyqësorit që po na afron me Bashkimin Europian. Sjellja …

Kur drejtësia kthehet në rrezik se nuk vjedh dot i qetë

10 February 2026 at 01:32
Edi Rama është treguar shpeshherë një mjeshtër i vërtetë për t’i magjepsur shqiptarët të gëlltisin ato që ai vetë i ka pështyrë një herë më parë. Që nga akte të rëndisshme si koalicioni “historik” me Ilir Metën në vitin 2013 e deri tek vendimmarrje qesharake si fjala vjen emërimi i gjelave të detit të opozitës …
Before yesterday24 ore

Groenlanda dhe Danimarka: Bisedimet me SHBA pozitive

8 February 2026 at 04:50
Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, i përshkroi bisedimet diplomatike me SHBA-në të shtunën (07.02.2026) si “pozitive”, megjithëse tha se fati i territorit autonom nën Danimarkën mbetet i pasigurt, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të përsërisë dëshirën e tij për ta pasur atë për SHBA-në, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare. Ende …

Rreth 200 milionë euro dëm në arbitrazh: faturë që shqiptarët e paguajnë për faj të Ramës

8 February 2026 at 03:08
Është mbi rreth 200 milionë euro në total dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar në arbitrazh deri në dhjetor 2024. Bëhet fjalë për çështje të humbura nga Republika e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar sipas gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Avokaturën e Shtetit për periudhën 2023–2024 …

Flamuri jetim…

8 February 2026 at 01:59
Kryeministri Rama është aktualisht individi politik që mbart të gjithë inatin dhe zemërimin jo vetëm të opozitës, por edhe të shumë individëve e bizneseve punët e të cilëve nuk po shkojnë mbroth me pushtetin e tij. Për hir të së vërtetës me opozitën e ka gjetur, herë me leje, herë me favore dhe herë duke …

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

8 February 2026 at 01:52
Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë në Uashington, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Ky informacion bëhet i ditur nga mediat, lidhur me mbledhjen që është parashikuar të mbahet më 19 shkurt. Ndërkohë, në 9 shkurt, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama në kuadër të …

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

8 February 2026 at 01:51
Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me një zë të qartë, nuk është thjesht një problem procedurial, por një krizë e thellë e integritetit institucional. Vendimi “pa vendim” i Gjykatës Kushtetuese në çështjen për të cilën ajo u investua me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama dhe që lidhet me zëvendëskryeministren e pezulluar nga …

Itali: Spektakël plot ngjyra për Lojërat Olimpike Dimërore

7 February 2026 at 00:40
Me një spektakël prej tri orësh plot ngjyra nisën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Ato i hapi zyrtarisht Presidenti italian Sergio Mattarella. Garat rikthehen në Alpe pas një ndërprerjeje 20-vjeçare. Për dy javë, më 22 shkurt, 2,900 atletë nga më shumë se 90 vende do të garojnë për medalje ari, …

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

7 February 2026 at 00:37
Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë më funksionet e saj publike si zëvendëskryeministre dhe ministre. Vendimi u mor pasi tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i ndanë votat në mënyrë të barabartë, katër me katër, në shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri, Edi Rama, …

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

6 February 2026 at 18:18
Sot, për herë të parë, SPAK-u ka ndier nevojën të publikojë një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje të bazuara në prova”. Reagim i tillë, për një institucion që vazhdon të gëzojë një konsensus të madh nga opinioni publik, tregon njëfarë nervozizmi pas akuzave të përsëritura …

Udhëtimi në Izrael/ Rama me avionin privat të ish-miliarderit të kriptovalutave

6 February 2026 at 04:37
Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht mjete udhëtimi. Ata shërbejnë si një metaforë e hendekut midis njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm dhe pjesës tjetër të shoqërisë, e cila pret me durim në terminal për të marrë aeroplanin e linjës. Në …

Shqipëri: Ç’rol kanë muxhahedinët në protestat e Iranit?

6 February 2026 at 03:35
Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK). Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe …

Çfarë na mëson realisht skandali Epstein?

6 February 2026 at 03:29
Reagimi instinktiv ndaj zbulimeve të reja rreth skandalit ‘Epstein’ në SHBA ka qenë deri tani i parashikueshëm, teksa valë të reja indinjate dhe predikimesh morale përqendrohen tek fakti se sa dekadentë janë bërë të pushtetshmit me kalimin e kohës, apo edhe në pretendime se skandali “na tregon se sa poshtë kanë rënë elitat botërore.” Ndërkaq, …

Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda

6 February 2026 at 03:21
Vazhdojnë lëkundjet e njëpasnjëshme në juglindje të vendit. Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 19:10 në qarkun e Korçës. Tërmeti me magnitudë 3.9, e pati epiqendrën në fshatin Desmirë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Rreth orës 16:00 u regjistrua një tjetër tërmet, me manitudë 3.2 ballë me epiqendër fshati Hoçisht …

Çarja e argjinaturës së Erzenit përmbyti Durrësin/ Prokuroria zbarkon në bashki

6 February 2026 at 03:19
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit. Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore. Në këto kushte, …

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur në SHBA

6 February 2026 at 03:17
Dy efektivë të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua gjatë një operacioni për neutralizimin e një personi të armatosur në qytetin Flagstaff, SHBA. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, teksa forcat e rendit po i përgjigjeshin një kallëzimi për dhunë në familje. Sipas autoriteteve, një person i armatosur …

Pishtari Olimpik përfundon udhëtimin e tij në Duomo të Milanos, sot në mbërmje në “San Siro” për ceremoninë

6 February 2026 at 03:14
Rreth orës 21:00, pishtari olimpik hyri në Piazza Duomo të Milanos, ndalesa e parafundit në një udhëtim që përfshinte mbi 12,000 kilometra, i cili filloi në Greqi në nëntor dhe kaloi nëpër 60 qytete italiane. Në pasdite, karvani i pishtarëve kaloi kryeqytetin e Lombardisë, i rrethuar nga mijëra njerëz në rrugë, me duartrokitje dhe barriera …
❌
❌