Normal view

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2026/2027 nga shtëpia botuese “Dukagjini”

26 August 2026 at 10:46


Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2026/2027.

Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë të gjitha tekstet e nevojshme shkollore në katër pika të ndryshme në Prishtinë dhe në Pejë.

Këto janë lokacionet e librarisë “Dukagjini” ku mund t'i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”:

Libraria “Dukagjini” - sheshi “Nëna Terezë”

Orari i punës:

E hënë–e premte: 9:00–20:00

E shtunë–e diel: 10:00–19:00

“Dukagjini Center” - Lakërishtë

Orari i punës:

E hënë–e premte: 9:00–19:00

E shtunë–e diel: 10:00–19:00

Libraria “Dukagjini” - Prishtina Mall

Orari i punës:

E hënë–e diel: 10:00–22:00

Libraria “Dukagjini” - Pejë

Orari i punës:

E hënë–e premte: 9:00–20:00

E shtunë–e diel: 10:00–19:00

Me katër lokacione dhe orare të zgjatura, shtëpia botuese “Dukagjini” kujdeset që çdo nxënës të jetë gati për fillimin e vitit shkollor.
https://www.facebook.com/share/p/1CCEhsfYe8/

Gjithashtu, librat e shtëpisë botuese “Dukagjini” i gjeni në secilin qytet të Kosovës në pika të ndryshme. Më poshtë gjeni njoftimin për secilin qytet dhe librari se ku mund të gjeni librat shkollor.
https://www.facebook.com/share/p/18Kn94W4zK/

Zgjidhni lokacionin që ju përshtatet dhe siguroni tekstet e nevojshme me kohë.

Shtëpia botuese DUKAGJINI prezanton tekstet shkollore dhe pakon e plotë të materialeve mësimore për klasat 1-9

26 June 2026 at 16:52


Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë mësimdhënësit që t’i shfletojnë dhe t'i shkarkojnë librat dhe materialet mësimore të përgatitura për vitin e ri shkollor 2026/27.

Të qasshme janë: librat bazë, fletoret e punës, libri i mësimdhënësit/es, si dhe planet mësimore vjetore, dymujore, javore, ditor dhe materialet e tjera ndihmëse.

Linku për klasat 1-5:
https://dukagjinigroup-my.sharepoint.com/:f:/p/librat/IgDeCgobRhn7S5tgLmY-WdCMAdbhBmAdl2EvGb3yAsnXwww?e=Ab6ZZh

Linku për klasat 6-9:
https://dukagjinigroup-my.sharepoint.com/:f:/p/librat/IgDmBhO_5G8VQ4Rurtdh1e4KATVMYkvv1_19KRclLcczeUY?e=lzAM4m

Tekstet shkollore të prezantuara nga shtëpia botuese “Dukagjini” janë të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe mbulojnë klasat nga e para deri në të nëntën. Ato janë hartuar nga ekspertë të fushës, si dhe janë përshtatur me kërkesat e Kurrikulës dhe me nevojat e nxënësve të sotëm.

Materialet karakterizohen nga përmbajtje e qartë dhe e strukturuar, ilustrime tërheqëse, aktivitete kreative dhe ushtrime që nxisin të menduarit kritik dhe të nxënit aktiv.

Për secilën lëndë, tekstet përfshijnë librin bazë, fletoren e punës, librin e mësimdhënësit/es dhe materiale audio për lëndët përkatëse. Gjithashtu, çdo lëndë shoqërohet me pakon e planeve mësimore, duke përfshirë plane ditore, javore, mujore dhe vjetore.

Risi për këtë vit për klasat 1-5 janë edhe pakot e aktiviteteve mësimore për bukurshkrim, lojëra mësimore dhe artet.

“Mrekullia e Shkronjave” - pako e bukurshkrimit për klasat 1, 2 dhe 3, e cila përfshin aktivitete, ushtrime dhe materiale të përzgjedhura për zhvillimin e bukurshkrimit.

“Artistët e Vegjël” - pako për artin figurativ dhe artin muzikor për klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5, me aktivitete dhe materiale që nxisin imagjinatën, krijimtarinë, të shprehurit artistik dhe zhvillimin e aftësive artistike dhe muzikore.

“Luajmë dhe Mësojmë” - pakoja e lojërave atraktive që ndërlidhen me lëndët mësimore të ciklit 1-5.

Në dispozicion do të jetë edhe Ditari Personal i Mësimdhënësit i rishkuar, si mjet praktik për përcjelljen e progresit dhe për vlerësimin sistematik të nxënësve.

Po ashtu, nga shtëpia botuese "Dukagjini" ofrohet edhe Pakoja e Vlerësimit për klasat 1-5, e cila përfshin teste, projekte, aktivitete ndërlëndore, eksperimente, diktime dhe ushtrime.

Njoftojmë mësimdhënësit se këtë vit do të ofrohen edhe pakot e reja të vlerësimit për klasat 6-9, të cilat mbështesin vlerësimin e vazhdueshëm dhe punën e mësimdhënësve në të gjitha lëndët mësimore.

Para fillimit të vitit shkollor, të gjithë mësimdhënësit do të njoftohen për mënyrën e pajisjes me të gjitha materialet përcjellëse.

Për çdo paqartësi ose vështirësi në qasjen e materialeve, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet partner i mësimdhënësve për arsim cilësor dhe përgatitje sa më të mirë të nxënësve për të ardhmen.

Shtëpia Botuese DUKAGJINI me tituj të rinj dhe ekskluzivë për Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

16 June 2026 at 15:31


Shtëpia botuese DUKAGJINI, si përherë, do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, duke sjellë për lexuesit një numër të madh botimesh të reja, tituj ekskluzivë dhe projekte të veçanta letrare.

Gjatë panairit, DUKAGJINI do të prezantojë dhjetëra botime të reja nga kolanat e saj më të njohura. Kolana “Anima” vjen e pasuruar me vepra të reja nga autorë të njohur të letërsisë botërore, si Andrej Platonov, Émile Zola dhe Hermann Broch. Po ashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të gjejnë të plota në stendën e DUKAGJINIT edhe projekte të veçanta, si seria e “Hermann Hesse”, që përmbledh veprat e këtij autori, dhe kolana “Effugium”, e cila sjell në shqipe njëmbëdhjetë vepra letrare nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët përfaqësojnë tradita të ndryshme kulturore dhe gjuhësore.

Tituj të rinj do t’u shtohen edhe kolanave “Fryma” dhe “Klasikë”, me botime nga fusha e letërsisë, filozofisë dhe artit. Ndërkohë, përmes imprintit LEKË, shtëpia botuese sjell libra të rinj nga fusha të ndryshme të dijes dhe kulturës.

Ndër botimet e veçanta veçohen shtatë tituj që do të promovohen për herë të parë në këtë panair.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe lexuesve të vegjël. Përveç lektyrave shkollore për klasat 1-5, DUKAGJINI po e zgjeron këtë seri edhe për nxënësit e klasave 6-9, me titujt e parë “Kopshti Sekret” dhe “Misteret e Radiostacionit EM-2”. Po ashtu, në stendë do të gjenden edhe botimet e autorit të njohur italian për fëmijë, Gianni Rodari.

Ekskluzivisht për këtë panair, DUKAGJINI sjell një seri të re librash për fëmijë, të përzgjedhur nga botimet më të njohura ndërkombëtare.

Nga 17 deri më 21 qershor, në Pallatin e Rinisë, ju presim në stendën e DUKAGJINIT në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë, me botime të reja, zbritje të veçanta dhe aktivitete, prezantime e surpriza të përgatitura për ditët e Panairit.

DUKAGJINI & PEARSON organizojnë konferencën “Together We Rise” për mësimdhënësit e gjuhës angleze

21 May 2026 at 16:07


Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson”, po organizojnë konferencën më të rëndësishme për mësimdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë, me titull “Together We Rise”.

Konferenca do të mbahet më 6 qershor, në “Emerald Hotel” në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Të gjithë të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen duke u regjistruar përmes linkut: https://rise.dukagjinibotime.com/

Kjo konferencë pritet të sjellë diskutime, ide dhe perspektiva të reja mbi të ardhmen e mësimdhënies në një botë që po ndryshon me shpejtësi nga Inteligjenca Artificiale. Në fokus do të jetë mënyra se si nxënësit mund ta mësojnë gjuhën angleze jo vetëm për nota dhe rezultate, por si një aftësi që u hap dyer për studim, komunikim dhe mundësi të reja në të ardhmen.

Një nga pikat kryesore të programit do të jetë sesioni “Learning for Life”, i cili do të udhëhiqet nga Grant Kempton, i angazhuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) për më shumë se 38 vjet.

Gjatë konferencës do të trajtohen temat si:

- Mësimdhënia në epokën e Inteligjencës Artificiale;
- Aftësitë që u nevojiten nxënësve për të ardhmen;
- Roli i mësimdhënësit në një botë gjithnjë e më digjitale;
- Rritja e vetëbesimit te nxënësit;
- Mirëqenia dhe kujdesi për mësimdhënësit.

Gjithashtu, sesioni “Mirëqenia e mësuesve: Të kujdesemi për veten brenda mjedisit shkollor” do të udhëhiqet nga Emirëjeta Kumnova-Hoxha, psikologe klinike.

Ky takim vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe për të sjellë një këndvështrim të ri mbi të ardhmen e arsimit.

Në përmbyllje të konferencës, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Organizatorët informojnë se pjesëmarrja është e hapur, ndërsa vendet janë të limituara.

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të mbulojë kostot e transportit për të gjithë pjesëmarrësit

Më 25 maj mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve DUKËTALKS

18 May 2026 at 14:14


Më 23 prill, në Ditën e Gjuhës Angleze, u përmbyll me sukses konkursi DUKËTALKS, një nismë që u dha mundësinë nxënësve të klasave 1-12 nga e gjithë Kosova të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në gjuhën angleze, përmes videove të realizuara sipas kritereve të aplikimit.

E organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në partneritet me “Pearson”, DUKËTALKS vjen këtë vit me edicionin e parë, me synimin që të shndërrohet në një traditë të përvitshme që promovon mësimin kreativ të gjuhës angleze përmes librave “Pearson” dhe vlerëson përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në zhvillimin e tyre akademik.

Kjo nismë mblodhi qindra nxënës nga e gjithë Kosova, duke e bërë edicionin e parë një përvojë të veçantë dhe frymëzuese.

Ceremonia përmbyllëse e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 25 maj 2026, nga ora 18:00, në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, te Dukagjini Center, në Lakërishtë, Prishtinë.

Në këtë mbrëmje do të shpallen dhe shpërblehen fituesit e DUKËTALKS, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të nderohen me mirënjohje për angazhimin, kreativitetin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij edicioni.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.

DUKËTALKS synon të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme si një platformë që inkurajon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe kreative në gjuhën angleze.

Vala Shasivari sjell librin 'Më shumë se thonj' - promovimi më 13 maj në librarinë Dukagjini

5 May 2026 at 11:04


Më 13 maj, duke filluar nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini do të mbahet promovimi i librit “Më shumë se thonj (Estetika e thonjve - bazat e manikyrit)” të autores Vala Shasivari.

Ky botim sjell një përmbledhje të strukturuar me informacione profesionale dhe praktike mbi mirëmbajtjen dhe trajtimin estetik të thonjve, duke u bazuar në përvojën mbi dydekadëshe të autores në këtë fushë.

Libri është i ndarë në katër kapituj, që trajtojnë nga historiku i zhvillimit të estetikës së thonjve, te anatomia, higjiena dhe sëmundjet shoqëruese, deri te procesi i plotë i punës – përfshirë veglat, mirëmbajtjen, sterilizimin dhe trajtimet estetike për duar dhe këmbë. Pjesa e fundit fokusohet në mundësitë profesionale që hap ky zanat për ata që e zotërojnë.

Autorja Vala Shasivari, e lindur në Pejë, ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në estetikë, me specializim në manikyr dhe pedikyr. Ajo është trajnuar në akademi ndërkombëtare në Belgjikë dhe Zvicër, si Royal Beauty, Pronails Academy dhe Phi Academy, duke ndjekur standardet më të avancuara të industrisë.

Përveç punës praktike, Shasivari është edhe trajnerе e certifikuar, që ka kontribuar në edukimin e shumë profesionistëve të rinj, si dhe ka zhvilluar linjën e saj të produkteve profesionale për thonj.

Promovimi pritet të mbledhë dashamirë të librit, profesionistë të estetikës dhe të gjithë të interesuarit për këtë fushë, në një mbrëmje që ndërthur njohurinë, përvojën dhe pasionin për bukurinë.

Organizatorët mirëpresin të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen “DUKË TALKS” për nxënës dhe mësimdhënës - çmimi kryesor, udhëtim në Angli

15 April 2026 at 15:08


Shtëpia botuese Dukagjini, në bashkëpunim me Pearson, ka hapur thirrjen për aplikim për konkursin “DUKË TALKS - Speak. Record. Inspire”, një iniciativë që synon të nxisë kreativitetin dhe aftësitë komunikuese në gjuhën angleze te nxënësit në gjithë Kosovën.

Ky aktivitet organizohet me rastin e Ditës së Gjuhës Angleze dhe fton nxënësit e klasave 1 deri në 12 të realizojnë një video prezantuese anglisht, duke trajtuar tema të përzgjedhura sipas grupmoshave.

Organizatorët bëjnë të ditur se gara do të mbështetet në përmbajtjen e teksteve shkollore të gjuhës angleze të Pearson-it, të miratuara nga institucionet arsimore në vend, duke e lidhur, kështu, drejtpërdrejt aktivitetin me programin mësimor.

Si të aplikoni?

Nxënësit duhet të:
- Zgjedhin një temë nga kategoria e tyre (klasat 1-5, 6-9, 10-12)
- Të realizojnë një video anglisht (1-5 minuta, në stil të prezantimit individual)
- Të dërgojnë aplikimin përmes linkut: www.filemail.com

Temat janë të ndara sipas kategorive:

Klasat 1-5:
My ideas for a better world
Be a good friend
My family, my support

Klasat 6-9:
How to train your brain?
Protecting and damaging the environment
Traditional food in Kosova

Klasat 10-12:
The smartphone generation
Dealing with exam stress
My dream job

Vlerësimi i aplikimeve do të bazohet në kreativitet, performancë dhe aftësi gjuhësore. Fituesit do të shpallen në tri kategori (klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12), ku për secilën kategori do të ndahen çmime për tre nxënësit më të mirë, si dhe për tre mësimdhënësit më të suksesshëm.

Konkursi ka një sërë shpërblimesh për nxënësit fitues, duke përfshirë bursa njëvjeçare, laptopë, orë inteligjente, biçikleta dhe pajisje të ndryshme teknologjike.

Në këtë konkurs do të shpallen 9 nxënës fitues (nga tre për secilën kategori), si dhe 9 mësimdhënës fitues. Roli i mësimdhënësve konsiderohet kyç në këtë proces, pasi ata do të udhëzojnë dhe do të mbështesin nxënësit gjatë përgatitjes së videove.

Për kontributin e tyre, nëntë mësimdhënësit më të suksesshëm do të shpërblehen me një udhëtim në Angli, përfshirë një program profesional plotësisht të financuar në Konferencën IATEFL 2027 në Mbretërinë e Bashkuar (prill 2027).

Aplikimet duhet të dërgohen deri më 23 prill 2026 në adresën elektronike zyrtare të organizatorëve: info@dukagjinipublishing.com, duke përfshirë të dhënat e nxënësit, të shkollës dhe të mësimdhënësit përkatës, si dhe një numër kontaktues.

Ky aktivitet mbështetet nga Pearson dhe u ofron nxënësve mundësi të mira për përgatitje përmes materialeve edukative që ndihmojnë në zhvillimin e fjalorit dhe të aftësive komunikuese në gjuhën angleze.

Organizatorët inkurajojnë të gjithë nxënësit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për ta shprehur kreativitetin dhe për t’i frymëzuar të tjerët.

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të katërt në Kosovë

11 March 2026 at 14:46


Dita Ndërkombëtare e Matematikës është një festë mbarë botërore.

Ka kohë që 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi) në ShBA. Është zgjedhur pikërisht kjo datë sepse përkon me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π, si dhe për shkak se në ShBA datat shkruhen duke filluar së pari nga muaji (3) e pastaj dita (14).

Në vitin 2019, UNESCO-ja e shpalli datën 14 mars si Ditë Ndërkombëtare të Matematikës. Për ta shënuar këtë ditë, tashmë në vendin tonë është viti i katërt me radhë që Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, me bashkorganizator shtëpinë botuese “Dukagjini” dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, po e organizojnë Festivalin e Matematikës.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të rritet hapësira publike ku diskutohen matematika,shkencat dhe arsimi në Kosovë. Përmes këtij festivali, synohet që të nxitet kreativiteti dhe, poashtu, të rritet motivimi te fëmijët për t’u marrë me shkenca natyrore.

Aktiviteti përfshin tri kategori pjesëmarrjeje:

- Vepra arti, vetëm për nxënësit e klasave 6-9 të shkollave të Prishtinës (maksimumi 6 nxënëspër shkollë).

- Video deri në 2 minuta me temën: “Sikur të isha mësimdhënës/e, ja si do ta shpjegoja matematikën...” - e hapur për të gjithë.

- Video deri në 3 minuta nga mësimdhënësit e matematikës, ku tregojnë pse e kanë zgjedhur profesionin e tyre - e hapur për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.

Afati i fundit për aplikim është sot, data 11 mars, ndërsa të gjitha punimet dhe videot aplikuesedo të publikohen dhe shpërndahen në rrjetet sociale.

Adresa:https://www.facebook.com/DitaeMatematikes

Këto aktivitete duhet të konsiderohen si Festival i Matematikës dhe jo si Garë e Matematikës.

Pas përzgjedhjes dhe vlerësimit nga juria profesionale, veprat do të ekspozohen në hapësirat e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Çmimet do të ndahen më 13 mars 2026, në orën 11:00, në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në një ceremoni që shënon Ditën e Matematikës në Kosovë.

“Dukagjini” organizon seminar për mirëqenien psikologjike të mësimdhënësve dhe vetëkujdesin

10 March 2026 at 10:53


Qindra mësimdhënës nga mbarë Kosova morën pjesë të shtunën në seminarin “Mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”, të organizuar nga shtëpia botuese Dukagjini.

Aktiviteti, që zgjati rreth katër orë, solli prezantime profesionale, diskutime dhe shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve, duke vënë në fokus rëndësinë e mirëqenies së mësimdhënësve në procesin arsimor.

Në hapje të seminarit, drejtoresha ekzekutive e shtëpisë botuese Dukagjini, Edona Lluka-Vokshi, falënderoi mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e temës që u trajtua gjatë këtij takimi.

“Ju falënderoj që keni gjetur kohë dhe jeni pjesë e këtij seminari të organizuar enkas për ju dhe mirëqenien tuaj. Uroj që secili prej jush të marrë diçka me vete nga diskutimet e sotme, qoftë një këshillë e vogël apo një ide që mund të ndihmojë në rritjen e mirëqenies dhe vetëkujdesit”, tha Lluka-Vokshi.

Sipas saj, çdo mendim pozitiv apo ide e marrë nga seminari mund të kontribuojë në përmirësimin e përditshmërisë së mësimdhënësve dhe në mënyrën se si ata përballen me sfidat e profesionit.

Në kuadër të seminarit, në cilësinë e trajneres, psikologia klinike Emirjeta Kumnova trajtoi çështjen e mirëqenies së mësimdhënësve, duke folur për faktorët që ndikojnë në të, si dhe për lidhjen që kjo ka me performancën në punë, atmosferën në klasë dhe rezultatet e nxënësve.

“Pjesa e mirëqenies së mësimdhënësve, jo vetëm tek ne në Kosovë, por edhe në vendet më të zhvilluara është pjesa më e neglizhuar. Pjesa ku nuk është dhënë vëmendje, nuk i është dhënë rëndësi”, ka thënë Emirjeta Kumnova, Trajnere dhe Psikologe Klinike.

“Edhe mirëqenia e fëmijëve varet pikërisht nga mirëqenia e mësimdhënësve”, u theksua gjatë seminarit, duke nënvizuar nevojën që mësimdhënësit të kenë mbështetje profesionale dhe hapësira për zhvillim personal.

Në përfundim, mësimdhënësit shprehën dëshirën që seminare të tilla të organizohen edhe në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e tyre për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e rolit të mësimdhënësit në sistemin arsimor.

Krahas dhuratave për 7 Marsin, në fund shtëpia botuese “Dukagjini” ndau certifikata për mësimdhënësit pjesëmarrës në seminar.

Seminari “Mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi” u organizua nga shtëpia botuese Dukagjini si pjesë e aktiviteteve që lidhen me mbështetjen e komunitetit arsimor dhe zhvillimin profesional.

Lea Ypi promovon librin e saj “Të Poshtëruar” në Librarinë Dukagjini më 6 Janar, ora 17:00

30 December 2025 at 13:59


Lea Ypi, autore dhe akademike e njohur shqiptare, do të promovojë librin e saj të dytë me titull “Të Poshtëruar” më 6 Janar, në ora 17:00, në Librarinë Dukagjini, në Sheshin Nënë Terezë në Prishtinë.

Ky aktivitet kulturor është i hapur për publikun dhe synon të sjellë më afër lexuesit me veprën dhe mendimin e një prej zërave më të rëndësishëm intelektualë shqiptarë të kohës sonë.

Lea Ypi është profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics and Political Science dhe njihet për kontributin e saj akademik në filozofi politike, teori kritike dhe historinë e ideve. Përveç punës universitare, ajo ka fituar vëmendje të gjerë ndërkombëtare edhe për veprat e saj eseistike dhe letrare, ku ndërthur përvojën personale me analizën shoqërore dhe politike.

Libri “Të Poshtëruar”, i botuar nga Botimet Dudaj në vitin 2025, trajton tema të thella si dinjiteti njerëzor, përkatësia, kujtesa historike dhe përplasja mes individit dhe rrethanave shoqërore. Me një gjuhë të qartë dhe reflektuese, vepra fton lexuesin të mendojë mbi mënyrën sesi përvojat kolektive dhe personale formësojnë identitetin dhe ndjenjën e lirisë. Ky botim vjen si vazhdimësi e interesimit të autores për të kuptuar njeriun në raport me historinë, pushtetin dhe moralin.

Promovimi në Librarinë Dukagjini do të shërbejë si hapësirë për dialog kulturor, diskutim dhe takim të drejtpërdrejtë me autoren, duke e kthyer librin në një pikë takimi mes mendimit kritik dhe publikut.

Libraria Dukagjini shfrytëzon këtë rast për t’u uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës një fundvit të qetë dhe të ngrohtë, si dhe një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, paqe dhe sa më shumë libra që pasurojnë mendjen dhe shpirtin.

Ju ftojmë që më 6 Janar, në ora 17:00, të bëheni pjesëe këtij promovimi kulturor në Librarinë Dukagjini, për ta nisur vitin e ri me letërsi, reflektim dhe dialog i cili do ju bëjë të mendoni.

Ju mirëpresim!

Elia Zaharia promovon të enjten në ora 17:00, librin e ri “Perla dhe Dreri i artë” në Librarinë Dukagjini

16 December 2025 at 09:32


Elia Zaharia lindi më 8 shkurt 1983 në Tiranë dhe që herët u formua në një mjedis artistik, duke ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm mes teatrit, muzikës dhe letërsisë.

Pas diplomimit në vitin 2002 në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën e artit dhe skenografisë, ajo u zhvendos në Paris për të ndjekur studimet universitare dhe për të zgjeruar horizontin e saj krijues në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Evropës.

Në vitin 2005 u diplomua në Konservatorin Kombëtar të Bordosë në art dramatik, ndërsa më pas ndoqi shkollën prestigjioze private të aktrimit Cours Florent në Paris. Studimet e saj në aktrim skenik i përfundoi në Universitetin Paris 8 në vitin 2010. Paralelisht me formimin akademik, Elia ka interpretuar në një sërë veprash teatrore dhe projektesh artistike, duke ndërtuar një profil të gjithanshëm si aktore dhe performuese.

Që prej vitit 2015 ajo është anëtare e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ndërsa ka qenë gjithashtu e pranishme në projekte kinematografike dhe në muzikë, përfshirë pjesëmarrjen e hershme në grupin “Spirit Voice” gjatë viteve 1999–2002.

Përveç angazhimit artistik, Elia Zaharia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën humanitare si themeluese dhe presidente e Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë” nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke mbështetur familjet në nevojë dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Në vitet 2016 dhe 2018, ajo bashkë prezantoi festivalin “Kënga Magjike”, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend.

Letërsia për fëmijë është një tjetër kapitull i rëndësishëm i krijimtarisë së saj. Në vitin 2019 botoi librin e parë, “Trëndafili i bardhë”, i cili u bë bestseller dhe u botua edhe nga shtëpia prestigjioze Feltrinelli në Itali. Në vitin 2024, Elia rikthehet me librin e dytë për fëmijë, “Perla dhe dreri i artë”, një vepër që po gëzon sukses të madh në Shqipëri.

Me këtë libër, Elia Zaharia rikthehet për herë të dytë në Librarinë Dukagjini, ku të enjten, më 18 dhjetor, në ora 17:00, do të mbahet promovimi i librit “Perla dhe dreri i artë”. Të gjithë lexuesit, prindërit dhe fëmijët janë të mirëpritur për të ndarë së bashku këtë takim me botën e magjishme të tregimeve për fëmijë.

Ju mirëpresim në librarinë Dukagjini në sheshin Nëna Terezë për një mbrëmje shumë të bukur letrare.

Leximi nis nga afër - Dukagjini Publishing House fillon prezantimin e lektyrave shkollore

15 December 2025 at 09:59


Dukagjini Publishing House ka filluar një seri prezantimesh të veçanta të lektyrave shkollore, duke sjellë librin më afër nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në Pejë, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.

Ky aktivitet shënon fillimin e një faze të rëndësishme në promovimin e letërsisë shkollore, me fokus në tituj që prej vitesh janë pjesë thelbësore e formimit letrar të brezave të rinj.

Në qendër të këtyre prezantimeve janë vepra të njohura si “Sarajet e bardha”,” Ngjarje dhe rrëfime për Skënderbeun”, “Shigjeta e kaltër”, si dhe shumë tituj të tjerë të përzgjedhur, që përfshijnë zhanre dhe tema të ndryshme, të përshtatura për nivele të ndryshme shkollore. Librat u prezantuan në një atmosferë interaktive, ku leximi, diskutimi dhe kureshtja ishin në qendër të vëmendjes.

Përmes këtij rrugëtimi në qytete të ndryshme, Dukagjini Publishing House synon të forcojë lidhjen mes librit dhe lexuesit të ri, duke e kthyer leximin në një përvojë të gjallë dhe të afërt.

Me këto aktivitete, Dukagjini Publishing House vazhdon misionin e saj për të qenë një nga shtyllat kryesore të botimit dhe edukimit letrar, duke sjellë libra që informojnë, frymëzojnë dhe formësojnë brezat e ardhshëm.

Shtëpia botuese “Dukagjini” prezantohet në Panairin e Librit në Gjakovë, 30% zbritje në të gjitha botimet

25 November 2025 at 13:44


Për herë të parë në Gjakovë, po vjen Panairi i Librit, në kuadër të Festivalit të Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit”.

"Ditët e Nëntorit" është një prej ngjarjeve më interesante që organizohet në qytetin e Gjakovës dhe, ndër aktivitetet e shumta me vlera artistike, kësaj radhe festës po i bashkohet edhe libri. Si përherë, shtëpia botuese “Dukagjini” do të jetë afër lexuesve të saj.

Në këtë panair, “Dukagjini” sjell tituj për të gjithë tipat e lexuesve. Kolana “Anima” hap një cikël të ri botimesh me tri vepra të jashtëzakonshme nga Andrei Platonovi, Émile Zolai dhe Hermann Broch-u.

Seria e veçantë e nobelistit Hermann Hesse vjen me njëmbëdhjetë tituj për këtë panair. Ndërsa kolana “Magnum Opus” vjen e plotë, me pesë prej librave më të lexuar të të gjitha kohëve, e që së fundmi është pasuruar me kryeveprën e George Orwell-it, “1984”. Po kështu, me tituj të rëndësishëm është pasuruar edhe kolana “Fryma”, me botime mbi filozofinë e artin në përgjithësi, duke sjellë autorë si Evola, Collins-i e Giddens-i. Për lexuesin e librave më të fundit nga fusha të ndryshme, “Dukagjini” vjen në Gjakovë me dhjetë botime fantastike që botohen nga imprinti “LEKË”, nga autorët më të kërkuar.

Nga botimet e veçanta, do të sjellim për ju disa prej librave që shpalosin histori të fuqishme. “Reçak: historia e një krimi lufte” nga William Walker-i, “Agimi i Lirisë”, kushtuar heroit Agim Ramadani nga shkrimtari Ibrahim Kadriu dhe “Ciceroni shqiptar i Hitlerit” dhe “Një shqiptar në CIA” nga Bashmir Xhemaj.

E për më të vegjlit, nuk do të mungojnë lektyrat shkollore për klasat 1-5, nga pesë sosh për secilën klasë. Gjithashtu, nëntë tituj të autorit të famshëm italian Gianni Rodari, si dhe dy librat e mrekullueshëm të autores Drenusha Zajmi Hoxha, “Unë jam milingonë” dhe “Bota në një fëmijë”.

Përveç titujve të shumtë që do të mund t’i gjeni në këtë panair, ju do të keni rast që të takoni edhe autorin Bashmir Xhemaj dhe të diskutoni me të për dy librat e tij, “Ciceroni shqiptar i Hitlerit” dhe “Një shqiptar në CIA”. Takimi me autorin Xhemaj do të mbahet më datë 28 nëntor, në orën 13:00 te taverna “Puka”.

Me gjithë këta tituj, atmosferë festive dhe në një ambient të këndshëm siç është Çarshia e Vjetër në Gjakovë, shtëpia botuese “Dukagjini” ju pret përgjatë tri ditëve: 27, 28 dhe 29 nëntor, te taverna “Puka”.

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit, i qasshëm për të gjithë

13 November 2025 at 11:08


Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë shkollor të çdofëmije, është e qasshme për të gjithë.

Kjo abetare inovative flet, këndon dhe mëson përmes lojës, duke e shndërruar procesin e mësimit të shkronjave në një përvojë të gjallë, të këndshme dhe motivuese.

Abetarja digjitale është krijuar si version bashkëkohor i Librit të nxënësit, duke iu përgjigjur kërkesave dhe metodologjive moderne të mësimdhënies. Përmes saj synohet të ndihmohen fëmijët, prindërit dhe mësuesit që procesi i të mësuarit të jetë më i lehtë, më interaktiv dhe më afër teknologjisë që fëmijët e sotëm përdorin çdo ditë.

Çdo tekst i përfshirë ka vlerë edukative, saktësi shkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve. Abetarja në versionin digjital u mundëson nxënësve që përmes interaktivitetit, t’i shikojnë videot që lidhen me njësitë mësimore për secilën fonemë, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

Aplikacioni i Abetares digjitale është i qasshëm në të gjitha platformat kryesore: iOS, Android, WindoWs dhe macOS. Thjesht zgjidhni pajisjen që përdorni, bëni download dhe aventura e mësimit fillon menjëherë.

Shkarkoni këtu: https://www.abetare.app/

Ju rikujtojmë se “Abetarja” vjen si rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive të arsimit, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe dy shtëpive botuese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”

19 August 2025 at 11:00

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere në qytetet kryesore të Kosovës.


Për t’i ndihmuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit në përgatitjet për vitin e ri shkollor, është përgatitur një listë e detajuar me të gjitha libraritë ku mund t’i gjeni botimet “DUKAGJINI”.

Pavarësisht  vendbanimit tuaj, tekstet e “Dukagjinit” janë tashmë të qasshme në një lokacion të përshtatshëm.

Vizitoni librarinë më të afërt dhe sigurohuni që të pajiseni me të gjitha materialet e nevojshme për një fillim të mbarë shkollor.

LIBRARITË ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “DUKAGJINI” janë:

PRISHTINË:

– LIBRARIA DUKAGJINI, SHESHI NËNË TEREZA 

– LIBRARIA DUKAGJINI, PRISHTINA MALL 

– LIBRARIA DUKAGJINI, DUKAGJINI CENTER, LAKRISHTË 

– LIBRARIA XHA LIMANI: Rr. EMIN DURAKU – TE SHKOLLA “ELENA GJIKA”: 044 990 833 

– LIBRARIA ABC: KODRA E TRIMAVE – TE SHKOLLA “ZENEL HAJDINI”: 045 631 241 

– LIBRARIA BLENDI: Rr. AGIM RAMADANI, TE “SLOVENIA SPORT”: 044 838 669 

– LIBRARIA GLOBI: Rr. EMIN DURAKU – TE GJIMNAZI “SAMI FRASHËRI”: 044 665 687 

– LIBRARIA MAGJIA E LIBRIT: Rr. ENVER MALOKU: 045 501 155 

– LIBRARIA NOLI: Rr. Imzot Nikë Prela, ULPIANË: 044 210 641 

-LIBRARIA ALTERA: Rr. AGIM RAMADANI: 049856826 

-LIBRARIA ALTERA: PEJTON: 049 856 826 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: Rr. MUHARREM FEJZA: 045 507 155 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: Rr. HILMI RAKOVICA – BREGU I DIELLIT: 045 507 155 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: TE KATEDRALJA: 045 507 155 

-LIBRARIA ALBAS: Rr. MUHARREM FEJZA: 045 999 750

FUSHË-KOSOVË:

– LIBRARIA LIBRI IM: 044 233 480 

– LIBRARIA ALTERA: AFER UNVERSITETIT “AAB”: 049 856 826 

PRIZREN:

– LIBRARIA ALTERA: Rr. TIRANA – AFER “ABI QARSHISË”: 049 856 826 

– LIBRARIA SEVEN DAYS: Rr. ISMET JASHARI KUMANOVA: 049 482 100 

RAHOVEC:

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. XHELAL HAJDA-TONI: 044 200 828 

DECAN: 

– LIBRARIA AGIMI-DE: 044 123 297 

GJAKOVË:

– LIBRARIA ILIRIKU: Rr. NËNË TEREZA: 044 177 888 

– LIBRARIA AGIMI-DE: 044 146 146 

-LIBRARIA BROVINA PRINT SHPK: QENDER – TE KURRIZI AFER ROSSMAN: 044 129 364

-NERTILI 

PEJË:

– LIBRARIA DUKAGJINI: SHESHI HAXHI ZEKA

– LIBRARIA DD PRINT: 049 150 664 

– LIBRARIA NOBELI: Rr. MBRETËRESHA TEUTË 139: 044 134 233

-LIBRARIA DUKAGJINI SHOP: TE SOLITERI: 049 221 334

GJILAN:

– LIBRARIA ABC: Rr. 15 QERSHORI: 044 132 477 

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. 15 QERSHORI: 045 633 452 

– LIBRARIA FIRST STEP: PËRBALL PARKUT TË QYTETIT: 049 130 605 

-LIBRARIA F&SH GROUP: 044 396 491 

FERIZAJ:

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC 1: Rr. BESIM REXHEPI: 044 766 266 

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC NT 2: Rr. REXHEP BISLIMI: 044 766 266 

– LIBRARIA ALFABETI: DËSHMORËT E KOMBIT: 049 525 858 

– LIBRARIA GLOBI: 044 599 503 

-LIBRARIA RRON SA LISI: 043 711 909 

MITROVICË: 

– LIBRARIA JUSRA: Rr. XHAFER DEVA Nr. 22: 049 405 116 

– LIBRARIA GALDIMI N.T.P: Rr. MBRETËRESHA TEUTË: 049 593 330 

– LIBRARIA REAL AA: Rr. SKËNDERBEU: 049 213 671 

VUSHTRRI:

– LIBRARIA MIGROS: DËSHMORËT E KOMBIT: 049 115 493 

– LIBRARIA GLOBI: 048 550 244 

– LIBRARIA CONTE: 044 317 336 

PODUJEVË:

– LIBRARIA DEA: Rr. ZAHIR PAJAZITI: 044 170 181 

– LIBRARIA FUSHA: Rr. SKËNDERBEU: 045 297 227 

– LIBRARIA PENA: 044 498 940 

DRENAS:

– LIBRARIA LIKOSHANI: 044 362 385 

SUHAREKË:

– LIBRARIA EDORI: Rr. BRIGADA 123: 045 407 765 

LIPJAN:

– LIBRARIA ABC E RE: Rr. ISA KASTRATI 178: 049 407 765 

SKENDERAJ:

– LIBRARIA RILINDJA: PËRBALLË KOMUNËS SË RE: 045 588 055 

– LIBRARIA SHALA TRADE: 045 707 774 

MALISHEVË:

– LIBRARIA ARBËRI: Rr. RILINDJA KOMBËTARE – TEK URA E MADHE: 044 688 090 

-LIBRARIA LIBURNIA: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 044 254 527 

ISTOG:

– LIBRARIA MESHARI: Rr. IBRAHIM RUGOVA: 045 303 987 

– LIBRARIA SMART POINT: 049 396 011 

KAMENICË:

– LIBRARIA TEUTA: 044 720 089 

VITI:

– LIBRARIA EC ME KOHËN: 045 297 738 

KACANIK:

– LIBRARIA GËZIMI: TE GORENJE: 044 225 242 

KLINË:

-LIBRARIA N’BOTË TË LIBRIT

 

Për porosi dhe informacione shtesë, kontaktoni: 

Tel: 049 750 736 / 049 750 831 

Email: fitim.aliti@dukagjinioffice.com 

visar.rexhepi@dukagjinioffice.com 

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron vit të mbarë shkollor!

The post Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” appeared first on Telegrafi.

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia botuese “Dukagjini”

18 August 2025 at 10:47

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026.

Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë të gjitha tekstet enevojshme shkollore në katër pika të ndryshme në Prishtinë dhe në Pejë.

Këto janë lokacionet e librarisë “Dukagjini” ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”:

Libraria “Dukagjini” – Sheshi “Nëna Terezë”

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-20:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

“Dukagjini Center” – Lakrishtë (me parkingun FALAS për klientët gjatë orarit të punës, kjo pikë është ideale për blerje të shpejtë dhe të lehtë.)

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-19:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

Libraria “Dukagjini” – Prishtina Mall  

Orari i punës:

E hënë – e diel: 10:00-22:00

 

Libraria “Dukagjini” – Pejë

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-20:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

Me katër lokacione në dispozicion dhe orare të zgjatura, shtëpia botuese “Dukagjini” kujdeset që çdo nxënës të jetë gati për fillimin e vitit shkollor.

Zgjidhni lokacionin që ju përshtatet dhe siguroni tekstet e nevojshme në kohë.

 

Shumë shpejt do të ju njoftojmë edhe për pikat e tjera të shitjes nëpër libraritë e të gjitha qyteteve të Kosovës.

The post Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia botuese “Dukagjini” appeared first on Telegrafi.

Shtëpia botuese “Dukagjini” po prezantohet në Panairin e Librit në Leipzig me nëntë tituj

28 March 2025 at 14:41

Nën moton “Fjalët lëvizin botët”, është hapur Panairi i Librit në Leipzig 2025.

Gjatë tri ditëve sa zgjat panairi, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të prezantojë veprimtarinë e autorëve të shquar kosovarë, duke promovuar kulturën dhe krijimtarinë letrare nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Nga 100 tituj sa janë përzgjedhur për t’u ekspozuar në panair, nëntë prej tyre janë të shtëpisë botuese “Dukagjini”:

“Agimet e kaltra”, Qamil Batalli;

“Vjersha”, Agim Deva;

“Medaljoni”, Rrahman Dedaj;

“Udhëtimi i pikëpyetjes” (tregime të zgjedhura), Ymer Elshani;

“Amanete zemre”, Enver Petrovci;

“Idioma”, Kujtim Shala;

“Racak the story of a war crime”, William G. Walker;

“Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti”, Enrico Seewald & Urs Unkauf; dhe

“Refleksione mbi muzikën”, Rafet Rudi.

Duke i sjellë këto vepra para një audience ndërkombëtare, Kosova jo vetëm forcon praninë e saj letrare në Evropë, por edhe nxit dialogun, shkëmbimin dhe bashkëpunimin mes autorëve, botuesve dhe lexuesve.

Biblioteka Kombëtare, pos titujve të librave, do t’u ofrojë vizitorëve edhe katalogë të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar, si dhe materiale të tjera ekspozuese.

Për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në: Hall 4, Stand D410.

The post Shtëpia botuese “Dukagjini” po prezantohet në Panairin e Librit në Leipzig me nëntë tituj appeared first on Telegrafi.

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese ”Dukagjini” dhuron libra për “Universitetin e Prishtinës”

14 March 2025 at 16:46

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 31-vjetorin e themelimit të saj.

Kjo datë konsiderohet e një rëndësie të madhe jo vetëm për “Dukagjinin”, por në përgjithësi për historinë e librit në Kosovë.

Gjatë këtyre 31 viteve, kjo shtëpi botuese ka kontribuuar në pasurimin e kulturës dhe të edukimit në vendin tonë përmes botimeve, përkthimeve dhe teksteve shkollore.

Për ta shënuar këtë datë të veçantë, “Dukagjini” ka vendosur të dhurojë një numër të konsiderueshëm të librave për “Universitetin e Prishtinës”, më konkretisht për bibliotekat e Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Edukimit.

Këto botime nga letërsia, sociologjia, filozofia e publicistika janë një kontribut i çmuar për pasurimin e fondit bibliotekar të këtyre fakulteteve, duke u ofruar studentëve vepra të autorëve më me ndikim, si dhe duke u mundësuar atyre qasje më të lehtë në literaturën më të fundit dhe më relevante në fushat e tyre përkatëse.

Përmes kësaj iniciative, “Dukagjini” ka dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe zhvillimin kulturor, e në këtë formë duke ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e dijes dhe të arsimit në vendin tonë.

Ky donacion u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga të tria Fakultetet, përfaqësuesit e të cilave u shprehen falënderues dhe uruan që ky të jetë një shembull dhe nismë për të tjerët.

“Uroj që këtë praktikë ta ndjekin edhe të tjerët, sepse ka të bëjë me dhurimin e dijes dhe kjo është dhurata më e mirë që mund ta pranojë një Universitet. Libri ende nuk e ka humbur vlerën, andaj ne e vlerësojmë shumë dhe ju falënderojmë për këtë donacion,” – u shpreh dekani Bekim Baliqi nga Fakultetin Filozofik.

Ndërsa, prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Isa Sulcevsi, e çmoi këtë donacion, i cili, sipas tij, në mënyrë indirekte ndikon në të ardhmen e Kosovës.

“Shtëpia botuese ‘Dukagjini’ është një aset i Kosovës, i cili krijon vlera dhe ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës për këtë dhuratë që po na bëni. Fakulteti i Filologjisë është vendi ku është krijuar historia e fundit e Kosovës dhe me këtë donacion ju jeni duke kontribuuar në formë indirekte në shtetndërtimin e Kosovës”, – u shpreh ai.

Në Fakultetin e Edukimit, ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” u mirëprit nga dekani Blerim Saqipi, i cili, po ashtu, e vlerësoi shumë këtë donacion që, sipas tij, është një vlerë e shtuar dhe do t’u hyjë shumë në punë profesorëve e studentëve të këtij fakulteti.

Ndërsa, Erza Mati nga shtëpia botuese “Dukagjini” u shpreh tejet falënderuese ndaj gjithë atyre që i kanë mbështetur dhe që janë pjesë e këtij rrugëtimi të bukur. “Për ne është kënaqësi e madhe të kontribuojmë aty ku libri vlerësohet dhe urojmë që në vazhdimësi të kemi mundësi të pasurojmë bibliotekat e vendit dhe studentëve t’u ofrojmë qasje më të lehtë në literaturë”, tha ajo.

The post Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese ”Dukagjini” dhuron libra për “Universitetin e Prishtinës” appeared first on Telegrafi.

Gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e Hesse-s u përkthyen me kujdes të veçantë në shtëpinë botuese “Dukagjini”

7 March 2025 at 11:29

Përkthimit të pothuajse gjithë opusit letrar të Hesse-s i erdhi fundi!

Tani, në shtëpinë botuese “Dukagjini”, e cila mban të drejtën ekskluzive për nobelistin gjermano-zviceran Hermann Hesse, kemi kompletuar botimin e gjashtëmbëdhjetë librave të tij, shumica prej të cilëve vijnë për herë të parë në shqipe. Hermann Hesse është njëri ndër shkrimtarët më të shquar të shekullit të kaluar, i cili pati ndikim të madh në filozofinë shpirtërore.

Kjo është arritur përmes përkthyesve të zotë të angazhuar në këtë projekt, i cili solli veprat si më poshtë:

-“Ujku i Stepës” nga Herman Hesse është një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.

-“Peter Camenzind”: Kamenzindi, njësoj si Halleri a Siddhartha, karakterizohet nga një vuajtje e brendshme, një zbrazëti që e çon atë në udhëza të ndryshme shpirtërore e fizike, për t’u “plotësuar” nga idealet e Shën Françeskut të Asizit. Në këtë novelë poetike rrëfehet rrugëtimi i protagonisit Piter Kamenzind, i cili arrin ta tejkalojë familjen, provincën… për t’iu dorëzuar instinktit, për ta kërkuar shtazoren.

-“Demiani” paraqet historinë e Emil Sinklerit; reflektimet e një shkrimtari të pjekur mbi fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, në rrugën drejt kërkimit të vetvetes.

-“Nën rrotë”: Si arrijnë sistemi edukativ dhe presioni shoqëror ta shkatërrojnë potencialin e individit? Bazuar në këtë pyetje thelbësore, Hermann Hesse shtjellon historinë e Hans Gibenratit, në librin e tij “Nën rrotë”.

-“Rosshalde” nga Hermann Hesse është një shembull tipik i hulumtimit të kompleksitetit ku ndërthuren pasioni artistik, identiteti i individit dhe dashuria. Hesse përshkruan jetën e zakonshme të Johan Feragutit, i cili gjendet në një tension mes përmbushjes artistike dhe sfidave konvencionale martesore. Ai thellohet në ndërthurjen e dimensionit psikologjik me atë filozofik te personazhi i tij – supozojmë autobiografik – duke e bërë lexuesin të reflektojë mbi vetë jetën e tij.

-“Përralla”: Hesse, i cili njihet për romanet e tij filozofike, bën një “ikje” nga stili i tij unik, për të na dhënë këtë koleksion fantastik “përrallash”, ku secila bart një mesazh të thellë në vete. Shkrimi karakterizohet nga alegoria dhe simbolika, ndërsa ngjarjet i ftojnë lexuesit drejt një thellimi në shtresat kuptimore të veprës. Secila ngjarje paraqet një rrugëtim, përmes të cilit personazhi reflekton mbi qenien e vet, qëllimin dhe kuptimin e tij, shpeshherë duke gjetur identitetin e vet.

-“Gertruda”: Hesse-ja rrëfen historinë e kompozitorit Kuhn dhe marrëdhënien e tij të komplikuar me dy artistë: të pakënaqur e pa shpresë, Gertruda dhe Hajnrih kanë një martesë kaotike, që i lë të dy të shkatërruar. Megjithatë, kjo çështje tragjike bëhet frymëzimi për operën e Kuhn-it – suksesi më i rëndësishëm i jetës së tij artistike.

-“Pelegrinët e Lindjes” është rrëfimi i Hesse-së për pelegrinazhin e brendshëm, një alegori mbi dëshirën njerëzore për iluminim dhe rrugën e gjatë që duhet të përshkohet drejt atij qëllimi përfundimtar. Përmes një narracioni jashtëzakonisht të rrjedhshëm, ky libër shpërfaq përjetimet dhe reflektimet e shumë viteve të luftës shpirtërore të autorit.

-“Luftë dhe Paqe”: Ky libër sjell reflektime mbi luftën dhe politikën – një seri esesh dhe shkrimesh të tjera nga Hermann Hesse. Ai mbulon periudhën 1914-1948. Në thelb, libri është kritikë për luftën dhe përpjekjet gjermane të luftës, megjithatë përmban edhe rrëfime të shumanshme të gjermanëve të ndryshëm që i rezistuan luftës.

-“Knulpi & E bukur është rinia”: botuar fillimisht në Gjermani më 1915, “Knulpi” ishte libri më i popullarizuar i Hermann Hesse-s atëbotë. Në këtë roman, Hesse-ja përshkruan jetën e një endacaku të quajtur Knulp, i cili në pamje të parë duket se bredh për shtëpi, por në thelb përfaqëson rrugëtimin e njeriut në kërkim të kuptimit dhe të identitetit të tij. Knulpi është simboli i njeriut me prirje e talente të mëdha, të cilat nuk i ka shfrytëzuar asnjëherë për shkak të rrjedhave të jetës, për të përfunduar në një jetë në zgrip të greminës. Mjeshtri i rrëfimit, Hermann Hesse, na e jep këtë histori nga tri perspektiva të ndryshme.

Në këtë botim të veçantë, është përfshirë edhe novela “E bukur është rinia”, e cila rrëfen kthimin e një të riu në shtëpinë e prindërve pas eksperiencave e udhëtimeve të shumta larg shtëpisë. Libri shpërfaq elemente autobiografike të autorit.

-“Jetëshkrimi i katërt i Jozef Knehtit”: në këtë vepër, personazhi i Hesse-s analizon ngjarjet e jetës së tij nga spektri introspektiv. Jetëshkrimin e Jozef Knehtit na e paraqet në dy perspektiva, të rrëfyera njëra në vetën e parë, ndërsa tjetra në vetën e tretë. Kjo formë rrëfimi ka karakteristikat e një refleksioni filozofik mbi veprimet dhe pasojat e këtyre veprimeve në jetën e brendshme të individit. Ai rreket në kërkim të një harmonie midis intelektit dhe shpirtit, dualitet i cili e ka shoqëruar pothuajse gjithë krijimtarinë e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse.

-“Loja e rruazave prej qelqi”: një vepër me thelb filozofik dhe estetik, që fton lexuesin të reflektojë mbi natyrën e artit, shpirtin e njeriut dhe rendin shoqëror. Ky roman, i përfunduar në vitin 1943, paraqet një botë ideale të krijuar nga një shoqëri elitarësh intelektualë, ku loja e rruazave prej qelqi simbolizon kërkimin e një simetrie perfekte midis dijes dhe shpirtit. Hesse ndërthur elemente të filozofisë orientale dhe perëndimore, duke krijuar një diskurs të thellë mbi unitetin e jetës dhe rëndësinë e balancës midis logjikës dhe intuitës. Lidhur me protagonistin, Josef Knecht, autori krijon një figurë që kalon nga një rinia e mbushur me pasion intelektual në një udhëtim shpirtëror dhe filozofik që përfshin detyrën e kërkimit të kuptimit më të thellë ekzistencial. Romanit i jepet një strukturë narrativë dydimensionale dhe, në esencë, paraqet një meditacion mbi jetën, artin dhe përpjekjen për të arritur dijen, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë të parimeve filozofike të ekzistencës dhe të mundësive të kufizuara të njeriut për t’i arritur ato.

-“Narcisi dhe Gojarti”: në këtë roman, autori na i paraqet dy polet e ekzistencës njerëzore në kontekstin e manastirit katolicist, përmes dy personaliteteve kontrastive: Narcisi, erudit dhe asket, i cili mishëron aspektet më të thella të shpirtit njerëzor. Ai është një murg që jeton në manastir dhe është i përqendruar në zhvillimin e tij intelektual dhe shpirtëror, i cili simbolizon botën e brendshme, ndërsa, në anën tjetër, Gojarti, shpirt artisti e endacaku, i cili mishëron intuitiven dhe pasionin e përjetimit të botës së jashtme. Përmes këtij ballafaqimi, autori, në mënyrë mjeshtërore, krijon këtë dialog filozofik për qenien njerëzore. Pavarësisht dallimeve të theksuara midis këtyre dy personazheve, Hesse na paraqet rrugëtimin e tyre shpirtëror si rrugë drejt unitetit. Ai mëton se vetëm përmes bashkimit të këtyre dy botëve, mendimit të thellë dhe pasionit intuitiv, individët mund të arrijnë ta njohin veten.

-“Tregime & Brenda kaosit (tri ese): në këtë koleksion tregimesh, në kontekstin e një shoqërie ku individët shoqërohen nga një tension ndërmjet natyrës së brendshme dhe botës së jashtme, Hesse-ja eksploron brendinë shpirtërore dhe emocionale të qenies. Të gjitha tregimet, në retrospektivë, paraqesin nevojën e autorit për t’i rikthyer kujtimet e së kaluarës, në formë nostalgjie, si dhe mospajtimin për kohën e humbur të së shkuarës, që lë gjurmë të thella, pa dyshim, mbi individin. Hesse na mëson se, kur ne kthehemi në të kaluarën, ne nuk e shohim atë siç ajo ka qenë, por siç do të dëshironim të ishte, në sensin e përjetimit: më e bukur, më plotësuese. Miqtë”, “Në diellin e vjetër”, “Klajni dhe Vagneri” dhe “Vera e fundit e Klingstorit” janë katër tregimet e përzgjedhura që përbëjnë këtë koleksion fantastik të nobelistit.

Në librin e dytë, “Brenda kaosit”, Hesse na ofron tri ese fantastike të botëkuptimit dostojevskian. Për Hesse-n, Dostojevski është shkrimtari që ka kuptuar më së miri esencën komplekse të natyrës njerëzore. Në dy esetë e para, Hesse analizon personazhet e Dostojevskit, Vëllezërit Karamazovë dhe “Idiotin”, idealin e tyre – një ideal aziatiko-okult, i cili nis të bëhet evropian dhe ta gllabërojë shpirtin e Evropës, dhe këtë ai e quan “Rënie të Evropës”. Në esenë e fundit, autori, në mënyrë mjeshtërore, stis një dialog filozofik mes Kebesit dhe Teofilit mbi inovatorët e artit.

Nga: Fatjon Zekaj, redaktori i shtëpisë botuese “Dukagjini”

The post Gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e Hesse-s u përkthyen me kujdes të veçantë në shtëpinë botuese “Dukagjini” appeared first on Telegrafi.

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye

28 February 2025 at 09:27

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet sot, më 28 shkurt, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”).

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:

Ilir Breca, profesor i letërsisë (UP), studiues dhe

Vlora Konushevci, poete, përkthyese.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Rreth librit:

“Shumica e poezive” nga Tom Lanoye është një koleksion poetik me poezi që pasqyrojnë pasionin e autorit për gjuhën dhe ndjenjat e thella të jetës. Lanoye përdor stilin e tij të njohur, i cili shpesh është i mbështjellë me humor, ironi dhe reflektim të thellë për natyrën e qenies njerëzore. Poezitë e tij shqyrtojnë tema, si fati tragjik i qenies njerëzore, dashuria dhe idealet. Përmes humorit të hollë, Lanoye i vesh poezitë e tij me një analizë të thellë të shoqërisë, kritikë socio-politike, përfshirë çështje të identitetit dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Është e shpërfaqshme ndjeshmëria e tij ndaj padrejtësive shoqërore dhe shpeshherë autori synon provokim mendimi kritik te lexuesit.

Rreth autorit:

Tom Lanoye njihet si romancier, poet, dramaturg dhe skenarist. Ai është përkthyer në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë dhe dramat e tij janë luajtur në shumë teatro. Është një nga autorët më të lexuar dhe më të nderuar në zonën e tij gjuhësore (Holandë dhe Flanders), dhe shfaqet rregullisht në të gjitha festivalet kryesore të teatrit evropian.

Disa nga librat dhe dramat e tij fituan çmime të ndryshme. Në vitin 2007 iu dha “Gouden Ganzenveer” për gjithë koleksionin e tij të punës dhe mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Antwerpit. Në vitin 2013, ai përsëri mori çmim për “veprën e tij të deritanishme” – Çmimin “Constantijn Huygens”, më i rëndësishmi në gjuhën holandeze. Romani i tij i vitit 2006 “Het derde huwelijk” u përshtat nga regjisori David Lambert për filmin “Troisièmes noces”.

Të gjithë ju, dashamirë të librit, ftoheni në këtë promovim mjaft të veçantë të cilin shtëpia botuese “Dukagjini” e sjell në kuadër të kolanës “Effugium” – projekt i mbështetur nga “Evropa Kreative”.

 

The post Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye appeared first on Telegrafi.

❌