Normal view

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë Kosovën

9 August 2026 at 22:57

Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Beograd, për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës rreth mosnjohjes së pavarësisë ka shkaktuar reagime edhe brenda vendit të tij. Zelensky tha se Ukraina nuk ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dalë publikisht kundër qëndrimit të shprehur […]

The post Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë Kosovën appeared first on Shekulli.

Çfarë e shkaktoi ndotjen e detit në Hamallaj? Reagon Ujësjellës-Kanalizime Durrës

9 August 2026 at 22:48

Një ngjyrë e errët e ujit është konstatuar në një segment të vijës bregdetare pranë Hidrovorit të Hamallajt në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit e zonës. Pas verifikimeve në terren, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka deklaruar se ngjyrosja e ujit nuk është shkaktuar nga ujërat e zeza. Sipas institucionit, Hidrovori i Hamallajt, […]

The post Çfarë e shkaktoi ndotjen e detit në Hamallaj? Reagon Ujësjellës-Kanalizime Durrës appeared first on Shekulli.

Trafik kilometrik në jug, qindra automjete bllokohen nga Tuneli i Llogorasë drejt Orikumit

9 August 2026 at 22:20

VLORË – Trafiku është rënduar ndjeshëm pasditen e sotme në aksin rrugor nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit dhe më tej në drejtim të Vlorës, si pasojë e kthimit masiv të pushuesve pas fundjavës në jug të vendit. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në radhë të gjata. Fluksi i lartë i pushuesve që po […]

The post Trafik kilometrik në jug, qindra automjete bllokohen nga Tuneli i Llogorasë drejt Orikumit appeared first on Shekulli.

Zelensky u shpreh në Beograd se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: UÇK, UÇK…

9 August 2026 at 22:12

Në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e sotme protesta numër 71 kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Nartës. Pas fjalimeve përpara kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën përpara ambasadës së Serbisë dhe asaj të Ukrainës. Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje “UÇK! UÇK! UÇK!”, duke shprehur reagimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike që […]

The post Zelensky u shpreh në Beograd se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: UÇK, UÇK… appeared first on Shekulli.

“Çeta e mikrofonit”/ Plas keq mes dy revolucionarëve të “Flamingove”, Taulant Muka nxjerr mesazhet: Gent Progni më ka kërcënuar “shpëtove prej…”

9 August 2026 at 22:01

Protesta kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Nartës, e cila vijon prej më shumë se dy muajsh, ka nxjerrë në skenë përplasje dhe mes vetë atyre që konsiderohen si prijës apo organizatorë. Të shpeshta kanë qenë akuzat për “grupin e mikrofonit”, që duket se me apo pa qëllim, udhëhiqet nga Gent Progni, eksperti i […]

The post “Çeta e mikrofonit”/ Plas keq mes dy revolucionarëve të “Flamingove”, Taulant Muka nxjerr mesazhet: Gent Progni më ka kërcënuar “shpëtove prej…” appeared first on Shekulli.

Aksident “zinxhir” në Sarandë, përfshihen 6 automjete

9 August 2026 at 21:26

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen nr. 4, Kodër, në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 6 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pavarësisht përplasjes së fortë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan […]

The post Aksident “zinxhir” në Sarandë, përfshihen 6 automjete appeared first on Shekulli.

Përkeqësohet gjendja e Joe Biden, djali i tij zbulon detaje: Kanceri është përhapur në kocka

9 August 2026 at 21:13

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar, pasi kanceri agresiv i prostatës me të cilin u diagnostikua është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit, përfshirë kockat. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Hunter Biden, gjatë një interviste për BBC. Ai ka treguar se sëmundja është përhapur dhe se […]

The post Përkeqësohet gjendja e Joe Biden, djali i tij zbulon detaje: Kanceri është përhapur në kocka appeared first on Shekulli.

Tjetër vatër zjarri në Krujë, flakët përfshijnë masivin pyjor, terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka

9 August 2026 at 20:54

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave zjarrfikëse nga toka. Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, bëri të ditur se […]

The post Tjetër vatër zjarri në Krujë, flakët përfshijnë masivin pyjor, terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka appeared first on Shekulli.

Pandeli Majko: Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë në udhëkryq

9 August 2026 at 20:23

Nga Pandeli Majko Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë! Ai e lidh këtë veprim shtetëror me trajtimin e serbëve nga autoritetet në Prishtinë, “… dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do […]

The post Pandeli Majko: Politika e “Aleksandrit të vogël” të Serbisë në udhëkryq appeared first on Shekulli.

Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova ishte me Ukrainën që në ditën e parë, Serbia jo

9 August 2026 at 20:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Beograd përsëriti qëndrimin e Ukrainës se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca shprehu keqardhjen e Prishtinës për këtë qëndrim, duke vënë në […]

The post Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova ishte me Ukrainën që në ditën e parë, Serbia jo appeared first on Shekulli.

❌