Normal view

Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën

7 August 2026 at 21:54

Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën mëngjesin e së premtes, pasi tentoi të hynte ilegalisht në enklavën spanjolle të Ceutës duke fluturuar me parashutë nga territori i Marokut. Sipas autoriteteve spanjolle, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, kur i riu ra në det gjatë tentativës për të kaluar kufirin. Ai u gjet pa […]

The post Video/ Tentoi të hynte ilegalisht në Ceuta me parashutë, i riu afrikan bie në det dhe humbet jetën appeared first on Shekulli.

Negociatat e dështuara për formimin e institucioneve, PDK dhe LDK – Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot

7 August 2026 at 21:24

Pas dështimit të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet gjatë ditës së sotme. PDK ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar […]

The post Negociatat e dështuara për formimin e institucioneve, PDK dhe LDK – Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot appeared first on Shekulli.

Shuhen zjarret në Dajt dhe Priskë, vihen nën kontroll vatrat në Mallakastër, Çikallesh e Plan i Bardhë

7 August 2026 at 21:17

Operacionet për shuarjen e zjarreve kanë vijuar në disa qarqe të vendit, me angazhimin e strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura. Agjencia për Media dhe Informim bëri me dije se në zonat e Dajtit dhe Priskës zjarret janë shuar plotësisht. Ndërkohë, në Çikallesh të Kavajës dhe në Mallakastër, vatrat e zjarrit janë izoluar dhe situata […]

The post Shuhen zjarret në Dajt dhe Priskë, vihen nën kontroll vatrat në Mallakastër, Çikallesh e Plan i Bardhë appeared first on Shekulli.

VIDEO/ E pazakontë, ariu hyn në një teqe në Devoll, shkakton dëme

7 August 2026 at 21:00

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë (teqe) në fshatin Dobërgorë, në Bashkinë Devoll, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Sipas banorëve të zonës, kafsha e egër ka hyrë brenda objektit, ku ka shkatërruar orendi dhe sende të tjera që ndodheshin në ambientet e teqesë. Dobërgora njihet si një fshat simbol i bashkëjetesës […]

The post VIDEO/ E pazakontë, ariu hyn në një teqe në Devoll, shkakton dëme appeared first on Shekulli.

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

7 August 2026 at 20:52

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë deri në përfundimin, të premten në mesnatë, të afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur që vazhdimi i saj të mbahet të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00 […]

The post Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë? appeared first on Shekulli.

Protesta e 69-të radhazi kundër qeverisë, protestuesit: Dorëheqja e Kryeministrit mbetet kërkesë e panegociueshme

7 August 2026 at 20:49

TIRANË – Qytetarë u mblodhën edhe këtë të premte, më 7 gusht, para godinës së Kryeministrisë në protestën e 69-të radhazi kundër qeverisë, të njohur si ‘Revolucioni i Flamingove’. Gjatë tubimit, një nga protestuesit deklaroi se lëvizja do të vijojë deri në realizimin e kërkesës kryesore, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet […]

The post Protesta e 69-të radhazi kundër qeverisë, protestuesit: Dorëheqja e Kryeministrit mbetet kërkesë e panegociueshme appeared first on Shekulli.

Emrat/ Tragjedi në Gjermani, kush janë tre anëtarët e familjes shqiptare që u shuan në aksident

7 August 2026 at 20:32

Një aksident tragjik në Gjermani u mori jetën tre anëtarëve të një familjeje nga Ferizaj në kosovë. Mediat vendase kanë publikuar fotot e viktimave, Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç. Të tre po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve në Kosovë. Automjeti me të cilin […]

The post Emrat/ Tragjedi në Gjermani, kush janë tre anëtarët e familjes shqiptare që u shuan në aksident appeared first on Shekulli.

Radhë kilometrike në aksin Tiranë – Elbasan dhe autostradën Tiranë – Durrës, qytetarja për Shekullin: Kemi një orë në trafik, ka fëmijë e të moshuar

7 August 2026 at 19:53

Radhë kilometrike makinash janë shënuar këtë mbrëmje në akset Tiranë – Elbasan, pa mbërritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Gjithashtu trafik i rënduar paraqitet edhe në autostradën Tiranë – Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit. Në redaksinë e Shekullit ka mbërritur një ankesë nga një qytetare e cila thotë se prej një ore kanë mbetur në trafik […]

The post Radhë kilometrike në aksin Tiranë – Elbasan dhe autostradën Tiranë – Durrës, qytetarja për Shekullin: Kemi një orë në trafik, ka fëmijë e të moshuar appeared first on Shekulli.

Prapaskenat/ Negociatat e dështuara në Kosovë, LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

7 August 2026 at 19:36

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sërish nesër, në orën 11:00, ndërsa negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vazhdojnë të mbeten pa rezultat. Posti i Presidentit është kthyer në pikën kryesore të mosmarrëveshjes mes dy partive. Takimi i zhvilluar të mërkurën ndërmjet kryetarit të VV-së, Albin […]

The post Prapaskenat/ Negociatat e dështuara në Kosovë, LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri appeared first on Shekulli.

Konfirmohet varri i tretë masiv në Zubin Potok, autoritetet e Kosovës identifikojnë mbetje mortore

7 August 2026 at 19:27

Në një komunikatë të përbashkët të publikuar të premten, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan se, gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në këtë rast, është identifikuar dhe konfirmuar prania e mbetjeve njerëzore edhe në vendin e tretë të dyshuar. Sipas njoftimit, në këtë vendndodhje po kryhen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore në […]

The post Konfirmohet varri i tretë masiv në Zubin Potok, autoritetet e Kosovës identifikojnë mbetje mortore appeared first on Shekulli.

❌