Normal view

Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen dy tramvaje, 25 të plagosur, 3 në gjendje kritike

6 August 2026 at 20:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku dy tramvaje janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 25 personave. Tre prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike dhe autoritetet nuk përjashtojnë rrezikun për jetën e tyre. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ndodhi pranë zonës së stadiumit të […]

The post Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen dy tramvaje, 25 të plagosur, 3 në gjendje kritike appeared first on Shekulli.

Janë përfolur dorëheqjet e dy ministrave, Rama mbledh qeverinë në Pogradec, i paraprin Asamblesë së PS-së

6 August 2026 at 19:48

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar më 24 dhe 25 gusht në Pogradec, ku ministrat do të raportojnë për punën e deritanishme dhe objektivat e secilit dikaster. Lajmi bëhet i ditur nga Top Channel, duke cituar burime qeveritare. Sipas të njëjtave burime, takimi zhvillohet pak javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar […]

The post Janë përfolur dorëheqjet e dy ministrave, Rama mbledh qeverinë në Pogradec, i paraprin Asamblesë së PS-së appeared first on Shekulli.

“Koha e emocioneve ka kaluar”, Pacolli breshëri postimesh për aeroportin e Vlorës: Sa herë kemi kërkuar sqarime na kanë thënë…

6 August 2026 at 19:25

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar, duke deklaruar se “koha e emocioneve ka kaluar” dhe se tashmë mbeten vetëm faktet, dokumentet dhe detyrimet kontraktore. Në një reagim të gjatë publik, Pacolli thotë se kompania e tij ka kërkuar prej muajsh qasje në kantier […]

The post “Koha e emocioneve ka kaluar”, Pacolli breshëri postimesh për aeroportin e Vlorës: Sa herë kemi kërkuar sqarime na kanë thënë… appeared first on Shekulli.

UEFA zyrtarizon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin te Gianni Infantino, e konfirmuan në detyrë të punësuarit e tij

6 August 2026 at 19:00

Përplasjet mes UEFA-s dhe FIFA-s vijojnë të thellohen, ndërsa qeveria e futbollit evropian ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj organizmit botëror, pavarësisht deklaratës së fundit të FIFA-s. Në një reagim zyrtar, UEFA thekson se kushtet e vendosura për rikthimin e marrëdhënieve normale nuk janë përmbushur. Sipas saj, FIFA nuk ka tërhequr propozimet […]

The post UEFA zyrtarizon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin te Gianni Infantino, e konfirmuan në detyrë të punësuarit e tij appeared first on Shekulli.

Ua zbuloi donatorëve, Donald Trump zgjedh pasardhësin si president të SHBA-së: Mbështeteni në 2028

6 August 2026 at 18:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se ka dhënë sinjalet e para për pasardhësin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas një raportimi të Washington Post, Trump u ka thënë donatorëve gjatë një takimi privat në Shtëpinë e Bardhë se dëshiron të shohë zëvendëspresidentin J.D. Vance si kandidat fitues […]

The post Ua zbuloi donatorëve, Donald Trump zgjedh pasardhësin si president të SHBA-së: Mbështeteni në 2028 appeared first on Shekulli.

Sulme të përgjakshme në Jemen, rebelët Huthi godasin ushtrinë me raketa dhe dronë: Të paktën 38 të vrarë

6 August 2026 at 18:28

Të paktën 38 ushtarë të forcave qeveritare të Jemenit kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur si pasojë e një serie sulmesh me raketa dhe dronë të kryera nga rebelët Huthi, të cilët morën përgjegjësinë për operacionin. Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Sareh, tha se sulmet kishin në shënjestër përqendrimet […]

The post Sulme të përgjakshme në Jemen, rebelët Huthi godasin ushtrinë me raketa dhe dronë: Të paktën 38 të vrarë appeared first on Shekulli.

Emri/ “Mendova se ishin lodra”, dëshmia e 31-vjeçarit të arrestuar me katër pistoleta “Glock” në Skërficë: U nisa për pushime, shoku më futi qesen e zezë në makinë dhe iku

6 August 2026 at 18:12

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për arrestimin e 31-vjeçarit Kejdi Banaj, i cili u kap nga policia në tunelin e Skërficës me katër armë zjarri të tipit “Glock” të fshehura në automjetin që drejtonte. Sipas dosjes hetimore, automjeti i marrë me qira u ndalua gjatë një operacioni policor në aksin Kardhiq–Delvinë. Gjatë kontrollit, […]

The post Emri/ “Mendova se ishin lodra”, dëshmia e 31-vjeçarit të arrestuar me katër pistoleta “Glock” në Skërficë: U nisa për pushime, shoku më futi qesen e zezë në makinë dhe iku appeared first on Shekulli.

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, pezullim patente deri në dy vite për shkelësit

6 August 2026 at 18:07

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, me synim rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e numrit të aksidenteve. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Sipas rregullave të […]

The post Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, pezullim patente deri në dy vite për shkelësit appeared first on Shekulli.

SHBA apel klasës politike në Kosovë: Zgjidhni ngërçin institucional, vendi po humbet mundësi

6 August 2026 at 17:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një reagimi zyrtar, ambasada thekson se qytetarët presin nga përfaqësuesit e tyre të përmbushin zotimin për të vepruar në interesi të vendit, […]

The post SHBA apel klasës politike në Kosovë: Zgjidhni ngërçin institucional, vendi po humbet mundësi appeared first on Shekulli.

Lamallari në Himarë: Në 4 muaj policia shpëtoi mbi 200 turistë në zonat malore të Çikës, Gjipesë dhe jugut të vendit

6 August 2026 at 17:32

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një inspektim në Himarë për të ndjekur nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror. Lamallari theksoi se në 4 muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërhyrë […]

The post Lamallari në Himarë: Në 4 muaj policia shpëtoi mbi 200 turistë në zonat malore të Çikës, Gjipesë dhe jugut të vendit appeared first on Shekulli.

❌