Normal view

Një banore i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Univers City. Në videon e dërguar në redaksi, banorja hap rubinetat e banj...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një banore i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Univers City. Në videon e dërguar në redaksi, banorja hap rubinetat e banjës, por nuk del asnjë pikë ujë. Ajo tregon se furnizimi bëhet vetëm për dy orë në ditë, nga ora 18:00 deri në 20:00. “Shiko te Univers City. Nuk ka ujë. Tërë ditën. Vjen uji vetëm dy orë në ditë, 6 me 8 mbasdite. Imagjino, gjithë ditën pa ujë”, shprehet ajo. Sipas saj, familjet janë të detyruara të mbushin legenë për të pasur ujë gjatë pjesës tjetër të ditës, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për familjet me fëmijë të vegjël. “Me fëmijë të vegjël, ujë nuk ka. Detyrohemi të mbushim legenat... nuk ka ujë”, thotë banorja. Ajo tregon gjithashtu se mungesa e ujit ka prekur edhe nevojat më elementare të familjes, duke e bërë të vështirë larjen e rrobave dhe përdorimin normal të banjës. “Rroba nuk lajmë dot, enë nuk lajmë dot, gjithashtu dhe në banjo nuk shkojmë dot gjithë ditën. Turp!” JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë shqetësimin e banorëve në vëmendje të strukturave përgjegjëse dhe për të kërkuar marrjen e masave për furnizimin normal me ujë.

2035 views


💾

Në Procedurën e Prokurimit Publik të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për Loti 2: "Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Në Procedurën e Prokurimit Publik të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për Loti 2: "Shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë", me numër reference REF-82309-04-16-2026, ngrihen hije të forta dyshimi për një garë të paracaktuar dhe me fitues të paracaktuar. Fondi limit i përcaktuar për këtë procedurë ishte 99,351,968.95 lekë të reja pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë, ku diferenca mes ofertave dhe vendimi për skualifikimin e ofertës më të lirë ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi barazinë në garë: Bashkimi i Operatorëve "Pastrime Silvio" shpk & "RADA OIL INDUSTRY" shpk ka paraqitur ofertën më të ulët ekonomike prej 77,546,126 lekë të reje pa TVSH. Megjithatë, kjo ofertë është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke i hapur rrugën kompanive me oferta shumë më të larta. Fituesi "FUSHA" shpk, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha, është shpallur fitues me një vlerë prej 97,906,939 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 MLN euro me TVSH. Diferenca mes ofertës së skualifikuar dhe ofertës fituese është mbi 20 milionë lekë ose rreth 200 mijë euro, një shumë e konsiderueshme që do t'i kursente buxhetit të shtetit nëse gara do të ishte reale. Dyshimet për një tender të paracaktuar përforcohen kur shikohen edhe ofertat e dy operatorëve të tjerë në garë: "REJ" shpk me ofertën 98,540,492.92 lekë. "ALKO IMPEX CONSTRUCTION" shpk me ofertën 99,333,431.89 lekë. Të gjitha kompanitë e mbetura në garë kanë ofertuar shifra shumë të afërta me fondin limit prej 99.3 milionë lekësh. Oferta fituese e kompanisë "FUSHA" shpk është në nivelin e 98.5% të fondit limit, një praktikë që shpesh në prokurimet publike sinjalizon mungesë të konkurrencës reale dhe përkujdesje për të çuar fondet publike afër maksimumit të mundshëm te fituesi i paracaktuar.

2802 views


💾

Një qytetare ka dërguar në JOQ Albania një video nga trafiku i rënduar në Tiranë, ku shfaqet një motorist duke lëvizur mes automjeteve. Duke komentuar...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një qytetare ka dërguar në JOQ Albania një video nga trafiku i rënduar në Tiranë, ku shfaqet një motorist duke lëvizur mes automjeteve. Duke komentuar situatën, qytetarja shprehet e irrituar nga mënyra se si disa drejtues motorësh lëvizin në trafikun e rënduar. “E vetmja gjë që më acaron janë këta që futen kështu në trafik”, dëgjohet të thotë ajo. Pamjet sjellin në vëmendje një situatë të zakonshme në trafikun e kryeqytetit, ku drejtuesit e motorëve shpesh përpiqen të kalojnë mes radhëve të automjeteve. JOQ Albania publikon videon duke sjellë shqetësimin e qytetares dhe situatën e krijuar në trafik.

21.3K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në Prrenjas, e cila pretendon se familjari i saj është dhunuar pas një konflikti...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në Prrenjas, e cila pretendon se familjari i saj është dhunuar pas një konflikti të krijuar lidhur me kushtet në të cilat, sipas saj, tregtohet mielli në qytet. Denoncuesja ka dërguar video dhe fotografi ku shfaqet miell i vendosur në një automjet, pranë materialeve të tjera që ajo i identifikon si nitrat, duke ngritur shqetësimin për mënyrën e ruajtjes së produkteve, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta. Ajo pretendon se situata vijon prej rreth dy vitesh dhe se për rastin ka bërë disa denoncime pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas saj, edhe gjatë një kontrolli të kryer këtë javë, nuk është marrë ndonjë masë ndaj personit që ajo akuzon se vijon ta tregtojë miellin në kushte të papërshtatshme. “Shikoni si shitet ky mall në 40-45 gradë. Ne sulmohemi kur i shesim në kushte të pranueshme, ndërsa ky zotëri mbrohet”, shprehet denoncuesja në videon e dërguar në redaksi. Përveç shqetësimit për kushtet e tregtimit, qytetarja pretendon se familjari i saj është dhunuar gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e biznesit të tyre. Sipas versionit të saj, gjithçka nisi pasi një klient kishte blerë produkt në biznesin e familjes së saj. Më pas, sipas denoncueses, një person i lidhur me tregtarin tjetër ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka goditur babain e saj, i cili më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit. Denoncuesja ka dërguar gjithashtu pamje që, sipas saj, tregojnë pasojat e incidentit, ndërsa pretendon se babai i saj është përballur edhe më herët me konflikte të ngjashme. Ajo ngre akuza edhe ndaj një inspektori të zonës, duke pretenduar se ky i fundit favorizon personin që ajo denoncon. Madje, qytetarja pretendon se ka bërë denoncim edhe pranë strukturave të posaçme për këtë çështje. Këto janë pretendime të denoncueses dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara nga autoritetet. JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur akuzat për favorizim, korrupsion apo shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore. Ajo kërkon që institucionet përkatëse të hetojnë situatën dhe të sqarojnë nëse produktet po ruhen e tregtohen në përputhje me rregullat, si dhe rrethanat e konfliktit dhe dhunës së pretenduar. Në pritje të një reagimi zyrtar nga AKU, Policia e Shtetit apo institucionet e tjera përgjegjëse, po publikojmë shqetësimin e qytetares dhe materialet e dërguara prej saj.

10.9K views


💾

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një taksi që, sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, kryen n...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një taksi që, sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, kryen një manovër të rrezikshme duke i prerë rrugën një automjeti tjetër. Në video duket momenti kur taksia futet në rrugë në mënyrë të papritur, duke detyruar drejtuesin tjetër të përballet me një situatë të rrezikshme. Por shqetësimi i qytetarit shkon përtej këtij rasti. Në rrugët e vendit nuk janë të rralla rastet kur drejtues të taksive neglizhojnë rregullat më bazë të qarkullimit, duke i kthyer automjetet që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve në një burim rreziku. Dhe shqetësimi bëhet edhe më serioz pas ngjarjes tragjike të ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku një taksi doli në trotuar dhe përplasi për vdekje një këmbësor. Një manovër e gabuar mund të zgjasë vetëm disa sekonda, por pasojat mund të jenë të pakthyeshme. Në një kohë kur rrugët janë çdo ditë të mbushura me automjete dhe këmbësorë, respektimi i rregullave nuk mund të jetë zgjedhje. Taksia është një mjet transporti, jo një “leje” për të bërë çfarë të duash në rrugë. Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit dhe kontrolle reale ndaj kujtdo që rrezikon jetën e të tjerëve.

19K views


💾

Një kontrast i fortë është sjellë në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda, mes pamjeve promovuese të qytetit dhe situatës që, sipas qytetarëve, haset n...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një kontrast i fortë është sjellë në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda, mes pamjeve promovuese të qytetit dhe situatës që, sipas qytetarëve, haset në terren. Në një postim të tij, kryeministri Edi Rama ka publikuar një pamje ajrore të Sarandës me një anije turistike në gjirin e qytetit, duke e shoqëruar me urimin për një fundjavë të mbarë. Por pamjet e dërguara në redaksi tregojnë një tjetër realitet. Në zonën pranë portit dhe shëtitores, në sipërfaqen e ujit dallohen njolla dhe ndotje përgjatë vijës bregdetare, ndërsa qytetari pretendon se situata shoqërohet edhe me erë të rëndë. “Propaganda e Ramës, ndërkohë Saranda në realitet, ujërat e zeza dhe era e 💩”, shkruan denoncuesi. Pamjet ngrejnë shqetësime për gjendjen e ujërave në një prej zonave më të frekuentuara turistike të vendit, veçanërisht në kulmin e sezonit veror. Pretendimi se bëhet fjalë për ujëra të zeza mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse, por situata e shfaqur në video kërkon një kontroll dhe sqarim të menjëhershëm. JOQ Albania publikon pamjet me shpresën që strukturat përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të qytetarëve e pushuesve.

13.7K views


💾

Një udhëtim kampingu në malet Altai të Rusisë është kthyer në një tragjedi të rëndë për një çift të ri. Snezhana Korolyova, 29 vjeçe, u sulmua brutali...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një udhëtim kampingu në malet Altai të Rusisë është kthyer në një tragjedi të rëndë për një çift të ri. Snezhana Korolyova, 29 vjeçe, u sulmua brutalisht dhe u vra nga një ari i murrmë në fshatin Artybash, vetëm një ditë pasi i fejuari i saj i kishte propozuar për martesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës, kur çifti u zgjua nga zhurmat jashtë çadrës. Kafsha e egër e shqeu çadrën dhe e tërhoqi zvarrë 29-vjeçaren, duke e mbytur dhe më pas e transportoi trupin e saj përtej lumit Biya. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ariu refuzonte ta lëshonte viktimën. Një tjetër kampiste rrëfeu se motra e saj u përball me të njëjtin ari po atë natë, por arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së një shoferi që përdori dritat e makinës për ta trembur kafshën. Trupi i 29-vjeçares u gjet më vonë në një zonë ku ariu e kishte varrosur. Policia dhe rojet e gjuetisë qëlluan në ajër për ta larguar përsëri kafshën, por nuk e ekzekutuan atë, me arsyetimin se në zonën e banuar kishte kufizime ligjore për përdorimin e armëve. Kafsha mbeti në arrati pas sulmit. Pas tragjedisë, në fshatin Artybash u shpall gjendja e alarmit për 10 ditë. Banorët lokalë shprehin shqetësim të madh për praninë e rreth 20 arinjve që enden rregullisht pranë shtëpive të tyre. Sipas shoqatës lokale të gjuetarëve, shkurtimi i sezonit të gjuetisë ka çuar në rritjen e popullsisë së arinjve dhe afrimin e tyre rrezikshëm drejt zonave të banuara.

23.1K views


💾

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shkozet-Shijak, pranë Rrashbullit. Vik...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shkozet-Shijak, pranë Rrashbullit. Viktima, Vasil Hasani, 41 vjeç dhe baba i tre fëmijëve të mitur, po kthehej në shtëpi nga puna me biçikletë në momentin kur u förplas nga një automjet. Braktisja në rrugë dhe vonesa e ndihmës Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës. Pas përplasjes, shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit. Hasani ka qëndruar i shtrirë në rrugë për më shumë se katër orë, derisa u gjet rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar i rastit. Edhe pse u njoftuan menjëherë autoritetet, për babain e tre fëmijëve ishte tepër vonë. Kërkesa e familjes për drejtësi Deri më tani, policia nuk ka arritur të identifikojë shoferin përgjegjës. Ndërkohë, familja e Hasanit i bën thirrje publike autoriteteve që të marrin të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

43K views


💾

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e ...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e naftës. Së fundmi, një rast i rëndë është denoncuar në Himarë, ku deti është shfaqur në gjendje të mjerueshme, i mbuluar nga njolla të mëdha nafte dhe mbetje të rënda hidrokarburesh në çdo cep. Pamjet e regjistruara në terren tregojnë qartësisht një shtresë të dendur nafte në sipërfaqen e detit dhe përgjatë vijës bregdetare. Kjo situatë alarmante ngre shqetësime të mëdha për dëmtimin e ekosistemit detar, kërcënimin e shëndetit të pushuesve dhe goditjen e imazhit të turizmit në këto ditë të fundit të verës. Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë bërë të njohur zyrtarisht burimin e ndotjes, duke lënë vend për dyshime se ajo mund të ketë ardhur nga shkarkimet e paligjshme të mjeteve lundruese në det të hapur. Përballë kësaj ngjarjeje që rrezikon të lërë pasojë afatgjata në mjedis, pushuesit dhe qytetarët e pranishëm në zonë lëshojnë një thirrje urgjente për ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim identifikimin e shkakut, pastrimin e vijës bregdetare dhe marrjen e masave të rrepta parandaluese.

94K views


💾

Një banore e lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një dollapi të vendosur në hyrje të pallatit, i c...

By: @joq
23 August 2026 at 19:01

Një banore e lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një dollapi të vendosur në hyrje të pallatit, i cili, sipas saj, është mbushur me sende të vjetra, papastërti dhe mbeturina. Banorja shprehet se për këtë problem ka bërë më herët edhe një denoncim pranë rajonit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe situata vijon të jetë e njëjtë. Ajo thekson se bëhet fjalë për një ambient të përbashkët, ku kalojnë çdo ditë banorët e pallatit, dhe kërkon vetëm pastrimin dhe lirimin e hyrjes. “Shpresojmë që, nëpërmjet publikimit, të reagojë dikush dhe problemi të zgjidhet”, shprehet banorja në denoncimin e saj.

20.2K views


💾

Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pas kri...

23 August 2026 at 17:01

Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai thotë se e mori në makinë për ta çuar në spital, por pas disa minutash i ka kërkuar që të ndalojë makinë, nga ku ka zbritur dhe më pas e ka parë që të hedhë diçka me forcë. “Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’. Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o…’. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë. Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëm, Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve./TCH #voxnews #media #news @voxnews.al

2133 views


💾

Teksa beteja kundër flakëve vijon, një ushtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i lënduar. 28-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb gjatë operacionit p...

23 August 2026 at 17:01

Teksa beteja kundër flakëve vijon, një ushtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i lënduar. 28-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë. Për pasojë, ka marrë plagë në kokë. Mësohet se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, në spitalin e Traumës në kryeqytet. #voxnews #media #news @voxnews.al

2782 views


💾

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku babai i tre fëmijëve të mitur, Vasil Hasani, 41 vjeç, u përplas nga n...

23 August 2026 at 17:01

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku babai i tre fëmijëve të mitur, Vasil Hasani, 41 vjeç, u përplas nga një makinë në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ndërsa lëvizte me biçikletë. 41-vjeçari, pasi është përplasur me makinë rreth orës 02:00, është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar, i cili ka njoftuar autoritetet, por ishte tepër vonë, pasi babai i tre fëmijëve kishte ndërruar jetë. Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, i cili është larguar pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit, i cili qëndroi për më shumë se katër orë në rrugë. Hasani ka qenë duke u kthyer nga puna në kohën kur është aksidentuar, ndërsa familja i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë shoferin e aksidentit. #voxnews #media #news @voxnews.al

7789 views


💾

Në Portin e Durrësit u finalizua sot operacioni policor “Anchor”, kundër trafikimit ndërkombëtar të kanabisit. Policia sekuestroi rreth 80 kilogramë k...

23 August 2026 at 17:01

Në Portin e Durrësit u finalizua sot operacioni policor “Anchor”, kundër trafikimit ndërkombëtar të kanabisit. Policia sekuestroi rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC. Lënda narkotike, e ndarë në 127 pako, dyshohet se ishte siguruar në Ontario të Kanadasë dhe transportuar drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur në Kanada. Autoritetet vlerësojnë se vlera e saj në treg arrin rreth 1 milion euro. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro cash. Në pranga kanë rënë tre shtetas kosovarë, Taulant Duraku, 32 vjeç, Luan Gashi, 26 vjeç dhe Besfort Jaka, 40 vjeç. Dy persona të tjerë, një nga Kukësi dhe një banues në Ontario të Kanadasë, janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rolit të secilit të dyshuar. #voxnews #media #news

3019 views


💾

Gjashtë muaj investigim i ka kushtuar tabloidit britanik Daily Mail për të zbuluar qindra shtëpi bari në Angli, ku të përfshirë janë të rinj shqiptarë...

23 August 2026 at 17:01

Gjashtë muaj investigim i ka kushtuar tabloidit britanik Daily Mail për të zbuluar qindra shtëpi bari në Angli, ku të përfshirë janë të rinj shqiptarë. Në një artikull të gjatë, të publikuar këtë të shtunë, Daily Mail zbulon hap pas hapi të gjithë këtë ‘rrugëtim’, që nga mënyra sesi futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, madje edhe pasi janë dënuar dhe deportuar, si marrin me qira shtëpi për banim për t’i kthyer në fabrikë droge, si punësohen, si reklamohet malli… Por ajo që tërheq edhe më tepër vëmendjen dhe duket si një ide ‘gjeniale’, por e paligjshme, është kompania që ka krijuar një shqiptar në Angli. Në dukje është një kompani pastrimi shtëpish… por në fakt ajo që kjo kompani ofron është pastrimi i shtëpive të barit, për të zhdukur çdo gjurmë ADN që mund të ketë mbetur aty nga punonjësit, në mënyrë që policia të mos i zbulojë. “Përpara se t’ia dorëzojnë çelësat agjentit të qiradhënies, organizatorët përpiqen ta rikthejnë pronën në gjendjen e saj origjinale, duke hequr çdo shenjë të dukshme të prodhimit të kanabisit dhe prova të mundshme mjeko-ligjore, siç janë gjurmët e ADN-së ose gjurmët e gishtërinjve që mund t’i identifikojnë më vonë. Është për të përmbushur këtë kërkesë që ka lindur një industri e tërë firmash për “pastrimin e fabrikave të kanabisit”. Njëra prej tyre, e quajtur “Punë Pastrimi Shtëpish” me logon e “Union Jack” dhe flamurin shqiptar dhe sloganin “ne kujdesemi për çdo detaj”, ka postuar pamje në mediat sociale të punëtorëve që pastrojnë dhjetëra shtëpi me kanabis në të gjithë vendin, duke përfshirë Maidenhead, Manchester, Leeds, Bedford, Londër, Doncaster dhe Leicester. I kontaktuar nga një gazetar i fshehtë i Daily Mail, pronari qeshi ndërsa përshkroi se si e ka drejtuar biznesin për tre vjet, pasi i lindi ideja kur drejtonte fabrikën e tij të kanabisit në Leicester. Duke dhënë emrin e tij si Tanushi, ai premtoi se ekipi i tij mund të pastronte dy shtëpi brenda pesë ditësh për t’u siguruar që të gjitha ADN-të dhe gjurmët e gishtërinjve do të fshiheshin ‘pa problem’ nga policia ose pronarët. Ai kërkoi të shihte shtëpinë përpara se të jepte aprovimin. Kur Tanushi u kontaktua më vonë nga Daily Mail për koment, ai mohoi të kishte bërë diçka të paligjshme. Ai tha se e bëri sepse ‘nuk më jepni asnjë shans tjetër për të punuar’ dhe kjo ishte një ‘mënyrë e lehtë’ për të fituar para për familjen e tij. ‘Më telefonojnë, shkoj, pastroj, lyej’, tha ai. Ai tha se nuk e kujtonte telefonatën me gazetarin e fshehtë, ku përshkroi se më parë drejtonte një fabrikë kanabisi dhe e mohoi këtë. Një faqe tjetër interneti, Repairs And Cleaning UK, e cila përfshin emoji të bimëve të kanabisit dhe krenohet me ‘asnjë punë shumë e madhe ose shumë e vogël’, ofron një listë të gjerë çmimesh të shkallëzuar sipas madhësisë së pronës. Kostot fillojnë nga 3,500 paund për një shtëpi me tre dhoma gjumi, duke u rritur në 4,500 paund për një me pesë dhoma gjumi dhe 6,500 paund për një pub. Shërbimi përfshin lyerjen dhe dekorimin, pastrimin e tapeteve dhe largimin e mbeturinave”, shkruan Daily Mail. #voxnews #media #news

11.3K views


💾

Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që shkaktojnë zjarre, qoftë nga pa...

23 August 2026 at 17:01

Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që shkaktojnë zjarre, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim. Javën e kaluar në ishullin grek të Kretës shpërtheu një zjarr, shkaku i cili të cilit sipas zjarrfikësve, ishte se një turist izraelit kishte bërë skarë me qymyr druri pranë pyllit. Sipas mediave turisti u tha autoriteteve se nuk e dinte që kur ka erë të fortë dhe mot të thatë skara në ambiente të hapura ishte e ndaluar. Rasti në Kretë nuk është i vetmi. Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar 308 persona për shkak të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia ose me dashje. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, Giorgos Artopoios, bëhet fjalë për 272 raste pakujdesie dhe 36 raste zjarrvënieje të qëllimshme. Sipas organeve të Mbrojtjes Civile për shkak të thatësirës dhe erërave të forta, rreziku i zjarreve është rritur sërish. Në të njëjtën kohë temperaturat po ngjiten në nivele shumë të larta: ditët e ardhshme në pjesën më të madhe të Greqisë priten temperatura mbi 40 gradë Celsius. Vala ekstreme e të nxehtit pritet të zgjasë deri mesin e javës së ardhshme. Këto kushte bëjnë që zjarret të përhapen me shpejtësi. Sistem sinjalizimi për zjarret në monumentet historike Për të mbrojtur monumentet dhe vendet e saj historike nga zjarret në pyje, Greqia po i pajis ato me një sistem modern zbulimi dhe sinjalizimi të zjarreve. Sipas Ministrisë së Kulturës mekanizmi i ri është testuar me sukses në kushte reale në rrëzë të Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit. Sistemi do të instalohet në 22 qendra historike. Pajisjet janë të pajisura me kamera optike dhe kamera termike, disa prej tyre edhe me pamje panoramike 360 gradë. Kamerat mund të lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht dhe mundësojnë mbikëqyrjen e zonave të dyshimta. Në vende të përzgjedhura do të vendosen gjithashtu pompa lëvizëse për shuarjen e zjarreve, që do të mundësojnë ndërhyrjen e parë në rast shpërthimi zjarri. Deri në fund të gushtit pritet të vihen në funksion gjashtë sisteme të reja, ndër të tjera në Akropolin e Athinës, në Pallatin e Nestorit dhe në manastirin Hosios Lukas. Tetë sisteme të tjera do të pasojnë në shtator. Projekti është pjesë e programit grek të Mbrojtjes Civile "Aigis” dhe financohet nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe i Rezistencës i Bashkimit Evropian. Qëllimi është që në vendet me vlerë të veçantë kulturore dhe natyrore zjarret të zbulohen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkurtuar kështu kohën e reagimit të forcave të emergjencës. #voxnews #media #news

1788 views


💾

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vje...

23 August 2026 at 17:01

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen, në të cilën zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit. Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona. Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup. Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit. Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë: Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve. Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan. Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det. Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur. Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”. #voxnews #media #news

25.7K views


💾

Nëse duhet patjetër të ndërtohet pranë shtëpisë time, më mirë një central bërthamor se një qendër të dhënash. Gjithnjë e më shumë njerëz po mendojnë n...

23 August 2026 at 17:01

Nëse duhet patjetër të ndërtohet pranë shtëpisë time, më mirë një central bërthamor se një qendër të dhënash. Gjithnjë e më shumë njerëz po mendojnë në këtë mënyrë. Ndoshta ishte e pashmangshme: kemi hyrë në fazën në të cilën Inteligjenca Artificiale dhe strukturat që e bëjnë atë të funksionojë përballen me pengesën më të vështirë: kundërshtimin popullor. Kjo veçanërisht e vërtetë në Shtetet e Bashkuara, ku IA tani është çështja qendrore në shoqëri, komunitetin shkencor, ekonominë, në Wall Street dhe në fushatat për zgjedhjet e mesit të mandatit nëntorin e ardhshëm. Por lëvizjet opozitare po rriten edhe në Evropë. Ankthi për një "të ardhme artificiale" të pakuptueshme po shndërrohet në mobilizim: qendrat e të dhënave janë prania konkrete - jo dixhitale, por më në fund fizike - që mund të kundërshtohet. Këto janë ndërtesa që strehojnë sasi të mëdha serverash të lidhur në rrjete për të përpunuar dhe ruajtur informacionin. Ato janë gjithnjë e më të mëdha: Meta po planifikon një në Luiziana, që kushton dhjetë miliardë dollarë, i cili do të mbulojë një sipërfaqe të barabartë me 70 fusha futbolli. Përveçse paralelepipedë të zymtë, qendrat e të dhënave nuk pëlqehen nga komunitetet lokale sepse kërkojnë sasi të mëdha energjie për të funksionuar dhe konsumojnë miliona litra ujë për të parandaluar mbinxehjen e serverave. Qytetarët e prekur nga këto projekte po organizohen për t'i ndaluar ato: një sondazh i kohëve të fundit i Gallup zbuloi se 71% e amerikanëve kundërshtojnë qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale. Gjatë 12 muajve të fundit, ky kundërshtim popullor në Shtetet e Bashkuara ka rezultuar në anulimin ose pezullimin e të paktën 100 miliardë dollarëve në investime. Inteligjenca artificiale është një çështje kyçe në 40% të fushatave zgjedhore të SHBA-së në nëntor. Në Francë, komuniteti i Wissous, në jug të Parisit, u mobilizua kundër një qendre të të dhënave të Amazon, dhe protestat në periferitë e Marsejës janë në rritje. Në Irlandë, demonstratat po synojnë qendrat e të dhënave që konsumojnë më shumë se 20% të furnizimeve me energji elektrike dhe rrisin faturat e shërbimeve. Pas refuzimit të këtyre mega-kutive qëndron ankthi për Inteligjencën Artificiale në përgjithësi, për vendet e punës që ekziston frika se do të shkatërrojë, për ndryshimin shoqëror që po vjen dhe për vështirësinë e kontrollit të rreziqeve të saj. Në fund të fundit, po ndodh e njëjta gjë si në revolucionet e tjera në të kaluarën: një luftë midis teknologjisë transformuese dhe atyre që kanë frikë se do të transformohen. (Corriere della Sera) #voxnews #media #news

1524 views


💾

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një ish-piloti ushtarak të Forcave Ajrore të Kroacisë dhe partneres së tij, një sht...

23 August 2026 at 17:01

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një ish-piloti ushtarak të Forcave Ajrore të Kroacisë dhe partneres së tij, një shtetase serbe nga Kosova. Të dy ishin arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për spiunazh, ndërsa me ngritjen e aktakuzës hetimet ndaj tyre kanë përfunduar dhe çështja kalon në fazën tjetër të procedurës penale. Sipas Prokurorisë kroate, piloti J.I., gjatë kohës sa shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, dyshohet se nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022 i ka dhënë vazhdimisht partneres së tij, A.M., informacione të klasifikuara që i kishte siguruar ose në të cilat kishte qasje për shkak të detyrës. Prokuroria pretendon se ai ishte në dijeni se partnerja po i mblidhte informacionet për një shtet të huaj. Ajo akuzohet se më pas të dhënat e siguruara ua ka përcjellë disa adresave jashtë Kroacisë. Një pjesë e rëndësishme e dyshimeve lidhet me Kosovën dhe periudhën kur piloti kroat kishte shërbyer në kuadër të KFOR-it. Ai dyshohet se partneres së tij i kishte dhënë informacione për lëvizjet e trupave të KFOR-it, situatën e sigurisë dhe zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave kroate, këto informacione më pas dyshohet se i janë përcjellë Listës Serbe. Në mesin e të dhënave të zbuluara dyshohet se kishte edhe informacione për lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës nga fundi i vitit 2022, periudhë e karakterizuar nga tensione të shtuara në atë pjesë të vendit. Prokuroria në Split i ka kërkuar Gjykatës vazhdimin e masave ndaj të akuzuarës për shkak të rrezikut të arratisjes. Ish-piloti, ndërkaq, ishte liruar nga paraburgimi në fund të tetorit të vitit të kaluar, me masa paraprake dhe ndalim kontakti me njërin prej dëshmitarëve. Pas nisjes së rastit ndaj tij, ai ishte larguar edhe nga shërbimi ushtarak. #voxnews #media #news @voxnews.al

6633 views


💾

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po i shtyn qëllimisht proceset për formimin...

23 August 2026 at 17:01

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po i shtyn qëllimisht proceset për formimin e institucioneve të reja. Ai ka propozuar ish-presidentin Hashim Thaçi për një mandat të ri si president i Kosovës. Haradinaj e ka cilësuar si “nder” për këtë legjislaturë që mandati i presidentit t’i jepet Thaçit. Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë më 16 shtator aktgjykimin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Është në nderin e kësaj legjislature, por edhe çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin. Ka edhe ‘x’ opsione të tjera, mos me mbajtë peng Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj. Haradinaj ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për mos thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Duke komentuar incidentin ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit, Haradinaj tha se ky veprim erdhi si pasojë e mospropozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. “Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo obligim kushtetues e ligjor. Mos thirrja e seancës, me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur, gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse e ka thirrë seancën, por pse nuk po kandidon kryetarin e Kuvendit, që është detyrë e tij”, u shpreh Ramush Haradinaj para mediave. #voxnews #media #news

3933 views


💾

❌