Normal view

Një mesazh i veçantë falenderimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një të ri që një qytetare e takoi rastësisht në një prej momen...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një mesazh i veçantë falenderimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë për një të ri që një qytetare e takoi rastësisht në një prej momenteve më të vështira për të. Ajo tregon se ndodhej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë me djalin e saj, i cili kishte temperaturë shumë të lartë, rreth 41 gradë. Në atë moment, një djalë që i tha se ishte nga Tropoja u afrua dhe e ndihmoi me të birin. Sipas qytetares, ai e ndihmoi jashtëzakonisht shumë në atë moment, pa i dhënë rëndësi asaj se sa mund t’i kushtonte ndihma e tij. Madje, ajo tregon se djali nuk e la as ta falënderonte siç duhet. Gjatë bisedës, djali i kishte treguar se kishte edhe vetë një hall të madh mbi supe. Babai i tij ishte i sëmurë dhe, sipas asaj që ai i kishte rrëfyer, ishte i shtruar në spital. Për këtë arsye, i duhej të udhëtonte shpesh drejt Tropojës. “Dje e kishte nisur për Tropojë babin, sepse e kishte të shtruar në spital dhe e kishte me sëmundje ishemike cerebrale”, shkruan qytetarja në mesazhin e saj. Por ajo që i ka mbetur më shumë në mendje është fjalia me të cilën ai u largua. “Nuk më dha asnjë kontakt. Thjesht më tha: ‘Lutu për babin tim dhe mjafton’.” Tani, qytetarja ka vetëm një dëshirë: ta gjejë atë djalë, ta falënderojë për ndihmën që i dha në një moment kur ishte e shqetësuar për djalin e saj dhe, mbi të gjitha, ta pyesë për babain e tij: A është mirë? Përmes këtij mesazhi, ajo shpreson që djali ta shohë këtë publikim dhe ta kuptojë se bëhet fjalë për të. Për të, ndihma që mori në një moment aq të vështirë nuk ishte një gjest i vogël. Ajo nuk e ka harruar dhe tani dëshiron vetëm ta gjejë, ta falënderojë siç duhet dhe ta pyesë për babain e tij. Nëse dikush e njeh djalin nga Tropoja që ndodhej dje në QSUT dhe e ndihmoi këtë nënë me të birin, ajo do të dëshironte shumë të kishte mundësi të lidhej me të.

819 views


💾

Një banor i Babrrusë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës “Sali Murati Vranishti”, e cila sipas tij është dëmt...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një banor i Babrrusë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës “Sali Murati Vranishti”, e cila sipas tij është dëmtuar prej rreth një viti. Në pamjet e dërguara në redaksi shfaqet segmenti i rrugës me asfalt të çarë dhe të dëmtuar në disa pjesë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme të banorëve dhe automjeteve. Banori thotë se për këtë problem i është drejtuar dy herë me email Bashkisë dhe kryetarit Rakip Suli, por nuk ka marrë përgjigje. “Nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, vetëm që rruga të rregullohet dhe banorëve t’u jepet një përgjigje se kur do të ndërhyhet.” Sipas tij, situata vijon prej rreth një viti pa ndonjë ndërhyrje konkrete, ndërsa banorët kërkojnë të paktën një përgjigje nga institucionet përkatëse. JOQ Albania publikon shqetësimin dhe pamjet e dërguara nga banori, duke i bërë apel Bashkisë që të verifikojë gjendjen e këtij segmenti dhe të sqarojë nëse dhe kur parashikohet ndërhyrja.

13.8K views


💾

Një punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në të cilat, sipas tij, efekti...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në të cilat, sipas tij, efektivët kryejnë shërbimin në pikën e bllokimit të mjeteve në Spitallë. Efektivi pretendon se qëndron në shërbim për 12 orë, duke ruajtur automjete të bllokuara dhe jashtë funksionit, ndërsa ambienti ku kryhet shërbimi është i mbushur me mbeturina dhe ka kushte të papërshtatshme. Në pamjet e dërguara në redaksi shfaqet pika e bllokimit, ku krahas automjeteve të bllokuara duken edhe grumbuj mbeturinash dhe inertesh. Në video shfaqen gjithashtu ambientet ku qëndrojnë efektivët gjatë turnit, me orendi të amortizuara dhe kushte të dobëta. “Qëndrojmë në shërbim 12 orë, ku ruajmë mjete të bllokuara që janë jashtë funksionit. Siç e shihni vetë, kushtet e shërbimit janë në gjendje të jashtëzakonshme,” shkruan efektivi. Ai thotë se gjatë muajve të verës punonjësit përballen me temperatura shumë të larta dhe erë të rëndë nga mbeturinat. “Ne në shërbim mes plehrave ku kundërmon era dhe qëndrojmë 12 orë në pikun e vapës, ku temperaturat arrijnë 40 gradë,” shprehet ai. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me uniformat. Sipas efektivit, pavarësisht se punonjësve u merren masat për uniformat, në fund ata nuk pajisen me veshjet e nevojshme dhe detyrohen t’i blejnë vetë. “Na detyrojnë të blejmë rroba në Temu, që janë për ‘security’, dhe t’i përdorim për polici, apo për stemat që na detyrojnë t’i blejmë vetë te rrobaqepësit,” pretendon ai. Në mesazhin e tij, efektivi ngre edhe shqetësime për mënyrën e organizimit të shërbimeve dhe favorizimin e disa punonjësve, duke pretenduar se ndërsa disa efektivë përballen çdo ditë me shërbimet në terren, të tjerë shmangin detyrat. Ai i drejtohet edhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar që të shihet situata e punonjësve që shërbejnë në terren dhe të merren masa për kushtet e tyre të punës. “Shpresoj që ky mesazh të lexohet dhe të merren masa. Faleminderit JOQ! Ju jeni zëri ynë, pasi sindikatat dhe strukturat e tjera janë inekzistente,” përfundon efektivi. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga punonjësi i policisë, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga Policia e Shtetit lidhur me kushtet në pikën e bllokimit të mjeteve në Spitallë dhe pretendimet e ngritura nga efektivi.

33K views


💾

Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit dhe ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë vi...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit dhe ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80. Rruga e saj drejt kinematografisë nisi pothuajse rastësisht. Pa një formim profesional si aktore, Çeliku tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë natyrshmërisë, elokuencës dhe prezencës së saj në ekran. Përpara se të shfaqej në filma, ajo ishte bërë e njohur edhe në Televizionin Shqiptar, ku prezantoi disa festivale rinore. Rezana Çeliku u shfaq në disa prej prodhimeve të kinematografisë shqiptare. Ndër rolet e saj më të njohura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut. Ajo interpretoi gjithashtu rolin e një mësueseje në filmin “Shokë të një skuadre”, duke u kthyer në një nga fytyrat e njohura të ekranit shqiptar të asaj periudhe. Në vitin 1989, Çeliku luajti në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Personazhi i saj, i përfshirë në një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte një nga ato role që në kontekstin shoqëror të kohës u konsideruan të guximshme dhe ngjallën diskutime. Ky do të ishte edhe interpretimi i saj i fundit në kinematografi.

17.5K views


💾

Një turist nga Kosova i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Gjirin e Lalzit, në kompleksin Lura. Sipas tij, pr...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një turist nga Kosova i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Gjirin e Lalzit, në kompleksin Lura. Sipas tij, problemi përsëritet çdo natë, ku pas orës 22:00 furnizimi me ujë ndërpritet dhe rikthehet vetëm në orët e mëngjesit. Në videon e dërguar në redaksi shihet një lavaman ku rubineti hapet, por nuk del ujë. Pranë tij janë vendosur shishe dhe bidonë të mbushur me ujë, të cilët pushuesit i përdorin për nevojat bazë gjatë natës. Turisti shprehet: “Përshëndetje. Deshta të ndaj një shqetësim me ju. Jam tek Gjiri i Lalzit, tek kompleksi Lura. Çdo natë mbas orës 22:00 deri në mëngjes nuk ka ujë. Jam turist nga Kosova.” Situata, sipas denoncuesit, po përsëritet çdo natë dhe po krijon vështirësi për pushuesit që qëndrojnë në kompleks. JOQ Albania publikon shqetësimin dhe pamjet e dërguara nga turisti, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga administrata e kompleksit apo strukturat përgjegjëse për furnizimin me ujë.

23.7K views


💾

Një grup shoferësh taksie në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tyre, po krijon probleme për komp...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një grup shoferësh taksie në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tyre, po krijon probleme për kompanitë lokale të transportit. Sipas denoncuesit, disa kompani taksish nga Tirana po vijnë në Durrës dhe po marrin klientë brenda qytetit. Ai përmend kompanitë Pati Travel, King Taxi, Nalu Taxi dhe Loni Taxi, duke pretenduar se aktiviteti i tyre po dëmton bizneset lokale. Në videon e dërguar në redaksi shihet një automjet taksie me targa të Tiranës, me mbishkrimin “LOV Taxi”, duke qarkulluar në Durrës. Denoncuesi shprehet i revoltuar dhe thotë se problemi është bërë i vazhdueshëm, ndërsa pretendon se Policia e Durrësit nuk po ndërhyn. “Përshëndetje JOQ Albania, jam një kompani taksie nga Durrësi. Kemi një problem me disa kompani nga Tirana, vinë dhe punojnë në Durrës. Pati Travel, King Taxi, Nalu Taxi dhe Loni Taxi. Policia e Durrësit nuk merr asnjë masë.” Shoferët shprehen se situata po krijon tension mes operatorëve lokalë dhe atyre që vijnë nga Tirana, ndërsa kërkojnë që institucionet kompetente të verifikojnë nëse këto mjete dhe kompani respektojnë rregullat dhe licencat për ushtrimin e aktivitetit në territorin e Durrësit. Në fund, denoncuesi paralajmëron se, nëse institucionet nuk ndërhyjnë, situata mund të përshkallëzohet. “Do na detyrojnë të marrim masa vetë dhe do shkojmë në burg se policia nuk bën detyrën.” JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga shoferët e taksive të Durrësit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e kompanive të përmendura dhe institucioneve përgjegjëse.

47.5K views


💾

Gojani i Madh në Pukë ndodhet nën kërcënimin e flakëve, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi në zonë. Situata paraqitet serioze, pasi flakët janë a...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Gojani i Madh në Pukë ndodhet nën kërcënimin e flakëve, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi në zonë. Situata paraqitet serioze, pasi flakët janë afruar pranë banesave dhe po rrezikojnë banorët dhe pronat e tyre. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente të forcave zjarrfikëse dhe autoriteteve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur banesat. Ata thonë se çdo minutë është i rëndësishëm dhe ndihma e parë duhet të mbërrijë sa më shpejt.

39.4K views


💾

Një plagosje me armë zjarri e ndodhur sot në lagjen “Rus” të Shkodrës rikthen në vëmendje një seri konfliktesh që kanë nisur në qershor të vitit 2024....

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një plagosje me armë zjarri e ndodhur sot në lagjen “Rus” të Shkodrës rikthen në vëmendje një seri konfliktesh që kanë nisur në qershor të vitit 2024. Vladimir Bruçi, i cili mbeti i plagosur sot, u qëllua rreth orës 14:30, ndërsa autori i dyshuar, fqinji i tij Pjerin Bitani, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe Bruçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Por emri i tij ishte bërë i njohur edhe më herët, më 3 qershor 2024, 62-vjeçari u dhunua me sende të forta nga pesë persona pas një konflikti për një vendparkimi. Për atë ngjarje u arrestua Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ky i fundit djali i Vladimir Bruçit. Vetëm tre muaj më vonë, më 7 shtator 2024, konflikti mori një tjetër kthesë. Alban Bruçi dyshohet se qëlloi me katër plumba ndaj një automjeti “Range Rover” që drejtohej nga boksieri i Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Plumbat goditën pjesën e pasme të automjetit, ndërsa boksieri 27-vjeçar shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap nga vendngjarja. Policia identifikoi Alban Bruçin si autor të dyshuar dhe e shpalli në kërkim, duke dyshuar se atentati ishte një akt hakmarrjeje për dhunimin e babait të tij. Në atë kohë u ngrit edhe dyshimi se objektivi mund të kishte qenë Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit, i cili ishte një nga personat e shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit. Por historia e përplasjeve rreth familjeve Bruçi dhe Kajoshi nuk nisi me episodin e vitit 2024. Në gusht 2022, Alban Bruçi ishte përmendur nga policia si person i dyshuar në lidhje me një ngjarje me armë ku u vra Ismet Çekorja, por ndaj tij nuk u gjetën prova dhe ai nuk u arrestua për këtë ngjarje. Po ashtu, në vitin 2021, Arjon Kajoshi ishte në qendër të një incidenti pas finales së boksit në Pallatin e Sportit të Shkodrës, ku pati përleshje mes boksierëve dhe tifozëve pas shpalljes së tij kampion. Sot, me plagosjen e Vladimir Bruçit, një tjetër episod i rëndë i shtohet kësaj historie të gjatë konfliktesh në Shkodër, ndërsa hetuesit pritet të përcaktojnë nëse ngjarja e sotme ka ndonjë lidhje me përplasjet e së kaluarës apo ka një motiv krejt tjetër.

84.1K views


💾

Një sulm me mjete zjarrvënëse shkaktoi panik jashtë një salle dasmash në Birmingham, ku në atë moment ndodheshin qindra të ftuar. Ngjarja ndodhi rreth...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një sulm me mjete zjarrvënëse shkaktoi panik jashtë një salle dasmash në Birmingham, ku në atë moment ndodheshin qindra të ftuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së mërkurës, pranë sallës Royal Shalimar, në zonën Sparkbrook. Tre burra të veshur me të zeza hodhën mjete zjarrvënëse, bomba molotovi, drejt ndërtesës dhe dy të tjera drejt dy makinave luksoze, një Lamborghini dhe një McLaren, të cilat u përfshinë nga flakët. Pamjet nga vendngjarja tregojnë të ftuarit duke vrapuar të alarmuar për t'u larguar, ndërsa një re e dendur tymi mbuloi zonën. Disa prej mjeteve zjarrvënëse kaluan shumë pranë të pranishmëve, mes tyre edhe të rinjve dhe një foshnjeje. Një person dyshohet se goditi me këmbë njërin prej tyre për ta larguar nga automjetet. Stafi i sallës ndërhyri me fikëse zjarri, ndërsa më pas mbërritën zjarrfikësit dhe policia. Zjarrfikësit arritën të vinin situatën nën kontroll dhe konfirmuan se nuk kishte persona të bllokuar apo të lënduar. Tre autorët dyshohet se u larguan me një Volkswagen Golf të bardhë. Policia e West Midlands ka nisur hetimet dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa u ka bërë thirrje dëshmitarëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre. Një mbrëmje festive u shndërrua brenda pak minutash në skena paniku, ndërsa dy supermakina u përfshinë nga flakët jashtë sallës së dasmës.

13.2K views


💾

Një fenomen i veçantë astronomik pritet të ndodhë më 27 dhe 28 gusht, kur një eklips i thellë hënor do të jetë i dukshëm në pjesë të mëdha të Amerikës...

By: @joq
21 August 2026 at 18:01

Një fenomen i veçantë astronomik pritet të ndodhë më 27 dhe 28 gusht, kur një eklips i thellë hënor do të jetë i dukshëm në pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut. Gjatë këtij fenomeni, Toka do të pozicionohet mes Diellit dhe Hënës, duke bërë që Hëna të marrë ngjyrë të kuqe ose portokalli të errët, çka i ka dhënë edhe emërtimin “Hëna e gjakut”. Sipas të dhënave astronomike, rreth 96 për qind e sipërfaqes së Hënës do të mbulohet nga hija e Tokës, duke e afruar fenomenin me një eklips total. Ngjyra karakteristike e kuqe krijohet nga atmosfera e Tokës, e cila shpërndan më shumë dritën blu, ndërsa valët e kuqe kalojnë përmes atmosferës dhe arrijnë në sipërfaqen e Hënës. Faza më e madhe e eklipsit pritet të ndodhë më 28 gusht, rreth orës 00:12 sipas kohës lindore të SHBA-së. Eklipsi do të jetë i dukshëm në pjesën lindore të Amerikës së Veriut dhe në të gjithë Amerikën e Jugut, ndërsa në pjesën perëndimore të Amerikës së Veriut, si dhe në disa zona të Afrikës dhe Evropës, do të mund të vëzhgohet vetëm faza e pjesshme e tij, sipas NASA-s.

13.3K views


💾

Qeveria ka përditësuar, përmes një vendimi të ri, rregullat për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe punonjësve të administratës publike gja...

21 August 2026 at 16:01

Qeveria ka përditësuar, përmes një vendimi të ri, rregullat për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe punonjësve të administratës publike gjatë shërbimeve jashtë vendit. Ky është dokumenti i rregullores së re, hyrë në fuqi në fund të korrikut dhe përcakton në mënyrë të detajuar kriteret për udhëtimin, akomodimin dhe dietat ditore. Sipas rregullores, presidenti i Republikës, kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të akomodohen në hotele me pesë yje. Deputetët, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm do të qëndrojnë në hotele me katër yje, ndërsa punonjësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në hotele me tre yje. Për arsye sigurie, efektivët e Gardës së Republikës që shoqërojnë personalitetet shtetërore mund të akomodohen në të njëjtin hotel me personin që ruajnë, pavarësisht kategorisë së hotelit. Vendimi përcakton gjithashtu edhe masën e dietave ditore për udhëtimet jashtë vendit. Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit përfitojnë një dietë nga 120 deri në 150 euro në ditë. Për ministrat dhe Zëvendëskryeministrin, dieta varion nga 80 deri në 120 euro në ditë. Deputetët, zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm përfitojnë 70–80 euro në ditë, ndërsa drejtorët e përgjithshëm dhe ambasadorët 50–60 euro. Për nëpunësit e tjerë të administratës, dieta ditore është përcaktuar në masën 45–55 euro. Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e pagesës së shpenzimeve. Biletat e udhëtimit dhe akomodimi në hotel do të rezervohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga institucioni përkatës. Ndërkohë, zyrtarëve do t’u transferohet në llogarinë bankare, përpara nisjes, vetëm shuma e parashikuar për shpenzimet ditore. (TCH) #voxnews #media #news

4054 views


💾

Themeluesi i kompanisë kineze të pasurive të paluajtshme Evergrande, Hui Ka Yan, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Kinë. Hui, i ...

21 August 2026 at 16:01

Themeluesi i kompanisë kineze të pasurive të paluajtshme Evergrande, Hui Ka Yan, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Kinë. Hui, i cili dikur ishte njeriu më i pasur në Azi, u shpall fajtor për disa vepra, mes tyre mashtrim financiar, keqpërdorim fondesh, mbledhje të paligjshme parash, dhënie të paligjshme kredish, mashtrim me letrat me vlerë dhe ryshfet. Evergrande kishte borxhe prej rreth 300 miliardë dollarësh dhe nuk ishte në gjendje të shlyente pjesën më të madhe të tyre. Rënia e kompanisë u bë një nga shembujt më të mëdhenj të krizës së sektorit të pasurive të paluajtshme në Kinë. Gjykata në Shenzhen vendosi gjithashtu t’i konfiskojë të gjithë pasurinë personale. Po paratë e njerëzve? Dënimi nuk do të thotë se njerëzit dhe kompanitë që kanë humbur para do t’i marrin ato mbrapsht. Shumë qytetarë kinezë kishin investuar kursimet e tyre në produkte financiare të Evergrande dhe humbën paratë kur kompania dështoi. Disa pronarë apartamentesh dhe investitorë reaguan në rrjetet sociale duke pyetur: Po paratë tona? Evergrande u gjobit me 8.82 miliardë juanë, ndërsa kompania e saj kryesore, Hengda Real Estate, me 7 miliardë juanë. Pesë drejtues të tjerë të lartë morën dënime nga 6 deri në 18 vjet burg. Në total, përveç Hui-t, janë dënuar 56 persona të lidhur me Evergrande. Çfarë ndodhi me Evergrande? Hui e themeloi Evergrande në 1996-ën dhe e shndërroi në një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Kinë, duke u zgjeruar shumë përmes borxheve. Në vitin 2017, pasuria e tij personale vlerësohej në 45.3 miliardë dollarë. Por kompania filloi të kishte probleme të mëdha me borxhet dhe në vitin 2021 dështoi në pagesat e saj. Në 2024-ën, një gjykatë në Hong Kong urdhëroi likuidimin e Evergrande. Procesi i shitjes së pasurive të kompanisë ka qenë shumë i ngadaltë. Deri në gushtin e kaluar, ishin shitur vetëm rreth 255 milionë dollarë pasuri, ndërsa kreditorët pretendonin rreth 45 miliardë dollarë. Hui Ka Yan u bë nga një prej njerëzve më të pasur të Azisë në drejtuesin e një kompanie që u rrëzua nën një borxh prej qindra miliarda dollarësh. Tani ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa shumë prej njerëzve dhe kompanive që humbën para ende presin të marrin diçka mbrapsht. #voxnews #media #news

4107 views


💾

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në lagjen “Rus” në Shkodër. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi...

21 August 2026 at 16:01

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në lagjen “Rus” në Shkodër. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi. “Blutë” kanë identifikuar autorin, që është komshi i të plagosurit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia Shkodër. #voxnews #media #news @voxnews.al

2207 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të veçantë gjatë një interviste në Berlin, ku ka folur për politikën, artin dhe situatën ndërkombëtare. Du...

21 August 2026 at 16:01

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të veçantë gjatë një interviste në Berlin, ku ka folur për politikën, artin dhe situatën ndërkombëtare. Duke u pyetur nga gazetari Igor Lopez i El Pais për zhvillimet aktuale në botë dhe rolin e politikës, Rama tha se ndihet “i bekuar” që Shqipëria është një vend i vogël dhe se nuk është pjesë e grupit të liderëve që marrin vendimet më të mëdha në skenën globale. “Ndihem i bekuar që nuk jam mes atyre që ndodhen në vendin nga ku merren sot vendimet e mëdha. Shqipëria është aq e vogël sa askush nuk pret që unë të marr ndonjë vendim të madh për planetin”, tha Rama. Rama shtoi se nuk e di se çfarë do të bënte në një pozicion ku do të duhej të merrte vendime me ndikim global. “Kjo është fat, sepse nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëja apo çfarë mund të bëja. Gjërat po shkojnë mjaft keq në këtë anë të botës”, u shpreh ai. Rama për politikën: Duhet të bësh që gjërat të ndodhin Në intervistë, Rama e përshkroi politikën si një nga format më të larta të angazhimit njerëzor, duke e lidhur drejtpërdrejt me ndryshimin. “Politika ka shumë kuptim dhe është për të ardhur keq që e ka humbur. Është forma më e lartë e angazhimit dhe e procesit intelektual: duhet të bësh që gjërat të ndodhin, jo me bojë, as me piano, por me njerëz”. Ai pranoi gjithashtu se politika mund të jetë një përvojë që të konsumon psikologjikisht, duke rikujtuar edhe një prej parimeve të tij: “Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri”. #voxnews #media #news

1665 views


💾

Një nga emrat e rinj të biznesit në Shqipëri është Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, i cili brenda një kohe të shkurtër po tenton të ng...

21 August 2026 at 16:01

Një nga emrat e rinj të biznesit në Shqipëri është Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, i cili brenda një kohe të shkurtër po tenton të ngrejë një perandori në vendin tonë, me lidhje të forta që shkojnë deri në Këshillin e Ministrave, takime private me krerët e shtetit dhe me influencë në rangjet e tjera, duke qenë se është një individ që “vjen me porosi”. Vox News ka analizuar informacione nga burime të hapura, nga dokumente dhe gjithashtu nga mediat izraelite, të cilat flasin se Sanilevich ka bërë gati letrat për të ndërtuar resorte në Shqipëri, për t’u futur në projekte të rëndësishme, të marrë tendera, të bëjë ortakëri me vetë shtetin. Madje, synimi i tij kryesor është që të futet në shëndetësi, në një sistem totalisht që i përshtatet privatit, pasi nga viti në vit, megjithë koncesionet e famshme, shërbimi në spitalet publike lë shumë për të dëshiruar. Aktualisht në këtë sistem po futet fuqishëm Sanilevich, i cili është edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Izrael, i cili njihet si “miku” i kryeministrit Edi Rama, madje ka organizuar edhe takimin e famshëm të Ramës në Izrael, në fermën e tij, ku është telefonuar edhe nga kryeministri Izraelit, Beniamin Netanjahu. Por, Sanilevich ka organizuar edhe takime të shumta në fermën e tij me zyrtarë të Ambasadës Shqiptare në Izrael, në një kohë kur planet e tij për biznes në vendin tonë kanë filluar të dalin në dritë. Në të njëjtën kohë kur Sanilevich bënte takime me Ramën dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës Shqiptare në Izrael, bashkëpunëtorët e tij themeluan në vendin tonë kompaninë SeaSun Albania Capital. Selia e kompanisë ndodhet në zonën e Kasharit në Tiranë, teksa objekti i saj është ndërtime civile dhe ekonomike, industriale e turistike. Gjithashtu kompania merret me tregëtimin e materialeve të ndërtimit, rëre e inerte, mermet e prodhim material ndërtimi. Në objektin e saj figuron edhe import e eksport i materialeve të ndryshme, ndërtim dhe menaxhim i objekteve turistike, ndërtime rrugore ndëtime hidroteknike, rikonstruksione të godinave civile, ndërtimin e rrjeteve inxhinierik dhe çdo aktivitet tjetër të lejuar nga legjislacioni shqiptar. Me pak fjalë, Sanilevich po futet fuqishëm në tregun e ndërtimeve, sidomos në zonat bregdetare, pasi Vox Neës ka informacione se e njëjta kompani, me ndihmë nga bashkëpunëtorët, apo me lidhjet deri në kupolën qeverisëse, do të marrë leje nga institucionet shtetërore për resorte. Një skemë e pastër për t’u futur në lojë, për benefite të qarta apo për lehtësira fiskale, të cilat gjithmonë bëhen nëse ke “miqësi”, pasi mund të marrësh lehtësisht tokë shtetërore për të bërë ndërtime private. Por, duke parë edhe objektin e kompanisë, lindin të tjera dyshime se Sanilevich po përgatitet që të futet edhe në tendera publikë, normalisht s’do të sjellë buldozera apo llaç e tulla nga Izraeli, por do të bashkëpunojë me firma vendase dhe në këtë mënyrë merr përqindjet e vete, njëjtë siç po bën miku tjetër i kryeministrit, Ron Yaffet, që është futur në biznesin e makinave dhe armëve. Por, a ka kapital të rëndësishëm Saniel Sanilevich në Shqipëri apo do të marrë para qyl? Në letrat e firmës së parë që ka regjistruar në QKB, konsulli shkruan se “kapitali themeltar i soqërusë është në shumën prej 100 lekësh”. Ndërkohë më tej citohet se ortaku kryesor është “z. Saniel Sanilevich, qytetar shqiptar, lindur në Israel më 15 nëntor 1974, abnues në adresën Haegoz 102 Neve Yarak Israel, identifikuar me pasaportën shqiptare”. Duket se, vetë krerët e shtetit janë angazhuar që këtij konsulli ti japin të gjitha benefitet, fillimisht me procedurë të përshpejtuar të pasaportës, të cilën e zotëron për shkak të konsullit, dhe më pas lehtësira në leje ndërtimi, marrëveshje apo edhe tendera. Po në të njëjtën kohë kur bëheshin takimet e famshme të Ramës apo zyrtarëve të Ambasadës Shqiptare në Izrael, Saniel Sanilevich, në datën 12 korrik 2025, bëri një prokurë përfaqësimi në Shqipëri. #voxnews #media #news

3634 views


💾

Gazeta prestigjioze spanjolle “El País” i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te ndërthurja e karrierës së tij polit...

21 August 2026 at 16:01

Gazeta prestigjioze spanjolle “El País” i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te ndërthurja e karrierës së tij politike me atë artistike. Artikulli fokusohet te ekspozita e tij e fundit në Berlin, “Chrysalizing”, por rikthen edhe rrugëtimin e kryeministrit Rama nga studimet në Akademinë e Arteve gjatë komunizmit, te transformimi i Tiranës si kryebashkiak dhe më pas karriera politike si kryeministër. Në intervistë, Rama flet gjithashtu për marrëdhënien mes artit dhe politikës, si dhe për mënyrën se si vazhdon të krijojë vepra arti gjatë angazhimeve të tij qeveritare. “Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri. Dhe rreziku për t’u budallallepsur është i menjëhershëm kur merresh me politikë”, shprehet kryeministri për ‘El Pais’. Artikulli i plotë: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju Jork Kreu i qeverisë së vendit kandidat për në BE sapo ka prezantuar në Berlin një ekspozitë me skulptura bronzi të krijuara nga printime 3D. “Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri. Dhe rreziku për t’u budallallepsur është i menjëhershëm kur merresh me politikë.” Edi Rama (Tiranë, 62 vjeç), autori i këtij pohimi, e di mirë se për çfarë flet. Që prej vitit 2013 është kryeministër i Shqipërisë, autoriteti më i lartë ekzekutiv i këtij vendi të vogël ballkanik (2,75 milionë banorë) dhe i vetmi që ka siguruar katër mandate radhazi. Ai është gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste dhe më parë ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mbi të gjitha, ai e përkufizon veten si artist. Është formuar si piktor në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, ku më pas u bë edhe pedagog, ndërsa sot veprat e tij janë të pranishme në galeri me ndikim si Marian Goodman (Nju Jork dhe Paris), Nuno Centeno (Porto) apo Société në Berlin, ku takohemi në një 1 maj me diell. Është mëngjesi pas hapjes së ekspozitës së tij të parë në këtë galeri, me titull “Chrysalizing”, ku ka paraqitur skulpturat e tij të reja në bronz. Titulli i ekspozitës evokon transformimin e praktikës së tanishme artistike të Ramës: një kalim nga piktura, disiplinë për të cilën deri tani njihej më shumë nga publiku dhe kritika, drejt këtyre skulpturave me forma zoomorfe, por që nuk i përkasin asnjë taksonomie biologjike të njohur. Dhe e gjithë kjo duke shmangur batutën e famshme të artistit konceptual amerikan Ad Reinhardt: “Skulptura është ajo gjë me të cilën përplasesh kur ecën mbrapsht për të admiruar një pikturë”. Për Ramën, “është diçka që lindi natyrshëm”. Ai është ulur i shpenguar në një divan, me këmbët zbathur mbi tapetin e njërës prej sallave të Société, galeria që e ka sjellë në Berlin për Gallery Weekend, vorbullën e madhe artistike vjetore të kryeqytetit gjerman. “Për më tepër, të gjitha këto vepra vijnë nga pikturat e mia të mëparshme, të cilat janë shndërruar në skulptura. Me anë të inteligjencës artificiale krijoj një model digjital dhe, prej tij, realizoj një printim 3D. Më pas punoj me dorë”. I veshur me të zeza, përveç atleteve të bardha që qëndrojnë pranë kolltukut, Rama duket disi imponues, jo vetëm për shkak të gjatësisë së tij (1,98 metra) dhe trupit të fuqishëm, por edhe për seriozitetin fillestar. Një solemnitet që nis të shkrihet kur kujton vitet universitare në Akademinë e Arteve të Tiranës gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më të mbyllura dhe më kriminale të botës komuniste. “Ishte një shkollë e bazuar në disiplinën dhe metodën e programeve sovjetike”, kujton ai. “I kushtohej shumë rëndësi vizatimit realist, pikturës dhe kompozimit. Profesionalisht ishte një shkollë shumë solide, por nuk kishte liri. “Kishte vetëm realizëm socialist, pikë”. #voxnews #media #news

5113 views


💾

Është publikuar ditën e sotme fotoja dhe emri i shqiptarit i cili para dy ditësh i dha fund jetës së tij në një burg të Spanjës. Mësohet se viktima ës...

21 August 2026 at 16:01

Është publikuar ditën e sotme fotoja dhe emri i shqiptarit i cili para dy ditësh i dha fund jetës së tij në një burg të Spanjës. Mësohet se viktima është shtetasi shqiptar Jurgen Rama, me origjinë nga Burreli. Sakaq ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë të Spanjës. Sipas të burgosurve shqiptarë në institucionin e vuajtjes së dënimit, mësohet se Jurgeni ka kaluar një periudhë të vështirë psikologjike, sipas JOQ Albania. Jurgeni raportohet se para pak kohësh kishte humbur vëllain në një aksident, ndërsa ishte i burgosur dhe ishte në pritje të lirimit. Zvarritjet e proceseve gjyqësore në Spanjë, sipas tyre, kishin rënduar gjendjen e tij dhe e kishin çuar në depresion. Mirëpo vetëvrasja e Jurgeni merr përmasa më të mëdha, pasi raportohet se shqiptari kishte tentuar dhe më 16 gusht t’i jepte fund jetës, por u shpëtua falë disa shqiptarëve me të cilët ndante qelinë. Vetëvrasja e të riut brenda burgut ka ngritur pikëpyetje të shumta, ndërsa dyshimet janë te mosfunksionimi si duhet i institucionit spanjoll të vuajtjes së dënimit. #voxnews #media #news @voxnews.al

24.9K views


💾

Prej disa kohësh, në portale të ndryshme qarkullojmë lajme për ndryshime ministrash apo drejtorash. Fillimisht u lajmëruan se do të ndodhnin në gusht,...

21 August 2026 at 16:01

Prej disa kohësh, në portale të ndryshme qarkullojmë lajme për ndryshime ministrash apo drejtorash. Fillimisht u lajmëruan se do të ndodhnin në gusht, ndërsa tani i kanë shtyrë për në shtator. Përmendin tek tuk edhe ndonjë emër, por duke qenë se asnjeri nuk di gjë, por vetëm spekulojnë, kufizohen tek ideja se në shtator do të ketë ndryshime, me qëllim qetësimin dhe shfyrjen e protestës. Kjo, duke parë fakti se këtë gjë Edi Rama e ka bërë edhe më parë, kur ka pasur ndonjë krizë politike. Vetëm se, ata që shkruajnë për ndryshime, harrojnë gjënë me themelore. Këtë radhë nuk pi ujë asnjë ndryshim ministry apo drejtori, pasi protestuesit kërkojnë vetëm kokën e Edi Ramës. Ata e kanë bërë të qartë që nuk negociojnë në këtë pikë. Ndaj çdo lëvizje e Ramës, nuk do të ndikonte tek protesta. Dorëheqjen po, vështirë se e jep. Kështu që, e vetmja lëvizje logjike që mund të bënte Rama, do të ishte që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Ndoshta me një kryeministër tjetër socialist, sa për të qetësuar protestën, por me atë kandidat për të drejtuar Qeverinë e ardhshme. Çdo lëvizje tjetër, nuk do të kishte asnjë sens dhe asnjë efekt për të shuar apo shfryrë protestën. #voxnews #media #news @voxnews.al

6264 views


💾

Amnesty International po kërkon që Bashkimi Evropian të ndalojë transferimin e përgjegjësisë për azilin jashtë territorit të tij, në një raport kritik...

21 August 2026 at 16:01

Amnesty International po kërkon që Bashkimi Evropian të ndalojë transferimin e përgjegjësisë për azilin jashtë territorit të tij, në një raport kritik ndaj marrëveshjes së diskutueshme të Italisë me Shqipërinë për përshpejtimin e dëbimit të personave që konsiderohen se vijnë nga vende të cilësuara si “të sigurta” shkruan EuObserver Por apeli i organizatës, së bashku me rekomandimet e BE-së që pritet të publikohen më vonë të enjten (20 gusht), ka gjasa të bjerë në vesh të shurdhër, pasi Komisioni Evropian po ushtron presion ndaj shteteve anëtare që të institucionalizojnë më tej ato që i kanë cilësuar vetë si “zgjidhje novatore”, të cilat synojnë të parandalojnë kërkesat e shumta për azil në Evropë. Në fillim të këtij muaji, Magnus Brunner, komisioneri i BE-së për migracionin, u tha eurodeputetëve se qeveritë kombëtare duhet të shfrytëzojnë rregullat e zgjeruara, të njohura si “koncepte të vendeve të sigurta”, me qëllim “që procedurat e azilit të zhvillohen tashmë jashtë Bashkimit Evropian”. Ai sugjeroi gjithashtu se planet për ngritjen e qendrave të dëbimit jashtë BE-së po e shpërqendron vëmendjen, duke vënë në dukje se koncepti i vendit të sigurt i ka lejuar në thelb Spanjës të dëbojë pothuajse të gjithë personat që mbërritën në enklavën e Ceutës dhe t’i kthejë në Marok, pas mbërritjes së papritur të rreth 80 mijë personave. E lidhur me këtë është edhe mundësia për dërgimin e shtetasve që kërkojnë azil në një vend tjetër jashtë BE-së, edhe nëse ata nuk kanë shkelur kurrë më parë në atë vend. Amnesty: Koncepti i “vendit të sigurt” rrezikon të drejtat e njeriut Për Amnesty International dhe raportin e saj, koncepti i BE-së për vendet e sigurta “rrezikon në mënyrë të qenësishme të drejtat e njeriut”, pasi u mohon njerëzve aksesin në azil territorial. Organizata ka akuzuar gjithashtu Italinë se mbështetet te “praktika autoritare për t’iu shmangur llogaridhënies”, duke nxjerrë një numër të madh dekretesh për të anashkaluar gjykatat, ndërsa ka vënë në dukje edhe abuzimet e pretenduara në qendrat italiane të emigracionit në Shqipëri. Vetëm gjatë periudhës prill-maj të vitit të kaluar, pati të paktën dy tentativa për vetëvarje dhe incidente të ndryshme të vetëdëmtimit. Por vitin e kaluar Komisioni Evropian prezantoi një listë të “vendeve të sigurta të origjinës”, ku përfshiheshin Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia, si edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Kjo u lejon autoriteteve të përshpejtojnë shqyrtimin e kërkesave për azil të personave që vijnë nga këto vende. Negociatori kryesor i Parlamentit Evropian për konceptin e vendeve të sigurta të origjinës ishte Alessandro Ciriani, eurodeputet italian i lidhur me partinë Vëllezërit e Italisë, forcën politike që drejtohet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Marrëveshja Itali-Shqipëri prej 680 milionë eurosh Rregullat e zgjeruara u miratuan në një moment kritik për marrëveshjen pesëvjeçare të Italisë me Shqipërinë, me vlerë 680 milionë euro. Sipas marrëveshjes, deri atëherë vetëm 74 persona ishin transferuar drejtpërdrejt nga ujërat ndërkombëtare drejt Shqipërisë, në periudhën nga tetori 2024 deri në janar 2025. Këto transferime u ndalën pasi ndërhynë vendimet e gjykatave italiane. Gjykata e Shkallës së Parë në Romë gjithashtu i vuri një pengesë transferimeve, pas një vendimi të bazuar në një çështje të veçantë të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila kishte përcaktuar se shtetet anëtare nuk mund të cilësojnë vetëm pjesë të caktuara të një vendi të origjinës si të sigurta. Me transferimet drejt Shqipërisë të pezulluara, Italia vendosi që në vend të kësaj të përdorte objektet e saj në Gjadër për të mbajtur të ndaluar azilkërkuesit të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil, ndërsa prisnin dëbimin. #voxnews #media #news

3837 views


💾

❌