Normal view

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e ujit të detit në Vlorë. Sipas tij, uji në këtë zonë ka një ngjyrë të...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e ujit të detit në Vlorë. Sipas tij, uji në këtë zonë ka një ngjyrë të pazakontë, është i turbullt dhe shoqërohet edhe me një erë të rëndë. “Po jua dërgoj edhe një video, po nuk e di a shihet mirë ngjyra e ujit. Po ngjyra e ujit është shumë e keqe edhe kundërmon”, shkruan qytetari. Në pamjet e dërguara në redaksi, uji pranë bregut duket i turbullt dhe me ngjyrë të gjelbër-kafe, ndërsa në sipërfaqe dallohen edhe mbetje bimore apo alga. Shqetësimi është edhe më i madh për shkak se bëhet fjalë për një plazh të frekuentuar nga pushues, të cilët vijojnë të futen në det pavarësisht situatës së konstatuar në pamje. Nuk mund të përcaktohet vetëm nga pamjet shkaku i ndryshimit të ngjyrës së ujit apo nëse bëhet fjalë për ndotje, ndaj situata kërkon verifikim dhe analiza nga institucionet përgjegjëse. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga pushuesi për të sjellë shqetësimin në vëmendje të autoriteteve dhe për të kërkuar verifikimin e cilësisë së ujit në këtë zonë të bregdetit të Vlorës.

2814 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një pamje të pazakontë të filmuar në një rrugë interurbane. Në video shfaqet një au...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një pamje të pazakontë të filmuar në një rrugë interurbane. Në video shfaqet një automjet tip Mercedes-Benz SUV, mbi çatinë e të cilit është vendosur një dele e gjallë, së bashku me bagazhe dhe sende të tjera. Kafsha duket se është lidhur mbi pjesën e sipërme të automjetit dhe transportohet në këtë mënyrë gjatë lëvizjes në rrugë. Pamja ka ngjallur shqetësim për sigurinë e kafshës, por edhe për rrezikun që një transport i tillë mund të krijojë për përdoruesit e tjerë të rrugës. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, duke sjellë në vëmendje këtë mënyrë të pazakontë transporti.

13.1K views


💾

Ndërsa debati politik për performancën e ligjvënësve vijon, faturat financiare që ata i kushtojnë buxhetit të shtetit mbeten një nga çështjet me inter...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Ndërsa debati politik për performancën e ligjvënësve vijon, faturat financiare që ata i kushtojnë buxhetit të shtetit mbeten një nga çështjet me interesin më të madh publik. Pasqyrat financiare të Kuvendit të Shqipërisë zbulojnë shifrat e detajuara të shpenzimeve për deputetët gjatë muajit korrik 2026. Përveç pagës bazë prej afro 2,000 eurosh në muaj, ligjvënësit përfitojnë edhe paketa të majme shtesë. Këto përfitime përfshijnë deri në 400 euro në muaj për karburant, 170 euro për shpenzime telefonike, si dhe shuma të konsiderueshme për dieta udhëtimesh brenda vendit, rimbursim qira banese dhe fatura hoteli. Lista e ligjvënësve që kanë arkëtuar shumat më të larta të përfitimeve dytësore (pa përfshirë pagën bazë) kryesohet nga emra që në pjesën më të madhe mbeten figura kryesisht anonime në sferën publike, me pak ose aspak prani në debatin parlamentar: Antoneta Dhima: 2,812 € Elton Korreshi: 2,812 € Zamira Sinaj: 2,812 € Erjo Mile: 2,794 € Bledi Çomo: 2,794 € Ledina Alolli: 2,757 € Zegjine Çaushi: 2,738 € Ilirjan Pendavinji: 2,720 € Fadil Nasufi: 2,702 € Kiduina Zaka: 2,702 € Struktura e shpenzimeve dytësore Në total, Kuvendi ka shpenzuar 250,997 euro vetëm për përfitimet dytësore të deputetëve gjatë muajit korrik, të ndara si më poshtë: Dieta për udhëtimet brenda vendit: 156,243 € Rimbursim për karburant: 49,512 € Rimbursim për shpenzime telefonie: 23,991 € Honorare për mbledhjet e komisioneve: 14,484 € Rimbursim për qira banese: 6,570 € Rimbursim faturë hoteli: 194 € Fatura totale për buxhetin e shtetit Duke mbledhur të gjithë zërat financiarë: 290,000 euro për pagat bazë dhe 250,997 euro për përfitimet ekstra. Rezulton se vetëm gjatë muajit korrik deputetët i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një shumë totale prej 540,997.15 eurosh (afro 541 mijë euro).

6524 views


💾

Kompania koncesionare "Vlora International Airport" (VIA) po përgatit një padi kundër qeverisë shqiptare në Gjytatën e Arbitrazhit të Londrës, pas ven...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Kompania koncesionare "Vlora International Airport" (VIA) po përgatit një padi kundër qeverisë shqiptare në Gjytatën e Arbitrazhit të Londrës, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të anuluar kontratën koncesionare. Ndryshe nga paditë e zakonshme, kjo kërkesë nuk lidhet me dëmshpërblim financiar, por synon marrjen e një mase sigurimi për të bllokuar procedurën e zgjidhjes së kontratës. Përplasja mes palëve nisi pasi VIA aktivizoi nenin 21 të kontratës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim. Egzekutivi e refuzoi këtë kërkesë duke deklaruar se pretendimet e kompanisë bien ndesh me raportimet zyrtare dhe punimet e konfirmuara në terren, duke vijuar zyrtarisht me procedurën e anulimit. Aktualisht, VIA drejtohet nga administratori Vegim Hoxha (i vendosur nga kompania "2A Group"), pas ngrirjes së aksioneve të shoqërisë "Mabco". Nga ana tjetër, "Mabco" e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar padi për dëmshpërblim dhe fitim të munguar, ndonëse Pacolli i ka bërë thirrje publike qeverisë për zgjidhje me mirëkuptim. Gjykata e Arbitrazhit në Londër pritet të marrë një vendim për masën e sigurimit brenda një muaji e gjysmë.

4564 views


💾

Një turist i huaj në Sarandë është filmuar teksa ndihmon në lehtësimin e trafikut, pasi një aks rrugor ishte bllokuar për më shumë se gjysmë ore. Pamj...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një turist i huaj në Sarandë është filmuar teksa ndihmon në lehtësimin e trafikut, pasi një aks rrugor ishte bllokuar për më shumë se gjysmë ore. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë turistin në mes të rrugës, teksa orienton drejtuesit e automjeteve dhe përpiqet të ndihmojë në normalizimin e qarkullimit në një prej segmenteve të rënduara nga trafiku. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, situata kishte zgjatur për më shumë se 30 minuta, duke shkaktuar bllokim dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Në vend që të vazhdonte pushimet e tij, turisti duket se ka vendosur të ndërhyjë vetë për të ndihmuar në zhbllokimin e rrugës. “Përshëndetje. Pas bllokimit të rrugës për më tepër se gjysmë ore në rrugën 5 të Sarandës, ky turist i ktheu pushimet e tij në detyrën që Policia e Shtetit duhet të kryejë”, shkruan qytetari në mesazhin e dërguar në redaksi. Pamjet sjellin një situatë sa të pazakontë, aq edhe ironike: një turist që ka ardhur në Sarandë për pushime përfundon duke dalë në rrugë për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut. Në kulmin e sezonit turistik, kur qarkullimi në Sarandë rëndohet ndjeshëm, ndërhyrja e një turisti për të orientuar automjetet ka bërë që qytetari ta shohë situatën si një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e trafikut në qytet.

32.1K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania lidhur me aktivitetin online të një shtetasi të huaj që jeton dhe punon në Durrës. Sipas denonci...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania lidhur me aktivitetin online të një shtetasi të huaj që jeton dhe punon në Durrës. Sipas denoncimit, personi dyshohet se regjistron në mënyrë të përsëritur gra, vajza dhe në disa raste edhe fëmijë në hapësira publike, pa pëlqimin e tyre. Materialet e dërguara tregojnë se ai ka realizuar video në zona të ndryshme të Durrësit, përfshirë Golemin, Plazhin, Bulevardin dhe Vollgën, ndërsa sipas denoncuesit, ka qenë aktiv edhe në Tiranë. Në disa prej videove, kamera fokusohet te vajza dhe gra që kalojnë në rrugë apo shëtitore, ndërsa personi i regjistron gjatë lëvizjes. Denoncuesi pretendon gjithashtu se disa prej këtyre pamjeve janë shoqëruar me komente dhe publikime në rrjetet sociale, duke iu treguar personave jashtë Shqipërisë pamje të grave shqiptare. Për këtë arsye, denoncuesi kërkon që aktiviteti i tij të verifikohet nga autoritetet kompetente, veçanërisht për të përcaktuar mënyrën se si janë realizuar dhe përdorur këto materiale. JOQ Albania publikon shqetësimin për ndërgjegjësim dhe parandalim, pa synuar nxitjen e urrejtjes apo diskriminimit ndaj asnjë komuniteti. Çdo pretendim lidhur me personin dhe aktivitetin e tij duhet të verifikohet nga autoritetet përkatëse. Qëllimi është që sjellje potencialisht problematike të verifikohen në kohë dhe të merren masat e nevojshme nëse konstatohet shkelje e ligjit.

31.4K views


💾

Një pushuese ka përjetuar një surprizë krejtësisht të papritur gjatë pushimeve të saj në plazhet e Zanzibarit, duke marrë me vete një kujtim që vështi...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një pushuese ka përjetuar një surprizë krejtësisht të papritur gjatë pushimeve të saj në plazhet e Zanzibarit, duke marrë me vete një kujtim që vështirë se do ta harrojë ndonjëherë. E reja po relaksohej në ujë, kur pa u vënë re, nga prapa i është afruar një breshkë detare. Pa asnjë paralajmërim, krijesa ujore e ka kafshuar atë direkt në të ndenjura. Pavarësisht tronditjes së momentit dhe dhimbjes së lehtë, ngjarja ka kaluar pa pasoja të rënda, por me siguri mbetet një nga "suveniret" më të pazakonta e më të paharrueshme që mund të marrësh nga një udhëtim tropikal.

13.6K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e disa drejtuesve të mjeteve në trafik. “Shihni si hyjnë, ne presim n...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e disa drejtuesve të mjeteve në trafik. “Shihni si hyjnë, ne presim në radhë në trafik”, shprehet denoncuesja, duke treguar automjetet që futen në radhë ndërsa pjesa tjetër e drejtuesve presin. Pamjet tregojnë një trafik të rënduar, ku lëvizja e mjeteve është e ngadaltë dhe krijohen radhë të gjata. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, duke sjellë në vëmendje një tjetër situatë të përditshme në trafikun e rrugëve shqiptare.

47.9K views


💾

Një 70-vjeçar në Tiranë është bërë pre e një skeme mashtrimi, ku tre të rinj dyshohet se kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për ta bindur që t’u ...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Një 70-vjeçar në Tiranë është bërë pre e një skeme mashtrimi, ku tre të rinj dyshohet se kanë përdorur Inteligjencën Artificiale për ta bindur që t’u dorëzonte 100 mijë euro. Policia ka arrestuar dy prej të dyshuarve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë Brian Serica, 31-vjeç, dhe Skerdi Meta, 23-vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur R. H., 31-vjeç. Sipas autoriteteve, të rinjtë kanë komunikuar me 70-vjeçarin përmes mesazheve, duke u paraqitur si persona të njohur të tij. Dyshohet se, përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, ata kanë arritur ta bindin 70-vjeçarin se bëhej fjalë për një person që ai e njihte. I moshuari, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor, është bindur që t’u dorëzonte shumën prej 100 mijë eurosh, me pretendimin se paratë do t’i ktheheshin pas disa orësh. Por koha kaloi dhe shuma nuk iu kthye. Pas kësaj, 70-vjeçari ka denoncuar rastin pranë Policisë, duke bërë të mundur nisjen e hetimeve. Uniformat blu kanë arrestuar dy të dyshuarit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e R. H. Paralelisht, hetuesit po punojnë për identifikimin e personit që shkoi pranë subjektit të 70-vjeçarit dhe mori shumën prej 100 mijë eurosh. Rasti po hetohet nga autoritetet, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar roli i secilit prej personave të dyshuar në skemën e mashtrimit.

4640 views


💾

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fu...

By: @joq
25 August 2026 at 21:01

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT konfirmojnë se mungesa e fuqisë punëtore në vend po mbushet me ritme të shpejta nga shtetas të huaj, ku Azia po zë një peshë gjithnjë e më të madhe. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024, ku numri i tyre ishte rreth 21,9 mijë. Në vetëm katër vjet, ky numër është më shumë se dyfishuar (nga 14,9 mijë në vitin 2021). Sipas shifrave zyrtare, 55,1% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për arsye punësimi. Pas tij renditet bashkimi familjar me 19,8%, ndërsa qëllimet humanitare dhe studimet zënë përkatësisht 7,9% dhe 3,1%. Sa i përket profilit demografik, 65% e të huajve janë meshkuj dhe 35% femra, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-39 vjeç (24,5%). Edhe pse Evropa mban ende peshën kryesore me 52,9% të totalit (ku Kosova me 6.284 persona dhe Italia me 4.065 persona kryesojnë), dinamika më e fortë vjen nga Azia. Prania nga Azia: Arriti në 9.891 persona në fund të 2025-ës, me një rritje prej 117,6% brenda një viti. India: Renditet e treta në total me 2.886 persona (9% të totalit), duke pësuar një rritje prej 87,6%. Filipinet: Renditen të katërtat me 2.401 persona (7,5% të totalit), me një rritje prej 136,1% krahasuar me vitin 2024. Fluksi pritet të vijojë me ritme të larta, pasi gjatë vitit 2025 aplikimet për leje qëndrimi u rritën me 43,5%, ku vetëm kërkesat nga India dhe Filipinet përbënin mbi 1 në çdo 4 aplikime (26,6%). Paralelisht me emigracionin e rregullt, gjatë vitit 2025 janë identifikuar 1.926 të huaj me qëndrim të parregullt, nga 1.540 që ishin në vitin 2024 (një rritje prej 25%).

4386 views


💾

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina pret që Bashkimi Evropian të sigurojë 30 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e vendit n...

25 August 2026 at 19:01

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina pret që Bashkimi Evropian të sigurojë 30 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e vendit në luftën kundër pushtimit rus. Duke folur për gazetarët, Zelensky tha se këto fonde janë të nevojshme për “mbrojtjen e të gjithë vendit”. Sipas tij, Ukraina aktualisht përballet me një mungesë prej 27 miliardë dollarësh në buxhetin e mbrojtjes. Rreth 20 miliardë dollarë nevojiten për pagesat e ushtarëve, si dhe për kompensimin e familjeve të ushtarëve të vrarë dhe shpenzime të tjera të lidhura me luftën. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve shtesë do të përdorej për prodhimin e dronëve, të cilët janë bërë një nga elementët kryesorë të mbrojtjes ukrainase dhe të luftës moderne në front. “Nevojitet një shumë e konsiderueshme parash. Po punoj për këtë çështje me francezët dhe gjermanët”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas foli gjithashtu për situatën në terren. Ai pretendoi se forcat ukrainase kanë rimarrë 820 kilometra katrorë territor nga forcat ruse që nga fillimi i vitit, duke përfshirë pothuajse të gjithë rajonin e Dnipropetrovskut. Megjithatë, presidenti Zelensky pranoi se edhe Rusia ka bërë përparime gjatë të njëjtës periudhë, duke marrë kontrollin e rreth 990 kilometrave katrorë të tjerë të territorit ukrainas. Zelensky tha se pret që Ukraina të rimarrë territore të tjera deri në fund të vitit. Shifrat mbi ndryshimet territoriale nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. #voxnews #media #news @voxnews.al

14.1K views


💾

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja në lidhje me lëvizjet e 48-vjeçarit Altin Allmuça përpara se të vriste bashkëkombësen e tij 45-vjeçare në Nea...

25 August 2026 at 19:01

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja në lidhje me lëvizjet e 48-vjeçarit Altin Allmuça përpara se të vriste bashkëkombësen e tij 45-vjeçare në Nea Smyrni dhe më pas t’i jepte fund jetës. Sipas Protothema.gr, përpara se të dilte nga shtëpia, 48-vjeçari i la gruas së tij 1,000 euro, duke i thënë asaj “të vazhdonte të mbante para”. Më pas ai shkoi në Nea Smyrni, ku e vrau 45-vjeçaren dhe menjëherë kreu vetëvrasje. Gruaja e autorit të krimit, e cila u thirr për të dëshmuar, thuhet se deklaroi se për rreth 18 muaj kishte vënë re një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen e tij. Siç tha ajo, 48-vjeçari mungonte shpesh në shtëpi dhe kishte netë kur flinte diku tjetër, pa e ditur ajo se ku ndodhej ose nëse ishte në një lidhje me një grua tjetër. Njëkohësisht, deklaratat nga mjedisi i Lulieta Obzova pritet të hedhin më shumë dritë mbi marrëdhënien e saj me 48-vjeçarin dhe veçanërisht mbi atë që i kishte paraprirë krimit. Sipas informacioneve, viktima i ishte rrëfyer motrës së saj se ishte në një lidhje me një burrë, por nga i cili kishte vendosur të ndahej për shkak të xhelozisë së tij. Dyshohet se ai i kishte thënë se vazhdonte të këmbëngulte dhe se ajo kishte frikë. Natën e vrasjes, 45-vjeçarja ishte vetëm në shtëpinë e saj. Vajza e saj nuk ishte në Athinë, pasi kishte shkuar në Agrinio me xhaxhain e saj. Njëkohësisht, natyra e marrëdhënies së 48-vjeçarit me 45-vjeçaren është nën mikroskopin e policisë, ndërsa pajisjet e tij elektronike po shqyrtohen me qëllim identifikimin e komunikimeve ose provave të tjera që mund të plotësojnë pamjen e asaj që kishte paraprirë. Një element vendimtar janë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat kanë regjistruar krimin. Sipas informacioneve të deritanishme, 48-vjeçari duket se e ka pritur 45-vjeçaren jashtë shtëpisë së saj. Kur ajo hapi derën dhe doli, ai e qëlloi dhe më pas e drejtoi revolen nga vetja dhe kreu vetëvrasje. #voxnews #media #news

31.1K views


💾

Ish-kreu i shërbimit britanik të inteligjencës MI6, Richard Moore, ka vlerësuar aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva thellë brenda territorit ...

25 August 2026 at 19:01

Ish-kreu i shërbimit britanik të inteligjencës MI6, Richard Moore, ka vlerësuar aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, duke thënë se Kievi po kryen një punë “të jashtëzakonshme” në dëmtimin e infrastrukturës që mbështet përpjekjet ushtarake të Moskës. Në një intervistë për programin Today të BBC Radio 4, Moore tha se ekonomia ruse po e ka të vështirë të përballojë aftësinë e Ukrainës për të kryer sulme në thellësi të territorit rus. Sipas tij, forcat ukrainase po rezistojnë mirë në vijën e frontit, ndërsa Rusia po pëson humbje të mëdha. Megjithatë, ai theksoi se Ukraina vijon të jetë nën presion të fortë për shkak të sulmeve ruse me raketa ndaj infrastrukturës civile energjetike. Moore e cilësoi si një “sinjal shumë të rëndësishëm” vendimin e Britanisë për t’i dhënë Ukrainës planet për raketa me rreze të gjatë veprimi. Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Kievit për të zhvilluar industrinë e tij të mbrojtjes. Por ish-kreu i MI6 paralajmëroi se Ukraina po përballet me mungesë të raketave interceptuese Patriot, të cilat përdoren për të ndaluar sulmet ruse. Sipas tij, krahasuar me disa muaj më parë, një numër më i madh raketash ruse po arrijnë të depërtojnë përmes mbrojtjes ajrore ukrainase. #voxnews #media #news @voxnews.al

1739 views


💾

Deri në fund të vitit 2025 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 32,163 shtetas. Krahasuar me vitin paraardhës numri i shtetasve të...

25 August 2026 at 19:01

Deri në fund të vitit 2025 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 32,163 shtetas. Krahasuar me vitin paraardhës numri i shtetasve të huaj u rrit me 46.6%. Të dhënat për numrin e lejeve të qëndrimit të të huajave u publikuan nga INSTAT. Sipas të dhënave shtetasit e huajt nga Europa të pajisur me leje qëndrimi, përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve. Numri i tyre deri në fund të 2025-s ka arritur në 17,022 shtetas të huaj apo duke përbërë 52,9 % të totalit. Numri i europianëve ka shënuar një rritje prej 18,5 %, krahasuar me 2024; Edhe shtetasit nga Azia gjithashtu kanë shënuar rritje të ndjeshme me 117,6 %, krahasuar me 2024. Numri i tyre arriti në 9,891 persona. Numri i shtetasve nga Amerika, Afrika dhe Oqeania arriti në 5,250 persona me rritje me 73,4 %, krahasuar me 2024. Punësimi mbetet arsyeja kryesore e qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri. 55,1% e lejeve të qëndrimit janë për arsye punësimi. E ndjekur nga motivi tjetër ai i bashkimit familjar, duke përbërë 19.8% të numrit të lejeve të qëndrimit. Për qëllime humanitare përbënë 7,9 % të totalit dhe për studimi zunë 3,1 %. Për 2025 vihet re një rritje e lartë e aplikimeve të reja nga shtetasit nga India dhe Filipinet. Në total numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2025 shënoi rritje prej 43,5 %, krahasuar me vitin 2024 dhe shtetasit nga India dhe Filipine përbëjnë 26,6 % të aplikimeve. Rritja e lejeve të qëndrimit për shtetasit nga Filipinet dhe India ndjek tendencën e kërkesës në rritje të bizneseve për punësime të këtyre shtetasve, veçanërisht në sektorët e shërbimit, akomodimit (veçanërisht si kamarier, punonjës pastrimi, etj) dhe punonjësve në shtëpi, si kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish. Po ashtu në 2025 u identifikuan 1.926 të huaj të parregullt, duke shënuar rritje, krahasuar me 1.540 persona në vitin 2024. 65,0 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt 35,0 % femra; • Grup-mosha më e përfaqësuar: 30 – 39 vjeç, e cila përbën 24,5 % të të huajve gjithsej; Për 2025 dominojnë italianët dhe shtetasit nga Kosova Në vitin 2025, shtetet me numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, janë Kosova dhe Italia, të cilat zënë përkatësisht 19,5 % dhe 12,6 % të të huajve gjithsej, ndjekur nga India me 9,0 % dhe Filipinet me 7,5 %. Ndër to, rritja më e madhe e të huajve, krahasuar me vitin 2024, është regjistruar në vendet e origjinës si: Filipinet me 136,1 % dhe India me 87,6 %. Deri në qershor 2026 numri i të huajve arriti gati 39 mijë shtetas Monitor më herët publikoi numrin e shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi deri në fund të muajit qershor 2026. Sipas të dhënave të marra nga Policia e Shtetit numri i tyre arriti në 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj. Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi apo me 11% të totalit. Numri i lejeve të qëndrimit të shtetasve nga India arriti në 3,882 duke zënë 10% të totalit, nga Filipinet në 3,638 (9.3% të totalit) dhe nga Egjipti me 3,441 apo 8% të lejeve aktive. (Monitor) #voxnews #media #news

3677 views


💾

Një avion i vogël u rrëzua në oqean pranë Boca Raton, Florida, pas një uljeje emergjente. Piloti, i vetmi person në bord, shpëtoi pa lëndime pasi ekip...

25 August 2026 at 19:01

Një avion i vogël u rrëzua në oqean pranë Boca Raton, Florida, pas një uljeje emergjente. Piloti, i vetmi person në bord, shpëtoi pa lëndime pasi ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë. Avioni ishte nisur nga Fort Myers drejt Bahamas, por pasi shpalli emergjencë, po tentonte të ulej në aeroportin e Boca Raton kur përfundoi në det. Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit. #voxnews #media #news

18 views


💾

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë tronditi Kosovën, ku një i ri qëlloi për vdekje gruan e tij shtatëzënë në Malishevë. Sipas raporti...

25 August 2026 at 19:01

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë tronditi Kosovën, ku një i ri qëlloi për vdekje gruan e tij shtatëzënë në Malishevë. Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, problemet në çift dhe xhelozia dyshohet se janë motivet e ngjarjes. 25-vjeçarja me inicialet J.B, është qëlluar nga 26-vjeçari me inicialet E.B, në dhomën e tyre të gjumit, i cili më pas ka qëlluar dhe veten. E reja shtatëzënë ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ndërsa autori është në gjendje të rëndë. Megjthatë familjarët kanë treguar për mediat se çifti nuk ka pasur probleme dhe jetonin të lumtur. Autori i dyshuar ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani, ndërsa bashkëshortja e vizitonte vazhdimisht. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rastin tragjik. Prokuroria po e trajton çështjen si “vrasje të rëndë”. #voxnews #media #news @voxnews.al

20.1K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë (24 gusht) ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim ku në fokus ka qenë puna e bërë gjatë vitit të...

25 August 2026 at 19:01

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë (24 gusht) ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim ku në fokus ka qenë puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës, si edhe prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit. Pjesë e mbledhjes ka qenë edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella”. Gjatë një bashkëbisedimi me të, kryeministri Rama e pyet për ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për të cilën “Diella” shprehet se përvoja e saj në shërbimin publik, është vlerë për punën kolegjiale dhe bashkëpunimin mes ministrive. Sipas “Diellës”, bashkëpunimi i qartë mes ministrive është thelbësor për t’i kthyer prioritetet e kabinetit në rezultate konkrete për qytetarët, ndërsa përvoja e Kumbaros merr vlerë të plotë përmes bashkërendimit dhe rezultateve të prekshme. “Prania e saj e plotëson më tej njësinë e përbashkët të punës. Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit, është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët”, tha Diella. #voxnews #media #news

17 views


💾

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, lidhur me ngjarjen ku u d...

25 August 2026 at 19:01

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, lidhur me ngjarjen ku u dhunua shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Për dy të dyshuarit, të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se gjykata ka vendosur ndaj Spiro Iljadhit dhe Ermal Vatës masën “Detyrim për t’u paraqitur”, duke i lënë të lirë gjatë hetimeve. Ngjarja ndodhi më 16 gusht në ambientet e lokalit “Orange” në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u prezantua si punonjës policie, ai u godit nga personat e përfshirë në përplasje. Për këtë ngjarje, gjykata ka caktuar më herët “arrest me burg” për gjashtë persona, të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. #voxnews #media #news @voxnews.al

2917 views


💾

Një aksion i Drejtorisë së Burgjeve në burgun e Fushë-Krujës ka çuar në sekuestrimin e një telefoni celular, që dyshohet se i përket të burgosurit Ram...

25 August 2026 at 19:01

Një aksion i Drejtorisë së Burgjeve në burgun e Fushë-Krujës ka çuar në sekuestrimin e një telefoni celular, që dyshohet se i përket të burgosurit Ramazan Rraja. Aparati i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë dixhitale, ndërsa kontrollet vijojnë pasi dyshohet se në ambientet e burgut mund të jenë fshehur edhe telefona të tjerë. Rraja ndodhet në burg nën akuzën e trafikut të drogës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që sipas SPAK ka trafikuar në Evropë rreth 8 tonë lëndë narkotike. #voxnews #media #news @voxnews.al

3112 views


💾

❌