Normal view

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme me kabllot elektrike dhe të internetit në Korçë. Në p...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme me kabllot elektrike dhe të internetit në Korçë. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen disa kabllo të shkëputura dhe të varura në mënyrë të çrregullt përgjatë një godine dhe mbi hapësirën ku kalojnë këmbësorët. Sipas qytetarit, kjo situatë vijon prej më shumë se dy javësh, ndërsa deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta zgjidhur problemin. “Ka dy javë e ca për këto tela. Si mund ta bëjmë? Ka dy javë që nuk shihet askush ta marrë përsipër.” Gjendja e kabllove krijon shqetësim për sigurinë e kalimtarëve dhe banorëve të zonës, veçanërisht nëse ato janë nën tension ose mund të shkëputen plotësisht. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e qytetarit, ndërsa kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe operatorëve përgjegjës për të verifikuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun.

10.5K views


💾

Një automjet ka marrë flakë sot rreth orës 16:38 në lagjen 18, pranë Policisë së Durrësit, në afërsi të Kebab King. Sipas raportimeve paraprake, brend...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një automjet ka marrë flakë sot rreth orës 16:38 në lagjen 18, pranë Policisë së Durrësit, në afërsi të Kebab King. Sipas raportimeve paraprake, brenda automjetit ndodheshin vetëm kartona dhe sende plastike. Mësohet gjithashtu se makina kishte qenë e parkuar në atë zonë prej disa vitesh. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

18.6K views


💾

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas s...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një përplasje fizike me një shtetas shqiptar. Sipas dëshmive paraprake, nuk bëhet fjalë për një sherr të nisur nga ndonjë aksident rrugor, pasi nuk janë konstatuar dëme në automjete. Por papritur, shqiptarët emigrantë nga Italia kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të rrihen me turistin. Në pamje mund të shihni se si shqiptari e përplas në tokë turistin ndërkohë që ai tenton të hipë në makinë. Ngjarja është ndaluar nga kalimtarë të rastit, ndërsa rrethanat dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht mes personave të përfshirë.

14.5K views


💾

Pak kohë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi një video që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, ku një i ri grek shihej duke qëndruar mbi një paddle, i ...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Pak kohë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi një video që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, ku një i ri grek shihej duke qëndruar mbi një paddle, i ulur në një karrige dhe duke u përpjekur të ruante ekuilibrin pa përfunduar në ujë. Duket se kjo sfidë nuk mbeti vetëm në brigjet e Greqisë. Videoja ka frymëzuar edhe një të ri shqiptar, i cili ka vendosur ta provojë të njëjtën ide. Edhe ai është ulur mbi paddle dhe ka nisur të sfidojë ekuilibrin mbi ujë, duke e kthyer një moment të zakonshëm veror në një aventurë jo pak të veçantë. Nëse shqiptari do të arrijë ta mbajë ekuilibrin apo do të përfundojë në ujë, këtë e tregon më së miri videoja. Por një gjë është e sigurt: sfida duket se tashmë ka kaluar kufirin dhe ka mbërritur edhe në Shqipëri. Mesazhi i qytetarit: LIVE NGA DHERMIU ,I RIU QENDRON I ULUR ME KARRIGE NE PADDLE ! Jo po greku ja shqiptari e pa ju dredh qerpiku

25.3K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit, Durrës, duke kërkuar publikimin e rastit për të tërheq...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit, Durrës, duke kërkuar publikimin e rastit për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 03:30–04:10. Personat e dyshuar kanë hyrë në ambientet e dyqanit dhe restorantit të tij pa maskim dhe pa kapuç të pashqetësuar nga kamerat. Denoncuesi thotë se personi ka hyrë brenda duke pirë cigare, ka kontrolluar me kujdes arkën dhe më pas ka marrë paratë që ka gjetur. “Siguria maksimale me kamera ambienti. Ky hyn brenda, kontrollon kasën mirë e mirë dhe merr çfarë gjen”, shprehet qytetari. Ai thotë gjithashtu se personat janë të zonës dhe se mund të jenë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Qytetari shpreh shqetësimin se, pavarësisht denoncimit në polici, nuk po gjen zgjidhje.

68.4K views


💾

Në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026, brigjet e Ksamilit u tronditën nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari portugez, Lui...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026, brigjet e Ksamilit u tronditën nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë me thikë 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Ngjarja ndodhi në zonën e jashtme të një prej lokaleve të njohura në bregdet, "Principote", pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas grupit hetimor, konflikti nisi fillimisht me grushte ku u përfshinë disa prej kamarierëve dhe stafit të sigurisë së lokalit, për t'u përshkallëzuar më pas kur 29-vjeçari Sokrat Vata (i njohur edhe si Sokrat Lipa) e goditi disa herë me mjet prerës (thikë) të riun portugez, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Teksa një vit më parë argëtohej në Jug me turistët e huaj, një vit më vonë Vata vrau njërin prej tyre duke i shkatërruar imazhin Shqipërisë e shqiptarëve... Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes. U lokalizua dhe u arrestua pak orë më vonë nga Policia në Levan të Fierit. Vata u theksua se ishte fshehur brenda bagazhit të një automjeti që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak dhe ku udhëtonte edhe shtetasi tjetër turk Nuh Mahmutoglu, të cilët u vunë në pranga për përkrahje të autorit.

17.1K views


💾

Një event muzikor i mbajtur pak ditë më parë në zonën e Drimadhës, ku ka performuar DJ i njohur turk Mahmut Orhan, ka bërë bashkë në një ambient të pë...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një event muzikor i mbajtur pak ditë më parë në zonën e Drimadhës, ku ka performuar DJ i njohur turk Mahmut Orhan, ka bërë bashkë në një ambient të përbashkët përfaqësues të botës së krimit dhe persona nën hetim. Eventi zgjati nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit te "Moyo". U karakterizua nga një atmosferë garë-shpenzimesh, ku çmimet e rezervimit të tavolinave arritën deri në 6000€, ndërsa faturat e pijeve luksoze si Dom Perignon dhe Cristal kapën shifra dyshifrore mijëra €, kryesisht të paguara në para cash. Në ambientet e eventit u panë biznesmenë, persona nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, eskorta luksi si dhe figura të tjera publike e të skemave të ndryshme financiare. Për shkak të dyshimeve të forta se mund të merrnin pjesë persona në kërkim ose nën hetim penal, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe strukturave policore kanë vëzhguar zhvillimin e eventit. Hetuesit kanë dokumentuar përmes fotografive dhe videove jo vetëm pjesëmarrësit dhe faturat e larta, por edhe mjetet luksoze me të cilat janë transportuar ata, me synim pasurimin e dosjeve hetimore ekzistuese. Ngjarja ka vënë sërish në pah sfidën e hapur të institucioneve të drejtësisë përmes ekspozimit të luksit ekstrem në zonat turistike të vendit gjatë sezonit veror.

65.7K views


💾

Një qytetar shqiptar me nënshtetësi amerikane i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident që, sipas dëshmisë së tij, ka nd...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Një qytetar shqiptar me nënshtetësi amerikane i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident që, sipas dëshmisë së tij, ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të Vlorës. Qytetari tregon se ishte duke lëvizur me biçikletë kur një automjet i Policisë Bashkiake të Vlorës është ndalur në mes të rrugës, duke i prerë rrugën dhe, sipas tij, për pak sa nuk e ka përplasur. Ai pretendon se i ka kërkuar punonjësve të lëviznin automjetin, por situata është përshkallëzuar. Sipas qytetarit, një prej punonjëseve ka dalë nga makina dhe i është drejtuar me një fjalor të rëndë, ndërsa më pas e ka kërcënuar se do ta shoqëronte në polici. Por, sipas dëshmisë së tij, situata ka marrë një tjetër drejtim në momentin kur ai ka nisur t'u kërkojë punonjësve të Policisë Bashkiake të respektojnë ligjin dhe të sqarojë kompetencat që kanë. Qytetari pretendon se pas kësaj punonjësit janë tërhequr dhe automjeti është larguar nga vendi. Rasti ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si sillen punonjësit e institucioneve publike me qytetarët, veçanërisht në një qytet turistik si Vlora, ku sjellja dhe komunikimi i çdo punonjësi që përfaqëson një institucion duhet të jetë në përputhje me etikën dhe përgjegjësinë e detyrës. A është e pranueshme që një punonjës i Policisë Bashkiake, në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe qytetarët, t'i drejtohet një personi me ofendime dhe një fjalor rruge? Uniforma nuk duhet të jetë një mburojë për arrogancën, kërcënimet apo mungesën e etikës. Përkundrazi, ajo duhet të përfaqësojë autoritetin, rregullin dhe respektin ndaj qytetarit.

289.7K views


💾

Jessica Fletcher, nga Fredericton, Kanada, ka gjetur një mënyrë të pazakontë, por shumë prekëse, për t’u siguruar që djali i saj 11-vjeçar, Hunter, të...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

Jessica Fletcher, nga Fredericton, Kanada, ka gjetur një mënyrë të pazakontë, por shumë prekëse, për t’u siguruar që djali i saj 11-vjeçar, Hunter, të ketë gjithmonë një mënyrë për të komunikuar me të. Hunter është autik dhe nuk flet. Ai përdor një pajisje AAC, telefonin, gjuhën e shenjave dhe gjestet për të shprehur atë që dëshiron. Por një ditë, teksa Jessica dhe Hunter po hanin në një restorant, pajisja e tij e komunikimit mbeti pa bateri. Jessica tentoi ta ndihmonte duke i vizatuar alfabetin në një letër, por Hunter u frustrua. Më pas, ai e ktheu letrën nga ana tjetër dhe, nga kujtesa, vizatoi vetë një tastierë. Duke përdorur gishtin, ai “shkroi” në tastierën e vizatuar për t’i treguar nënës së tij porosinë. Ky moment i dha Jessicës një ide. Ajo vendosi të bëjë tatuazh një tastierë të plotë në parakrahun e saj të majtë, në mënyrë që Hunter të kishte një alternativë për të komunikuar edhe kur pajisjet elektronike nuk funksiononin. Tatuazhi përfshin shkronja, simbole, një fytyrë të lumtur, një fytyrë të trishtuar dhe një simbol “Të dua”. Momenti më emocionues erdhi kur Hunter përdori për herë të parë tatuazhin dhe mesazhi i tij ishte “Mama”. Jessica më vonë publikoi videon e tatuazhit në Facebook, ku shkroi se do t’i jepte trupit të saj edhe një mijë shenja, nëse kjo do t’i jepte djalit të saj edhe një mënyrë më shumë për të komunikuar. Historia e tyre është një shembull prekës i dashurisë së një nëne dhe i përpjekjes për t’i dhënë fëmijës së saj një zë, pavarësisht pengesave.

19.5K views


💾

David Gjana, 29 vjeç, nga Kukësi, është personi i dytë i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Gjana përdor dy ...

By: @joq
20 August 2026 at 17:01

David Gjana, 29 vjeç, nga Kukësi, është personi i dytë i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Gjana përdor dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë bashkë me Sokrat Lipan alias Vata nga Hasi, në dhunimin e 20-vjeçarit. Ai rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Bekim Bulicën, pronarin e “Principotes”, i cili është shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”. Sipas Policisë, ngjarja ka nisur rreth orës 05:15 të 18 gushtit në ambientet e “Principote” dhe më pas është zhvendosur në plazhin e “Paradise”. Gjatë konfliktit, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur disa herë me thikë në trup turistin portugez, ndërsa në të njëjtën kohë David Gjana alias Heurtevent e ka goditur me grushte. Para sulmit me thikë, në përleshje dyshohet se janë përfshirë edhe kamarierët e “Principotes”. Vata u arrestua rreth pesë orë pas krimit në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti me dy shtetas turq, ndërsa Bekim Bulica vijon të jetë në kërkim. Ngjarja rikthen në vëmendje edhe një tjetër incident të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, u dhunua pasi ndërhyri gjatë një konflikti ku po sulmohej një turist i huaj. Sipas të dhënave të bëra publike, efektivi dyshohet se u dhunua nga truprojat e lokalit “Orange”. Ndërkohë, në lidhje me vrasjen në Ksamil, në pranga është edhe efektivi i Policisë në Gjirokastër Miosid Matushaj, i cili akuzohet se nuk ka ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe nuk ka njoftuar autoritetet pas krimit.

62.9K views


💾

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha homologes së tij koreano-veriore, Choe Son Hui, se Rusia dhe Koreja e Veriut po punojnë për krijimin e nj...

20 August 2026 at 16:01

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha homologes së tij koreano-veriore, Choe Son Hui, se Rusia dhe Koreja e Veriut po punojnë për krijimin e një “rendi të ri dhe të drejtë botëror”, ndërsa dy vendet po thellojnë bashkëpunimin e tyre. Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore KCNA, Lavrov rikonfirmoi angazhimin e Moskës për të zgjeruar bashkëpunimin me Phenianin në të gjitha fushat dhe për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut janë forcuar ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Në fund të vitit 2024, Koreja e Veriut dërgoi rreth 14 mijë trupa në Rusi për të ndihmuar forcat ruse në zmbrapsjen e inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut. Lavrov e cilësoi pjesëmarrjen e ushtarëve koreano-veriorë në luftimet në Kursk si dëshmi të “miqësisë luftarake” mes dy vendeve. Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore dyshojnë se Pheniani po merr nga Moska ndihmë për zhvillimin e armëve, në këmbim të mbështetjes ushtarake për Rusinë. Koreja e Veriut dyshohet gjithashtu se i ka furnizuar Rusinë me miliona predha artilerie, raketa balistike dhe sisteme raketash me shumë lëshime për përdorim në luftën kundër Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar ndërkohë se deri në 50 mijë ushtarë koreano-veriorë mund të dërgohen në Rusi në një dislokim të ri, duke rritur presionin ushtarak ndaj Ukrainës. #voxnews #media #news @voxnews.al

5141 views


💾

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin e socialistëve për reduktimin në 46 bashki,...

20 August 2026 at 16:01

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin e socialistëve për reduktimin në 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha do të rrisin distancën mes qytetarit dhe pushtetit vendor. "Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari. Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë. Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme", shkruan ai. Luçiano Boçi thekson se me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra, sepse Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha, por për bashki që funksionojnë, ndaj sipas tij kjo është dobësia kryesore e propozimit socialist. Ai vijon më tej kur thotë se një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë, por kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve. "Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg. Në këtë kontekst është absurde të bashkosh Tepelenën me Memaliajn, Fushë-Arrëzin me Pukën apo Librazhdin me Prrenjasin. Po aq absurde është që një bashki me performancë më të mirë të përthithet nga një bashki me performancë më të dobët. Dimali ka performancë më të mirë se Berati, Selenica se Vlora, Patosi se Fieri. Po kështu edhe Maliqi", vijon ai. Si bashkëkryetar i reformës nga PD, Luçiano Boçi shprehet se për këto arsye dhe të tjera, ata mbështesin një hartë me rreth 100 bashki. Më poshtë, propozimi i PD dhe sqarimi i Luçiano Boçit për 100 bashki: Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme. Cila hartë i shërben më mirë qytetarit? Ku është qytetari në këtë hartë? Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër. Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari. Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë. Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme. Me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra. Kjo është dobësia kryesore e këtij propozimi. Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha. Ka nevojë për bashki që funksionojnë. Një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë. Ajo është e fortë kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg. #voxnews #media #news

4102 views


💾

Brian Mwenda Njagi u bë i njohur pasi u raportua se ishte paraqitur si avokat i licencuar në gjykatat keniane dhe se kishte fituar 26 çështje. Megjith...

20 August 2026 at 16:01

Brian Mwenda Njagi u bë i njohur pasi u raportua se ishte paraqitur si avokat i licencuar në gjykatat keniane dhe se kishte fituar 26 çështje. Megjithatë, Law Society of Kenya e ka kundërshtuar pretendimin për “26 fitore”, ndërsa numri i çështjeve dhe rezultatet e tyre nuk janë konfirmuar. Njagi u arrestua dhe u akuzua për paraqitje të rreme si avokat. Çështja e tij penale vazhdoi në gjykatat keniane, me provat e prokurorisë që ende po shqyrtoheshin në vitin 2025. #voxnews #media #news @voxnews.al

25.4K views


💾

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas het...

20 August 2026 at 16:01

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas hetimeve të policisë, konflikti dyshohet se nisi me përplasjen mes të riut dhe 29-vjeçarit David Heurtevent (shqiptaro-amerikan), banues në Vorë, i cili më pas e ka goditur me grushte. Sipas dinamikës së zbardhur nga autoritetet, përplasja ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, ku Heurtevent dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin portugez. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të lokalit, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin. Situata më pas ka agravuar, ndërsa sipas policisë, Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se ka ndërhyrë në konflikt dhe e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. Plagët e marra rezultuan fatale për 20-vjeçarin. Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar si autori i goditjeve me thikë, ndërsa David Heurtevent është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, mes tyre punonjës të lokalit “Principote”, të dyshuar se janë përfshirë në përleshje ose nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit person në konfliktin që përfundoi me vdekjen e turistit portugez. Burime nga grupi hetimor thanë se shokët e viktimës kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin kur 20-vjeçari portugez është goditur me thikë. Ata kanë treguar se janë përballur me policinë në mëngjes dhe, në hyrje të beach barit, shumë pranë bregut të detit, kanë parë trupin e pajetë të shokut të tyre. Sipas dëshmive të tyre, deri në atë moment nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur me 20-vjeçarin. 29-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për konfliktin, goditjen me thikë apo momentet pas ngjarjes. #voxnews #media #news

4485 views


💾

Autoritetet kroate kanë arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z. në Pula, bazuar në një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Dyshohet për...

20 August 2026 at 16:01

Autoritetet kroate kanë arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z. në Pula, bazuar në një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Dyshohet për përfshirje në sabotimin e gazsjellësit Nord-Stream. Sipas Zyrës së Prokurorit federal në Karlsruhe të Gjermanisë, arrestimi u krye nga Departamenti i Policisë së Pulës në koordinim me Drejtorinë e Policisë së Zagrebit. I arrestuari është nën dyshime serioze se, së bashku me autorë të tjerë, shkaktoi shpërthiminnë tubacionin e gazit Nord-Stream dhe kështu kreu sabotim dhe shkatërrimin e një objekti infrastrukturor. Zhytës i një grupi terrorist Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe, e cila është përgjegjëse për akte të drejtuara kundër rendit kushtetues, thotë në urdhër-arrestin se ukrainasi Vladimir Z. është një zhytës i trajnuar dhe se ai i përkiste një grupi njerëzish të mbledhur rreth bashkatdhetarit të tij Serhiy K., kundër të cilit po zhvillohen procedura të veçanta. Ky grup akuzohet se ka vendosur pajisje shpërthyese në tubacionet e gazit Nord Stream1 dhe Nord Stream 2 në shtator 2022, pranë ishullit danez Bornholm në Detin Baltik. I dyshuari mori pjesë në operacionet e zhytjes të nevojshme për të vendosur eksplozivët. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën një varkë me vela që u nis nga porti gjerman i Rostock për transport. Anija ishte marrë më parë me qira nga një kompani gjermane nëpërmjet një ndërmjetësi që përdorte dokumente personale të falsifikuara. Ekplozivi shpërtheu më 26 shtator 2022, duke shkaktuar dëme të rënda në të dy tubacionet e gazit. Procesi vazhdon - në Gjermani Pas ekstradimit nga Kroacia, i dyshuari duhet të sillet para një gjyqtari hetues në Gjykatën Supreme Federale Gjermane në Karlsruhe. Më 30 qershor 2026, Zyra e Prokurorit Publik Federal ngriti një padi kundër Serhiy K., kundër të cilit po zhvillohen procedura të veçanta, në Gjykatën e Lartë në Hamburg. #voxnews #media #news

4612 views


💾

Një konflikt mes disa grupeve të miturish në Tiranë është parandaluar në kohë nga Policia, pasi të rinjtë ishin mbledhur për t’u përleshur me njëri-tj...

20 August 2026 at 16:01

Një konflikt mes disa grupeve të miturish në Tiranë është parandaluar në kohë nga Policia, pasi të rinjtë ishin mbledhur për t’u përleshur me njëri-tjetrin në zonën e Kombinatit. Burime për Top News bëjnë me dije se konflikti dyshohet se ka nisur në rrjetin social TikTok. Shkak është bërë pretendimi i njërit prej të miturve se motra e tij ishte ngacmuar në rrjetet sociale. Pas kësaj, ai dyshohet se ka mbledhur një grup të rinjsh me qëllim për t’u përballur me personat që i konsideronte përgjegjës. Të miturit ishin organizuar në disa grupe, me të rinj nga zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Selitën, Yzberishtin, 21 Dhjetorin dhe ish-Parkun. Sipas burimeve, para konfliktit, grupet janë grumbulluar dhe disa prej tyre kanë realizuar edhe video të veshur me të zeza, të cilat më pas i kanë publikuar në TikTok. Më pas, të armatosur me mjete të ftohta, ata janë nisur drejt zonës së Kombinatit, ku dyshohet se do të përballeshin fizikisht. Policia ka marrë informacion për konfliktin e mundshëm dhe ka ndërhyrë në kohë, duke lokalizuar të miturit në rrugën “Llambi Bonata”. Ata ishin ndarë në grupe dhe dyshohej se po përgatiteshin për t’u konfliktuar. Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre u gjetën me thika, kaçavida dhe maska. Në total, Policia sekuestroi 5 armë të ftohta dhe mjete të mprehta, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Në kuadër të operacionit u shoqëruan 28 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, të cilët më pas u proceduan në gjendje të lirë. Pas ndërhyrjes së Policisë, familjarët e të miturve u njoftuan dhe veprimet procedurale u kryen në praninë e prindërve dhe psikologëve. Pas komunikimit me prokurorin, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. #voxnews #media #news @voxnews.al

13.7K views


💾

Sokrat Lipan alias Vata, 29-vjeçari nga Hasi i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ka dhënë dëshminë e tij...

20 August 2026 at 16:01

Sokrat Lipan alias Vata, 29-vjeçari nga Hasi i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer versionin e tij për dinamikën e ngjarjes. Sipas Vatës, konflikti ka nisur fillimisht mes turistëve portugezë, të cilët sipas tij ndodheshin nën efektin e alkoolit. Ai ka deklaruar se pasi ka vënë re përplasjen është afruar dhe u ka kërkuar të rinjve të qetësoheshin, pasi në ambientet e lokalit ndodheshin edhe persona të tjerë. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, situata nuk është qetësuar dhe debati ka vijuar duke u përshkallëzuar në konflikt fizik. “U kërkova të mbanin qetësi, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në lokal. Ishte e pamundur të mbahej qetësia dhe konflikti përshkallëzoi”, ka deklaruar Vata para hetuesve. 29-vjeçari ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me thikën që u përdor në ngjarje. Sipas tij, armën e ftohtë e kishte viktima. Vata pretendon se gjatë konfliktit portugezi e ka nxjerrë thikën dhe se ai ka ndërhyrë për t’ia marrë nga dora. “Thikën e kishte portugezi. Ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar ai para togave të zeza. Kujtojmë se kjo dëshmi e Vatës vjen rreth 24 orë pas arrestimit të tij. 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Ksamil për pushime, së bashku me një grup të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Mirëpo fatkeiqësisht pushimet në rivierën shqiptare përfunduan tragjikisht pas konfliktit që nisi në ambientet e kompleksit luksoz “Principotes”. Sipas dinamikës së zbardhur deri tani nga hetimi, fillimisht viktima është përfshirë në një konflikt me David Heurtevent, një shtetas shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë. Dyshohet se përplasja ka nisur për shkak të një vajze dhe më pas situata është përshkallëzuar, duke përfshirë edhe persona të tjerë që ndodheshin në lokal, mes tyre klientë dhe pjesëtarë të stafit. Heurtevent dyshohet se ka goditur me grushte të riun portugez, ndërsa më pas në përleshje janë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të lokalit. Në vijim, sipas hetimeve Sokrat Vata e ka nxjerrë të riun nga ambientet e klubit të natës “La Guerre”, brenda kompleksit “Principotes”. Viktima është dërguar në drejtim të zonës së shezlongëve të beach barit “Paradise”, pranë kompleksit, ku më pas ka ndodhur goditja me thikë që i mori jetën. Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e turistëve të tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe se për ngjarjen kanë mësuar vetëm në orët e mëngjesit, pas mbërritjes së Policisë. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sokrat Lipan alias Vata u arrestua rreth pesë orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, pasi ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se po e transportonin në drejtim të Tiranës. Hetuesit vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit, veprimet e secilit prej personave të përfshirë dhe momentet që çuan në vdekjen e turistit portugez. #voxnews #media #news

14.1K views


💾

Një festë që nisi në dhomën e zhveshjes së Dinamo City-t, pas kualifikimit në play-off-in e Conference League, ka marrë përmasa shumë më të mëdha se v...

20 August 2026 at 16:01

Një festë që nisi në dhomën e zhveshjes së Dinamo City-t, pas kualifikimit në play-off-in e Conference League, ka marrë përmasa shumë më të mëdha se vetë suksesi sportiv. Pas fitores 4-0 ndaj Audës së Letonisë, presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, hyri në dhomën e zhveshjes me një qese të mbushur me para dhe i hodhi ato në dysheme përpara lojtarëve. Një skenë e pazakontë, e sjellë ekskluzivisht nga Top Channel dhe gazetari Endi Tufa. Burime bëjnë me dije se premio e dhënë për ekipin nga ana e presidentit Bardhi është 90 mijë euro. Pamjet nuk mbetën vetëm në Shqipëri. Ato u morën nga media të rëndësishme europiane dhe ndërkombëtare, të cilat i dhanë një hapësirë të veçantë kësaj feste. Në Itali, “Il Messaggero” e titulloi: “Dinamo Tirana, pioggia di soldi nello spogliatoio” – “Dinamo Tirana, shi parash në dhomën e zhveshjes”. Në Spanjë, “Marca” shkroi: “Locura: un presidente entra gritando al vestuario y les arroja una bolsa de dinero a sus jugadores” – “Çmenduri: një president hyn në dhomën e zhveshjes dhe u hedh lojtarëve një qese me para”. Ndërsa “El Correo” e përshkroi si një “festë surrealiste në Shqipëri”. Jehona shkoi edhe në Kroaci, Rumani, Bosnje dhe më tej. “Index.hr”, “Jutarnji list”, “Ve?ernji list”, “SportKlub”, “Digi Sport”, “AS.ro”, “Sportsport.ba” dhe “Doble Amarilla” publikuan historinë dhe videon. Në Amerikën Latine, edhe “Record México” e përcolli skenën me titullin: “Të kualifikohesh dhe presidenti yt të vijë me një qese me para!” Por pas kësaj feste fshihet edhe një motivim i madh sportiv. Bardhi u premtoi futbollistëve 500 mijë euro nëse eliminojnë Pafos dhe sigurojnë kalimin në fazën e ligës së Conference League. Dinamo tashmë është përballë një tjetër sfide europiane. Por një gjë është e sigurt: nga një dhomë zhveshjeje në Tiranë, përmes pamjeve ekskluzive të Top Channel, kjo histori doli shumë përtej kufijve të Shqipërisë. Një festë pas një suksesi sportiv u kthye kështu në një histori ndërkombëtare, duke i dhënë Dinamos një jehonë që, të paktën për nga spektakli, duket se kaloi edhe kufijtë e vetë fushës së futbollit. #voxnews #media #news

17.1K views


💾

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar në Shqipëri mesditën e kësaj të mërkure, 19 gusht, në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit ...

20 August 2026 at 16:01

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar në Shqipëri mesditën e kësaj të mërkure, 19 gusht, në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me thellësi prej 15 kilometrash është regjistruar në orën 12:44. Epiqendra ndodhej rreth 24 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe rreth 14 kilometra në verilindje të Lushnjës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Shqipërisë së mesme. #voxnews #media #news @voxnews.al

7264 views


💾

Irani po shqyrton mundësinë e goditjes së objektivave ushtarake amerikane në Evropë nëse presidenti Donald Trump urdhëron një përshkallëzim të ri të k...

20 August 2026 at 16:01

Irani po shqyrton mundësinë e goditjes së objektivave ushtarake amerikane në Evropë nëse presidenti Donald Trump urdhëron një përshkallëzim të ri të konfliktit, sipas burimeve pranë regjimit iranian të cituara nga Financial Times. Sipas dy personave të afërt me regjimin, forcat iraniane kanë analizuar mundësinë e sulmeve ndaj aseteve amerikane në vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, e cila muajin e kaluar miratoi përdorimin e bazës ajrore Bezmer për avionët amerikanë të furnizimit me karburant. Një prej burimeve tha se në skenarët e mundshëm të hakmarrjes është përfshirë edhe Qiproja, ku një bazë ushtarake britanike u godit nga një dron në mars. Teherani kërcënon me zgjerimin e konfliktit Sipas burimeve të Financial Times, Ushtria iraniane ka shqyrtuar gjithashtu mundësinë e sulmeve ndaj kabllove nënujore të fibrave optike në ngushticën e Hormuzit, në rast të një përshkallëzimi të ri. Këto zhvillime vijnë në një klimë gjithnjë e më të tensionuar në Teheran, ku një pjesë e regjimit po e konsideron rifillimin e luftës me SHBA-të si një çështje kohe. Situata është komplikuar edhe më tej pas forcimit të krahut konservator në strukturat e sigurisë dhe ushtrisë iraniane. Ndërkohë, Trump deklaroi të martën se nuk ka bisedime apo negociata të planifikuara me Teheranin. Garda Revolucionare dhe komandantë të tjerë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se në një konflikt të ri të shkallës së gjerë, Teherani mund të zgjerojë objektivat përtej bazave amerikane dhe infrastrukturës në Lindjen e Mesme. Evropa mund të bëhet pjesë e konfliktit Sipas njërit prej burimeve, nëse SHBA-të godasin infrastrukturën iraniane, përgjigjja e Teheranit mund të shtrihet përtej Lindjes së Mesme. “Irani do të mbrohet me çdo çmim”, tha burimi, duke paralajmëruar se një përshkallëzim i madh mund ta çojë konfliktin deri në Evropë. Ekspertët, megjithatë, vlerësojnë se kapacitetet iraniane për të goditur objektiva në distanca të mëdha janë reale, por të kufizuara. Sipas studiuesit Sidharth Kaushal të Royal United Services Institute, Irani mund të përdorë raketa balistike me rreze të mesme veprimi kundër objektivave amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore, por efektiviteti i tyre bie me rritjen e distancës. Ekspertë të tjerë theksojnë se Irani mund të përdorë edhe grupe aleate në rajon për të realizuar sulme indirekte, një strategji që Teherani e ka përdorur prej vitesh. Irani ka tentuar të godasë objektiva në distanca të largëta Teherani ka demonstruar më parë synimin për të goditur objektiva shumë larg territorit të tij. Pas nisjes së konfliktit mes SHBA-ve dhe Izraelit, Washingtoni e akuzoi Iranin për lëshimin e disa raketave drejt Diego Garcia, bazës ushtarake amerikano-britanike në Oqeanin Indian, rreth 4 mijë kilometra larg Iranit. Raketa të tilla nuk arritën objektivin. Në mars, Turqia deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kishin interceptuar disa raketa balistike të lëshuara nga Irani. Në të njëjtën periudhë, baza britanike në Akrotiri të Qipros u godit nga një dron, për të cilin zyrtarët perëndimorë dyshuan se mund të ishte iranian, megjithëse sulmi mund të ishte kryer nga grupe aleate të Teheranit në rajon. Sipas burimeve iraniane të cituara nga Financial Times, një sulm i muajit të kaluar ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë, ishte një nga operacionet më të sakta të Iranit në distanca të largëta. Diplomacia në ngërç Kërcënimet e reja vijnë ndërsa përpjekjet diplomatike për të rihapur ngushticën e Hormuzit dhe për të rikthyer negociatat mes Iranit dhe SHBA-ve kanë ngecur. Një marrëveshje e përkohshme e arritur në qershor u rrëzua muajin e kaluar pas sulmeve iraniane ndaj anijeve në ngushticë dhe akuzave reciproke për shkelje të marrëveshjes. Pas kësaj, palët kanë shkëmbyer sulme dhe SHBA-ja ka rikthyer bllokadën ndaj porteve iraniane. #voxnews #media #news

1709 views


💾

❌