Normal view

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar problemin e parkimeve të automjeteve në një prej rrugëve të Vlorës, ku, sipas t...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar problemin e parkimeve të automjeteve në një prej rrugëve të Vlorës, ku, sipas tij, qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm. Bëhet fjalë për një rrugë me dy korsi, por automjetet e parkuara vazhdimisht në të dyja anët e rrugës bëjnë që në praktikë të mbetet vetëm një hapësirë e ngushtë për qarkullim. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen automjetet e parkuara përgjatë rrugës, duke kufizuar hapësirën e lëvizjes dhe duke e bërë të vështirë kalimin, veçanërisht për autobusët, furgonët dhe automjetet e tjera të mëdha. “Kam vetëm një pyetje për kryetaren e Bashkisë Vlorë: Si mendon se mund të zgjidhet problemi i kësaj rruge?” Qytetari thotë se situata ka krijuar trafik dhe vështirësi të përditshme për banorët dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa pretendon se për këtë problem janë bërë ankesa të shumta. “Bëhet fjalë për një rrugë me dy korsi, por për shkak të makinave që parkohen vazhdimisht anash, në praktikë mbetet vetëm një korsi e lirë për qarkullim. Kjo krijon trafik, vështirësi në kalim dhe probleme çdo ditë.” Sipas denoncuesit, nuk bëhet fjalë për një problem të panjohur për institucionet vendore, ndaj ai kërkon një zgjidhje konkrete për parkimin dhe lirimin e korsive të qarkullimit. “Nuk kërkojmë shumë, vetëm një përgjigje dhe një zgjidhje konkrete: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kjo situatë të marrë fund?” JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetarit dhe pamjet e dërguara, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga Bashkia Vlorë lidhur me problematikën e parkimit dhe qarkullimit në këtë zonë.

12.3K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Lleida Ponent në Katalonjë të Spanjës, ku sipas burimeve nga brenda burgut për JOQ Albania një djalë i ...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Lleida Ponent në Katalonjë të Spanjës, ku sipas burimeve nga brenda burgut për JOQ Albania një djalë i ri shqiptar nga veriu i Shqipërisë, me inicialet J.B., ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës brenda qelisë. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. Kjo tragjedi ka bërë që të shpërthejë revolta dhe shqetësimi te shqiptarët e tjerë që vuajnë dënimin në këtë institucion. Përmes një mesazhi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, bashkëvuajtësit e J.B. ngrenë zërin për kushtet dhe braktisjen totale nga institucionet shqiptare. Sipas të dhënave nga brenda burgut, aktualisht në Lleida Ponent ndodhen rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët përballen çdo ditë me: Zvarritje ekstremisht të gjata të proceseve gjyqësore nga drejtësia vendase. Vonesa të pafundme dhe probleme procedurale gjatë procesit të dëbimit drejt Shqipërisë. Mungesë totale informacioni dhe mbrojtjeje për të drejtat e tyre elementare. Ajo që e rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre psikologjike është mungesa e plotë e kontaktit me përfaqësitë diplomatike shqiptare në Spanjë. Të dënuarit theksojnë se nuk kërkojnë asnjë privilegj, por vetëm mbështetjen ligjore e konsullore që i takon çdo shtetasi shqiptar jashtë vendit. "Nuk po kërkojmë privilegje, kërkojmë vetëm të dëgjohemi e të informohemi. Ndoshta ky rast tragjik duhet të shërbejë si një moment reflektimi, që zëri i shqiptarëve në burgjet e huaja të mos dëgjohet vetëm kur ndodh një tragjedi," shkruajnë ata. JOQ Albania i bën thirrje publike organeve kompetente të reagojnë urgjentisht!

9129 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të përsëritur në Paskuqan, ku mjete të rënda të një kantieri ndërti...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të përsëritur në Paskuqan, ku mjete të rënda të një kantieri ndërtimi bllokojnë rrugën kryesore gjatë punimeve. Sipas denoncuesit, dy betonierë kanë qëndruar në mes të rrugës gjatë orëve të ditës, duke vështirësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen betonierët pranë kantierit, ndërsa automjetet e tjera detyrohen të kalojnë në një hapësirë të ngushtë mes mjeteve të rënda dhe zonës së punimeve. Qytetari pretendon se në vendngjarje nuk kishte persona që të koordinonin trafikun apo të orientonin qytetarët gjatë kalimit. “Në Paskuqan as nuk pyesin fare. Në mes të drekës betonierët në mes të rrugës, as komandim nga dikush që të udhëzojë qytetarët. Dy betonierë bllokojnë rrugën sikur ta kenë pronë të vet.” Sipas tij, situata krijon rrezik për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, veçanërisht për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe koordinimit me trafikun. Denoncuesi shpreh gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si zhvillohen punimet në zonat urbane, duke pretenduar se interesat e kantierëve shpesh vendosen përpara sigurisë dhe qarkullimit të qytetarëve. JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetarit, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga subjektet përgjegjëse për punimet dhe institucionet që mbikëqyrin menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në këtë zonë.

20.7K views


💾

Oligarku shqiptar 53-vjeçar i fushës së ndërtimit dhe energjisë, Ilir Shtufi, i arrestuar më 12 qershor në Selanik, ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut ...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Oligarku shqiptar 53-vjeçar i fushës së ndërtimit dhe energjisë, Ilir Shtufi, i arrestuar më 12 qershor në Selanik, ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut për pastrim parash dhe ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen. Sipas tij, procedimi penal ndaj tij nuk lidhet me aktivitetin kriminal, por është i motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe se është në shënjestrën e tij. Gjatë seancës në gjykatën e apelit në Selanik, biznesmeni ka kundërshtuar akuzat dhe ka pretenduar se është vënë në shënjestër për arsye politike. Ai ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në një festë dhe se nuk ishte përpjekur t’i fshihej drejtësisë, pavarësisht urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Sipas SPAK-ut, 53-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti që gjatë viteve 2018–2023 ka pastruar miliona euro, dollarë dhe peso, ndërsa hetimi lidhet me një grup të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Pretendimet e biznesmenit për motivim politik mbeten pjesë e deklarimeve të tij dhe do të duhet të vlerësohen nga organet gjyqësore. Kompanitë e lidhura me Shtufin janë përmendur për tendera dhe marrëdhënie biznesi gjatë viteve të qeverisjes së Sali Berishës. Një element që është raportuar është lidhja e tij me Shkëlzen Berishën, ndërsa kompania “Euroteorema Peqin”, me të cilën Shtufi u bashkua për Lotin 4 të Unazës. Kompanitë e Shtufit kanë marrë tendera të rëndësishëm nga institucionet publike. Një prej rasteve më të mëdha është Loti 4 i Unazës së Madhe, me vlerë rreth 20–22 milionë euro, i fituar në vitin 2021 nga bashkimi “Euroteorema Peqin – Nova Construction 2012 – PE-VLA-KU”. Ky tender është aktualisht pjesë e hetimeve të SPAK, ku dyshohet se procedura është orientuar dhe se Shtufit i është kërkuar të bashkëpunojë me një kompani të caktuar.

9174 views


💾

Pak ditë më parë, një qytetar iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një segmenti të Unazës së Madhe, në pjesën veriore, pran...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Pak ditë më parë, një qytetar iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një segmenti të Unazës së Madhe, në pjesën veriore, pranë Urës së Paskuqanit. Në pamjet e dërguara, dukej nyja metalike e zgjerimit në pjesën e urës, e cila ishte dëmtuar dhe paraqiste hapësira e sipërfaqe të pabarabarta. Automjetet që kalonin mbi të pësonin goditje të forta, duke shkaktuar shqetësim për drejtuesit dhe pasagjerët. Pas publikimit të denoncimit nga JOQ Albania, sot kanë mbërritur punonjësit për të ndërhyrë dhe për të riparuar pjesën e dëmtuar. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë siç duhet dhe segmenti të rikthehet në një gjendje të sigurt për qarkullimin.

34.5K views


💾

Vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil po merr përmasa të reja, ndërsa hetimet e autoriteteve janë shtrirë edhe te personat që...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil po merr përmasa të reja, ndërsa hetimet e autoriteteve janë shtrirë edhe te personat që lidhen me lokalin ku ndodhi ngjarja. Në kërkim është shpallur Bekim Bulica, i cili rezulton i lidhur me lokalin “Principotes”, ku ndodhi konflikti fatal. Krahas tij, policia ka shoqëruar 42 persona, mes tyre punonjës dhe klientë të kompleksit luksoz, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të dinamikës së ngjarjes. Për vrasjen e 20-vjeçarit portugez është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata. Ai u kap disa orë pas krimit në aksin Levan-Fier, teksa dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Bulica rezulton të jetë pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumentet zyrtare pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe. Por pas vrasjes, emri i Bekim Bulicës rikthehet në vëmendje edhe për shkak të raportimeve të mëparshme mbi aktivitetin kriminal që i atribuohet rrjetit të tij. Raportime mediatike kanë ngritur dyshime për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, ndërsa janë përmendur edhe informacione të përcjella nga autoritetet franceze te strukturat shqiptare. Më 24 prill 2025, gazeta franceze “Le Parisien” raportoi për një rrjet shqiptar që operonte dy struktura të shpërndarjes së drogës në Paris dhe periferi. Tetë persona, shtatë shqiptarë dhe një francez, u vunë nën akuzë për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Më 20 shkurt 2026, “Le Parisien” raportoi një tjetër operacion në Paris dhe Hauts-de-Seine, ku tre shtetas shqiptarë u vunë nën akuzë për trafik kokaine dhe organizatë kriminale. Hetuesit sekuestruan rreth 2 kilogramë kokainë, ndërsa grupi dyshohej se funksiononte si një lloj “centrale porosish”, me shpërndarje të drogës në banesa. Këto hetime franceze lidhen me një rrjet më të gjerë ku përmendet edhe emri i Bekim Bulicës, duke ngritur pikëpyetje mbi aktivitetin e tij dhe mbi informacionet që dyshohet se kanë mbërritur në Shqipëri.

103.7K views


💾

Lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas nj...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez. “Principotes” rezulton e regjistruar në emër të Kade Bulicës, 71-vjeçare nga Kukësi, e cila është nëna e Bekim Bulicës. Emri i këtij të fundit është përmendur më herët në kronikat kriminale. Në shkurt 2021, Bulica u ekstradua nga Franca, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, e cila më 14 tetor 2019 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, pas një ngjarjeje të ndodhur më 19 shtator 2019 në Kukës, ku ishte qëlluar me armë në drejtim të automjetit të shtetasit F. C. Në shtator 2023, emri i tij u përfshi sërish në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku së bashku me disa familjarë dhe një person tjetër dyshohet se i zunë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i goditur me shkopinj gome. Për këtë ngjarje, policia arrestoi Blerim Bulicën, ndërsa Bekim Bulica dhe tre persona të tjerë u shpallën në kërkim. Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe në mediat franceze. Në maj 2024, “Le Monde” publikoi një artikull ku përshkruhej aktiviteti i një shqiptari me pseudonimin “Zamir”, i cili drejtonte një prej rrjeteve të shpërndarjes së kokainës në Paris. Sipas artikullit, “Zamir” kishte rrëmbyer dhe dhunuar një shpërndarës që ishte larguar me një pjesë të klientelës, ndërsa videoja e dhunës ishte përdorur për të frikësuar persona të tjerë.

47.7K views


💾

Në Licata, në provincën e Agrigentos në Siçili, gjashtë qen të mëdhenj endacakë u strehuan në hyrje të një supermarketi, në një hapësirë me ajër të ko...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Në Licata, në provincën e Agrigentos në Siçili, gjashtë qen të mëdhenj endacakë u strehuan në hyrje të një supermarketi, në një hapësirë me ajër të kondicionuar, për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Pamjet u filmuan nga qytetarë dhe turistë gjermanë që kishin shkuar për të bërë pazar dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale. Në video, qentë shihen duke fjetur të qetë pranë hyrjes, ndërsa përfitojnë nga freskia. Por rasti ka ngjallur debate online. Shumë njerëz kanë falënderuar drejtuesit e supermarketit që nuk i larguan kafshët, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar situatën si problem higjienik dhe si pasojë të menaxhimit të dobët të qenve endacakë. Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) thekson se temperaturat e larta rikthejnë vëmendjen te problemi i qenve endacakë, braktisjes dhe keqtrajtimit të kafshëve. OIPA kërkon më shumë masa për sterilizimin, identifikimin me mikroçip dhe njohjen zyrtare të të ashtuquajturve “qen të lagjes”, të cilët jetojnë të lirë në zonat urbane, por duhet të jenë të vaksinuar, të identifikuar dhe të monitoruar. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rritjen e rasteve të braktisjes dhe keqtrajtimit gjatë verës, kur kafshët shpesh lihen për orë të tëra në ambiente të nxehta, në makina, banesa ose ballkone.

5134 views


💾

Tre tendera, miliona lekë dhe të njëjtat pikëpyetje që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje, kush kontrollon paratë e shqiptarëve? Nga software-t te siste...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Tre tendera, miliona lekë dhe të njëjtat pikëpyetje që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje, kush kontrollon paratë e shqiptarëve? Nga software-t te sistemet e monitorimit dhe rrugët, faturat paguhen nga taksapaguesit, ndërsa përgjegjësia duket se humbet mes dokumenteve të tenderave. Vite më vonë, këto histori rikthehen si një kujtesë e hidhur, kur paratë janë publike, transparenca nuk është luks, por detyrim.

8721 views


💾

Më shumë se një e katërta e përdoruesve të Gen Z po ndërveprojnë me inteligjencën artificiale sikur të komunikojnë me një mik, duke e përdorur atë jo ...

By: @joq
19 August 2026 at 16:01

Më shumë se një e katërta e përdoruesve të Gen Z po ndërveprojnë me inteligjencën artificiale sikur të komunikojnë me një mik, duke e përdorur atë jo vetëm për detyra, por edhe për mbështetje emocionale dhe çështje personale. Sipas një studimi global të Kaspersky, ku morën pjesë 7,200 persona, 27% e të rinjve deklaruan se e përdorin AI si një mik, ndërsa 28% konsultohen me të për probleme personale që hezitojnë t’ua tregojnë njerëzve të tjerë. Gjithashtu, 47% thanë se përdorin AI çdo ditë ose rregullisht. Përdorimi i teknologjisë nga Gen Z është i larmishëm: 56% e të anketuarve e përdorin për të kërkuar informacion, 49% për studime, 47% për gjenerim idesh dhe 39% për punë. Megjithatë, pavarësisht këtij përdorimi të gjerë, vetëm 42% zbatojnë rregullisht masa sigurie, si verifikimi i informacionit në burime të besueshme dhe shmangia e ndarjes së të dhënave konfidenciale. Ndërkohë, 52% marrin masa mbrojtëse vetëm herë pas here, ndërsa 6% nuk zbatojnë fare masa sigurie. Ekspertët paralajmërojnë se përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm kur ndajnë informacione personale me sistemet e AI. Vladislav Tushkanov, menaxher në Qendrën Kërkimore të Teknologjisë AI të Kaspersky, thekson se Gen Z po gjen mënyra të reja për ta integruar AI-në në jetën e përditshme, por një bisedë që duket personale nuk duhet konsideruar automatikisht private apo plotësisht e besueshme. Sipas tij, të rinjtë duhet të kombinojnë përdorimin e teknologjisë me verifikimin e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

9139 views


💾

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi...

19 August 2026 at 15:01

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim. Për këtë plan ai e ka akuzuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas. “Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiç në Beograd. Një ditë më parë nga Bashkimi Evropian konfirmuar se janë plotësuar kushtet për hapjen për qarkullim të makinave të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. #voxnews #media #news @voxnews.al

2962 views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në...

19 August 2026 at 15:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”. Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë. Sipas të dhënave të reja të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quantur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes. Pas konfliktit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit. Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje. Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Fillimisht dyshohej se goditja kishte ndodhur pranë portës së lokalit, por të dhënat e reja të hetimit e vendosin përplasjen dhe vrasjen brenda ambienteve të “Principotes”. Për vrasjen është identifikuar si autor i dyshuar 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili punonte si bodyguard pranë lokalit. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa një nga pistat që po hetohet lidhet me një vajze. Sokrat Vata rezulton të ketë një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës. Në vijim të hetimeve, policia e Sarandës ka shoqëruar 42 persona, të cilët po merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave që ndodheshin në lokal. Burimet bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera. Në hetim janë edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj dyshohet se ka ndihmuar Sokrat Vatën pas vrasjes. Sipas hetimeve, ai punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” së bashku me Vatën në ambientet e “Principotes” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia po heton edhe rolin e çiftit turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori pas vrasjes. Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime se Sokrat Vata punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk. Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, 36 vjeç. Nga hetimet paraprake rezulton se Bulica ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, dyshohet për t’iu shmangur hetimit. Por në këtë ngjarje rëndësohet edhe më tej pozita e pronarit të lokalit “Principotes”, i cili aktualisht rezulton në arrati dhe është një tjetër person që po kërkohet në kuadër të hetimeve. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutë pas minute atë që ka ndodhur brenda lokalit, momentin e konfliktit, vrasjen e turistit, nxjerrjen e trupit jashtë dhe faktin që ai është lënë për orë të tëra në zonën e plazhit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe marrja në pyetje e personave të shoqëruar. Prokuroria po heton përgjegjësinë e secilit prej tyre dhe pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë. (TCH) #voxnews #media #news

1906 views


💾

Një person është vendosur nën akuzë pasi u dërgonte kërcënime të rënda me vdekje njerëzve në Nju Xhersi dhe Pensilvani të SHBA Një burrë që aktualisht...

19 August 2026 at 15:01

Një person është vendosur nën akuzë pasi u dërgonte kërcënime të rënda me vdekje njerëzve në Nju Xhersi dhe Pensilvani të SHBA Një burrë që aktualisht jeton në Shqipëri është akuzuar se u ka dërguar viktimave, përmes mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore, kërcënime me vdekje dhe mesazhe ngacmuese gjatë një periudhe prej më shumë se një viti. Jarvis Shabazz, 37 vjeç, u akuzua zyrtarisht të hënën për tetë akuza për kërcënime ndër-shtetërore dhe dy akuza për përndjekje kibernetike (cyberstalking), sipas prokurorit amerikan Robert Frazer. Në aktakuzë, prokurori amerikan deklaron se më 10 tetor 2022, Shabazz la një mesazh zanor ku kërcënonte se do të vriste një viktimë. Ai tha se do të “copëtonte trupat”. Një javë më vonë, ai la një tjetër mesazh zanor, duke i thënë viktimës: “Dua që të më kuptosh mirë. Ti do të vdesësh nga duart e mia. Njerëzit e bardhë nuk mund të të mbrojnë. Dhe fëmijët e tu do të pësojnë të njëjtin fat”. Autoritetet thonë se Shabazz vazhdoi të dërgonte mesazhe kërcënuese për 15 muaj, duke ndryshuar shpesh numrin e telefonit në mënyrë që të mund të vazhdonte kërcënimet pasi viktimat ia kishin bllokuar numrin. “Kërcënimet e Shabazz ishin të mbushura me përshkrime të dhunshme, referenca fetare, epitete raciste dhe gjuhë të pahijshme,” tha prokurori amerikan. Nëse shpallet fajtor, Shabazz mund të përballet me deri në 50 vjet burg, si edhe me një gjobë deri në 250.000 dollarë për secilën akuzë. #voxnews #media #news @voxnews.al

2235 views


💾

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së turistit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Princ...

19 August 2026 at 15:01

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së turistit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë personat e lidhur me konfliktin dhe rrethanat që pasuan krimin. Për ekzekutimin e turistit portugez është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti. Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe. Policia ka shoqëruar edhe 42 persona, mes tyre janë personel dhe klientë të kompleksit luksoz. Në kuadër të hetimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar edhe Moisid Matushajn, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj punonte gjithashtu si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja. Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Autoritetet franceze kishin përcjellë më parë drejt institucioneve shqiptare të dhëna për një rrjet shpërndarjeje kokaine në Paris, me të cilin lidhej emri i Bulicës. #voxnews #media #news

37.5K views


💾

Ruki, një qenush që humbi nënën në moshë të vogël, kishte krijuar një lidhje të veçantë me një lopë që jetonte në të njëjtën shtëpi. Ata kalonin pothu...

3 September 2026 at 12:01

Ruki, një qenush që humbi nënën në moshë të vogël, kishte krijuar një lidhje të veçantë me një lopë që jetonte në të njëjtën shtëpi. Ata kalonin pothuajse çdo moment bashkë, duke ngrënë, fjetur dhe qëndruar pranë njëri-tjetrit. Kur lopa u shit për shkak të vështirësive financiare, Ruki ndryshoi sjellje. Ai nuk hante, ulërinte dhe e kërkonte vazhdimisht, derisa ndoqi gjurmët e saj deri në një fermë tjetër. Të shqetësuar nga gjendja e tij, pronarët vendosën ta sillnin lopën përsëri. Rikthimi i saj i dha fund trishtimit të Rukit dhe bashkimi i dy miqve u bë një histori e veçantë miqësie mes kafshëve. #dog #cow #voxnews #media #news @voxnews.al

125.4K views


💾

Më pak se dy vjet pasi kryeministri shqiptar njoftoi krijimin e një enklave sovrane bektashiane, drejtuesit e këtij komuniteti sufi po hedhin themelet...

19 August 2026 at 15:01

Më pak se dy vjet pasi kryeministri shqiptar njoftoi krijimin e një enklave sovrane bektashiane, drejtuesit e këtij komuniteti sufi po hedhin themelet për njohjen e statusit të saj zyrtar dhe po emërojnë përfaqësues jashtë vendit. Krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi, i destinuar të jetë shteti më i vogël në botë dhe i përshkruar shpesh si një “Vatikan mysliman”, pritet të zyrtarizohet nga autoritetet shqiptare gjatë muajve të ardhshëm. I njoftuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Kombet e Bashkuara në shtator 2024, krijimi i enklavës në Tiranë — e cila, me një sipërfaqe prej 11 hektarësh, është vetëm sa një e katërta e Vatikanit — u vonua nga një lëvizje shoqërore e nisur në fund të majit. Protesta masive shpërthyen kundër një projekti për ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në ishullin e Sazanit, të lidhur me fondin Affinity Partners të vajzës dhe dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe Jared Kushner. E njohur si Revolucioni i Flamingove, për shkak të shpendëve që folezojnë në ishull, protesta mori karakter politik duke vënë në shënjestër Ramën, i cili drejton qeverinë prej 13 vjetësh. Rama shpreson që lëvizjes t’i bjerë vrulli, në mënyrë që të rimarrë kontrollin. Krijimi i shtetit të frymëzuar nga Urdhri Bektashi — një rrymë sufiste që promovon një Islam të moderuar dhe të hapur ndaj dialogut ndërfetar — është pjesë e kësaj agjende politike. Monedha dhe pasaporta Zyrtarët bektashinj dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror, Edmond Brahimaj, i njohur më mirë si Baba Mondi dhe që ka shërbyer si oficer i ushtrisë shqiptare deri në rënien e regjimit komunist, po përgatisin themelet e shtetit të ardhshëm. Intelligence Online ka mësuar se drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e prerjes së monedhave. Monedha, që do të njihej me emrin “bek”, me shumë gjasa do të indeksohej sipas çmimit të arit. Zyrtarët bektashinj do të lëshojnë gjithashtu pasaporta. Baba Mondi pret rregullisht delegacione të huaja në selinë e tij në kryeqytetin shqiptar, përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme izraelite në fund të vitit të kaluar. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me seli në Tiranë, po punon gjithashtu në frontin diplomatik. Të dërguar të posaçëm janë emëruar nën drejtimin e ambasadorit të posaçëm Kreshnik Grezda. Përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara, Christopher Hyland, është themeluesi i një kompanie tekstilesh luksoze me seli në Nju-Jork. Shumë aktiv në Ballkan, sipërmarrësi ka qenë gjithashtu këshilltar elektoral gjatë fushatës së suksesshme presidenciale të Bill Clintonit në vitin 1992, ku shërbeu si zëvendësdrejtor politik kombëtar për komunitetet etnike. Ambasada amerikane në Tiranë, veçanërisht aktive në çështjet shqiptare (IO, 12.09.2025), po e ndjek nga afër krijimin e shtetit bektashi. Sipërmarrës për Francën dhe Belgjikën Përfaqësuesi për Francën dhe Belgjikën është Hazis Vardar, sipërmarrës belgo-shqiptar në sektorin e kulturës. Vardar drejton disa teatro dhe muze në Europë, përfshirë institucione në Paris, si edhe në vende të tjera të botës. Në fund të vitit 2024, ai bashkëthemeloi në Shqipëri kompaninë e inteligjencës me burime të hapura, DataSentinel Balkans. Vardar shërben si administrator i kompanisë, ndërsa Julien-Gérard Roche, biznesmen francez aktiv në Shqipëri që prej viteve 1980 dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë–Shqipëri, ushtron rolin e këshilltarit. Në kompani është i përfshirë gjithashtu ish-xhandari Jean-Christophe Cloetens, njohës i Shqipërisë dhe Ballkanit, i cili ka vepruar në rajon gjatë periudhës kur shërbente në zyrën antiterroriste BLAT të xhandarmërisë franceze. DataSentinel Balkans ka krijuar partneritete me dy kompani franceze për të mbështetur operacionet e saj: Cyber ICS, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe në të ashtuquajturat “sulme dusting”, si dhe Terra OSINT, e cila po zhvillon një platformë për analizimin e operacioneve të ndikimit dhe të rreziqeve reputacionale. Intelligence Online #voxnews #media #news

1916 views


💾

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte u gjet i vrarë 20-vjeçari po...

19 August 2026 at 15:01

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte u gjet i vrarë 20-vjeçari portugez Miguel Mendes, rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 71-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej 100 mijë lekësh. Pensionistja e angazhuar në biznes, është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë. Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez. Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”. Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”. Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome. Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”. Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim. Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar. #voxnews #media #news

7778 views


💾

Policia ka zbuluar të dhëna të reja mbi identitetin e viktimës. Fillimisht u njoftua se i riu ishte shtetas francez, po pas verifikimeve ka rezultuar ...

19 August 2026 at 15:01

Policia ka zbuluar të dhëna të reja mbi identitetin e viktimës. Fillimisht u njoftua se i riu ishte shtetas francez, po pas verifikimeve ka rezultuar se ai është portugez dhe quhet Luis Miguel Varela Mendes. Identifikimi i tij është bërë nga mjeti i identifikimit. Sipas autoriteteve hetimet janë përqendruar edhe te roli i dy shtetasve turq, në mjetin e të cilëve u gjet Sokrat Vata, autori i ngjarjes, i arrestuar pak orë më parë në Levan të Fierit. Ksamil, Sarandë/Informacion shtesë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se: Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005. Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje. #voxnews #media #news @voxnews.al

4522 views


💾

❌