Normal view

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me aplikacionin pirat “AlbKanale”, i cili, sipas AMA-s, ...

14 August 2026 at 11:01

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me aplikacionin pirat “AlbKanale”, i cili, sipas AMA-s, shpërndante pa autorizim përmbajtje televizive dhe paketa të mbrojtura me të drejta autori. AMA njofton se aplikacioni është bllokuar më 11 gusht 2026, pas një procesi monitorimi dhe analizimi teknik të kryer nga grupet e inspektimit të institucionit. Në fokus të ndërhyrjes kanë qenë transmetimet e paautorizuara të paketave të Digitalb dhe Tring, kanaleve të TV Klan dhe RTSH, si dhe përmbajtjeve sportive. Pas ndërprerjes së shërbimit, operatorët e “AlbKanale” kanë pretenduar se kanë qenë viktima të një sulmi kibernetik dhe u kanë kërkuar përdoruesve të kontribuojnë financiarisht për rikthimin e shërbimit, përfshirë pagesa në kriptomonedha. Nisur nga kjo situatë Autoriteti i Mediave Audiovizive paralajmëron qytetarët të mos dërgojnë fonde në adresë të tyre sepse “AlbKanale” nuk është jashtë funksionit për shkak të një sulmi kibernetik, por si rezultat i ndërhyrjes së AMA-s ndaj një shërbimi që transmetonte përmbajtje pa të drejta. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u bën thirrje përdoruesve të mos kryejnë pagesa apo kontribute në kriptomonedha, duke argumentuar se transaksione të tilla janë të pakthyeshme dhe se financimi i shërbimeve pirate mbështet një aktivitet të kundërligjshëm. Procesi që kryejnë ekipet e inspektimit përfshijnë; monitorimin e trafikut të rrjetit, analizimin e rrjedhës së transmetimeve, identifikimin e serverëve burimorë dhe bashkëpunimin me operatorë ndërkombëtarë për raportimin e shkeljeve. Autoriteti i Mediave Audiovizive përsërit angazhimin për vijimin e luftës kundër piraterisë audiovizive dhe u kërkon qytetarëve të zgjedhin operatorë dhe shërbime të licencuara. #voxnews #media #news

1176 views


💾

Të premten dhe të shtunën (14-15 gusht), dy korsitë në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohen nga ora 23:00-05:00 pasi do të vendosen trarët metali...

14 August 2026 at 11:01

Të premten dhe të shtunën (14-15 gusht), dy korsitë në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohen nga ora 23:00-05:00 pasi do të vendosen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se trafiku drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë në anën e majtë që do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Nuk do të pengohet lëvizja drejt aeroportit të Tiranës. Njoftimi: Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut. Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës. Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje. #voxnews #media #news

2386 views


💾

Një grabitje e pretenduar për miliona euro përfundoi për njërin prej tre autorëve me burgim të përjetshëm, vendim i cili ende nuk është i formës së pr...

14 August 2026 at 11:01

Një grabitje e pretenduar për miliona euro përfundoi për njërin prej tre autorëve me burgim të përjetshëm, vendim i cili ende nuk është i formës së prerë. Dy bashkëpunëtorët e tij u dënuan me nga katër vjet burg, vendime tashmë të formës së prerë. MEIN BEZIRK Gati një vit pas ngjarjes, Gjykata e Jurisë ka dhënë vendimin ndaj tre burrave që hynë me forcë në shtëpinë e një çifti nga Amstetten të Austrisë. Autorët synonin të vidhnin 1,5 milionë euro, por ato para nuk ndodheshin kurrë në shtëpi. Banorja e shtëpisë, një pensioniste, i surprizoi hajdutët. Megjithatë, ata nuk u larguan, por vazhduan planin e tyre. Njëri prej tyre e mbajti gruan nën kërcënim, ndërsa dy të tjerët vazhduan të kërkonin para dhe sende me vlerë. Dy kosovarët dhe shqiptari u larguan vetëm kur, rastësisht, ra zilja e derës. Gjatë arratisjes, njëri prej tyre, atëherë 58 vjeç, u përfshi në një shkëmbim zjarri me dy policë. Ai dhe njëri prej bashkëpunëtorëve u arrestuan po atë ditë. I treti arriti të arratisej për momentin, por policia e gjeti disa ditë më vonë. Që prej atëherë, të tre ndodheshin në paraburgim. U sekuestrua një çantë Pjesa më e madhe e procesit të provave kishte përfunduar që në seancën e parë gjyqësore, në shkurt. Ndërkohë, hetuesit arritën të sekuestronin një çantë sportive. Çanta i përkiste të pandehurit të tretë dhe brenda saj u gjetën mjete të ndryshme për vjedhje, radio komunikimi, shirit ngjitës dhe targa automjetesh. Prokuroria i interpretoi këto materiale si tregues se grabitja ishte planifikuar me kujdes paraprakisht. Shiritin ngjitës, për shembull, autorët mund ta përdornin për të lidhur personat që mund të ndodheshin në shtëpi. Grabitje apo vjedhje me thyerje? Të tre të pandehurit pranuan se ishin fajtorë për vjedhje me thyerje. Megjithatë, prokuroria i akuzoi për grabitje të rëndë. Dallimi është i rëndësishëm: në rastin e një vjedhjeje, autori i merr një personi diçka që i përket atij. Grabitja, nga ana tjetër, nënkupton që autori përdor dhunë ose kërcënon një person për t’i marrë pasurinë. Grabitja dënohet me një deri në dhjetë vjet burg. Nëse grabitja kryhet me përdorimin e një arme, siç ishte pretenduar në këtë rast, dënimi mund të jetë nga një deri në 15 vjet burg. Në rastin e një vjedhjeje me thyerje në një banesë, dënimi maksimal është pesë vjet burg. Banorja mbeti e traumatizuar Anëtarët e jurisë duhet të vendosnin se sipas cilit nen të ligjit duhej të dënoheshin tre burrat. Si prokuroria, ashtu edhe mbrojtja u përpoqën t’i bindnin ata gjatë fjalimeve përfundimtare. Sipas prokurorit, bëhej fjalë për kriminalitet shumë të rëndë. Tre të pandehurit e kishin planifikuar me kujdes veprën dhe kishin ndarë paraprakisht detyrat mes tyre. Me një levë hekuri dhe lidhëse plastike, ata kishin kërcënuar pensionisten dhe e kishin futur në një gjendje terrori, duke e bërë të besonte se jeta e saj ishte në rrezik. Që prej incidentit, pronarja e shtëpisë vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). Dhuna u mohua si qëllim Sipas avokatëve të tyre, të pandehurit nuk kishin ndërmend t’i ushtronin dhunë gruas. I pandehuri i dytë kishte me vete një pistoletë, por ajo nuk ishte e mbushur. Për më tepër, vjedhja nuk kishte përfunduar me sukses, pasi në vend që të merrnin 1,5 milionë euro, ata u larguan duarbosh. Të shtënat ndaj policëve Prokuroria e akuzoi gjithashtu të pandehurin e dytë për vrasje të mbetur në tentativë. Pas arratisjes nga prona, dy policë e ndoqën. Ai qëlloi të paktën tre herë, nga një distancë prej 11,5 deri në 12,5 metrash. Policët nuk u goditën. Sipas shqiptarit, ai kishte qëlluar në ajër. Megjithatë, një ekspertizë paraqiti prova kontradiktore. Gjurmët e barutit dhe një vrimë plumbi në një pemë sugjeronin më tepër se 58-vjeçari kishte qëlluar në drejtim të policëve. #voxnews #media #news

2401 views


💾

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte...

14 August 2026 at 11:01

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen, raporton RTSH. Mëngjesin e sotëm, ai u kishte treguar familjarëve se nuk ndihej mirë dhe disa minuta më pas është gjetur pa shenja jete. Vdekja e papritur ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe të afërmit e tij. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjekoligjore dhe autoritetet përkatëse. Skënder Haluci ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës gjatë karrierës së tij në sistemin e drejtësisë, teksa ishte larguar nga vettingu. #voxnews #media #news @voxnews.al

6524 views


💾

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, ...

14 August 2026 at 11:01

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule. Policia ishte njoftuar se në lokalin e 50-vjeçarit Kule po ndodhte një konflikt me sende të forta midis Lamkës, 22 vjeç dhe Xhepexhiut, 51 vjeç. Pasi kishin dhënë deklaratat në polici dhe kishin marrë mjekim, i riu ishte rikthyer në lokal i armatosur me pistoletë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin. Pistoleta, bashkë me një tjetër janë sekuestruar, bashkë me 4 makina dhe 6 celularë. #voxnews #media #news @voxnews.al

1251 views


💾

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe...

14 August 2026 at 11:01

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi në emër të ish-futbollistit të njohur, e dyshuar nga SPAK si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, Igli Tare është bërë sërish objekt kontrolli nga SPAK. Burime të besuara thanë se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela është ushtruar kontroll në dy vila luksoze në Palasë, në kompleksin Green Coast, në emër të Tares. Po përmes të njëjtit vendim është urdhëruar kontroll në shoqërinë Atelier 4, si dhe në zyrën e një arkitekti R.Xh. në Vlorë. Prokurorët kanë dyshime se të paktën një nga vilat në Palasë është po ashtu pasuri e fshehur e Ballukut. Hetuesit janë duke kryqëzuar të dhënat për të parë nëse përputhen me dëshmitë e marra në lidhje me vilat, si dhe me të dhënat e siguruara nga këqyrja e celularëve. Belinda Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa po hetohet për pastrim parash e korrupsion kur drejtonte agjencinë Albcontrol. Më herët, SPAK ka sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është në pronësi të tërthortë të Ballukut, ndërsa hetimet janë intensifikuar në këtë drejtim./vna.al #voxnews #media #news @voxnews.al

1905 views


💾

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mes të ...

14 August 2026 at 11:01

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mes të cilave ka dorëzuar edhe zyrtarisht një kërkesë për thirrjen e seancës konstituive nesër në orën 11:00. Aksionet e së enjtes filluan me qëndrimin e disa deputetëve të saj para ndërtesës së Qeverisë, ku akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po “uzurpon” institucionin dhe kërkuan që ai të kthehet në Kuvend. Më vonë, deputetët e PDK-së u zhvendosën në objektin e Kuvendit, prej ku deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, njoftoi për dorëzimin e kërkesës edhe zyrtarisht. Aksionet e PDK-së janë pjesë e presionit që kjo parti, bashkë me Aleancën, po ushtron për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe përfundimin e procesit të themelimit të legjislaturës së re. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se kërkesa për vazhdimin e seancës është “e drejtë”. “Fakti që afati kushtetues prej 30 ditësh tashmë është shkelur nuk do të thotë se procesi duhet të ndalet. Përkundrazi, pas shkeljes së afatit, obligimi për konstituimin e Kuvendit vazhdon dhe deputetët duhet ta përfundojnë këtë proces pa vonesa të tjera”, tha Jakaj. Sipas tij, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit pas kalimit të afatit 30-ditor. “Seanca duhet të vazhdojë pikërisht aty ku është ndërprerë dhe Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. Negociatat për zgjedhjen e presidentit janë proces tjetër kushtetues dhe nuk mund të vendosen si parakusht për konstituimin e Kuvendit”, tha Jakaj. Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht. Lidhur me këtë afat, 14 organizata joqeveritare iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën. Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme. Një ditë më parë, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo parti beson që afati për konstituim përfundon 30 ditë nga nisja e seancës. PDK-ja dhe AAK-ja, në anën tjetër, kanë insistuar që Kuvendi të konstituohet dhe seanca të vazhdojë, duke e kundërshtuar kushtëzimin e këtij procesi me arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin. Edhe pse afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, seanca konstituive vazhdon të mbetet e hapur. Më 8 gusht, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë drejt Kurtit gjatë seancës, pas së cilës kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë. Në ditët në vijim, përplasjet politike u zhvendosën sërish në Kuvend, me përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, në njërën anë, dhe LVV-së, në anën tjetër, që eskaluan deri në shtyrje fizike të mërkurën. Në qendër të përplasjes është kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deputet i LVV-së, i cili po e drejton seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër. PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Dehari ta thërrasë dhe ta vazhdojë seancën, ndërsa Vetëvendosje ka kërkuar paraprakisht një marrëveshje politike mes partive. PDK-ja pretendon se nuk ka arsye që konstituimi i Kuvendit të kushtëzohet me marrëveshjen për presidentin dhe se zgjidhja e krizës duhet të kërkohet brenda institucioneve. Ndërkohë, kriza aktuale është vazhdim i një periudhe më të gjatë të paqëndrueshmërisë institucionale në Kosovë. Pas zgjedhjeve të mëparshme dhe krizës rreth zgjedhjes së presidentit, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja më 7 qershor. #voxnews #media #news

3059 views


💾

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej...

14 August 2026 at 11:01

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten. 5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet. -Prej sa kohësh je këtu? Altin Shullazi: 5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë. -Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë? Altin Shullazi: Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet. -Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë. Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit. Njëri prek zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret. “Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti. #voxnews #media #news

6135 views


💾

Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonjës të Emergjencave Civile po përballen pa...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonjës të Emergjencave Civile po përballen pa pushim me flakët në masivin pyjor Lofkënd–Ngraçije. Terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e mjeteve motorike, duke e kthyer operacionin në një betejë të vështirë. Në mungesë të mjeteve që mund të depërtojnë në zonat e thella, “arsenali” për neutralizimin e zjarrit mbetet tradicional, lopata dhe kazma. Me këto mjete në duar, efektivët hapin vija për izolimin e flakëve dhe përpiqen të frenojnë përhapjen e tyre, ndërsa zjarri vijon të djegë masivin pyjor. Në një kohë kur flitet për propagandë, mjete moderne, teknologji dhe ndërhyrje nga ajri, në terrenet e thepisura të Mallakastrës beteja me flakët po zhvillohet me mjetet më të thjeshta të mundshme. Lopata dhe kazma janë kthyer në “mjetet speciale” që po përdoren për të neutralizuar zjarrin, ndërsa zjarrfikësit dhe punonjësit në terren vijojnë punën mes vapës, tymit dhe lodhjes.

10.2K views


💾

Mbrëmë, Dielli dhe Hëna u takuan në një nga pamjet më të bukura që na ofron qielli. Për pak çaste, Hëna mbuloi Diellin dhe dita u kthye në një errësir...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Mbrëmë, Dielli dhe Hëna u takuan në një nga pamjet më të bukura që na ofron qielli. Për pak çaste, Hëna mbuloi Diellin dhe dita u kthye në një errësirë të veçantë. Ishte një moment që të bënte të ndaloje dhe të mendoje: edhe gjërat që duken shumë larg, ndonjëherë gjejnë një mënyrë për t'u takuar. Ndoshta kështu ndodh edhe me njerëzit. Dy persona mund të duhen, por të largohen për një keqkuptim, një fjalë të rëndë, krenari apo një mëri të vjetër. Kalojnë ditët dhe secili pret që tjetri të bëjë hapin e parë. Por koha nuk kthehet pas dhe disa mundësi humbasin vetëm sepse askush nuk pati guximin të thoshte: “Më mungon”, “Më fal” ose “Le ta lëmë pas atë që ndodhi”. Ndoshta eklipsi i mbrëmshëm ishte një kujtesë e bukur për të gjithë ne, mos lejoni që krenaria t'ju mbajë larg njerëzve që doni. Nëse dikush ju mungon, thuajeni. Nëse keni gabuar, kërkoni falje. Sepse jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur mëri. Dielli dhe Hëna u takuan pas një distance të madhe… po ti, çfarë po pret ende?

10.5K views


💾

Një objekt i pazakontë është shfaqur së fundmi në qytetin e Durrësit, i vendosur pranë hyrjes së institucionit të Bashkisë, pishtë zyrës së kryebashki...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Një objekt i pazakontë është shfaqur së fundmi në qytetin e Durrësit, i vendosur pranë hyrjes së institucionit të Bashkisë, pishtë zyrës së kryebashkiakes Emirjana Sako. Shumë qytetarë kanë propozuar zëvendësimin e karameles me një bidon ujë për të simbolizuar qytetin siç i ka hije. Instalacioni ka formën e një karameleje, vjen në ngjyrë bojëqielli dhe mban të stampuar logon zyrtare të Bashkisë së Durrësit. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një nismë artistike të porositur nga vetë institucioni, një instalacion të financuar privatisht, apo një dhuratë nga ndonjë artist vendas ose i huaj. Vepra ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe vizitorëve në shesh, duke ngjallur kuriozitet në lidhje me kuptimin dhe origjinën e saj, teksa të tjerë e kanë kritikuar shpenzimin për një objekt të tillë teksa Durrësi është pa ujë prej ditësh.

3153 views


💾

Eklipsi i fundit diellor tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me foto, video dhe momente të veçant...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Eklipsi i fundit diellor tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me foto, video dhe momente të veçanta nga ky fenomen i rrallë astronomik. Por patinatori olimpik spanjoll Danny Leon vendosi ta çojë spektaklin një hap më tej. Ai realizoi një kërcim spektakolar me skateboard pikërisht në momentin kur Hëna kaloi përpara Diellit, duke krijuar një pamje mbresëlënëse. Leon më pas publikoi videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar performancën si “lëvizjen e jetës së tij”. Patinatori profesionist spanjoll është një nga emrat më të njohur të këtij sporti. Ai përfaqësoi Spanjën në garat e skateboardit, në disiplinën “park”, në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe Parisit 2024. Ndërkohë, miliona njerëz u mblodhën të mërkurën në qytete dhe zona të ndryshme të Spanjës për të ndjekur eklipsin e plotë diellor. Për pak çaste, bashkimi i Diellit, Hënës dhe Tokës zhyti pjesë të territorit në errësirë. Turmat u përgatitën me karrige dhe çadra, duke pritur me emocion spektaklin qiellor. Teksa qielli u errësua, fillimisht gradualisht e më pas me shpejtësi, njerëzit shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje. Ky ishte eklipsi i parë i plotë diellor i parë në Spanjë pas më shumë se një shekulli. Eklipsi u pa në një brez të gjerë të Spanjës veriore dhe qendrore, si dhe në Portugali, ndërsa kaloi edhe mbi pjesë të Grenlandës dhe Islandës. Faza e plotë, gjatë së cilës Hëna mbulon tërësisht dritën e Diellit, zgjati më pak se dy minuta e gjysmë në pikën maksimale. Në Portugali dhe Spanjë, pak para perëndimit të Diellit, ajo zgjati rreth një minutë, përpara se eklipsi të përfundonte mbi Detin Mesdhe. Autoritetet spanjolle pritën të paktën gjysmë milioni vizitorë shtesë, ndërsa kërkesa për dhoma hoteli në qytete përgjatë vijës së eklipsit, përfshirë A Coruñan, Bilbaon dhe Santiago de Compostelën, u rrit ndjeshëm. Në mesin e këtij spektakli astronomik, kërcimi i Danny Leon u kthye në një nga momentet më të veçanta të eklipsit, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

7084 views


💾

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali në Divjakë ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi, pasi një 22-vjeçar është rikthyer i armatosur me pis...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali në Divjakë ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi, pasi një 22-vjeçar është rikthyer i armatosur me pistoletë me silenciator për të ekzekutuar kundërshtarin e tij. Ngjarja ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe vënien në pranga të gjashtë personave. Zanafilla e ngjarjes ishte një sherr me sende të forta brenda një lokali në pronësi të shtetasit Zeni Kule. Si pasojë e përleshjes mbetën të plagosur lehtë 22-vjeçari Orgito Lamka dhe 51-vjeçari Shahin Xhepexhiu. Pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe dhënies së dëshmive në komisariat, dy protagonistët u larguan për në banesat e tyre. Disa orë më vonë, falë informacioneve operative, policia zbuloi se Orgito Lamka ishte rikthyer pranë lokalit i pajisur me një armë zjarri me silenciator, me qëllim që të vriste Shahin Xhepexhiun. Operacioni policor rezultoi në arrestimin e 6 personave të përfshirë në ngjarje, disa prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë: Orgito Lamka (22 vjeç), autori i dyshuar i tentativës për vrasje, i cili u kap me një pistoletë me silenciator në fole, gati për qitje, ka precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike në Shqipëri dhe Belgjikë. Kevin Sota (45 vjeç), u arrestua pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë gjatë kontrollit të automjetit. Edhe ky shtetas ka precedentë penalë për narkotikë. Serxhio Duda (28 vjeç), drejtuesi i automjetit me të cilin Lamka u rikthye në vendngjarje për të kryer krimin. Santiago Alla (30 vjeç), u vu në pranga pasi tentoi të fshihte ose hiqte armën e zjarrit nga mjeti i Kevin Sotës. Zeni Kule (50 vjeç), pronari i lokalit ku nisi konflikti, i arrestuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Shahin Xhepexhiu (51 vjeç), u arrestua për moskallëzim krimi dhe deklarim të rremë para hetuesve, pasi nuk tregoi të vërtetën mbi zanafillën e konfliktit.

11.8K views


💾

Faten Ben Omar El Azizi, 26 vjeçe, ishte futbolliste e Moghreb Atlético Tetuán në ligën rajonale të Marokut. Ajo ëndërronte të rritej si lojtare dhe t...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Faten Ben Omar El Azizi, 26 vjeçe, ishte futbolliste e Moghreb Atlético Tetuán në ligën rajonale të Marokut. Ajo ëndërronte të rritej si lojtare dhe të arrinte Evropën përmes futbollit, por të ardhurat e pakta nga sporti nuk mjaftonin për të mbështetur familjen. Krahas futbollit, Faten punonte në varrezat më të vjetra të Tetuánit, ku pastronte varret dhe shiste buqeta me borzilok për familjarët e të ndjerëve. Më 30 korrik, ajo u mbyt duke tentuar të notonte nga Maroku drejt Ceutës, territorit spanjoll në Afrikën e Veriut. Sipas organizatës për të drejtat e emigrantëve Caminando Fronteras, të paktën 141 persona humbën jetën gjatë kalimit masiv drejt Ceutës, shumica nën moshën 35 vjeç. Ironia tragjike ishte se pikërisht ditën kur Faten humbi jetën, nëna e saj mori një telefonatë nga një zyrtar, i cili e njoftoi se viza e vajzës për në Spanjë ishte miratuar. Nëna, Jamilla, thotë se Faten ishte bërë e heshtur dhe e distancuar gjatë javëve të fundit. Ajo nuk e dinte se vajza kishte aplikuar për vizë dhe nuk e kupton pse vendosi të rrezikonte jetën duke kaluar drejt Ceutës. Vdekja e Faten vjen në një kohë kur papunësia e të rinjve mbetet e lartë në Marok. Në vitin e kaluar, rreth 40% e të rinjve 15–24 vjeç ishin pa punë, ndërsa shumë prej atyre që punojnë përballen me paga të ulëta. “Si Faten, shumë nga miqtë e mi dhe unë nuk mund të gjejmë punë në vendin tonë. Është e vështirë të ndërtosh një të ardhme këtu”, thotë Simo, 20 vjeç, i cili u kthye në Marok pas kalimit masiv në Ceuta. Sot, Faten është varrosur në të njëjtin varrezë ku dikur punonte. Për nënën e saj, tragjedia vazhdon: djali i madh arriti në Ceuta, ndërsa vajza 14-vjeçare ende nuk ka dhënë shenja dhe besohet se ndodhet atje. “Tani jam vetëm, pa fëmijët e mi”, thotë Jamilla.

3931 views


💾

Ministria e Shëndetësisë sapo ka lëshuar bombën e radhës statistikore që pritet të falimentojë shtetet europiane. Teksa turistët e zakonshëm vizitojnë...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Ministria e Shëndetësisë sapo ka lëshuar bombën e radhës statistikore që pritet të falimentojë shtetet europiane. Teksa turistët e zakonshëm vizitojnë Valbonën apo detin Jon, elita e huaj e vizitave turistike ka vendosur të provojë një sport akoma më ekstrem: Urgjencën e QSUT-së. Nevoja për shërbim e hallexhinjve të huaj që u bie rasti të sëmuren në Shqipëri i detyron të përplasen domosdo në spitalin kryesor të vendit, por për institucionet shqiptare përfundon duke u bërë statistikë arritjeje... Ministria sqaron me nota krenarie se ky është "një tregues i rritjes së besimit dhe teknologjisë". Sipas këtij rrëfimi institucional, duket se turistët e huaj, pasi lexojnë guidat për bukuritë e vendit tonë, thonë me vete: Pse të mos ia fusim dhe një xhiro në QSUT?! Ndërkohë, qytetarët vendas, të cilët ndajnë të njëjtin sistem dhe presin radhët me muaj të tërë, duhet të ndihen jashtëzakonisht krenarë që vendi ynë po shndërrohet në një magnet shëndetësor rajonal. Çfarë rëndësie ka nëse mungojnë barnat apo pajisjet bazë, kur statistika flet për 400 guximtarë ndërkombëtarë që i mbijetuan sistemit tonë? Nëse kjo ritëm vijon, Zvicra dhe Gjermania do të falimentojnë së shpejti, ndërsa aeroporti i Rinasit do të ketë nevoja urgjente për një terminal të dedikuar vetëm për pacientët e huaj që vijnë për turizëm spitalor ekstrem. DEKLARATA E PLOTË E MSH Shëndetësia shqiptare po bëhet një adresë besimi edhe përtej kufijve. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, mbi 400 pacientë të huaj kanë zgjedhur QSUT për të marrë shërbim shëndetësor në Shqipëri. Edhe kur një udhëtim kthehet papritur në një moment të vështirë shëndetësor, ata gjejnë në sistemin tonë shëndetësor profesionistë, teknologji dhe kapacitete për t’u përballur me nevojat e tyre. Ky është një tregues i rëndësishëm i rritjes së cilësisë, kapaciteteve dhe besimit ndaj shërbimeve shëndetësore publike shqiptare.

3505 views


💾

Ndërkohë që shumë zona të Tiranës prej disa ditësh vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe vendi është përfshirë nga zjarre masive në z...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

Ndërkohë që shumë zona të Tiranës prej disa ditësh vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe vendi është përfshirë nga zjarre masive në zonat malore, një tubacion uji ka shpërthyer sot pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihet se si uji ka shpërthyer me forcë, duke krijuar një “shatërvan” në mes të rrugës dhe duke ‘përmbytur’ rrugën. Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e punonjësve të ujësjellësit për të riparuar defektin. Ndërkohë, uji vijon të derdhet pa ndërprerje, duke shkaktuar një tjetër humbje të konsiderueshme të ujit në një kohë kur disa zona të kryeqytetit po përballen me mungesa të furnizimit.

84.1K views


💾

I lodhur dhe me probleme shëndetësore, por ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi ka treguar se, pavarësisht g...

By: @joq
14 August 2026 at 11:01

I lodhur dhe me probleme shëndetësore, por ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi ka treguar se, pavarësisht gjendjes së rënduar, vijon të punojë për përballimin e flakëve. Ai ka kryer edhe një grafi të kraharorit, ku janë evidentuar dëmtime në brinjë, ndërsa mban me vete edhe ilaçet. Tupi tregon se ka rreth një javë që është në punë dhe se lodhja është shtuar gjatë ditëve të përballjes me zjarret. Megjithatë, ai shprehet se detyra duhet përmbushur dhe se nuk është vetëm puna ajo që e mban në terren, por edhe përkushtimi për të ndihmuar njerëzit dhe për të përballuar situatën. “Duhet të vish në punë, do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk”, shprehet zjarrfikësi, duke treguar forcën dhe përkushtimin e atyre që vijojnë të luftojnë me flakët, edhe kur vetë janë të lodhur apo të dëmtuar. Ali Tupi mbetet në terren, duke e vendosur detyrën dhe sigurinë e komunitetit përpara vështirësive personale.

10.3K views


💾

❌