Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Social

Parku fiktiv DURANA ka qenë një pjellë totalisht e organizuar nga krerët qeveritarë, të cilët me manovra tepër të dyshimta lejuan që dhjetëra firma të...

24 January 2026 at 21:00

Parku fiktiv DURANA ka qenë një pjellë totalisht e organizuar nga krerët qeveritarë, të cilët me manovra tepër të dyshimta lejuan që dhjetëra firma të regjistroheshin në Xhafzotaj, ku s’do paguanin taksa, dogana apo edhe lehtësira të favorshme fiskale. Firmat që u regjistruan janë të njëjta me ato të dosjes së AKSHI-t, disa prej të cilëve me masa sigurie dhe të tjerë në kërkim. Ndërkohë, të tjerë biznesmenë nën hetim për marrëveshje me palë të treta, apo ata që vendosin se si do të funksiononte i gjithë tregu, vijojnë që të fitojnë tendera te të njëjta institucione. Dhe, pikërisht në gjithë këtë gjullurdi, më i fituari duket se është Armand Shara, i cili njëherë del te dosja e AKSHI-t me Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, herën tjetër rezulton si themelues i DURANA-s dhe tashmë merr të tjera para’ po nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Para pak ditësh redaksia jonë publikoi një tender në gjithë këtë luftë, që AKSHI duket se sfidonte Prokurorinë e Posaçme, pasi i dha një tender mbi 2 milionë euro. Ndërkohë, i njëjti institucion vijon që t’a shpërblejë Armand Sharan, duke i dhënë plot 3.7 milionë euro të tjera. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, AKSHI ka shpallur ditët e fundit fituese sërish kompaninë Infosoft Systems Shpk. Bëhet fjalë për një procedurë me negocim. Bëhet fjalë për “mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit qeveritar govnet” me një kohëzgjatje 24 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Kompania Infosoft ofroi 366 milionë lekë me TVSH, ose më shumë se 3.7 milionë euro. Kompania tjetër që mori pjesë u skualifikua për shkak se “nuk përmbush kërkesat e DST pasi nga dokumentacioni i dorëzuar nuk ka plotësuar kriteret e veçanta dhe teknike kualifikuese të përcaktuara në dokumente”. Bëhet fjalë për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku kompania tjetër duket se s’kishte certifikata sigurie apo edhe kritere të tjera. Duket se pas gjithë tymnajës së dosjes së AKSHI-t apo të DURANËS, qeveria i besoj Armand Sharës mirëmbajtjen e gjithë sistemit qeveritar, sistem i cili ka të gjitha sekretet e ministrive apo edhe të institucioneve të rëndësishme. Më shumë se vlera, pasi Armand Shara ka fituar qindra miliona euro, tenderi është më shumë se një marrëdhënie besimi mes qeverisë dhe këtij individi, i cili është cilësuar si “truri” i veprimtarive të paligjshme apo të zhvatjes së parave të shtetit. Disa ditë më parë, VoxNews investigoi një procedurë nga AKSHI, duke i dhënë firmës Infosoft mbi 2 milionë euro. Shara e ka fituar tenderin në mënyrë fiktive, pasi s’ka pasur garë. Në procedurë futi emrin një kompani, por në fund nuk dha ofertë, duke ngritur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe askush nuk guxon që t’a konkurrojë. Bëhej fjalë për fituesin e tenderit me objekt “mirëmbajtja e sistemit e-receta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Kriter për fituesin e kësaj procedure ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, teksa në procedurë mori pjesë operatori ekonomik “NAOL” shpk. “Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion në sistemin e prokurimit” thuhet në dokumente. Dyshimet janë të mëdha, pasi si ka mundësi që një firmë tërhiqet dhe s’bën asnjë ofertë? Është kamuflim apo frikë nga Shara?! Në muajin qershor të vitit 2025, familja Shara ka themeluar kompaninë iNext, duke e regjistruar në parkun fiktiv DURANA. Kompania ka si pronar firmën TAG Engineering shpk dhe Bledar Dhimën, teksa firma TAG është në pronësi të familjes SHARA, ku administratore është zonja Edlira Shara. Megjithatë, mësohet se pas kësaj firme është vetë Armandi, i cili njihet si një nga “themeluesit” e parkut DURANA, teksa emri i tij del në të gjitha procedimet penale të Prokurorisë së Posaçme, si në rastin e hetimeve ndaj AKSHI-t, ku në disa raste Infosoft ka pasur një rol aktiv. Madje në njërin rast, marrja peng e një biznesmeni e favorizoi dukshëm, pasi ai u shpall fitues i vetëm i procedurës. #voxnews #media #news

1933 views


💾

Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se mavijosja e madhe në dorën e majtë iu shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër. “Më ra te tavoli...

24 January 2026 at 21:00

Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se mavijosja e madhe në dorën e majtë iu shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër. “Më ra te tavolina”, i tha ai Samatha Waldenberg të CNN gjatë një interviste në Air Force One. “Kam vendosur një krem të vogël, si e quajnë? Por më ra në fakt”, shpjegoi Trump. Shtëpia e Bardhë kishte dhënë një deklaratë të ngjashme më herët të enjten, duke njoftuar se Trump kishte goditur dorën te tavolina e nënshkrimit gjatë një eventi të Bordit për Paqen në Davos, Zvicër. “Gjatë eventit të Bordit për Paqen sot në Davos, Presidenti Trump goditi dorën te cepi i tavolinës së nënshkrimit, duke shkaktuar mavijosje”, tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt në një deklaratë. Trump tha se doza e lartë e aspirinës e bën atë më të prirur për mavijosje, diçka që mjeku i tij e ka përmendur më parë. “Do të thoja, merrni aspirinë nëse doni zemrën tuaj të shëndetshme, por mos e merrni nëse nuk doni të keni pak mavijosje”, tha Trump në Air Force One. “Unë marr aspirinë të madhe, dhe kur merrni aspirinë të madhe, ju thonë se mavijoseni. Mjeku tha: ‘Nuk duhet ta merrni, zotëri, jeni shumë i shëndetshëm.’ Unë thashë: ‘Nuk po rrezikoj’.” Në fillim të eventit të Bordit për Paqen, video e Trump nuk tregonte mavijosje të rëndë në dorë. Megjithatë, mavijosja u bë e dukshme rreth 10 minuta më vonë, pasi ai u ul te tavolina dhe nënshkroi disa dokumente. Trump ka pasur prej kohësh mavijosje në dorën e djathtë, gjë që CNN ka raportuar se daton para kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Por ajo tërhoqi më shumë vëmendje pasi ai filloi ta mbulonte me makijazh të rëndë dhe fashë, duke e mbrojtur nga kamerat me dorën tjetër. Mavijosja në dorën e majtë, e vërejtur në fund të vitit të kaluar, ngriti pyetje shtesë për shëndetin e tij. Në një intervistë për Wall Street Journal të publikuar më herët këtë muaj, Trump tha se merr një dozë më të lartë ditore aspirine sesa rekomandojnë mjekët, duke argumentuar se “aspirina ndihmon për hollimin e gjakut.” Mjeku i presidentit, Dr. Sean Barbabella, i tha Journal se Trump merr 325 miligramë aspirinë në ditë, duke thënë se kjo e bën të mavijoset lehtë. Sipas Mayo Clinic, një dozë e ulët aspirine, që “mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër ose goditjes në tru,” varion nga 75 në 100 miligramë, dhe zakonisht rekomandohet 81 miligramë. Mayo Clinic thekson gjithashtu se për terapinë me aspirinë, doza ditore “zakonisht varion nga 75 deri në 325 miligramë". #voxnews #media #news #donaldtrump

6444 views


💾

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë blu. ...

24 January 2026 at 21:00

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë blu. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet sot në një rrezik ekzistencial si komb. Sipas tij kreu i qeverisë është armiku më i egër që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar, edhe më keq se diktatori Enver Hoxha. Më tej, Berisha i bëri thirrje gjeneratës Z, duke thënë se kjo gjeneratë ka përmbysur diktatura, kudo ata kanë ekzistuar nëpër botë. Kreu demokrat tha se duhet të largojmë baronin e drogës në pushtet. “Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vjedhur miliarda euro. Kombi shqiptar është në kushtet e ekzistencializmit. Nëse ecim me këtë trend, shqiptarët do konsiderohen një komb i fshirë. Sot kemi më shumë vdekje sesa lindje, sidomos në vitet e fundit. Rama ka larguar shqiptarët nga vendi, ka larguar mbi 700 mijë qytetarë. Të rinjtë sot janë në rrugët e Europës dhe botës, se në Shqipëri nuk e ndërtojnë dot të ardhmen. Në vitet 2007-2014, numri i shqiptarëve vetëm rritej. Ne nuk kishim para më shumë, por ne kishim taksa më të ulëta. Kullat e drogës nuk blihen dot nga qytetarët, sepse janë kulla të trafikut të drogës. Rama ka kthyer diktaturën, pushtetin e ka kthyer në dorën e një njeriu, ai është kryebaroni i drogës në Europë. Gjenerata Z mund të përmbysë diktaturat. Është kjo gjeneratë që po i dridh themelet Aleksandër Vuçiçit, si vëllait të Ramës. Lufta kundër diktaturës është e vështirë, por duhet të ngrihemi në lartësinë e këtij misioni e të rikthejmë dhe njëherë shpresën, besimin dhe lirinë, të drejtat, të ardhmen e shqiptarëve. Rama nuk mban zgjedhje, por i plaçkit ato, është autori i një farse elektorale. Jemi në parti-shtet, jemi thuajse në monizëm”, tha Berisha. Duke folur për seancën e djeshme në Kushtetuese për Belinda Ballukun, Berisha e cilësoi atë si më të turpshmen në historinë e ligjit dhe Kushtetutës. Ai akuzoi qeverinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për përqendrim të pushteteve në një dorë. “Sot, në këtë diktaturë, njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë. Dhe ju e patë, ju ftoj të mos e harroni kurrë ditën e djeshme, një ditë, e pashembullt në historinë e një shteti, ditë në të cilën kreu i shtetit, kryeministri, kryetari i parlamentit përballeshin me një prokuror që bënte ligjin, që donte ligjin, që donte të zbatonte ligjin. Nuk kisha parë skena më tronditëse. Ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka. Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi, ta pezullojë zëvendëskryeministren mbi bazën e një mijë fakteve, mbi bazën e vjedhjeve të pafundme, për t’u përgjigjur para ligjit”. Fjala e Berishës vjen një ditë përpara protestës të Partisë Demokratike, e cila mbahet nesër përpara Kryeministrisë në Tiranë. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike

3056 views


💾

Të shtunën, në orën 17:00, përpara godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Në kuadër të këtij ...

24 January 2026 at 21:00

Të shtunën, në orën 17:00, përpara godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Në kuadër të këtij tubimi, Policia e Tiranës ka bërë publik planin e detajuar të masave që do të ndërmerren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas njoftimit të policisë, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e tubimit, në përputhje me detyrimet ligjore. “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet bëjnë me dije se masat janë marrë në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit publik, ushtrimin e të drejtës për tubim, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. “Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime”, njofton policia. Bllokime dhe kufizime të qarkullimit Në kuadër të zhvillimit të protestës, Policia e Tiranës njofton se do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit, duke nisur që nga mbrëmja e sotme. Konkretisht, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga ‘Ura e Dajtit’ deri në rrugën ‘Ismail Qemali’”. Po ashtu, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve në disa segmente të rëndësishme rrugore. “Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’, si dhe në rrugët ‘Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’”, njofton policia. Devijim trafiku Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit dhe situatës në terren, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore të kryeqytetit. Në raste të tilla, janë parashikuar masa për devijimin e qarkullimit në rrugë alternative, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët. “Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”. Apeli për qytetarët Në përfundim, Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në zonat që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar mbarëvajtjen e tubimit. Gjithashtu, duke iu referuar disa deklaratave publike, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike

2099 views


💾

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor. Sipas media...

24 January 2026 at 21:00

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor. Sipas mediave greke, në deklaratën e tij, 28-vjeçari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje. “Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë gjatë rrëfimit të tij, duke shtuar se viktima ishte ai që ishte paguar për vrasjen e tij, për shkak të një vrasjeje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas. Sipas dosjes hetimore, Jani Aliaj kishte marrë 23 plagë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe në kraharor, fakt që ka tronditur edhe ekspertët mjeko-ligjorë. Gjatë përplasjes u plagos edhe një i burgosur tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë. Autori 28-vjeçar rezulton me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar për dy vrasje. Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, teksa rrezikon dënime që shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në një zonë të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur burgu ishte i hapur dhe të burgosurit mund të lëviznin lirshëm nga një dhomë në tjetrën. Sipas autoriteteve, as viktima dhe as autori nuk kishin dhënë më parë shenja konflikti apo kishin shprehur frikë për jetën e tyre. Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Shteti shqiptar kishte nisur procedurën e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços. #voxnews #media #news

82.3K views


💾

“El Jefe” më në fund ka rënë në rrjetë. FBI-ja ka konfirmuar arrestimin e Ryan Wedding, 44 vjeç, ish-snowboardist olimpik kanadez dhe një nga figurat ...

24 January 2026 at 21:00

“El Jefe” më në fund ka rënë në rrjetë. FBI-ja ka konfirmuar arrestimin e Ryan Wedding, 44 vjeç, ish-snowboardist olimpik kanadez dhe një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar ndërkombëtar. Wedding ishte futur prej pak kohësh në listën famëkeqe të 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja, me një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në kapjen e tij. Sipas autoriteteve amerikane, në orët dhe ditët në vijim priten detaje të reja mbi operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e tij, pas vitesh arratie mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Amerikës Latine. Një jetë që mund të kishte qenë ndryshe Historia e Ryan Wedding është një nga ato parabola dramatike ku sporti, fama dhe talenti i hershëm përplasen me botën e errët të krimit. I rritur në një familje të zakonshme, me arsim të mirë dhe një pasion të fortë për sportin, Wedding dukej i destinuar për një të ardhme krejt tjetër. Në vitin 2002, ai përfaqësoi Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të Salt Lake City, si pjesë e ekipit kombëtar të snowboard-it. Por ajo përvojë olimpike mbeti vetëm një kapitull i shkurtër. Shumë shpejt, jeta e tij mori një kthesë të rrezikshme: nga pistat e borës, drejt rrjeteve të trafikut të drogës. Rënia në krim dhe ngritja si bos Krimi i tij i pare ndodh në vitin 2004, i ndjekur nga një tjetër arrestim disa vite më vonë, që përfundon me një dënim me burg për çështje të lidhura me drogën. Pikërisht burgu do të shndërrohej në “shkollën” e tij kriminale. Gjatë vuajtjes së dënimit, Wedding krijon lidhje kyçe, mes tyre një kolumbian që më vonë do t’i hapte dyert drejt botës së kartelëve të drogës. Kur del i lirë në vitin 2011, ai shfrytëzon këto kontakte për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm trafiku kokaine, duke importuar drogë përmes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, vend ku edhe u fsheh për një kohë të gjatë. Profili i një bosi modern Ryan Wedding përshkruhet nga hetuesit si një njeri me fizik masiv, arrogant, kërcënues dhe i gatshëm të përdorte dhunën për të ruajtur pushtetin. Me rritjen e influencës së tij, rritej edhe etja për të dominuar: ai lidhi aleanca me një ish-zyrtar të sigurisë meksikane, ndërtoi marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelët, dhe krijoi një jetë luksi, mes motoçikletave, orëve të shtrenjta dhe mjeteve ajrore. Në shërbim të tij kishte edhe një avokat, i cili sipas dosjeve hetimore, kishte për detyrë të zgjidhte çdo problem ligjor dhe të anashkalonte drejtësinë me çdo mjet të mundshëm. Vrasje, frikë dhe sfidë e hapur ndaj FBI-së Sipas New York Times, Wedding urdhëroi eliminimin e një dëshmitari kyç në Kolumbi, i identifikuar përmes informacioneve të blera me para, dhurata dhe favore. Për këtë operacion, ai dyshohet se përdori prostituta dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, përfshirë edhe një vrasës me pagesë të njohur me nofkën “Kim Jong Un”. Madje, për të gjurmuar viktimën, rrjeti i tij shfrytëzoi edhe një blog dedikuar krimit, ku u publikuan fotografi të objektivit, një detaj që tregon sesa i sofistikuar dhe njëkohësisht i pamëshirshëm ishte mekanizmi i tij. Ky akt e çoi përplasjen me autoritetet në një nivel të ri. FBI-ja reagoi duke rritur shpërblimin, ndërsa publikoi një dosje të detajuar ku përmendeshin bashkëpunëtorët, skemat e pastrimit të parave në Europë dhe lidhjet e mundshme ndërkombëtare. Sipas hetimeve, paratë e drogës “pastroheshin” edhe përmes shitjeve të makinave luksoze, në koncesionarë plotësisht të ligjshëm. #voxnews #media #news

6349 views


💾

Një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullim...

24 January 2026 at 21:00

Një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Traseja e rrugës ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, çka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment. Për arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar. Firma kontraktore po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për vlerësimin dhe riparimin e dëmtimit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor. #voxnews #media #news

2847 views


💾

Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë ka zhvilluar disa takime në Tiranë. Siç bën me dije Ambasada Gjer...

24 January 2026 at 21:00

Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Qeverinë Federale të Gjermanisë ka zhvilluar disa takime në Tiranë. Siç bën me dije Ambasada Gjermane përmes një njoftimi për mediat, Krichbaum u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdenin, zv.ministren e Jashtme Megi Finon, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Ballën dhe Jorida Tabakun, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhin si dhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Brahon. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Krichbaum tha se Gjermania dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE. “Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë. Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Krichbaum pas përfundimit të këtyre takimeve. Ai shtoi se për të arritur këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, por jo vetëm. Gjithashtu duhet përfshirja dhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese. #voxnews #media #news

5622 views


💾

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë. Dy të arrestuarat janë motra me njëra...

24 January 2026 at 21:00

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër 3 në Tiranë. Dy të arrestuarat janë motra me njëra-tjetrës, dhe se konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye krejt banale. Efektivja, agjente krimesh, ka qenë e veshur civil, pa uniformë, dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në komisariat, në momentin që motrat kanë qenë në rrugë duke kaluar me makinë. Në këtë moment motrat kanë nisur të ofendojnë efektiven se përse nuk sheh kur kalojn rrugën. Më pas ato kanë parkuar makinën dhe i kanë “zënë pritë” pak para se policja të futej në komisariat. Ajo i ka paralajmëruar që të mos e qëllojnë psi është efektive, pork jo duket se nuk është besuar nga motrat. “O qorre nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet se i kanë thënë ato. Fillimisht konflikti duket se ka qenë thjeshtë me verbal, po më pas ka kaluar në dhunimin fizik të efektives. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të komisariatit nr.3 që gjendja të qetësohej dhe motrat të përfundonin në pranga. #voxnews #media #news

180K views


💾

Pas ciklonit Harry në Itali, meteorologët italianë kanë lëshuar një paralajmërim të ri alarmi për një tjetër fenomen të fuqishëm atmosferik. Sipas met...

By: @joq
24 January 2026 at 21:00

Pas ciklonit Harry në Itali, meteorologët italianë kanë lëshuar një paralajmërim të ri alarmi për një tjetër fenomen të fuqishëm atmosferik. Sipas meteoweb.eu, një mega-ciklon i ri, i quajtur Leoni II, pritet të godasë Italinë gjatë kësaj fundjave, duke përfshirë të gjithë territorin me mot ekstrem. Meteorologët kanë dhënë alarm SOS, pasi sistemi po formohet në det të hapur dhe do të shoqërohet me erëra shumë të forta, stuhi të dhunshme dhe reshje intensive, veçanërisht nga nata e së shtunës drejt së dielës. Në disa zona, shpejtësia e erës pritet të kalojë 100 km/h, ndërsa deti do të jetë shumë i trazuar. Të hënën, më 26 janar, Leoni II pritet të zhvendoset mbi Italinë jugore, duke u fuqizuar më tej për shkak të boshllëkut të presionit të lënë nga cikloni i mëparshëm. Mega-cikloni do të kalojë mbi Apenine dhe do të lëvizë drejt Salentos, në zonën mes Pulias, Shqipërisë dhe Greqisë. E hëna parashikohet të jetë dita më e ftohtë, pasi cikloni do të zhvendoset mbi Detin Jon, duke lejuar depërtimin e ajrit të ftohtë polar detar. Megjithatë, sipas meteorologëve, temperaturat do të jenë nën mesatare, por jo ekstreme. Zonat më të rrezikuara mbeten Sardenja, rajonet bregdetare tirrenike dhe Italia Veriore, ku priten reshje të dendura, stuhi të forta, borë edhe në zona të ulëta në Veri, si dhe dallgë të fuqishme detare.

26.1K views


💾

Shqiptarët e Kosovës mbetën edhe gjatë vitit 2025 grupi kryesor i turistëve që vizituan Shqipërinë, duke konfirmuar rolin vendimtar të ashtuquajturit ...

By: @joq
24 January 2026 at 21:00

Shqiptarët e Kosovës mbetën edhe gjatë vitit 2025 grupi kryesor i turistëve që vizituan Shqipërinë, duke konfirmuar rolin vendimtar të ashtuquajturit “turizëm patriotik” në bilancin e sektorit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT mbi Lëvizjen e Shtetasve, nga gjithsej rreth 12.46 milionë hyrje në vend, 4.66 milionë ishin nga Kosova, ose 37.4 për qind e totalit. Italianët ruajtën pozicionin si grupi i dytë më i rëndësishëm i turistëve, me 1.29 milionë hyrje gjatë vitit 2025. Megjithatë, rritja vjetore ishte vetëm 3.17 për qind krahasuar me 2024-ën, një ngadalësim i ndjeshëm në raport me vitin e kaluar, kur rritja kishte qenë mbi 31 për qind. Turoperatorët pohojnë se gjatë sezonit veror të vitit 2025 u vu re një zbehje e interesit nga turistët italianë, sidomos për Jugun e Shqipërisë. Sipas tyre, shtrenjtimi i çmimeve në disa zona bregdetare bëri që Shqipëria të mos perceptohej më si destinacion “i lirë”, çka solli anulime rezervimesh ose ndryshim destinacionesh. Megjithatë, italianët mbeten të rëndësishëm për turizmin gjithëvjetor, veçanërisht për fundjavat në Tiranë dhe Durrës, si dhe për turizmin kulinar e rural. Operatorët theksojnë se çmimet në restorante dhe përvoja gastronomike vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë konkurruese për këtë treg. Në rënie gjatë 2025-ës ishin edhe turistët polakë, të cilët arritën në 288 mijë hyrje, ose 2.8 për qind të totalit. Sipas operatorëve, kjo rënie nuk lidhet me turizmin e organizuar, i cili vijon të rritet, por me turistët individualë, që pas një periudhe promovimi intensiv, kishin zgjedhur të udhëtonin në mënyrë të pavarur. Po ashtu, shënuan rënie edhe hyrjet nga Turqia dhe Spanja. Ndërkohë, Gjermania dhe Franca rezultojnë tregjet me rritjen më të fortë. Gjatë vitit 2025, hyrjet nga Gjermania u rritën me 17.27 për qind, duke arritur në 452 mijë vizitorë. Ky grup vjen kryesisht përmes tureve kulturore, por edhe gjatë sezonit veror. Edhe Franca shënoi një rritje të ndjeshme prej 25.39 për qind, me 293 mijë hyrje. Operatorët turistikë presin që ky trend të vijojë edhe gjatë këtij viti, madje për herë të parë turistët francezë pritet të vijnë në mënyrë të organizuar me kontrata garancie për sezonin veror. Në rritje ishin edhe turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 241 mijë hyrje dhe një rritje rreth 8 për qind krahasuar me një vit më parë. Shqipëria vijoi edhe gjatë 2025-ës promovimin në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale, por në një intensitet më të ulët krahasuar me tre vitet e mëparshme. Ndërkohë, ekspozimi i problematikave të turizmit në rrjetet sociale, nga mbetjet dhe infrastruktura, te çmimet dhe kafshët e braktisura, ka ndikuar që një pjesë e turistëve të huaj të shfaqin më shumë rezerva. Për vitin 2026, operatorët e turizmit presin vijim të rritjes së vizitorëve, por paralajmërojnë se ngadalësimi i ritmeve nga viti në vit është një sinjal alarmi. Sipas tyre, pa masa urgjente për qëndrueshmëri afatgjatë, rritja sasiore mund të mos përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm të sektorit turistik.

24.5K views


💾

I dyshuari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, në Greqi, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke dek...

By: @joq
24 January 2026 at 21:00

I dyshuari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, në Greqi, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas mediave greke, 28-vjeçari me shtetësi greke ka pohuar se ndjehej i rrezikuar për jetën dhe ka pretenduar se ishte viktima ai që ishte paguar për ta eliminuar. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur se, sipas bindjes së tij, nëse nuk do të vepronte i pari, do të ishte vetë viktimë e sulmit. I dyshuari e ka lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm dhe me një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas, duke pretenduar se kjo kishte krijuar një zinxhir hakmarrjeje mes palëve. Nga të dhënat e deritanishme të dosjes hetimore, Jani Aliaj humbi jetën si pasojë e plagosjeve të marra gjatë përplasjes, ndërsa në incident u lëndua edhe një tjetër i burgosur, i cili dyshohet se tentoi të ndërhynte për të ndarë palët. Autoritetet greke bëjnë me dije se 28-vjeçari ka precedentë të rëndë penalë dhe është i përfshirë edhe në hetime për vepra të tjera të rënda. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një sektor të burgut ku nuk kishte kamera sigurie, në një moment kur të burgosurit kishin liri lëvizjeje brenda ambienteve të institucionit. Sipas burimeve zyrtare, para incidentit nuk ishin raportuar konflikte të hapura apo sinjale paralajmëruese mes viktimës dhe autorit të dyshuar, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si situata degradoi deri në një ngjarje fatale. Pas dhënies së dëshmisë, i dyshuari është rikthyer në qelinë e tij dhe pritet të përballet me procesin gjyqësor në Greqi, ku rrezikon dënime të rënda, deri në burgim të përjetshëm. Jani Aliaj ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij, me qëllim që dënimi të vuhej në Shqipëri.

12.6K views


💾

❌
❌