Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Social

Europa po përballet me një rritje të ndjeshme shqetësimi për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, teksa dallimet mes figurave kyçe të administratës am...

19 January 2026 at 07:00

Europa po përballet me një rritje të ndjeshme shqetësimi për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, teksa dallimet mes figurave kyçe të administratës amerikane po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Sipas një raportimi të Politico-s, diplomatët evropianë e shohin Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si një figurë “solide” dhe relativisht të besueshme, ndërsa zëvendës presidenti JD Vance perceptohet gjerësisht si një faktor destabilizues dhe armiqësor ndaj Europës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2842 views


💾

Sipas burimeve të raportuara nga llogaria X në gjuhën perse të ministrisë së Jashtme izraelite, Erfan Soltani, i riu iranian që u bë simbol i protesta...

19 January 2026 at 07:00

Sipas burimeve të raportuara nga llogaria X në gjuhën perse të ministrisë së Jashtme izraelite, Erfan Soltani, i riu iranian që u bë simbol i protestave në Iran, “u vra brutalisht ndërsa ishte në paraburgim të Republikës Islamike”, shkruan Rainews. I arrestuar gjatë një demonstrate me akuzën e propagandimit kundër sistemit islamik dhe veprimit kundër sigurisë kombëtare, ai u dërgua në burg në Karaj, jashtë Teheranit. Prokurorët iranianë kishin mohuar dënimin me vdekje në një deklaratë të raportuar nga televizioni shtetëror. Por që nga mbrëmja e djeshme, në mediat sociale është përhapur lajmi se Soltani është vrarë në të vërtetë. Një i afërm i ngushtë i të riut zbuloi vrasjen e Erfan Soltanit në burgun e Karaj. Informacioni u nda më pas në një postim në Instagram nga Sholeh Pakravan, nëna e Reyhaneh Jabbari, një grua e ekzekutuar në vitin 2014 për vrasjen e përdhunuesit të saj. Aktualisht nuk është e qartë nëse gruaja ndodhet aktualisht në Iran apo jashtë vendit. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

20.2K views


💾

Shqipëria po përballet me braktisje masive, veçanërisht në qytetet e vogla periferike, një pjesë e të cilave madje rrezikojnë të zhduken fare. Qeveria...

19 January 2026 at 07:00

Shqipëria po përballet me braktisje masive, veçanërisht në qytetet e vogla periferike, një pjesë e të cilave madje rrezikojnë të zhduken fare. Qeveria nuk e shikon këtë fare si problem dhe i ka rënë shkurt duke u justifikuar se kjo është një tendencë rajonale, e pandalshme. Por a është më të vërtetë vetëm kjo, apo është keqqeverisja që i largon njerëzit. Merrni Tropojën. Udhëtimi drejt Bajram Currit dhe Valbonës po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Sot, rruga e vetme reale mbetet Rruga e Kombit përmes Kosovës, duke kaluar dy kufij dhe dy dogana – një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

759 views


💾

Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene ...

19 January 2026 at 07:00

Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene dhe një nga aleatët më brutalë të Vladimir Putin-it, ndodhet në gjendje shëndetësore të rëndë. Prej kohësh ai vuan nga insuficiencë renale dhe, sipas burimeve ukrainase, gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm që prej dhjetorit. Situata komplikohet edhe më shumë nga fakti se djali i tij 18-vjeçar, Adam Kadyrov, i konsideruar trashëgimtari i regjimit dhe tashmë i emëruar ministër i Brendshëm, ndodhet në terapi intensive pas një aksidenti shumë të rëndë automobilistik. Sipas disa zërave, ai është transportuar me urgjencë në Moskë. Nervozizmi në Kremlin është në nivele të larta, pasi suksesi dinastik i regjimit totalitar çeçen është tani në pikëpyetje. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

74.3K views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij në zonën e ...

19 January 2026 at 07:00

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij në zonën e Kombinatit në Tiranë. Berisha ka theksuar se demokratët janë në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1564 views


💾

Krerët e kishave kristiane në Jeruzalem kanë lëshuar një paralajmërim të fortë kundër asaj që e quajnë ndërhyrje e jashtme që kërcënon unitetin dhe të...

19 January 2026 at 07:00

Krerët e kishave kristiane në Jeruzalem kanë lëshuar një paralajmërim të fortë kundër asaj që e quajnë ndërhyrje e jashtme që kërcënon unitetin dhe të ardhmen e krishterimit në Tokën e Shenjtë. Në një deklaratë të përbashkët, Patriarkët dhe krerët e kishave shprehën shqetësimin për përhapjen e ideologjive dëmtuese si “Sionizmi Kristian”, duke akuzuar aktorë politikë në Izrael dhe jashtë tij se po nxisin axhenda që dëmtojnë besimtarët vendas. Sipas tyre, këto lëvizje po përdoren për të mbështetur zgjerimin e kolonive izraelite dhe konfiskimin e tokave, duke dobësuar kështu praninë historike të krishterë në Lindjen e Mesme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2949 views


💾

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin e fundjavës, ku u godit një grup kr...

19 January 2026 at 07:00

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin e fundjavës, ku u godit një grup kriminal në fushën e mashtrimit të qytetarëve italian dhe europian, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme. Aktivitetin mashtrues, e drejtonin 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa 6 të arrestuait janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

315 views


💾

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë hetimeve është identifikuar një...

19 January 2026 at 07:00

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë hetimeve është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

6239 views


💾

Të shtunën, më 3 janar në mëngjes, në tea room-in e Mar-a-Lago-s, klubit floridian të Donald Trumpit, Marco Rubio qëndron në heshtje pranë presidentit...

19 January 2026 at 07:00

Të shtunën, më 3 janar në mëngjes, në tea room-in e Mar-a-Lago-s, klubit floridian të Donald Trumpit, Marco Rubio qëndron në heshtje pranë presidentit, përballë gazetarëve. Hedh vështrimin djathtas e majtas, duke u lëkundur nga një këmbë te tjetra duke e fshehur me zor emocionin. Sekretari amerikan i Shtetit po sheh të realizohet ëndrra e jetës së tij: rënia e diktatorit venezuelian Nicolás Maduro, i rrëmbyer gjatë natës dhe i transferuar në Nju Jork për t’u gjykuar për trafik droge. Sepse, duke ndjekur drejtpërdrejt operacionin, Rubio nuk e ka përfytyruar thjeshtë Venezuelën duke rënë në kthetrat e Shteteve të Bashkuara. Përtej, ai ka parë se po vinte radha e Kubës, aleates historike të Karakasit. “Po të jetoja në Havanë dhe të isha në qeveri, do të isha së paku i shqetësuar”, tha më pas diplomati me një buzëqeshje që tregonte kënaqësinë e atij që ka vënë në lëvizje një mekanizëm të pakthyeshëm. Ky grusht force spektakolar mban firmën e tij. Është hakmarrja e tij personale: ajo e fëmijës së të mërguarve kubanë ndaj regjimeve komuniste të kontinentit, por edhe hakmarrja e skifterit neokonservator kundër krahut izolacionist të administratës Trump. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1945 views


💾

Yesterday — 18 January 2026Social

Kjo është gjendja aktuale e rrugës Ersekë–Leskovik, konkretisht në aksin Borovë–Barmash, e cila prej disa muajsh paraqet rrezik serioz për qarkullimin...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Kjo është gjendja aktuale e rrugës Ersekë–Leskovik, konkretisht në aksin Borovë–Barmash, e cila prej disa muajsh paraqet rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve të qytetarëve, rruga është restauruar vetëm një vit më parë, por sot është shembur pothuajse plotësisht, duke u kthyer në një rrezik të madh për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Banorët shprehen të alarmuar, pasi çdo kalim në këtë aks përbën rrezik real, sidomos gjatë natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike. Sipas tyre, rruga ndodhet në këtë gjendje prej rreth dy muajsh, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Ky aks është pjesë e rrugës Korçë–Ersekë, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 50 milionë euro, ndërkohë që për restaurimin janë shpenzuar miliona euro të tjera. Sipas të dhënave publike, tenderi është fituar nga kompania A.N.K., ndërsa janë akorduar edhe rreth 4 milionë euro shtesë për punime të paparashikuara. Mësohet se kostoja për 1 kilometër rrugë ka arritur deri në 3 milionë euro. Qytetarët ngrenë pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, përpara se kjo situatë të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje, Këto janë te rruga Ersekë Leskovik shumë e rrezikshme. Ka nje vit qe eshte restauruar. Ka shume rrezik si rruge. Aksi Borove Barmash. Ka dy muaj ne kete gjendje, askush s kujtohet per te

41.2K views


💾

Banorët e lagjes Sinoballa, nr. 4, në Kamëz, kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës, e cila prej rreth katër muajsh është lënë përgjysmë nga B...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Banorët e lagjes Sinoballa, nr. 4, në Kamëz, kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës, e cila prej rreth katër muajsh është lënë përgjysmë nga Bashkia Kamëz. Sipas tyre, është shtruar vetëm gjysma e rrugës, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur me baltë dhe zhavorr, duke u bërë e pakalueshme sidomos gjatë reshjeve të shiut. Banorët shprehen se detyrohen ta rregullojnë vetë me shpenzimet e tyre, edhe pse paguajnë taksa. Qytetarët thonë se kanë bërë ankesa të shumta pranë bashkisë Kamëz me kryetar Rakip Sulin, por pa asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa janë mashtruar me premtime se rruga do të asfaltohej më 20 dhjetor. Edhe pse ka kaluar 20 janari, punimet nuk kanë përfunduar, duke e bërë jetën e përditshme të vështirë për banorët, fëmijët dhe automjetet që shpesh mbeten të bllokuara.

58.8K views


💾

Një banor i fshatit Priskë e Madhe i është drejtuar redaksisë duke ngritur një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë elektrike pranë banesës së tij. ...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Një banor i fshatit Priskë e Madhe i është drejtuar redaksisë duke ngritur një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë elektrike pranë banesës së tij. Sipas tij, prej rreth një viti në zonë është vendosur një linjë elektrike kabllore trefazore, por pa shtylla mbajtëse, duke bërë që kabulli të kalojë drejtpërdrejt mbi hardhitë e rrushit në oborrin e shtëpisë. Banori shprehet se, për të shmangur rrezikun, është detyruar të vendosë vetë një shtyllë të improvizuar, por edhe ajo është përkulur nga pesha e madhe e kabullit. Ai tregon se ka bërë kërkesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse për vendosjen e një shtylle zyrtare, por prej një viti, sipas tij, vetëm është sorollatur pa asnjë zgjidhje konkrete. Ai apelon për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, përpara se kjo situatë e rrezikshme të përfundojë në pasoja të rënda. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje JOQ. Jam je banor i fshatit prisk e madhe kam je problem me lijen elektrike kan bo lijen kabllore para 1 viti lij 3 fazore dhe skan vu shtyll po e kan ven kabllin siper tones rrushit kam vendos je shtyll te sajuar vet po dhe ajo esht ktutur nga pesha e kabllit kam ber kerkes per je shtyll po kan 1 vit qe me sorollasin kam korentin mbi hekrat e rrushit kam 3 fmij te vegjel qe lozin jasht ju lutem bejeni publike se mos na e sjellin 1 shtyll para se te ndodhi noi gje flm

14.2K views


💾

SPAK ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi mënyrën se si u dekonspirua operacioni kundër Call Center-ave mashtrues në Tiranë, duke konfirmuar se pronar...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

SPAK ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi mënyrën se si u dekonspirua operacioni kundër Call Center-ave mashtrues në Tiranë, duke konfirmuar se pronarët dhe drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm janë paralajmëruar paraprakisht për një kontroll të mundshëm. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Call Center-i kryesor operonte në godinën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë Katedrales Ortodokse, dhe ishte nën hetim për mashtrimin e shtetasve italianë përmes platformave të rreme të investimeve në kriptomonedha. Hetimet, të nisura më 9 janar 2026 pas provave të dorëzuara nga gazetarët e emisionit italian “Le Iene” dhe denoncimeve të qytetarëve italianë, zbuluan se drejtuesit e Call Center-it kishin vendosur kamera sigurie dhe persona për vëzhgim të vazhdueshëm të ambienteve, për të sinjalizuar çdo rrezik. SPAK thekson se mbrëmjen e 15 janarit 2026, pasi dyshohet se morën informacion për një ndërhyrje të afërt, drejtuesit boshatisën zyrat, hoqën pajisjet kompjuterike dhe nisën zhvendosjen e tyre gjatë natës, duke tentuar të fshihnin provat e aktivitetit kriminal. Në orët e para të 16 janarit 2026, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kapën 6 persona në flagrancë teksa transportonin pajisje drejt një ambienti tjetër në godinën “Downtown One”, në Bulevardin “Bajram Curri”, ku një pjesë e pajisjeve po tentoheshin të asgjësoheshin. Më pas, SPAK ndaloi edhe 2 persona të tjerë dhe shpalli në kërkim 3 të dyshuar, mes tyre vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”. Gjatë kontrolleve në 28 ambiente janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie, automjete dhe një Ferrari, ndërsa SPAK po heton intensivisht për të zbuluar se kush e dekonspiroi operacionin dhe nëse ka persona apo struktura të përfshira në nxjerrjen e informacionit.

16.4K views


💾

Një qytetar ka raportuar një situatë shqetësuese që ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit ditën e sotme. Ai ka treguar se një ...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Një qytetar ka raportuar një situatë shqetësuese që ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit ditën e sotme. Ai ka treguar se një i moshuar ka bllokuar rrugën me biçikletën e tij, duke shkaktuar një ngërç të madh trafiku. Sipas tij, i moshuari është zhveshur dhe ka bllokuar rrugën duke i penguar të gjithë kalimtarët dhe automjetet. Ai thotë se kjo situatë ka zgjatur për disa minuta dhe policia ka mbërritur me vonesë në vendnngjarje.

103.8K views


💾

Një situatë alarmante u regjistrua këtë të shtunë në fshatin Spatharë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Librazhd, ku rrëshqitje masive të tokës s...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Një situatë alarmante u regjistrua këtë të shtunë në fshatin Spatharë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Librazhd, ku rrëshqitje masive të tokës shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesa dhe infrastrukturë. Sipas burimeve nga terreni, lëvizjet e para të dheut u vunë re dje rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh, duke zhvendosur sipërfaqe të tëra toke dhe duke krijuar panik te banorët e zonës. Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në Lagjen Hoxha. Sipas Emergjencave Civile, dhjetëra shtëpi kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme. Zona pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit mbetet ndër më të rrezikuarat, duke shtuar frikën për ndërprerje shërbimesh dhe rrezik për jetën e banorëve. Banorët e Spatharës kanë kritikuar institucionet vendore për mungesë masash parandaluese, duke theksuar se rrëshqitjet janë një problem i përsëritur prej vitesh.

69.5K views


💾

Një qytetar amerikan që po planifikon të jetojë në Vlorë, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, kanë marrë në dorë pastrimin e bregut të detit, duke m...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Një qytetar amerikan që po planifikon të jetojë në Vlorë, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, kanë marrë në dorë pastrimin e bregut të detit, duke mbledhur mbeturinat që ndotnin zonën turistike. Ndryshe nga shqiptarët që në një ditë të dielë e me diell shëtisin mes mbeturinave të bregut të detit, amerikani dhe familja e tij janë të shqetësuar për këtë ndotje. Duke parë se Bashkia e Vlorës, me në krye Bruna Mersinin, nuk merr asnjë lloj mase para kësaj ndotje edhe pse kjo detyrë u takon atyre, amerikani ka përveshur mëngët dhe ka nisur të mbledhë mbeturinat. Ai shpreh zhgënjimin e tij për menaxhimin e mbeturinave nga bashkia duke theksuar se qyteti ka nevojë për veprime konkrete dhe të qëndrueshme për të ruajtur ambientin dhe imazhin turistik. Veprimi i familjes amerikane tregon një qasje aktive dhe qytetare, duke nxjerrë në pah mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe nevojën për veprime reale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

32.1K views


💾

Një rast i rëndë dhe thellësisht shqetësues është denoncuar pranë redaksisë sonë nga një banore e lagjes “Todi Shkurti”, pranë ish-tregut elektrik, ku...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Një rast i rëndë dhe thellësisht shqetësues është denoncuar pranë redaksisë sonë nga një banore e lagjes “Todi Shkurti”, pranë ish-tregut elektrik, ku një nënë e moshuar dyshohet se prej vitesh jeton nën dhunë sistematike nga vajza e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas denoncimit, dhuna ka qenë e përsëritur ndër vite, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda në kokë dhe në trup, për të cilat ajo ka marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, pavarësisht gjendjes së saj të rënduar, e moshuara është rikthyer sërish në banesë, në kushte tërësisht të papranueshme për jetesë. Aktualisht, ajo ndodhet e vetme, pa ushqim, pa ngrohje dhe pa asnjë person që të kujdeset për të. Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se e moshuara është e verbër, e pafuqishme për të lëvizur dhe, sipas denoncueses, dyshohet se vuan edhe nga demenca, gjë që e bën të pamundur komunikimin dhe kërkimin e ndihmës. Vajza e saj, e cila dyshohet si autore e dhunës, është dërguar në institucion psikiatrik, ndërsa në banesë nuk ka mbetur asnjë strukturë mbështetëse për të garantuar sigurinë dhe kujdesin minimal të të moshuarës. Banorët e zonës dhe denoncuesja i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë shërbimet sociale, policinë dhe strukturat shëndetësore, që të ndërhyjnë urgjentisht për të marrë masa konkrete, duke garantuar mbrojtjen, trajtimin dhe dinjitetin njerëzor të saj. Ky rast ngre shqetësime serioze për mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në familje, veçanërisht kur viktimat janë persona të moshuar, të pafuqishëm dhe pa zë, dhe kërkon reagim të menjëhershëm përpara se kjo situatë të përfundojë në një tragjedi të paralajmëruar.

73.3K views


💾

Ndryshimet e fundit ligjore, të publikuara në Fletoren Zyrtare si pjesë e paketës fiskale, shpjegojnë qartë tani edhe aktivitetin ekonomik në internet...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Ndryshimet e fundit ligjore, të publikuara në Fletoren Zyrtare si pjesë e paketës fiskale, shpjegojnë qartë tani edhe aktivitetin ekonomik në internet. Çdo person që gjeneron të ardhura online, nga blogerët te influencerët, konsiderohet subjekt tregtar dhe duhet të publikojë në faqen ose profilin e tij të dhënat bazë, përfshirë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin. Administrata tatimore do të identifikojë këta individë kryesisht përmes të ardhurave të depozituara në llogaritë bankare dhe përmes monitorimit të aktivitetit online. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, pas marrjes së njoftimit zyrtar nga administrata, influencerët dhe personat publikë do të jenë të detyruar të formalizojnë aktivitetin e tyre në rrjete sociale. Ligji parashikon ashpërsim të masave në rast të moszbatimit. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit nuk publikohet informacioni i kërkuar, AKEP mund të bllokojë llogarinë e influencerit në rrjetet sociale dhe të shqiptojë gjobë. Nevoja për këto ndryshime u diktua nga monitorimet e administratës tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga kontrollet vjetore janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që gjatë vitit 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura të depozituara në llogari bankare individuale. Ekspertët theksojnë se këto shifra tregojnë rritje të ekonomisë online, por edhe nivele të larta informaliteti, që tani synohet të integrohen në sistemin tatimor.

30K views


💾

Motra e Altin Meçajt, Xhuli, ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Vjosë, duke mohuar vërtetësinë e mesazheve të publikuara ng...

By: @joq
19 January 2026 at 07:00

Motra e Altin Meçajt, Xhuli, ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Vjosë, duke mohuar vërtetësinë e mesazheve të publikuara nga motra e punonjësit të policisë, Fredi Lamaj. Ajo deklaroi se mesazhet janë të sajuara dhe se familja e saj po përballet padrejtësisht me akuza që kanë sjellë përshkallëzim të konfliktit. Sipas saj, familja Meçaj ka pasur gjithmonë respekt për familjen Lamaj dhe nuk kërkon hakmarrje, por vetëm që drejtësia të hetojë ngjarjen dhe të ndalojë përhapjen e sajesave. Ajo e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj një të moshuari dhe theksoi se situata nuk duhet të ishte kthyer në “telenovelë” mediatike. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 janarit, kur Altin Meçaj dhe babai i tij, Ylli Meçaj, u dhunuan pranë banesës së tyre. Sipas deklarimeve të familjes, Altini u thirr jashtë në orët e vona dhe më pas u godit nga disa persona, mes të cilëve pretendohet se ishte edhe Fredi Lamaj. Ylli Meçaj tregoi se u përpoq të mbronte djalin, por edhe ai u dhunua, duke pësuar plagë në kokë dhe duke marrë trajtim mjekësor në spital. Familja kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi ligjore për dhunën e ushtruar. Në qendër të konfliktit janë edhe mesazhet në rrjete sociale, të cilat motra e Fredi Lamajt i bëri publike, duke pretenduar se Altin Meçaj e kishte bezdisur vazhdimisht me shkrime të padëshiruara. Ajo deklaroi se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe se nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke theksuar se situata i ka shkaktuar shqetësim emocional dhe familjar. Nga ana tjetër, motra e Meçajt këmbëngul se mesazhet nuk janë të vërteta dhe se, nëse do të kishte pasur shqetësim, çështja mund të ishte zgjidhur pa dhunë dhe pa përfshirje publike.

128K views


💾

❌
❌