Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Social

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar kornizën e marrëveshjes për Groenlandën si një marrëveshje “afatgjatë” dhe me kohëzgja...

22 January 2026 at 11:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar kornizën e marrëveshjes për Groenlandën si një marrëveshje “afatgjatë” dhe me kohëzgjatje të pacaktuar, pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen e saj. Në një intervistë për CNBC, Trump tha se marrëveshja është “paksa e ndërlikuar”, duke shtuar se sqarimet do të jepen “hap pas hapi”. Në një tjetër moment të intervistës, ai theksoi se bëhet fjalë për një marrëveshje që do të zgjasë “përgjithmonë”, duke u shprehur: “Është përjetë”. Sipas Trump, marrëveshja është e tillë që “të gjithë janë të kënaqur” dhe përmbush kërkesat e tij lidhur me kontrollin dhe interesat strategjike të SHBA-së në Groenlandë. Pak më vonë, presidenti amerikan sqaroi se korniza e arritur me NATO-n për uljen e tensioneve rreth Groenlandës përfshin të drejta shfrytëzimi të burimeve minerare për Shtetet e Bashkuara, si edhe pjesëmarrje në sistemin mbrojtës “Golden Dome”. “Ata do të jenë pjesë e Golden Dome dhe e të drejtave mbi mineralet dhe ne gjithashtu”, deklaroi Trump për CNBC. NATO: Siguria në Arktik do të garantohet përmes veprimit të përbashkët Nga ana e saj, NATO ka bërë të ditur se aleatët do të punojnë së bashku për garantimin e sigurisë në Rajonin Arktik. Një zëdhënës i Aleancës deklaroi të mërkurën se diskutimet mes vendeve anëtare për kornizën e përmendur nga Trump do të fokusohen në sigurinë e Arktikut përmes veprimit kolektiv, veçanërisht nga shtatë vendet anëtare që ndodhen në këtë rajon. Po ashtu, u theksua se negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vijojnë, me synimin për të garantuar që Rusia dhe Kina të mos sigurojnë kurrë një prani ekonomike apo ushtarake në Groenlandë. Pas javësh retorike të ashpër, e cila rrezikoi të shkaktonte përçarjen më të thellë në marrëdhëniet transatlantike të dekadave të fundit, Donald Trump u tërhoq papritur të mërkurën nga kërcënimet për vendosjen e tarifave doganore si mjet presioni për marrjen e Groenlandës, duke deklaruar se tashmë po kristalizohet një marrëveshje për t’i dhënë fund përplasjes. #voxnews #media #news #donaldtrump

3452 views


💾

Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar. Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, ...

22 January 2026 at 11:00

Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar. Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe më pas janë nisur në drejtim të Orikumit. Ivanka Trump mbërriti bashku paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë, ndërsa Kryeministri Rama mbërri mbasdite, i shoqëruar nën masa të shumta sigurie. #voxnews #media #news #edirama #ivankatrump @voxnews.al

4452 views


💾

Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të për...

22 January 2026 at 11:00

Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Edi Rama në Bordin e Paqes. Ishte një ftesë e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump që ftoi Shqipërinë, për tu bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare me statusin si anëtar themelues, ku një ndër qëllimet kryesore, është funksionojë si qeveri tranzitore pasi përfundimit të luftës në Rripin e Gazës. Misioni i Bordit të Paqes është ushtrimi i ndikimit për vendosjen e themeleve të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese. Karta e Bodrit të Paqes garanton sovranitetin e të gjithë shteteve anëtare dhe se mandati është 3-vjeçar. Nga kjo e fundit përjashtohen ato shtete që do të kontribuojnë në shumën 1 miliardë dollaë brenda vitit të parë nga anëtarësimi. Vetë kryeministri Edi Rama e ka mohuar pagesën e kësaj shume për t'i siguruar Shqipërisë zgjatje të qëndrimit në Bord. #voxnews #media #news #donaldtrump #edirama

3409 views


💾

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa ...

22 January 2026 at 11:00

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira. Më herët një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT, ku një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, dhe është përmbysur më pas në mes të rrugës. #voxnews #media #news @voxnews.al

2878 views


💾

Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania...

22 January 2026 at 11:00

Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania Bankers Petroleum Albania. Ndonëse në pamje të parë ky duket si një veprim normal, që bizneset bëjnë në veprimtarinë e tyre të përditshme, kjo llogari është qendra e një aktiviteti të madh kriminal, i ngritur qëllimisht për të zhdukur miliardat e naftës së Patos Marinzës duke lënë në Shqipëri gropat e mëdha të borxheve dhe taksave të papaguara. E gjitha kjo bëhet me bekimin e autoriteteve shqiptare dhe thelbi i skemës kriminale është i thjeshtë. Bankers Petroleum arkëton miliarda euro nga shitja e naftës që nxjerr në Marinzë, por në Shqipëri nuk vjen asnjë qindarkë. Të gjitha paratë shkojnë në llogarinë e Austrisë dhe prej aty treten duke i pamundësuar qeverisë shqiptare dhe kreditorëve të tjerë të ekzekutojnë borxhet që Bankers nuk paguan. #voxnews #media #news @voxnews.al

6853 views


💾

Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, janë publikuar vendimet e miratuara. Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjis...

22 January 2026 at 11:00

Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, janë publikuar vendimet e miratuara. Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në korrik 2025 rekomandoi shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Raporti i KLSH-së lidhej me përmbytjen e ndodhur në janar 2025 në zonën e Bunecit, në Himarë, pas dëmtimit të strukturës së basenit të presionit të Hidrocentralit Sasaj, i njohur ndryshe si “hidrocentrali i dy Vasilëve”. Sipas auditimit, koncesionari nuk kishte respektuar kushtet teknike të kontratës dhe detyrimet ligjore, ndërsa AKBN akuzohej për mungesë monitorimi dhe kontrolli ndaj shkeljeve të përsëritura. KLSH theksonte se neglizhenca në verifikimin e sigurisë së veprave përbërëse të hidrocentralit solli pasoja të rënda për mjedisin dhe komunitetin lokal, përfshirë dëme në banesa, biznese dhe infrastrukturë. #voxnews #media #news

3850 views


💾

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij. Në vend të Janit është...

22 January 2026 at 11:00

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij. Në vend të Janit është emëruar nga ekzekutivi në mbledhjen e sotme, Adrian Gurra dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas kalimit në Fletoren Zyrtare. Njoftimi: V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. #voxnews #media #news

977 views


💾

Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën. Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërro...

22 January 2026 at 11:00

Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën. Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërroi 14 herë Groenlandën, duke iu referuar ishullit, por emrin ia thoshte ‘Islanda’. “Ata nuk na mbështesin në Islandë, mund t’ju them këtë. Dua të them, tregu ynë i aksioneve pati rënien e parë dje për shkak të Islandës. Pra, Islanda na ka kushtuar shumë para”, tha presidenti amerikan, në një fragment nga fjalimi i tij duke iu referuar Groenlandës. Donald Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Danimarkës që t’ia lëshojë Grenlandën Shteteve të Bashkuara dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit në të kaluarën. Megjithatë, në fjalimin e tij në Davos, ai tha se “nuk do të përdorte forcë”. Kujtojmë se më herët Trump ngatërronte Armeninë me Shqipërinë, teksa fliste për armëpushimin e ndërmjetësuar nga veta ai mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. #voxnews #media #news #donaldtrump

15.5K views


💾

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Po ashtu GJKKO ka publikuar n...

22 January 2026 at 11:00

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Po ashtu GJKKO ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vendimet e marra ditën e sotme, ku bie në sy se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg. Erlis Duka, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat. Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun. Oltian Loga u dënua me 25 vite burg. Më herët për këtë vrasje u dënua Blendi Teta dhe Ilir Selmani. Santjago Malko u ekzekutua në gusht të 2019, pasi grupi kriminal dështoi të vriste Ervis Martinaj, që e konsideronte si kundërshtar të përbetuar. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj u përplasën për lojërat e fatit. #voxnews #media #news @voxnews.al

4113 views


💾

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Në një rreth grash të komunitetit Ju/’hoansi, në zemër të Afrikës, një grua ulet e qetë, ndërsa duar të buta prekin barkun e saj. Nuk ka aparate, nuk ka analiza laboratorike, nuk ka ekrane. Vetëm përvojë, ndjeshmëri dhe një dije e trashëguar brez pas brezi. Kjo është mënyra se si ky komunitet konfirmon shtatzëninë: përmes prekjes, intuitës dhe kujdesit kolektiv. Gratë më të moshuara përdorin duart për të ndjerë jetën që po formohet, duke i ofruar gruas siguri, udhëzim dhe mbështetje emocionale. Videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale, duke grumbulluar miliona shikime brenda pak orësh dhe duke ngjallur reagime të forta emocionale nga përdoruesit anembanë botës. Në kulturën Ju/’hoansi, shtatzënia nuk është një ngjarje private. Ajo është një përvojë e përbashkët, e mbajtur nga komuniteti, e thurur me dije të lashta që ekzistonin shumë kohë përpara kufijve, hartave dhe teknologjisë moderne. Pamjet tregojnë jo vetëm një mënyrë ndryshe të të kuptuarit të jetës, por edhe një mesazh të fortë: se kujdesi, lidhja njerëzore dhe përvoja e përbashkët mund të jenë po aq të fuqishme sa çdo teknologji. Një video e thjeshtë, por me një domethënie të thellë, që ka bërë miliona njerëz të ndalen dhe të reflektojnë.

2735 views


💾

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë ...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Një apel thellësisht njerëzor dhe prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri nga Republika Çeke, i cili prej 15 vitesh kërkon babanë e tij, si edhe motrën, vëllain apo të afërm të mundshëm nga Ballkani. Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, babai i tij ka jetuar në qytetin Hodonín, në Republikën Çeke, gjatë viteve 1997–2001. Në atë periudhë, ai frekuentonte Hotelin Grand dhe diskotekën “Casino”, vende të njohura në qytet në atë kohë. I riu tregon se emri i babait të tij mund të ketë qenë Frederik, Fred, ose Alfred. Ai kujton gjithashtu se babai kishte një makinë të vogël sportive të kuqe, në kapakun e përparmë të së cilës kishte simbolin e një shqiponje. Sipas informacionit që ka, babai i tij vinte nga Shqipëria ose Maqedonia, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të ishte nga ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Po ashtu, ai dyshon se babai mund të ketë pasur një piceri në qytetin e Brno-s. “I kam kërkuar prej 15 vitesh,” shprehet ai me emocion, duke shtuar se ka lindur më 18 janar 1999 dhe se ky kërkim ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. I riu nuk flet shqip dhe jeton në Republikën Çeke, por ka zgjedhur t’i drejtohet publikut shqiptar me shpresën se dikush mund të njohë historinë, personin apo detajet e përshkruara dhe të ndihmojë në ribashkimin e tij me familjen. JOQ Albania e publikon këtë apel në shpresën se zëri i tij do të arrijë tek personat e duhur dhe se kjo histori do të marrë një përgjigje pas kaq shumë vitesh pritjeje. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar. Apeli i tij është i hapur për këdo që mund të ndihmojë.

11.1K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretari...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një “kornizë të një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke bërë një hap pas nga kërcënimet për tarifa ndëshkuese ndaj disa vendeve europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se marrëveshja lidhet jo vetëm me Groenlandën, por edhe me gjithë rajonin e Arktikut. Si pasojë e këtyre negociatave, ai njoftoi se tarifat që pritej të hynin në fuqi më 1 shkurt nuk do të zbatohen. Pas deklaratës së Trump, tregjet financiare reaguan menjëherë pozitivisht, me rritje të ndjeshme të aksioneve. Në një intervistë për CNBC, ai e përshkroi marrëveshjen si “konceptin e një marrëveshjeje”, duke shtuar se detajet do të bëhen publike më vonë pasi çështja është “disi komplekse”. Trump la të kuptohet se marrëveshja mund të përfshijë të drejta minerare për SHBA-në, si edhe përfshirjen e Groenlandës në sistemin e propozuar amerikan të mbrojtjes raketore, të quajtur “Golden Dome”. Sipas tij, kërcënimi për tarifa 10% nga muaji i ardhshëm dhe deri në 25% nga qershori ndaj vendeve europiane u hoq pasi “duket se kemi arritur thelbësisht konceptin e një marrëveshjeje”. Megjithatë, detajet konkrete mbeten ende të paqarta. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se më shumë informacion do të bëhet me dije në vijim ndërsa diskutimet vazhdojnë. Njoftimi vjen pas disa javësh të tensionuara, pasi administrata Trump kishte hedhur idenë e blerjes së Groenlandës ose edhe marrjes së kontrollit të saj, pavarësisht se territori i përket Danimarkës, një aleate e NATO-s. Këto propozime ishin refuzuar nga autoritetet daneze dhe ato të Groenlandës. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump theksoi se Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së, por deklaroi se nuk do të përdorte forcë ushtarake për ta siguruar atë. I pyetur nëse marrëveshja e re parashikon që SHBA të marrë pronësinë e Groenlandës, Trump nuk dha një përgjigje të qartë, duke u shprehur se bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë që, sipas tij, “i vendos të gjithë në një pozicion të mirë”.

17.6K views


💾

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura fa...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Ndërkohë që flitet për kursime dhe efiçencë në administratën publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë vijojnë të qarkullojnë në rrethe të mbyllura familjare dhe politike. Denoncimi i radhës vjen për Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), i drejtuar nga Arlinda Pogaj, e cila ka firmosur një tender të majmë për ushqimin e Spitalit të Traumës. Bëhet fjalë për procedurën me objekt: Loti 2: “Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”. Kjo procedurë, e cilësuar "e hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar", ka përfunduar me shpalljen fituese të kompanisë “DAJTI PARK 2007” sh.p.k. Sipas dokumenteve zyrtare, rezultati i këtij tenderi kap shifrën marramendëse prej 125,424,000 lekë të reja pa TVSH ose afërsisht 1.5 milionë euro me TVSH. Ajo që e bën këtë tender të dyshimtë nuk është vetëm vlera e lartë, por pronësia e kompanisë fituese. “DAJTI PARK 2007” është në pronësi të shtetasve Lulzim Qefalia dhe Desart Kalaja. Lulzim Qefalia është as më pak e as më shumë se vëllai i Xhemal Qefalisë, figurës së njohur politike dhe aktualisht Zëvendësministër i Brendshëm. Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin e tenderave të drejtuar nga Arlinda Pogaj, e njohur si "Linda e tenderave". Si ka mundësi që kontratat më të rëndësishme për shërbimet spitalore përfundojnë sërish në duart e familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit? Konflikti i interesit: Edhe pse ligjërisht mund të jenë mbuluar me letra, moralisht ky është një rast i pastër i "qerasjes" së njerëzve të pushtetit. Mungesa e garës reale: Kur fituesi ka lidhje direkte me kupolën e Ministrisë së Brendshme, sa reale është gara për kompanitë e tjera në treg? Ky tender është një tjetër provë se paratë e shëndetësisë, në vend që të shkojnë për barna apo kushte më të mira për pacientët, shërbejnë për të majmur xhepat e "vëllazërisë" politike.

23K views


💾

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vit...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet mbështetja e shqiptarëve për Emiliano Lulen, një personazh që prej vitesh ka dëshmuar forcë dhe sakrificë, e që sot po përballet me një situatë shumë të vështirë shëndetësore. Emiliano është një emër i njohur për shumëkënd. Në vitin 1997, gjatë trazirave të luftës civile në Shqipëri, ai tentoi të shmangte shpërthimin e një detonatori për të shpëtuar disa fëmijë, moment në të cilin u plagos rëndë në sy. Copëza metali i dëmtuan shikimin dhe, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të dështuar në Moskë në vitin 2001, ai u kthye në Shqipëri plotësisht i verbër. Pas një periudhe të gjatë ankthi dhe depresioni, Emiliano arriti të ringrihej dhe të bëhej një figurë frymëzuese për shumë njerëz. Megjithatë, mjekët e kanë informuar se ka vetëm një mundësi për një ndërhyrje delikate në retinë, e cila prej vitesh është mbajtur nën kontroll përmes vizitave të shpeshta në SHBA. Kostot e kësaj ndërhyrjeje kanë qenë gjithmonë shumë të larta, duke shkuar nga dhjetëra deri në mbi njëqind mijë dollarë. Sot, situata e tij është përkeqësuar ndjeshëm pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur rreth një muaj më parë. Ai ka pësuar dëmtime serioze në krah, ku mjekët rekomandojnë vendosjen e implanteve ortopedike me pllaka titani dhe vida, një ndërhyrje që kërkon klinika shumë të specializuara për shkak të rrezikut të dëmtimit të nervit radial. Siç shprehet edhe vetë Emiliano në videon e dërguar në redaksi, aksidenti i ka hequr mundësinë për të pritur më gjatë për operacionin e syrit, duke e bërë ndërhyrjen urgjente dhe të pashmangshme nëse ka ende shpresë për rikuperim, qoftë edhe të pjesshëm, të shikimit. Familjarë dhe miq u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një diferencë të madhe për jetën e Emilianos. JOQ Albania i uron Emilianos forcë dhe shpreson që ky apel të gjejë zemra të hapura për ta ndihmuar në këtë betejë të vështirë. Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/help-emiliano-get-urgent-eye-and-arm-surgery?

41.3K views


💾

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbim...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar viktimën e parë. Një roje bregdetare u mbyt ndërsa përpiqej të lidhte dhe siguronte motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit. Stuhia ka goditur më parë të gjithë vendin, duke shkaktuar dëme në ishullin e Gavdos në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Meteorologët kanë paralajmëruar shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet intensive të shiut pritet të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, me një pakësim gradual më pas. Mbrojtja civile ka këshilluar banorët e zonave në rrezik që të mos dalin nga banesat e tyre pa një arsye të domosdoshme, ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm. Pamjet nga qendra e Athinës tregojnë rrugë dhe kryqëzime të përmbytura nga reshjet e dendura, ndërsa në zonën e Patrës era e fortë ka pezulluar lundrimin drejt porteve të Jonit dhe Italisë.

43.5K views


💾

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali ...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Një qytetar nga zona e Plazhit në Durrës ka denoncuar gjendjen problematike të kanalit që ndjek hekurudhën deri në zonën e Plepave. Sipas tij, kanali nuk është pastruar prej rreth 30 vitesh, duke u kthyer në një burim të vazhdueshëm përmbytjesh. Me reshjet e fundit të shiut, zona është përmbytur sërish, një situatë që përsëritet çdo vit. Ujërat e shiut nuk arrijnë të shkarkohen normalisht për shkak të bllokimit të kanalit nga mbeturinat dhe inertet. Qytetari shprehet se pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit. Banorët e zonës thonë se kjo situatë jo vetëm që dëmton pronat e tyre, por përbën edhe rrezik për shëndetin publik, sidomos gjatë sezonit turistik, kur zona e Plazhit frekuentohet nga mijëra pushues. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje nga plazh, durres. Kanali qe ndjek hekurudhen deri ne plepa pa pastruar fare per 30 vjet. U mbyten me keto shirat si cdo vit. Ende se vret njeri mendjen

16.4K views


💾

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Qeveria ka ndarë me publikun një tjetër sukses madhor infrastrukture, duke njoftuar se punimet në autostradën Tiranë–Durrës kanë arritur në nivelin 86%. Detaji i vogël që mbetet për t’u sqaruar është se ky progres i përket vetëm 16% të parë të projektit. Sipas përllogaritjeve, në dy vite janë përfunduar realisht 13.76% e autostradës, një ritëm që dëshmon për qëndrueshmëri dhe vizion afatgjatë. Me këtë ecuri, projekti pritet të mbyllet pas rreth 14 vjetësh e gjysmë të tjera. Nëse gjithçka shkon sipas planit aktual, autostrada Tiranë–Durrës do të jetë gati në vitin 2038, në mesin e mandatit të shtatë qeverisës, duke u shndërruar në një vepër që shoqëron disa breza dhe disa fushata zgjedhore. Ndërkohë, kantieri vijon të vizitohet, të fotografohet dhe të promovohet si model suksesi, ndërsa shifrat tregojnë se udhëtimi drejt përfundimit sapo ka kaluar kthesën e parë.

40.2K views


💾

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga po...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Personi që shihni në këtë foto është Ram Rexhmati, 57-vjeçari nga Paskuqani që humbi jetën pasi e përplasi një betoniere. Ai u godit për vdekje nga pompa e betonierës teksa po punonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Policia arrestoi një 36-vjeçar, të dyshuar si drejtues i mjetit të punës, në lidhje me këtë aksident fatal. Ngjarja ka ndodhur dje, por u raportua zyrtarisht nga policia sot në mesditë pas reagimit të familjarëve të viktimës. Nuj dihet se betonierja e kush oligarku e përplasi Rexhmatin e në cilën orë të ditës pasi qarkullimi o tyre është i kufizuar. Në njoftimet e policisë thuhet se si pasojë e rrëzimit të pompës së betonierës që drejtohej nga i arrestuari, Rexhmati, u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën.

55.4K views


💾

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diel...

By: @joq
22 January 2026 at 11:00

Donald Trump ka ironizuar presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke bërë shaka për syzet e diellit që ai mbante gjatë fjalës së tij. Macron u shfaq të martën me syze aviator blu gjatë një fjalimi të mbajtur brenda, pa dhënë fillimisht shpjegime. Më vonë, zyra e tij sqaroi se syzet ishin përdorur për të mbrojtur sytë, për shkak të një enë gjaku të plasur, një problem i cilësuar si i padëmshëm. Gjatë fjalimit të tij, Trump iu referua kësaj situate me tone ironike, duke pyetur “çfarë dreqin ndodhi?”, mes të qeshurave të publikut. Ai e përgëzoi gjithashtu Macron për qëndrimin “të fortë” në takimet e mëparshme, por e akuzoi Francën se për dekada ka përfituar nga SHBA në çmimet e barnave. Trump tha se kishte kërcënuar Francën me tarifa shtesë, përfshirë deri në 25% për produktet dhe deri në 100% për verërat dhe shampanjën, nëse Parisi nuk do të rriste çmimet e ilaçeve. Marrëdhëniet mes Francës dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më tej për shkak të kundërshtimeve evropiane ndaj planeve amerikane për Groenlandën. Macron i quajti tarifat e mundshme amerikane “të papranueshme” dhe paralajmëroi se BE mund të përdorë për herë të parë mekanizmin kundër shtrëngimit tregtar. Në fund, Trump reagoi edhe ndaj refuzimit të Macron për t’iu bashkuar një nisme të tij të quajtur “Bordi i Paqes”, duke deklaruar se lideri francez “do të largohet së shpejti nga pushteti” dhe duke përsëritur kërcënimet për tarifa edhe më të larta ndaj produkteve franceze.

80.9K views


💾

❌
❌