Normal view

Bridge returned error 400! (20689)

24 August 2026 at 02:01

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.33

Go back

VerifiedJoseph

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen e ujërave në bregdetin e Vlorës, pranë zonës së hoteleve dhe bizneseve....

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një pushues i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar ndotjen e ujërave në bregdetin e Vlorës, pranë zonës së hoteleve dhe bizneseve. Sipas tij, ujërat e ndotura derdhen vazhdimisht në det, ndërsa situata shoqërohet edhe me një erë të rëndë dhe kundërmim, që sipas pushuesit është i vështirë për t'u përballuar. Në videon e dërguar në redaksi shihet një kanal me ujë të turbullt që rrjedh drejt bregut dhe përfundon në det. Në pamje dallohen gjithashtu mbetje dhe shkumë në sipërfaqen e ujit. “Uji është shumë i ndotur edhe kundërmon. Siç duket, ujërat e zeza derdhen pa pushim”, shprehet pushuesi. Ai shton se edhe uji i detit ka qenë shumë i ndotur, duke ngritur shqetësimin për pushuesit që frekuentojnë këtë pjesë të bregdetit. Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse bëhet fjalë për ujëra të zeza, ndaj situata kërkon verifikim nga institucionet përgjegjëse. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e pushuesit, duke kërkuar që autoritetet të verifikojnë burimin e shkarkimit, cilësinë e ujit dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

10.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur sot në ambientet e një lavazhi. Denoncuesi p...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur sot në ambientet e një lavazhi. Denoncuesi pretendon se ka punuar gjatë gjithë ditës në “Lavazho Speciale”, por në fund të orarit pronari nuk i ka dhënë pagesën prej 10 mijë lekësh që, sipas tij, i takonte për ditën e punës. Sipas qytetarit, pas kërkesës për pagesën, pronari e ka fyer dhe i ka thënë të largohet, ndërsa më pas, pretendon ai, e ka goditur me grusht pas shpine. “Punova sot tek ai, më mbajti ditën e punës 10 mijë lekë. Më goditi me boks pas shpine**”, shkruan denoncuesi. Ai thotë se kishte rreth dy vite që punonte pranë këtij subjekti dhe se kjo ishte hera e parë që, sipas tij, përballej me një situatë të tillë. Në videon e dërguar në redaksi shfaqet vetë denoncuesi duke punuar në lavazh, ndërsa pamjet nuk përmbajnë momentin e pretenduar të konfliktit dhe goditjes. Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, duke pretenduar se krahas mospagesës, është përballur edhe me dhunë fizike. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetari, ndërsa mbetet e hapur për reagimin dhe versionin e pronarit të subjektit lidhur me pretendimet e ngritura.

27.3K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër tejet të rrezikshme në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Në pamjet e ...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër tejet të rrezikshme në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet Mercedes-Benz, me targa AA 602 XJ, që parakalon disa automjete njëherësh duke kaluar mbi dy vija të plota. Sipas denoncuesit, drejtuesi i mjetit ka tejkaluar të gjitha automjetet që ndodheshin përpara, duke hyrë në korsinë e kundërt dhe duke rrezikuar përplasjen me mjetet që vinin përballë. “Në Rrugën e Kombit, Milot, tejkalon kjo veturë në dy vija të plota, rrezikshëm. I ka tejkaluar të gjitha veturat”, shkruan qytetari. Një manovër e tillë, veçanërisht në një segment me lëvizje të shumta automjetesh, mund të sjellë pasoja të rënda për drejtuesit dhe pasagjerët. JOQ Albania publikon pamjet për të sjellë rastin në vëmendje të autoriteteve dhe kërkon që drejtuesi i mjetit të identifikohet dhe të merren masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

21.7K views


💾

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave. Ngj...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”. Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, i riu afrohet nga pas dhe, në një moment kur i moshuari nuk është në dijeni, i merr celularin nga xhepi. Pas vjedhjes, ai largohet duke vijuar rrugën qetësisht, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Dyshohet se personi që shfaqet në pamje të jetë shtetas i huaj. Pamjet bëhen publike me shpresën se personi do të identifikohet dhe se autoritetet do të mund të zbardhin sa më shpejt rastin.

12.6K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të hasur gjatë transportit të një valixheje nga Gjermania drejt Shq...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem të hasur gjatë transportit të një valixheje nga Gjermania drejt Shqipërisë, përmes agjencisë Pati Travel. Sipas denoncuesit, për transportin e valixhes ka paguar 80 euro, ndërsa kur e ka marrë, ajo ka rezultuar e dëmtuar rëndë. Në fotot e dërguara në redaksi duken disa shpime dhe dëmtime në pjesën e jashtme të valixhes, ndërsa edhe disa prej rrobave që ndodheshin brenda saj janë dëmtuar. Qytetari shprehet i shqetësuar edhe për mënyrën se si është trajtuar ankesa e tij nga agjencia, pasi sipas tij, deri tani nuk i është ofruar një zgjidhje apo kompensim për dëmin. Në komunikimet e dërguara në redaksi, përfaqësues të agjencisë kanë argumentuar se bagazhet mund të hapen dhe kontrollohen gjatë transportit nga autoritetet doganore, ndërsa klienti kërkon të dijë se kush mban përgjegjësi për dëmtimet e konstatuara. “Nesër paguajmë 80€ për transport minimumi që presim është që sendet tona të mbërrijnë në gjendjen në të cilën janë dorëzuar”, shprehet qytetari. Ai thotë se disponon fotografi të valixhes dhe rrobave të dëmtuara, si dhe komunikimet me agjencinë, dhe kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën për një reagim dhe zgjidhje. JOQ Albania publikon denoncimin dhe materialet e dërguara nga qytetari, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga Pati Travel lidhur me rastin dhe pretendimet e klientit.

98.5K views


💾

Më 31 korrik 2026, qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama organizuan një ceremoni zyrtare për marrjen në dorëzim të 40 mjeteve të parë taktike të...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Më 31 korrik 2026, qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama organizuan një ceremoni zyrtare për marrjen në dorëzim të 40 mjeteve të parë taktike të destinuara për Forcat e Armatosura. Këto mjete u promovuan si prodhime tërësisht “Made in Albania” me standarde të NATO-s, nga kompania “Timak Defence”. U paralajmërua gjithashtu synimi që brenda 30 muajve kjo kompani të plotësojë nevojat e ushtrisë dhe se ka pasur interes apo marrëveshje eksporti me vende të ndryshme ndërkombëtare. Kompania “Timak Defence” operon në bashkëpunim përmes një sipërmarrjeje të përbashkët ku pjesë e aksioneve (20%) mbahen nga shoqëria shtetërore “KAYO” (krijuar nga Ministria e Mbrojtjes enkas për partneritetet në fushën e mbrojtjes), ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga themeluesit e saj (ku përfshihen Arjeta Puca dhe investitori/ortaku i huaj Ron Yeffet). Kritikët dhe zërat opozitarë në rrjet theksojnë se mjetet nuk janë të dizajnuara apo prodhuara nga nisja e ciklit metalik në Shqipëri, por bëhet fjalë për montim, karroceri, përforcime ushtarake ose superstruktura të vendosura mbi shkakun e bazave të markave të njohura ndërkombëtare si Toyota Land Cruiser apo kamionëve MAN. Termi “Made in Albania” po përdoret në këtë rast për montimin dhe certifikimin e standardeve taktike, e jo për prodhimin e motorrit apo platformës bazë të automjetit. Bëhet fjalë për një lidhje kontrate-porosie nga Ministria e Brendshme (ose institucione në varësi të saj) për pajisjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me mjete nga e njëjta kompani, çka ngre pikëpyetje në rrjet mbi shpejtësinë e kontraktimit dhe transparencën e procedurave (të cilësuara nga kritikët si “sekrete” apo pa garë të hapur konkurruese). Më datë 6 gusht 2026, vetëm 1 javë pas promovimit që bëri kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka lidhur një kontratë-porosi sekrete me kompaninë “Timak Defence” të izraelitit Ron Yeffet, me objekt: “Blerje makina për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” me vlerë 9.6 MILIONË €.

8830 views


💾

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur sot gjatë lundrimit në rrugën detare Karaburun–Vlorë. Sipas personave që e kanë konstatuar, breshka dyshohet s...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një breshkë uji është gjetur e ngordhur sot gjatë lundrimit në rrugën detare Karaburun–Vlorë. Sipas personave që e kanë konstatuar, breshka dyshohet se kishte gëlltitur mbetje plastike, konkretisht një qese plasmasi dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar ngordhjen. Pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia Kufitare, me shpresën që autoritetet të marrin në dorëzim breshkën dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar më qartë shkakun e ngordhjes. Ngjarja është një tjetër dëshmi e pasojave që mbetjet plastike dhe ndotja e detit mund të kenë mbi jetën detare. Breshkat e ujit shpesh ngatërrojnë qeset plastike me ushqimin, duke i gëlltitur ato dhe duke rrezikuar seriozisht jetën. Rasti ngre edhe një herë nevojën për më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e detit dhe gjallesave që jetojnë në të. Shpresohet që autoritetet ta marrin në konsideratë rastin dhe të ndërhyjnë për dokumentimin e tij.

44.9K views


💾

Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Aldos, një 13-vjeçari i cili prej më shumë se një jave është larguar nga shtëpia. I mituri i cili jeton me ...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Aldos, një 13-vjeçari i cili prej më shumë se një jave është larguar nga shtëpia. I mituri i cili jeton me mamanë dhe gjyshen është gjetur dhe aktualisht ndodhet në Malin e Tomorrit. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i mituri shet qirinj pranë thertores ku mbahen bagëtitë e imëta. Një qytetar i cili e njeh pasi janë të dy nga Elbasani, ka komunikuar me të dhe djali i ka treguar se ndodhet me babain aty dhe se kanë edhe kuajt me vete. Por nga komunikimi që JOQ ka patur me dajën e Aldos, i cili ka bërë edhe denoncimin, ai ka treguar se djali nuk e ka babain pasi i ka ndërruar jetë. Ai ka frikë se nipi i tij po shfrytëzohet nga persona të tjerë, pasi qytetarët e kanë parë nën shoqërinë e dy burrave. Për shkak të pamundësisë financiare, ai nuk mund të shkojë tani në malin e Tomorrit për ta marrë, prandaj i bën thirrje Policisë që të ndërhyjë sa më parë. “Ju lutem na ndihmoni, ka gënjyer që ka babain aty. Babai ka ndërruar jetë. Ai ndodhet në Malin e Tomorrit, kemi marrë dy telefonata. Policia të ndërhyjë sa më parë se ne nuk shkojme dot, skemi mundesi financiare. I ka vdekur babai, vetem nenen dhe gjyshen ka. E kanë parë me dy burra, ka gënjjyer nga frika se eshte me babain. Do i kenë bërë presion dhe ka gënjyer. Dërgoni policinë ta marrë.” JOQ ALBANIA i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndërhyjë sa më parë për të verifikuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e 13-vjeçarit për të cilin familjarët kanë bërë denoncim për largimin nga shtëpia.

102.8K views


💾

Një turiste që ka zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit pranë bregut, duke e cilësuar atë si të ndotur dhe...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një turiste që ka zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit pranë bregut, duke e cilësuar atë si të ndotur dhe me erë të keqe. Ajo ka dërguar edhe pamje nga zona e plazhit, ku uji shfaqet me ngjyrë të errët dhe me mbetje në sipërfaqe. “Është shumë i shëmtuar dhe mban erë të keqe”, shprehet turistja, e cila thotë se nuk e kupton se si njerëzit kanë vijuar të qëndrojnë dhe të festojnë në plazh pavarësisht situatës së krijuar. Pamjet dhe dëshmia e saj ngrenë pikëpyetje për pastërtinë e ujërave pranë bregdetit të Vlorës, veçanërisht në një periudhë kur qyteti është i mbushur me pushues vendas dhe të huaj. Situata pritet të tërheqë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së ujit dhe higjienën e plazheve.

179.5K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për raportuar një situatë të ndodhur sot në Pikën Kufitare të Bllatës. Ai ka treguar se teksa të gjithë p...

By: @joq
24 August 2026 at 06:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për raportuar një situatë të ndodhur sot në Pikën Kufitare të Bllatës. Ai ka treguar se teksa të gjithë prisnin brenda makinave për të kaluar kufirin, një turiste ka zbritur nga makina dhe, e revoltuar nga mbeturinat e hedhura në zonë, ka marrë një thes dhe ka nisur t’i mbledhë vetë. “A nuk ju vjen pak turp shqiptarëve dhe maqedonasve që të dalë një turiste nga makina dhe të fillojë të mbledhë plehrat e doganës? Sot në Bllatë ka marrë thesin dhe po i mbledh vetë mbeturinat”, shkruan qytetari në raportimin e tij. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave pranë pikave kufitare, një prej vendeve të para që vizitorët shohin kur hyjnë apo dalin nga vendi.

34.7K views


💾

Lekë dhe Prel Gjoni, babë e bir, janë viktimat e vrasjes së dyfishtë pasditen e kësaj të diele, 23 gusht, në Dukagjin. I plagosur ka mbetur Aleks Prek...

24 August 2026 at 06:00

Lekë dhe Prel Gjoni, babë e bir, janë viktimat e vrasjes së dyfishtë pasditen e kësaj të diele, 23 gusht, në Dukagjin. I plagosur ka mbetur Aleks Preka. Policia ka dhënë një njoftim paraprak për ngjarjen, por pa sqaruar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore të Dukagjinit. @voxnewsalbania

186 views


💾

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur je...

24 August 2026 at 06:00

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë. Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet. @voxnews.al

17.4K views


💾

Në tre vitet e fundit janë transferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare, për të vijuar vuajtjen e dënimit, vetëm 13 të burgosur shqiptarë. Gazeta ...

24 August 2026 at 06:00

Në tre vitet e fundit janë transferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare, për të vijuar vuajtjen e dënimit, vetëm 13 të burgosur shqiptarë. Gazeta “The Sun on Sunday”, i ka kushtuar një shkrim kësaj çështjeje, ku thotë se “marrëveshja me vlerë 8 milionë stërlina, mes qeverisë angleze dhe asaj shqiptare, synonte transferimin e 200 të burgosurve”. Por, sipas kësaj gazete, burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i kanë treguar se “është mundësuar vetëm transferimi i 13 personave”. @voxnews.al

2620 views


💾

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku vijojnë përpjekjet për shuarjen e disa vatrave zjarri. Sipas informaci...

24 August 2026 at 06:00

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku vijojnë përpjekjet për shuarjen e disa vatrave zjarri. Sipas informacioneve praprake mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, duke paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen nga një prej zonave ku po ndërhynin për shuarjen e flakëve. Pas të shtënave, personi është larguar nga vendi i ngjarjes. Zjarrfikësit kanë njoftuar menjëherë Policinë për incidentin, ndërsa kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Aktualisht në Krastë janë aktive rreth pesë vatra, të shpërndara në pika të ndryshme të zonës. Situata është vështirësuar nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri paraqitet me intensitet dhe ndodhet pranë zonave të banuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura nga ekipet e Kamzës dhe Vorës. Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, me një helikopter. @voxnews.al

4750 views


💾

Elvis Kosova, i njohur edhe si 'Visi i garave' është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni nga FNSH dhe RENEA për armëmbajtje pa leje. Kosova është...

24 August 2026 at 06:00

Elvis Kosova, i njohur edhe si 'Visi i garave' është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni nga FNSH dhe RENEA për armëmbajtje pa leje. Kosova është vënë në pranga mesditën e kësaj të diele pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë. Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira. Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit. Gjithashtu ai është dyshuar dhe si pronari i automjetit tip Benz ku u ekzekutuan Gilmando Dani e Muçi Shaljani në Rinas. Por, në atë kohë, ai doli me reagim publik ku mohoi akuzat duke thënë se automjeti është në pronësi të kompanisë. Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave". Gjatë vitit 2022 biznesmeni është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të reja. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19. @voxnews.al

47.5K views


💾

Një kompani e hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje pronari i saj ka provuar prangat dhe qelitë e paraburgimit, po vijon të fitojë me ...

24 August 2026 at 06:00

Një kompani e hetuar disa herë për falsifikime dhe mashtrime, madje pronari i saj ka provuar prangat dhe qelitë e paraburgimit, po vijon të fitojë me lehtësi tendera publikë, madje me dyshime të mëdha se procedurat kanë qenë të paracaktuara. Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente, procedura tenderuese, vendimmarrje të kompanive, akte hetimore e noteriale, ku rezulton se i ndaluari i vitit 2021, Sokol Topçiu, me lidhjet e tij tepër të fuqishme, po vijon që të marrë sërish para publike, të cilat janë kanalizuar përherë në llogaritë bankare të tij dhe të firmave që ka nën pronësi. Dokumentet saktësojnë se Topçiu ka pasur në pronësi firmën “Farma Net”, një kompani që është hetuar nga organet ligjzbatuese se fitoi me mashtrime tenderat sekretë të COVID, madje vetë administratori u ndalua për kontrabandë, apo u hetua edhe për shkak të “helmit të gjarprit”, një medikament që nuk ishte i regjistruar në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë e blinte me tendera të paracaktuar nga Sokol Topçiu. Pas këtyre “njollave” të mëdha, pronari i kësaj firme, Sokol Topçiu, ndryshoi emrin e firmës nga “Farma Net” në “Vitanet Albania”, me të njëjtën seli dhe me të njëjtin aktivitet, depo farmaceutike. Por koha nuk ka “shëruar plagët” e marra, pasi i njëjti individ, tashme me emrin e ri të kompanisë, po vijon të fitojë në mënyrën më të lehtë tenderin e “bojës” që përdoret në zgjedhje, një procedurë tepër e diskutueshme, aq më tepër që gjatë një palë zgjedhje të kaluara kishte akuza të rënda se boja hiqej lehtësisht nga gishtat. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar ta bëjë të njëjtën procedurë, duke ia dhënë edhe procedurën e vitit 2026 po të njëjtit emër, Sokol Topçiut, por me një toponim tjetër të firmës. @voxnews.al

6653 views


💾

Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzë...

24 August 2026 at 06:00

Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës, pas ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit Klevis Dervishi. I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes, nuk u ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh mjekimi në spital. Humbja e jetës së tij i shtohet bilancit tragjik të ngjarjes që tronditi zonën. @voxnews.al

33.3K views


💾

Ditët e gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen. Kj...

24 August 2026 at 06:00

Ditët e gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në mandatit e katërt po shtohen. Kjo si pasojë e nisjes të vrullshme të sesionit të ri politik nga Edi Rama, me dy takime të rëndësishme, një që pritet të zhvillohet sot rreth orës 11:30 në Pogradec dhe i radhës ditën e nesërme në po të njëjtin qytet. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ora 11:30 e ditës së sotme do të gjejë të mbledhur në vilën qeveritare të qytetit liqenor 12 drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Burime nga PS pohuan se në fokus të këtij takimi do të jetë dokumenti Besa dhe një tjetër dokument njohur si “Prania e Besës” dorëzuar grupit parlamentar socialit në fund të korrikut. Rama nga ky takim pritet të marrë refleksione mbi këto dy dokumente me qëllimin final pasurimin dhe shkuarjes drejt një dokumenti final dhe pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027. Mbrëmja e kësaj të Diele do ta gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila me gjasë do t’i shërbejë shtensionimit të etheve të gushtit, përpara “provimit të performancës” të hënën. Po në Pogradec në vilën qeveritare në atë që njihet si një “retreat” mbledhje informale e qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën Janar-Gusht 2026. @voxnews.al

12K views


💾

❌