Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 January 2026Social

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si n...

26 January 2026 at 22:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend europian. Në reagimin e tij, Rama shprehet se në Europë ka lloje të ndryshme protestash dhe protestuesish, nga anarkistë e ekologjistë, te studentë apo grupe ekstremiste, të cilët shpesh maskohen dhe kryejnë akte vandalizmi, duke dëmtuar prona dhe plagosur punonjës policie. Megjithatë, sipas tij, ekziston vetëm një parti parlamentare në Europë që, që nga krijimi i saj, e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit politik. “Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!”, thotë kreu i mazhorancës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

19.9K views


💾

Opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve të saj, përveç shoqërimeve me forcë të paligjshme në Komisariate, me...

26 January 2026 at 22:00

Opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve të saj, përveç shoqërimeve me forcë të paligjshme në Komisariate, mes tyre edhe një fëmijë. Një denoncim për dhunë policore vjen edhe nga Rexhino Pepaj. Ai është 34-vjeç, nga Berati, dhe thotë se u dhunua mbrëmjen e djeshme nga policia, në protestën e opozitës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

44K views


💾

Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me karto...

By: @joq
26 January 2026 at 22:00

Qytetarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në pikat e kalimit kufitar për shkak të rënies së sistemit duke sjellë pengesa serioze në pajisjen me kartonin jeshil. Sipas tyre, sistemi i zyrave të sigurimeve në dogana ka dalë jashtë funksionit, duke pamundësuar përpunimin e dokumentacionit për kalimin e mjeteve. Raportimet tregojnë se problemi ka prekur të gjitha kompanitë që ofrojnë kartonin jeshil, ndërsa qytetarët theksojnë se bëhet fjalë për një situatë të përsëritur. Si pasojë, dhjetëra udhëtarë janë detyruar të presin për orë të tëra pa asnjë zgjidhje konkrete. Një qytetar që ndodhet në pikën doganore të Bllatës shprehet se prej më shumë se tre orësh sistemi është i bllokuar, ndërsa prej disa orësh qytetarët presin në radhë pa mundur të pajisen me kartonin jeshil dhe, rrjedhimisht, pa mundur të kalojnë kufirin. Sipas qytetarëve, kompanitë e sigurimeve janë biznese private, por varen nga sistemi shtetëror për aksesin online, çka po i penalizon drejtpërdrejt udhëtarët. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes së sistemit apo për kohën e rikthimit të tij në funksion. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës dhe shmangien e radhëve të gjata në pikat kufitare. Denoncimi 1: Bllokim sistemi ne te gjith pikat kufitare. Te gjitha zyrat e sigurimeve neper dogana i esht nderprer sistemi. Esht rast i perseritur. Penges per prerjen e kartonit jeshil Kemi 3or qe presim dhe asnje ndryshim. Tgjitha kompanit per karton jeshil. Jan biznese private qe ndikohen nga Shteti duke i mos i aksesuar me val Jemi ne piken doganore Bllatë Denoncimi 2: Kemi 1 ore e gjys duke prit ne dogane per kartonin jeshil po nuk ka sistem nuk kalojn dot njerzit

88.1K views


💾

Protesta e dytë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit u zhvillua mes tensioneve dhe akteve të dhunës, ku pati edhe persona të arrestuar nga ...

By: @joq
26 January 2026 at 22:00

Protesta e dytë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit u zhvillua mes tensioneve dhe akteve të dhunës, ku pati edhe persona të arrestuar nga policia. Mes tyre, sipas familjarëve, ishte edhe një fëmijë 10-vjeçar, i cili nuk kishte marrë pjesë në protestë, por ndodhej rastësisht pranë zonës ku po zhvilloheshin përplasjet. Prindërit e të miturit kanë reaguar ashpër, duke deklaruar se djali kishte shkuar te koshat e mbeturinave për të mbledhur plastikë dhe më pas ishte ndaluar nga disa persona civilë pranë xhamisë, ku po lante fytyrën nga gazi lotsjellës. Nëna e fëmijës tha se djali është dhunuar pa asnjë arsye dhe se vetë ai nuk e di pse është ndaluar, ndërsa theksoi se fëmija vuan nga zemra dhe se familja jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e 10-vjeçarit tha: Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrafin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër. Edhe vetë 10-vjeçari ka deklaruar se u shoqërua me pranga dhe u dhunua nga persona civilë, teksa ndodhej në xhami. Ai tregoi se u mbajt për një kohë dhe iu plotësuan disa dokumente, ndërsa më pas, sipas tij, disa deputetë kanë ndërhyrë dhe e kanë nxjerrë jashtë. Familjarët kërkojnë sqarime dhe përgjegjësi për ngjarjen, duke këmbëngulur se fëmija ishte plotësisht i pafajshëm. 10-vjeçari tha: Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta.

7365 views


💾

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, pas përfundimit të protestës së organizuar nga opoz...

By: @joq
26 January 2026 at 22:00

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, pas përfundimit të protestës së organizuar nga opozita. Siç shihet dhe në pamje, disa deputetë të Partisë Demokratike, së bashku me qytetarë dhe familjarë të personave të shoqëruar gjatë protestës, kanë hyrë në ambientet e komisariatit, ku janë dërguar protestuesit e ndaluar nga policia. Deputeti Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj u futën brenda komisariatit, ku kërkuan informacion dhe sqarim lidhur me situatën e personave të shoqëruar. Gjatë qëndrimit në komisariat, ka pasur përplasje dhe tensione verbale mes palëve, ndërsa kërkesa kryesore ka qenë lirimi i protestuesve të ndaluar. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se gjatë protestës janë shënuar incidente, ku disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

39.6K views


💾

Protestuesit e Partisë Demokratike sot shndërruan fjalën “revolucion” në një shfaqje piroteknike përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Në vend të një k...

By: @joq
26 January 2026 at 22:00

Protestuesit e Partisë Demokratike sot shndërruan fjalën “revolucion” në një shfaqje piroteknike përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Në vend të një kërcënimi real, turma e udhëhequr nga Berisha hodhi fishekzjarre, duke mbushur ajrin me dritë, tym dhe shpërthime të vogla, që më shumë ngjanin me një spektakël festiv sesa me një përpjekje për të rrezikuar institucionet. Nuk u regjistrua asnjë dëmtim, ndërtesa qëndroi e paprekur, ndërsa atmosferën e mbushën vetëm zhurma e fishekzjarreve dhe britmat e entuziazmit të protestuesve. Pamjet e transmetuara tregojnë se ndërtesa e Kryeministrisë duket se e përjetoi gjithçka si një festë spektakolare, duke u kthyer në një skenë më të ngjashme me festival piroteknik sesa me një kërcënim real për stabilitetin e qeverisë. Protesta, ndonëse e zhurmshme dhe e ndriçuar nga fishekzjarret, i la të gjithë me një ndjesi ironike se fuqia e tyre është më shumë vizuale sesa efektive.

7906 views


💾

Bridge returned error 400! (20479)

26 January 2026 at 01:00

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.30

Go back

VerifiedJoseph

Yesterday — 25 January 2026Social

Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike e zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë ka pasur me tensione dhe përplasje me policinë. Menj...

26 January 2026 at 22:00

Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike e zhvilluar këtë të shtunë përpara Kryeministrisë ka pasur me tensione dhe përplasje me policinë. Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë. Po ashtu ata kanë hedhur shishe molotovi në pjesën e godinës së Këshillit të Ministrave, ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Kjo ka detyruar forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë, për të shuar flakët. Po ashtu policia ka përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët pas këtij momenti, janë zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Berisha u largua menjëherë me makinë drejt selisë së PD. Sakaq, sipas informacioneve të para nga blutë, deri më tani janë shoqëruar tre protestues lidhur me tensionet e shkaktuara në Kryeministri. Po kështu, si pasojë e këtyre tensioneve, janë lënduar lehtë disa punonjës të uniformave blu, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore. #voxnews #media #news @voxnews.al

6348 views


💾

Pas hedhjes së molotovëve dhe gazit lotësjellës, Kryeministria është rrethuar nga ekspertët si “skenë krimi”. Në zonën rreth godinës janë vendosur shi...

26 January 2026 at 22:00

Pas hedhjes së molotovëve dhe gazit lotësjellës, Kryeministria është rrethuar nga ekspertët si “skenë krimi”. Në zonën rreth godinës janë vendosur shiritat e verdhë, ndërsa ekspertët kriminalistë janë në terren. Protestuesit, në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, hodhën molotov dhe sende të forta drejt kryeministrisë, ndërsa më pas u shpërndanë nga policia që përdori gaz lotsjellës. Protestuesit më pas afruan në drejtim të godinës së Kuvendit. #voxnews #media #news @voxnews.al

7915 views


💾

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% ndaj Kanadasë nëse arrin një marrëveshje tregtare me Ki...

26 January 2026 at 22:00

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% ndaj Kanadasë nëse arrin një marrëveshje tregtare me Kinën dhe paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij. “Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta gllabërojë plotësisht, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të tyre, strukturës sociale dhe mënyrës së përgjithshme të jetesës,” shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, menjëherë do të goditet me një tarifë 100% ndaj të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA.” Sjellim ndërmend se kryeministri kanadez Carney gjatë një vizite të fundit në Kinë e quajti vendin aziatik një “partner të besueshëm dhe të parashikueshëm” dhe në Davos inkurajoi liderët evropianë të kërkojnë investime nga ekonomia e dytë më e madhe në botë. Trump sugjeroi se Kina do të përpiqej të përdorte Kanadanë për të shmangur tarifat amerikane. “Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta bëjë Kanadanë një ‘Port Shkarkimi’ për Kinën që të dërgojë mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara, ai gabon rëndë.”, shtoi ai. Tensionet mes SHBA-ve dhe fqinjit të saj verior janë rritur ditët e fundit. Trump të enjten tërhoqi ftesën për Kanadanë që të bashkohej me nismën e tij të Bordit të Paqes, që synon zgjidhjen e konflikteve globale. Ky ndryshim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai kritikoi hapur kombet e fuqishme për përdorimin e integrimit ekonomik si armë dhe tarifat si mjet presioni. #voxnews #media #news

3388 views


💾

I pari që ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh: “Nuk jem...

26 January 2026 at 22:00

I pari që ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh: “Nuk jemi mbledhur as për t’u numëruar nga dronët e mediave vampire të Edi Ramës, të cilat i kemi pas dhe i kemi sipër kokës.” “Nuk jemi mbledhur as për t’u parë me urrejtje”, shtoi ai. Sipas tij korrupsioni mban emrin e kryeministrit Edi Rama. “Është ai hajduti i 14 miliardë eurove, është ai, Edi Rama, cili pak prej neglizhencës sonë politike, pak nga humori i tij e më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë në Republikën e Korrupsionit.”, shtoi Boçi. Deputeti demokrat shprehet se kryeministri Rama ka marrë peng rininë e këtij vendi, fermerët, bizneset, pensionistët, mjekët e arsimtarët, dhe gjithë qytetarët. “Kur përmendet emri i këtij njeriu, edhe alfabeti ynë i shenjtë bëhet pis me këtë emër”, shton ai. Sakaq, Vox News sjell disa foto nga protesta e opozitës. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike @voxnews.al

22.1K views


💾

Sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e opozitës do të mbahet sot në 24 janar, ora 17:00 përpara Kryeministrisë në buleva...

26 January 2026 at 22:00

Sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e opozitës do të mbahet sot në 24 janar, ora 17:00 përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sakaq, policia ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm. Mbi 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë që do të qëndrojnë pas Kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh, ndërsa godina e Kryeministrisë është ‘veshur’ me gardh metalik. Policia e Tiranës i ka kërkuar PD-së se duhet të përcaktojë edhe një orar të mbylljes së protestës, por selia blua nuk ka kthyer përgjigje. Ashtu si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, të cilët do të jenë të shumtë për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Policia e Tiranës ka zhvilluar mbledhje për protestën duke qenë e angazhuar maksimalisht. Në mbledhje kanë qenë të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës dhe shefat e rendit dhe sigurisë dhe shefat e komisariateve të Tiranës. Efektivëve u është kërkuar që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike

3371 views


💾

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle dënoi Liridon Berishën, 27 vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale t...

26 January 2026 at 22:00

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle dënoi Liridon Berishën, 27 vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, natën mes 23 dhe 24 majit 2021. Dënimi përfshin një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh, pas vendimit në shkallë të parë që kishte parashikuar 22 vjet pa lirimin me kusht. Viktima, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm 45 metra larg banesës së saj. Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme. Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo normale për nga dhuna”. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj”, tha ai. Avokati i Berishës, Arnaud Blanc, përmendi sfondin e klientit të tij, duke treguar se ishte lindur gjatë luftës së Kosovës dhe kishte kaluar nëpër rrethana traumatike, duke sugjeruar ndikimin e traumës në sjelljen e tij. #voxnews #media #news

74.9K views


💾

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përçuar një mesazh ...

26 January 2026 at 22:00

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përçuar një mesazh për qytetarët, përmes një postimi në X. Berisha shprehet se sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Kreu i Partisë Demokratike e cilëson këtë ditë si ditën e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë. “Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha. #voxnews #media #news #saliberisha @voxnews.al

11K views


💾

Ryan Wedding, një ish-snowboarder olimpik kanadez i dyshuar se është bërë bos i kontrabandës së kokainës, është arrestuar në Meksikë dhe do të transfe...

26 January 2026 at 01:00

Ryan Wedding, një ish-snowboarder olimpik kanadez i dyshuar se është bërë bos i kontrabandës së kokainës, është arrestuar në Meksikë dhe do të transferohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmuan arrestimin në postime të ndara në X. Autoritetet amerikane dhe kanadeze e përshkruan burrin e arrestuar në nëntor si një “trafikant droge” në të njëjtin nivel me bosët e njohur të drogës si meksikani Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, i cili po vuan dënimin në një burg të sigurisë maksimale në SHBA, dhe kolumbiani Pablo Escobar, i cili ka ndërruar jetë. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga. Bondi tha në atë kohë se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga. Wedding, i cili garoi për Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002 në Salt Lake City, është akuzuar për mbikëqyrjen e një sipërmarrjeje kriminale dhe akuza të shumta për trafik droge, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DoJ). Ai u akuzua gjithashtu për urdhërimin e disa vrasjeve të lidhura me drogën, përfshirë atë të një dëshmitari federal amerikan në Kolumbi në janar 2025, përpara se të mund të dëshmonte kundër tij, raportoi më parë Departamenti i Drejtësisë. #voxnews #media #news

1064 views


💾

Ashtu siç ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, PD do të mbajë sot në 24 janar protestën kombëtare përpara Kryeministrisë. Protes...

26 January 2026 at 01:00

Ashtu siç ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, PD do të mbajë sot në 24 janar protestën kombëtare përpara Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë në orën 17:00. Berisha ka deklaruar se kjo protestë do të jetë e fuqishme dhe se Rama do të largohet nga pushteti. Ndërkaq, policia ka ndërmarrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Disa segmente kryesore do të bllokohen për automjetet private, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohen segmenti nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza” dhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e policisë për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve. Bllokime dhe kufizime të qarkullimit Në kuadër të zhvillimit të protestës, Policia e Tiranës njofton se do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 23:45 e mbrëmjes së djeshme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deri në rrugën ‘Ismail Qemali’”. Po ashtu, ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve në disa segmente të rëndësishme rrugore. “Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’, si dhe në rrugët ‘Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’”, njofton policia. Devijim trafiku Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit dhe situatës në terren, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore të kryeqytetit. Në raste të tilla, janë parashikuar masa për devijimin e qarkullimit në rrugë alternative, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët. “Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, thuhet më tej në njoftim. “Përdorni rrugë alternative” Në përfundim, Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në zonat që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar mbarëvajtjen e tubimit. Gjithashtu, duke iu referuar disa deklaratave publike, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës. #voxnews #media #news #partiademokratike

6759 views


💾

❌
❌