Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para Gjykatës për masat e sigurisë
4648 views
Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të përbënte një “vijë të kuqe” dhe do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë një takimi në Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetësimi në Evropë është i thellë për shkak të deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi “marrjen e pronësisë” së Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës. “Groenlanda është pjesë sovrane e një shteti sovran që është anëtar i BE-së. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, shprehet Lescure për Financial Times. Pavarësisht tensioneve me administratën Trump për çështje si Groenlanda, tarifat doganore dhe rregullimi i gjigantëve amerikanë të teknologjisë, Franca thekson se dialogu me SHBA-të duhet të vazhdojë. Lescure nënvizoi se Evropa ka interes strategjik të bashkëpunojë me Uashingtonin në fusha kyçe, përfshirë përpjekjet për të ulur varësinë nga Kina në zinxhirët e furnizimit me minerale të rralla, një iniciativë që Franca synon ta shtyjë përpara në kuadër të G7-s. Megjithatë, ai pranoi se një pushtim i mundshëm i Groenlandës do ta ndryshonte rrënjësisht situatën. “Nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të hynim në një botë krejtësisht të re dhe do të duhej të përshtateshim”, u shpreh ai, duke shmangur spekulimet për sanksione të mundshme ekonomike ndaj SHBA-ve. BE-ja dhe SHBA-të përbëjnë marrëdhënien më të madhe tregtare dypalëshe në botë. Sipas të dhënave të BE-së, tregtia e mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve kaloi 1.6 trilion euro në vitin 2024, me SHBA-të si tregun më të madh të eksportit për bllokun evropian. Sipas Lescure, qasja e administratës Trump e ka bërë bashkëpunimin gjithnjë e më të vështirë, duke i përshkruar SHBA-të si aleatë që herë sillen si partnerë strategjik e herë si kundërshtarë të paparashikueshëm. Një tjetër pikë përplasjeje mbetet rregullimi evropian i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Ai konfirmoi se SHBA-të kanë shprehur pakënaqësi për gjobat e vendosura nga BE-ja, përfshirë penalizimin prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X në dhjetor. “Ligjet evropiane do të zbatohen për çdo kompani që operon në Evropë”, tha Lescure. #voxnews #media #lajme #news
556 views
Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogaritë bankare të investuara nga Shqipëri nga drejtuesit e një skeme piramidale me kriptovaluta në Spanjë. Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025. I pyetur nga BIRN për këtë mbivendosje të sekuestrimeve, prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit. Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”. “Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore. #voxnews #media #lajme #news
555 views
Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, tha se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja. #edirama #voxnews #media #lajme
3627 views
Kryeministri Edi Rama tha sot se televizioni publik shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. Rama u shpreh se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, që nga mbyllja përfundimtare, privatizimi apo një lloj partneriteti për RTSH-në. Sipas Ramës, vetë RTSH-ja duhet të bëjë reformë. Ai paralajmëroi se qeveria nuk do t’i japë televizionit publik asnjë para derisa ajo t’i meritojë ato. #edirama #voxnews #media #news #lajme
6063 views
Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore. Kryeministri theksoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit evropian. Rama u ndal edhe te rruga drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave. Ai kujtoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një detyrim politik për të përmbushur premtimet, nga reformat institucionale deri te përmbushja e standardeve europiane, përfshirë mjedisin dhe sigurinë ushqimore. #edirama #voxnews #media #news
2503 views
Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të bërë punë duke nënkuptuar procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mendim të kundërt ka për opozitën, për të cilët thotë se nuk janë të interesuar për të njëjtën gjë. Megjithatë theksoi se në asnjë moment dhe për asnjë arsye, socialistët nuk duhet të mbyllin derën për të bashkëpunuar me opozitën. #edirama #voxnews #media #news
1868 views
Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore. “Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit evropian. #voxnews #lajme #media #edirama
1355 views
Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të bërë punë duke nënkuptuar procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mendim të kundërt ka për opozitën, për të cilët thotë se nuk janë të interesuar për të njëjtën gjë. “Përkundrazi janë të angazhuar që me çdo mjet dhe mënyrë të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë kobin e zi që ky vend është një narkoshtet dhe ndërkohë këtu brenda janë të interesuar që vetëm të pengojnë”, tha Rama. Megjithatë theksoi se në asnjë moment dhe për asnjë arsye, socialistët nuk duhet të mbyllin derën për të bashkëpunuar me opozitën. “Prandaj pa hequr për asnjë moment dhe asnjë arsye nga gatishmëria për të bashkëpunuar nëse do vijnë të ulen në tavolinat e bashkëpunimit ne nuk do presim për asnjë rast dhe arsye askënd për të vazhduar për të bërë detyrën tonë. E mirëkuptoj edhe thirrjen e miqve, partnerëve, predikuesve të dialogut, bashkëpunimit, konsensusit. E mirëkuptoj, jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm, por bashkëpunime, dialog dhe ulje në një tavolinë të përbashkët me zor, unë nuk kam parë. Për ne është që asnjëherë dhe për asnjë arsye të mos mbyllim derën, të mos marrim karriget e tyre bosh dhe largqoftë t’i djegim siç i digjnin ata. Duan të bashkëpunojnë, bujrum. Duan të japin alternativë, mirë se të vijnë. Për të tjerat rrugët janë të ndara. Ne përpara, ata mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten, aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre sepse ajo që ata bëjnë në shqipen time quhet lehaqenie”, tha Rama. #voxnews #lajme #media #news
1764 views
Mbrëmjen e djeshme, në burgun e Fierit, Seksioni 3, kati i 2 i Godinës së Paraburgimit, ka ndodhur një sherr mes të burgosurve. Burime eskluzive për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se vëllezërit Kiri Mërnica dhe Azgan Mërnica kanë sulmuar brutalisht një të burgosur me iniciale K.S., për arsye ende të paqarta. Azgan Mercina, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, më 13 maj 2024, si dhe vëllai i tij Kiri Mercina, i dënuar me 19 vite për vrasjen e 23-vjeçarit Florjan Selimi në vitin 2019, janë konfliktuar me të burgosurin me iniciale K.S gjatë ndërrimit të turneve të stafit dhe për këtë arsye gardianët e burgut kanë ndërhyrë me vonesë. Deri më tani ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe po verifikohet nga autoritetet përmes kamerave të sigurisë të instaluara në godinë. Policia dhe administrata e burgut po vijojnë hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit.
49.7K views