Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Social

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun “5 maji” në kryeqytet. A2 CNN raporton se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që raportoh...

By: @a2_cnn
9 January 2026 at 18:39

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun “5 maji” në kryeqytet. A2 CNN raporton se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që raportohet për dëme të shumta materiale. Në përditësim.. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

9928 views


💾

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ia faturroi përmbytjet vetëm reshjeve intensive të shiu...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ia faturroi përmbytjet vetëm reshjeve intensive të shiut, duke deklaruar se në tre ditë ka rënë sa për gjithë muajin janar. Por, përtej shiut, mbetet një fakt në shumë zona të prekura,mungesa totale e kanalizimeve dhe kanaleve funksionale të kullimit, problem që nuk u pranua dhe as u adresua qartë nga kryeministri. Ndërsa Rama foli për miliona euro investime dhe qindra kanale të rindërtuara, banorët në terren thonë të kundërtën, uji nuk kishte ku të shkonte, sepse kanalizime nuk ka, ose janë të bllokuara prej vitesh. Në këtë panoramë, kryeministri sërish nuk dha një qëndrim të qartë për dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve të dëmtuar, duke e lënë dramën e tyre mes premtimeve të përgjithshme dhe fjalimeve vetëlavdëruese. Për familjet që panë shtëpitë dhe gjënë e gjallë të përmbytur, deklaratat për “dinjitet shtetëror” tingëllojnë larg realitetit. Pa kanalizime, pa infrastrukturë bazë dhe pa garanci për kompensim, përmbytjet nuk janë thjesht vepër e shiut, por pasojë e neglizhencës së gjatë. Dhe në këtë histori, banorët mbeten të vetëm, ndërsa përgjegjësia vazhdon të mbytet në ujëra deklaratash qeveritare. “Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër. Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë”-u shpreh Rama.

4698 views


💾

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Një tregtar është konfli...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Një tregtar është konfliktuar me përgjegjësin e tregut të rrobave, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas raportimeve, tregtari e ka akuzuar përgjegjësin e tregut se mban përgjegjësi për zjarrin e madh. Debati verbal ka agravuar në përplasje fizike, duke sjellë ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar tregtarin për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, tregtarë të tjerë kanë shprehur revoltë ndaj policisë dhe zjarrfikësve, duke pretenduar se nuk ishin të pajisur me mjetet e duhura për shuarjen e flakëve. Ata deklarojnë se dëmet janë të mëdha dhe kanë ngritur dyshime se në zonën ku ra zjarri mund të jetë planifikuar ndërtimi i një pallati.

4258 views


💾

Sot është dita e katërt që ura e Orgjostit, në Qarkun e Kukësit, është shkatërruar, duke lënë fshatin tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e zonës. P...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Sot është dita e katërt që ura e Orgjostit, në Qarkun e Kukësit, është shkatërruar, duke lënë fshatin tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e zonës. Prej katër ditësh, dhjetëra banorë po përballen me vështirësi të mëdha, pa asnjë zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse. Si pasojë e bllokimit total, fëmijët kanë mbetur pa shkuar në shkollë, ndërsa të moshuarit dhe personat e sëmurë janë të izoluar, pa akses në shërbime shëndetësore apo ndihmë emergjente. Situata është rënduar edhe më tej nga reshjet e borës dhe përkeqësimi i kushteve të motit. Por pavarësisht situatës, banorët shprehen se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga Bashkia Kukës, Prefektura apo Shtabi i Emergjencave Civile, përtej deklaratave formale dhe premtimeve që, sipas tyre, nuk janë shoqëruar me veprime reale. Banorët e Orgjostit i bëjnë thirrje urgjente Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Prefekturës së Qarkut Kukës dhe Shtabit të Emergjencave Civile që të ndërhyjnë menjëherë për rivendosjen e kalueshmërisë së urës dhe garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve. Çdo vonesë e mëtejshme, paralajmërojnë ata, përbën rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banorëve dhe sjell përgjegjësi të drejtpërdrejtë institucionale. Denoncimi 1: Sot është dita e katert që ura e Orgjostit (Qarku Kukës) është e shkatërruar, duke lënë fshatin plotësisht të izoluar. Si pasojë: Fëmijët kanë mbetur prej 4 ditësh pa shkollë Të moshuar dhe persona të sëmurë janë të izoluar, pa akses në shërbime Situata është rënduar më tej nga reshjet e borës dhe përkeqësimi i motit dimëror Pavarësisht gravitetit të situatës, nuk ka asnjë ndërhyrje konkrete nga Bashkia Kukës, Prefektura apo Shtabi i Emergjencave, përtej deklaratave formale. I bëjmë thirrje urgjente: Ministrisë së Brendshme Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Prefekturës së Qarkut Kukës Shtabit të Emergjencave Civile të ndërhyjnë menjëherë për rivendosjen e kalueshmërisë dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Çdo vonesë përbën rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe mban përgjegjësi institucionale. Denoncimi 2: Fshati orgjost I bllokuar totalisht mashtrojn asigjo nuk kan ber tamam

8028 views


💾

Banorët e Pallatit Melrosë në Lagjen nr.13, janë përballur me kushte të papranueshme për jetën e tyre. Kabina elektrike e përmbytur nga reshjet ka lën...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Banorët e Pallatit Melrosë në Lagjen nr.13, janë përballur me kushte të papranueshme për jetën e tyre. Kabina elektrike e përmbytur nga reshjet ka lënë pallatin pa energji elektrike, ndërsa furnizimi me ujë mungon prej ditësh. Banorët raportojnë rrezik serioz për sigurinë e tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë masa efektive për normalizimin e situatës, duke krijuar një gjendje emergjente dhe të papranueshme për komunitetin. Sipas qytetarëve, u është thënë se “nuk ka ku të çohet uji”, një deklaratë që tregon neglizhencë flagrante dhe shpërdorim detyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, përfshirë pompim industrial dhe autobote, si dhe një zgjidhje përfundimtare dhe parandaluese për të shmangur përsëritjen e kësaj situate të rrezikshme. "Përshëndetje JOQ! Në Lagjen nr.13 të Durrësit, përballë Kompleksit Florida, Pallati Melrosë ndodhet në një situatë tejet të rrezikshme. Kabina elektrike është përmbytur nga reshjet. Banorët janë pa ujë dhe pa drita. Rrezik serioz për jetën dhe sigurinë. Institucionet janë njoftuar prej ditësh, por zgjidhja mungon. Banorëve u është thënë: “Nuk ka ku të çohet uji”, me neglizhencë totale flagrante për shpërdorim detyre. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme. Nuk mund të normalizohet fakti që njerëzit detyrimisht të largohen nga shtëpitë e tyre. Kërkojmë ndërhyrje URGJENTE, pompim industrial dhe autobote, zgjidhje përfundimtare dhe parandaluese", shkruajnë banorët.

11.8K views


💾

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonën e Durrësit, ku niveli i ujit në disa lagje ka arritur deri në gju prej disa ditë...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonën e Durrësit, ku niveli i ujit në disa lagje ka arritur deri në gju prej disa ditësh. Përballë kësaj situate, ku autoritetet nuk japin asnjë lloj ndihme dhe niveli i ujit mbetet i pandryshuar, një qytetar ka nxjerrë grepin për të peshkuar në rrugë dhe oborr. Lumi Erzen ka dalë nga shtrati në grykëderdhjen në Jubë, ndërsa niveli i ujit është rritur ndjeshëm deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Si pasojë e përmbytjeve, në Durrës janë evakuuar gjithsej 356 banorë. Në fshatin Vadardhë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë akomoduar në hotele, ndërsa 246 të tjerë janë strehuar pranë familjarëve. Ndërkohë, nga zona e Katundit të Ri janë larguar 73 banorë; 53 prej tyre janë sistemuar te të afërmit dhe 20 janë akomoduar në hotele.

11.3K views


💾

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e djeshme ambientet e tregut te “5 Maji”, duke shkrumbuar mbi 50 dyqane dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme m...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e djeshme ambientet e tregut te “5 Maji”, duke shkrumbuar mbi 50 dyqane dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një prej tregtarëve të prekur, Ferdinant Martaneshi, tregon për mediat sa është dëmi i shkaktuar ndaj tij. “Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda” u shpreh Martaneshi. Sipas tij, tregtarët janë zhvendosur në këtë zonë pas ndërtimit të pallateve pranë qendrës tregtare “Emerald” dhe janë vendosur në kapanonet e tregut, që siç tha ai, nuk mund të siguroheshin. “Nuk na i siguronin, kemi shkuar te sigurimet nuk e merrnin përsipër me këtë lloj ndërtimi këtu. Unë paguaja 517 mijë lekë qira, vajza mbi 1 milionë lekë. Nga shteti kërkojmë të verifikojë, nuk ka ardhur zjarri nga ne, por për faj të këtyre, te panelet e këtyre”, tha ai. I pyetur nëse ka pasur interes për ndërtim të ndonjë pallati në këtë zonë, Martaneshi tha se nuk ka informacion, por theksoi se ka dëgjuar fjalë për diçka të tillë.  “Asgjë nuk di. Llafe qarkullojnë, por që ta dish kështu realisht, asnjëri nuk e di”, tha ai, ndërsa shtoi se dëmi që ka pësuar është gati 200 milionë lekë.

139.3K views


💾

Kanë dalë pamjet e para nga momenti i shpërthimit të zjarrit në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas dyshimeve paraprak...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Kanë dalë pamjet e para nga momenti i shpërthimit të zjarrit në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas dyshimeve paraprake, flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë. Dëmet nga zjarri i mbrëmshëm janë të konsiderueshme. Dhjetëra njësi tregtare dhe magazina janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë shumë tregtarë pa burimin e tyre të vetëm të të ardhurave. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është riaktivizuar një vatër tjetër zjarri në të njëjtën zonë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe ndodhen në vendngjarje, duke mbajtur situatën nën monitorim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Autoritetet pritet të kryejnë verifikime të detajuara për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e zjarrit, ndërsa zona vijon të konsiderohet e rrezikuar.

67K views


💾

Zjarri që shkatërroi tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë që nga ora 17:00 deri në orën 23:00 mbeti i pakontrolluar për 6 orë rresht, duke ...

By: @joq
9 January 2026 at 18:39

Zjarri që shkatërroi tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë që nga ora 17:00 deri në orën 23:00 mbeti i pakontrolluar për 6 orë rresht, duke djegur 50 magazina dhe një numër të konsiderueshme të mallrave. Për këtë periudhë, tregu i madh u përball vetëm me 11 mjete zjarrfikëse nga MZSH dhe dy zjarrfikëse nga Ushtria, një kapacitet qesharak për një vatër të kësaj madhësie. Forcat nuk u shtuan në kohë, ndërsa flakët kaluan lirshëm nga një kapanon te tjetri, duke treguar qartë se menaxhimi i emergjencës ishte jo vetëm i pamjaftueshëm, por edhe i papërgjegjshëm. Mungesa më shqetësuese ishte mosaktivizimi i mjeteve zjarrfikëse nga ajri të Forcave të Armatosura, të cilat mund të kishin frenuar përhapjen e flakëve dhe të kishin parandaluar dëmet kolosale. Për këtë përgjegjësinë e kanë Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, dhe Ministria e Mbrojtjes me në krye Pirro Vengu, të cilët nuk përdorën kapacitete shtesë që kishin në dispozicion. Një vatër zjarri urbane, e ndezur për 6 orë rresht me 50 magazina me rroba të shumta, nuk mund të trajtohej me mjete minimale në terren kjo është një dështim i qartë operativ dhe planifikues. Pas shuarjes së flakëve pas 6 orësh zjarr, në terren, mungesa e mbikëqyrjes ishte e dukshme, zona nuk u izolua siç duhej, nuk u krye ftohje e thellë e vatrës dhe nuk u pastruan menjëherë mbetjet e rrezikshme. Materialet e djegura mbetën në vend, ndërsa nuk dihet nëse rrjeti elektrik u çaktivizua plotësisht, një neglizhencë që rriti rrezikun e riaktivizimit të flakëve gjatë ditës së sotme. Pse nuk u izolua totalisht zona pas zjarrit? Pse nuk u monitorua pas shuarjes së flakëve mbrëmë, kjo vatër zjarri me dëme kolosale? Pse në vendin e ngjarjes punuan 11 zjarrfikës të MZSH e 2 të ushtrisë? Zjarri në “5 Maj” nuk ishte thjesht një fatkeqësi, por një provë e dështuar e mënyrës se si u administrua një emergjencë e madhe, duke lënë pas jo vetëm dëme kolosale ekonomike, por edhe një sërë përgjegjësish që kërkojnë llogari dhe duke shtuar dyshimet se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme për t'u hapur vend kullave.

19.9K views


💾

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pav...

9 January 2026 at 18:39

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pavarësisht se në disa zona trashësia e saj ka kaluar 30 centimetra. Strukturat përgjegjëse kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Ndërkohë, problematika janë evidentuar në disa zona të Bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Në territorin e Bashkisë Elbasan, aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar. Ndërkohë, problematika janë evidentuar në disa zona të Bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Ekipet janë në terren për rikthimin e furnizimit, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Në territorin e Bashkisë Elbasan, aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews#media#news @voxnews.al

23 views


💾

❌
❌