Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 January 2026Social

Policia në Holandë u qëllua me fishekzjarrë dhe u përball me "dhunë të jashtëzakonshme" në natën e Vitit të Ri. Një kishë e shekullit XIX në Amsterdam...

By: @a2_cnn
2 January 2026 at 23:00

Policia në Holandë u qëllua me fishekzjarrë dhe u përball me "dhunë të jashtëzakonshme" në natën e Vitit të Ri. Një kishë e shekullit XIX në Amsterdam u përfshi nga zjarri në orët e para të 1 janarit, megjithëse shkaku i flakëve nuk dihet ende. Ndërkohë, një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 38-vjeçar vdiqën në incidente me fishekzjarrë. Edhe në Gjermani ndodhi një tragjedi e ngjashme. Në Bielefeld policia lokale tha se dy 18-vjeçarë vdiqën pasi kishin ndezur fishekzjarrë në shtëpi, shkruan A2. Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, tha se ishte qëlluar me fishekzjarrë dhe eksplozivë të tjerë gjatë turnit të saj në Amsterdam. Sasia e dhunës ishte "e paparë", tha ajo. Raportet për sulme kundër policisë dhe zjarrfikësve ishin të përhapura në të gjithë Holandën për Vit të Ri. Bomba molotov u hodhën mbi policinë në qytetin jugor të Bredës. Në Roterdam, spitali i qytetit tha se kishte trajtuar 14 pacientë, përfshirë 10 të mitur, për lëndime në sy. Dy prej tyre iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Në Holandë, fishekzjarrët do të ndalohen në vitin 2026. Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, një shifër rekord prej 129 milionë eurosh ishte shpenzuar për to këtë vit. #a2cnn

869 views


💾

Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea. Klubi londinez, që renditet në vendin e pestë në Premier League, zyrtarizoi "divorcin" me trajnerin 45-vj...

By: @a2_cnn
2 January 2026 at 23:00

Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelsea. Klubi londinez, që renditet në vendin e pestë në Premier League, zyrtarizoi "divorcin" me trajnerin 45-vjeçar italian. Në një deklaratë zyrtare, Chelsea theksoi se vendimi u mor në funksion të objektivave të mbetura të sezonit, shkruan A2. “Me objektivat kryesore që ende duhen arritur në katër kompeticione, përfshirë kualifikimin në Champions League, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim i jep ekipit shansin më të mirë për ta rikthyer sezonin në rrugën e duhur”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. Chelsea ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat, duke mbetur 15 pikë prapa kryesuesve të Arsenalit. #a2cnn #Lajmeshqip

1053 views


💾

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Dy automjete janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit ...

By: @a2_cnn
2 January 2026 at 23:00

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Dy automjete janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë nga të përfshirët në aksident nuk është paraqitur në spital, pasi kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta, shkruan A2. Sipas policisë që ndodhet në vendngjarje, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku automjeti tip Volkswagen është rrotulluar disa herë, ndërsa mjeti tip Benz ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Si pasojë e aksidentit, për rreth 30 minuta është bllokuar qarkullimi në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

12K views


💾

Zohran Mamdani u betua zyrtarisht si kryebashkiaku i 112-të i qytetit të Nju Jorkut, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me ...

By: @a2_cnn
2 January 2026 at 23:00

Zohran Mamdani u betua zyrtarisht si kryebashkiaku i 112-të i qytetit të Nju Jorkut, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu që merr këtë post në më shumë se një shekull. Mamdani, 34 vjeç, emigrant nga Uganda dhe përfaqësues i krahut socialist demokrat, u betua pak pas mesnatës në një ceremoni private në stacionin historik të metrosë “Old City Hall”, përcjell A2. “Ky është vërtet nderi dhe privilegji i jetës sime”, u shpreh Mamdani pas betimit mbi Kuran. Ceremonia u zhvillua në prani të bashkëshortes së tij, artistes Rama Duwaji, si dhe prindërve të tij, regjisores Mira Nair dhe profesorit Mahmood Mamdani. Betimi u administrua nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju-Jorkut, Letitia James. Mamdani u bë i njohur gjerësisht pas fitores befasuese në primaret demokrate, duke ndërtuar fushatën mbi krizën e përballueshmërisë në një nga qytetet më të shtrenjta të SHBA-së. Programi i tij përfshin kujdes universal për fëmijët, ngrirjen e qirave për miliona banorë dhe transport publik më të shpejtë e falas. Ai theksoi rëndësinë simbolike të vendit të betimit, duke e quajtur transportin publik shtyllë të vitalitetit të qytetit. Një ceremoni publike pritet të mbahet më vonë, me pjesëmarrjen e mijëra mbështetësve dhe figurave të njohura progresiste, ndërsa administrata e re shihet si një test për drejtimin e ardhshëm të Partisë Demokratike në nivel kombëtar #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

1586 views


💾

Gjatë festimeve në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar as incidentet. Një prej tyre është edhe ky moment që ka mbërritur në redaksinë e JOQ A...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

Gjatë festimeve në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar as incidentet. Një prej tyre është edhe ky moment që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri ka rrezikuar seriozisht gjymtyrët në Arapaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00, në momentin kur po festohej ardhja e vitit 2026. Siç shihet edhe nga pamjet, pas tre lëshimeve të suksesshme, fishekzjarri i katërt i ka shpërthyer të riut direkt në dorë. I riu i është drejtuar redaksisë sonë për të treguar eksperiencën e tij të hidhur: “Si jeni JOQ! Dje në orën 00:00 më shpërtheu fishekzjarri në dorë pas 3 gjuajtjeve dhe pësova djegie në duar. Më mbrojti Zoti! Më duket se i mbajnë shumë në magazinë dhe i shesin të skaduara,” shprehet ai. Ndonëse ka pësuar djegie, fatmirësisht incidenti ka kaluar pa lëndime serioze. Ky rast rikthen edhe një herë vëmendjen mbi rrezikun që paraqesin fishekzjarrët, sidomos kur cilësia e tyre është e dyshimtë ose kur mjetet piroteknike shiten pa asnjë kontroll.

8143 views


💾

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i ka marrë je...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i ka marrë jetën të paktën 40 personave, ndërsa rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video tronditëse, e cila shfaq momentet e panikut brenda lokalit “Le Constellation”, teksa flakët përhapen me shpejtësi dhe dhjetëra persona përpiqen me çdo kusht të dalin nga ambienti. Në pamje dëgjohen ulërima, britma ndihme dhe përpjekjet e dëshpëruara të turistëve për t’i shpëtuar zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, gjatë festimeve të ndërrimit të viteve, në një bar të frekuentuar kryesisht nga turistë vendas dhe të huaj. Sipas autoriteteve zvicerane, zjarri është përhapur shumë shpejt, duke e bërë të vështirë evakuimin dhe duke shkaktuar pasoja tragjike. Policia e kantonit Valais ka bërë me dije identifikimi i viktimave është i vështirë për momentin për shkak të djegieve të rënda. Sipas autoriteteve, mes viktimave dyshohet se ka edhe shtetas të huaj, ndërsa shumë nga të plagosurit janë të rinj. Prokuroria zvicerane ka sqaruar se ngjarja po trajtohet si aksidentale dhe jo si sulm terrorist, duke theksuar se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i përhapjes së flakëve mbetet ende i paqartë. Hetimet janë në vijim dhe pritet që të nevojitet kohë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të tragjedisë. Pas ngjarjes, zona është mbyllur për publikun, është vendosur ndalim fluturimi, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe ekipe emergjence kanë ndërhyrë në vendngjarje. Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka vizituar Crans-Montana pas tragjedisë, duke deklaruar se bëhet fjalë për një ngjarje tejet të rëndë, që ka tronditur gjithë vendin, ndërsa shumë nga viktimat besohet se janë persona të rinj. Autoritetet kanë bërë apel për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm pas verifikimeve të plota.

11.3K views


💾

 Live  ALERT në BE: Kafeja e firmës Devolli “Prince Caffe”, me substanca të rrezikshme Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.01.2026, 18:16       ...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

 Live  ALERT në BE: Kafeja e firmës Devolli “Prince Caffe”, me substanca të rrezikshme Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.01.2026, 18:16         Një njoftim alarmi është publikuar nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ku raportohet se kafeja “Prince Caffe” e Devolli Corporation ka rezultuar me prani të akrilamideve në Kroaci. Alerti është bërë publik gjithashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).  Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, nuk sqarohet nëse janë marrë masa konkrete për tërheqjen e produktit nga tregu, nëse bëhet fjalë për të njëjtin lot prodhimi, apo nëse janë kryer analiza shtesë në kompaninë prodhuese apo në pikat e shitjes me pakicë. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e reagimit institucional dhe transparencën ndaj konsumatorëve. Në këtë kontekst, vëmendja duhet të jetë e shtuar edhe në Shqipëri, ku pritet një reagim i qartë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe informimit të konsumatorëve shqiptarë.  Çfarë janë akrilamidet dhe pse përbëjnë rrezik? Akrilamidet janë klasifikuar që në vitin 1994 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSH-së si substanca potencialisht kancerogjene (Grupi 2A). Studime më të fundit sugjerojnë se ekspozimi kronik ndaj tyre mund të dëmtojë fibrat nervore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri. Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, e cila përfshiu 31 studime me mbi 1 milion persona, gjeti një lidhje midis marrjes mesatare prej 23 mikrogramësh akrilamide në ditë për rreth 15 vjet dhe rritjes së rrezikut për disa lloje kanceri, përfshirë ato të zgavrës orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides. Akrilamidet formohen gjatë gatimit në temperatura të larta, veçanërisht në procese industriale, por edhe në gatimin shtëpiak, kur ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje i nënshtrohen transformimit të sheqernave dhe aminoacideve. Ato janë të pranishme jo vetëm në kafe, por edhe në produkte si patatet e skuqura, biskotat, pica dhe produkte të tjera të pjekura. Organizata Safe Food Advocacy Europe ka theksuar vazhdimisht nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe për masa më të forta rregullatore ndaj këtij përbërësi toksik. Ndërkohë, konsumatorët në rajon mbeten në pritje të sqarimeve zyrtare dhe veprimeve konkrete nga autoritetet përkatëse, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për shëndetin.

298.9K views


💾

Vlonjatët njihen prej kohësh për lidhjen e tyre të fortë dhe të veçantë me detin. I pranishëm në jetën e përditshme të qytetit, deti përfaqëson jo vet...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

Vlonjatët njihen prej kohësh për lidhjen e tyre të fortë dhe të veçantë me detin. I pranishëm në jetën e përditshme të qytetit, deti përfaqëson jo vetëm bukurinë natyrore të Vlorës, por edhe historinë, traditat dhe shpirtin e banorëve të saj. Për shumë prej tyre, ai është një vend qetësie, force dhe rifillimi. Edhe këtë 1 janar 2026, vlonjatët i qëndruan besnikë detit. Ndryshe nga shumica e njerëzve që e nisin vitin e ri në ambiente të mbyllura apo në kafene, vlonjatët zgjodhën të shkojnë në brigjet e Jonit. Aty, pavarësisht temperaturave të ulëta, ata u zhytën në ujërat e ftohta të detit. Për vlonjatët, larja në det në ditën e parë të vitit nuk është thjesht një sfidë fizike, por një mënyrë për të pritur vitin e ri me shpresë, pozitivitet dhe besim se çdo fillim i ri duhet të nisë me forcë dhe vendosmëri.

29.3K views


💾

Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët në rrugët e vendit. Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pri...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët në rrugët e vendit. Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata janë regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga qyteti i Elbasanit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Situata ka sjellë vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve, ku për të përshkuar disa qindra metra janë dashur dhjetëra minuta pritje. Sipas drejtuesve të automjeteve, shkaqet kryesore të trafikut lidhen me mungesën e infrastrukturës së përfunduar, punimet rrugore ende të papërmbyllura, pasivitetin e Policisë Rrugore, si dhe fluksin e shtuar të lëvizjeve për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të emigrantëve. Probleme të ngjashme raportohen çdo ditë edhe në akset që lidhin Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe Pogradecin, ku pavarësisht investimeve të shpallura në rrugë, qarkullimi mbetet i ngadalshëm dhe i vështirë. Qytetarët shprehen se, edhe pse rruga e re ka shkurtuar distancën, në praktikë përshkimi i saj shpesh shoqërohet me pritje të gjata, ku për vetëm 500 metra nevojiten deri në gjysmë ore. Sipas tyre, kjo situatë nuk ndodh vetëm në ditë festash apo më 1 janar, por është një problem i përditshëm për ata që udhëtojnë drejt dhe nga kryeqyteti.

78.1K views


💾

Personat që shihni në foto janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistru...

By: @joq
2 January 2026 at 23:00

Personat që shihni në foto janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”. Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen me targa AB 797 VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën në vendngjarje. Në automjetin tjetër udhëtonte Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjithashtu në vendngjarje, si dhe e fejuara e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranëpër trajtim më të specializuar. Sipas burimeve mjekësore, 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe po mbahet nën monitorim intensiv. Për shkak të politraumës së pësuar, ajo ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë konsultat mjekësore të specializuara. Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

121.4K views


💾

❌
❌