Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Social

Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut të Koridallos ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se...

20 January 2026 at 19:00

Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut të Koridallos ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shqiptarin brenda krahut të tretë të burgut më të madh të vendit fqinj. Gjithçka, sipas gazetës greke tregon se kjo është një vrasje me pagesë, sipas hetimeve që po kryhet nga Forcat e Sigurisë së Pireut. Viktima ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori. 49-vjeçari Aliaj ka kryer të paktën 2 vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para ndodhi në qytetin e tij të lindjes, në Tepelenë, në vitin 2005, dhe e dyta u krye në Tiranë në maj të vitit 2016 kur ai ekzekutoi Elton Çiçon në zonën e ish-Bllokut. Sipas “Protothema” ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës. Edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një shqiptar, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta ndodhi këtë të hënë me thikë në burgun Korydallos. “Sipas informacioneve, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se kjo është një kontratë vdekjeje kundër 49-vjeçarit, të cilën 28-vjeçari e ka kryer me urdhër të një tjetër krimineli shqiptar, të cilin e ka punësuar për vrasje. Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është fajtori më i mundshëm. Domethënë, kush do të kontrollojë sheshet e kryeqytetit? Viktima ishte liruar nga burgu disa javë më parë dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qëndron përgjigjja për vrasjen”, shkruan “Protothema”. #voxnews #media #lajme #news

12.5K views


💾

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e p...

20 January 2026 at 19:00

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm. Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump. Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump. Bloomberg News shkruan se disa vende mund të refuzojnë anëtarësimin në bord për shkak të kushteve të vendosura nga Trump. Vende të tjera mund të pranojnë parimisht t’i bashkohen “Bordit të Paqes”, por pritet të refuzojnë pagesën e tarifës për anëtarësim të përhershëm. Në këtë rast, ato ose do të përpiqen ta negociojnë tarifën ose mund të tërhiqen nga bordi nëse Trump insiston mbi këtë ide. Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka pranuar parimisht të bashkohet me bordin, por nuk ka rënë dakord për pagesën. “Sa i përket detajeve të Bordit të Paqes, ende nuk kemi shqyrtuar strukturën, mënyrën e funksionimit, financimin dhe çështje të tjera. Do të punojmë për këto gjatë ditëve në vijim”, tha ai. Një zyrtar kanadez theksoi se qeveria nuk do të paguajë për një vend në bord, dhe se draft-karta e organizatës është ende në diskutim. Sipas tij, pjesëmarrja e Carney bëhet edhe për të ndikuar në proces nga brenda. #voxnews #media #lajme

3871 views


💾

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjoh...

20 January 2026 at 19:00

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi të personave të tjerë, duke iu bashkëngjitur të dhëna diskriminuese, madje edhe numra telefoni. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 22 vjeçare nga Fieri, të cilës i kanë hapur profile false në Instagram dhe TikTok. Vajzës së re i kanë publikuar fotot personale dhe numrin e telefonit, madje i denigrojnë edhe figurën, pasi e akuzojnë se punon si prostitutë. “Mua më kanë hedhur në ‘TikTok’ dhe shkruajnë se unë dal me lekë. Mua më kanë hedhur fotot dhe çmimet. Detaj tjetër është se më kanë shkruar në Instagram. Kanë vendosur numrin tim të telefonit. Më pas më kanë shkruar lloj-lloj numrash, je për takim”, thotë e reja. Sipas saj, këto profile janë hedhur ditët e fundit, madje ajo ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës. “Më thanë do të presësh 1 javë. Më morën intervistë. Unë u thashë se dyshoja te 3 goca që më kanë hedhur. I ka hedhur një B.Sulaj dhe një Silvana. Këtë bionden, Silvanën, e njoh nga koha kur kam punuar te një lokal. Vinte si kliente. Dyshoj se ndoshta e kanë bërë se mund të kem lekë, t’ia marrim, t’ia vjedhim. Dyshoj që edhe mos më marrin lekët”, thotë ajo. Më tej shkruan se ka kontaktuar në Instagram me një nga këto gocat. “Ato kanë hedhur edhe një kushërirën time. Çupën e dajës, ajo është në Angli është e martuar. Këto e kanë bërë se duan të më marrin lekë me zor. Më kanë kërkuar 1 milionë lekë. Në mesazhe s’ma kanë shkruar dhe e dyshoj kur vinte ajo goca që pinte kafe te lokali”, vijon qytetarja. Ajo ka kontaktuar me disa nga këto personazhe në TikTok, ku duket një gjuhë rruge, pasi e kërcënojnë se do të djegim, do të vrasim, do të fusim në dhe’. 22-vjeçarja u kërkon që të fshijnë postimet në TikTok, por merr mbrapsht kërcënime dhe sharje të rënda. Në një bisedë, një nga vajzat me të cilat kontakton e pranon se e ka hapur ajo këtë faqe. “Më ka sharë dhe më ka kërcënuar, do të vras, do të marr policinë. Donte t’më fuste brenda. Gjoja sikur unë i kisha hedhur unë një foto në Tik Tok. Unë këtë denoncim e kam bërë në Policinë e Tiranës. Unë kërkoj që të mbyllet dhe mos të bëhet më. Cënohem unë, familja ime, dajot që kam. Më thonë dil përjashta. Unë me aq mundësi sa kam, punoj, mbledh ndonjë lekë. Paguaj qiranë dhe u jap ndonjë lekë. Familjen e kam në një fshat të Fierit” shton më tej vajza. Aktualisht, e reja punon në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë si kameriere. “Deri në momentin që të mbledhim lekët t’ia çoj familjes. Mamin e kam me astmë”, shton ajo, ndërkohë tregon edhe një detaj nga ato që e kërcënojnë dhe shantazhojnë: Unë dyshoj se ata punojnë në zonën e Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit. Punojnë me lekë, janë prostituta. Këto i kanë bërë të gjitha Pas kësaj ankese, Fiks Fare kontaktoi me Sektorin e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Shefi i këtij sektori, Osman Fuçia, tha se ka dijeni për këtë problematikë, madje i ka marrë kallëzimin 22-vjeçares. “Kemi dijeni, i kam marrë kallëzim dhe shtesë kallëzimi. Materialet i kam referuar në Prokurorinë e Tiranës. Kam kontaktuar edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku specialistët duhet t’i kenë kërkuar Tik Tok-ut mbylljen e faqes. Ne vetëm i referojmë. Duhet të ketë pasur ngarkesë”, thotë Fuçia. Duket se, rrjetet sociale janë bërë makth për qindra qytetarë apo edhe për institucionet ligjzbatuese. Janë hapur dhjetëra dosje penale, madje ka pasur raste që individë të veçantë janë dhunuar dhe plagosur edhe gjatë lidhjeve direkte. Ndërkohë që ka pasur mijëra dosje të tjera, për gjobëvënie, shantazh apo kërcënime. #voxnews #media #lajme #news

20.6K views


💾

Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pasditen e kësaj të hëne. VoxNews mëson se zonat e prekura janë lagjja “Ali D...

20 January 2026 at 19:00

Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pasditen e kësaj të hëne. VoxNews mëson se zonat e prekura janë lagjja “Ali Demi”, “Brryli”, “Paazari i Ri”, “Fresku”. Ende nuk ka njoftim nga OSHEE pse është shkëputur energjia elektrike, ndërsa dhjetëra familje gjenden në të ftohtë. Ndërsa deputeti demokrat Eno Bozdo i ka bërë thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më shpejt. “Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurtë dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë! I bëj thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më parë. Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!”, shkruan Bozdo në rrjetet sociale. #voxnews #media #lajme #news

4247 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervis...

20 January 2026 at 19:00

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment.” Trump gjithashtu u shpreh i bindur 100 për qind për të vijuar me planet e tij për të goditur vendet europiane me tarifa nëse nuk e merr Groenlandën. Presidenti amerikan përsëriti zhgënjimin me Norvegjinë për Çmimin Nobel të Paqes. “Norvegjia e kontrollon plotësisht, pavarësisht se çfarë thonë. Atyre u pëlqen të thonë se nuk kanë të bëjnë me të, por kanë të bëjnë me gjithçka”, tha ai. Zhgënjim shprehu gjithashtu ndaj liderëve europianë që po fokusohen te Groenlanda, duke thënë: “Europa duhet të fokusohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni çfarë u ka sjellë atyre. Kjo është ajo ku Europa duhet të fokusohet, jo te Groenlanda”. #voxnews #media #donaldtrump

1491 views


💾

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo. Shqiptarët ka...

20 January 2026 at 19:00

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo. Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles. 25-vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim. Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro. #voxnews #media #news

15.3K views


💾

Aktiviteti rreth centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa ka arritur kulmin: punëtorët heqin dheun për të zgjeruar gjerësinë e një rruge kryesore, ndërs...

20 January 2026 at 19:00

Aktiviteti rreth centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa ka arritur kulmin: punëtorët heqin dheun për të zgjeruar gjerësinë e një rruge kryesore, ndërsa kamionët mbërrijnë në hyrjen e tij të ruajtur rreptësisht. Një gardh i gjatë është i mbuluar me tela me gjemba, dhe në një vendpushim, një makinë patrulle policie monitoron vizitorët e plazhit, një nga vendet e pakta me pamje të qartë të reaktorëve, të kornizuar nga mali i mbuluar me borë, Yoneyama. Kur të shtatë reaktorët e tij janë në funksion, Kashiwazaki-Kariwa prodhon 8.2 gigavat energji elektrike, mjaftueshëm për të furnizuar miliona familje. Duke zënë 4.2 km katrorë tokë në prefekturën Niigata, në bregun e Detit të Japonisë, ai është centrali më i madh bërthamor në botë. Që nga viti 2012, megjithatë, centrali nuk ka prodhuar asnjë vat energji, pasi u mbyll, së bashku me dhjetëra reaktorë të tjerë, pas shkrirjes së trefishtë në mars të vitit 2011 në Fukushima Daiichi, aksidenti më i rëndë bërthamor në botë që prej Çernobilit. I vendosur rreth 220 km në veriperëndim të Tokios, Kashiwazaki-Kariwa menaxhohet nga Tokyo Electric Power (Tepco), e njëjta kompani që administronte centralin e Fukushimës kur një cunami i fuqishëm shkatërroi mbrojtjet e tij, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë që çoi në shkrirjen e tre reaktorëve dhe detyroi evakuimin e 160 mijë njerëzve. Pak javë para 15-vjetorit të aksidentit dhe cunamit që vrau rreth 20 mijë njerëz përgjatë bregut verilindor të Japonisë, Tepco pritet të sfidojë opinionin publik lokal dhe të rifillojë njërin nga shtatë reaktorët e Kashiwazaki-Kariwa. Të hënën, Tepco tha se do të shtynte rifillimin, fillimisht të planifikuar për ditën pasuese, pasi një alarm dështoi gjatë një testi të pajisjeve fundjavën e kaluar, sipas transmetuesit publik NHK. Reaktori pritet të rikthehet në punë në ditët në vijim, shtoi NHK. Rifillimi i reaktorit nr. 6, i cili mund të rrisë furnizimin me energji elektrike në zonën e Tokios me rreth 2%, do të jetë një pikë kthese në rikthimin e ngadaltë të Japonisë drejt energjisë bërthamore, një strategji që qeveria thotë se do ta ndihmojë vendin të arrijë objektivat e emetimeve dhe të forcojë sigurinë energjetike. Por për shumë nga 420 mijë banorët që jetojnë brenda një rrezeje prej 30 km nga Kashiwazaki-Kariwa, të cilët do të duhej të evakuoheshin në rast të një incidenti si Fukushima, rikthimi i kompanisë Tepco në prodhimin bërthamor është i mbushur me rreziqe. Mes tyre është edhe Ryusuke Yoshida, shtëpia e të cilit ndodhet më pak se 2.5 km nga centrali, në fshatin e qetë Kariwa. I pyetur se çfarë e shqetëson më shumë për rifillimin, 76-vjeçari ka një përgjigje të thjeshtë: “Gjithçka,” thotë ai, ndërsa dallgët përplasen në breg, me reaktorët që ngrihen në sfond. “Planet e evakuimit janë qartësisht joefektive,” shton Yoshida, një prodhues qeramike dhe anëtar i një shoqate banorësh pranë centralit. #voxnews #media #news #japan

2033 views


💾

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e radhës pas Kryeministrisë tha se Kuvendi është mbushur me të korruptuar. Ai u shpreh se n...

20 January 2026 at 19:00

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e radhës pas Kryeministrisë tha se Kuvendi është mbushur me të korruptuar. Ai u shpreh se në 24 janar do të mbahet protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana. Berisha theksoi se Shqipëria nuk do të ketë drejtësi, pa pasur kryengritje paqësore. Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë, ku do të denoncojë sipas saj, korrupsionin e qeverisë. #voxnews #media #saliberisha #edirama

1976 views


💾

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretërore, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 93-vjeça...

20 January 2026 at 19:00

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretërore, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 93-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga profili i tij zyrtar në Instagram. “Themeluesi ynë, Valentino Garavani, është ndarë sot nga jeta në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e dashur”, teksa jepen detaje për përgjimin, i cili do të mbahet në datat 21-22 janar. “Funerali do të mbahet të premten, më 23 janar në bazilikën Santa Maria degli Angeli e dei Martiri në Piazza della Repubblica.” Vdes në moshën 93-vjeçare Valentino Garavani, kush ishte Marka e tij, e themeluar në vitin 1960 u bë e njohur nga e kuqja e fortë dhe detajet si fjongot, frudat, dantellën dhe qëndisjet. Valentino është një prej arkitektëve më të spikatur të stilit të shek. XX. Valentino ka qenë një prej stilistëve më të preferuar nga yje si Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman dhe Anne Hathaway. “E di çfarë duan gratë”, shprehej ai në dokumentarin e tij “Valentino: The Last Emperor”: “Ato duan të jenë të bukura.” Valentino doli në pension në vitin 2007. Në vitin 2008, ai prezantoi koleksionin e tij të fundit të modës së lartë në Musée Rodin në Paris. Valentino është nderuar me titullin Kalorës i Legjionit të Nderit nga presidenti francez Jacques Chirac në korrik të vitit 2006. Dy vjet më vonë, ai u vlerësua me Medaljen e Qytetit të Parisit. Në vitin 2011, ai mori çmimin e Këshillit të Couture për Artin e Modës nga Muzeu i Institutit të Teknologjisë së Modës në New York, si edhe çmimin Golden Plate të Akademisë Amerikane të Arritjeve në vitin 2017. #voxnews #media #news

1510 views


💾

Yesterday — 19 January 2026Social

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi, ku është vrarë Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, i njohur me nofkën “Xheku ...

By: @joq
20 January 2026 at 19:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi, ku është vrarë Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, i njohur me nofkën “Xheku i frikshëm”. Aliaj u godit për vdekje me mjet prerës nga një i burgosur grek, edhe ai i dënuar për vrasje, në sektorin 3 të burgut. Autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe nuk përjashtojnë pistën e një vrasjeje me pagesë. Jani Aliaj ishte i shumëkërkuar në Shqipëri dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024 me identitet të rremë dhe priste ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas prokurorisë, vrasja e Elton Çiços lidhej me një konflikt të gjatë hakmarrjeje mes dy personave, me zanafillë vite më parë në Greqi, kryesisht për çështje të aktivitetit kriminal dhe drogës. Dyshohet se kishte tentativa të ndërsjella eliminimi, ku të dy kishin mbetur të plagosur në episode të ndryshme. Aliaj rezultonte gjithashtu i dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasje, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe ishte arratisur më herët nga burgu i Korfuzit. Pavarësisht provave të shumta të mbledhura ndër vite për vrasjen e Elton Çiços, çështja mbeti pa autorë të dënuar përfundimisht, ndërsa “Xheku i frikshëm” gjeti fundin e tij pas hekurave në një burg grek.

23.9K views


💾

❌
❌