Berisha: Rama na ka shpallur luftë, ne do i shpallim luftë! Nuk do i ndahemi as në Surrel ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #SaliBerisha #PD
391 views
Shfaqje spektakolare dritash në katedralen në Bruksel Dritat, muzika dhe historia u bashkuan në një shfaqje brenda Katedrales së Shën Mikelit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të shtunën (20 dhjetor), për të shënuar 800-vjetorin e ndërtesës, duke nxjerrë në pah detajet e saj arkitekturore gjatë gjithë muajit dhjetor. Një model 3D i katedrales kishte ndihmuar në dizajnimin e shfaqjes në një mënyrë të tillë që dritat të hidheshin me saktësi mbi muret, korridorin dhe kolonat e katedrales, duke nxjerrë në pah arkitekturën dhe detajet e saj gotike. Shfaqja ishte e ndarë në katër pjesë, duke nxjerrë në pah së pari historinë e ndërtesës dhe rëndësinë e saj për Brukselin. Akti i mbylljes kishte për qëllim t'i bënte shikuesit të reflektonin mbi kalimin e kohës.
74 views
Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian. 📷 Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së. Rama: Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit, nuk janë fjalë dhe as procese thjeshtë të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontrata shtetërore shumë komplekse, ku çdo faktor duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar dhe eksperienca e vendeve të tjera.
88 views