Normal view

iute lançon iuteMarket, shërbimin e integruar të blerjeve digjitale

17 August 2026 at 11:07

iute Group ka zgjeruar ekosistemin e saj të bankingut digjital me iuteMarket, shërbimin e dedikuar për “shopping” apo blerjet online, e integruar në aplikacionin Myiute. Përmes iuteMarket, klientët mund të zbulojnë, financojnë dhe blejnë produkte në një platformë të vetme, duke e bërë procesin e blerjes më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm.

Përtej shërbimeve të pagesave, financimit, bankingut dhe sigurimeve që janë tashmë të disponueshme përmes aplikacionit Myiute, iuteMarket lidh produktet e tregtarëve partnerë me shërbimet financiare që klientët mund të kenë nevojë gjatë procesit të blerjes.

“Blerjet online janë bërë pjesë e jetës së përditshme dhe klientët presin që e gjithë përvoja e blerjes të jetë sa më e thjeshtë dhe e integruar. Duke sjellë në një vend të vetëm produktet e partnerëve tanë dhe shërbimet financiare që ofrohen tashmë në Myiute, ne mund të reduktojmë numrin e hapave që klientëve u duhet të ndjekin dhe, në fund, t’u kursejmë kohë. Ne besojmë se koha është një nga pasuritë më të çmuara të njerëzve dhe se teknologjia duhet të na ndihmojë ta përdorim atë në mënyrë më efikase”, tha Allar Niinepuu, Drejtor i Përgjithshëm Komercial i iute Group.

I disponueshëm për të gjithë klientët e Myiute në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, iuteMarket ofron një përzgjedhje të gjerë produktesh në qindra kategori, duke përfshirë pajisje elektroshtëpiake apo elektronike, produkte për bukurinë dhe kujdesin personal, mobilie, artikuj për fitness, etj. Klientët mund të shfletojnë produktet, të marrin rekomandime të personalizuara dhe ta përfundojnë blerjen pa dalë nga aplikacioni.

Krahas produkteve të reja, iuteMarket ofron gjithashtu pajisje teknologjike të rinovuara në mënyrë profesionale. Këto pajisje inspektohen, testohen dhe kontrollohen për cilësinë përpara se të ofrohen për shitje, duke u dhënë klientëve mundësi për të zgjedhur nga një gamë më e gjerë produktesh elektronike, teksa njëkohësisht rritet dhe përdorimi më i qëndrueshëm dhe më qarkullues i teknologjisë.

Për tregtarët partnerë, iuteMarket krijon një kanal të ri shitjesh digjitale brenda ekosistemit të iute. Në vend që të ofrojnë vetëm financim në momentin e blerjes, tregtarët bëhen pjesë e një eksperience më të gjerë digjitale për klientin, që lidh zbulimin e produkteve, financimin, pagesat dhe shërbime të tjera financiare të përditshme.

“Ne besojmë se ekosistemet krijojnë më shumë vlerë sesa produktet individuale”, vijoi Niinepuu. “Sa më shumë shërbime dhe partnerë që u përgjigjen nevojave të klientëve të mund të lidhim përmes Myiute, aq më i dobishëm bëhet aplikacioni për klientët dhe aq më i fuqishëm bëhet ekosistemi për partnerët tanë. iuteMarket na mundëson të krijojmë këtë vlerë për të dyja palët.”

Pas lançimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, iuteMarket do të vijojë të zgjerohet edhe në tregjet e tjera ku operon Iute Group.

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, iute Group u shërbeu më shumë se 247,000 klientëve aktivë në tregjet ku operon, ndërsa aplikacioni Myiute është shkarkuar më shumë se 1.75 milionë herë. Grupi bashkëpunon gjithashtu me më shumë se 4,650 pika aktive shitjeje në tregjet ku është i pranishëm.

iute Group është një grup bankar digjital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin në sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.

The post iute lançon iuteMarket, shërbimin e integruar të blerjeve digjitale appeared first on Revista Monitor.

Credins bank, 23 vite evoluim!

3 August 2026 at 11:00

Nga Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins Bank

Vlerësimi i fundit i Credins bank, me çmimin “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” nga Euromoney, autoriteti më prestigjoz i industrisë financiare globale, përfaqësoi një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin 23 vjeçar të bankës dhe një rikonfirmim të një anagazhimi të ndërtuar ndërvite për të krijuar vlera të qëndrueshme si për klientet tanë njeherazi edhe për komunitetin dhe shoqërinë në vend. Ky vlerësim që e pozicionoi Credins si bankën e parë në Shqipëri për kontributin më të mirë në përgjegjësinë korporative, nuk është thjesht një arritje institucionale, por një dëshmi se ndikimi ynë afatgjatë është ndërtuar përmes një vizioni të qartë dhe ambicioz në të gjithë modelin e biznesit.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja se cfarë e përcakton realisht suksesin e një institucioni financiar në ditët e sotme? Performanca financiare në rritje, është një nga elementet themelore dhe ambicioze për çdo institucion, por në një realitet të karakterizuar nga ritme të larta zhvillimi dhe kërkesash në evoluim të vazhdueshëm të shoqërisë në tërësi, kjo nuk mjafton për të përcaktuar suksesin e një korporate. Diferenca krijohet nga aftësia apo gjetja e mekanizmave për të ndërtuar jo vetëm një vlerë të qëndrueshme por per te gjeneruar ndikim të matshëm në zhvillimin e shoqërisë. Ky transformim kërkon një rishikim të mënyrës se si institucionet konceptojnë rolin e tyre, duke kaluar nga modele tradicionale drejtimi drejt aftësive të reja që integrojnë gjithmonë e më shumë fleksibilitetin, inovacionin, kapacitetin për reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve. Në këtë kuadër, institucionet që janë faktor dominues në ekonominë e një vendi mbartin njëherazi një përgjegjësi më të madhe dhe më impenjative, që shkon përtej funksionit të tyre tradicional. Kjo përgjegjësi materializohet në përfshirjen e angazhimeve sociale si pjesë tashmë thelbësore e modelit të zhvillimit, duke e kthyer ndikimin në komunitet në një standard jo thjesht të qëndrueshëm, por edhe të strukturuar mbi një strategji afatgjatë të institucionit.

Në këtë aspekt në vitin e 23-të të Credins bank, sfida jonë ka qenë të riformatojmë mënyrën e angazhimit, duke e drejtuar atë drejt një ndikimi më të strukturuar, më të prekshëm dhe më të orientuar drejt progresit të shoqërisë. Angazhimi ynë nuk është fokusuar më vetëm në pjesëmarrje apo mbështetje të eventeve, por në ndërtimin e iniciativave që krijojnë vlerë të vazhdueshme. Me këtë dua të theksoj se orientimi ynë ka qenë edhe më selektiv, më i kuruar duke u orientuar drejt atyre iniciativave që krijojnë ndikim sa afatgjatë, aq edhe impakt të fortë e zhvillues. Paralelisht, kemi forcuar bashkëpunimet tona strategjike si me partnerët tanë kombëtarë, ashtu edhe me ata ndërkombëtarë, duke marrë kështu nga përvoja e tyre. Jemi përpjekur të sjellim frymën e modeleve të ndryshme të përgjegjësisë sociale nga vendet e zhvilluara europiane. Kjo strategji e re ka sjellë një transformim në mënyrën sesi e konceptojmë përgjegjësinë tonë korporative. Credins bank vijon të ndërtojë një model angazhimi që nuk synon vetëm prezencë, por edhe ndikim konsistent dhe real në çdo kohë.

E gjitha kjo vjen se i gjithë angazhimi ynë nuk përkufizohet nga një formulë apo aksiomë e vetme veprimi. Ajo materializohet në mënyrë të integruar në të gjithë ekosistemin tonë. Reflektohet në një sërë dimensionesh, që nga mënyra sesi konceptohen/dizenjohen produktet & shërbimet, tek vazhdimësia e fushatave shpërblyese, pjesëmarrja në evente & iniciativa me karakter social, e deri te mekanizmat që nxisin përfshirjen aktive të stafit, komunitetit, partnerëve, organizatave vendase dhe huaja, instancave shtetërore, duke u materializuar përmes programeve të dedikuara, kontributeve & dhurimeve, etj, të gjitha të integruara në një logjikë të unifikuar që synon të shumëfishojë ndikimin tonë. Në thelb për ne e gjithë kjo qasje strategjike përfaqëson një zhvendosje nga veprime të fragmentuara apo sporadike drejt një modeli konsistent, ku çdo iniciativë ndërtohet mbi ndikime pozitive që janë në koherencë edhe me vlerat tona si institucion. Kontributi ynë nuk është matur vetëm me numrin e aktiviteteve, edhe pse vazhdojmë të jemi shumë aktivë me mbi 170 aktivitete për vitin që lamë pas, por mbi të gjitha me vlerën që ato gjenerojnë në çdo kohë. Ajo që dua të shpreh është se jemi përpjekur të kemi iniciativa të strukturuara qartë duke bërë klasifikime sipas target-grupeve, fushave dhe kategorive të ndryshme, ku Credins mund të operojë. Kështu përgjatë vitit 2025, Credins përmes angazhimit social u fokusua në kontributin e disa shtyllave kryesore si:

Zhvillimi Ekonomik: Duke mbështetur sipërmarrjen dhe punësimin përmes produkteve financiare të aksesueshme dhe proceseve të thjeshtuara, si dhe zgjerim të vazhdueshëm të aksesit në financë si për individë ashtu edhe për biznese, duke kontribuar në këtë aspekt edhe në reduktimin e varfërisë.

Zhvillimi Social & Kulturor: Investime të ndryshme në arsim, shëndetësi, kulturë dhe projekte komunitare, në partneritet me organizata ndërkombëtare dhe vendase që sjellin ndikim afatgjatë për çdo target-grup.

Barazia & Gjithëpërfshirja: Nismat për fuqizimin e grave, luftën kundër diskriminimit dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël, edhe këtë vit kanë qenë në fokusin tonë.

Kapitali Njerëzor: Fokusi ynë i vazhdueshëm në zhvillimin profesional dhe mirëqenien e punonjësve, për një mjedis pune etik dhe gjithëpërfshirës përmes trajnimeve, orëve fleksibël verore, shpërblimeve etj, ashtu si çdo vit ishin në prioritet tona si bankë.

Investimet Mjedisore: Përmes mbështetjeve të ndryshme, që nga promovimi mbi përdorimin e produkteve & shërbimeve digjitale bankare, investime në produktet “green” si dhe praktika që reduktojnë ndotjen e mjedisit dhe e pasurojnë me parqe/mbjellje pemësh, etj, ishin në axhendën tonë të përgjegjësisë sociale edhe për këtë vit.

Përmes kësaj filozofie dhe mënyrës sesi ne kemi implementuar të gjitha këto projekte, Credins ka arritur të pozicionohet tashmë si një markë me identitet të fortë dhe me një rol të qartë në zhvillimin e shoqërisë në 23 vite. Një rol që nuk mbështetet vetëm në kontribut financiar, por në aftësinë për të ndikuar, për të krijuar modele të qëndrueshme që i rezistojnë kohës duke sjellë praktika që i përgjigjen standardeve të vendeve të zhvilluara.

Aspirata për të mbajtur këtë nivel nuk lidhet me ruajtjen e status quo-së, por me vendosjen e një pritshmërie gjithnjë e më të lartë për mënyrën se si operojmë dhe ndikojmë në komunitet, duke e trajtuar këtë si një proçes të vazhdueshëm që i paraprin zhvillimit. Për Credins, kjo përkthehet në aftësinë për të evoluar me kohën dhe për të krijuar vlerë që ruan peshën dhe relevancën e saj në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm. Lidershipi ynë, si një korporatë që ka krijuar një impakt të padiskutueshëm ndër vite në komunitet, qëndron në aftësinë për të ridimensionuar vazhdimisht veten dhe për të ndërtuar versionin tonë më të mirë, në përputhje me dinamikat në zhvillim. Ambicia jonë është të materializojmë misionin dhe vizionin tonë në çdo hap të veprimtarisë/aktivitetit tonë, duke ndërtuar kështu një institucion që di t’i japë formë progresit dhe transformimit të shoqërisë.

The post Credins bank, 23 vite evoluim! appeared first on Revista Monitor.

Intesa Sanpaolo me rezultate rekord dhe parashikime të reja

29 July 2026 at 17:15

Milano, 29 korrik 2026 – Intesa Sanpaolo shënoi gjashtëmujorin e saj më të mirë, me të ardhura neto prej 5.6 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2026. Të ardhurat neto arritën në 2.8 miliardë euro në tremujorin e dytë, duke shënuar performancën më të mirë tremujore në historinë e Grupit. Të ardhurat neto u rritën me 6% nga viti në vit në gjysmën e parë dhe 7% në tremujorin e dytë.

Kthimi vjetor mbi kapitalin (ROE) arriti në 20%, ndërsa Kthimi vjetor mbi kapitalin e prekshëm (ROTE) qëndroi në 25%. Fitimet për aksion (EPS) u rritën me 9% nga viti në vit, duke konfirmuar aftësinë e Grupit për të ofruar rritje të qëndrueshme.

Përmirësimi i udhëzimeve dhe shpërndarja e aksionarëve

Bazuar në performancën e shkëlqyer gjashtëmujore, Intesa Sanpaolo përmirësoi parashikimet e saj për të ardhurat neto për vitin 2026 në më shumë se 10 miliardë euro.

Në gjashtë muajt e parë, Grupi shënoi një rritje të konsiderueshme të EPS, DPS dhe vlerës kontabël të prekshme për aksion. Një dividend i ndërmjetëm prej 3.8 miliardë eurosh do të paguhet në nëntor.

Për vitin 2026, Intesa Sanpaolo pret të kthejë rreth 9.4 miliardë euro për aksionarët përmes dividentëve dhe blerjeve të aksioneve.

“Intesa Sanpaolo vazhdon të renditet ndër bankat evropiane me shpërblimin më të lartë të aksionarëve”, tha z. Carlo Messina, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo.

Rritja e të ardhurave dhe momenti komercial

Gjysma e parë solli të ardhura rekord, marzh operativ dhe të ardhura bruto. Të ardhurat u rritën në të gjithë komponentët, të mbështetura nga modeli i biznesit i diversifikuar mirë i Grupit.

Të ardhurat neto nga interesi (TNJ) u rritën krahasuar me vitin e kaluar pavarësisht normave më të ulëta dhe u përshpejtuan fuqishëm në tremujorin e dytë. Udhëzimet për të ardhurat neto nga interesi u rritën në mbi 15 miliardë euro.

Momenti komercial mbeti i fortë, me kreditë për klientët që u rritën për të pestin tremujor radhazi dhe u rritën me 5% nga viti në vit, ndërsa depozitat u rritën me 7%. Asetet financiare të klientëve tejkaluan 1.5 trilion euro, me Asetet nën Menaxhim që u rritën me 49 miliardë euro.

Biznesi i Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Pasurisë vazhdoi të jepte rezultate të forta, me Komisione rekord në gjysmën e parë dhe tremujorin e dytë, së bashku me të ardhurat rekord nga Sigurimet. Komisionet u rritën me 5% në gjysmën e parë, ndërsa hyrjet bruto të Aseteve nën Menaxhim u rritën me 7%. Shërbimet këshillimore të Grupit vazhduan të vepronin si një stabilizues kundër ndikimit të paqëndrueshmërisë së tregut në tarifa, ndërsa fabrikat e produkteve të tij në pronësi të plotë mbeten një avantazh i qartë konkurrues.

“Ne ofruam më shumë se 44 miliardë euro kredi për të mbështetur familjet dhe bizneset”, u shpreh z. Messina.

Efikasiteti, cilësia e aseteve dhe kapitali

Raporti Kosto/Të Ardhura ishte 35.9%, më i ulëti ndonjëherë, gjithashtu falë investimeve në teknologji që po japin fryte. Kostot operative ranë me 1% nga viti në vit.

Transformimi teknologjik ofron fleksibilitet të mëtejshëm për të ulur Kostot dhe për të përshpejtuar ndryshimin gjenerativ të fuqisë punëtore pa kosto sociale dhe pa ndikim në të Ardhura.

Kostoja vjetore e riskut ishte 20 pikë bazë, me një rritje të fortë të mbulimit dhe pa mbivendosje të lëshuara. Grupi nuk raportoi shenja të përkeqësimit të cilësisë së aseteve.

Fluks kanë hyrë në kredive me probleme (NPL) ishin në nivelet më të ulëta historike, kreditë e tyre nuk kanë mbetur në portofolin e kredisë dhe mbrapsht të diversifikuar mirë.

Raporti i Kapitalit të Përbashkët ishte 13.1%, ose 13.8% duke përfshirë përfshirjen e DTA-së. Raportet MREL ishin më të mirat në klasën e tyre dhe raportet e likuiditetit mbetën shumë mbi objektivat e Planit të Biznesit.

Transaksioni “Monte dei Paschi di Siena”

Oferta për “Monte dei Paschi” është në rrugën e duhur. Transaksioni është një përshpejtues i madh i Planit të Biznesit dhe do të zgjerojë bazën e klientëve të Intesa Sanpaolo me gjashtë milionë klientë, ndërkohë që do të forcojë franchisën e saj në Financën e Konsumatorit dhe në Bankën e Korporatave dhe Investimeve, duke shfrytëzuar gjurmën ndërkombëtare të Mediobanca.

“Objektivi ynë është të krijojmë së bashku një Grup edhe më të fortë dhe më fitimprurës, duke luajtur një rol udhëheqës në një mjedis global gjithnjë e më kompleks”, u shpreh z. Messina.

Intesa Sanpaolo pret të ofrojë 2.9 miliardë euro në sinergji duke u mbështetur në aftësitë e saj të provuara të ekzekutimit dhe platformën e IT-së. Transaksioni pritet t’i mundësojë Grupit të arrijë objektivat e Planit të Biznesit tre vjet më parë, duke arritur 2 trilion euro në asete financiare të Klientëve deri në vitin 2029.

“Programi ynë i rekrutimit parashikon që 13,100 të rinj t’i bashkohen Grupit”, shtoi z. Messina.i rezultat, Grupi pret të gjenerojë më shumë se 16 miliardë euro të ardhura neto në vitin 2029, me një rritje të fortë të EPS, DPS dhe shpërndarjes së kapitalit për aksion dhe pa rrezik integrimi.

The post Intesa Sanpaolo me rezultate rekord dhe parashikime të reja appeared first on Revista Monitor.

Grupi Nelt vazhdon zhvillimin përmes partneriteteve të reja, investimeve dhe digjitalizimit

3 April 2026 at 13:30

NJOFTIM PËR MEDIA

Ascend 2030: Grupi Nelt vazhdon zhvillimin përmes partneriteteve të reja, investimeve dhe digjitalizimit

Jahorina, 2 prill 2026 – Në një konferencë njëditore të mbajtur në Jahorina, ku morën pjesë drejtorë dhe menaxherë nga të gjitha kompanitë e grupit, Grupi Nelt prezantoi rezultatet e arritura gjatë vitit të parë të zbatimit të strategjisë “Ascend 2030”, gjatë së cilës forcoi më tej portofolin e tij, zgjeroi partneritetet rajonale dhe realizoi investime kyçe në infrastrukturën logjistike.

Që nga miratimi i strategjisë, Grupi Nelt ka forcuar portofolin dhe pozicionin e tij në treg përmes bashkëpunimit rajonal me partnerët dhe përfshirjes së principalëve të rinj: Chips Way dhe Waltz në Bosnje dhe Hercegovinë, JTI dhe Alka Group (Elephant Brand) në Shqipëri, Bambi në Maqedoninë e Veriut, Mondelez, Nestlé, Colgate, Beiersdorf dhe Perfetti në Afrikë, si dhe Revlon, Vitamin Horgoš dhe Jaffa në Serbi, ndërsa me kompaninë Coca-Cola HBC në tregun serb është zgjeruar bashkëpunimi logjistik. Shërbimet logjistike në fusha të tjera, si dhe biznesi farmaceutik, po ashtu shënojnë rritje të volumit dhe zgjerim të partneriteteve.

Marko Cilić, drejtor financiar ekzekutiv dhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm, theksoi se Grupi Nelt mbetet i përkushtuar ndaj vizionit dhe misionit të tij për të krijuar një ekosistem efikas dhe të qëndrueshëm që lidh njerëzit dhe markat përmes ekselencës në distribucion, besueshmërisë në logjistikë dhe ekspertizës në menaxhimin e markave.

“Po hyjmë në fazën e ardhshme të zbatimit të strategjisë me fokus të qartë në disiplinën operacionale, zhvillimin e infrastrukturës dhe partneritete të forta. Vazhdojmë rrugën tonë drejt një rritjeje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar, duke investuar njëkohësisht në njerëz, organizatë dhe zhvillimin e markave tona”, shtoi Cilić.

Në një kontekst kompleks rajonal dhe global gjeopolitik, Nelt ka vazhduar me realizimin e iniciativave kryesore strategjike. Në këtë kuadër, janë investuar më shumë se 15 milionë euro në zhvillimin e infrastrukturës logjistike, përfshirë një qendër të re shpërndarjeje në Tiranë dhe zgjerimin e kapaciteteve në Bijelinë, ndërsa biznesi farmaceutik është pozicionuar më tej si një nga shtyllat kryesore të rritjes në rajon.

Markat e kompanive Neoplanta, Baby Food Factory, Chips Way dhe Candy Factory Angola janë njohur si liderë në kategoritë e tyre dhe vazhdojnë të investojnë në inovacion, përmirësimin e prodhimit dhe pozicionimin global.

“Gjatë 33 viteve të ekzistencës, Grupi Nelt është zhvilluar në një lider në distribucion, logjistikë dhe prodhim të markave të veta. Rritja jonë bazohet në investime të vazhdueshme në njerëz, inovacione dhe përshtatje me tregjet. Kemi themele të forta për një sukses afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Nebojša Šaponjić, themelues dhe bashkëpronar i Nelt, duke shtuar se objektivat e “Ascend 2030” mbeten rritja e përshpejtuar e të ardhurave në mbi 2 miliardë euro përmes investimeve, blerjeve, partneriteteve të reja dhe inovacionit të markave.

Në periudhën e ardhshme, Grupi Nelt do të fokusohet në përshpejtimin e digjitalizimit të biznesit përmes implementimit të SAP S/4HANA, standardizimit të proceseve, projekteve ESG, integrimit logjistik të tregjeve rajonale, investimeve në infrastrukturë, zhvillimit të operacioneve në Afrikë, si dhe në zhvillimin e punonjësve të tij.

 

 

The post Grupi Nelt vazhdon zhvillimin përmes partneriteteve të reja, investimeve dhe digjitalizimit appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e bankës

25 March 2026 at 19:05

Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë, për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend.

Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar.

Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës aplikacioni do të jetë i aksesueshëm për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë feedback mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e platformës në kushte reale përdorimi. “Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë, funksional dhe i besueshëm. Për këtë arsye, do të fillojmë me një fazë testimi të kontrolluar, përpara se të prezantojmë aplikacionin për publikun e gjerë,” –
Znj. Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank.

Paralelisht, grupi i shërbimeve do të ndërtohet hap pas hapi, duke u bazuar në kërkesat dhe feedback-un e klientëve gjatë kësaj faze, me qëllim që çdo funksionalitet i ofruar të adresojë nevoja reale dhe konkrete. Bazuar në rezultatet e testimeve, Jet Bank do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë në treg, duke sjellë një qasje të re në mënyrën si individët dhe bizneset ndërveprojnë me shërbimet financiare.

Jet Bank synon të ofrojë një përvojë bankare tërësisht digjitale, të ndërtuar mbi parime të thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës, duke iu përshtatur ritmit dhe nevojave të jetës së përditshme të klientëve të saj.

Rreth Jet Bank
Jet Bank është banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, që sjell një standard të ri të bankimit. E ndërtuar mbi teknologji moderne dhe procese të thjeshtuara, Jet Bank ofron shërbime financiare të aksesueshme në çdo kohë, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.

Kontakt:

info@jet.bank

The post Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e bankës appeared first on Revista Monitor.

Bank of Albania Licenses Jet Bank: Ready for App Testing

25 March 2026 at 19:59

Jet Bank has completed the licensing process from the Bank of Albania to operate with full capacity in the Albanian market, marking an important step towards introducing the first 100% digital banking model in the country.

This development confirms the successful completion of a rigorous evaluation and preparation process, in accordance with domestic and international regulatory standards, as well as requirements for security, transparency and financial stability.

Next, Jet Bank will enter a preliminary testing phase, during which the application will be accessible to a selected group of users. This phase aims to collect feedback on the user experience, functionalities and performance of the platform in real-world conditions.

“After licensing, our focus is to ensure that every element of the customer experience is simple, functional and reliable. For this reason, we will start with a controlled testing phase before introducing the application to the public,” – Ms. Fatbardha Rino, CEO of Jet Bank.

In parallel, the group of services will be built step by step, based on customer requests and feedback during this phase, for each functionality offered to address real and concrete needs.

Based on the results of the testing, Jet Bank will determine the moment of full market launch, bringing a new approach to the way individuals and businesses interact with financial services.

Jet Bank aims to offer fully digital banking experience, built on the principles of simplicity, speed and transparency, adapting to the pace and needs of its customers’ daily lives.

 

About Jet Bank

Jet Bank is the first 100% digital bank in Albania, bringing a new standard of banking. Built on modern technology and simplified processes, Jet Bank offers accessible financial services at any time, in full compliance with regulatory requirements and security standards.

Contact:

info@jet.bank

 

The post Bank of Albania Licenses Jet Bank: Ready for App Testing appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e aplikacionit

25 March 2026 at 19:57

Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë, për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend.

Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar.

Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës aplikacioni do të jetë i aksesueshëm për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë feedback mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e platformës në kushte reale përdorimi. “Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë, funksional dhe i besueshëm. Për këtë arsye, do të fillojmë me një fazë testimi të kontrolluar, përpara se të prezantojmë aplikacionin për publikun e gjerë,” –
Znj. Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank.

Paralelisht, grupi i shërbimeve do të ndërtohet hap pas hapi, duke u bazuar në kërkesat dhe feedback-un e klientëve gjatë kësaj faze, me qëllim që çdo funksionalitet i ofruar të adresojë nevoja reale dhe konkrete. Bazuar në rezultatet e testimeve, Jet Bank do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë në treg, duke sjellë një qasje të re në mënyrën si individët dhe bizneset ndërveprojnë me shërbimet financiare.

Jet Bank synon të ofrojë një përvojë bankare tërësisht digjitale, të ndërtuar mbi parime të thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës, duke iu përshtatur ritmit dhe nevojave të jetës së përditshme të klientëve të saj.

Rreth Jet Bank
Jet Bank është banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, që sjell një standard të ri të bankimit. E ndërtuar mbi teknologji moderne dhe procese të thjeshtuara, Jet Bank ofron shërbime financiare të aksesueshme në çdo kohë, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.

Kontakt:

info@jet.bank

The post Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e aplikacionit appeared first on Revista Monitor.

Nicolas Forissier : «Portons nos liens économiques à la hauteur de nos relations politiques! »

17 February 2026 at 11:53

Ministre délégué chargé du commerce extérieur et de l’attractivité .

Le monde dans lequel nous vivons est sans cesse plus mouvant, divisé et sujet à des tensions inédites depuis la fin de la Seconde Guerre mondiale. Naturellement, l’intrication étroite des questions politiques, sécuritaires et économiques fait que ces dernières sont profondément impactées par les évolutions en cours et des rapports de force qui se manifestent avec une brutalité toujours plus grande. Dans le champ commercial, cela se traduit par la montée des rivalités, une fragmentation accrue des échanges et une recomposition rapide des chaînes de valeur. Face à ces défis, la France tient son rang sur les marchés internationaux, portée par les performances remarquables de secteurs de pointe tels que l’aéronautique, le spatial, le tourisme, l’agroalimentaire, le luxe, ou encore l’énergie. Elle figure de fait parmi les cinq premiers exportateurs mondiaux de biens et de services. Elle attire également les investisseurs et talents du monde.

Ce positionnement est rendu possible par le dynamisme de notre tissu économique et, en particulier, l’engagement croissant des entreprises françaises à l’export. Le caractère extrêmement concurrentiel de la compétition internationale fait de la compétitivité un enjeu majeur et nous conduit à nous mobiliser pour soutenir la croissance de nos entreprises à l’international. En tant que ministre délégué chargé du commerce extérieur et de l’attractivité, placé auprès du ministre de l’Europe et des Affaires étrangères, j’ai à cœur d’accompagner ce double dynamique de projection et d’attraction visant à consolider le rayonnement de la France à travers son adaptation accélérée aux évolutions mondiales. Cet ancrage international n’est certes pas nouveau, mais il revêt une importance particulière alors que la voix de l’Europe et de la démocratie fait l’objet d’une contestation croissante et agressive de la part de nos compétiteurs stratégiques.

Dans ce contexte, nourrir notre proximité et renforcer nos liens avec les pays du continent européen, partageant nos valeurs, est essentiel. C’est le sens de l’engagement du Président de la République qui s’est rendu deux fois en Albanie en dix-huit mois, et du soutien qu’apporte la France à l’Albanie dans son processus d’adhésion à l’Union européenne. L’intensité de cette relation s’illustre également dans les domaines de l’éducation, la culture, l’administration et de la justice. Mais parce que le monde change et que la France change avec lui, nous souhaitons porter nos liens économiques à la hauteur de cette relation bilatérale ambitieuse. Alors même que nous jouissons d’atouts mondialement reconnus, la part trop modeste qu’occupe la France dans les échanges commerciaux et les investissements en Albanie est pour moi une anomalie. Les marges de progression sont donc considérables.

Pourtant certaines entreprises françaises d’excellence sont déjà implantées dans le pays où elles oeuvrent à son développement et à sa transformation. Je voudrais citer Voltalia, qui exploite sur le site de Karavasta la plus grande centrale photovoltaïque des Balkans occidentaux, et qui est le premier investisseur étranger dans les énergies renouvelables. Saint-Gobain, Schneider Electric, Electricité de France, Lagardère Travel Retail, le groupe Accor, Sage Engineering, Thales, Perrault Architecture, pour ne citer que les principaux, développent également des activités dans leurs domaines de compétence. D’autres sociétés arrivent, comme Suez, ou se positionnent, comme Véolia, entreprise réputée mondialement pour son savoir-faire dans le domaine de l’eau.

Cette énumération montre que la France est présente sur les secteurs les plus dynamiques et clefs du développement de l’Albanie. Le tourisme, bien-sûr, qui continue son essor remarquable, notamment à la faveur de l’arrivée massive de touristes français. Il est significatif que, avec plus de 300.000 entrées, ces derniers constituent la nationalité qui a connu la plus forte progression l’an dernier. La défense, en second lieu, secteur crucial et au fort développement dans le contexte international actuel. Les énergies renouvelables, ensuite, qui doivent permettre à l’Albanie d’atteindre d’ici quelques années la souveraineté énergétique. L’environnement, qui, après plusieurs projets centrés sur la croissance verte et le traitement des eaux, s’oriente désormais vers la gestion des déchets, secteur qualifié d’ « urgence nationale » par le Premier ministre. L’architecture, enfin, véritable vitrine de la transformation du pays. Pour autant, cette liste n’est pas exhaustive et nous portons une attention particulière au ferroviaire, domaine d’excellence de la France, comme aux enjeux de connectivité en général.

Pour accompagner et stimuler cette appétence de nos entreprises pour l’Albanie, la France mobilise ses outils financiers, par le biais notamment de prêts et de financements du Trésor, et institutionnels. De fait, l’Accord intergouvernemental signé en avril 2024 a largement œuvré à susciter l’intérêt du secteur privé. Le comité de suivi de cet AIG, qui se tient aujourd’hui, est l’occasion de dresser un premier bilan des coopérations nouées et de poser les bases des engagements à venir. De même, la signature en mai dernier d’un Plan d’action franco-albanais pour l’innovation nous donne les moyens de mettre en œuvre, y compris par le biais de cofinancements, des projets en matière d’intelligence artificielle et de capacités informatiques. Enfin, l’Agence Française de Développement, implantée depuis cinq ans en Albanie, a octroyé des volumes importants de prêts et de subventions, accompagnés par une expertise technique reconnue.

En tant qu’élu, très attaché aux territoires, je me réjouis de voir les collaborations fructueuses nouées entre les mairies de Chambéry et de Korça, deux villes aux profils similaires. Je n’oublie pas non plus que ces échanges économiques sont l’affaire d’hommes et de femmes qui entretiennent, pour partie, des relations personnelles avec l’Albanie, qu’ils s’y soient installés ou qu’ils en soient originaires. Certains ont même œuvré à l’implantation dans le pays d’entreprises françaises, dans le domaine de l’industrie textile (Marlotex) et de l’automobile (Delmon Group). La Chambre de commerce et d’industrie franco-albanaise (CCIFA) est précisément là pour fédérer tous ces acteurs aux profils variés et fournir un accompagnement adéquat. Cet accompagnement est essentiel, à l’instar de celui que la France apporte à l’Albanie dans son cheminement vers l’Europe qui se fait chaque jour plus concret. Alors que la question de la souveraineté européenne ne cesse de prendre de l’ampleur au sein de l’UE, l’approfondissement de nos liens économiques me paraît autant souhaitable que légitime.

The post Nicolas Forissier : «Portons nos liens économiques à la hauteur de nos relations politiques! » appeared first on Revista Monitor.

Nicolas Forissier: “Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!”

18 February 2026 at 10:00

Ministër i Deleguar i Ngarkuar me Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin, (në varësi të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës)

Bota në të cilën jetojmë është gjithnjë e më shumë në lëvizje, e ndarë dhe e prekur nga tensione që nuk ishin parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Natyrisht, ndërthurja e ngushtë e çështjeve politike, të sigurisë dhe ekonomike bën që këto të fundit të ndikohen thellësisht nga zhvillimet aktuale dhe nga raportet e forcës që po shfaqen me një brutalitet gjithnjë e më të madh. Në fushën e tregtisë, kjo gjë shprehet me rritjen e rivaliteteve, fragmentim të shtuar të tregtisë dhe rikompozim të shpejtë të zinxhirëve të vlerës. Përballë këtyre sfidave, Franca ruan vendin e saj në tregjet ndërkombëtare, e mbështetur nga performanca e jashtëzakonshme e sektorëve të përparuar si aeronautika, hapësira, turizmi, industria agro-ushqimore, mallrat e luksit si dhe energjia. Ajo është ndër pesë eksportuesit kryesorë të mallrave dhe shërbimeve në botë. Ajo tërheq gjithashtu investitorë dhe talente nga e gjithë bota.

Ky pozicion është bërë i mundshëm nga dinamizmi i strukturës sonë ekonomike dhe, në veçanti, nga angazhimi në rritje i kompanive franceze drejt eksportit. Natyra jashtëzakonisht konkurruese e garës ndërkombëtare e bën konkurrencën një çështje të një rëndësie të lartë  dhe na nxit të mobilizohemi për të mbështetur rritjen e bizneseve tona në fushën ndërkombëtare. Si Ministër i Deleguar i Ngarkuar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin, pranë Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, jam i përkushtuar të mbështes këtë dinamikë të dyfishtë të projeksionit dhe atraktivitetit, që synon konsolidimin e ndikimit të Francës përmes përshtatjes së saj të përshpejtuar ndaj zhvillimeve globale. Ky orientim ndërkombëtar sigurisht që nuk është i ri, por merr rëndësi të veçantë ndërsa zëri i Evropës dhe demokracisë përballet me gjithnjë e më shumë me kundërshtime agresive nga konkurrentët tanë strategjikë.

Në këtë kontekst, është thelbësore të zhvillojmë afërsinë mes nesh dhe të forcojmë lidhjet tona me vendet e kontinentit evropian që ndajnë vlerat tona. Kjo është domethënia e angazhimit të Presidentit të Republikës, i cili e ka vizituar Shqipërinë dy herë në tetëmbëdhjetë muaj, dhe e mbështetjes që Franca i ofron Shqipërisë në procesin e saj të aderimit në Bashkimin Evropian. Intensiteti i kësaj marrëdhënieje pasqyrohet gjithashtu në fushat e arsimit, kulturës, administratës dhe drejtësisë. Por, meqë bota po ndryshon dhe Franca po ndryshon bashkë me të, ne dëshirojmë t’i çojmë lidhjet tona ekonomike në lartësinë e kësaj marrëdhënieje dypalëshe ambicioze. Edhe pse ne kemi potenciale të njohura botërisht, pjesa mjaft modeste që Franca ka në tregti dhe investime në Shqipëri është, sipas mendimit tim, një anomali. Prandaj, mundësia e rritjes është e konsiderueshme.

Megjithatë, disa kompani franceze të ekselencës janë tashmë të vendosura në vend, ku po kontribuojnë në zhvillimin dhe transformimin e tij. Do të doja të përmendja Voltalia-n, e cila operon në Karavasta në centralin fotovoltaik më të madh në Ballkanin Perëndimor dhe që është investitori kryesor i huaj në energjinë e rinovueshme. Saint-Gobain, Schneider Electric, Électricité de France, Lagardère Travel Retail, Accor Group, Sage Engineering, Thales dhe Perrault Architecture, për të përmendur vetëm më kryesorët, po zhvillojnë gjithashtu aktivitete në fushat e tyre përkatëse. Kompani të tjera po vijnë, si Suez, ose po pozicionohen, si Véolia, një kompani e njohur në të gjithë botën për ekspertizën e saj në sektorin e ujit.

Kjo listë tregon praninë e Francës në sektorët më dinamikë dhe kyç të zhvillimit të Shqipërisë. Turizmi, sigurisht, vazhdon rritjen e tij të jashtëzakonshme, çka shihet edhe nga fluksi masiv i turistëve francezë. Është domethënës fakti se me mbi 300 000 vizitorë, francezët kanë shënuar rritjen më të fortë të vitit të kaluar për sa i përket të huajve. Së dyti, mbrojtja, një sektor thelbësor dhe në zgjerim të shpejtë në kontekstin aktual ndërkombëtar. Pastaj, energjitë e rinovueshme, të cilat duhet t’i mundësojnë Shqipërisë të arrijë sovranitetin energjetik brenda pak vitesh. Mjedisi, i cili, pas disa projekteve të përqendruara në rritjen e gjelbër dhe trajtimin e ujit, tani po orientohet drejt trajtimit të mbetjeve, një sektor i cilësuar si një “emergjencë kombëtare” nga Kryeministri. Së fundmi, arkitektura, një vitrinë e vërtetë e transformimit të vendit. Megjithatë, kjo listë nuk është shteruese dhe ne i kushtojmë vëmendje të veçantë hekurudhës, një fushë e ekselencës franceze, si dhe sfidave të ndërlidhjes në përgjithësi.

Për të mbështetur dhe nxitur këtë interesim të kompanive tona për Shqipërinë, Franca po mobilizon mjetet e saj financiare, veçanërisht përmes kredive dhe financimit nga Thesari, si dhe institucionale. Marrëveshja Ndërqeveritare e nënshkruar në prill 2024 ka ndikuar gjerësisht në ngjalljen e interesit të sektorit privat. Komiteti i monitorimit i kësaj IGA-je, që mblidhet sot, do të vlerësojë bashkëpunimin e realizuar dhe do të hedhë themelet për angazhimet e ardhshme. Po ashtu, nënshkrimi majin e kaluar i një Plani Veprimi Franko-Shqiptar për Inovacionin na jep mjetet për të zbatuar projekte në inteligjencën artificiale dhe aftësive informatike, kjo edhe përmes bashkëfinancimit. Në fund, Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD), e cila është vendosur në Shqipëri që prej pesë vitesh, ka dhënë shuma të konsiderueshme kredish dhe subvencionesh, të shoqëruara me ekspertizë teknike të mirënjohur.

Si ish deputet dhe këshilltar bashkie, thellësisht i përkushtuar ndaj komuniteteve lokale, kam kënaqësinë të shoh bashkëpunimet e frytshme të krijuara midis bashkive të Chambéry dhe Korçës, dy qytete me profile të ngjashme. Gjithashtu, nuk harroj të them se këto shkëmbime ekonomike kanë të bëjnë me burra dhe gra, një pjesë e të cilëve kanë lidhje personale me Shqipërinë, pavarësisht nëse janë vendosur aty apo janë me origjinë nga ky vend. Disa madje kanë punuar në vendosjen e kompanive franceze në Shqipëri në industrinë tekstile (Marlotex) dhe automobilistike (Delmon Group). Dhoma Franko-Shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë (CCIFA) është pikërisht këtu për të bashkuar të gjithë këta aktorë me profile të ndryshme dhe për të ofruar mbështetjen e duhur. Kjo mbështetje është thelbësore, ashtu si ajo që Franca i ofron Shqipërisë në udhëtimin e saj drejt Evropës, i cili bëhet çdo ditë dhe më konkret. Ndërsa çështja e sovranitetit evropian vazhdon të fitojë rëndësi brenda BE-së, thellimi i lidhjeve tona ekonomike më duket po aq i dëshirueshëm sa dhe legjitim.

The post Nicolas Forissier: “Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” appeared first on Revista Monitor.

Tashmë një diplomë amerikane është vetëm një aplikim larg

1 September 2025 at 08:44

Interesi për programet e Rochester Institute of Technology në Tiranë mbetet i lartë, teksa akademia po hyn në raundin e dytë të aplikimeve. Kandidatët e rinj kërkojnë gjithnjë e më shumë diploma që kombinojnë standardet ndërkombëtare me mundësi reale punësimi, një fushë ku RIT Tirana është padyshim një alternativë e fortë në tregun shqiptar të arsimit të lartë.

Një nga pikat që e veçon është stafi akademik: pjesa më e madhe e pedagogëve vijnë drejtpërdrejt nga kampusi i RIT në New York në Tiranë. Ky model i sjell studentëve eksperiencën e një universiteti amerikan pa pasur nevojë të largohen nga vendi, duke e bërë procesin e të mësuarit të njëjtë me atë të kampuseve në SHBA.

Në korrik, u mbajt edhe një takim i rrjetit të alumni-ve të RIT në Shqipëri. Shumë prej tyre sot mbajnë pozicione të rëndësishme në kompani vendase dhe ndërkombëtare, duke krijuar një histori suksesi që tregon qartë vlerën e diplomës së fituar. Ky rrjet po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për studentët aktualë, si një urë drejt tregut të punës dhe mundësive të reja.

RIT Tirana ka vendosur gjithashtu theksin te bashkëpunimi me industrinë. Përmes praktikave profesionale, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe përshtatjes së kurrikulës me nevojat reale të tregut, kjo akademi synon të krijojë një lidhje funksionale mes auditorit dhe ekonomisë reale.

Në nivel global, RIT njihet për ekspertizën e tij në fushën e teknologjisë. Programi  I tij në cybersecurity renditet i 18-ti në Shtetet e Bashkuara, ai në teknologji renditet I 10-ti, e shumë të tjerë kanë rankime optimale,  duke u ofruar studentëve nga Tirana qasje në degët më të kërkuara sot në tregun ndërkombëtar.

Një avantazh shtesë është mobiliteti akademik: studentët e RIT Tirana mund të kalojnë deri në dy semestra në kampuset e tjera të universitetit në New York, Los Angeles, Kroaci, Dubai apo Kosovë, pa pagesa shtesë mbi tarifën standarde në Shqipëri. Kjo e bën eksperiencën e tyre akademike të ndërkombëtarizuar dhe të përshtatshme për tregun global.

Aplikimet për raundin e dytë janë të hapura.

Aplikoni tani në rit.edu/tirana

Welcoming letter: Kliko ketu

 

The post Tashmë një diplomë amerikane është vetëm një aplikim larg appeared first on Revista Monitor.

UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar

25 August 2025 at 11:38

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po zgjeron praninë dhe rolin e saj në tregun financiar shqiptar. Numri i klientëve të rinj të bankës është në rritje të qëndrueshme, paralelisht me volumin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për ta.

Banka ka shënuar rritje të vazhdueshme të depozitave për individë, sidomos në pesë vitet e fundit. Që nga viti 2020, depozitat e publikut në UBA janë shtuar me pothuajse 150%.

UBA ofron sot depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, që përkojnë me pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe të rinj.

UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në vend. Besimi në rritje nga publiku dhe investimet në rritje nga grupi Eurosig kanë krijuar mundësinë për të zgjeruar mbështetjen e ekonomisë me financime.

Në pesë vitet e fundit, UBA e ka trefishuar portofolin e kredisë, që ka arritur tashmë vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.

Totali i aktiveve të bankës ka kaluar shumën e 250 milionë eurove, gjithashtu në rritje me pothuajse tre herë në pesë vitet e fundit.

UBA është banka më e vjetër private në tregun bankar, që ofron shërbime dhe produkte të një natyrë të veçantë, të ndërtuara sipas nevojave të klientëve dhe banka e vetme që i ofron këto produkte në përputhje me rregullat e besimit të tyre fetar.

Në vitet e fundit, UBA i ka dhënë prioritet zgjerimit në ato zona dhe komunitete ku nuk ofroheshin produkte dhe shërbime bankare. Kjo ka ndihmuar aktivisht në zgjerimin e aksesit të publikut në këto produkte e shërbime dhe në përgjithësi në rritjen e përfshirjes financiare.

Pas blerjes nga grupi Eurosig, UBA ka shënuar zgjerimin më të shpejtë të rrjetit të degëve në sektorin bankar shqiptar. Nga gjashtë degë që kishte deri fund të vitit 2023, sot UBA ka 19 degë në qytete të ndryshme. Banka ka sot një staf prej 182 punonjësish, nga 75 që kishte pesë vjet më parë.

UBA është sot një bankë me të gjitha kanalet e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve bankare në përputhje me zhvillimet dhe nevojat e tregut, me kosto të ulët, shërbim të shpejt dhe cilësor.

Paralelisht me rritjen, UBA po lëviz me hap të shpejtë drejt automatizimit dhe digjitalizimit të ofrimit të produkteve e shërbimeve bankare sidomos për pagesat, transfertat etj. Banka ofron një platformë komode të internet banking, që u mundëson klientëve kryerjen komode të pagesave dhe transfertave bankare nga mjediset e shtëpisë apo zyrës.

UBA është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron mundësinë e tërheqjes pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, duke u krijuar komoditet dhe akses shumë të gjerë klientëve të saj.

The post UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar appeared first on Revista Monitor.

Kur koha matet me të qindtat dhe dy sekonda bëjnë diferencën

7 July 2025 at 15:23

Hill Climb Championship Albania 2025 ndez Krujën me spektakël dhe adrenalinë!

Krujë, 5-6 Korrik 2025 – Edicioni i 10-të i Hill Climb Championship Albania i organizuar nga ACA (Automobile Club Albania / Klubi i Automobilit Shqiptar), përfundoi me spektakël, adrenalinë, qindra kuaj fuqi dhe emocione të forta, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme të motosportit në rajon. Me pjesëmarrjen e garuesve nga disa vende të Europës dhe si pjesë zyrtare e kalendarit FIA CEZ (Central European Zone), ky kampionat konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij ndërkombëtare.

📍 Kthesat e Krujës sfiduan teknikën, guximin dhe përgatitjen e çdo piloti. Në fund, vetëm 25 garues arritën të kualifikohen për finalen, ku gjithçka u vendos në sekonda.

Trofeu “Skënderbeu” – Fituesit Absolutë të vitit 2025
– Në një garë ku vetëm dy sekonda bënë diferencën mes podiumit dhe pjesëmarrjes, tre pilotë u ngjitën në majën e renditjes, duke emocionuar publikun:

🥉 Uroš Brkić – Vendi i tretë
🥈 Gentian Shaqiri – Vendi i dytë
🥇 László Szász – Fituesi i madh i edicionit 2025

László Szász, me një performancë të jashtëzakonshme, dominoi kthesat e Krujës dhe dëshmoi se përvoja, precizioni dhe pasioni janë çelësi i suksesit në këtë disiplinë.

Kupa e Shqipërisë – Zemra shqiptare në pistë

 

Përveç garës ndërkombëtare, Trofeu “Skënderbeu” vlerësoi edhe pilotët më të mirë shqiptarë, të cilët dhuruan spektakël dhe konkurrencë të fortë në garën për Kupën e Shqipërisë:

🥉 Rezart Çangu – Vendi i tretë
🥈 Ervin Kosova – Vendi i dytë
🥇 Gentian Shaqiri – Fitues i Kupës së Shqipërisë 2025

Shaqiri, i cili spikati edhe në renditjen ndërkombëtare, u konfirmua si një nga pilotët më të talentuar shqiptarë të momentit, duke dhënë një performancë mbresëlënëse në të dyja garat.

Një arenë ndërkombëtare e motosportit
Hill Climb Championship Albania 2025 nuk ishte vetëm një garë kombëtare, por një aktivitet ndërkombëtar i certifikuar, ku morën pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Hungaria. Kjo shumëllojshmëri jo vetëm që pasuron garën me talente të reja dhe strategji të ndryshme, por e kthen eventin në një pikë takimi të pasionit për motosportin në Ballkan dhe më gjerë. Gara organizohet sipas standardeve të plota të FIA-s dhe është pjesë zyrtare e kalendarit të saj për zonën CEZ – duke garantuar transparencë, siguri dhe profesionalizëm të nivelit më të lartë.

Pista e garës, me gjatësi 3.8 kilometra, u përshkua nga fituesi në kohën mbresëlënëse prej 2:17.387. Përveç pamjeve spektakolare që ofron, kjo pistë karakterizohet nga pjerrësia e theksuar dhe kthesat e forta, që e bëjnë njëkohësisht sfiduese dhe të rrezikshme për garuesit. Fatmirësisht, gara përfundoi pa asnjë incident apo dëmtim, duke e bërë atë edhe më të suksesshme në sytë e spektatorëve dhe organizatorëve.

10 vite motosport në Shqipëri – Një dekadë sfidash dhe suksesi
Ky edicion shënon një moment historik për motosportin shqiptar – 10 vjet që nga organizimi i parë i Hill Climb në vend. Gjatë kësaj dekade, kampionati është rritur ndjeshëm në cilësi, organizim dhe interes ndërkombëtar. Kruja, me rrugët e saj sfiduese dhe pamjet mahnitëse, ka fituar tashmë një vend të veçantë në kalendarin rajonal të garave me makina.

Përtej garës – Një frymëzim për brezat e rinj
Trofeu “Skënderbeu” nuk është thjesht një garë shpejtësie – është një manifestim i guximit, teknikës dhe zemrës shqiptare në pistë. Me një audiencë të madhe dhe jehonë në rrjetet sociale, gara frymëzon të rinjtë që të ndjekin pasionin për motosportin dhe të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme për këtë disiplinë në Shqipëri.

Mbështetje që shtyn kufijtë e mundësive
Organizimi i Hill Climb Championship Albania 2025 nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e gjerë të partnerëve institucionalë, sponsorëve dhe përkrahësve lokalë. Ky event mori përkrahje të drejtpërdrejtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Çështjeve Sociale, Bashkia e Krujës, Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si dhe FASK – Federata e Auto Sporteve të Kosovës të cilat garantuan mbarëvajtjen dhe sigurinë maksimale gjatë gjithë zhvillimit të garës.

Sponsorët dhe mbështetësit që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni ishin: Bolv Oil, Union Bank, UnionNet – Western Union, Landeslease SHA, Fiat Albania, Jeep Albania, Alfa Romeo Albania, Mazda Albania, Le Bon Tirana, Spitali Hygeia Tiranë, Union Travel Albania, Albanian Courier, UPS.

Organizimi në standardin më të lartë europian

Hill Climb Championship Albania 2025 u organizua nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), institucioni zyrtar që përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare të motosportit dhe anëtar i FIA-s. Gjatë këtij edicioni jubilar, përkushtimi i ekipit organizativ ishte kyç për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë maksimale të pjesëmarrësve.

Drejtimin e garës e mbajti sërish Z. Eridon Lameborshi – Sekretari i Përgjithshëm i ACA-s, i cili, me përvojën dhe profesionalizmin e tij, garantoi një kompeticion të strukturuar, të ndjekur me standarde ndërkombëtare dhe me ndikim pozitiv në komunitetin sportiv shqiptar.

📸 Pamjet spektakolare, zhurma e motorëve dhe adrenalina që ndihej në ajër janë dëshmi e një ngjarjeje që çdo vit e ngre më lart nivelin e motorsportit shqiptar.

#HillClimbAlbania #TrofeuSkënderbeu #Kruja2025 #FIA #CEZ #Kampionë #Adrenalinë #MotorsportShqipëri #2SekondaKuajFuqie #ACA

 

The post Kur koha matet me të qindtat dhe dy sekonda bëjnë diferencën appeared first on Revista Monitor.

Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride

8 May 2025 at 11:25

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta. Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business. Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

The post Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride appeared first on Revista Monitor.

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”

4 April 2025 at 11:28

NJOFTIM PER SHTYP

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA
VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025”
NGA REVISTA GLOBAL BANKING & FINANCE REVIEW

Tiranë, 3 prill 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Revista Global Banking & Finance Review. Ky vlerësim thekson angazhimin e Bankës për qëndrueshmërinë dhe ofrimin e vlerës afatgjatë për klientët, bizneset dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë.

Ky sukses i vjen si rrjedhojë e angazhimeve të shumta të Intesa Sanpaolo Bank Albania në fushën e qëndrueshmërisë. Në vitin 2024, Intesa Sanpaolo Bank Albania u nderua me dy çmime të mëdha: Banka më e Mirë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Shqipëri dhe Banka më e Mirë për Financimin e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri nga Global Banking & Finance. Këto njohje theksojnë lidershipin e bankës në financimin e projekteve të gjelbra dhe promovimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. Çmimi si Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025 përforcon më tej rolin e Bankës si një mbështetës kryesor i bankingut të përgjegjshëm në vend.

Si një prej institucioneve financiare kryesore në vend,

Intesa Sanpaolo Bank Albania integron parimet ESG në

strategjinë e saj të biznesit, duke ofruar zgjidhje financiare

të qëndrueshme, duke mbështetur iniciativat shoqërore

dhe duke ruajtur standarde të larta të transparencës

dhe qeverisjes korporative.

Investimet e vazhdueshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania në energjinë e rinovueshme dhe programet e përfshirjes financiare, kontribuojnë aktivisht në një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme për vendin.

  1. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha:
    Jemi krenarë për këtë vlerësim të veçantë, i cili pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për qëndrueshmërinë dhe rritjen e përgjegjshme. Në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ne besojmë se bankingu duhet të jetë një forcë për ndryshim pozitiv, duke mbështetur bizneset dhe individët në kalimin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Ky çmim nga Global Banking & Finance Review e vërteton angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare inovative që përputhen me objektivat e qëndrueshmërisë të Grupit Intesa Sanpaolo.

Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë përkushtimin e saj për të forcuar më tej strategjinë e saj ESG duke shfrytëzuar ekspertizën e Grupit dhe praktikat më të mira globale. Banka do të vazhdojë të investojë në financat e qëndrueshme, inovacionin dixhital dhe zhvillimin e komunitetit, duke përforcuar rolin e saj si një lojtare kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe bankingun e përgjegjshëm në të gjithë Shqipërinë.

Rreth Çmimeve: Që prej vitit 2011, Global Banking & Finance Awards® kanë nderuar kompani që dallohen në fusha të veçanta të ekspertizës në industrinë bankare dhe financiare. Çmimet janë të njohura në të gjithë industritë dhe një nder i rëndësishëm që tregon rritjen dhe suksesin e një organizate. Çmimet njohin inovacionin, ndërmarrjen, metodën, transformimet progresive dhe me ndikim që ndodhin çdo vit brenda komunitetit financiar global.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d’Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

X: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

group.intesasanpaolo.com/en

The post INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET SI “BANKA ME E MIRE ESG NE SHQIPERI 2025” appeared first on Revista Monitor.

BKT has been recognized by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.”

27 March 2025 at 11:23

Banka Kombëtare Tregtare has been recognized for the seventh consecutive year by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.”
This recognition is part of Global Finance’s annual awards, which, for the 32nd consecutive year, honor the best banks in Central and Eastern Europe. BKT stood out for its stability, range of services, and technological innovation.

In selecting the winners, Global Finance analyzed objective factors such as asset growth, profitability, geographic reach, strategic relationships, new business development, and product innovation. The evaluation was also supported by the opinions of financial analysts, credit rating agencies, and industry experts.

According to Global Finance’s founder and editorial director, Joseph D. Giarraputo, the banking sector is evolving with flexibility and innovation, leveraging new opportunities. He emphasized that Artificial Intelligence is playing a key role in the rapid transformation of the financial industry.

Commenting on this recognition, BKT’s CEO and Board Member, Mr. Seyhan Pencablıgil, highlighted that the award reflects another exceptional year for the bank. “BKT concluded 2024 with significant growth across all its portfolios. We have transformed our service model, shifting from a product-based approach to a customer-centric one. This transformation, supported by the most advanced technology, aims to simplify processes and provide more personalized, intuitive, and efficient solutions for our clients,” he said.

Mr. Pencablıgil also emphasized BKT’s commitment to expanding its credit and deposit portfolio, financial inclusion, innovation, and sustainable growth. He dedicated the award to BKT’s team for their dedication and professionalism, to the clients for their trust, and to the shareholders for their continuous support. We are proud of a century-long legacy as a symbol of trust and stability.
Founded in 1925, BKT is the largest and oldest commercial bank in Albania. With total assets of €6.6 billion and deposits reaching €5.5 billion, the bank provides services through 62 branches and innovative digital channels. BKT closed the year 2024 with a 20% return on equity, which is an exceptional success.

The post BKT has been recognized by Global Finance as the “Best Bank in Albania for 2025.” appeared first on Revista Monitor.

BKT është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”.

27 March 2025 at 11:20

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar për të shtatin vit radhazi nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”.

Ky vlerësim vjen si pjesë e çmimeve vjetore të Global Finance, të cilat, për të 32-in vit radhazi, shpërblejnë bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore. Banka Kombëtare Tregtare u dallua për stabilitetin, gamën e shërbimeve dhe inovacionin teknologjik.

Në përzgjedhjen e fituesve, Global Finance analizoi faktorë objektivë si rritja e aseteve, fitimi, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimi i bizneseve të reja dhe inovacioni në produkte. Vlerësimi u mbështet edhe nga opinione të analistëve financiarë, agjencive të kreditimit dhe ekspertëve të industrisë.

Sipas themeluesit dhe drejtorit editorial të Global Finance, Joseph D. Giarraputo, sektori bankar po evoluon me fleksibilitet dhe inovacion, duke përfituar nga mundësitë e reja. Ai theksoi se Inteligjenca Artificiale po luan një rol kyç në transformimin e shpejtë të industrisë financiare.

Duke komentuar mbi këtë vlerësim, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT, Z. Seyhan Pencablıgil, theksoi se çmimi pasqyron një vit tjetër të jashtëzakonshëm për bankën. “BKT e përmbylli 2024-ën me rritje të ndjeshme në të gjitha portofolet e saj. Kemi transformuar modelin tonë të shërbimit, duke kaluar nga një qasje e bazuar te produktet në një qasje të orientuar drejt klientit. Ky ndryshim, i mbështetur nga teknologjia më e avancuar, synon të thjeshtojë proceset dhe të ofrojë zgjidhje më të personalizuara, intuitive dhe efikase për klientët tanë,” tha ai.

  1. Pencablıgil nënvizoi gjithashtu angazhimin e BKT-së për zgjerimin e portofolit të kredive dhe depozitave, përfshirjen financiare, inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme. Ai ia dedikoi çmimin ekipit të BKT për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, klientëve për besimin e treguar dhe aksionerëve për mbështetjen e vazhdueshme. Jemi krenar që udhëhiqemi nga një trashëgimi njëqindvjeçare si një simbol besimi dhe stabiliteti.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një total asete prej 6.6 miliardë euro dhe depozita që arrijnë në 5.5 miliardë euro, banka ofron shërbime përmes 62 degëve dhe kanaleve dixhitale innovative. BKT mbylli vitin 2024 me një normë kthim mbi kapitalin prej 20%, i cili është një sukses i jashtëzakonshëm.

The post BKT është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”. appeared first on Revista Monitor.

Seria Galaxy Z: Çoni produktivitetin tuaj në një nivel tjetër me pajisjet e palosshme

28 February 2025 at 18:55

Në epokën digjitale të sotme, pajisje telefonike duhet të jenë të përshtatshme për nevojat tona, të fuqishme dhe të sigurta. Seria Galaxy Z e Samsung, e cila përfshin Galaxy Z Fold dhe Galaxy Z Flip, është krijuar për të ofruar këtë dhe më shumë. Këto telefona të palosshëm bashkojnë teknologjinë më të avancuar me fleksibilitetin, duke mundësuar përdoruesve të rrisin produktivitetin në mënyra që nuk ishin menduar më parë. Pavarësisht nëse jeni një profesionist që jeni gjithmonë në kërkim të efikasitetit apo produktivitetit, ose një mendje krijuese që kërkon teknologjinë më të fundit për të përmirësuar projektet tuaja, seria Galaxy Z premton të ofrojë gjithçka që ju nevojitet.

Një nga veçoritë kryesore që e dallon Serinë Galaxy Z nga telefonat tradicionalë është aftësia e saj për të mbështetur multitasking pa probleme. Me ekranin e gjerë 7.6 inç të Galaxy Z Fold6, përdoruesit mund të përfitojnë nga avantazhet e një ekrani të madh si një tablet, ndërkohë që mund ta mbajnë thjesht në xhep. Ekrani më i madh e bën të mundur hapjen e disa aplikacioneve njëkohësisht, me funksionalitetin e ekranit të ndarë që ju lejon të menaxhoni disa detyra njëkohësisht.Galaxy Z Flip6, megjithatë më kompakt, nuk bën kompromis në multitasking. Ekrani i tij 6.7 inç është perfekt për ata që janë gjithë kohën në lëvizje e sërish duan të bëjnë disa gjëra njëkohësisht.

Siguria e Përmirësuar për Mbrojtjen Profesionale dhe Personale

Kur bëhet fjalë për pajisjet celulare, siguria është një veçori thelbësore—sidomos për ata që përdorin telefonin e tyre për punë dhe menaxhojnë të dhëna të ndjeshme. Samsung e ka ndërtuar Serinë Galaxy Z me masa sigurie të nivelit të lartë për t’i dhënë përdoruesve qetësi mendore gjatë punës ose menaxhimit të informacioneve personale.

Samsung Knox, një platformë sigurie me shtresa shumëfishe, është në zemër të Serisë Galaxy Z. Kjo siguron mbrojtje në kohë reale, duke mbrojtur të dhënat tuaja nga kërcënimet kibernetike. Përveç Knox, pajisjet Galaxy Z gjithashtu përmbajnë autentifikim biometrik të sigurt, duke përfshirë njohjen e fytyrës dhe skanerin e gishtave etj.

Dizajn fleksibël për produktivitetin edhe kur jeni në lëvizje

Dizajni i serisë Galaxy Z luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në aftësinë e këtij modeli për të përmirësuar produktivitetin. Të dy Galaxy Z Fold dhe Z Flip janë ndërtuar duke patur fleksibilitetin në mendje. Ekranet e palosshme lejojnë konfigurime të ndryshme, duke u përshtatur me nevojat e përdoruesit. Për shembull, Galaxy Z Fold mund të hapet për të zbuluar një ekran të madh, nga ana tjetër, dizajni kompakti i Galaxy Z Flip është perfekt për ata që kanë nevojë për një pajisje më të vogël për detyra të shpejta, por ende me një ekran të mjaftueshëm të madh për multitasking kur është e nevojshme.

Seria Galaxy Z e Samsung po revolucionarizon mënyrën se si mendojmë për produktivitetin në celular. Me dizajnin e saj të palosshëm, veçoritë e fuqishme të multitasking-ut, seria Galaxy Z ofron gjithçka që ju nevojitet për të përmirësuar ecurinë e punës, pavarësisht ku ndodheni.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.

The post Seria Galaxy Z: Çoni produktivitetin tuaj në një nivel tjetër me pajisjet e palosshme appeared first on Revista Monitor.

Asnjë para-tetraplegjik në Shqipëri s’do jetë pa karrige me rrota/ Fondacioni Mane prezanton nismën

20 February 2025 at 10:45

Fondacioni Mane, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjava Ndryshe”, ka prezantuar nismën për të pajisur të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Shqipëri me karrige me rrota. 260 karrige me rrota u shpërndanë në Tiranë si aksion i parë, për të vijuar me shpërndarjen në total të 1,000 karrigeve në të gjithë vendin.

Prezantimi publik i projektit u zhvillua në ambientet e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku edhe filloi shpërndarja e karrigeve me rrota për rrethin e Tiranës. Ky projekt do të zhvillohet edhe me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Shoqatës së “Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë”. Qëllimi i këtij projekti është që asnjë person para dhe tetraplegjik në Shqipëri të mos ndiejë mungesë të një karrigeje me rrota. I nisur në Tiranë, aksioni do të vazhdojë me shpërndarjen e 1,000 karrigeve me rrota në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, tha se shpërndarja e karrigeve me rrota për individë me status para dhe tetraplegjikë është një angazhim sa i fondacionit, po aq edhe personal.

“Kemi sjellë 1,000 karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Ju premtoj se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të kenë karrige me rrota dhe të kenë pavarësinë dhe lehtësinë e munguar”, – tha Samir Mane.

Themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane, shtoi se kjo nismë është vetëm një përpjekje e radhës, për të garantuar në shoqëri një jetesë dinjitoze për të gjithë individët para dhe tetraplegjikë, e kryesisht për ata me vështirësi ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e përforcoi qëndrimin e Presidentit të Fondacionit Mane.“Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre”, – tha Arbër Hajdari.

Bajram Tirana, Kryetari i Shoqatës “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë”, ndërsa ndau eksperiencën e tij personale dhe nevojat e veçanta të individëve që përfaqëson, e cilësoi nismën e Fondacionit Mane dhe organizatës “Fundjavë Ndryshe” si shembullin më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar dhe mbështetur një shtresë të shoqërisë që ka shumë nevoja.

Të ndodhur në aktivitetin e sotëm, ishin 260 persona para dhe tetraplegjikë që u pajisën me karrige me rrota. Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk e patën të mundur të vinin në prezantimin e projektit, karrigia me rrota do iu dërgohet në shtëpi. Vullnetarët e Fondacionit Mane dhe të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të mbështetur edhe nga stafi i Shërbimit Social Shtetëror, do të trokasin derë më derë për të dorëzuar karriget me rrota. I njëjti proces do të ndiqet edhe nëpër rrethet e Shqipërisë.

Prej formimit, Fondacioni Mane ka arritur të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, duke angazhuar vazhdimisht për çështje të cilat lidhen me edukimin, rininë, ruajtjen e mjedisit, shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë.

 

 

The post Asnjë para-tetraplegjik në Shqipëri s’do jetë pa karrige me rrota/ Fondacioni Mane prezanton nismën appeared first on Revista Monitor.

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, the only one in Albania to receive the “Top Employer” certificate

17 January 2025 at 11:59

Tirana, Albania – January 16th, 2025 – Intesa Sanpaolo Bank Albania is proud to announce that it has been officially recognized as a Top Employer in Albania by the globally renowned Top Employers Institute. This certification highlights the bank’s unwavering commitment to promote a corporate culture that fosters a positive and inclusive workplace for its employees.

Intesa Sanpaolo Bank Albania is the only bank in the country to have ever received this prestigious recognition.

“This certification is a testament to our continuous efforts to always put our people at the center of everything we do,” said Mr. Alessandro D’Oria – CEO of Intesa Sanpaolo Bank Albania. “We believe that an engaged and thriving team is the foundation of our success, and we are deeply committed to continue to create opportunities for personal and professional growth while fostering a culture of inclusion and innovation.”

The Top Employer certification is awarded to organizations that demonstrate excellence in people practices and provide an exceptional working environment that encourages growth, well-being, and professional development.

Intesa Sanpaolo Bank Albania has implemented a series of initiatives designed to enhance employee engagement and satisfaction, including tailored development programs, flexible work arrangements, and a commitment to diversity and inclusion. These efforts have earned the bank not only the trust of its employees but also recognition as one of the best places to work in the country.

The Top Employer Certification reinforces Intesa Sanpaolo Bank Albania’s position as a leading employer and reflects its dedication to setting industry standards for employee well-being and organizational excellence.

About the Top Employers Institute
The Top Employers Institute is the global authority on recognizing excellence in people practices. Since its establishment in 1991, the institute has certified over 2,000 organizations in 130 countries and regions. Top Employers are organizations that dedicate themselves to providing the best working environment for their employees through innovative people practices and continuous improvement.

About Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, part of the Intesa Sanpaolo Group, is a leading bank in the country offering quality banking services, financial solutions, innovative products and services to corporate, institutional and high net worth clients, small and medium businesses and individual customers. We encourage a growth style that is attentive to sustainable results and creating a process based on trust that derives from customer and shareholder satisfaction, a sense of belonging on the part of our employees and close monitoring of the needs of local communities. We compete in the market with a sense of fair play and are ready to cooperate with other economic entities, public and private, whenever necessary, strengthening the overall capacity for growth and expansion in the local economy. Intesa Sanpaolo Bank Albania has a network of 35 branches in different cities of the country and will continue to expand strategically following closely the economic development of Albania.

 

 

 

The post INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, the only one in Albania to receive the “Top Employer” certificate appeared first on Revista Monitor.

❌