Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi prej 15-32 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë appeared first on Sinjali.

Koeman zbulon arsyen e shpërthimit të Gravenberch: Tani po shohim potencialin e tij të vërtetë



Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka folur me superlativa për Ryan Gravenberch, i cili po zhvillon një Kupë Bote të shkëlqyer dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Tulipanëve”.

Mesfushori i Liverpoolit deri më tani ka regjistruar dy asistime në turne, të dyja në fitoren ndaj Japonisë, ndërsa renditet gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të ekipit për rikuperimet e topit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit në grup kundër Tunizisë, Koeman shpjegoi se zhvillimi i Gravenberch ka ardhur si rezultat i minutave të rregullta në nivel klubi, diçka që i kishte munguar në vitet e mëparshme.

“Dy vjet më parë ai nuk luante shumë. Zhvillimi i një futbollisti vjen kur luan çdo javë dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me të”, deklaroi Koeman.

Para Euro 2024, Gravenberch kishte kaluar një periudhë të vështirë te Bayern Munich dhe në sezonin e tij të parë te Liverpooli, duke grumbulluar vetëm 1,678 minuta në kampionat gjatë dy sezoneve.

Megjithatë, situata ndryshoi ndjeshëm në dy vitet e fundit. Mesfushori holandez ka qenë titullar në 71 nga 76 ndeshje të Liverpoolit në Liga Premier, duke kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime.

“Kur shkoi te Liverpooli, u bë titullar dhe u zhvillua jashtëzakonisht shumë. Mendoj se ende ka hapësirë për përmirësim në komunikim dhe në leximin e situatave të lojës, por potenciali ka qenë gjithmonë aty. Tani, dy vjet më vonë, ai po e tregon vërtet vlerën e tij”, shtoi trajneri holandez.

Vetë Gravenberch u pajtua me vlerësimin e trajnerit, duke theksuar se ende ka aspekte të lojës ku dëshiron të përmirësohet.

“Mendoj se duhet të njoh më mirë disa situata në fushë, si me top ashtu edhe pa top. Në këtë turne kam luajtur më shpesh pak më lart në krahun e djathtë dhe po përpiqem të shfrytëzoj hapësirat sa më mirë. Ndonjëherë duhet të zbres më thellë, ndonjëherë të shtyhem më përpara. Ka ende gjëra që mund t’i përmirësoj”, tha ai.

Holanda e pret ndeshjen e fundit të Grupit F kundër Tunizisë me synimin për të siguruar vendin e parë. Holandezët dhe Japonia kanë nga katër pikë, por ekipi i Koeman kryeson grupin falë një golaverazhi më të mirë.

Meksika dominon në pjesën e dytë, mposht Republikën Çeke dhe siguron fitore bindëse 3-0



Meksika ka regjistruar një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Republikës Çeke në një ndeshje ku pjesa e dytë rezultoi vendimtare për fatin e takimit.

Republika Çeke e nisi ndeshjen me më shumë iniciativë, duke e ditur se vetëm fitorja do t’i mbante në garë për kualifikim. Denis Visinsky ishte lojtari më aktiv në pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi të rrezikshme, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Meksikanët u fokusuan kryesisht në mbrojtje gjatë 45 minutave të para, duke pritur hapësira për kundërsulme. Një moment i rëndë u regjistrua pas një faulli ndaj Ladislav Krejči, i cili u godit me bërryl në kokë, por për fat të mirë nuk pësoi lëndim serioz.

Në pjesën e dytë, Meksika tregoi cilësinë e saj dhe justifikoi rolin e favoritit në grup. Goli i parë erdhi në minutën e 54-të pas një aksioni të shkëlqyer individual nga Luis Romo, i cili asistoi për Luis Chávez García për 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Julian Quinones përfitoi nga një top i kthyer dhe e dyfishoi epërsinë, duke e vënë Meksikën në kontroll të plotë të ndeshjes.

Pika përfundimtare e takimit u vendos në kohën shtesë, kur Alvaro Fidalgo shënoi për 3-0, pas një pritjeje të portierit ndaj goditjes së Raul Jimenez.

Me këtë fitore, Meksika merr tre pikë të plota, ndërsa Republika Çeke mbetet e zhgënjyer pas një ndeshjeje ku nuk arriti të konkretizojë rastet e pjesës së parë.

Meksikanët kalojnë si të parët nga Grupi A me nëntë pikë. /Telegrafi/

Afrika e Jugut trondit Korenë e Jugut, vendos ndeshjen në pjesën e dytë dhe siguron kualifikimin historik



Afrika e Jugut ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Koresë së Jugut, duke triumfuar me rezultat 1-0 në një ndeshje vendimtare që i dha asaj kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

Para fillimit të takimit, surpriza më e madhe ishte vendimi për ta lënë në stol yllin kryesor të Koresë së Jugut, Son Heung-min, gjë që shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Koreja e Jugut e nisi ndeshjen me intensitet dhe krijoi rast të artë që në minutën e dytë, por gjuajtja e Lee Tae-seok u bllokua para vijës fatale.

Në minutën e 31-të u regjistrua një gabim i pabesueshëm nga sulmuesi i Afrikës së Jugut, Evidence Makgopa, i cili humbi një mundësi të pastër duke e çuar topin nga pak metra në duart e portierit kundërshtar.

Son u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë, por ishte Afrika e Jugut ajo që mori kontrollin e lojës dhe gjeti golin vendimtar në minutën e 63-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Moremi asistoi për Thapel Maseko, i cili shënoi saktë për 1-0.

Në minutat e mbetura, Koreja e Jugut u përpoq të reagojë, por u shfaq pa ide dhe pa rrezik real në sulm, duke mos arritur të gjejë rrugën drejt golit të barazimit.

Afrika e Jugut u mbrojt me disiplinë deri në fund dhe e ruajti epërsinë minimale, duke siguruar një fitore të madhe dhe një vend historik në fazën eliminatore. /Telegrafi/

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n
Kryeministri Edi Rama, gjatë një mitingu të PS-së në Tiranë
Në mbledhjen e fundit që Rama zhvilloi me grupin parlamentar të PS-së, theksoi tri gjëra, të cilat ndërlidhen në një. Nënvizoi se i gjithë reagimi popullor erdhi nga bota trilluese e algoritmit. Pastaj tha se njerëzit që po reagojnë janë të shkëputur nga realiteti, sepse janë të manipuluar, po nga algoritmi. Kjo është vazhdim i […]The post Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor appeared first on Reporter.al.

Brazili fiton me lehtësi ndaj Skocisë dhe siguron vendin e parë, Maroku të dytin

Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Përfaqësuesja braziliane nuk hasi asnjë vështirësi përballë skocezëve, të cilët u shfaqën të pafuqishëm gjatë gjithë takimit. Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola në minutat e 7-të dhe 48-të…

Source

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë.

Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, por edhe propozon ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e detyrimit.

Aktualisht për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar shkalla e taksës është 0,2% e vlerës së dyqanit. Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendndodhje në zonën kadastrale 1/1 që në terren përfshin zonat, si: Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) ku çmimi i referencës së apartamenteve të miratuara në 2023 është 102,800 lekë për metër katror paguan në vit 41,120 lekë detyrim për taksën e ndërtesës.

102,800 lekë/m2 (çmimi fiskal) x2 = 205,600 lekë (çmimi i referencës 100 m2 = 20,560,000 lekë vlera e dyqanitx0.2% (shkalla e taksës) = 41,120 lekë detyrimi vjetor.

Krahasuar me çmimet e referencës së vitit 2018 detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për këtë pronar u rrit 2,040 lekë në vit apo 5% më tepër.

Me projektligjin e ri propozohet rritje të shkallës së taksimit për ndërtesat me qëllim tregtar nga 0.2% që është aktualisht në intervalet 0.15% deri në 0.25%.  Shkalla e taksës propozohet me rritje deri 25% nga sa është aktualisht.

Por vlera e pronës në këtë rast dyqanit nuk do të llogaritet më me dyfishin e çmimeve të referencës. Bazë për llogaritjen e taksës do të merret vlera e pronës që përdoret për aktivitet tregtar, por sipas çmimeve mesatarë për dyqanet do të jenë të reja të përcaktuara në hartën e vlerës së re të pronave. Për dyqanet çmimet mesatare do të jenë më të larta sesa e apartamenteve.

Konkretisht për një dyqan me vlerë 20,5 mln lekë e llogaritur me shkallën maksimale të taksës prej 0.25%, detyrimi vjetor arrin 51,140 lekë në vit apo 10,280 lekë më shumë apo 25% më tepër.

Po ashtu për kategoritë e tjera të ndërtesave përfshirë garazhet e mbyllura, të hapura, ambientet sportive, vlera e pronës me qëllim taksimin do të vijojë të mbetet sa 50% e vlerë. Ndërsa shkalla e taksës do të jetë sa nivelet e propozuara për ndërtesat nga 0.15 deri 0.25%. / D.Azo

https://monitor.al/do-rritet-taksa-e-pasurive-te-paluajtshme-do-behet-0-1-0-2-e-vleres-se-tregut-te-nderteses/

The post Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25% appeared first on Revista Monitor.

Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t’i realizojë

Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm në rritje në krahasim me Kuadrin Makroekonomik 2026-2028.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave të pasqyruara në analizën Raporti i Devijancave të Parashikimeve fondet e alokuara për investime publike pritet të arrijnë në 179.8 miliardë lekë në buxhetin 2026, duke shënuar një rritje prej 12.2 miliardë lekësh në raport me Kuadrin Makroekonomik.

Ky ndryshim e çon peshën e shpenzimeve kapitale në 6.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 6.1% që synohej në planet fillestare. Sipas Ministrisë së Financave rritja e buxhetit për investime mbështetet tërësisht nga burimet e brendshme financiare, të cilat kanë kompensuar edhe rënien e financimit të huaj.

Shtylla kryesore e këtij rishikimi pozitiv është Financimi i Brendshëm, i cili rritet nga 112.4 miliardë lekë në planin fillestar, në 126.8 miliardë lekë në Buxhetin e miratuar, një shtesë prej plot 14.3 miliardë lekësh ose rreth 12.7% më shumë.

Brenda këtij zëri, vlen të theksohet alokimi i ri prej 1 miliard lekësh i dedikuar specifikisht si “Injektim/Kthim kapitali nga AIC (Korporata Shqiptare e investimeve) / BZHSH (Banka Shqiptare për Zhvillim)”, një zë ky që nuk ishte parashikuar në kuadrin e fillim-vitit.

Ndryshe nga burimet e brendshme, Financimi i Huaj ka pësuar një tkurrje me rreth 2.1 miliardë lekë, në buxhetin 2026 ne krahasim me Kuadrin Makro.

Sipas Ministrisë së Financave ky ngadalësim vjen kryesisht si pasojë e fondeve të huaja në sektorin e energjisë, i cili nuk do të mund të alokojë rreth 2 miliardë lekë që ishin parashikuar në Kuadrin Makro. Nga ana tjetër, fondet e lidhura me planin e rritjes së Bashkimit Evropian (New Growth Plan) mbeten 6.8 miliardë lekë në buxhetin 2026 me një rënie e papërfillshme prej 86 milionë lekësh në krahasim me Kuadrin Makroekonomik.

Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë fondet e alokuara për procesin e rimëkëmbjes nga tërmeti. Fondi i Rindërtimit mbetet saktësisht në vlerën 5 miliardë lekë (0.2% e PBB-së), i mbështetur plotësisht nga buxheti i shtetit, duke garantuar vijueshmërinë e projekteve pa asnjë devijim.

Ministria e Financave tha se rishikoi me rritje investimet publike në buxhetin 2026, pasi Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) nominal është rivlerësuar me një rritje prej 24.7 miliardë lekësh në buxhetin 2026.

Por teksa fondet për investime vijnë në rritje, dobësitë e qeverisë për realizimin e tyre po thellohen me tej. Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 14.8 miliardë lekë në katër-mujorin e parë 2026, niveli më i ulët që nga 2015

Të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa nevoja për infrastrukturë është në rritje për shkak edhe të kritereve të integrimit në anën tjetër aftësia e shtetit për të realizuar investime kapitale ka rënë në nivele alarmante, duke u lidhur drejtpërdrejt me skandalet e mëdha korruptive që kanë përfshirë institucionet kryesore shqiptare që janë mandatuar për të tu kujdesur për infrastrukturën kritike të vendit.

The post Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t’i realizojë appeared first on Revista Monitor.

INSTAT kërkon model të ri për vlerësimin e emigracionit neto

Shqipëria përballet me një sfidë që shkon përtej vetë emigracionit dhe qe lidhet konketisht me matjen e tij.

Sipas një raporti të përgatitur nga INSTAT dhe të prezantuar në Konferencën e Statisticienëve Evropianë të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), vlerësimi i migracionit neto në vend kërkon përdorimin e burimeve të shumta të të dhënave për të siguruar rezultate më të besueshme.

Dokumenti ECE/CES/2026/28, i publikuar më 10 qershor 2026, paraqet atë që autorët e quajnë një “qasje shumëburimore për vlerësimin e migracionit neto në Shqipëri”, duke analizuar mënyrat se si burime të ndryshme statistikore dhe administrative mund të kombinohen për të përmirësuar cilësinë e matjeve.

Raporti nuk fokusohet te numri i personave që largohen apo kthehen në vend. Në vend të kësaj, ai trajton një çështje metodologjike atë sa të sakta dhe sa të krahasueshme janë të dhënat mbi të cilat mbështeten institucionet kur vlerësojnë migracionin neto.

Sipas autorëve, matja e migracionit mbetet komplekse sepse asnjë burim i vetëm nuk arrin të pasqyrojë plotësisht lëvizjet e popullsisë. Për këtë arsye, studimi propozon integrimin dhe pajtimin e burimeve të ndryshme për të ndërtuar vlerësime më të qëndrueshme.

“Qëllimi i studimit është të zhvillojë një vlerësim më të besueshëm dhe më të saktë të tendencave të migracionit neto në Shqipëri”, thuhet në dokument.

Analiza mbështetet në krahasimin e të dhënave që vijnë nga sisteme të ndryshme statistikore dhe administrative. Sipas raportit, përdorimi i një qasjeje shumëburimore mund të ndihmojë në reduktimin e mospërputhjeve që shfaqen kur migracioni matet nga institucione të ndryshme.

Autorët argumentojnë se cilësia e të dhënave është thelbësore për prodhimin e statistikave më të sakta mbi popullsinë. Në mungesë të metodave të harmonizuara, ndryshimet midis burimeve mund të ndikojnë në vlerësimet e migracionit neto dhe në interpretimin e tendencave demografike.

Raporti e paraqet Shqipërinë si një rast konkret ku kombinimi i burimeve mund të prodhojë rezultate më të besueshme sesa mbështetja në një kanal të vetëm informacioni. Sipas autorëve, qasja e propozuar synon të krijojë një bazë më solide për vlerësimet e ardhshme statistikore.

Dokumenti u prezantua në kuadër të punimeve të Konferencës së Statisticienëve Evropianë, një nga forumet kryesore të UNECE për metodologjitë statistikore.

Mesazhi kryesor i studimit është se përmirësimi i matjes së migracionit neto kërkon integrimin e burimeve të ndryshme të të dhënave dhe zhvillimin e metodave më të avancuara të vlerësimit.

Në përfundim, autorët argumentojnë se vlerësimet më të sakta të migracionit neto kërkojnë jo vetëm më shumë të dhëna, por edhe mënyra më efektive për t’i kombinuar dhe interpretuar ato./ N.Maho

 

 

The post INSTAT kërkon model të ri për vlerësimin e emigracionit neto appeared first on Revista Monitor.

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

Kryeministri Edi Rama, gjatë një mitingu të PS-së në Tiranë Nga: Nebi Bardhoshi Në mbledhjen e fundit që Rama zhvilloi me grupin parlamentar të PS-së, theksoi tri gjëra, të cilat ndërlidhen në një. Nënvizoi se i gjithë reagimi popullor erdhi nga bota trilluese e algoritmit. Pastaj tha se njerëzit që po reagojnë janë të shkëputur […]

Botërori: Si mund të kualifikohet Skocia në fazën e nokautit

Skocia mbeti jashtë vendimeve të veta për kualifikimin pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, dhe tani shpreson të avancojë si një nga tetë skuadrat më të mira në vendet e treta. Nga pikëpamja rregullore, 12 ekipe që përfundojnë të treta në grupet e tyre garojnë për tetë vende […]

Meksika shpërthen pas pushimit, mund Republikën Çeke 3-0 dhe mbyll Grupin A në krye

Meksika arriti një sukses të rëndësishëm ndaj Republikës Çeke, duke triumfuar 3-0 në një përballje që u vendos nga paraqitja e saj në pjesën e dytë.

Që në start, Republika Çeke u shfaq më kërkuese, pasi vetëm fitorja e mbante ende në lojë për kualifikimin. Denis Visinsky ishte elementi më i rrezikshëm në 45 minutat e para, duke ndërtuar disa raste të mira, por pa mundur të shënojë.

Nga ana tjetër, Meksika e kaloi pjesën e parë me qasje më të kujdesshme, e përqendruar kryesisht te mbrojtja dhe te pritja e mundësive për kundërsulm. Një episod shqetësues ndodhi pas një ndërhyrjeje ndaj Ladislav Krejči, i cili u godit me bërryl në kokë, megjithatë fatmirësisht pa pasoja serioze.

Pas rikthimit nga pushimi, meksikanët ngritën ndjeshëm nivelin dhe treguan pse konsideroheshin favoritë të grupit. Në minutën e 54-të, Luis Romo realizoi një veprim të bukur individual dhe shërbeu për Luis Chávez García, i cili zhbllokoi rezultatin për 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më pas, Julian Quinones shfrytëzoi një top të kthyer dhe e çoi epërsinë në 2-0, duke i dhënë Meksikës kontroll të plotë mbi takimin.

Goditja e fundit për çekët erdhi në kohën shtesë, kur Alvaro Fidalgo dërgoi topin në rrjetë për 3-0, pasi portieri kishte ndalur më herët tentativën e Raul Jimenez.

Falë kësaj fitoreje, Meksika siguron tre pikë të plota, ndërsa Republika Çeke largohet e zhgënjyer nga një ndeshje ku nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e krijuara në pjesën e parë.

Meksikanët e mbyllin Grupin A në vendin e parë me nëntë pikë.

The post Meksika shpërthen pas pushimit, mund Republikën Çeke 3-0 dhe mbyll Grupin A në krye appeared first on Albeu.com.

Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe vulos një kualifikim historik pas pushimit

Afrika e Jugut ka arritur një sukses të madh përballë Koresë së Jugut, pasi fitoi 1-0 në sfidën vendimtare që i siguroi kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje para nisjes së ndeshjes ishte vendimi për ta lënë në stol Son Heung-min, yllin kryesor të Koresë së Jugut, çka ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj zgjedhjeje, koreanët e jugut e nisën takimin vrullshëm dhe që në minutën e dytë krijuan një rast shumë të mirë, por tentativa e Lee Tae-seok u ndal përpara vijës fatale.

Në minutën e 31-të, Evidence Makgopa humbi një mundësi të artë për Afrikën e Jugut, teksa nga një distancë e afërt e dërgoi topin drejt e në duart e portierit kundërshtar.

Në start të pjesës së dytë, Son u aktivizua, por loja mori drejtim tjetër, me Afrikën e Jugut që fitoi terren dhe goditi në minutën e 63-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Moremi shërbeu për Thapel Maseko, i cili realizoi saktë për 1-0.

Deri në fund, Koreja e Jugut kërkoi të reagonte, por në repartin ofensiv u shfaq pa zgjidhje dhe pa rrezik konkret, duke mos mundur të arrinte golin e barazimit.

Skuadra afrikane e menaxhoi me disiplinë avantazhin minimal deri në vërshëllimën e fundit, duke marrë një fitore të madhe dhe duke siguruar një vend historik në fazën eliminatore.

The post Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe vulos një kualifikim historik pas pushimit appeared first on Albeu.com.

Trajneri i Skocisë i tronditur pas humbjes nga Brazili, ndërpret intervistën pas vetëm 23 sekondash



Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka përjetuar një moment të vështirë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Brazilit në raundin e tretë të Grupit C në Kupën e Botës 2026.

Disfata e thellë ka komplikuar ndjeshëm situatën e Skocisë në grup dhe ka vënë në dyshim serioz kualifikimin e tyre historik në fazën eliminatore, me fatin e skuadrës që tashmë varet nga rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Brazili festoi në Miami një fitore bindëse, me Vinicius Junior që realizoi dy gola dhe Matheus Cunha që shtoi një tjetër, në një ndeshje ku të tre golat erdhën si pasojë e gabimeve të mbrojtjes skoceze.

Humbja e la Skocinë në vendin e tretë të Grupit C me një diferencë golash prej -3, duke e detyruar ekipin të presë zhvillimet në grupet e tjera për të parë nëse mund të sigurojë një vend mes tetë ekipeve më të mira të vendeve të treta.

Pas ndeshjes, Clarke, i cili kishte shpresa të mëdha për një kualifikim historik, nuk arriti ta fshehë zhgënjimin në intervistën për BBC.

Thats poor from Steve Clarke to dig his players like that infront of the media and strut off

Ultimately if you don’t score in 2 games in a world cup you don’t deserve to go through

Inexplicably they could but would you even back Scotland vs Mexico pic.twitter.com/HHljujNZiF
— Ray (@Rayinatorsport) June 25, 2026


Ai u shfaq i shkurtër dhe i tensionuar në bisedën që zgjati vetëm 23 sekonda me prezantuesen Eilidh Barbour.

“Nuk e bëmë më të lehtë për veten, kaq është,” tha Clarke.

I pyetur për faktin se Brazili nuk hasi vështirësi për të shënuar, ai shtoi: “Ne ua dhamë golat, ua dhamë ndeshjen që donin. Zhgënjyese.”

Kur u pyet për situatën e komplikuar të kualifikimit, trajneri skocez refuzoi të thellohej më tej: “As nuk dua të mendoj për këtë. Më vjen keq, nuk po mendoj për këtë", tha ai, para se të largohej nga intervista.

Tani, Skocia duhet të presë rezultatet e grupeve të tjera për të parë nëse do të shkruajë historinë me një kualifikim të mundshëm në fazën eliminatore të Botërorit. /Telegrafi/

Botërori 2026 sjell historinë e madhe, Bosnja dhe Hercegovina kalon për herë të parë grupet



Bosnja dhe Hercegovina ka siguruar për herë të parë në histori kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, falë kombinimit të rezultateve në Grupin C.

Fitorja bindëse e Brazilit ndaj Skocisë me rezultat 3-0 dhe triumfi i Marokut ndaj Haitit me shifrat 4-2 kanë bërë që përfaqësuesja boshnjake të sigurojë matematikisht një vend mes 32 kombëtareve më të mira të turneut.

Bosnja dhe Hercegovina e kishte kryer punën e saj më herët gjatë ditës, duke mposhtur Katarin me rezultat 3-1 dhe duke e mbyllur Grupin B në pozitën e tretë.

Pas rezultateve të së enjtes, është bërë e qartë se të paktën katër kombëtare që do të përfundojnë në vendin e tretë në grupet e tjera nuk mund ta kalojnë Bosnjën dhe Hercegovinën në renditjen e ekipeve të vendeve të treta, duke i siguruar asaj një biletë për fazën nokaut.

Në Grupin D, Paraguai mund të arrijë maksimalisht katër pikë, por edhe në atë rast nuk do të kishte bilanc më të mirë se boshnjakët. Ndërkohë, në Grupin I, Iraku dhe Senegali mund të grumbullojnë maksimalisht nga tre pikë, ndërsa në Grupin J njëra mes Austrisë dhe Algjerisë do të mbetet pas Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky është një sukses historik për boshnjakët. Deri më tani, paraqitja e vetme e tyre në Kupën e Botës kishte ardhur në vitin 2014 në Brazil, ku përfunduan në vendin e tretë të grupit pas Argjentinës dhe Nigerisë, duke mos arritur të kualifikoheshin në fazën eliminatore.

Tani situata është krejtësisht ndryshe. Me formatin e ri të Kupës së Botës me 48 kombëtare, tetë nga dymbëdhjetë ekipet më të mira të vendeve të treta sigurojnë kalimin tutje, dhe Bosnja dhe Hercegovina ka përfituar nga kjo mundësi për të shkruar historinë.

Sa i përket kundërshtarit të ardhshëm, boshnjakët mund të përballen vetëm me fituesin e Grupit D ose atë të Grupit E. Fituesi i Grupit D është tashmë SHBA-ja, ndërsa Gjermania ka siguruar vendin e parë në Grupin E. /Telegrafi/

Pas 30 muajsh larg kombëtares, Neymar rikthehet dhe përjeton pritje heroike nga tifozët



Neymar Jr ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur me fanellën e Brazilit në ndeshjen e Kupës së Botës 2026 kundër Skocisë, duke dhuruar një nga momentet më emocionuese të turneut.

Me Brazilin që po fitonte bindshëm 3-0, trajneri Carlo Ancelotti vendosi ta aktivizonte yllin brazilian në minutën e 76-të të takimit. Neymar zëvendësoi Matheus Cunhan dhe menjëherë mori një pritje fantastike nga tifozët e pranishëm në stadium.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të duartrokitur rikthimin e legjendës braziliane, e cila kishte munguar në dy ndeshjet e para të Botërorit për shkak të një lëndimi.

Pamjet treguan një Neymar të emocionuar teksa rikthehej sërish në fushë me fanellën e Selecao-s, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë për Brazilin që nga tetori i vitit 2023.

Ndeshja e fundit e Neymarit me kombëtaren braziliane kishte ardhur në humbjen 2-0 ndaj Uruguait në kualifikimet për Kupën e Botës, një takim që u zhvillua në tetor të vitit 2023.

Tashmë 34-vjeçar, Neymar vazhdon të mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit brazilian. Ai numëron 129 paraqitje me fanellën e Brazilit, duke realizuar 79 gola dhe 59 asistime.

Rikthimi i tij në skenën më të madhe të futbollit u përshëndet me ovacione të mëdha dhe ishte një moment që emocionoi jo vetëm tifozët brazilianë, por edhe të gjithë dashamirët e futbollit. /Telegrafi/


🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨

لحظة دخول الأفضل في التاريخ 🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🐐🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥pic.twitter.com/8zRLTJuYH7
— Team Neymar (@TeamNey10) June 24, 2026

❌