Rruga kryesore e Lisbones #blendifevziu #lisbone #portugal
31K views
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka reaguar përmes një meazhi ngushëllimi pas tragjedisë që tronditi sot qytetin bregdetar, ku një drejtues mjeti i dehur në timon përplasi me makinë tre fëmijë, dy prej të cilëve gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një i tretë po lufton për jetën në spital. Sako shkruan se sot është ditë zie për të gjithë Durrësin, duke u shprehur se si nënë e ndan dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve të ndjerë. Po ashtu ajo thekson se ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, si për institucionet ashtu edhe shoqërinë. “Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij. Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri. Qofshin të parajsës”, shprehet Sako në postimin e saj në rrjetet sociale. Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar pranë banesës së tyre në zonën e Spitallës, në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon. @voxnewsalbania
11.3K views
“Më vrisni, nuk meritoj të jetoj” - Kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës. Nikollë Radaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda. Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar. @voxnewsalbania
34.3K views
I mituri që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës. Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, për koshient. “I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria. Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre. Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia. Burimet bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
77.4K views
Personi që shihni në foto është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i cili ditën e sotme i preu jetën në mes dy të miturve. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:20 në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit ku 57-vjeçari me shpejtësi skëterrë përplasi me mjetin e tij tre të miturit të cilët ishin duke luajtur në lagjen e tyre. Fatkeqësisht si pasojë e përplasej dy 10-vjeçarët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shoku i tyre 8-vjeçar është duke luftuar për jetën në spitalin e Traumës, aty ku dhe u dërgua me urgjencë pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Burime për mediat bëjnë me dije se shoferi i fuoristradës tip “Benz” ngjyrë të bardhë rezultoi se ishte në gjendje të dehur në momentin kur dhe mori para tre fëmijët. Ai ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke kaluar në trotuarin ku dhe tre të miturit po luanin me top. Menjëherë pas aksidentit, Radaçi, i cili po ashtu është banor i zonës, u arratis nga vendi i ngjarjes, mirëpo ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve solli dhe arrestimin e këtij shtetasi. Aktualisht ai ndodhet në Komisariatin e qytetin, ndërkohë që policia është duke punuar me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. @voxnewsalbania
67.6K views
Forcat ruse kanë pësuar një humbje neto territori gjatë muajit prill, për herë të parë që nga viti 2024, sipas një raporti të Institute for the Study of War (ISW). Sipas të dhënave, Rusia ka humbur rreth 116 kilometra katrorë territore të pushtuara gjatë prillit 2026, duke shënuar një kthesë në ecurinë e luftës. Raporti vlerëson se ky zhvillim reflekton një rënie të përgjithshme të vrullit sulmues rus, i cili ka qenë në rënie që prej nëntorit 2025. Ndryshimi lidhet me një kombinim faktorësh, përfshirë kundërsulmet tokësore të Ukraine, goditjet e vazhdueshme ndaj linjave logjistike dhe infrastrukturës së komandës, si dhe ndërprerjet në sistemet e komunikimit rus. ISW-ja thekson se forcat ruse po përballen me vështirësi në koordinim, të përkeqësuara nga kufizimet në përdorimin e platformave si Telegram dhe ndërprerjet e qasjes në sisteme komunikimi në zonat e pushtuara. Gjithashtu, kushtet klimatike kanë ndikuar ndjeshëm në operacionet ushtarake, me dimrin e lagësht dhe terrenin me baltë që kanë kufizuar lëvizjen e njësive të mekanizuara. Sipas raportit, ritmi i avancimit rus ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Në periudhën nëntor 2025 – prill 2026, Rusia ka pushtuar rreth 1 mijë e 443 km², krahasuar me 2 mijë e 368 km² në të njëjtën periudhë një vit më parë. Në muajt e parë të vitit 2026, avancimi mesatar ka qenë rreth 2.9 km² në ditë, shumë më pak se 9.76 km² në fillim të vitit 2025. Raporti shton se forcat ruse po përdorin gjithnjë e më shumë taktika infiltrimi, duke dërguar njësi të vogla në zona të diskutueshme pa vendosur kontroll të qëndrueshëm. Sipas ISW-së, këto taktika synojnë edhe të krijojnë perceptimin e një avancimi të vazhdueshëm në vijën e frontit. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
21.5K views
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Durrës, ku Nikollë Rradaçi duke drejtuar një makinë në gjendje të dehur, përplasi tre fëmijë, dy prej të cilëve gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i treti po lufton për jetën në spital. Ndërsa e konsideron ngjarjen “një tragjedi të vërtetë”, Berisha thotë se autori është “një monster”, i cili sipas kreut të opozitës njihet si i përkëdheluri i PS-së dhe ka qenë "imun e i paprekshëm" për policinë. Ndër të tjera në mesazhin e tij kreu i selisë blu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të miturve që humbën jetën, ndërsa ka uruar shërbim të shpejtë për vogëlushin që ndodhet te Trauma. "Një tragjedi e vërtetë! Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë", shkruan Berisha në postimin e tij në "Facebook", raporton A2CNN. Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar pranë banesës së tyre në zonën e Spitallës, në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon.
2897 views
Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Durrës, ku Nikoll Radaçi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, u ka marrë jetën dy fëmijëve dhe ka plagosur rëndë një të tretë. Bido thekson në mesazhin e tij se nuk ishte aksident, por vrasje, dhe duhet të gjithë të mbajnë qëndrim, raporton A2CNN. “Nuk ishte aksident, ishte vrasje! Dhe në vrasje duhet të mbajmë të gjithë qëndrim! Respektoni familjarët e ëngjëjve që nuk janë më mes nesh dhe ndaloni kërkimin për viralitet e likes përmes videos së dhimbjes së familjarëve të tyre”, shkruan Bido në mesazhin e tij në rrjetet sociale. Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon.
13.5K views
“Më vrisni… nuk meritoj të jetoj”, kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, raporton A2CNN. Nikollë Rradaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda. Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar.
4398 views
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Erevani i Armenisë për aksidentin tragjik të ndodhur sot në zonën e Spitallës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë. Kreu i qeverisë në një mesazh në “X” e konsideron ngjarjen një “tragjedi të pangushëllueshme”. “Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama në platformën "X". Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar më herët edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për rritjen e sigurisë.
4051 views
Presidenti Bajram Begaj është shprehur “i tronditur thellë” për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa për sigurinë në rrugë, shkruan A2CNN. “I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë. Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentit. Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur, ndërsa një i katërt i shpëtoi mrekullisht aksidentit. Dy fëmijë humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua në Spitalin e Traumës. Dyshohet se drejtuesi 57-vjeçar i makinës tip “Benz ML” ishte i dehur në timon.
3802 views