Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DJ Gimbo bën sikur largohet nga Big Brother - habit banorët



Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku DJ Gimbo ka realizuar një rreng që ka surprizuar banorët e tjerë.

I njëjti ka planifikuar largimin e tij të rremë nga shtëpia së bashku me Mateon dhe Juelën.

Pas një bashkëpunimi të mirëpërcaktuar, ai bën kinse del, por në fakt është fshehur pas banakut, duke vënë në lojë perceptimin e banorëve të tjerë.

Reagimet e konkurrentëve nuk kanë munguar.

Disa prej tyre e kanë ndjekur me habi këtë manovër, duke u pyetur se ku kishte shkuar DJ Gimbo, ndërsa të tjerët kanë kërkuar me ngulm arsyet.

Momenti ka krijuar një atmosferë të tensionuar, por edhe argëtuese, duke treguar dinamikën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së BBVIP.

Ky rreng është komentuar edhe në rrjete sociale, gjë që u prit me të qeshura edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/

Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big Brother



Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë e famshme.

Ai u bë një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, por për vetëm pak ditë, ndonëse banorët e tjerë nuk janë në dijeni.

I njëjti krijoi një atmosferë krejtësisht tjetër me batutat e situatat që zhvilloi këto ditë.

Foto: TikTok

Megjithatë, për kaq pak kohë atij i erdhi një dron, duke i treguar se nuk ka një të dytë si ai.

"Mirëmëngjes i zoti i shtëpisë", thuhej në dronin për Luizin.

Foto: TikTok

Krahas kësaj, artisti shkodran i ka dhënë këshilla banorëve e gjithashtu i ka ngacmuar në disa gjëra.

Sido që të jetë, hyrja e tij rrëmbeu vëmendje të madhe dhe një nostalgji për kohën kur ishte brenda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Kam tentuar t’i jap fund jetës” – rrëfimi i Luizit gjatë bisedës me Stenaldon



Një bisedë e ndjerë mes Luiz Ejllit dhe Stenaldos ka sjellë në pah rrëfime personale dhe emocionale, ku këngëtari ka folur hapur për periudha të vështira të jetës së tij dhe mendimet e errëta që ka përjetuar në të kaluarën.

“38 vjeç u bëra baba. Unë kam qenë 37 vjeç kur i kisha humbur të gjitha shpresat. Mendoja se nuk do të kem kurrë familje, nuk do të jem kurrë një shembull, ose një shembull i denjë, idhull i fëmijës tim. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë”, tha ai.

BBVK/Instagram

Më tutje shtoi: “Por ka diçka, kur mësohesh, je komplet në atë paqen tënde. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon depresion, kalon stres. Kam tentuar të bëj edhe budallallëqe, një budallallëk shumë të rëndë që ishte edhe t’i jap fund jetës, dhe është e rëndë. Por çka ndodh? E kalove këtë fazë, kalon te faza që bëhesh shumë i akullt”.

Stenaldo tha se e ka përjetuar një ndjesi të tillë dhe se sot ndihet në mënyrë të ngjashme.

Luizi vazhdoi: “Thua, kur nuk ia ndien kësaj bote për mua, pse duhet mua të ma ndiejë për këtë botë?”

Ky rrëfim i hapur i Luizit ka prekur publikun, duke nxjerrë në pah anën e tij më personale dhe sfidat që ka kaluar përpara se të ndërtonte familjen dhe jetën që ka sot. /Telegrafi/

Luizi vazhdon ritualin e tij të mëngjesit me vajzën e tij edhe brenda shtëpisë, i këndon këngën nga ekrani



Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli nuk ka sjellë vetëm humor, por edhe një moment të veçantë personal që ka prekur publikun.

Ai ka zbuluar një ritual që duket se e bën çdo mëngjes me vajzën e tij, Lunën.

Edhe pse është larg nga Luna, Luiz tregon se nuk dëshiron që ajo të humbasë këtë moment të përditshëm.

BBVA/Instagram

Para kamerave, ai këndon këngën që duket se ia këndon çdo mëngjes.

"A je gati? A është Luna te televizori? I japim 10 sekonda të vijë te televizori, duhet t’ia këndojmë këngën baba”, thotë Luizi.

Më pas fillon kënga e tij e ëmbël: "E ka baba një Lunuk”.

Ky moment i thjeshtë, por emocional, ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka treguar një tjetër anë të Luizit, atë të babait të dashur dhe të kujdesshëm. /Telegrafi/

“Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur” - nëna dërgon një letër për Ina Aderin



Nëna e Ina Aderit ka dërguar një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë, pasi 'mjafton zemra'.

Në letër, nëna e banores thekson se vajza e saj është pikërisht ashtu siç e ka rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë e dobësi.

Foto: YouTube

Në fund të mesazhit, i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët dhe gjykimet, duke kujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran qëndron një familje që i shikon të gjitha.

Letra e plotë:

“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë.

Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi.

Jo perfektë, por njerëzore.

Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.

Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet.

Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen.

Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë.

Ju faleminderit”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mateo 'thumbon' Luizin: Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?



Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e Big Brothe VIP Albania 5 ka ngjallur debate dhe tension me banorëve.

Ndërsa Rogerti debatonte me Mateon, Luizi ndërhyri duke thënë se kolegu i këtij të fundit nuk ishte zgjuar ende.

Momenti më i tensionuar nisi kur Mateo thumboi Luizin për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme, duke i kujtuar historinë e dashurisë dhe 'sëmundjen' që kishte përmendur më parë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje.

Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?

Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend.

Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.

Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi.

Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë.

Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma.

Rogerti: Po i vjen, e di kush është?

Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Urdhëro?

Mateo: Nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani.

Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Luizi: Po.

Mateo: Na thuaj të vijmë.

Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Të duhet një si Efi në këtë lojë", Luizi vihet në siklet nga pyetja që i bëhet



Në konferencën në Big Brother VIP Albania 5 Luiz Ejllit iu bë një tjetër pyetje që lidhet me Big Brother 2 nga Juela Nikolli.

Ajo e pyeti nëse i duhet në këtë edicion një si Efi Dhedhes pasi e kishte aleate në lojën që bëri asokohe.

"Këtë herë ti je pa Kiarën këtu, ose do të jesh edhe pa Efin tani mendon mes Efit dhe Kiarës këtu në lojë, mendon që do të duhet një Ef apo një Kiarë, Kiarë sigurisht që jo po një Ef?", ka qenë pyetja që iu bë.

Foto: Instagram

"Me gjithë respektin që kam për të dy ish-konkurrentet, unë se kuptoj se përse e sillni muhabetin për ato që kanë kaluar. Gjithsesi, pse me e krahasu veten me ish-konkurrentë", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Ka mbaruar Big Brother-i që kam bërë".

Ndonëse nuk janë në dijeni, artisti shkodran trazoi shtëpinë me hyrjen e tij.

Futja në këtë format ka befasuar banorët, duke e menduar si konkurrent të vërtetë. /Telegrafi/

"Për ty në këtë lojë jam Olta Gixhari", Luizi e 'godet' Brikenën me përgjigje epike



Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka ardhur një zarf, ku do të mbahet një konferencë për banorët e rinj, për t'i njohur më mirë.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe dy konkurrentët e tjerë: Alesion dhe Markun.

"Me sa i shoh unë banorët, nuk jam një lojtare e fortë si Olta Gixhari ama në këtë lojë për ty ka mundësi që mund të jem Olta Gixhari, a mendon që ti duhet të penalizosh grupin tënd ti dhe Tani për të më mbajtur mua në shtëpi me Mirin?", ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Brikena Selmani.

Foto: Instagram

Fituesi i edicionit të dytë nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë, një koment që shkaktoi të qeshura te të gjithë.

"Në qoftëse e sheh veten si Olta Gixhari atëherë tregon që ke me dal vet jashtë. Unë të thash, e respektoj. Në qoftëse je si Olta, unë të qes jashtë", ka qenë përgjigja epike e Luizit.

Foto: Instagram

I njëjti ndërkaq ka hyrë brenda për vetëm pak ditë, me gjasë deri të martën.

Ai u fut kinse si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, por pa qenë në dijeni të tjerët. /Telegrafi/

Luizi: Kiara më tha të duhen tre Big Brother për të më bërë për vete, tani është nëna e fëmijës tim



Luiz Ejlli po e shijon qëndrimin e tij brenda Big Brother VIP Albania 5.

Si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën për pak ditë, por pa dijeni të banorëve, po krijon situata të ndryshme.

Së fundmi në një bisedë me Brikena Selmanin, ai e ngacmon për raportin që ka krijuar me Mateon dhe surprizën që i bëri.

Foto: Instagram

I njëjti thekson se edhe Kiara i kishte thënë se i duhen tre Big Brother për ta bërë për vete, por tani janë të martuar.

"Kiara Tito më tha të duhen tre Big Brother për të më bërë për vete, sot është nëna e fëmijës tim. Ta kisha lënë edhe jashtë, akoma do isha duke e ngacmuar", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Kurrë mos thuaj kurrë".

Luizi i kërkoi që ta shqyrtoj marrëdhënien me të pasi jetës nuk i dihet, për befasitë që sjell. /Telegrafi/

Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre muaj: Ah moj Kiarë



Luiz Ejlli ka bërë rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ai ka hyrë brenda për të qëndruar pak ditë, si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën.

Ndonëse banorët nuk janë në dijeni për këtë e as vet Artani, por u bë si pjesë e 'Kutisë së Pandorës'.

Foto: TikTok

Pas futjes, fituesi i edicionit të dytë bëri lëmsh gjithë shtëpinë me batutat dhe situatat që krijoi.

Në një moment u shkëput nga konkurrentët dhe po analizonte shtëpinë e oborrin, ku qëndroi për më shumë se tre muaj.

"Ah moj Kiarë, moj Kiarë. Për atë Zot, ueee", u shpreh ai.

Duket se Luizi u bë nostalgjik për kohën që kaloi dhe gjithë ngjarjet që ndodhën, deri te fitorja. /Telegrafi/

@topchanneltvalbania “Ah moj Kiarë, moj Kiarë...”/ Luizi shkëputet nga banorët, ecejake në oborr
♬ original sound - Top Channel - Big Brother Vip

“O ti debil, o legen, lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”, Rogerti dhe Luizi tensionohen në debat



Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë menjëherë tension mes banorëve, duke ndryshuar atmosferën brenda shtëpisë.

Rogerti duket se nuk e ka pritur aspak mirë fituesin e edicionit të dytë dhe menjëherë ka nisur një debat të fortë gjatë darkës pas Prime-t.

Pjesë nga debati: Rogerti: “O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më”.

BBVA/YouTube

Luizi iu përgjigj: “Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu”.

Rogerti: “Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti”.

Luizi: “Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’”.

Rogerti: “Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?”

Debati mes tyre duket se ka tensionuar të gjithë banorët dhe pritet të shihet se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre gjatë ditëve në vijim në shtëpinë e BBVA 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



“Kur je budalla ti ke kryer punë, por vuajmë ne që të kemi këtu” – Luizi fjaloset me Rogertin që në hyrje



Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, është rikthyer në shtëpi dhe menjëherë ka sjellë ndryshime në atmosferë dhe dinamika mes banorëve.

Pasi hyri gjatë spektaklit, Rogerti u duk tejet i mërzitur nga prezenca e Luizit.

Luizi komentoi: “Kur vdes dikush, shkon, edhe merret i madhi Zot me të, ishalla në parajsë. Ata që i le këtu, vëllezërit, motrat, nëna, fëmijët, dashamirët, ata e vuajnë. Është e njëjta gjë si me ty, kur je budalla ti ke kryer punë, por vuajmë ne që të kemi këtu”.

Screenshot/TikTok

I njohur për humorin dhe spontanitetin e tij, Luiz menjëherë ka sjellë energji të re dhe ka bërë që banorët të qeshin dhe të relaksohen.

Shumë prej tyre tashmë presin të shohin se si hyrja e fituesit do të ndikojë në lojë, strategji dhe marrëdhënie të reja brenda shtëpisë.

Sipas parashikimeve, prania e Luizit pritet të rrisë tensionet, por edhe të ketë momente argëtimit mes banorëve, duke sjellë një frymë të freskët në Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

“Të siguroj që nuk të tradhton kurrë, s’ia hedh sytë asnjërës” – Luizi ironizon Stenaldon në lidhje me Juelën



Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, rikthehet në shtëpi dhe menjëherë ka ndryshuar atmosferën dhe dinamikat mes banorëve.

I njohur për humorin e tij të veçantë, Luiz nuk humbi kohë për të treguar personalitetin e tij, duke bërë të qeshin të gjithë.

Gjatë një bisede me banorët, ai u përpoq të krijonte një lidhje mes Juelës dhe Stenaldos, duke i ironizuar me stilin e tij karakteristik.

BBVA/Instagram

“Ku do të gjesh burrë si ky? E para e punës, të siguroj që nuk të tradhton kurrë, s’ia hedh sytë asnjërës”, tha ai duke qeshur, pasi Stenaldo është i verbër.

Banorët qeshën të gjithë me këto komentet e Luizit, përfshirë edhe vetë Stenaldon, duke treguar se hyrja e fituesit ka sjellë energji dhe humor të freskët në shtëpi.

Sipas reagimeve, prezenca e Luizit pritet të ndikojë ndjeshëm në lojë dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët e ardhshme. /Telegrafi/


Reagimet e banorëve kur mësojnë se Luiz Ejlli do të futet në Big Brother VIP Albania 5



Transmetimi i klipit prezantues të Luiz Ejllit ka shkaktuar një tronditje të vërtetë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Banorët kanë mbetur të shtangur në momentin kur në ekran është shfaqur fituesi i edicionit të dytë, një nga figurat më ikonike dhe më të dashura që ka njohur ndonjëherë ky format.

Pamjet e Luizit, shoqëruar me deklaratën e tij të fortë dhe provokuese, i lanë banorët gojëhapur, teksa reagimet e tyre ishin të menjëhershme dhe të sinqerta.

Disa prej tyre nuk i fshihnin dot emocionet, të tjerë shprehën habi dhe pasiguri, ndërsa kishte edhe nga ata që u panë dukshëm të tensionuar nga ideja se “fenomeni” i Big Brother VIP Albania 2 ishte rikthyer sërish në lojë.

Prania e Luiz Ejllit u perceptua menjëherë si një kthesë e madhe në rrjedhën e lojës. Banorët filluan të diskutojnë mes tyre për arsyen e rikthimit të tij, për ndikimin që mund të ketë në strategjitë e tyre dhe për faktin se tashmë dinamika e shtëpisë nuk do të jetë më e njëjtë.

Për shumë prej tyre, rikthimi i Luizit u pa si një “goditje” e papritur nga produksioni, që rrit ndjeshëm presionin dhe konkurrencën.

Luizi, i cili mbetet një nga personazhet më të komentuara në historinë e Big Brother VIP Albania, duket se edhe këtë herë ka arritur të marrë vëmendjen maksimale që në sekondat e para. Reagimet e banorëve dëshmuan qartë se hyrja e tij nuk është thjesht një surprizë, por një moment që pritet të ndikojë fort në zhvillimet e ardhshme të spektaklit, duke sjellë emocione, tension dhe shumë diskutime brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Luiz Ejlli futet në Big Brother VIP Albania 5: Tani luftohet vetëm për vend të dytë



Këngëtari Luiz Ejlli është rifutur sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke shkaktuar surprizë të madhe dhe emocion te publiku.

Fituesi i edicionit të dytë të këtij formati është rikthyer për pak ditë në spektakël, megjithatë banorët brenda shtëpisë nuk janë në dijeni të rolit të tij të vërtetë dhe e konsiderojnë atë si një konkurrent të zakonshëm.

Rikthimi i Luizit vjen si pjesë e një avantazhi të veçantë në lojë, pasi ai po futet në shtëpi bashkë me Artanin, i cili më herët hapi “Kutinë e Pandorës”.

Ky veprim i dha Artanit një përfitim strategjik, që solli edhe hyrjen e Luiz Ejllit në lojë, duke e kthyer situatën në shtëpi në një moment tejet interesant.

Në klipin prezantues të shfaqur para banorëve, Luizi nuk ngurroi të bëjë deklarata të forta dhe provokuese. “Të gjithë ata që janë brenda, tani do të luftojnë vetëm për vendin e dytë”, u shpreh ai, duke rikujtuar dominimin dhe karizmën që e shoqëruan gjatë rrugëtimit të tij në edicionin e dytë, ku u shpall fitues absolut.

Rikthimi i Luiz Ejllit pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e lojës, të trazojë balancat mes banorëve dhe të sjellë tensione, strategji të reja dhe shumë diskutime, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.

Publiku tashmë mbetet në pritje për të parë se si do të reagojnë banorët dhe sa do të zgjasë ky rol surprizë i fituesit legjendar të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Publikohet klipi i dyshimtë ku Miri dhe Selin flasin me kode, bëjnë plane prapa shpinës së Gimbos



Pak para nisjes së spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, një situatë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, ku Miri dhe Selin janë përfshirë në një bisedë që u interpretua si komunikim me kode, menjëherë pasi Gimbo u largua nga tavolina ku qëndronin të tre.

Më vonë, në dhomën e surprizave, Miri sqaroi se biseda kishte të bënte me raportin miqësor mes tij dhe Selinës, lojën brenda shtëpisë si dhe marrëdhënien e saj me Gimbon.

Ai tregoi se nga mënyra e komunikimit, kishte kuptuar se Selin i kishte lënë të nënkuptohej se nuk kishte në dorë situatën me Gimbon. “Ne kuptohemi me sy dhe kodet unë i kuptova për situatën që Selin më tha që ‘s’e heq dot me buton Gimbon’”, u shpreh Miri.

Ndërkohë, në dhomën e rrëfimit u shfaq edhe Selin, e cila pa të njëjtin klip, pa qenë në dijeni se Miri kishte dëgjuar dhe komentuar më parë për situatën. Ajo mohoi kategorikisht se biseda kishte të bënte me Gimbon, duke sqaruar se mes saj dhe Mirit kishte pasur vetëm një sqarim për raportin e tyre shoqëror.

“Unë herë pas here i kam thënë ‘unë shok, ti shok’. Sa për butonin, nga sa kuptova nga sinjalet e Mirit, ishte që me buton afrimin me Gimbon, dhe ndaj i thash që t’i s’po më kupton që unë s’kam një buton”, deklaroi Selin, duke theksuar se raporti me Gimbon është aktualisht thjesht shoqëror dhe se nuk ka çfarë të sqarojë me të.

E gjithë kjo situatë, së bashku me komentet e të dyve, u shfaq përpara të gjithë banorëve në dhomën e ndenjes, duke sjellë reagime të ndryshme. Për t’i dhënë fund keqinterpretimeve, Selin vendosi të marrë një qëndrim të qartë dhe publik.

“Meqë këtu shpjegimet keqinterpretohen, unë po e them nga ky moment dhe deri sa të dal nga shtëpia, unë Gimbos do t’i rri larg dhe këtë raport nuk do ta zhvilloj këtu, sepse me të nuk e kam lojë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se për të shmangur zhurmën dhe aludimet, ka vendosur të distancohet nga Gimbo brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

"Çika jem", Gimbo i vardiset Selin - a po krijohet çifti i parë në Big Brother VIP Albania 5?



Raporti mes Selin dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë prej ditësh në vëmendjen e banorëve dhe publikut. Afërsia mes tyre është vënë re hapur, duke nxitur kureshtje dhe diskutime për natyrën e lidhjes që po ndërtohet mes dy konkurrentëve.

Së fundmi, Selin ka ndarë një detaj interesant, duke treguar një ëndërr që ka parë dhe që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një simpati të ndërsjellë. “Unë po ia tregoj një ëndërr me sinqeritet Vëllait të Madh, tani e sheh gjithë Shqipëria. Unë kisha ardhur të prezantoja Bigun për dy ditë, më mbyllin sytë dhe Gimbo më propozon…”, u shpreh ajo, duke e treguar situatën me humor dhe sinqeritet.

Nga ana tjetër, edhe Gimbo ka folur hapur për ndjesitë që ka pranë Selinës, duke theksuar se prania e saj e bën të ndihet mirë emocionalisht. “Është diçka shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë me këtë vajzë. Ma heq mërzinë. Ajo e di kur jam nervoz dhe unë e di kur ajo është nervoze”, tha ai, duke nënvizuar lidhjen e veçantë që po krijohet mes tyre.

Edhe Selin ka pranuar se qasja e saj ndaj Gimbos është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlerësim reciprok. “Qasjen e kam shumë të sinqertë, e vlerësoj dhe… s’di çfarë të them se më ikën fjalët”, u shpreh ajo duke qeshur, duke shtuar se ndihet mirë pranë tij.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka etiketuar ende raportin si diçka më shumë se miqësi, deklaratat dhe afrimiteti mes Selin dhe Gimbos tregojnë se mes tyre po lind një lidhje e veçantë, e cila mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet në ditët në vijim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Përkundër polemikave në shtëpi, Rogerti vazhdon qëndrimin - publiku e do në Big Brother VIP Albania



Pas katër ditësh qëndrimi në dhomën e reflektimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, banori Rogert ka marrë dritën e gjelbër për të vazhduar rrugëtimin e tij në lojë.

Vendimi erdhi pas një jave të mbushur me tension dhe pritje, ku fati i tij iu la në dorë publikut.

Gjatë kësaj periudhe, produksioni hapi një televotim, përmes të cilit shikuesit patën mundësinë të shprehnin mendimin e tyre me “PO” ose “JO” për vazhdimin e qëndrimit të Rogertit në shtëpi.

Rezultati i këtij televotimi u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës.

Ishte prezantuesi Ledion Liço ai që konfirmoi zyrtarisht se publiku kishte votuar në favor të Rogertit, duke i dhënë kështu mundësinë të rikthehet mes banorëve dhe të vazhdojë lojën në Big Brother VIP Albania 5.

Ndonëse Rogerti është një nga figurat që ka shkaktuar më së shumti polemika dhe debate brenda shtëpisë më të famshme në vend, duket se prania e tij ka zgjuar interes dhe kuriozitet te publiku. /Telegrafi/

Luiz Ejlli lajmërohet nga dhoma e rrëfimit - Top Channel konfirmon hyrjen e tij këtë të shtunë në Big Brother VIP Albania 5



Surprizat në Big Brother VIP Albania 5 nuk kanë fund, dhe këtë të shtunë spektakli premton emocione të forta për publikun.

Sipas konfirmimeve të Top Channel, në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë do të rikthehet fenomeni i edicionit të dytë, këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Vet Top Channel ka publikuar një video të shkurtër nga dhoma e rrëfimit, ku Luiz shfaqet para se të hyjë sërish në lojë, duke nxitur kureshtjen e fansave.

Qëndrimi i tij në shtëpi këtë herë mbetet i paqartë, pasi më 12 shkurt ai ka premierën e filmit të tij më të ri me Kiara Titon.

Fituesi i sezonit të dytë do të sjellë sërish energjinë dhe karizmën e tij në BBV, ndërsa publiku pritet të shohë dinamika të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

“Leje gruan se nuk të bëri djalë”, Baby G rrëfen historinë prekëse familjare në Big Brother



Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G, ka folur hapur për një dhimbje të madhe familjare që e ka shoqëruar që në fëmijëri.

Mes emocioneve të forta, ajo ndau historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj humbjeje, prindërit e saj u bënë me tri vajza.

Foto: Instagram

Por përveç dhimbjes, ata u përballën edhe me një realitet të ashpër shoqëror.

Këngëtarja tregoi se njerëz nga rrethi i tyre ushtronin presion të vazhdueshëm mbi babanë, duke i kërkuar të ndahej nga bashkëshortja, me arsyetimin se ajo 'nuk po i sillte djalë'.

Sipas saj, mesazhe të tilla si 'leje gruan se nuk ta bëri djalë' ishin të shpeshta dhe shumë të rënda për familjen e tyre.

Megjithatë, babai i artistes nuk u lëkund asnjëherë nga këto paragjykime.

Ajo kujton me krenari qëndrimin e tij, duke thënë se i ati u doli gjithmonë zot vajzave dhe gruas së tij, duke e quajtur veten njeriun më me fat që kishte një familje të tillë. /Telegrafi/

❌