Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tepelenë, humb gjurmët një bari 65-vjeçar pranë lumit Vjosë

Një burrë 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran në Tepelenë rezulton i zhdukur dhe autoritetet policore janë vënë në kërkim të tij. Ylli Dine është denoncuar nga familjarët e tij si i humbur tre ditë më parë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas denoncimit, policia ka nisur menjëherë operacionin për gjetjen e tij. Aktualisht, aksioni i kërkim-shpëtimit përqendrohet kryesisht në lumin Vjosë.

Source

Pas përmbytjeve, aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Lushnjë

Përmbytjet e ndodhura gjatë muajit janar nxorën në pah gjendjen problematike të kanaleve kulluese në zonën e Myzeqesë, të cilat rezultuan të papastruara dhe jashtë funksionit. Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës, duke bërë që sasi të mëdha uji të mbeteshin në tokat bujqësore dhe të shkaktonin dëme të konsiderueshme. Aktualisht ka nisur ndërhyrja për…

Source

Eurostat: Tkurrje e popullsisë së re në Shqipëri me mbi 18 mijë persona

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi popullsinë e moshës 15–29 vjeç në Europë nxjerrin në pah një situatë veçanërisht problematike për Shqipërinë, e cila kryeson renditjen për rënien më të madhe demografike të kësaj grup-moshe. Krahasuar me vendet e tjera europiane, vendi ynë po përjeton një tkurrje të përshpejtuar të numrit të të rinjve, që tejkalon ndjeshëm mesataret rajonale dhe kontinentale.

Source

Greqi: 15 viktima pas përplasjes mes anijes së Rojës Bregdetare dhe një varke me emigrantë

Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje detare mes një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë pa dokumente, pranë ishullit grek të Kiosit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, në zonën detare të Mersinidit, në Vrontados, në pjesën lindore të ishullit. Sipas autoriteteve, nga deti u nxorën 14 trupa të pajetë…

Source

244 shoferë gjobiten në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se gjatë 72 orëve të fundit, si pasojë e kontrolleve të intensifikuara dhe përdorimit të pajisjeve moderne teknologjike, janë konstatuar disa shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat janë shqiptuar masa administrative. Nga raporti i policisë rezulton se për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit janë vendosur 101 gjoba, për mosvendosjen e rripit të…

Source

Toni Gogu: Kontroll më rigoroz mbi substancat që mund të keqpërdoren

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, u ndal gjatë seancës plenare në Kuvend te diskutimi i projektligjit “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Ai theksoi se nismat ligjore të paraqitura nga qeveria, ndonëse duken teknike në pamje të parë, kanë një rëndësi të veçantë për mbylljen e hapësirave që favorizojnë…

Source

Pesë profesionistë të rinj shëndetësorë nisin punën në Spitalin Universitar të Traumës

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen gradualisht me mjekë dhe infermierë të rinj, të cilët po sjellin një frymë të re dhe energji pozitive, në ndërthurje me përvojën profesionale të stafeve aktuale. Angazhimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë përfaqëson një fazë të rëndësishme praktike, që u mundëson atyre të përballen drejtpërdrejt me sfidat dhe nevojat e pacientëve.

Source

Diplomaci apo përballje? Takimi Mitsotakis–Erdogan dhe frika e një “fronti” të ri rajonal

Ankaraja po i rivlerëson marrëdhëniet me Greqinë brenda një kornize më të gjerë gjeopolitike, në një periudhë kur synon të përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe të konsolidojë pozicionin e saj si aktor kyç rajonal. Në këtë optikë, Turqia e percepton konsolidimin e bashkëpunimeve në Mesdheun Lindor si krijimin e një blloku që synon kufizimin e manovrës së saj strategjike dhe frenimin e…

Source

Elona Hoxha: Agjencia e re e Mbikëqyrjes së Vendimeve Penale nuk cenon rolin e prokurorisë

Projektligji për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale u diskutua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku mori miratimin paraprak. Duke prezantuar nismën, zëvendësministrja e Brendshme Elona Hoxha vuri në dukje se synimi kryesor është forcimi i kontrollit institucional mbi funksionimin e burgjeve dhe strukturave të lidhura…

Source

Zelensky: SHBA-ja faktor vendimtar në raundin e ri të bisedimeve me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të mbahet më 4–5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Takimi vjen në një moment të tensionuar, pas një vale të re sulmesh ajrore ruse që kanë goditur objektiva civile në Ukrainë. Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky deklaroi se është arritur një…

Source

Rruga e bllokuar në Librazhd-Qafë Thanë, ambulanca kalon mbi dhe për të shpëtuar pacientët

Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vazhdojnë të bien në rrugë. Sikurse shihet në pamjet e përcjella, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat. Një i sëmurë, që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët. Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm…

Source

Pas daljes nga Big Brother Angelo Haruni rrëfen për lidhjen e tij: “Ja si ndodhi”

Angelo Haruni, i cili la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”. Ish-banori komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi ai foli për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn. “Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën…

Source

SHBA-Iran nën kërcënim dhe negocim, Trump përmend diskutime serioze

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Irani është në “diskutime serioze” me SHBA-në, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ai deklaroi se shpreson që negociatat me Iranin të çojnë në një marrëveshje “të pranueshme”, ndërsa tensionet midis dy vendeve mbeten të larta. Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se “një kornizë për…

Source

Makina bie në përrua në Mat, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua në aksin Mat-Shkopet. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime…

Source

Autobusi përplaset në Antalia, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit turistik bregdetar të Antalias në jug të Turqisë, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve, sipas raportimit të “Daily Sabah”. Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, konfirmoi shifrat e viktimave dhe bëri me dije se autobusi po transportonte 34 pasagjerë drejt qendrës turistike…

Source

Miri mëson deklaratën e babait të Selin, ja si ishte reagimi i tij

Kutia e Pandorës u hap mbrëmjen e djeshme në BBVA nga Miri. Ana pozitive e kësaj sfide ishte takimi me vajzën e tij, ndërsa ana negative konsistoi në përballjen me një akuzë të rëndë, e bërë ndaj tij nga babai i Selin. “Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte deklarata e fortë që Miri dëgjoi nga babai i Selin. Pas kësaj, Miri reagoi i prekur dhe i fyer: “Ndihem i…

Source

Francezi jashtë projektit të Chelsea-t, Milani destinacioni i preferuar

Axel Disasi po i jep përparësi një transferimi te Milani, duke lënë pas West Ham në garën për shërbimet e tij. Mbrojtësi i Chelsea-t ndodhet aktualisht në bisedime me të dy klubet, në prag të një lëvizjeje të mundshme në formë huazimi. Hyrja e Milanit në negociata ka ndryshuar balancat, me kuqezinjtë që po punojnë për të bindur si lojtarin, ashtu edhe klubin londinez. Ndërkohë…

Source

Gjirokastër/ Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën, bashkia në pritje të ekspertëve

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë në kushte izolimi, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin. Pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë përmbytjeve që goditën qytetin, rruga kryesore që lidh këto lagje me pjesën tjetër të Gjirokastrës mbetet ende e bllokuar, pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ditë…

Source

Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian “ringjallin” Hollywood-in e vjetër me foton legjendare të Sophia Loren

Me një referencë ndaj një prej imazheve më të famshme të epokës së artë të Hollivudit, u prezantua bashkëpunimi i ri mes Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner. Dy motrat rikrijuan foton legjendare të Sophia Loren dhe Jayne Mansfield për të promovuar një produkt të ri bukurie. Kourtney Kardashian, e cila themeloi markën Lemme katër vite më parë së bashku me Simon Hack, zbuloi në rrjetet sociale…

Source

❌