Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Alarm në Këshillin Europian” Rama ndan fjalën e drejtorit të KE: Paraburgimi praktikë normale në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e mbajtur dje nga Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Këshilli i Europës në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë. Postimi i plotë i Ramës: Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur…

Source

“36 milionë euro”, KQZ shpërndan fondin vjetor: Ja sa merr secila parti politike

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Source

Ministri i Drejtësisë: Amnistia Penale shkon në Qeveri, përfitojnë 10 mijë shtetas

Ministria e Drejtësisë e ka gati amnistinë penale, e cila është dërguar në qeveri ku pritet edhe miratimi për të kaluar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se nga Amnistia Penale do të përfitojnë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë. “Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe do të kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe në vijim…

Source

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, ku u diskutuan problematikat e prodhimit, tregut dhe konkurrencës me produktet e importit. Një fermer ngriti shqetësimin për mbrojtjen e prodhimit vendas nga mallrat e importuara, duke kërkuar ndërhyrje për kufizimin e tyre. Rama e quajti këtë kërkesë si…

Source

KLGJ fut në rend dite verifikimin e Irena Gjokës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite për mbledhjen e të premtes diskutimin mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Diskutimi për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka nuk ishte parashikuar për mbledhjen e sotme, por është shtuar si pikë në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes. Një javë më parë, Gjoka, në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor parashtronte…

Source

Raportuesi i PE për Shqipërinë: Opozita dhe qeveria të luftojnë me argumente, jo me molotovë

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje aktorëve politikë për dialog për të çuar para rrugën e Shqipërisë drejt BE. Më tej, Schieder tha se nuk duhet të përdoren molotov, por të luftohet me argumente në skenën politike. “Si politikan ti ke mendimin tënd personal, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional.

Source

Rama për Le Monde: Më në fund po u flasim francezëve për bukuritë e vendit tonë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e prestigjiozes franceze “Le Monde” në Kopshtin e Edenit që në Kryeministri. “Që kur hyn në zyrën e tij e kupton që hyn në zyrën e tij e kupton që nuk po hyn në zyrën e një politikani të zakonshëm”, shprehet gazetari i Le Monde. Intervista e plotë: Para se të bjerë nata në Tiranë, do të takoj folësin më të njohur të gjuhës frënge…

Source

Peleshi, takim me raportuesin për Shqipërinë në PE: Rritje e rolit të Kuvendit në negociata

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi sot, në Kryesinë e Kuvendit, një takim me Andreas Schieder, raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit, arritjet për vijimin e reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Source

Ministria e Jashtme: Kongresi i SHBA, në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, i cili kërkon që Departamenti i Shtetit të raportojë mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky akt përfaqëson një njohje të rëndësishme institucionale të…

Source

Ortekët bllokuan Qafë Thorën gjatë natës, borëpastrueset hapin rrugën drejt Thethit

Reshjet e borës të rëna gjatë natës, të shoqëruara me ortekë në Qafë Thore, janë pastruar nga mjetet e mirëmbajtjes duke e bërë të kalueshme drejt Thethit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se aktualisht po punohet në terren për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt. Sipas qarkullimi është i hapur, por për shkak të punimeve në…

Source

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës, nis intervistimi i 8 kandidatëve

Në Ministrinë e Brendshme po zhvillohet ditën e sotme intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit në qershor të vitit të shkuar. Intervistimi i 8 kandidatëve në garë do të bëhet sipas rendit alfabetik, Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci…

Source

Nga Pallati i ri i Sportit te Biblioteka Kombëtare, Kryeministri Rama prezanton projektet që pritet të zbatohen

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. “Do të keni përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve. Tani janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të…

Source

Makina përfundoi në Liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi

Është arrestuar në spital shoferi i makinës e cila një ditë më parë ra në liqenin e Vaut të Dejës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, shtetasi Z. B., 32 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç…

Source

Teatri “Skampa” çel sezonin artistik 2026 me projekte të reja dhe vizion kulturor

Viti artistik 2026 në Teatrin “Skampa” ka nisur me energji krijuese dhe një sërë edicionesh të menduara për publikun elbasanas dhe më gjerë. Nën drejtimin e Kliton Kapajt, ky panteon i kulturës elbasanase vijon të ruajë identitetin e tij si një hapësirë e gjallë arti, ku skena shndërrohet në vendtakim emocionesh, dhe bashkëbisedimi me publikun. Drejtori artistik Kliton Kapaj rrëfen se sezoni i ri…

Source

Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

Një ekspeditë shkencore në brigjet e Masaçusetsit ka konfirmuar ekzistencën e një rezervuari gjigant me ujë të ëmbël të fshehur nën fundin e Oqeanit Atlantik, një zbulim i rrallë që mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e ujit në Tokë. Sipas studiuesve, rezervuari është rreth 20 mijë vjeçar dhe daton nga epoka e fundit e akullnajave. Në teori, sasia e ujit të ëmbël që përmban mund të…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Gati mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë gati dëmshpërblimet për banorët e prekur nga zjarret në verën e 2025. Në vijim reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje! Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës. 📍 Delvinë – 36 mln lekë 📍 Dibër – 10,5 mln lekë 📍 Gramsh – 86,6 mln lekë 📍 Has – 0,7 mln lekë 📍…

Source

Transformim rrënjësor. Rama: Përfundon rikonstruksioni i gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga transformimi i gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër. “Dhe me këtë pamje krejtësisht të re të gjimnazit ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, me hapësira të rinovuara dhe infrastrukturë moderne, nga laboratorët inteligjentë te terrenet për aktivitete sportive, arte dhe zeje, falë një investimi që ruan elementet lokale të qytetit dhe rikthen dinjitetin e emrit të…

Source

Ambasadori i Arabisë Saudite nderohet me titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan”

Këshilli i Qarkut Elbasan i akordoi sot titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan” ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Fejsal Gazi Alhivsi, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve sociale dhe humanitare në këtë qark dhe për kontributin e dhënë në nxitjen e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës fetare. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Këshillit të Qarkut Elbasan…

Source

Këshilli Bashkiak Elbasan miraton marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin e eficiencës së energjisë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Transformimi Ligjor dhe Rregullator për Eficencë të Përmirësuar të Energjisë”, një nismë që synon forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për menaxhimin e energjisë së rinovueshme në nivel vendor. Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me partnerë strategjikë dhe sigurimit të granteve në fusha…

Source

❌