Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Media britanike: Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian janë çift

Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian duket se janë në një lidhje dashurie. Kjo është ajo që publikon në faqe të parë tabloidi britanik “The Sun” në një artikull ekskluziv të tij, teksa zbulon se piloti i Ferrarit, tashmë 41 vjeç dhe ylli amerikan i reality show, 45 vjeç dhe nënë e 4 fëmijëve, kanë kaluar një fundjavë romantike prej 120 mijë Paund(140 mijë euro) në një resort në fshatin anglez…

Source

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e kësaj të hëne, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier. Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy…

Source

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk mohoi të hënën çdo lidhje me Jeffrey Epstein. Musk ka thënë se ai kurrë nuk e vizitoi “ishullin e frikshëm” të financierit, nuk udhëtoi me aeroplanin e tij “Lolita Express” dhe as nuk mori pjesë në festat e tij. Sqarimi erdhi pasi emri i Musk u shfaq në grupin e fundit të dokumenteve të lidhura me rastin Epstein. Musk lëshoi sqarimin në platformën e tij të…

Source

Doli në dokumentet e publikuara nga dosja Epstein. Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, pas lajmeve për përfshirje në dosjen e Epstein. Emri i Mandelson shfaqet midis miliona dokumenteve të publikuara në lidhje me Epstein. Këto dokumente janë numri më i madh i ndarë nga qeveria amerikane që kur nëpërmjet një ligji u urdhërua publikimin e tyre. Disa dokumente sugjerojnë se Epstein i ka bërë atij pagesa midis viteve 2003 dhe…

Source

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij nga GJKKO. Para se t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka takuar simpatizantët që e prisnin teksa zbriti nga makina. Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është…

Source

Atentati ku u plagos 30-vjeçari në Lezhë, policia ushtron kontroll në banesa. Disa persona të shoqëruar, zbardhen lëvizjet e autorëve

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesa gjatë mbrëmjes së të dielës, 1 shkurt, pas atentatit ku u plagos 30-vjeçari Sokol Daci në Rrilë të Lezhës. Mësohet se disa persona janë shoqëruar gjithashtu në polici. Personi që ka shkëmbyer zjarr me autorët nga brenda berberhanes, ku ndodhi ngjarja, ka qenë një punonjës policie. Por në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Source

Ministri Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”. Sipas Gonxhes, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes. “Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit…

Source

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të…

Source

Matura Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit thirrje nxënësve: Plotësoni formularin A1

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. “Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni sot…

Source

Rama: Gjykatësit kërkojnë rritje page mbi 2 mijë euro, por aktualisht paguhen sa në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për rritje page. Rama thotë se kjo kërkesë është absurde dhe me këtë qasje po tentojnë t’i imponohen dy institucioneve të tjera, qeverisë dhe Parlamentit. “Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 2 shkurt 2026

Dashi Kohët e fundit ke ndjekur verbërisht një ide të paracaktuar se ku duhet të jesh dhe çfarë duhet të bësh. Je i zënë në një rutinë që u shërben më shumë të tjerëve sesa vetes. Tani është koha për ta ndryshuar këtë trend vetëshkatërrues. Demi Një shpërthim fati i mbarë në karrierën tuaj është shumë më afër nga sa mendoni. Çelësi sot është të përcaktoni hollësitë e planit tuaj. Çfarë plani?

Source

“Alarm në Këshillin Europian” Rama ndan fjalën e drejtorit të KE: Paraburgimi praktikë normale në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e mbajtur dje nga Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Këshilli i Europës në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë. Postimi i plotë i Ramës: Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur…

Source

“36 milionë euro”, KQZ shpërndan fondin vjetor: Ja sa merr secila parti politike

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Source

Ministri i Drejtësisë: Amnistia Penale shkon në Qeveri, përfitojnë 10 mijë shtetas

Ministria e Drejtësisë e ka gati amnistinë penale, e cila është dërguar në qeveri ku pritet edhe miratimi për të kaluar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se nga Amnistia Penale do të përfitojnë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë. “Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe do të kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe në vijim…

Source

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, ku u diskutuan problematikat e prodhimit, tregut dhe konkurrencës me produktet e importit. Një fermer ngriti shqetësimin për mbrojtjen e prodhimit vendas nga mallrat e importuara, duke kërkuar ndërhyrje për kufizimin e tyre. Rama e quajti këtë kërkesë si…

Source

KLGJ fut në rend dite verifikimin e Irena Gjokës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite për mbledhjen e të premtes diskutimin mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Diskutimi për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka nuk ishte parashikuar për mbledhjen e sotme, por është shtuar si pikë në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes. Një javë më parë, Gjoka, në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor parashtronte…

Source

Raportuesi i PE për Shqipërinë: Opozita dhe qeveria të luftojnë me argumente, jo me molotovë

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje aktorëve politikë për dialog për të çuar para rrugën e Shqipërisë drejt BE. Më tej, Schieder tha se nuk duhet të përdoren molotov, por të luftohet me argumente në skenën politike. “Si politikan ti ke mendimin tënd personal, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional.

Source

Rama për Le Monde: Më në fund po u flasim francezëve për bukuritë e vendit tonë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e prestigjiozes franceze “Le Monde” në Kopshtin e Edenit që në Kryeministri. “Që kur hyn në zyrën e tij e kupton që hyn në zyrën e tij e kupton që nuk po hyn në zyrën e një politikani të zakonshëm”, shprehet gazetari i Le Monde. Intervista e plotë: Para se të bjerë nata në Tiranë, do të takoj folësin më të njohur të gjuhës frënge…

Source

Peleshi, takim me raportuesin për Shqipërinë në PE: Rritje e rolit të Kuvendit në negociata

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi sot, në Kryesinë e Kuvendit, një takim me Andreas Schieder, raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit, arritjet për vijimin e reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Source

❌