Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

13 vite në protestat me gaz dhe një ritual me zhurmë por pa shpresë

Nga Redjon Shtylla Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për herë të parë do të votoja se i kisha kaluar të 18-tat, dhe emrin e lexova në listat e zgjedhësve. Por ajo ditë nuk më gjeti pranë kutisë së votimit. Universiteti ku kryeja studimet për gazetari më ofroi një mundësi që nuk refuzohej. Një internship në një televizion në Stamboll. Një ekran i madh, një metropol që e njihja vetëm…

Source

Artan Fuga: Mjaft me vetëmburrjet për shpëtimin e hebrenjve

Nga Artan Fuga Pa dyshim që gjithkush ka mbrojtur hebrenj, i ka fshehur ata nga furia naziste, kriminale, e çmendur, antinjerëzore, e poshtër, është një njeri që meriton të quhet i tillë. Pa dyshim janë të tillë edhe ata shqiptarë dhe shqiptare që e kanë bërë këtë. Ndërkohë ka vend të sillemi ne sot dhe mot denjësisht me këtë ngjarje të historisë sonë që na nderon. E para…

Source

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

Berishën po e refuzon kushdo që po i kërkon të bashkohet me të, atij i shkon mendja pikërisht tek ata që e kanë refuzuar atë. Në fakt, akti i tyre është i vetmi akt intelektual, si i gjithë atyre që kanë refuzuar Berishën brenda PD-së. Sali Berisha është uzurpuesi i PD-së dhe refuzimi i tij është një akt intelektual. Pseudo-intelektualë janë ata që përpiqen të retushojnë portretin e Berishës…

Source

𝐑𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐌𝐞𝐭𝐚 (𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦) 𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐢𝐫𝐚𝐦𝐢𝐝𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 “𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬”

Nga Ilir Meta- Për të gjithë ata që nuk kanë kohë të lexojnë Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare, që mbizotërojnë në legjislacionin tonë, dua t’ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i së drejtës në rastin Meta, që nga dita e rrëmbimit publik të 21 tetorit 2024 e deri tani. Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të…

Source

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, veç 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi që realizova para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorë të rritur të vendit anojnë djathtas politikisht vlerësojnë më shumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën. Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht…

Source

Homazh për të madhin MEDIN ZHEGA në 80-vjetorin e tij të lindjes…

Nga Saimir Kadiu: Medin Zhega (31 JANAR 1946 – 12 qershor 2012), sulmuesi i famshëm i Vllaznisë, Dinamos dhe Përfaqësueses shqiptare lindi 80 vjet më parë më 31 janar 1946 në vendlindjen e futbollit shqiptar në Shkodër. Lojtar me një fizik të përsosur, teknik dhe shumë inteligjent. Mbi të gjitha një mbret i bukur i lojës në ajër …një Santillana shqiptar… ■ Debutoi me ekipin përfaqësues në…

Source

Analizë/Media shqiptare kërkon transparencë nga politika, por refuzon ta zbatoj mbi veten

Nuk ka të dhëna të besueshme mbi audiencën, shikueshmërinë apo burimet reale të financimit. Portale që mbijetojnë pa reklamë private shfaqen papritur si «liderë tregu», ndërsa reklama shtetërore shpërndahet pa kritere të qarta, si shpërblim për bindje dhe heshtje. Në këtë mënyrë, media shqipe, në vend që të kontrollojë pushtetin, bëhet pjesë e sistemit klientelist. Gëzim Mekuli, Oslo /

Source

“NËSE DONI TË SHIHNI SHQIPËRINË E VËRTETË…” — UDHËTIM NË BURGAJET (MAT), VENDLINDJEN E ZOGUT TË PARË, ME RASTIN E DASMËS MBRETËRORE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Janar 2026 (Marrë nga gazeta “Dielli” New York) Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit asokohe në vendlindjen e Mbretit Zog (Burgajet, Mat) me rastin e martesës me trëndafilin e bardhë të Hungarisë (Mbretëreshën Geraldinë), të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”…

Source

Pse dhe si mund të bashkëpunojë opozita?

Nga Altin Gjeta Disa ditë ma parë një grup profesionistësh të angazhuar në jetën publike njoftuan krijimin e Forumit për Dialog Politik. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të ofrojë një tryezë ku partitë politike opozitare të bisedojnë dhe eksplorojnë mundësine e ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët në tema të mëdha me interes publik. Dhe në arritjen e këtij objektivi…

Source

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

Nga Eduard Zaloshnja, PhD, QENDRA AGENDA Në çdo protestë që thërret Berisha, paralajmëron se fundi i regjimit të “Ramaduros” është fare afër (“në kilometrin e fundit”, deklaroi në protestën më të fundit). Por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë opozitarë, nga rreth 500 mijë që votuan brenda vendit për koalicionin “madhështor” PD-ASHM (më 11 maj 2025).

Source

Fjala e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit (foto nga vizita)

Me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë. Ende nuk jam plotësisht i sigurt se jam vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij…

Source

Radio Evropa e Lirë: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj. Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Source

Shteti duhet ta mbrojë gjyqtaren Irena Gjoka, ajo nuk është dënuar as në Shqipëri e as në Greqi

Nga Ylli Manjani- Kam patur idenë, nisur edhe nga raportime gjithfarësh ne media (gabim i madh ky), se zonja Gjoka kërkonte letra greke. Por faktet e zbuluara edhe nga hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë një gjë tjetër. Me pak fjalë: Zonja Gjoka si çdo qytetar tjetër ka dashur të kalojë krishtlindjet në Greqi në dhjetor të vitit 2002. Autoritetet kufitare greke nuk e kanë lejuar…

Source

DW: Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

-Botuar në radion gjermane DW- Pas debatit me SHBA së fundmi, BE-ja dëshiron të rrisë praninë e saj në Arktik. Samiti i posaçëm i BE në Bruksel diskutoi edhe si të veprohet me Presidentin Trump në të ardhmen. Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditëve të fundit dhe kërcënimet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Source

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

Nga Ervis Iljazaj Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare…

Source

Gazheli takim me përfaqësues të biznesit francez

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA) zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit francez, me fokus te forcimi i dialogut institucional dhe bashkëpunimi me komunitetin e biznesit.

Dogana Shqiptare informoi se ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve dhe adresimin e çështjeve që lidhen me procedurat dhe shërbimet doganore.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli theksoi se ky është takimi i parë zyrtar me CCIFA, i cili do të pasohet nga të tjerë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit Doganë–Biznes. Ai ftoi bizneset e pranishme të aplikojnë për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), si një mundësi konkrete për lehtësim procedurash dhe përfitime të shtuara.

Gjithashtu, u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes autoriteteve doganore shqiptare dhe franceze, si dhe angazhimi për mbështetje dhe asistencë maksimale për bizneset anëtare të CCIFA.

/e.i/r.e/a.f/

The post Gazheli takim me përfaqësues të biznesit francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

Nga Kreshnik Spahiu Një pjesë e shqiptarve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”. Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh. Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar…

Source

Revista Prestigjoze TIME: Si Donald Trump po ndikon në formimin e ri të botës?

Katër javë para fillimit të mandatit të tij të dytë si President, Donald Trump hodhi papritur idenë e rimarrjes së Kanalit të Panamasë. Kishte kaluar një çerek shekulli që kur SHBA-të ia ceduan zyrtarisht Panamasë pronësinë e kanalit që lidh oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Me një postim në rrjetet sociale, Trump prishi një marrëdhënie në dukje të qëndrueshme, duke akuzuar Panamanë se u ka vënë…

Source

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

Ndodh rrallë që dy dorëheqje t’i provojnë ndokujt tjetër shkëlqimin në karrierë. Shkëlqim Hajdarit ia plotëson ndoshta si askush tjetër karakterin dorëheqja ose më mirë të themi, vendimi në kohën e duhur për t’u larguar. Është kultura e munguar e dorëheqjes, aq shumë e nevojshme brenda institucioneve të brishta demokratike, ajo për të cilën kemi nevojë. Mund të largohesh pa lënë gjurmë…

Source

Halimi: Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Nga Eduard Halimi Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij! Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një…

Source

❌