Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rruga e bllokuar në Librazhd-Qafë Thanë, ambulanca kalon mbi dhe për të shpëtuar pacientët

Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vazhdojnë të bien në rrugë. Sikurse shihet në pamjet e përcjella, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat. Një i sëmurë, që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi drejt Tiranës, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët. Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm…

Source

Pas daljes nga Big Brother Angelo Haruni rrëfen për lidhjen e tij: “Ja si ndodhi”

Angelo Haruni, i cili la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”. Ish-banori komentoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi ai foli për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn. “Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën…

Source

SHBA-Iran nën kërcënim dhe negocim, Trump përmend diskutime serioze

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Irani është në “diskutime serioze” me SHBA-në, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ai deklaroi se shpreson që negociatat me Iranin të çojnë në një marrëveshje “të pranueshme”, ndërsa tensionet midis dy vendeve mbeten të larta. Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se “një kornizë për…

Source

Makina bie në përrua në Mat, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua në aksin Mat-Shkopet. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime…

Source

Autobusi përplaset në Antalia, 8 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit turistik bregdetar të Antalias në jug të Turqisë, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve, sipas raportimit të “Daily Sabah”. Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, konfirmoi shifrat e viktimave dhe bëri me dije se autobusi po transportonte 34 pasagjerë drejt qendrës turistike…

Source

Miri mëson deklaratën e babait të Selin, ja si ishte reagimi i tij

Kutia e Pandorës u hap mbrëmjen e djeshme në BBVA nga Miri. Ana pozitive e kësaj sfide ishte takimi me vajzën e tij, ndërsa ana negative konsistoi në përballjen me një akuzë të rëndë, e bërë ndaj tij nga babai i Selin. “Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte deklarata e fortë që Miri dëgjoi nga babai i Selin. Pas kësaj, Miri reagoi i prekur dhe i fyer: “Ndihem i…

Source

Francezi jashtë projektit të Chelsea-t, Milani destinacioni i preferuar

Axel Disasi po i jep përparësi një transferimi te Milani, duke lënë pas West Ham në garën për shërbimet e tij. Mbrojtësi i Chelsea-t ndodhet aktualisht në bisedime me të dy klubet, në prag të një lëvizjeje të mundshme në formë huazimi. Hyrja e Milanit në negociata ka ndryshuar balancat, me kuqezinjtë që po punojnë për të bindur si lojtarin, ashtu edhe klubin londinez. Ndërkohë…

Source

Gjirokastër/ Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën, bashkia në pritje të ekspertëve

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë në kushte izolimi, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin. Pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë përmbytjeve që goditën qytetin, rruga kryesore që lidh këto lagje me pjesën tjetër të Gjirokastrës mbetet ende e bllokuar, pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ditë…

Source

Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian “ringjallin” Hollywood-in e vjetër me foton legjendare të Sophia Loren

Me një referencë ndaj një prej imazheve më të famshme të epokës së artë të Hollivudit, u prezantua bashkëpunimi i ri mes Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner. Dy motrat rikrijuan foton legjendare të Sophia Loren dhe Jayne Mansfield për të promovuar një produkt të ri bukurie. Kourtney Kardashian, e cila themeloi markën Lemme katër vite më parë së bashku me Simon Hack, zbuloi në rrjetet sociale…

Source

Shembjet në Durrës lënë familje pa strehë, ndërhyrja për pastrimin e kanalit vazhdon

Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas shembjes së banesave, 14-vjeçari Alesio punon pa pushim. Si shumë të tjerë, ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tij Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e kishin rinovuar me leje të bashkisë…

Source

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C

Më 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e tyre Shqipëria, për shkak se në edicionin e kaluar u rendit e fundit në Grupin e Ligës B, zbriti një kategori dhe do të garojë në Ligën C. Në këtë ligë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të jetë në vazon e parë, duke qenë një prej ekipeve me…

Source

Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin Librazhd- Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi i automjeteve

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar tërësisht në të dyja drejtimet pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë së bashku me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për të pastruar sa më shpejt aksin dhe për të mundësuar…

Source

Romagnoli-Lazio, bllokohet merkatoja 18 milionë euro që ndezin debat

Në pak ditë marrëdhënia mes Lazios dhe mbrojtësit Alessio Romagnoli u përplas me zhvillime të papritura duke çuar në dështimin e një transferimi që dukej i sigurt. Fillimisht mbrojtësi pranoi ofertën e klubit katarez Al Sadd të drejtuar nga Roberto Mancini dhe madje i dha lamtumirën shokëve të skuadrës dhe tifozëve pas ndeshjes me Leccen duke krijuar përshtypjen se largimi ishte çështje kohe.

Source

Rama: Qytetarët e dëmtuar nga zjarret e verës do të përfitojnë ndihmë financiare në 15 bashki

Këtë javë u shpallën dëmshpërblimet për 15 bashki të prekura nga zjarret gjatë verës së kaluar, për periudhën 15 qershor – 15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, bëri të ditur se bashkitë përfituese shtrihen nga veriu në jug të vendit dhe përfshijnë Malësinë e Madhe, Krujën, Rrogozhinën, Peqinin, Tepelenën, Delvinën, Hasin…

Source

Zjarri përfshin banesën në Maliq, familjarët në gjumë

Zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë e Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, por dyshohet se familjarët kanë qenë në gjumë dhe zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, duke izoluar flakët dhe duke punuar…

Source

Kërkon zëvendësimin e masës, nis në Gjykatën e Posaçme gjyqi për Erion Veliajn

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme në Tiranë gjyqi i kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjatë javës së kaluar, Veliaj depozitoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit. Për këtë çështje ai mbrohet nga avokati Sokrat Gjermeni, i diplomuar në SHBA, raporton gazetarja Anila Hoxha. Avokati Gjermeni është i pranishëm në seancë, ashtu si dhe kryebashkiaku Veliaj. Kjo kërkesë e Veliajt për…

Source

Kryeministri Rama: Shkrirja e Kadastrës në Vlorë, pa sportele, gjithçka online

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podkastin e tij “Flasim” zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke sqaruar arsyet dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit në të ardhmen. Sipas Ramës, disa informacione mbi zhvendosjen janë keqinterpretuar ose keqkuptuar, duke shkaktuar tension dhe diskutime të panevojshme. Ai theksoi se Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga…

Source

Reshjet e dëborës “pushtojnë” disa akse rrugore

Reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vazhdojnë ende në disa zona të Korçës, përfshirë Boboshticë-Dardhë, Bilisht-Miras dhe aksin Korçë-Voskopojë. Autoritetet njoftojnë se po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit…

Source

Miri takon të bijën, kush është mesazhi që i jep ajo?

Një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova u regjistrua mbrëmjen e sotme, kur Miri fitoi të drejtën të hapë Kutinë e Pandorës –një zgjedhje që zakonisht sjell pasoja të forta në lojë. Pa u menduar shumë, Miri vendosi ta hapë kutinë, duke pranuar çdo rrezik që mund të vinte me këtë hap. Por këtë herë, fati i rezervoi një surprizë tejet prekëse.

Source

Rihapje e kufizuar e Rafahut në sfondin e një armëpushimi të paqëndrueshëm

Autoritetet izraelite pritet të rihapin më vonë sot pikën kufitare Rafah, në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, e cila ka qenë e mbyllur që nga maji i vitit 2024, me përjashtim të një hapjeje të shkurtër. Megjithatë, kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët dhe nën masa shumë të rrepta sigurie. Rihapja e Rafahut ishte pjesë e planit të Presidentit amerikan Donald Trump…

Source

❌