Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veprimi i fundit i Brooklyn Beckham ndez tensionet brenda Beckhamëve, tani gjithçka shikohet përmes syve të Nicolës

Brooklyn Beckham ka ndryshuar së fundmi foton e profilit në Instagram, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta brenda familjes dhe te fansat e tij. Ky ndryshim ndodhi pas një deklarate të gjatë ku Brooklyn akuzoi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për kontroll dhe ndikim negativ në marrëdhënien me bashkëshorten Nicola Peltz.

Foton e re ai e postoi duke u fokusuar nga pas, ku duken qafa dhe pjesa e pasme e kokës, ndërsa në qendër është tatuazhi me sytë e Nicolës. Sipas The Sun, familja e ka interpretuar këtë si një mesazh simbolik, që nënkupton se Brooklyn “e sheh botën nga perspektiva e Nicolës”. Tatuazhi përfshin edhe një letër që Nicola i kishte shkruar para martesës, ku shprehet dashuria e saj e përjetshme dhe mbështetja për Brooklyn-un.

Një mik i Brooklyn-it e ka quajtur veprimin “të tepruar dhe pothuajse alarmues”, duke shtuar se shfaqja publike e këtij përkushtimi ngre pyetje mbi arsye të tij. Tensionet brenda familjes u shtuan edhe më shumë pasi vëllai i tij, Cruz, pëlqeu një video të Victoria-s duke kërcyer në dasmë, duke e bërë situatën më të ndërlikuar.

Kujtojmë se Brooklyn, 26 vjeç, në deklaratën e tij publikoi akuza të shumta ndaj prindërve, duke u ndalur veçanërisht te momenti i vallëzimit të parë në dasmë, që e përjetoi si të turpshëm dhe të poshtëruar. Mungesa e postimeve të çiftit në rrjetet sociale të pjesës tjetër të familjes kishte lënë dyshime për marrëdhënie të tensionuara.

The post Veprimi i fundit i Brooklyn Beckham ndez tensionet brenda Beckhamëve, tani gjithçka shikohet përmes syve të Nicolës appeared first on iconstyle.al.

Flokë të hollë? Këto gabime po ulin dukshëm volumin

Shumë persona me flokë të hollë ose që po hollohen kanë kaluar faza ku i kanë lënë të rriten shumë gjatë, i kanë prerë drejt ose kanë shmangur stilimin. Por kjo nuk sjell gjithmonë rezultatin e dëshiruar. Gabimi më i madh është të kërkojmë flokë “të plotë” dhe “të rëndë”, pa marrë parasysh dendësinë natyrale të flokëve. E vërteta është se forma e duhur është më e rëndësishme se gjatësi apo volum i shtuar me produktet e stilimit.

Flokët e hollë kanë tendencë të humbasin formën lehtësisht. Shtresat (prerjet) e buta, fijet që përqafojnë fytyrën dhe majat e lehta krijojnë lëvizje pa hequr vëllimin. Edhe flokët e shkurtër me shtresa të lehta janë një zgjedhje e mirë, pasi ruajnë peshën në fund, por duken më të lehta, më të freskëta dhe më të gjalla.

Vijat e drejta janë gjithashtu të sigurta për ata që nuk preferojnë shtresat, ndërsa balluket e gjata dhe të buta rreth fytyrës mund të shtojnë lëvizje dhe ndjesinë e trashësisë pa e tepruar.

Përfundimi është i qartë: flokët e hollë nuk kanë nevojë për “magji” ose rregullime ekstreme. Ata kanë nevojë për zgjedhje të zgjuara në prerje, gjatësi dhe stilim. Me formën e duhur, flokët mund të duken më të plotë, më të freskët dhe shumë më të kuruar, pa përdorur produkte të tepërta.

The post Flokë të hollë? Këto gabime po ulin dukshëm volumin appeared first on iconstyle.al.

Marsi në Ujor ndryshon rregullat: Koha e ideve dhe veprimeve që trondisin

Marsi në Ujor nuk shfaqet me bujë, por me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që ndryshojnë rregullat e lojës. Ai kërkon liri dhe hapësirë, duke vënë në dyshim sigurinë dhe rutinën e zakonshme.

Nga 28 janari, bashkimi Mars-Pluton sjell tension mbi pushtetin. Dhuna ose kontrolli nuk shfaqen si shpërthime personale, por si transformime institucionale dhe kolektive. Këto ndikime shpesh shoqërohen me deklarata ideologjike, njoftime politike dhe lëvizje që kërkojnë përgjegjësi të plotë ose përplasje radikale.

Më 19 shkurt, sekstili Mars-Demeter i jep energji veprimit të qartë dhe publikut. Zemërimi dhe idetë marrin formë të dukshme, duke u shndërruar në mesazhe dhe mobilizime që prekin njerëz dhe audienca të gjera. Në plan personal, kjo periudhë sjell ndryshime në pamje, sjellje dhe rolet e përditshme.

Më 22 shkurt, sekstili Mars-Kiron nxjerr në pah lidhjet me të kaluarën dhe kujtesën kolektive, duke kërkuar balancim mes rrënjëve historike dhe vullnetit të lirë.

Ndërsa më 27 shkurt, katrori Mars-Uran çliron tensionin papritur dhe shpesh me pasoja të forta, duke trazuar sigurinë dhe duke krijuar nevojën për rikrijim të plotë. Ky është momenti kur veprimi shpesh i paraprin mendimit dhe lëvizjet bëhen të paparashikueshme.

Kjo është periudha kur idetë nuk mjaftojnë më, ato kërkojnë veprim, edhe nëse sjellin çrregullim dhe sfidë për të gjithë.

The post Marsi në Ujor ndryshon rregullat: Koha e ideve dhe veprimeve që trondisin appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Viktimat u raportuan në zonën Welcome Bay, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në një kamping shumë të frekuentuar në Mount Maunganui. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka shenja jete në zonën e kampingut dhe mes personave të zhdukur ndodhet të paktën një vajzë e mitur.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rajone dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët e zonës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se vendi është “i mbushur me dhimbje” pas kësaj tragjedie dhe bëri thirrje për unitet dhe solidaritet në ndihmë të viktimave. Ai njoftoi gjithashtu se është shpallur gjendje emergjence në disa zona të Ishullit të Veriut.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë edhe gjatë natës, ndërsa autoritetet kombëtare dhe ekipet lokale janë angazhuar për të shpëtuar çdo person të bllokuar nën rrënoja. Publiku dhe mediat ndjekin me shqetësim zhvillimet, ndërsa komuniteti lokal mobilizohet për të ofruar ndihmë për të prekurit nga kjo tragjedi.

The post Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut appeared first on iconstyle.al.

A do të bëjë histori horror-i në Oscar? “Sinners” drejt thyerjes së rekordit

Filmat horror historikisht kanë qenë të nënvlerësuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, por kjo mund të ndryshojë këtë vit. Kur të enjten të shpallen nominimet për edicionin e 98-të të çmimeve Oscar, filmi me vampirë i regjisorit Ryan Coogler, “Sinners”, pritet të bëjë histori.

Nominimet do të lexohen në orën 14:30 CET, ndërsa prezantues do të jenë aktorët Danielle Brooks dhe Lewis Pullman. Transmetimi do të ndiqet drejtpërdrejt në Oscar.com, Oscars.org, platformat dixhitale të Akademisë dhe në emisionin “Good Morning America” në ABC.

Deri më sot, asnjë film nuk ka kaluar shifrën e 14 nominimeve, rekord i mbajtur nga “All About Eve”, “Titanic” dhe “La La Land”. Megjithatë, “Sinners” shihet si një kandidat serioz për ta thyer këtë rekord, falë vlerësimeve për regjinë dhe skenarin e Coogler, arritjet teknike dhe interpretimin e Michael B. Jordan, i cili mund të marrë nominimin e tij të parë për Oscar.

Në garë të fortë pritet të jetë edhe filmi i Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”, i cili ka dominuar sezonin e çmimeve. Komedia dramatike për marrëdhënien mes një babai dhe vajzës së tij revolucionare mund të sigurojë deri në 14 nominime, përfshirë disa në kategoritë e aktrimit.

Suksesi i këtyre dy filmave mund t’i sjellë Warner Bros. performancën më të mirë në historinë 102-vjeçare të studios, në një kohë kur kompania po përgatitet për një shitje të mundshme ndaj Netflix-it. Këtë javë, Netflix përmirësoi ofertën e saj prej 72 miliardë dollarësh për blerjen e Warner Bros. Discovery.

Oscarët e këtij viti prezantojnë gjithashtu një kategori të re për përzgjedhjen e aktorëve, e cila pritet të rrisë edhe më shumë shanset e filmave favoritë.

Dhjetë filma do të nominohen për Filmin më të Mirë, mes tyre priten edhe “Sentimental Value”, “Hamnet” dhe “Marty Supreme”.

Ceremonia e 98-të e çmimeve Oscar do të mbahet më 15 mars në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe Hulu, me Conan O’Brien që rikthehet si prezantues.

The post A do të bëjë histori horror-i në Oscar? “Sinners” drejt thyerjes së rekordit appeared first on iconstyle.al.

“Mos më prek me dorë”/ Çfarë ndodhi mes Albës, Limit dhe Dolces?

Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është regjistruar një tjetër moment tensioni mes banorëve, kësaj radhe mes Albës, Dolces dhe Limit, duke rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e ndërlikuara mes tyre.

Situata nisi gjatë vallëzimit, kur Limi tentoi t’i afrohej Albës duke e marrë nën krah, por ajo e refuzoi menjëherë këtë veprim. Tensioni u shtua edhe më shumë në momentin kur Dolce e ftoi Albën që t’i bashkohej asaj dhe Limit në vallëzim, por edhe këtë herë Alba refuzoi, duke kërkuar qartë që të mos prekej me dorë.

Ky episod krijoi një atmosferë të sikletshme dhe u reflektua në reagimet e mëvonshme të banorëve gjatë festës. Marrëdhënia mes tre personazheve mbetet e ndjeshme, sidomos duke pasur parasysh faktin se Dolce aktualisht është në një lidhje me Limin.

Nga ana tjetër, Alba ka deklaruar më herët se ndihet e lënduar emocionalisht nga fakti që ish-partneri i saj ka nisur një marrëdhënie të re brenda shtëpisë me një tjetër banore. Kjo situatë ka bërë që çdo ndërveprim mes tyre të shoqërohet me tension, keqkuptime dhe reagime emocionale.

Raportet mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdojnë të jenë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ndërsa publiku po i ndjek me interes zhvillimet dhe dinamikat që pritet të pasojnë në ditët në vijim.

The post “Mos më prek me dorë”/ Çfarë ndodhi mes Albës, Limit dhe Dolces? appeared first on iconstyle.al.

IShowSpeed feston ditëlindjen në Nigeri dhe thyen rekordin e 50 milionë abonentëve

YouTuberi amerikan IShowSpeed ka vizituar Lagosin, kryeqendrën kulturore dhe ekonomike të Nigerisë, në kuadër të turneut të tij afrikan, ku të mërkurën festoi edhe ditëlindjen e 21-të duke arritur shifrën e 50 milionë abonentëve në YouTube.

Turneu i yllit të YouTube dhe Twitch nisi më 29 dhjetor dhe përfshin rreth 15 shtete afrikane, duke tërhequr turma të mëdha në çdo ndalesë. Revista Rolling Stone e ka shpallur atë Krijuesin më Ndikues të Vitit 2025, ndërsa Forbes vlerëson pasurinë e tij neto në rreth 20 milionë dollarë.

Vizita e tij në Lagos nisi në tregun e ngarkuar Balogun, në zonën e Lagos Island, ku u përball me turma që e tallnin dhe i kërkonin para. “Çfarë po thonë? Është si anglisht, por një lloj tjetër anglishteje,” u shpreh ai, i rrethuar nga truproja, përpara se të largohej shpejt.

Në Freedom Park, i ndërtuar në vendin e një ish-burgu, IShowSpeed provoi për herë të parë orizin jollof dhe reagoi ndaj djegësisë së tij, përpara se të vizitonte Nike Art Gallery, një destinacion i famshëm për personalitete dhe figura politike.

“IShowSpeed po shfaq kulturën, marrëdhëniet, dallimet kulturore dhe ushqimin,” tha Stephen Oluwafisayomi, një YouTuber 24-vjeçar. “Ai dëshiron që amerikanët ta shohin Afrikën si një vend që mund ta vizitojnë.”

Rreth orës 18:00, ai ndaloi autokolonën e sigurisë për të festuar arritjen e 50 milionë abonentëve, duke zhytur fytyrën në tortë. Disa fansa vlerësuan se, edhe pse ka treguar aspekte negative, kjo mund të motivojë të tjerët të ndihmojnë dhe të investojnë në përmirësim.

Një ditë më parë, IShowSpeed kishte festuar fitoren e Senegalit në Kupën e Kombeve Afrikane në Dakar. I lindur në Cincinnati si Darren Jason Watkins Jr., ai u bë i famshëm fillimisht me video lojërash dhe më pas me udhëtime nëpër botë. Turneu afrikan ka përfshirë gara me një gepard në Afrikën e Jugut, ndeshje futbolli me 100 fëmijë në Angola, vizitë tek Maasai në Kenia dhe finalen e AFCON-it në Marok.

The post IShowSpeed feston ditëlindjen në Nigeri dhe thyen rekordin e 50 milionë abonentëve appeared first on iconstyle.al.

Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shpërthyer debati i parë mes Selin dhe Gretës, vetëm pak orë pasi kjo e fundit u zgjodh lidere e shtëpisë. Vendimet e Gretës si lidere duket se kanë krijuar pakënaqësi, duke çuar situatën drejt përplasjes së drejtpërdrejtë mes dy banoreve.

Gjatë ndarjes së detyrave, Greta vendosi që Selin dhe Mateo të merreshin me lavanderinë. Ky vendim nuk u prit mirë nga Selin, sidomos pas klipit të transmetuar gjatë spektaklit të madh. Tensioni u rrit edhe më shumë kur Greta nuk e shpëtoi Selin gjatë zinxhirit, por përmendi emrin e Kristit.

Teksa Greta po bisedonte me Mirin, ajo përmendi edhe Selin, e cila ishte pranë dhe reagoi menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Greta-Mirit: Pse nuk të tha Selin për shembull mos e nomino Gretën

Selin: Ja kam thënë

Greta: Po ja që e ka bërë

Selin: Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin

Greta: Unë e kam personale

Selin: Atëherë mos e përmend emrin tim

Greta: Selin nuk të kam ulur kurrë

Selin: Ai po thotë ‘pse e le në nominim?’

Greta: Se bëra zgjedhjet e mia

Selin: Ok, nëse dal unë thua ‘është loja ime’

Greta: Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty?

Selin: Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë, biles dua të ngrohtë se për fresk kam vetë

Greta: Kur më vjen keq si femër, normalisht do të mbroj

Selin: Prandaj të erdhi keq si femër dhe më le me Mateon. Se si femra femrës me atë klip që pe mbrëmë, më le me Mateon në një dhomë dy me dy

Greta: Ke qëndruar në krevat me Mirin moj. Ishe në lavanderi. Oj motër, nuk po bën gjë të keqe

Selin: Oj motër, është puna jote

Greta: Është lavanderi, fut çarçafët, merr çarçafët

Selin: Është puna jote, është loja jote

Greta: Nuk është gjë e keqe, ti ke kaluar limite të tjera

Selin: Po të them është puna jote, loja jote, bëj çtë duash. Po të them faleminderit që më le pas atij klipi me Mateon

Greta: Pse të djeg për Mirin?

Selin: Mateo

The post Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të appeared first on iconstyle.al.

Ndodh puthja e parë zyrtare e këtij sezoni të “BBVA”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është shënuar momenti i parë romantik i këtij sezoni, duke ndezur menjëherë reagimet e publikut dhe rrjeteve sociale. Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, një veprim që ka konfirmuar se mes tyre tashmë ka diçka më shumë se miqësi.

Ngjarja ndodhi në një moment intim mes dyshes, ku fillimisht u panë të afërt dhe të përqafuar, për të kaluar më pas në puthje, duke thyer kufijtë e raportit shoqëror që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment u konsiderua nga ndjekësit si puthja e parë zyrtare e sezonit.

Ina dhe Keijsi janë fytyra të njohura për publikun shqiptar, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen” në Top Channel. Pikërisht aty, historia e tyre kishte krijuar diskutime, pasi Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie që përfundoi dhe për të cilën Keijsi kishte deklaruar se një nga arsyet ishte afrimiteti i Inës.

Kur hynë në Big Brother VIP, të dy u shfaqën si shokë të mirë, duke mohuar çdo ndjenjë romantike mes tyre. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se raporti ka marrë një kthesë të papritur, duke shtuar kuriozitetin e publikut për vijimin e historisë së tyre.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, çka e bën këtë moment edhe më vendimtar për fatin e tyre në lojë. Mbetet për t’u parë nëse romanca e re do t’i shpëtojë nga eliminimi apo do të sjellë tensione të reja brenda shtëpisë.

The post Ndodh puthja e parë zyrtare e këtij sezoni të “BBVA” appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot?

Ditën e enjte, kushtet atmosferike në vend do të karakterizohen nga një mot i paqëndrueshëm, me ndryshime të shpeshta gjatë ditës. Vranësirat do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, duke u shfaqur herë pas here të dendura, por nuk do të mungojnë intervale të shkurtra me kthjellime dhe rreze dielli.

Reshjet e shiut do të prekin kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare, ku parashikohen episode të herëpashershme me intensitet të ulët. Në disa momente, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pa përjashtuar rritje të përkohshme të intensitetit. Në zonat e brendshme, reshjet do të jenë më të izoluara dhe sporadike.

Në orët e mëngjesit, si dhe gjatë periudhave me reshje shiu, pritet prani e mjegullës së dendur apo mjegullinës, veçanërisht në zonat luginore, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë, në zonën e Alpeve, temperaturat do të mbeten të ulëta, duke favorizuar reshje dëbore me intensitet të dobët, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje vonë.

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo mund të arrijë deri në 16 m/s. Në det, valëzimi parashikohet i moderuar, nga 2 deri në 4 ballë.


The post Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Enjte 22 janar 2026

Dashi

Me vullnet dhe dëshirë mund te arrini ta përmirësoni situatën ne jetën tuaj sentimentale. Nëse nga ana tjetër i lini gjerat te rregullohen vete, nuk keni për te arritur askund. Beqaret do afrohen me tepër me disa persona te cilët kane kohe qe i joshin. Ne planin financiar duhet te ruani gjakftohtësinë ne mënyrë qe t’i zgjidhni sa me shpejt problemet.

Demi

Duhet t’ua vini veshin mire sot këshillave qe do iu japë partneri sepse vetëm ne këtë mënyrë mund ta përmirësoni gjendjen ndërmjet jush. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do i përmbushë te gjitha kërkesat. Mos kërkoni perfeksionin. Financiarisht do njihni momente te vështirë, te cilat vetëm me maturi dhe kujdes do i kaloni.

Binjaket

Do filloni te bëni projekte afatgjata gjate kësaj dite me partnerin tuaj sepse tashme ndiheni te sigurte qe ai është personi me te cilin doni te kaloni gjithë jetën. Beqaret do jene pasionante dhe gati te fillojnë edhe aventura kalimtare dhe te çmendura. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë dhe do ndiheni me te qete. Nuk do e keni te vështirë te kryeni shpenzimet me te nevojshme.

Gaforrja

Do ndiheni te lire te bëni atë qe dëshironi gjate kësaj dite dhe gjerat do shkojnë me se miri. Do dashuroheni plot pasion me partnerin. Nëse zemra juaj është e lire mos i refuzoni disa ftesa qe do ju bëhen. Mundësi te tilla rralle vijnë ne jete. Financat do jene përgjithësisht te mira. Nëse tregoheni te matur me shpenzimet gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Luani

Te dashuruarit do bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe do mundohen te zgjidhin problemet e hershme. Me dëshirë dhe optimizëm gjithçka mund te rregullohet. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje ne një moment te vetëm. Financat do jene mjaft delikate kështu qe shmangni çdo lloj çmendurie nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Virgjeresha

Tregohuni sa me spontane ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe bëni atë qe ndjeni. Do e shihni qe do përjetoni me tepër kënaqësi. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura, por nuk do ndihen gati dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm. Financat do jene mjaft delikate dhe gabimi me i vogël mund te sjelle probleme te paimagjinueshme.

Peshorja

Duhet te ndryshoni rrënjësisht sjelljen tuaj përkundrejt partnerit gjate kësaj dite ne mënyrë qe edhe gjerat t’iu ecin mire. Kokëfortësia dhe mungesa e tolerancës nuk ju çon askund. Beqaret ka mundësi te njihen me persona interesante gjate mbrëmjes. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare, prandaj mund te kryeni investime dhe transaksione.

Akrepi

Dite shume normale dhe pa ndonjë emocion te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Beqaret do takohen me disa persona te urte dhe tolerante me te cilët mund te krijojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe nuk duhet te shqetësoheni aspak. Gjendja do jete mjaft e mire.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do hidhni asnjë hap pa rene te dy dakord. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse ne te kundërt mund te përballen me zhgënjime. Për financat do përkujdeseni tej mase dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Bricjapi

Dite e mrekullueshme për çiftet. Do e përforconi edhe me shume lidhjen qe keni krijuar dhe do e shihni me optimizëm edhe te ardhmen. Beqaret do jene te parrezistueshem prandaj do marrin plot ftesa e propozime. Ka mundësi qe shume shpejt statusi te ndryshoje. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kryejini me kujdes shpenzimet.

Ujori

Problemet e se shkuarës mund te rishfaqen serish ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ua prishin qetësinë qe ekzistonte. Tregohuni shume te kujdesshëm me gjithçka qe do thoni. Beqaret nuk do e kërkojnë dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Ne planin financiar do e ruani gjithë kohës ekuilibrin. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Peshqit

Dite shume delikate dhe e mbushur me probleme te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar dhe kjo për shkak te pamaturisë dhe këmbënguljes suaj boshe. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa takime vendimtare. Ne planin financiar mundohuni te mos kryeni çmenduri edhe sikur gjendja te jete e mire.

The post Horoskopi ditor, e Enjte 22 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive

Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vunë në alarm të kuq pas stuhisë së fuqishme “Hari”, e cila goditi Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, mbyllën shkollat dhe ndaluan hyrjen në plazhe, ndërsa qindra operacione shpëtimi u kryen brenda pak orësh.

Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët krijuan efekte të ngjashme me tsunami. Rreth 190 persona u evakuuan si masë paraprake. Pamjet dramatike u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët arritën deri në 8 metra, dhe në Catania, ku ato shkuan 5 metra. Në Mesinë, një pjesë e rrugës bregdetare në Santa Teresa di Riva u shemb, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Situatë e rëndë u shënua edhe në Kalabri, ku dy lagje në Crotone u evakuuan dhe një pjesë e varrezave të vjetra u shemb, duke përfshirë rreth 20 arkivole. Në Sardenjë, deti hyri në vendbanimet bregdetare pranë Kaljarit, me rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjeve. Departamenti i Zjarrfikësve raportoi 65 ndërhyrje shpëtimi vetëm në 12 orët e fundit.

Moti ekstrem goditi edhe Maltën, ku erërat arritën 104 km/orë dhe dallgët e forta përfshinë zonat bregdetare. Fluturimet dhe lundrimet u anuluan, ndërsa dhjetëra pemë u shkulën dhe u raportuan dëme në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë.

 

 

 

The post Stuhi shkatërruese ‘Hari’ godet Italinë dhe Maltën: Përmbytje, rrëshqitje dhe evakuime masive appeared first on iconstyle.al.

Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura?

Shumë njerëz përballen me një problem të zakonshëm, por shpesh të nënvlerësuar: buzët e thata dhe të plasaritura. Dermatologët tregojnë se arsyet për këtë gjendje mund të jenë të ndryshme, por disa janë shumë të zakonshme.

Në shumë raste, buzët e thata janë rezultat i një tendence kronike, veçanërisht tek njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave të posaçëm për fytyrën, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e lagështisë së humbur. Një tjetër shkak i rëndësishëm është dehidrimi. Dermatologët shpjegojnë se lëkura e buzëve është shumë e hollë dhe nuk ka gjëndra djersore, prandaj humbja e ujit është shumë më e madhe se në pjesë të tjera të trupit.

Ajri i thatë dhe mungesa e lagështisë në mjedis gjithashtu ndihmojnë në tharjen e buzëve. Pavarësisht se nuk mund të kontrolloni kushtet klimatike, ka mënyra për t’i mbrojtur ato. Përdorimi i balsameve mbrojtës, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e thithjes së buzëve me gjuhë janë hapa të thjeshtë, por efektivë.

Ekspertët theksojnë se kujdesi i përditshëm dhe përdorimi i produkteve të duhura mund të shmangë që buzët të qëndrojnë të plasaritura për një kohë të gjatë.Ky problem i zakonshëm ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kërkojnë mënyra për ta parandaluar dhe trajtuar.

The post Pse buzët tuaja janë gjithmonë të thata dhe të plasaritura? appeared first on iconstyle.al.

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Marrëdhënia mes Albës dhe Limit po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova. Së fundmi, Alba ka folur hapur për ndjenjat e saj ndaj Limit, duke bërë të qartë se lidhja e tyre ka pasur një rëndësi të veçantë për të, pavarësisht situatës aktuale brenda shtëpisë.

Teksa Limi i qëndronte pranë, Alba u shpreh se ai nuk ka qenë i dashuri i saj i parë, por sipas saj, “do të jetë i fundit deri në përjetësi”.

Dyshja përjetuan një përballje të fortë gjatë javës, kur Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi. Ky moment emocional shndërroi shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Tensioni duket se është rritur më tej nga prezenca e Dolces, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë. Futja e saj ka sjellë ndarje dhe rivalitet, duke e komplikuar edhe më shumë dinamikën mes banorëve.

Shikuesit po ndjekin me interes çdo zhvillim, ndërsa marrëdhënia mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni. Se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë!

The post Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi! appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme!

Disa njerëz janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së inteligjencës, humorit dhe zgjuarsisë tek të tjerët. Për ta, nëse nuk mund t’i provosh mendërisht ose të luash me ta me shaka të mençura, bashkëjetesa bëhet e vështirë dhe e lodhshme. Disa shenja të horoskopit që kërkojnë partnerë të cilët i sfidojnë intelektualisht janë Binjakët, Virgjëresha, Peshorja dhe Ujori.

Binjakët kanë nevojë për stimuj të vazhdueshëm për të mbajtur mendjen aktive. Bisedat e mërzitshme ose pa kuptim i lodhin dhe i irritojnë. Për t’i tërhequr, duhet humor, fleksibilitet dhe aftësi për të provokuar mendjen e tyre — ndryshe, ata largohen nga monotonia.

Virgjëresha vlerëson logjikën dhe zgjuarsinë. Gjërat pa kuptim e lodhin dhe e bëjnë të ndjehet se humb kohë. Për të tërhequr vëmendjen e saj, duhet qartësi, organizim dhe mendje e mprehtë. Pa këto, je thjesht një zhurmë e bezdisshme.

Peshorja do inteligjencë dhe diskutime interesante. Nëse të tjerët nuk e intrigojnë me ide ose humor, ndihet se humb kohë dhe irritohet. Bashkëbisedimi me njerëz pa zgjuarsi ose pa humor është për të i pa durueshëm.

Ujori jeton për idetë origjinale dhe perceptimet e pazakonta. Nëse bashkëbiseduesit nuk mund ta provokojnë mendërisht ose ta mbajnë të angazhuar, ndjen humbje kohe. Pa humor ose lojë mendjeje, ata të shohin si zhurmë të padurueshme.

The post Shenjat e horoskopit që nuk durojnë biseda të mërzitshme! appeared first on iconstyle.al.

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë./TCH

The post Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima appeared first on iconstyle.al.

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

Monika Kryemadhi po tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm si figurë politike, por edhe si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj të drejtpërdrejta dhe pa filtrat e zakonshëm kanë shkaktuar diskutime.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi shpjegoi se sinqeriteti është gjithmonë pjesë e natyrës së saj. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi tha: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”. Megjithatë, ajo pranoi se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, duke e cilësuar si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. “Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, shtoi ajo.

Kryemadhi theksoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë: “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, duke sqaruar se marrëdhënia nuk ka qenë kurrë një barrë për karrierën e saj.

The post Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit appeared first on iconstyle.al.

Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026?

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2026 do të zhvillohet më 28 shkurt 2026 në Manchester, duke shënuar rikthimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës britanike jashtë Londrës pas shumë vitesh.

Organizatorët kanë publikuar tashmë listën e plotë të nominimeve, ku dy emra bien veçanërisht në sy: Olivia Dean dhe Lola Young, të cilat kryesojnë garën këtë vit me nominime në disa kategori kryesore.

Artist i Vitit

  • Dave

  • Fred again..

  • JADE

  • Lily Allen

  • Little Simz

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • PinkPantheress

  • Sam Fender

  • Self Esteem

Grupi i Vitit

  • The Last Dinner Party

  • Pulp

  • Sleep Token

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Albumi i Vitit

  • Dave – The Boy Who Played The Harp

  • Lily Allen – West End Girl

  • Olivia Dean – The Art of Loving

  • Sam Fender – People Watching

  • Wolf Alice – The Clearing

Kënga e Vitit

  • Calvin Harris & Clementine Douglas – Blessings

  • Chrystal & Notion – The Days (Notion Remix)

  • Cynthia Erivo (feat. Ariana Grande) – Defying Gravity

  • Ed Sheeran – Azizam

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax – Victory Lap

  • Lewis Capaldi – Survive

  • Lola Young – Messy

  • Myles Smith – Nice To Meet You

  • Olivia Dean – Man I Need

  • Raye – Where Is My Husband!

  • Sam Fender (with Olivia Dean) – Rein Me In

  • Skye Newman – Family Matters

Artisti Ndërkombëtar i Vitit

  • Bad Bunny

  • Chappell Roan

  • CMAT

  • Doechii

  • Lady Gaga

  • Rosalía

  • Sabrina Carpenter

  • Sombr

  • Taylor Swift

  • Tyler, The Creator

Grupi Ndërkombëtar i Vitit

  • Geese

  • Haim

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami

  • Tame Impala

  • Turnstile

Kënga Ndërkombëtare e Vitit

  • Alex Warren – Ordinary

  • Chappell Roan – Pink Pony Club

  • Disco Lines & Tinashe – No Broke Boys

  • Gigi Perez – Sailor Song

  • Gracie Abrams – That’s So True

  • Huntr/x, Ejae / Audrey Nuna / Rei Ami – Golden

  • Lady Gaga & Bruno Mars – Die With A Smile

  • Ravyn Lenae – Love Me Not

  • Rosé & Bruno Mars – APT.

  • Sabrina Carpenter – Manchild

  • Sombr – Undressed

  • Taylor Swift – The Fate of Ophelia

Artisti Zbulim i Vitit (Breakthrough)

  • Barry Can’t Swim

  • EsDeeKid

  • Jim Legxacy

  • Lola Young

  • Skye Newman

Critics’ Choice

  • Jacob Alon (fitues)

  • Rose Gray

  • Sienna Spiro

Artisti më i Mirë Alternativ / Rock

  • Blood Orange

  • Lola Young

  • Sam Fender

  • Wet Leg

  • Wolf Alice

Artisti më i Mirë Pop

  • Jade

  • Lily Allen

  • Lola Young

  • Olivia Dean

  • Raye

Artisti më i Mirë Hip-Hop / Rap / Grime

  • Central Cee

  • Dave

  • Jim Legxacy

  • Little Simz

  • Loyle Carner

Artisti më i Mirë R&B

  • Jim Legxacy

  • Kwn

  • Mabel

  • Sasha Keable

  • Sault

Artisti më i Mirë Dance

  • Calvin Harris & Clementine Douglas

  • FKA twigs

  • Fred again.., Skepta & PlaqueBoyMax

  • PinkPantheress

  • Sammy Virji

Producenti i Vitit

  • TBC

Tekstshkruesi i Vitit

  • TBC

Brit Awards 2026 pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare me performanca live, surpriza dhe rivalitet të fortë, duke bashkuar emrat më të njohur të skenës muzikore britanike dhe asaj ndërkombëtare në një nga edicionet më të shumëpritura të viteve të fundit.

The post Lista e plotë e nominimeve: Çfarë po ndodh në Brit Awards 2026? appeared first on iconstyle.al.

Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit

Pas tensioneve të shumta brenda shtëpisë, Selin ka folur për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, duke shpërthyer në lot dhe duke reaguar ashpër ndaj fjalëve të Rogertit, të cilat kanë shkaktuar debat të madh si mes banorëve, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

E prekur emocionalisht, Selin u shpreh se deklaratat e Rogertit i kanë kaluar çdo kufi. “T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë. Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit”, tha ajo me zë të dridhur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të një tjetri.

Selin shtoi se ishte thellësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Rogerti u shpreh, duke prekur edhe stereotipe krahinore. “Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote”, u shpreh ajo, duke theksuar se ajo që e lëndoi më shumë nuk ishte vetëm fjala, por qëllimi pas saj. Situata mes dyshes mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë përplasje të reja në ditët në vijim, që mbrtet për t’u parë.

Rikujtojmë që gjithë këto përplasje mes dyshes kanë ardhur si pasojë e ndarjes së krevatit mes Mirit dhe Selin.

The post Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit appeared first on iconstyle.al.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.

Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on iconstyle.al.

❌