Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Piramida e re e ushqimit: Çfarë ndryshon, çfarë përmban dhe pse po ngjall debate



Udhëzimet e reja ushqimore rikthejnë piramidën me theks te ushqimi i vërtetë, proteina në çdo vakt dhe kufizimi i sheqerit. Por a janë këto rekomandime vërtet të shëndetshme dhe çfarë thonë kritikët për yndyrnat, fibrat dhe mjedisin?

Piramida e re e ushqimit është një version i përditësuar i udhëzuesit vizual për një dietë të shëndetshme, i prezantuar së fundmi në kuadër të Dietary Guidelines for Americans 2025–2030, udhëzimet federale amerikane për ushqyerje, të publikuara në fillim të janarit 2026. Këto udhëzime publikohen çdo pesë vjet nga Departamenti i Bujqësisë (USDA) dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) dhe përdoren si bazë për politikat e shëndetit publik, programet ushqimore dhe këshillat për publikun e gjerë, siç thekson edhe vetë USDA.

Modeli i ri rikthen konceptin e piramidës ushqimore, e cila më herët ishte zëvendësuar nga sistemi MyPlate, por tani paraqitet me një grafik të rifreskuar dhe mesazhe të reja ushqimore. Komunikimi zyrtar i udhëzimeve 2025–2030 e orienton publikun drejt qasjes së re dhe platformës RealFood.gov, transmeton Telegrafi.

Çfarë përmban piramida e re e ushqimit?

1. Fokus në ushqime të plota, jo të përpunuara

Modeli i ri thekson domosdoshmërinë e ngrënies së ushqimeve të plota dhe minimalisht të përpunuara, si baza e një diete të shëndetshme; HHS nënvizon se udhëzimet e reja kërkojnë reduktim të fortë të ushqimeve shumë të përpunuara dhe karbohidrateve të rafinuara. Kjo nënkupton fruta, perime, drithëra integrale, proteina cilësore dhe yndyra të shëndetshme si pjesë kryesore e ushqyerjes ditore, siç e përmbledh edhe RealFood.gov me mesazhin “hani ushqim të vërtetë”. Si informacion shtesë i rëndësishëm, dokumenti DGA përmend edhe mikrobiomën dhe shpjegon se perimet, frutat, ushqimet e fermentuara (p.sh. kefir) dhe ushqimet me fibra mund të mbështesin shëndetin e zorrëve.

2. Proteinë si shtyllë qendrore

Ndryshe nga piramida tradicionale ushqimore, ku baza e rekomandimeve përbëhej nga drithërat dhe karbohidratet, versioni i ri vendos proteina dhe yndyrna të shëndetshme në zonën më të gjerë të grafikut duke sugjeruar që ato duhet të jenë ushqimi kryesor në çdo vakt; dokumenti DGA e formulon drejtpërdrejt: “Jepni përparësi ushqimeve proteinike në çdo vakt”. Kjo përfshin:

  • mish (p.sh., të kuq dhe pulë),
  • peshk dhe shpendë,
  • vezë,
  • produkte të qumështit me yndyrë të plotë,
  • arrorë dhe fara,
  • burime bimore (fasule, bizele, thjerrëza, sojë).

Autoritetet gjithashtu rekomandojnë një nivel më të lartë të konsumit të proteinave (rreth 1.2 deri në 1.6 g për kilogram peshë trupore në ditë) për të siguruar mjaftueshmëri të aminoacideve, sidomos te fëmijët dhe të gjithë që kërkojnë forcë dhe rigjenerim muskulor; këtë objektiv e publikon si RealFood.gov, ashtu edhe dokumenti DGA.

3. Frutat dhe perimet

Në modelin e ri, frutat dhe perimet janë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, por shpesh nuk janë në bazë të grafikut, si në modelet tradicionale; DGA thekson rëndësinë e shumëllojshmërisë dhe “ngjyrave” në pjatë.

Udhëzimet sugjerojnë të paktën 3 shërbime perime dhe 2 shërbime fruta në ditë (për modelin 2,000 kcal), siç shkruhet te objektivat orientuese.

4. Drithërat integrale në masë më të vogël

Drithërat integrale, si buka me grurë të plotë dhe orizi integral, janë ende të rekomanduar, por në një pozicion më të vogël në piramidë krahasuar me proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Ky është një ndryshim i dukshëm nga versionet e mëparshme, ku drithërat ishin baza e rekomandimeve ditore; DGA kërkon me prioritet “drithëra integrale të pasura me fibra” dhe të ulen të rafinuarat.

Dokumenti zyrtar vendos edhe objektivin 2-4 shërbime drithëra të plota në ditë dhe jep shembuj të rafinuarash që duhen kufizuar.

5. Yndyrnat e shëndetshme

Piramida e re përfshin yndyrna të shëndetshme si element të rëndësishëm të dietës, përfshirë vaj ulliri, arrorë, avokado etj., duke theksuar se ato duhet të bëjnë pjesë në çdo vakt; DGA liston burime të tilla si ullinj, avokado, arra, fara dhe peshq të pasur me omega-3. Në të njëjtën kohë, DGA përmend edhe opsione si gjalpi ose dhjamë viçi për gatim, ndërsa mban kufirin që yndyrat e ngopura në përgjithësi të mos kalojnë 10% të kalorive ditore.

6. Kufizim i sheqerit të shtuar dhe ushqimeve ultra-të përpunuara

Udhëzimet e reja apelojnë që konsumatorët të:

  • shmangin ushqimet shumë të përpunuara,
  • reduktojnë sheqerin e shtuar në minimum (veçanërisht te fëmijët),
  • shmangin pijet e gazuara me sheqer,

DGA shton edhe një sinjal të fortë: “asnjë sasi” e sheqerit të shtuar nuk rekomandohet si pjesë e një diete të shëndetshme dhe vendos prag praktik deri 10 g sheqer të shtuar për vakt.

Kjo lidhet me shqetësimet e rritjes së shkallës së sëmundjeve kronike që lidhen me konsum të tepërt të produkteve industriale ultra-të përpunuara, çka theksohet edhe në raportimet e medias për udhëzimet e reja.

Çfarë thonë mbështetësit e modelit të ri?

Mbështetja e ushqimeve të plota: Shumë ekspertë ushqyerjeje e përgëzojnë fokusin në ushqimet “e vërteta”, duke argumentuar se ngrënia e ushqimeve të papërpunuara rrit marrjen e lëndëve ushqyese dhe e bën më të lehtë kontrollin e kalorive “boshe”; kjo është edhe linja që promovon RealFood.gov dhe komunikimi i USDA/HHS.

Reduktimi i sheqerit dhe i produkteve të përpunuara: Kjo konsiderohet një nxitje e rëndësishme për shëndet publik, duke pasur parasysh lidhjen e diskutuar gjerësisht midis sheqerit të shtuar, obezitetit dhe rrezikut metabolik; vetë DGA e bën këtë të prekshme edhe me pragun 10 g sheqer të shtuar për vakt.

Përqendrim te proteina cilësore: Përkrahësit argumentojnë se shumë persona nën-vlerësojnë proteinat, veçanërisht gjatë rritjes, moshës së vjetër, ose aktivitetit fizik, dhe se ky model i rikthen fokusin e duhur te to; këtë e përmbledh edhe raportimi i AP për synimin e ri të proteinës, transmeton Telegrafi.

Kritikat dhe pikëpyetjet e ekspertëve

Ndryshimi i peshës së karbohidrateve dhe fibrave: Disa dietologë kanë shqetësime se piramida e re vendos më pak theks mbi drithërat integrale, bishtajoret dhe fibrat, gjë që mund të ulë marrjen e fibrave, një element kyç për shëndetin e zorrëve, kontrollin e kolesterolit dhe peshës trupore; EatingWell raporton se kjo është një nga pikat që ngre më shpesh debat në interpretimin publik të modelit të ri.

Qëndrueshmëria dhe mjedisi: Ekspertë të tjerë paralajmërojnë se rritja e konsumit të mishit mund të ketë pasoja mjedisore dhe etike, pasi prodhimi i mishit lidhet me emetime më të larta dhe përdorim më të madh të burimeve; IPCC thekson rolin e bujqësisë dhe përdorimit të tokës në emetimet globale, përfshirë metanin nga ruminantët.

Kontradiktat mes yndyrnave dhe kufizimit të tyre: Përqendrimi te yndyrnat e shëndetshme dhe qumështi i plotë ngre pikëpyetje në lidhje me kufizimet tradicionale të yndyrnave të ngopura, si dhe mënyrën se si këto rekomandime lidhen me mirëqenien kardiovaskulare; CSPI vë në pikëpyetje përfshirjen e gjalpit dhe dhjamit të viçit në grupin e “yndyrnave të shëndetshme”, duke theksuar përmbajtjen e lartë të yndyrave të ngopura, ndërsa WHO mban kufirin ≤10% të energjisë për yndyrat e ngopura.
Edhe American Heart Association thekson se dietat e dietë e shëndetshme për zemrën, kërkojnë kufizim të yndyrave të ngopura dhe të natriumit, duke paralajmëruar se interpretimet e gabuara mund të rrisin rrezikun kardiovaskular.

Interesi i industrisë ushqimore: Disa kritikë theksojnë se përfaqësues të industrisë së mishit dhe qumështit janë përfshirë në proceset e këshillimit ushqimor, gjë që mund të ndikojë në përmbajtje dhe drejtime të rekomandimeve; raportimet për udhëzimet e reja përmendin pikërisht këto dyshime si pjesë e reagimeve publike.

Çfarë na mëson kjo dietë

Piramida e re ushqimore përfaqëson një përpjekje për të ringjallur udhëzime të qarta dhe të orientuara nga realiteti i sotëm, duke theksuar ushqimet e plota, proteinat cilësore, yndyrnat e shëndetshme dhe reduktimin e sheqerit dhe produkteve të përpunuara, siç e përmbledhin edhe materialet zyrtare të USDA/HHS.

Megjithatë, ajo sjell ndryshime të mëdha krahasuar me modelet tradicionale dhe shpesh ngjall pikëpyetje në komunitetin profesional të ushqyerjes, sidomos rreth balancës së makronutrienteve, sasisë së drithërave dhe faktorit mjedisor, ndaj edhe sot mbetet një model që kërkon lexim të kujdesshëm dhe interpretim të matur. /Telegrafi/

Pse bashkimi i dhomës së ndenjës me tryezarinë dështon në shumicën e rasteve



Koncepti i hapur është trend dominues, por pa planifikim shndërrohet shpejt në kaos vizual

Koncepti i hapur është prej vitesh trend dominues në apartamentet e reja, sidomos në zonat bregdetare dhe qytetet e mëdha. Të gjithë duan dritë, ajër dhe një hapësirë që “merr frymë”, por realiteti është i ashpër: bashkimi i dhomës së ndenjës me tryezarinë duket i lehtë vetëm në letër. Nëse nuk bëhet me mend, rezultati është kaos. Nëse bëhet siç duhet, përfitoni një komoditet që duket më luksoz sesa kushton realisht.

Prandaj, në këtë tekst shkojmë drejt e në thelb: si të funksionojnë vërtet së bashku dhoma e ndenjës dhe tryezaria. Si të duket hapësira si një e tërë, por që çdo zonë të ketë identitetin e vet. Si të zgjidhni tryezën që nuk e ngufat ambientin, si ta “qetësoni” një garniturë këndore dhe pse kolltukët janë element i nënvlerësuar e hapësirave të hapura.

Përcaktimi i zonave pa barriera fizike

Gabimi më i madh është përpjekja që gjithçka të ketë një “koncept i hapur”, por në fund askush nuk orientohet në hapësirë. Zonat duhet të jenë qartë të përcaktuara, por me delikatesë, pa mure dhe pengesa artificiale që vrasin dritën. Hapësira duhet të marrë frymë si një vazhdimësi.

Një qilim nën garniturë e përcakton automatikisht zonën e ndenjës. Tryeza e ngrënies e shënon natyrshëm zonën e ushqimit. Rendi i mobileve duhet të diktojë lëvizjen, jo anasjelltas. Kur njerëzit lëvizin pa u përplasur me karrige, e dini që keni fituar, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Lidhja e stileve dhe materialeve

Këtu shumëkush “bie”. Dhoma e ndenjës duket si Pinterest, tryezaria si e blerë nën stres dhe gjithçka duket sikur janë dy botë që nuk njihen. Sekreti është përsëritja. Nuk duhet të jetë gjithçka njësoj, por duhet të ketë një urë lidhëse.

Nëse zona e ndenjës ka dru me tone të ngrohta, le të shfaqet i njëjti dru qoftë edhe te këmbët e tryezës. Nëse keni një garniturë neutrale, le të kalojë e njëjta paletë te karriget. Teksturat janë çelësi: tekstile, dru, sipërfaqe mat, pak shkëlqim. Hapësira fiton thellësi dhe karakter.

Stili modern le të mbetet modern në të dy zonat; stili rustik le të mbetet rustik. Përzierja e shumë stileve në një hapësirë të hapur është rruga më e shpejtë drejt kaosit vizual.

Unsplash

Rendi i mobileve që e bën jetën më të lehtë

Në hapësirat e hapura, lëvizja është më e rëndësishme se estetika. Tryeza duhet të lejojë nxjerrjen e karrigeve pa “akrobaci”. Garnitura duhet të orientohet drejt qendrës së hapësirës, jo nga korridori. Njerëzit e vërejnë fillimisht logjikën, pastaj bukurinë.

Garnitura këndore si kufi natyror

Garnitura këndore në hapësira të hapura bën punë më mirë se çdo ndarëse. Ajo e përcakton qartë zonën e ndenjës, pa e thyer hapësirën. E vetmja gjë për t’u shmangur janë përmasat e tepërta që “gëlltisin” dhomën. Ngjyrat neutrale janë më falënderuese: lidhen lehtë me mobilet e tjera dhe nuk bllokojnë pamjen.

Tryezaria funksionale, por jo dominuese

Tryeza nuk duhet të luajë rolin e yllit kryesor. Ajo është aty për të shërbyer, jo për të dominuar. Modelet masive në apartamente të vogla duken sikur keni futur një anije në dhomë. Modelet shumë të lehta në hapësira të mëdha duken të humbura. Proporcioni është gjithçka.

Freepik

Kolltukët si lidhës të gjithë hapësirës

Kolltukët janë ndoshta elementi më i nënvlerësuar në enterier. Dy kolltukë të zgjedhur mirë mund ta zgjidhin gjithë rendin. Ato e mbyllin zonën e ndenjës pa krijuar barriera, shtojnë teksturë, ngrohtësi dhe lidhin hapësirën. Ideale janë në tone neutrale, me një aksent të lehtë.

Ndriçimi që ndan dhe lidh njëkohësisht

Në hapësira të hapura, një llambë e vetme tavani nuk mjafton. Nuk ekziston ndriçim universal. Tryezaria kërkon llambën e vet pezull, direkt mbi tryezë. Zona e ndenjës kërkon ndriçim të shtresuar: llambe dyshemeje, tavoline dhe tavani. Drita krijon atmosferë, fokus dhe funksion.

Pexels

Ngjyrat dhe detajet si vulë finale

Një bazë neutrale është zgjedhja më e mençur në hapësira të hapura: bezhë, gri, tone tokësore. Mbi to ndërtohen detajet, jastëkë, vazo, art muri. Më pak është më shumë, sepse një gabim i vetëm në ngjyrë apo motiv mund të rrëzojë gjithçka që keni bërë mirë.

Hapësirë që funksionon në jetën reale

Nuk ka kuptim një ambient perfekt për Pinterest nëse jeta juaj është ndryshe. Hapësira duhet t’u përshtatet zakoneve reale. Nëse keni shpesh mysafirë, tryeza duhet të jetë më e madhe dhe stabile. Nëse e përdorni rrallë, le të jetë më e vogël dhe praktike. Nëse punoni nga shtëpia, lini një kënd për këtë.

Një shtëpi që merr frymë si e tërë

Qëllimi nuk është që gjithçka të jetë njësoj, por që gjithçka të jetë e lidhur. Kur dhoma e ndenjës dhe tryezaria funksionojnë si një, hapësira ndihet më e madhe, më e ngrohtë dhe më logjike. Kjo nuk arrihet me shpenzime të mëdha, por me planifikim të mirë dhe zgjedhje të elementeve kyçe që punojnë së bashku, jo kundër njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Hévíz, liqeni termik unik ku mund të laheni 365 ditë në vit



Një liqen termal ku noti është i mundur edhe në mes të dimrit, mes avullit, zambakëve dhe ujit shërues. Fenomeni unik evropian që tërheq miliona vizitorë

Kur thuhet se Hévíz është një qytet banje në Hungari, kjo ende nuk e thotë gjithë historinë. Në një vend me rreth 1.500 burime termale dhe mbi 270 lloje të ndryshme ujërash minerale dhe shëruese, vende të tilla ka mjaft. Por kur shtojmë se qyteti shtrihet pranë liqenit natyror termal dhe biologjikisht aktiv më të madh në botë, i përshtatshëm për not gjatë gjithë vitit, kjo deklaratë merr një dimension krejt tjetër.

Një fenomen natyror unik në Evropë, ku mund të laheni 365 ditë në vit. Liqeni Hévíz është biologjikisht aktiv, termal dhe shërues; sipërfaqja e tij i kalon katër hektarët, ndërsa burimet termale e rinovojnë ujin aq shpejt sa e gjithë sasia e ujit zëvendësohet afërsisht çdo 72 orë.

Imagjinoni një skenë përrallore: ju në një liqen të ngrohtë, flokët ju mbulohen nga flokë bore, rreth jush lundrojnë zambakë rozë dhe vjollcë, ndërsa avulli i dendur e mbështjell gjithë zonën. Një fotografi që vlen për mijëra pëlqime, apo jo?

Uji ka temperaturë të këndshme gjatë gjithë vitit, ndaj sezoni i notit mes zambakëve nuk mbaron kurrë. Në verë, temperatura e ujit arrin 33–36°C, ndërsa në dimër nuk bie nën 23°C, transmeton Telegrafi.

Ujë shërues dhe mbi 200 vjet traditë

Hévíz nuk është i njohur vetëm për kënaqësinë e notit në ujë termal, por edhe për efektet e tij shëruese. Trajtimi tradicional, më i vjetër se 200 vjet, është konfirmuar nga studime të shumta mjekësore.

Uji ka një përbërje unike falë dy burimeve të ndryshme termale dhe baltës shëruese që mbulon fundin e liqenit. Burimet i japin ujit minerale të shumta (kalcium, magnez, squfur…), duke i dhënë veti të jashtëzakonshme dhe përdorim të shumëfishtë: nga parandalimi bazë, wellness-i dhe relaksimi, te turizmi shëndetësor e banjor, e deri te rehabilitimi pas operacioneve dhe lëndimeve. Gjatë larjes, temperatura e ujit përmirëson qarkullimin e gjakut, mineralet depërtojnë përmes lëkurës, ndërsa thithja e gazeve që avullojnë, sidomos në dimër mund të ketë edhe efekt anti-inflamator.


Uji termal shërues nuk është i disponueshëm vetëm në liqen, por edhe në shumë hotele përreth, të cilat, përveç saunave relaksuese dhe masazheve, ofrojnë edhe programe profesionale terapeutike.

Për të gjitha këto arsye, Hévíz shpesh quhet “kryeqyteti shëndetësor dhe wellness i Evropës”, ndaj nuk është çudi që ky qytet i vogël është një nga destinacionet turistike më të zhvilluara dhe më të vizituara.

Banja, pra kompleksi i notit Hévíz, i vendosur drejtpërdrejt në liqen, aktualisht ka disa hyrje dhe zona pjesërisht të mbyllura për shkak të punimeve të rikonstruksionit, por pishina termale dhe vetë liqeni mbeten të hapura për vizitorët, pa kufizime për kënaqësi dhe relaksim. /Telegrafi/

Kapelat dhe shallet janë të pashmangshme, por ja si t’i shpëtoni flokët e elektrizuar



Një kapelë mjafton për ta prishur frizurën, por zgjidhja është më afër se sa mendoni. Ja çfarë funksionon realisht kundër flokëve të elektrizuar

Dimri dhe veshjet me shumë shtresa që e karakterizojnë këtë stinë shpesh janë të pamëshirshme ndaj flokëve tanë. Me uljen e temperaturave, është koha të nxjerrim nga gardëroba kapelat prej leshi, beretat dhe shallet gjithnjë e më të preferuara. Megjithatë, këta aksesorë trendi sjellin me vete edhe një problem irritues.

Fërkimi që krijohet mes leshit ose materialeve sintetike dhe fibrave të flokëve, i kombinuar me ajrin e ftohtë dhe të thatë të dimrit, çon në dehidratim të menjëhershëm. Rezultati është i njohur për të gjithë: flokët elektrizohen, bëhen të pabindur dhe “fluturojnë” në të gjitha drejtimet.

Për fat të mirë, ekziston një truk jashtëzakonisht i thjeshtë që ju lejon t’i përballoni temperaturat e ulëta pa sakrifikuar stilin.

Nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta, as për një rutinë të ndërlikuar me shumë hapa. Zgjidhja ka shumë gjasa të ndodhet tashmë në çantën tuaj.

Kur hyni në një ambient të mbyllur, hiqni kapelën dhe vini re se flokët janë bërë të pabindur, mjafton të merrni një sasi shumë të vogël kremi për duar, sa një kokërr bizele. Sekreti qëndron te aplikimi: fërkojeni kremin mes pëllëmbëve për ta ngrohur dhe shpërndarë njëtrajtshëm, pastaj kaloni lehtë duart mbi gjatësinë e flokëve dhe majat, pa i rënduar ato, transmeton Telegrafi.

Pse funksionon ky truk?

Kremi vepron në dy drejtime: siguron hidratimin e nevojshëm që zbut kutikulën e flokut dhe njëkohësisht redukton elektricitetin statik. Edhe pse kremi për duar është një zgjidhje e shkëlqyer SOS, ky truk funksionon po aq mirë, në mos edhe më mirë, me një pikë vaj për flokë, serum ose kujdes pa shpëlarje.

Thelbi është krijimi i një shtrese shumë të hollë mbrojtëse që “mbyll” lagështinë, zvogëlon fërkimin dhe parandalon që flokët të elektrizohen sërish. Në këtë mënyrë, modeli i flokëve mbetet i rregullt, i butë dhe i kuruar, pavarësisht kapelave, shallit apo kushteve të motit. /Telegrafi/

Zbutësi i koncentruar apo ai i zakonshëm – cilin po e përdorni gabim?



Sekreti për rroba më të freskëta, më të buta dhe me aromë më të gjatë

Përdorimi i rregullt i zbutësit gjatë larjes u jep rrobave freski dhe aromë të këndshme, si dhe i mbron nga procesi i plakjes. Në këtë mënyrë, veshjet tuaja të preferuara duken si të reja dhe zgjasin shumë më gjatë.

Zbutësi i rrobave është një tretësirë ujore e substancave sipërfaqësore kationike, me përbërës organikë dhe inorganikë. Substancat kationike përdoren në sasi të vogla dhe kanë funksionin e zbutjes. Ato dallohen sipas aromës dhe përqendrimit.

Zbutësi i jep tekstilit freski, aromë të këndshme dhe butësi në prekje. Përveç kësaj, mbron materialin nga humbja e formës dhe zbehja e ngjyrës. Ka edhe efekt antistatik dhe e lehtëson hekurosjen.

Si vepron zbutësi?

Parimi i veprimit të zbutësit është i ngjashëm me balsamin për flokë. Përbërësit kryesorë, substancat kationike dhe silikoni, pas larjes “fiksohen” në fijet e tekstilit dhe formojnë një shtresë mbrojtëse.

Kjo shtresë parandalon grumbullimin e gëlqeres, zbehjen e ngjyrës, si dhe degradimin e fibrave si pasojë e ujit të fortë, fërkimit mekanik në rrobalarëse apo përdorimit gjatë veshjes. Si rezultat, rrobat ruajnë më gjatë pamjen fillestare, janë më të lehta për t’u hekurosur dhe nuk grumbullojnë elektricitet statik, transmeton Telegrafi.

Zbutës i koncentruar apo i zakonshëm?

Zbutësi i koncentruar është një version më i avancuar që dozohet në sasi më të vogla, por ofron mbrojtje më të mirë për tekstilet dhe është më ekonomik për të njëjtën sasi rrobash.

Nga këndvështrimi ekologjik, zbutësi i koncentruar është gjithashtu zgjedhje më e mirë, sepse për prodhimin e tij shpenzohen më pak burime natyrore, veçanërisht ujë. Transporti i produkteve të koncentruara kërkon më pak logjistikë, duke ulur emetimin e dioksidit të karbonit. Për shkak të konsumit më të vogël, përdoret edhe më pak ambalazh plastik, çka kontribuon shtesë në mbrojtjen e mjedisit.

Është e rëndësishme të theksohet se zbutësi duhet përdorur edhe gjatë larjes në temperatura të ulëta. Larja në 30 °C dhe më poshtë është më e butë për tekstilet dhe ndihmon në ruajtjen e shtresës së ozonit, sepse kursen energjinë që do të shpenzohej për ngrohjen e ujit, duke reduktuar emetimin e gazrave serrë.

Si të përdoret saktë zbutësi?

Zbutësi fillon të veprojë vetëm në fazën e shpëlarjes, në fund të ciklit të larjes, prandaj është e rëndësishme ta hidhni në ndarjen e posaçme të sirtarit të rrobalarëses.

Rregulli i artë është t’i përmbaheni udhëzimeve në paketim dhe dozimit të saktë. Për shembull, për 4–5 kg rroba rekomandohen 35 ml zbutës - një kapak. Nëse vendosni shumë pak, efekti do të mungojë; nëse vendosni tepër, zbutësi nuk do të shpëlahet plotësisht dhe rrobat mund të mbeten të pakëndshme në prekje.

Zbutësi është i përshtatshëm për një gamë të gjerë materialesh moderne. Përjashtim bëjnë materialet prej leshi, si flisi, kadifeja, shenili dhe frotiri.

A është e sigurt përdorimi i zbutësit nëse jeni alergjik?

Nëse vuani nga alergjitë, zgjidhni zbutës me shenjën “dermatologjikisht i testuar” dhe kombinojini me detergjent hipoalergjik, mundësisht të certifikuar nga Qendra Evropiane për Kërkimin e Alergjive (ECARF).

Për personat me lëkurë të ndjeshme, përdorimi i zbutësit është veçanërisht i rëndësishëm, sepse zvogëlon parehatinë gjatë veshjes dhe e bën tekstilin më të butë.

Megjithatë, mbani parasysh se mund të ketë intolerancë individuale ndaj disa përbërësve. Kjo vlen për gjithçka me të cilën biem në kontakt, përfshirë edhe zbutësit. Nëse, për shembull, jeni të ndjeshëm ndaj një aromë të caktuar, lexoni me kujdes përbërjen e produktit dhe sigurohuni që të mos përmbajë komponentë problematikë. /Telegrafi/

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi



Gjurmët e theksuara nga çorapet mund të jenë më shumë sesa problem estetik - në disa raste, ato tregojnë gjendje shëndetësore që kërkojnë vëmendje

Në fund të ditës, kur ndërroni rrobat e përditshme me pizhame, ndoshta vini re se çorapet ju kanë lënë shenja të thella në pulpë ose rreth kyçeve. Vijat duken të “gdhendura” në lëkurë dhe zhduken ngadalë. Shpesh mendohet se shkaku është thjesht masa e gabuar e çorapeve, por në disa raste, trupi po dërgon një sinjal të rëndësishëm shëndetësor.

Çorapet nuk janë vetëm aksesor praktik apo estetik. Ato mbrojnë këmbët, parandalojnë flluskat, ndihmojnë ecjen dhe ngrohin trupin. Megjithatë, momenti i heqjes së tyre shpesh shoqërohet me ndjeshmëri të lëkurës dhe shenja të dukshme shtrëngimi.

Në shumicën e rasteve, këto gjurmë janë të padëmshme dhe kalimtare. Por kur shfaqen shpesh, janë të theksuara ose zgjasin për orë të tëra, nuk duhet të injorohen.

Edema periferike – shkaku më i shpeshtë

Një nga arsyet më të zakonshme është edema periferike, gjendje në të cilën ndodh mbajtje e lëngjeve në pjesët e poshtme të trupit. Përveç shenjave nga çorapet, mund të vëreni:

  • ënjtje të këmbëve dhe kyçeve
  • lëkurë të shtrënguar dhe me shkëlqim
  • ndjesi rëndese ose dhimbje
  • lëvizshmëri të kufizuar

Kjo gjendje shpesh lidhet me qëndrimin e gjatë në këmbë, uljen e zgjatur, shtatzëninë ose ndryshimet hormonale, por mund të ketë edhe shkaqe më serioze, transmeton Telegrafi.


Problemet me venat

Nëse shenjat zgjasin më shumë dhe shoqërohen me vena të zgjeruara, ngërçe të shpeshta, kruarje ose ndryshim të ngjyrës së lëkurës, mund të bëhet fjalë për insuficiencë venoze. Ky problem është mjaft i përhapur dhe kërkon vlerësim mjekësor, sidomos nëse simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës.

Çrregullime të sistemit limfatik

Sistemi limfatik luan rol kyç në imunitet dhe largimin e toksinave. Kur funksionimi i tij dëmtohet, lëngjet grumbullohen në inde. Nëse ënjtja dhe shenjat nga çorapet shfaqen çdo ditë, shoqërohen me ndjesi të vazhdueshme rëndese dhe nuk tërhiqen as pas pushimit, mund të bëhet fjalë për limfedemë, një gjendje që kërkon vlerësim dhe trajtim profesional.

Ndikimi i medikamenteve

Disa barna, veçanërisht ato për rregullimin e tensionit të gjakut, mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve. Si pasojë, çorapet lënë shenja më të thella edhe nëse përdorni të njëjtin model si më parë.

Kur duhet treguar kujdes i veçantë

Këshillohet konsultë mjekësore nëse:

  • shenjat nuk zhduken as pas një ore
  • lëkura bëhet e ngrohtë, e dhimbshme ose ndryshon ngjyrë
  • ënjtja është më e theksuar vetëm në njërën këmbë
  • shfaqen vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi
  • keni histori sëmundjesh të zemrës, veshkave ose mëlçisë
  • keni pasur së fundmi udhëtime të gjata ose fluturime

Në këto raste, kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.

Si të shmangni shenjat e pakëndshme nga çorapet

Nëse çorapet ju lënë shpesh gjurmë të thella:

  • shmangni modelet me llastik të fortë
  • zgjidhni çorape pa qepje, prej materialesh të buta dhe ajrosëse (si pambuku)
  • merrni një numër më të madh, sidomos nëse jeni mes dy masave
  • lëvizni rregullisht dhe ngrini këmbët gjatë pushimit

Mbani mend: Shenjat nga çorapet shpesh janë të padëmshme, por kur trupi i përsërit ato çdo ditë, ia vlen të dëgjohet. Lëkura është një nga pasqyrat më të sinqerta të shëndetit. /Telegrafi/

Aktorja me gjoksin më të komentuar befason me një fustan që thyen pritjet e publikut



Me një paraqitje krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar, aktorja tregoi se di të luajë me pritjet dhe t’i kthejë ato në avantazh stili

Sydney Sweeney ka qenë një nga figurat më të komentuara të fundjavës para ndarjes së Golden Globes, ku mori pjesë në dy mbrëmje festive dhe për të dyja rastet zgjodhi mini-fustane, duke ofruar dy interpretime krejtësisht të ndryshme të së njëjtës ide stilistike. Në njërën mbrëmje u shfaq me një krijim të zi minimalist, ndërsa në tjetrën me një fustan të bardhë elegant, duke dëshmuar se kontrastet, kur menaxhohen me kujdes, janë çelësi i një stili të suksesshëm.

Aktorja njihet për zgjedhjen e fustaneve të shkurtra që ndjekin linjat e trupit, por pa rënë në vulgaritet. Përkundrazi, prerjet e pastra, materialet cilësore dhe ngjyrat e kontrolluara e bëjnë pamjen e saj moderne, të rafinuar dhe vizualisht të fuqishme. Pikërisht ky ekuilibër mes sensualitetit dhe elegancës e dallon stilin e saj nga shumë emra të tjerë të Hollywood-it, transmeton Telegrafi.

Një tjetër element që e bën Sweeney një referencë mode është aftësia për ta shndërruar thjeshtësinë në deklaratë. Fustanet që ajo zgjedh shpesh janë minimalistë në thelb, por marrin jetë përmes kombinimit të saktë me këpucë, bizhuteri diskrete dhe grim të menduar mirë. Rezultati është një pamje që nuk bërtet, por flet qartë.

Megjithatë, ajo që e kurorëzon çdo paraqitje të saj është vetëbesimi. Te Sydney Sweeney, veshja nuk është vetëm estetikë, është qëndrim. Mini-fustanet nuk shërbejnë për të provokuar, por për të shprehur siguri në vetvete dhe kontroll të plotë mbi imazhin personal. Kjo është arsyeja pse çdo dalje e saj publike shndërrohet në temë diskutimi dhe burim frymëzimi për shumë gra që synojnë të duken njëkohësisht të guximshme dhe elegante.

Në një kohë kur moda shpesh lëkundet mes teprimit dhe uniformitetit, Sydney Sweeney po dëshmon se stili i vërtetë qëndron në masë, vetëdije dhe autenticitet. /Telegrafi/

Bëjeni ta humbasë mendjen pas jush që në takimin e parë



Nga qetësia dhe vetëbesimi, te dialogu i duhur, shikimi në sy dhe mbyllja perfekte e takimit - këshillat që rrisin shanset për një fillim të paharrueshëm

Si të lini përshtypjen e duhur dhe ta “detyroni” që të bjerë në dashuri me ju? Tingëllon e vështirë, ndoshta edhe e pamundur, por ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta fitoni.

Qetësohuni, pa nxitim

Me shumë gjasë jeni të emocionuara para takimit të parë. Por mos lejoni që emocionet ta prishin gjithçka: mos u grindni dhe mos nxitoni me gjërat. Nuk duhet të dukeni sikur kjo është mundësia juaj e fundit, kjo mund ta frikësojë zotërinë. Në fund të fundit, ai është ai që kërkon vëmendjen tuaj, jo anasjelltas. Prandaj, taktikat më të sigurta janë sharmi i ftohtë, mirësjellja e përsosur dhe qëndrimi pozitiv.

Respektojeni veten dhe atë

Jini të përpikta. Dikur vonesa e vajzës konsiderohej pjesë e “ritualit”, por sot koha është shumë e çmuar dhe nuk ka vend për këto gabime. Britanikët thonë: “Telefoni i vendosur mbi tavolinë është si pështymë në fytyrën e bashkëbiseduesit”. Vendoseni telefonin në çantë.

Duhet ta dini vlerën tuaj

Nuk ju hapi derën e restorantit, nuk ju ndihmoi me pallton dhe nuk ju dha dorën kur zbritët shkallët? Duket se ky takim nuk është vetëm i pari, por edhe i fundit! – transmeton Telegrafi.


Vishuni pak më elegante sesa pret ai

Nuk bëhet fjalë për dekolte apo minifund. Imagjinoni veten duke lëvizur lehtë nëpër restorant me një fustan elegant, ndërsa të gjithë të pranishmit ju shikojnë. Ai patjetër do të impresionohet nga një pamje kaq mbresëlënëse.

Ndërtoni dialogun siç duhet

Takimi shërben për ta njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të menduar për planet e ardhshme, jo për të folur pa dëgjuar. Prandaj, mos e ngarkoni burrin me problemet dhe hidhërimet tuaja (dhe sidomos mos ia kushtoni mbrëmjen përshkrimit se sa “i keq” ka qenë ish-i juaj) ky nuk është momenti për tema të tilla. Jini të vëmendshme dhe bashkëbiseduese të mira: mos e ndërprisni, por mos hezitoni të shprehni mendimin tuaj. Shakatë dhe humori janë të mirëpritura, të gjithë i pëlqejnë njerëzit pozitivë me sens humori.

Komplimenti

Çfarë mund të themi për burrat që u pëlqen lëvdata? Edhe ata, në fakt, duan të admirohen. Mos e keni të vështirë t’ia vini në dukje se ka një pulovër të bukur.

Kini kujdes nga pauzat e sikletshme

Pauza e sikletshme është një sinjal alarmi. Zakonisht, kur njerëzit pëlqehen dhe janë interesantë për njëri-tjetrin, biseda rrjedh natyrshëm dhe nuk ndalet. Por ekziston edhe një mundësi tjetër: zotëria është shumë i mahnitur nga ju, por njëkohësisht i shqetësuar, i turpshëm dhe i hutuar. Në këtë rast, mund ta ndihmoni duke e thyer heshtjen me një shaka apo një tregim të lehtë. Ai do t’ju jetë mirënjohës.

Shikojeni në sy

Në takimin e parë njerëzit shpesh turpërohen dhe shmangin shikimin, ndaj mos i gjykoni menjëherë. Megjithatë, psikologët këmbëngulin: dhjetë sekonda “sy më sy” janë të mjaftueshme për t’u dashuruar.

Përfundojeni takimin siç duhet

Është shumë e rëndësishme mënyra se si përfundon takimi: a do t’ju telefonojë të nesërmen dhe me çfarë ndjenje do ta prisni takimin tjetër. Prandaj, jini jashtëzakonisht të sjellshme dhe simpatike. Buzëqeshni, falënderojeni për darkën dhe thoni se ishte kënaqësi, edhe nëse pati momente të dyshimta.

Përfundimi i takimit me diçka më shumë sesa një përqafim të lehtë dhe një puthje të pafajshme në faqe nuk rekomandohet edhe nëse vërtet dëshironi t’i dorëzoheni. Përndryshe, rrezikoni ta prishni gjithë interesin e sapozgjuar. Për më tepër, gjinia më e fortë është tradicionale, shumica beson se një vajzë që pranon seks në takimin e parë konsiderohet domosdoshmërisht “e lehtë”. /Telegrafi/

Adriana Matoshi: Kur fjala ka peshë dhe heshtja përgjegjësi



Aktorja dhe deputetja rrëfen për rrugëtimin e saj profesional dhe personal, nga rolet artistike te angazhimi publik, duke u ndalur te zgjedhjet e vështira, përgjegjësia ndaj shoqërisë dhe përvojat që e kanë formuar si grua, nënë dhe figurë publike

Mes skenës dhe Kuvendit, ajo zgjedh një territor të rrallë: atë ku fjala nuk thuhet për zhurmë, por për kuptim, dhe ku heshtja nuk është tërheqje, por përgjegjësi.

E formuar nga disiplina e teatrit dhe e sprovuar nga ashpërsia e jetës publike, Matoshi lëviz mes artit dhe politikës pa e humbur boshtin etik që e mban të pandryshuar – ndershmërinë ndaj vetes.

Në këtë rrëfim, flet për artin si qëndrim moral dhe për politikën si provë karakteri; për rolet që nuk mbarojnë kur bie perdja dhe për vendimet që mbeten edhe kur dritat fiken. Ndalet te heshtja si gjuhë, te guximi për të folur kur duhet dhe për të heshtur kur fjala do të ishte kompromis, por edhe te mëmësia si përvojë që i ka dhënë peshë çdo zgjedhjeje personale e publike.

Ky është një dialog i qetë, por i prerë, që shpalos jo vetëm figurën publike të një aktoreje dhe deputeteje, por edhe atë që mbetet pas roleve, kur zgjedh të mos e humbë veten, edhe kur çmimi është i lartë.

Adriana Matoshi, Foto: Arton Humolli

Arti si qëndrim etik, jo si kompromis

Jeni ndër të paktat artiste që keni fituar çmime ndërkombëtare duke ruajtur identitetin tuaj artistik. Ka qenë kjo një zgjedhje estetike e vetëdijshme apo një qëndrim etik?

Ruajtja e identitetit tim artistik ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme estetike, por mbi të gjitha një qëndrim etik. Kam besuar gjithmonë se arti humb vlerën kur fillon të negociojë me të vërtetën e brendshme për hir të tregut apo miratimit.

Në shumë role tuaja, gruaja nuk kërkon shpëtim, por hapësirë për të qenë jashtë pritjeve shoqërore. A është kjo zgjedhje artistike apo bindje personale?

Janë të dyja. Artistikisht më tërheqin personazhet që nuk kërkojnë shpëtim, por hapësirë për të ekzistuar. Personalisht, kjo lidhet me bindjen time se liria e gruas fillon aty ku ajo lejohet të mos jetë e përshtatshme.

Aktrimin e keni studiuar nën dritën udhëzuese të Faruk Begollit. Cili nga mësimet e tij vazhdon t’ju shoqërojë sot, përtej skenës?

Faruk Begolli më mësoi se aktori nuk duhet të luajë për t’u dukur, por për të qenë i vërtetë. Kjo ndershmëri ndaj vetes më shoqëron ende, edhe jashtë skenës.

Heshtja që flet dhe rolet që mbeten

Në kinematografi, heshtja shpesh flet më fort se dialogu. Ashtu siç besonte Marlon Brando, çfarë ju ka mësuar më shumë arti i dëgjimit: vetja, partneri në skenë apo bota përreth?

Më ka mësuar më shumë partneri në skenë. Dëgjimi i vërtetë ndodh vetëm kur e lë egon mënjanë dhe je plotësisht i pranishëm me tjetrin.

Adriana Matoshi, Foto: Arton Humolli

A ka pasur ndonjë rol që ju ka ndryshuar më shumë si njeri sesa si aktore?

Ka role që nuk mbarojnë kur bie perdja. Më ka ndodhur që, pas një shfaqjeje, të mbaj me vete ndjesi që më kanë ndryshuar mënyrën si shoh njerëzit dhe dhimbjet e tyre. Një moment që më ka mbetur në mendje është kur kuptova se një personazh që po luaja kishte frikë të fliste dhe ajo frikë ishte shumë reale edhe jashtë skene. Aty e kuptova sa shpesh heshtja është një formë mbijetese.

Duke prekur trauma kolektive dhe dhimbje të heshtura, a kanë qenë rolet tuaja më shumë tronditje për publikun apo rrugë drejt shërimit dhe kuptimit?

Mendoj se rolet kanë qenë të dyja: tronditje dhe shërim. Shpesh publiku ka nevojë të shqetësohet për të filluar të kuptojë dhe për t’u shëruar.

Teatri dhe filmi shpesh na detyrojnë të shohim veten në pasqyrë. Çfarë mendoni se ka parë shoqëria kosovare te vetja përmes roleve tuaja?

Shoqëria kosovare ka parë një pasqyrë të dhimbjeve të veta të pashprehura, sidomos të grave, dhe ndoshta ka filluar t’i njohë ato si reale dhe legjitime.

Nga skena në Kuvend: arti përballë pushtetit

Anaïs Nin thotë se botën e shohim sipas asaj që jemi; sa nga personazhet tuaja kanë qenë pasqyrim i pyetjeve tuaja të brendshme?

Shumë prej tyre. Çdo personazh mbart diçka nga pyetjet e mia të brendshme; ndryshe nuk do të mund ta luaja me ndershmëri.

Jeni aktorja e vetme shqiptare e pranishme në Netflix. A e ndieni këtë më shumë si arritje personale apo si përgjegjësi për një kinematografi të tërë?

Është arritje personale, por mbi të gjitha përgjegjësi. Sepse çdo prezencë atje bart me vete një kulturë të tërë, jo vetëm një individ.

Skena dhe Kuvendi janë dy hapësira publike me rregulla shumë të ndryshme. Cila prej tyre kërkon më shumë disiplinë emocionale nga ju?

Kuvendi kërkon më shumë disiplinë emocionale. Në art, emocioni është mjet; në politikë, shpesh duhet të mbahet nën kontroll.

Në art, heshtja mund të jetë gjuhë e fuqishme, ndërsa në politikë shpesh lexohet si mungesë qëndrimi. Si e menaxhoni këtë kontrast mes dy botëve?

Duke qenë e vetëdijshme se heshtja ime në art është gjuhë, ndërsa në politikë është mesazh. Kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme ndaj kontekstit.

Adriana Matoshi, Foto: Arton Humolli

Kjo foto, me gjestin e gishtit te buzët, duket si një “hesht” i qetë, por i prerë. Kujt i drejtohet sot më shpesh kjo heshtje: zhurmës publike, hipokrizisë politike apo atyre që flasin pa dëgjuar?

Ky gjest nuk është qortim, por një ndalesë. I drejtohet zhurmës së panevojshme, fjalëve që thuhen shpejt dhe dëgjimit që mungon. Sot flasim shumë, reagojmë shpejt dhe reflektojmë pak. Ndonjëherë heshtja është forma më e qartë e përgjegjësisë dhe mënyra më e sinqertë për t’i lënë vend mendimit.

A ju ka ndodhur që një rol artistik t’ju përgatisë më mirë për një betejë politike sesa çdo përvojë institucionale?

Po. Arti më ka mësuar empatinë, leximin e nëntekstit dhe durimin – aftësi shumë të vlefshme në politikë.

Kalimi nga skena në Kuvend është i rrallë. Duke iu kthyer mendimit të Otto von Bismarck për politikën si art i së mundshmes dhe artin si synim i së pamundurës, si i pajtoni këto dy logjika në rrugëtimin tuaj?

Arti më ka mësuar të dëgjoj para se të flas dhe të kuptoj emocionin pas fjalëve. Ka pasur momente në Kuvend kur një debat ishte shumë i ashpër dhe instinktivisht kam zgjedhur të dëgjoj më qetë, duke menduar për popullin para se të flas, ose që fjala të ketë peshë. Aty e kuptova se përvoja nga skena më ndihmon të komunikoj më njerëzisht, edhe në politikë.

Adriana Matoshi, Foto: Arton Humolli

Mëmësia, guximi dhe ajo që mbetet

Jeni një zë i fuqishëm kundër dhunës ndaj grave. A mendoni se ligji po ecën më shpejt se mentaliteti shoqëror, apo e kundërta?

Ajo që më shqetëson më shumë sot është normalizimi i dhunës, sidomos kur ajo justifikohet me heshtje ose me fraza si “punë familjare”. Më dhemb fakti që shumë gra ende ndihen vetëm dhe të pafuqishme për të folur. Besoj se përgjegjësia jonë është të mos lodhemi kurrë duke e thënë qartë se dhuna nuk ka asnjë justifikim. Ka pasur mijëra raste shumë të rënda që kam zgjedhur të mos i bëj publike, sepse më është rrezikuar edhe jeta. Një rast që e kam publikuar, jam kërcënuar me jetë.

Në cilën fushë ju është dashur më shumë guxim: në art, ku rrezikohet shpirti, apo në politikë, ku rrezikohet keqkuptimi?

Në të dyja, por ndryshe. Në art rrezikohet shpirti, në politikë rrezikohet keqkuptimi – dhe të dyja kërkojnë guxim të thellë.

Ajo që mbetet, kur rolet bien

Përtej skenës, Kuvendit dhe zërit publik, je edhe nënë e katër fëmijëve. Çfarë të ka mësuar më shumë kjo përvojë për veten, që as arti dhe as politika nuk ta kishin mësuar dot?

Mëmësia më ka mësuar një lloj durimi dhe përgjegjësie që nuk ta jep as skena, as politika. Më ka mësuar të jem më e pranishme, më e përulur dhe më e vetëdijshme për pasojat e çdo fjale dhe veprimi. Fëmijët ta tregojnë veten pa filtra dhe pa role, dhe kjo të detyron të jesh e vërtetë. Është përvoja që më ka formuar më shumë si njeri.

Ka njerëz që jetën e kuptojnë duke ecur përpara, të tjerë vetëm kur janë detyruar të ndalen. Çfarë ju kanë mësuar këto ndalesa të pashmangshme?

Më kanë mësuar durimin dhe pranimin. Jo gjithçka është nën kontrollin tonë, por gjithçka mund të shndërrohet në kuptim.

Adriana Matoshi, Foto: Arton Humolli

Forca që zbulohet në rrugë të vështira

Dashuria, trupi dhe koha na ndryshojnë mënyrën si e kuptojmë veten. Çfarë keni zbuluar për veten që një rrugë e lehtë nuk do t’ua kishte dhuruar kurrë?

Kam zbuluar forcën time. Një rrugë e lehtë nuk do të ma kishte treguar kurrë se sa shumë mund të përballoj pa u thyer.

Nëse një vajzë e re ju sheh sot si model, çfarë do të donit që ajo të mos kopjojë nga ju?

Të mos kopjojë sakrificën e tepërt ndaj vetes. Do të doja të mësonte se kujdesi për veten nuk është dobësi.

A ka një rol që ende nuk e keni luajtur, jo sepse nuk ju është ofruar, por sepse nuk jeni ende gati për të?

Ka role që i ndjen se nuk janë ende gati për ty, ose ti për ta. Është një lloj pjekurie që vjen me kohën dhe përvojën e jetës. Ndoshta ende nuk e kam luajtur atë rol sepse dua ta përjetoj me më shumë qetësi dhe thellësi, kur të kem më shumë për të thënë, jo vetëm si artiste, por edhe si njeri.

Në art, gabimi është pjesë e procesit, ndërsa në politikë pasojat janë përfundimtare. Ku ndiheni më e lirë të gaboni?

Në art ndihem më e lirë të gaboj. Gabimi aty është pjesë e rritjes, jo fundi i një procesi.

Kur dritat fiken dhe zhurma hesht, çfarë mendoni se mbetet thelbësore: ajo që jeni bërë, apo ajo që keni zgjedhur të mos e humbni?

Mbetet ajo që kam zgjedhur të mos e humb: ndershmëria ndaj vetes dhe besimi se kuptimi është më i rëndësishëm se zhurma. /Telegrafi/

Injeksioni revolucionar në sy: Një trajtim i ri po u kthen shikimin pacientëve që rrezikonin verbërinë



Mjekët në Londër kanë arritur atë që më parë konsiderohej e pamundur – rikthimin e shikimit te pacientët me hypotonijë gjendje e rrallë dhe e rrezikshme e syrit

Spitali Moorfields Eye Hospital në Londër është klinika e parë e dedikuar në botë për këtë çrregullim dhe, sipas një studimi pilot, shtatë nga tetë pacientë që morën trajtimin kanë reaguar pozitivisht ndaj terapisë.

Njëra prej tyre, e para ndonjëherë, është Nicki Guy, 47 vjeçe, e cila po e ndan historinë e saj ekskluzivisht me BBC.

Ajo thotë se rezultatet janë të pabesueshme: “Është ndryshim jete. Ma ka kthyer gjithçka. Mund ta shoh fëmijën tim duke u rritur. Kam kaluar nga numërimi i gishtave dhe shikimi krejtësisht i turbullt, në aftësinë për të parë.”

Aktualisht, ajo mund të shohë dhe të lexojë shumicën e rreshtave me shkronja në tabelën e testimit të shikimit.

Ajo është vetëm një rresht larg asaj që kërkohet ligjërisht për drejtim automjeti, një ndryshim i madh krahasuar me gjendjen e mëparshme, kur kishte shikim të pjesshëm, përdorte llupë për çdo gjë nga afër dhe duhej të lëvizte brenda shtëpisë dhe jashtë saj kryesisht duke u mbështetur në kujtesë, transmeton Telegrafi.


“Nëse shikimi im mbetet kështu për pjesën tjetër të jetës, do të ishte absolutisht i mrekullueshëm. Ndoshta nuk do të mund të vozis më kurrë, por e pranoj këtë!”, thotë ajo.

Te hipotonia, presioni brenda kokërrzës së syrit bëhet rrezikshëm i ulët, duke bërë që ajo të shembet nga brenda. Kjo mund të ndodhë nëse prodhimi i lëngut natyror xhelatinoz brenda syrit është i dobët, për shembull pas traume ose inflamacioni. Ndonjëherë është efekt anësor i operacioneve të syrit ose i disa barnave. Pa trajtim, njerëzit mund të verbohen.

Deri më tani, mjekët janë përpjekur të përdorin steroidë dhe vaj silikoni për ta “fryrë” syrin. Por kjo mund të jetë toksike në periudha të gjata dhe nuk rikthen shumë shikim.

Edhe kur qelizat në pjesën e pasme të syrit, të përdorura për shikim, funksionojnë, vaji i silikonit është i vështirë për t’u parë përmes tij, duke shkaktuar shikim të turbullt.

Ekspertët nga Moorfields Eye Hospital vendosën të provojnë një qasje tjetër me diçka që tashmë e kishin në dispozicion, një gel të lirë, transparent, me bazë uji, të quajtur hydroxypropyl methylcellulose ose HPCM.

Ai tashmë përdoret në disa lloje operacionesh të syrit. Por në vend që ta përdornin vetëm një herë, ekipi i Moorfields vendosi ta injektojë atë në pjesën kryesore të syrit si një lloj i ri terapie.

Kur Nicki pati për herë të parë probleme me shikimin në vitin 2017, menjëherë pas lindjes së djalit të saj, asaj fillimisht iu vendos sasi e madhe vaji silikoni në syrin e djathtë, i cili po dështonte. Ajo thotë se syri kishte humbur formën e tij normale dhe “u shemb disi” ose “u rrudh si një qese letre” për shkak të hipotonisë. Trajtimi bëri pak për ta ndihmuar. Dhe disa vite më vonë, edhe syri i majtë filloi të dështonte në të njëjtën mënyrë.

“Pasi humba shikimin në syrin e majtë, mendova: ‘Duhet të ketë diçka tjetër që mund ta provojmë’”, shpjegon ajo. “Vendosmëri e pastër. Thjesht: ‘Nuk po dorëzohem’.”

Mjeku i saj i syve, Harry Petrushkin, tha se së bashku vendosën të bënin diçka krejtësisht të re, ta mbushnin syrin me diçka përmes së cilës mund të shihej.

“Ideja se mund t’i shkaktonim dëm dikujt që realisht ka vetëm një sy funksional, me një trajtim që mund të funksionojë ose jo, ishte jashtëzakonisht stresuese”, kujton ai. “E gjetëm këtë si zgjidhje dhe, çuditërisht, funksionoi.

“Sinqerisht, nuk mund ta kishim ëndërruar rezultatin që ajo ka pasur. Dikush që, sipas të gjitha gjasave, do të duhej ta humbiste shikimin në të dy sytë… tani po jeton normalisht. Kjo është krejtësisht e jashtëzakonshme. Nuk mund të kishim shpresuar për më mirë.”

Ai thotë se i njëjti trajtim potencialisht mund të ndihmojë qindra apo edhe mijëra njerëz çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka varet nga fakti nëse ata ende kanë qeliza funksionale në pjesën e pasme të syrit që mundësojnë shikimin.

“E dinim se te Nicki kishte shikim për t’u fituar dhe se ajo do të përmirësohej nëse do të arrinim ta bënim syrin sërish të rrumbullakët dhe të fortë.”

Deri më tani janë trajtuar 35 pacientë, falë financimit nga Moorfields Eye Charity dhe rezultatet e tetë të parëve janë publikuar në British Journal of Ophthalmology.

Trajtimi jepet një herë çdo tre deri në katër javë, për rreth 10 muaj gjithsej.

Studiuesit shpresojnë se me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të saktë në përcaktimin se kush mund të përfitojë.

“Ka qenë një histori fantastike. Rezultatet janë vërtet premtuese, por ende jemi në fazat e hershme”, thotë Petrushkin. /Telegrafi/

Po e dëmtoni lëkurën pa e ditur? Ja si ta zgjidhni saktë pilingun AHA ose BHA



Një zgjedhje e gabuar mund të shkaktojë irritim – ja si ta gjeni formulën e duhur për ju

Zgjedhja e pilingut të duhur nuk është as universale, as e lehtë. Ajo varet nga tipi i lëkurës, nevojat e saj dhe problemet që dëshironi të trajtoni. Në dimër është veçanërisht e rëndësishme që lëkura të ushqehet dhe të pastrohet në këtë mënyrë.

Pse acidet e caktuara të rekomanduara për piling janë më të mirat?

Kur bëhet fjalë për pilingun kimik, në dispozicion janë substanca të ndryshme aktive: enzima nga frutat, retinoide, acide të ndryshme organike, por në praktikë më së shpeshti përdoren acidet AHA dhe BHA. Kuptimi i dallimit mes tyre është thelbësor për një zgjedhje të mirë, ashtu si edhe informimi i saktë dhe njohja e karakteristikave të lëkurës suaj dhe nevojave të saj.

Acidet AHA: Piling për hidratim, shkëlqim dhe ton të njëtrajtshëm

Acidet alfa-hidroksi janë të tretshme në ujë dhe veprojnë kryesisht në sipërfaqen e lëkurës. Roli i tyre kryesor është largimi i qelizave të vdekura, përmirësimi i strukturës së lëkurës, ndriçimi i tenit dhe zbutja e shenjave të plakjes. Përparësia e madhe e acideve AHA është se, përveç eksfolimit, ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë, prandaj janë zgjedhje e shkëlqyer për lëkurë normale, të thatë dhe më të ndjeshme.

Më të përdorurat janë acidi laktik dhe acidi glikolik. Ato nxisin rinovimin e qelizave, rrisin nivelin e hidratimit dhe vizualisht zvogëlojnë rrudhat dhe vijat e holla. Acidi laktik është më i butë dhe i përshtatshëm për lëkurë të prirur ndaj irritimeve, ndërsa acidi glikolik, falë molekulave më të vogla, depërton më thellë dhe jep efekt më të theksuar të rinimit dhe njëtrajtësimit të tenit.

Acidet e tjera AHA, si acidi citrik ose ai i mollës, mund të jenë më të forta dhe nuk i përshtaten domosdoshmërisht të gjithëve, transmeton Telegrafi.

Acidet BHA: Për lëkurë të yndyrshme dhe problematike

Acidet beta-hidroksi janë të tretshme në yndyrë, gjë që u mundëson të depërtojnë në pore dhe të shpërbëjnë tepricën e sebumit. Për këtë arsye janë veçanërisht të dobishme te lëkura e yndyrshme, poret e zgjeruara, pikat e zeza dhe aknet. Përveçse e pastrojnë lëkurën nga brenda, kanë edhe veprim qetësues, ndihmojnë në shërim dhe zvogëlojnë shenjat pas puçrrave.

Përfaqësuesi më i njohur i kësaj grupi është acidi salicilik. Në përqendrimin e duhur (zakonisht deri në 2 për qind), ai ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe në parandalimin e shenjave të hershme të plakjes. Edhe pse konsiderohet më i butë sa i përket irritimeve, personat me lëkurë shumë reaktive duhet ta fusin në rutinë me kujdes.

Si ta dini çfarë është më e mira për lëkurën tuaj?

Nëse lëkura juaj është e thatë, e dehidruar ose reagon lehtë, jepini përparësi acideve AHA, sidomos acidit laktik. Nëse synimi juaj është një lëkurë më e fortë, më e re dhe me ton më të njëtrajtshëm, acidi glikolik është zgjedhje e mirë. Për lëkurë të yndyrshme, akne të shpeshta dhe pore të bllokuara, acidet BHA do të japin rezultatet më të mira.

Është e mundur të përdoren edhe AHA edhe BHA në rutinën e kujdesit, por jo njëkohësisht dhe jo shumë shpesh. Lëkurës i duhet ekuilibër: tepër shumë përbërës aktivë mund të shkaktojnë efekt të kundërt, edhe te tipat më rezistentë të lëkurës. /Telegrafi/

7 arsye pse dhembin kockat e fytyrës: Shkaku shpesh nuk është aty ku mendoni



Dhimbja në fytyrë shpesh “vjen nga diku tjetër” – ja cilat probleme shëndetësore fshihen pas saj

Kockat e fytyrës mund të na dhembin, por dhimbja në këtë zonë zakonisht është pasojë e një shkaku të caktuar bazë, si lëndimi, infeksioni apo problemet me nervat, dhe jo sepse vetë kocka “dhemb” spontanisht. Mjekët shpjegojnë se dhimbja në fytyrë shpesh “reflektohet” nga strukturat përreth, si sinuset, dhëmbët apo nyjat e nofullës.

Dhimbja në kockat e fytyrës ka shumë shkaqe

Dhimbja në kockat e fytyrës shpesh sinjalizon probleme me sinuset (sinusiti), nervat (si neuralgjia trigeminale), dhëmbët (absces/karies), nyjën e nofullës ose edhe dhimbje të forta koke, të cilat mund të manifestohen si dhimbje të shurdhëra ose si goditje elektrike, shpesh të shoqëruara me ënjtje, bllokim të hundës ose ndjeshmëri të dhëmbëve. Kjo kërkon nga mjeku të përcaktojë nëse bëhet fjalë për infeksion, çrregullim nervor, lëndim apo stres.

Kjo dhimbje njihet edhe si dhimbje orofaciale dhe është simptomë e disa gjendjeve shëndetësore. Mund të shfaqet kudo në fytyrë, përfshirë zonën rreth syve dhe gojës. Ka shumë shkaqe të mundshme, duke përfshirë lëndimet, infeksionet dhe çrregullimet nervore.

Dhimbja në kockat e fytyrës mund të jetë afatshkurtër (akute) ose afatgjatë (kronike). Mund të prekë njërën anë të fytyrës ose të dyja. Mund të përshkruhet si djegie, shpim, therje, dhimbje e shurdhër, dhimbje e fortë ose ndjesi pulsimi. Në shumicën e rasteve nuk është urgjencë, por mund të tregojë se diçka tjetër po ndodh. Është e rëndësishme të shkoni te mjeku nëse keni dhimbje të pashpjegueshme ose të vazhdueshme në fytyrë që nuk kalon, transmeton Telegrafi.

Cilat lloje dhimbjesh në fytyrë ekzistojnë?

Dhimbja në fytyrë apo në kockat e fytyrës është një term i gjerë që përdoret për të përshkruar dhimbjen që shfaqet kudo në fytyrë. Ekzistojnë lloje të ndryshme dhimbjesh, varësisht nga burimi i tyre:

– Dhimbje dhëmbi për shkak të kariesit ose abscesit
– Dhimbje e nofullës për shkak të çrregullimeve të nyjës temporomandibulare (TMJ) ose frakturës së nofullës
– Dhimbje nervore për shkak të çrregullimeve si neuralgjia trigeminale
– Dhimbje vaskulare për shkak të migrenës ose vaskulitit
– Dhimbje atipike e fytyrës, që shfaqet pa shkak të qartë

shutterstock

Si duket dhimbja atipike e fytyrës?

Personat me dhimbje atipike të fytyrës ndiejnë dhimbje çdo ditë për të paktën 3 muaj. Nxehtësia, të ftohtit ose prekja mund ta nxisin dhimbjen, ndërsa disa njerëz thonë se ajo përkeqësohet kur janë të lodhur ose nën stres. Dhimbja në kockat e fytyrës mund të shfaqet në anën e majtë ose të djathtë, shpesh pranë nofullës ose veshit. Mund të kufizohet në një zonë të vogël ose të përhapet në gjithë fytyrën dhe nuk ndjek domosdoshmërisht rrugën e një nervi.

Një person me dhimbje atipike të fytyrës mund ta përshkruajë dhimbjen si:

– Djegie
– Dhimbje e thellë
– Dhimbje e shurdhër ose e fortë, me periudha shpimi të mprehtë
– Rrahje ose pulsime
– Mpirje ose ndjesi shpimi

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjes në fytyrë?

Ka shumë arsye që mund të shkaktojnë dhimbje në fytyrë, dhe më të shpeshtat janë:

– Dhimbjet e kokës dhe migrena
– Herpes simplex (plagë të ftohta) ose herpes zoster
– Sindroma miofasciale e dhimbjes
– Infeksionet e sinuseve
– Sialadeniti (ënjtja e gjëndrave të pështymës)
– Çrregullimet e nyjës temporomandibulare (TMJ)
– Absceset e dhëmbëve
– Neuralgjia trigeminale

/Telegrafi/

Çifti më i fuqishëm i Golden Globe 2026: Ai fitoi çmime, ajo u shfaq me diamante prej 75 karatësh



Ata nuk ecin gjithmonë në tapetin e kuq, por gjithmonë ecin në të njëjtin drejtim

Po bëhet gjithnjë e më e qartë: Kylie Jenner nuk është më thjesht një influencuese në tapetin e kuq. Ajo është shndërruar në një figurë të pashmangshme të çdo ceremonie të madhe çmimesh, madje edhe atëherë kur… fizikisht nuk shfaqet në tapet. Sepse Kylie nuk ka nevojë të kalojë para fotografëve për të qenë tema kryesore e mbrëmjes.

Në ndarjen e Golden Globe më 11 janar, ku Timothée Chalamet ishte i nominuar për aktorin më të mirë në mjuzikal ose komedi për filmin Marty Supreme, Kylie dëshmoi edhe një herë se e kupton perfekt fuqinë e momentit, estetikën dhe dominimin e heshtur. Ajo nuk eci në tapetin e kuq, por në Instagram tregoi një paraqitje për të cilën u fol më shumë sesa për shumë dalje zyrtare.

Ajo kishte veshur një fustan i punuar enkas për të nga Ashi Studio, të mbuluar me temina, të ngushtë pas trupit, me dekolte të thellë në formë “sweetheart” dhe me rripa që zbrisnin lehtë mbi supe dhe gjok, sensuale, por njëkohësisht e rafinuar. Një lloj glamuri që nuk bërtet, por mbetet në kujtesë, transmeton Telegrafi.

Pamjen e kompletoi me një çantë vintage Gucci, taka Christian Louboutin dhe, sigurisht, me diamante Lorraine Schwartz – plot 75 karatë në unaza dhe vathë. Sinqerisht? Ky nuk është më thjesht bizhuteri, por manifest i pushtetit dhe statusit.

Flokët i mbante në një bisht të gjatë, ndërsa grimi ishte romantik, me kombinim highlighter-blush dhe buzë nude. Gjithçka dukej sikur përcillte një mesazh të qartë: e di kush jam dhe nuk kam nevojë të provoj asgjë.

Nga ana tjetër, Timothée Chalamet mbeti besnik stilit të tij minimalist: kostum krejtësisht i zi, jelek, xhaketë, pantallona të futura në çizme dhe një varëse argjendi. Pamja e tij ishte e përmbajtur, por e saktë, një reflektim i drejtpërdrejtë i mënyrës së tij të aktrimit.

Ajo që e bën këtë çift veçanërisht interesant është fakti se kurrë nuk duken sikur përpiqen të jenë “çifti më i përfolur i momentit”. E megjithatë, çdo herë bëhen të tillë. Pa teatralitet, pa poza të tepruara, pa nevojë për të provuar vlerën e tyre. Dinamika mes tyre është e qetë, por e qëndrueshme dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye duket e sinqertë.

Critics Choice Awards, disa ditë më parë, Timothée madje e përmendi butë Kylie-n në fjalimin e tij të fitores, një gjest i vogël, por mjaftueshëm domethënës për të treguar se ajo është pjesë e historisë së tij, jo vetëm e imazhit publik.

Gjatë viteve të fundit, Kylie ka befasuar shpesh me zgjedhjet e saj të modës: nga fustani Versace i vitit 1999 me shpinë dramatikisht të hapur, te krijimi transparent prej dantelle i Hanae Mori. Por tani duket sikur nuk synon më të shokojë, por të konfirmojë statusin e saj.

Marrëdhënia e tyre zhvillohet larg skandaleve, por afër emocioneve. Nga puthjet nën yje, te paraqitjet e përbashkëta publike, e deri te momentet e qeta familjare, si shtëpiza e Krishtlindjeve prej xhenxhefili, ku Kylie kishte shkruar edhe emrin e Timothée-s. Ky detaj, ndoshta, është më i bukuri nga të gjithë.

Sepse glamuri mund të blihet. Diamantet mund të vishen. Fustanet mund të huazohen. Por vendi në familjen e dikujt – ai fitohet.

Ndoshta Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk ecin gjithmonë bashkë në tapetin e kuq. Por ecin në të njëjtin drejtim. Dhe në një botë ku gjithçka matet me tituj, ky është, në fakt – luksi më i madh. /Telegrafi/

Dysheme e ngrohtë edhe në -20°C pa rritur ngrohjen? Ja truku skandinav që kursen para



Ndërsa te ne çdo dimër përsëritet e njëjta betejë me dyshemetë e akullta, radiatorët e ndezur në maksimum dhe ngrohëset që punojnë pa ndërprerje, në Norvegji ky problem është zgjidhur që para rreth dhjetë vitesh

Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë mrekulli teknologjike apo sisteme jashtëzakonisht të shtrenjta. Zgjidhja e tyre bazohet në një ide të thjeshtë që ndryshon krejtësisht mënyrën e të menduarit. Dysheme e ngrohtë pa ngrohje të shtrenjtë nuk është mit, sepse parimi skandinav i izolimit e mban shtëpinë të ngrohtë edhe në temperatura ekstreme nën zero dhe sjell kursime të mëdha energjie. Ata nuk e rrisin ngrohjen, por ruajnë me mençuri nxehtësinë që tashmë e kanë. Dhe kjo funksionon edhe kur temperaturat bien thellë nën zero.

Gabimi për shkak të të cilit dyshemeja është gjithmonë e ftohtë

Në shumicën e shtëpive dhe banesave tona, dyshemeja është në kontakt të drejtpërdrejtë me tokën e ftohtë. Toka gjatë dimrit shndërrohet në një “pllakatë gjigante akulli” që vazhdimisht thith nxehtësinë nga ambienti. Ngrohja atëherë punon me kapacitet maksimal vetëm për të kompensuar humbjet, ndërsa faturat rriten ndjeshëm.

Qasja skandinave është krejt e kundërta. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është izolimi i plotë termik i dyshemesë nga toka. Në vend të një shtrese të hollë simbolike, nën themele vendoset një shtresë e trashë dhe serioze izolimi që nuk lejon depërtimin e të ftohtit. Dyshemeja pushon së qeni pika më e dobët e shtëpisë dhe bëhet pjesë e një sistemi të mbyllur dhe të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Sekreti i dyshemesë gjithmonë të ngrohtë

Një dysheme që nuk e ftoh shtëpinë përbëhet nga disa shtresa, dhe secila ka rolin e vet. Nën pllakën e betonit ndodhet një shtresë e fuqishme izolimi, rezistente ndaj lagështisë dhe presionit, e cila nuk i humb vetitë e saj për shumë vite. Ajo vepron si një mburojë midis shtëpisë dhe tokës së ngrirë.

Mbi këtë bazë të qëndrueshme, nxehtësia shpërndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa shtresat reflektuese shtesë e drejtojnë atë drejt brendësisë së dhomës, në vend që të humbasë në tokë. Veshjet përfundimtare të dyshemesë zgjidhen ashtu që të përçojnë mirë nxehtësinë, kështu që ndjesia e ngrohtësisë së këndshme nën këmbë është e pranishme gjatë gjithë dimrit.

Falë kësaj ndërtese, për komoditet mjafton një temperaturë shumë më e ulët ngrohjeje sesa në sistemet klasike. Kjo do të thotë më pak konsum energjie dhe më pak ngarkesë për sistemin.

Pse ky investim ia vlen

Në shikim të parë, investimi në izolim cilësor duket i shtrenjtë. Por llogaritja afatgjatë tregon krejt të kundërtën. Shtëpitë me dysheme të izoluar mirë shpenzojnë dukshëm më pak energji për ngrohje, dhe diferenca në fatura vërehet që pas dimrit të parë.

Me kalimin e kohës, investimi fillestar kthehet përmes kursimeve, ndërsa komoditeti mbetet për vite me radhë. Një përparësi tjetër e madhe është siguria: në rast ndërprerjeje të ngrohjes, një shtëpi e tillë ftohet shumë ngadalë dhe ruan temperaturë të këndshme shumë më gjatë se shtëpitë klasike.

Çfarë na pengon në të vërtetë?

Pengesa më e madhe nuk është teknologjia, por mënyra e të menduarit. Shpesh kursehet në fazën e ndërtimit, ndërsa më pas për dekada paguhet çmimi i lartë për ngrohje. Në vendet veriore, përkundrazi, mendohet afatgjatë dhe llogaritet kostoja totale e jetesës në shtëpi gjatë shumë dekadave.

Frika nga ndryshimet dhe mbështetja në metodat “e provuara” e ngadalësojnë edhe më shumë pranimin e këtyre zgjidhjeve. Nxehtësia gjithmonë gjen rrugën më të lehtë për të dalë – dhe kur ajo rrugë mbyllet me izolim cilësor, ngrohtësia mbetet aty ku duhet: brenda shtëpisë.

Përfundim

Përvoja e vendeve të ftohta tregon se dysheme e ngrohtë pa ngrohje të fortë nuk është luks, por zgjedhje e mençur. Në vend të luftës së përhershme me të ftohtin, është e mundur të keni një ngrohtësi të qëndrueshme, komoditet dhe konsum më të ulët energjie. Gjithçka fillon nga një vendim i thjeshtë: të mos e shpërdorojmë nxehtësinë, por ta ruajmë atë. /Telegrafi/

Revolja nuk është lodër: Ku duhen ruajtur armët e zjarrit, si të flasim me fëmijët dhe kush nuk guxon t’i mbajë



Armët, shëndeti mendor dhe siguria familjare – një thirrje për kujdes

Mbajtja e armës së zjarrit, përfshirë revolen, armët e gjuetisë dhe armët sportive, nuk është thjesht çështje lejeje, profesioni apo statusi. Ajo përfaqëson një përgjegjësi të jashtëzakonshme morale, ligjore dhe njerëzore, sepse një gabim i vetëm mund të ketë pasoja të pakthyeshme. Armët e zjarrit i mbajnë kryesisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, roje sigurie, ushtarakë, gjuetarë të licencuar dhe persona të autorizuar për arsye të veçanta. Megjithatë, edhe në këto raste, ekziston një parim i panegociueshëm: arma nuk fal pakujdesi.

Statistikat dhe përvojat ndërkombëtare tregojnë se shumica e tragjedive me armë zjarri nuk ndodhin si pasojë e krimit të qëllimshëm, por për shkak të ruajtjes së gabuar, aksesit të fëmijëve, pastrimit jo profesional, stresit emocional, konflikteve familjare apo konsumimit të alkoolit. Pikërisht për këtë arsye, kultura e sigurisë me armë është po aq e rëndësishme sa vetë ligji, transmeton Telegrafi.

Ku dhe si duhet të ruhet arma e zjarrit (revolja, arma e gjuetisë, arma sportive)

  • Vetëm në kasafortë metalike të certifikuar, të fiksuar në mur ose dysheme
  • Me kod personal ose çelës, jo të arritshëm nga persona të tjerë
  • E ndarë rreptësishtë nga municioni
  • Në vend jo të dukshëm dhe jo të parashikueshëm
  • Asnjëherë e lënë jashtë kasafortës, as “për pak minuta”

Rregull absolut: nëse një fëmijë mund ta gjejë, arma nuk është e ruajtur siç duhet.

Pajisje shtesë sigurie (të domosdoshme)

  • Bravë për këmbëz
  • Bllokues mekanikë shtesë

Edhe kasaforta më e mirë nuk e zëvendëson sigurinë e shumëfishtë. Sa më shumë barriera, aq më pak rrezik.

Edhe armët e gjuetisë kërkojnë të njëjtin nivel përgjegjësie

Të njëjtat parime sigurie vlejnë plotësisht edhe për armët e gjuetisë, si pushkët e gjahut dhe armët sportive. Këto armë shpesh perceptohen gabimisht si “më pak të rrezikshme”, por në realitet janë po aq potencialisht fatale nëse ruhen apo përdoren pa kujdes. Edhe armët e gjuetisë duhet të mbahen të zbrazura, të ndara nga municioni, të mbyllura në kasafortë ose dollap sigurie dhe kurrë të arritshme për fëmijët. Rreziku shtohet veçanërisht kur ruhen në ambiente familjare pa masa mbrojtëse, kur pastrohen pa njohuri profesionale ose kur përdoren nga persona nën stres emocional, alkool apo tension familjar. Siguria me armë nuk varet nga lloji i armës, por nga sjellja e njeriut që e zotëron.

Vendet që NUK janë të sigurta (gabime të shpeshta dhe fatale)

  • Sirtarë pa bravë
  • Komodina pranë shtratit
  • Nën jastëk apo dyshek
  • Dollapë rrobash
  • Çanta personale
  • Automjeti (ndarja e dorezave, nën ulëse)

Shumë aksidente ndodhin pikërisht sepse arma lihet “vetëm për pak”.

Përdorimi i armëve në ahengje, festa dhe dasma – një rrezik real dhe i ndaluar

Një fenomen i rrezikshëm që vazhdon të jetë i pranishëm në shoqëri është përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, festa familjare dhe dasma, shpesh me arsyetimin e gabuar të “gëzimit” apo “traditës”. Duhet theksuar qartë se çdo shkrepje në ajër është e rrezikshme dhe e ndaluar me ligj, sepse plumbat e shkrepur nuk zhduken, por bien përsëri në tokë, duke rrezikuar jetën e të tjerëve, shpesh edhe në zona të largëta nga vendi i festës. Çdo vit, raste të tilla përfundojnë me plagosje apo humbje jete, pa asnjë qëllim kriminal, por si pasojë e pakujdesisë dhe mosvetëdijes.

Festa nuk justifikon rrezikun dhe gëzimi nuk matet me armë. Në këto raste, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi personin që qëllon, por edhe mbi organizatorët dhe të gjithë ata që e tolerojnë një sjellje të tillë. Siguria publike duhet të jetë gjithmonë mbi çdo zakon apo perceptim të gabuar kulturor.

Poligonet e gjuajtjes – ku mësohen armët e zjarrit, jo në shtëpi

Në Kosovë ekzistojnë poligone të licencuara për gjuajtje, të cilat funksionojnë sipas rregullave ligjore dhe standardeve të sigurisë. Këto hapësira janë krijuar për ata që kanë interes të mësojnë rreth armëve të zjarrit në mënyrë të kontrolluar, profesionale dhe të mbikëqyrur, pa rrezikuar familjen apo komunitetin. Trajnimi zhvillohet nga persona të trajnuar, në ambiente të dedikuara dhe larg shtëpive, fëmijëve dhe jetës familjare.

Mesazhi është i qartë: kush ka interes të mësojë për armët e zjarrit, duhet ta bëjë këtë në poligon, jo në ambiente shtëpiake dhe kurrë pa trajnim. Edukimi për armët nuk nënkupton domosdoshmërisht mbajtjen e armës në shtëpi, por respektimin e rreptë të sigurisë dhe përgjegjësisë.

Kush NUK duhet të mbajë armë zjarri

Mbajtja e armëve të zjarrit është veçanërisht e rrezikshme dhe shpesh e papranueshme për persona që vuajnë nga çrregullime psikike, ankth i rëndë, depresion apo impulsivitet, që gjenden në konflikte familjare, ndarje, xhelozi ose situata dhune, që konsumojnë alkool apo substanca të tjera, si dhe për ata që janë nën stres të madh emocional për shkak të humbjes, krizave personale apo ngarkesës së vazhdueshme psikologjike. Në këto rrethana, arma nuk mbron, por rrit ndjeshëm rrezikun e vetëlëndimit, dhunës aksidentale dhe tragjedive familjare.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e armës

  • Vetëm nga persona të trajnuar
  • Gjithmonë me armën tërësisht të zbrazur dhe të kontrolluar dy herë
  • Në ambient të izoluar, pa fëmijë
  • Pa improvizime shtëpiake
  • Në mungesë njohurish → servis i autorizuar

Pastrimi jo profesional është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve.

Transportimi i armës

  • Gjithmonë e zbrazur
  • E mbyllur, e padukshme
  • Sipas rregullave ligjore
  • Asnjëherë e lënë në veturë pa mbikëqyrje

Humbja ose vjedhja e armës

Çdo humbje apo vjedhje duhet të raportohet menjëherë. Çdo vonesë rrit rrezikun që arma të përdoret për krim apo aksident, transmeton Telegrafi.

Si të flasim me fëmijët për armët – pa frikë

Fëmijët dëgjojnë për armët nga media, lojërat, rrjetet sociale. Heshtja nuk i mbron.

  • Flisni qetë, me gjuhë të thjeshtë
  • Shpjegoni se arma nuk është lodër
  • Vendosni rregull të qartë: nëse shohin armë, largohen dhe njoftojnë një të rritur
  • Mos i trembni, por mos e banalizoni rrezikun

Armët nuk janë temë tabu, por as objekt kureshtjeje për fëmijët. Ato përmenden vetëm në kontekst sigurie dhe përgjegjësie. Kur fëmijët ndiejnë se prindërit flasin hapur dhe me maturi, frika zëvendësohet me besim. Në familjet ku arma ruhet siç duhet dhe diskutohet me qetësi, rreziku zvogëlohet ndjeshëm. Heshtja, fshehja apo neglizhenca janë shumë më të rrezikshme sesa një bisedë e thjeshtë, e përsëritur sipas moshës së fëmijës. Siguria nuk fillon me metalin e armës, por me kulturën familjare të përgjegjësisë.

Çfarë të bëhet në rast rreziku

Nëse:

  • dyshoni se arma nuk është e ruajtur sigurt
  • një fëmijë ka pasur qasje
  • një anëtar i familjes është emocionalisht i paqëndrueshëm

➡️ arma duhet të largohet menjëherë nga ambienti dhe të kërkohet ndihmë institucionale. Reagimi i hershëm shpëton jetë.

Ligji dhe përgjegjësia

  • Çdo armë duhet të jetë e regjistruar dhe e licencuar
  • Mbajtja pa leje është vepër penale
  • Pronari mban përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale

Mesazh për lexuesin

Revolja nuk garanton siguri automatike. Sigurinë e garanton vetëm përgjegjësia, vetëkontrolli dhe parandalimi. Në shumë raste, vendimi më i mençur për familjen dhe komunitetin është të mos ketë armë në shtëpi.

Kujdesi sot parandalon tragjedinë nesër. /Telegrafi/

Pse truri i njeriut i do mendimet negative? Psikologët kanë 3 këshilla se si t’i ktheni në favorin tuaj



A e keni vënë re pse truri ynë arrin të rikujtojë me gjallëri momentet më të pakëndshme nga shumë vite më parë, ndërsa mezi mban mend një kompliment të bukur që e kemi marrë javën e kaluar?

Arsyeja lidhet me prirjen e trurit për t’u kapur më fort pas mendimeve negative sesa atyre pozitive, një fenomen që në psikologji quhet prirja ndaj negativitetit. Kjo prirje shpesh forcohet edhe nga një mekanizëm tjetër shoqërues, të cilin studiuesit e quajnë neutralizimi i ndjenjave negative.

Nëse edhe ju e përjetoni këtë, është lehtësuese të dini se nuk bëhet fjalë për një tipar të veçantë personaliteti, por për një fenomen të dokumentuar dhe studiuar prej dekadash në psikologjinë evolucionare. Kjo do të thotë se gabimi apo poshtërimi i dikurshëm që vazhdoni ta ripërjetoni në mendje, me shumë gjasë nuk është aq “i thellë” sa duket. Kjo prirje është pjesë e “instalimit” bazë të trurit njerëzor, e formësuar nga evolucioni dhe e përforcuar nga stresi modern.

Të kuptuarit pse ndodh kjo është hapi i parë për të ndërprerë ciklin dhe për të rimarrë kontrollin mbi rrëfimin tuaj të brendshëm mendor, shkruan Psychology Today, përcjell Telegrafi.

Më poshtë janë 3 arsyet kryesore pse truri anon nga negativiteti dhe çfarë mund të bëni për secilën prej tyre.

1. Truri është zhvilluar për t’i dhënë përparësi mendimeve negative

Shumë kohë para telefonave inteligjentë, afateve dhe rrjeteve sociale, njerëzit kishin një detyrë themelore: të mbijetonin. Kjo nënkuptonte vëmendje të shtuar ndaj çdo sinjali që mund të sillte rrezik. Një shushurimë në shkurre, ndryshime të papritura të motit apo gjurmë të çuditshme kafshësh të egra mund të nënkuptonin rrezik vdekjeprurës nëse injoroheshin.

Me fjalë të tjera, humbja e një kërcënimi të mundshëm mund të ishte fatale, ndërsa humbja e diçkaje pozitive si një pamje e bukur apo një tingull i këndshëm, rrallë kishte pasoja serioze.

Përgjatë mijëra viteve, kjo ka bërë që truri i njeriut t’u japë përparësi informacioneve negative ose kërcënuese. Edhe sot, truri përdor të njëjtin “sistem alarmi” të lashtë, duke e trajtuar refuzimin shoqëror, kritikat, frikën financiare apo pasigurinë si kërcënime për mbijetesën.

Studimet tregojnë se amigdala, struktura kyçe e trurit për përpunimin emocional, reagon veçanërisht fort ndaj stimujve kërcënues. Edhe pse aktivizohet si për emocionet pozitive ashtu edhe për ato negative, ajo tregon ndjeshmëri më të madhe kur perceptohet rrezik.

Prandaj, ju mund të rikujtoni vazhdimisht tonin e ashpër të një kolegu apo një gabim të vogël, edhe pse realisht jeni fizikisht të sigurt. Në ato momente, është e rëndësishme të kujtoni se truri juaj nuk po përpiqet t’ju torturojë, ai po përpiqet t’ju mbrojë, sipas mënyrës më të mirë që njeh.

2. Mendimet negative përpiqen të parandalojnë ngjarjet negative

Psikologjia prej kohësh e ka dokumentuar prirjen ndaj negativitetit: ne i mbajmë mend përvojat negative më gjallërisht sesa ato pozitive. Një studim me ndjekje të lëvizjes së syve, ku morën pjesë 130 studentë meshkuj, tregoi se njerëzit përqendrohen më shumë në detajet qendrore të ngjarjeve emocionale negative, duke i bërë këto kujtime më të thella dhe më të qëndrueshme.

Kjo ndodh sepse përvojat negative aktivizojnë më fort qendrat e përpunimit të informacionit në tru, veçanërisht amigdalën, e cila i jep përparësi kujtimeve emocionalisht të ngarkuara. Ky mekanizëm shpjegon pse:

  • Harroni pesë komplimente, por fiksoheni pas një kritike
  • Mbani mend një gabim pune prej vitesh, por mezi rikujtoni një arritje të vogël të përditshme
  • Ripërjetoni vazhdimisht momente të sikletshme, ndërsa rrallë riktheheni te momentet e krenarisë

Psikologët socialë kanë zbuluar gjithashtu se njerëzit u japin më shumë peshë emocionale humbjeve sesa fitimeve, fenomen i njohur si neveria ndaj humbjes. Ai ndikon në mënyrën se si reagojmë ndaj rënies së bilancit bankar apo ndaj kritikave të njerëzve të afërt.

Kjo prirje evolutive nuk ndikon vetëm në kujtesë, por edhe në vendimmarrje, motivim dhe vetëperceptim, me synimin për të shmangur humbjet dhe përvojat negative në të ardhmen. Problemi lind kur nuk punojmë në mënyrë aktive për të vënë re dhe përforcuar përvojat pozitive – atëherë truri, automatikisht, fokusohet te ajo që shkon keq, duke e kthyer jetën në një proces të vazhdueshëm frike.

3. Mendimet negative krijojnë cikle emocionale vetëpërforcuese

Kur mendimet negative rrënjosen, ato nxisin reagimin ndaj stresit. Përqendrimi i vazhdueshëm në negativitet çon në çlirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili e bën trurin edhe më të ndjeshëm ndaj sinjaleve negative.

Krijohet kështu një rreth vicioz: mendimi negativ aktivizon stresin, stresi e rrit ndjeshmërinë ndaj negativitetit, dhe kjo çon në edhe më shumë mendime shqetësuese. Një studim i vitit 2014, botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, tregoi se ruminimi pas stresit (përsëritja e mendimeve negative pas një ngjarjeje stresuese) parashikon reagime më të forta të kortizolit ndaj stresorëve të ardhshëm.

Me kalimin e kohës, truri “mëson” të presë rrezik – edhe kur ai nuk ekziston – dhe reagon gjithnjë e më fort. Prandaj ruminimi konsiderohet një nga parashikuesit më të fuqishëm të ankthit dhe depresionit.

Në këtë fazë, shpesh e kapim veten duke pyetur:

  • “Pse nuk arrij ta lë këtë pas?”
  • “Pse më sillet vazhdimisht në mendje?”
  • “Pse më shqetëson kaq shumë?”

Por truri thjesht po bën atë që është mësuar të bëjë prej vitesh. Lajmi i mirë është se këto cikle mund të prishen. Me ushtrime të vetëdijshme mendore, vëmendje ndaj mendimeve dhe kultivim të përvojave pozitive, truri mund të “rirregullohet”.

Përfundim

Mendimet negative qëndrojnë fort në mendjen tuaj sepse truri është ndërtuar për mbrojtje, jo për lumturi. Por sapo të kuptoni mekanizmat e mbijetesës, paragjykimet psikologjike dhe ciklet emocionale që veprojnë në prapaskenë, mund të filloni t’i ndërprisni ato.

Duke ngadalësuar ritmin, duke vëzhguar mendimet tuaja dhe duke ushqyer me qëllim përvojat pozitive, ju mund ta stërvitni trurin që të mos mbahet më kaq fort pas negativitetit dhe ta lejoni të pranojë të mirën me më shumë lehtësi. /Telegrafi/

Askush nuk e priste këtë rikthim: Julia Roberts rrëmben vëmendjen pa zbuluar asgjë



Një fustan i zi, një detaj i ëmbël dhe buzëqeshja që i la të gjithë pa fjalë

Një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit u rikthye në tapetin e kuq dhe tregoi se për të tërhequr vëmendjen nuk janë të domosdoshme veshjet provokuese. Mjafton një buzëqeshje e sinqertë – ajo që e ka bërë ikonë ndër breza.

Aktorja Julia Roberts u shfaq në ndarjen e Golden Globes 2026 dhe është e drejtë të thuhet se magjepsi të pranishmit me zgjedhjen e saj elegante. E njohur për dashurinë ndaj kostumeve të gjera dhe stilit maskulin-elegant, “gruaja me buzëqeshjen më të bukur në botë” këtë herë vendosi të surprizojë me një krijim krejt tjetër.

Për këtë mbrëmje solemne, ajo zgjodhi një fustan elegant të zi prej kadifeje mëndafshi, me firmën Giorgio Armani Privé. Krijimi glamuroz dallohej për rripat delikatë të shpatullave dhe një dekolte të thellë, i cili theksonte një detaj të veçantë që tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe mediave të modës, transmeton Telegrafi.

profimedia

Bëhet fjalë për një gjerdan në formë luleshtrydheje, i zbukuruar me diamante dhe një zinxhir ari. Edhe pse simbolika e këtij aksesori ende nuk është zbuluar, një gjë është e sigurt: ai i dha stilimit monokromatik një prekje ngjyre, finesë dhe “ëmbëlsi” të rafinuar, duke krijuar kontrastin perfekt me të zezën klasike të fustanit.

Julia e kompletoi pamjen me një grim minimal në nuanca tokësore, që theksonte tiparet e saj natyrale, si dhe me flokë të valëzuar lehtë, të lëshuara mbi supe, një rikthim i hijshëm te eleganca e përjetshme që e karakterizon.

Kjo paraqitje u komentua gjerësisht si dëshmi se stili i vërtetë nuk varet nga trendet kalimtare, por nga qëndrimi, finesa dhe karizma personale. Në një mbrëmje plot shkëlqim dhe ekstravagancë, Julia Roberts dëshmoi edhe një herë se thjeshtësia e zgjuar dhe buzëqeshja ikonike janë armët e saj më të forta.

- YouTube

/Telegrafi/

Pse bien flokët pikërisht në pjesën e përparme të kokës? Ja çfarë thonë studimet



Hormonet, gjenetika dhe ndjeshmëria e veçantë e skalpit ballor luajnë rol kyç në këtë proces

Rënia e flokëve është një shqetësim i shpeshtë si te meshkujt ashtu edhe te gratë, por ajo që bie më shumë në sy është fakti se te shumë persona flokët fillojnë të rrallohen pikërisht në pjesën e përparme të kokës, përgjatë vijës së ballit. Studimet shkencore tregojnë se kjo nuk ndodh rastësisht, por si rezultat i një kombinimi faktorësh biologjikë dhe hormonalë.

Hormonet dhe roli i DHT-së

Sipas American Academy of Dermatology, shkaku kryesor i rënies së flokëve në pjesën e përparme është ndjeshmëria e folikulave ndaj dihidrotestosteronit (DHT), një derivat i testosteronit. Ky hormon shkurton ciklin e rritjes së flokut, zvogëlon gradualisht folikulën dhe çon në prodhimin e flokëve gjithnjë e më të hollë, derisa rritja ndalon plotësisht. Ky proces njihet si alopecia androgjenetike, forma më e zakonshme e rënies së flokëve.

Pse preket më shumë zona ballore?

Studime të publikuara në Journal of Investigative Dermatology tregojnë se zona e përparme dhe ajo e sipërme e kokës kanë densitet më të lartë receptorësh për androgjenë dhe ndjeshmëri gjenetike më të madhe ndaj DHT-së. Në të kundërt, pjesa e pasme e kokës zakonisht ruan flokët, sepse folikulat aty janë më rezistente, fakt që shfrytëzohet edhe në transplantet e flokëve, transmeton Telegrafi.

Qarkullimi i gjakut dhe inflamacioni i heshtur

Sipas British Journal of Dermatology, në zonën ballore shpesh vërehet qarkullim më i dobët mikrovaskular dhe prani e inflamacionit kronik të lehtë. Këta faktorë përkeqësojnë furnizimin e folikulës me oksigjen dhe lëndë ushqyese, duke e përshpejtuar rënien e flokëve.

Stresi – një përshpejtues i nënvlerësuar

Hulumtimet tregojnë se kortizoli, hormoni i stresit, ndikon drejtpërdrejt në ciklin e rritjes së flokëve. Zona ballore, për shkak të ndjeshmërisë së saj hormonale, reagon më shpejt ndaj stresit kronik, duke e bërë rënien e flokëve më të dukshme pikërisht aty.

Faktorë shtesë, veçanërisht te gratë

Sipas Endocrine Reviews, te gratë rënia e flokëve në pjesën e përparme shpesh lidhet edhe me çrregullime të tiroides, sindromën e vezoreve policistike (PCOS), mungesë hekuri dhe ferritine, mungesë të vitaminës D, si dhe ndryshime hormonale pas lindjes ose gjatë menopauzës. Në këto raste, rënia mund të jetë më difuze, por zakonisht fillon nga vija e ballit.

💊 Çfarë ndihmon vërtet dhe çfarë është mit?

Ekspertët theksojnë se rënia e flokëve në pjesën e përparme nuk është vetëm çështje estetike, por një proces biologjik që kërkon qasje të bazuar në prova shkencore.

Çfarë funksionon realisht

  • Diagnostikimi i hershëm dermatologjik
  • Trajtimet e provuara klinikisht, si minoksidili topikal, sipas rekomandimit mjekësor
  • Balancimi hormonal në rastet me çrregullime të dokumentuara
  • Korrigjimi i mungesave ushqyese (hekuri, ferritina, vitamina D)
  • Menaxhimi i stresit kronik dhe përmirësimi i stilit të jetesës

Çfarë nuk ka bazë shkencore

  • Vajrat apo preparatet “mrekulli” që premtojnë ndalje të plotë të rënies hormonale
  • Shampot që pretendojnë rigjenerim të folikulave të vdekura
  • Masazhet që supozohet se neutralizojnë efektin e DHT-së
  • Suplementet e përdorura pa analiza paraprake dhe pa indikacion mjekësor

Ekspertët sqarojnë se asnjë trajtim kozmetik nuk mund ta ndalë plotësisht rënien hormonale të flokëve, por ndërhyrja e hershme dhe e saktë mund ta ngadalësojë ndjeshëm procesin dhe të ruajë flokët ekzistues.

🧾 Shënim editorial

Ky artikull ka karakter informues dhe nuk zëvendëson këshillën mjekësore. Për vlerësim dhe trajtim të personalizuar, rekomandohet konsultë me dermatolog ose mjek specialist. /Telegrafi/

Vaji i kokosit kundër celulitit: Si ta përdorni për lëkurë më të shtrënguar dhe më të butë



5 mënyra të thjeshta për lëkurë më të shtrënguar, më të butë dhe më të ushqyer

Çdo grua do ta pranojë se celuliti është një nga “armiqtë” më të mëdhenj. Për ta parandaluar, pimë shumë ujë, ushtrohemi rregullisht dhe i kushtojmë vëmendje ushqimit, por shpesh përdorim edhe trajtime të ndryshme për ta reduktuar sa më shpejt.

Për ta sqaruar: celuliti është rezultat i grumbullimit të tepërt të yndyrës në indin lidhor, gjë që shkakton gropëzime të valëzuara në lëkurë, të ngjashme me lëvoren e portokallit. Zakonisht shfaqet në kofshë, ije, vithe dhe bark dhe shpesh perceptohet si estetikisht i pakëndshëm.

Për të mos ardhur në këtë situatë, ose nëse jeni tashmë të prirura ndaj tij, më poshtë gjeni këshilla se si të parandaloni përhapjen e celulitit, por edhe si ta zbusni atë në mënyrë natyrale. Gjithçka që ju nevojitet është vaji i kokosit, i cili mund të përdoret në pesë mënyra, transmeton Telegrafi.

1. Konsumimi i vajit të kokosit

Mund të konsumoni dy lugë vaj kokosi në ditë para stërvitjes ose ta përdorni në gatim. Ai mund të nxisë proceset natyrore të metabolizmit të yndyrave në trup dhe të ndihmojë në reduktimin e celulitit.

2. Aplikimi lokal në zonat e prekura nga celuliti

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për ta trajtuar celulitin. Masazhoni çdo ditë vaj kokosi në zonat e trupit ku shfaqet celuliti. Lëkura e përthith vajin, ndërsa masazhi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe në zbutjen e depozitave yndyrore. Përveç kësaj, vaji i kokosit ushqen lëkurën dhe e bën atë më të butë dhe më elastike.

3. Furçimi i thatë

Kjo është një metodë shumë popullore, ku vaji i kokosit aplikohet në lëkurë dhe më pas ajo fërkohet me një furçë të thatë. Vendosja e vajit menjëherë pas një dushi të ngrohtë dhe më pas furçimi i lëkurës stimulon sistemin limfatik. Për rezultate më të mira, zgjidhni një furçë natyrale dhe shmangni ato me fibra artificiale.

Kjo metodë, përveç ndihmës në eliminimin e toksinave dhe yndyrave të grumbulluara, ndihmon edhe në heqjen e lëkurës së thatë në gjunjë, bërryla dhe kyçe, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën më të shtrënguar.

4. Kombinimi me kafe

Dihet se kafeja ndihmon në luftimin e celulitit, por në kombinim me vajin e kokosit krijon një përzierje shumë efektive.

Përzieni vaj kokosi me kokrra kafeje dhe krijoni një pastë. Tekstura e ashpër e kafesë vepron si piling, duke hapur poret e bllokuara, ndërsa vaji i kokosit siguron hidratim të mjaftueshëm. Ruajeni këtë përzierje në një enë qelqi dhe ngroheni pak para përdorimit. Pasi ta aplikoni në lëkurë, shpëlajeni pas 15 minutash.

Kjo përzierje ndihmon gjithashtu në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe limfës. Përdorimi i vajit të ngrohtë të kokosit për këtë qëllim është një ide e mirë.

5. Përzierja me vajra esencialë

A e dinit se kombinimi i vajrave esencialë me vajin e kokosit mund të ndihmojë në reduktimin e celulitit? Përgatisni një përzierje nga këta dy përbërës dhe aplikojeni në zonat e prekura. Është vërejtur se përzierjet e vajrave esencialë mund të ndihmojnë në zbutjen e yndyrës së tepërt nën shtresat e lëkurës.

Natyrisht, paralelisht me përdorimin e vajit të kokosit, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimit dhe të pini mjaftueshëm ujë. Vetëm përdorimi i vajit të kokosit nuk do të sjellë ndryshim nëse nuk ndiqet një stil jetese i shëndetshëm. /Telegrafi/

Zhurma në veshë, marramendja ose dëgjimi i dobësuar mund të jenë reagim ndaj 5 llojeve të barnave



Merren shpesh, por pak kush e di këtë rrezik

Zhurma në veshë (tinitusi), marramendja ose dëgjimi i zbehur mund të jenë efekte anësore të padëshiruara të disa barnave. Një spektër i gjerë medikamentesh – disa prej të cilave merren edhe pa recetë, mund të jenë ototoksike, pra të dëmtojnë veshin e brendshëm dhe të ndikojnë në dëgjim ose ekuilibër. Ototoksiciteti është një term që vjen nga fjalët “oto” (vesh) dhe “toksik” (helmues). Ai mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë infeksionet, predispozitën gjenetike dhe përdorimin e barnave.

Rreth 200 barna kanë veti ototoksike

Ototoksiciteti përkufizohet si toksicitet ndaj veshit, veçanërisht ndaj kokleas (kërmillit) ose nervit të dëgjimit. Ai mund të çojë në humbje të dëgjimit, tinitus dhe çrregullime të ekuilibrit. Reagimet e padëshiruara ndonjëherë janë të përkohshme, ndërsa në raste të tjera mund të jenë të përhershme dhe varen nga lloji i barit, doza, kohëzgjatja e përdorimit dhe ndjeshmëria individuale.

Veshi i brendshëm është jashtëzakonisht delikat. Shumica e specialistëve konsiderojnë se barnat ototoksike shkaktojnë dëmtime duke shkatërruar qelizat e imta me qime në koklea – pjesë kyçe e veshit të brendshëm. Kur këto qeliza dëmtohen, ato nuk rigjenerohen, prandaj humbja e dëgjimit në shumë raste është e pakthyeshme. Vlerësohet se rreth 200 barna kanë potencial ototoksik, veçanërisht këto pesë grupe, transmeton Telegrafi.

Antibiotikët

Antibiotikët aminoglikozidë, si gentamicina, tobramicina dhe streptomicina, zakonisht përshkruhen në infeksione të rënda si sepsa, meningjiti apo tuberkulozi – gjendje ku nevojitet trajtim i shpejtë dhe agresiv për të shmangur pasoja fatale. Në këto raste, përfitimi i terapisë shpesh e tejkalon rrezikun e dëmtimit të dëgjimit. Këta antibiotikë zakonisht jepen intravenoz dhe janë ndër substancat ototoksike më të dokumentuara. Ato mund të shkaktojnë humbje të përhershme të dëgjimit, sidomos kur përdoren në doza të larta ose për periudha të gjata. Disa pacientë janë gjenetikisht më të ndjeshëm ndaj këtyre efekteve.

Rreziku rritet edhe nga fakti se këto barna mund të qëndrojnë në veshin e brendshëm për javë apo edhe muaj, çka do të thotë se dëmtimi mund të vazhdojë edhe pas përfundimit të terapisë. Kujdes rekomandohet edhe me antibiotikë të tjerë, si makrolidët (eritromicina, azitromicina) dhe vankomicina, të cilët janë lidhur me probleme të dëgjimit, veçanërisht te të moshuarit dhe te personat me sëmundje të veshkave.

Barnat për zemrën

Diuretikët e ansës së Henles, si furosemidi dhe bumetanidi, përdoren shpesh në trajtimin e insuficiencës kardiake dhe tensionit të lartë. Kur aplikohen në doza të larta ose intravenoz, mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit për shkak të çrregullimit të ekuilibrit të lëngjeve dhe elektroliteve në veshin e brendshëm. Vlerësohet se rreth 3% e pacientëve mund të zhvillojnë reagime ototoksike.

Disa barna për uljen e tensionit janë lidhur gjithashtu me shfaqjen e tinitusit. Këtu përfshihen ACE–inhibitorët, si ramiprili, si dhe bllokuesit e kanaleve të kalciumit, si amlodipina. Edhe pse këto lidhje janë vërejtur, nevojiten studime shtesë për të sqaruar plotësisht ndikimin e tyre në dëgjim.

Kimioterapia

Disa barna të kimioterapisë, veçanërisht ato që përmbajnë platin, si cisplatina dhe karboplatina, njihen për efekt të fortë ototoksik. Cisplatina, e përdorur në trajtimin e kancerit të testikujve, vezoreve, gjirit dhe tumoreve të kokës e qafës, mund të çojë në humbje të përhershme të dëgjimit. Rreziku rritet nëse terapia me rrezatim aplikohet në zonën e kokës ose qafës.

Deri në 60% e pacientëve të trajtuar me cisplatinë zhvillojnë një shkallë të caktuar dëmtimi të dëgjimit. Studiuesit po eksplorojnë mënyra për të ulur këtë rrezik përmes përshtatjes së dozës ose frekuencës së administrimit, pa komprometuar efikasitetin e trajtimit.

Barnat kundër dhimbjes

Doza të larta të analgjezikëve të zakonshëm, si aspirina dhe NSAID-ët (ibuprofeni, naprokseni), të përdorur kundër dhimbjes, inflamacionit dhe temperaturës, janë lidhur me tinitus dhe humbje të dëgjimit.

Një studim i madh tregoi se gratë nën 60 vjeç që merrnin rregullisht doza të moderuara aspirine (325 mg ose më shumë, 6–7 herë në javë) kishin 16% rrezik më të lartë për zhvillimin e tinitusit. Kjo lidhje nuk u vu re me doza të ulëta (100 mg ose më pak). Përdorimi i shpeshtë i NSAID-ëve dhe paracetamolit u shoqërua gjithashtu me rreth 20% rritje të rrezikut për tinitus.

Studime të tjera e kanë lidhur përdorimin afatgjatë të këtyre barnave me humbje të dëgjimit, veçanërisht te meshkujt nën 60 vjeç. Në shumicën e rasteve, simptomat tërhiqen pas ndërprerjes së barit, por zakonisht shfaqen pas përdorimit të zgjatur dhe në doza të larta.

Barnat antimalarike

Barnat si klorokina dhe kinina, të përdorura për trajtimin e malaries dhe ngërçeve muskulore, mund të shkaktojnë humbje të kthyeshme të dëgjimit dhe tinitus. Një studim tregoi se 25–33% e personave me humbje dëgjimi kishin përdorur më parë këto barna.

Hidroksiklorokina, e përdorur në trajtimin e lupusit dhe artritit reumatoid, ka strukturë kimike të ngjashme dhe rrezik të ngjashëm. Te disa persona dëgjimi përmirësohet pas ndërprerjes së terapisë, por te të tjerë mund të mbetet dëmtim i përhershëm, veçanërisht pas përdorimit afatgjatë ose në doza të larta.

Personat që tashmë kanë dëmtim të dëgjimit, vuajnë nga sëmundje të veshkave ose kanë predispozitë gjenetike janë në rrezik më të lartë, po ashtu edhe pacientët që marrin njëkohësisht disa barna ototoksike. Fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë grupe veçanërisht të ndjeshme.

Mjekët theksojnë se në situata të caktuara – si trajtimi i kancerit, sepsës apo tuberkulozit – përfitimet e këtyre barnave e tejkalojnë rrezikun. Megjithatë, informimi i pacientit është thelbësor. Këshillohet që pacientët të pyesin profesionistët shëndetësorë nëse barnat që përdorin mund të ndikojnë në dëgjim ose ekuilibër dhe që çdo simptomë si zhurma në veshë, marramendja apo dëgjimi i dobësuar të raportohet menjëherë. Këto rekomandime përputhen edhe me udhëzimet e World Health Organization dhe National Institutes of Health mbi sigurinë e përdorimit të barnave. /Telegrafi/

❌