Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua

Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale.

Ai ka postuar një fotografi, në të cilën ka treguar se ka nisur edhe një kapitull të ri të jetës.

Kjo vjen pas tragjedisë në familje, ku vëllai i ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga një aksident me motoçikletë.

Pas rikthimit me këngën “Memories”, duket se artisti po kthehet edhe në normalitet.

“Kapitull i ri. Ju dua”, ka shkruar në postim.

Projekti që ia dedikoi vëllait ka mbledhur mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.

Tani siç shihet do të ketë kthim edhe nëpër mbrëmje e koncerte, pavarësisht gjendjes së rënduar. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua appeared first on Sinjali.

Kënga e re ‘shpërthen’ gjithandej, reagon Gjesti: Kaq shumë dashuri, s’kam fjalë

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, po shënon sukses të madh ndërkombëtar.

Artisti ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon se projekti i tij muzikor është renditur në ‘trending’ në disa vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore.

Sipas postimit, “Memories” është numër një në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka arritur gjithashtu pozita të larta në shtete si Gjermani, Suedi, Belgjikë, Austri, Norvegji, Greqi, Slloveni, Itali, Maltë, Mbretëri e Bashkuar, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Kroaci.

Në mesazhin shoqërues, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky sukses është rezultat i dashurisë dhe përkrahjes së publikut.

“Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve. S’kam fjalë”, ka shkruar ai.

Projektin ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, Eldionit, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kënga e re ‘shpërthen’ gjithandej, reagon Gjesti: Kaq shumë dashuri, s’kam fjalë appeared first on Sinjali.

Kënga e re e Gjestit arrin afro tre milionë klikime për vetëm tre ditë

Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjesti, është rikthyer pak ditë më parë pas një kohe të gjatë në muzikë.

“Memories” mban titullin kënga e re, të cilën e solli pas tragjedisë së vëllait dhe që e ka bërë si dedikim për të.

Ky projekt prek me fjalët për të vëllanë tashmë të ndjerë, i cili vdiq më muajin shtator nga një aksident me motoçikletë.

Kënga ka thyer rekorde dhe ka mbledhur mbi 2.5 milionë klikime për vetëm tre ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kënga e re e Gjestit arrin afro tre milionë klikime për vetëm tre ditë appeared first on Sinjali.

Limi flet pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Tregon përvojën dhe planet me Albën

Limi ka folur pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si të paharrueshme.

Ai theksoi se ka përjetuar të dyja anët e lojës, duke u ndier i vlerësuar dhe i respektuar nga banorët.

Limi u shpreh se sheh veten si një person energjik dhe e krahasoi veten me personazhin Stitch, duke theksuar se gjithmonë zgjedh veten, por ndonjëherë duhet të “zmbrapset”.

Ai gjithashtu shtoi se do të mbështesë të gjithë banorët dhe është i hapur për të ardhmen me Albën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi flet pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Tregon përvojën dhe planet me Albën appeared first on Sinjali.

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për kohën e kaluar brenda programit.

Ai u drejtohet banorëve, duke theksuar se çdo moment ka qenë i paharrueshëm, por tani është koha për të vazhduar rrugëtimin e tij jashtë shtëpisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova appeared first on Sinjali.

Dolce rikthehet në krahët e Limit

Dita e sotme ka sjellë një moment të papritur dhe emocionues mes këngëtarëve Dolce dhe Limi, të cilët janë kapur në një përqafim të ngrohtë dhe intime.

Pamjet e tyre kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë filluar të hedhin hamendësime mbi raportin e tyre.

Përqafimi është interpretuar nga shumë si një shenjë afrimi emocional dhe nostalgjie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dolce rikthehet në krahët e Limit appeared first on Sinjali.

Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente të lumtura nga “java perfekte” në Paris, ku kaloi kohë me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare postoi fotografi nga udhëtimi dimëror, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.

Çifti shfaqet duke kaluar momente të qeta, duke darkuar dhe shëtitur në rrugët e Parisit. Postimi i Duas mori komente të shumta pozitive nga fansat.

Përveç suksesit në jetën personale, Dua ka shënuar gjithashtu sukses financiar, me kompaninë e saj “Radical22 Live” që raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh në vitin 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa ndan momente romantike në Paris me të fejuarin appeared first on Sinjali.

Lëshohet kënga e re e Gjestit në shtëpinë e BBVA, Gimbo shpërthen në lot

Gjesti ka publikuar dje projektin e tij më të ri muzikor, një këngë dedikim për vëllanë e tij të ndjerë.

Kënga, e cila ka prekur thellë shumë dëgjues, ka shkaktuar emocione të forta edhe te Gimbo, shoku i Gjestit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Gjatë dëgjimit të vargjeve, banori u shfaq i përlotur dhe me shprehje të dukshme dëshpërimi, duke dëshmuar se mesazhi i këngës e ka prekur thellësisht.

@sabrije_hoxha #viral #bigbrothervipalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #bbva #gjesti ♬ original sound – sabrije hoxha

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëshohet kënga e re e Gjestit në shtëpinë e BBVA, Gimbo shpërthen në lot appeared first on Sinjali.

Dua Lipa “ndez” Parisin krah të të fejuarit

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një dalje publike krah të të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Çifti u pa duke ecur së bashku në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil, harmoni dhe vetëbesim.

Këngëtarja 30-vjeçare zgjodhi një paraqitje të guximshme, duke kombinuar xhinsin e dyfishtë me një xhaketë të zbërthyer me dekolte të thellë, poshtë së cilës dukeshin reçipetat e zeza me dantellë.

Pamja e saj u plotësua me çizme të larta kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në nuancë jeshile të errët dhe një çantë luksoze Chanel.

Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq me një stil më minimalist, duke zgjedhur xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure, duke ruajtur një elegancë të thjeshtë por moderne.

Çifti, i cili bëri publike lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, është parë disa herë së bashku në Paris gjatë këtyre ditëve, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi të rëndësishëm mode, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe fansave.

Kjo dalje publike përkon me një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa “ndez” Parisin krah të të fejuarit appeared first on Sinjali.

Martohet këngëtari i famshëm bullgar Azis, publikon fotografi me bashkëshortin e tij

Këngëtari bullgar Vasil Troyanov Boyanov, i njohur si Azis, u martua së fundmi dhe tani ka ndarë foto së bashku me bashkëshortin e tij, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar.

Ata pozuan në plazh, në restorante dhe vende të tjera. Në njërën nga fotot, burri i tij shihet duke mbajtur një kapuç ku shkruan: “E dua burrin tim”.

Azis kishte kohë që i kishte fshehur publikut detajet e jetës së tij private, kështu që ndjekësit u habitën nga lajmi se këngëtari kishte marrë këtë hap të madh dhe kishte ndarë momente intime nga jeta e tij personale.

Kohët e fundit, ai njoftoi në Instagram se udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për t’u martuar. Ai ndau një foto të tyre me unaza martese dhe shkroi: “Sapo u martuam. Faleminderit, Amerikë.”

Më parë, Azis kishte dalë me Nikolai Petrov Parvanov. Ata organizuan një festë “martese” në vitin 2006, por martesa e tyre nuk ishte e ligjshme dhe ata u ndanë në vitin 2008.

Këngëtari bullgar ka bashkëpunuar me një numër artistësh të njohur nga Ballkani, përfshirë Severina, Jelena Karleuša dhe Téa Tairović. Ai filloi karrierën në fund të viteve 1990 dhe është më i njohur për këngën “Sen Trope”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Martohet këngëtari i famshëm bullgar Azis, publikon fotografi me bashkëshortin e tij appeared first on Sinjali.

Rikthimi i Gjestit në muzikë, Rozana ka dy fjalë për “Nubin”

Rikthimi emocional i Gjestit me këngën “Memories” ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe atë të Rozana Radit, e cila ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë ndjenja.

Rozana ka ndarë në Instagram një video nga projekti i ri i Gjestit, të shoqëruar me vargun prekës: “Ta kisha dhan një përqafim tani”, duke i dërguar kështu një mesazh të drejtpërdrejt artistit, të cilit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 i drejtohej shpesh me nofkën “Nubi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthimi i Gjestit në muzikë, Rozana ka dy fjalë për “Nubin” appeared first on Sinjali.

Gjesti thyen rekorde me këngën e tij të re “Memories”

Këngëtari i njohur, Gjesti, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën e tij të re “Memories”, e cila është bërë virale menjëherë pas publikimit.

Kënga, e cila u shpërnda mbrëmjen e së enjtes, ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë.

Gjesti ka treguar se kënga është shkruar me shumë emocion dhe mund, duke pasur vështirësi të mëdha gjatë incizimit.

The post Gjesti thyen rekorde me këngën e tij të re “Memories” appeared first on Sinjali.

Limi e “leçitë” papritur Albën: Bllok e ke përgjithmonë

Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e tij me Albën.

Pas gjithë situatave të tensionuara dhe zhvillimeve të fundit mes tyre, ai ka lënë të kuptohet se kjo marrëdhënie po shkon drejt një fundi përfundimtar.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Limi u shpreh hapur se ndaj Albës do të vendosë “bllok përgjithmonë”, një deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, si te banorët e tjerë, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë.

Ky qëndrim i fortë i Limit vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh, keqkuptimesh dhe emocionesh të forta mes dyshes, të cilat kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë i pakthyeshëm apo nëse situata mes tyre mund të marrë një tjetër rrjedhë në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi e “leçitë” papritur Albën: Bllok e ke përgjithmonë appeared first on Sinjali.

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane”

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Xhane”.

Ky projekt muzikor vjen si rezultat i bashkëpunimit me Benny Bee, Rilind Alimanin dhe Lennoxin, të cilët kanë kontribuar në krijimin e muzikës dhe tekstin.

Për incizimin dhe prodhimin e zërit, Dafina ka bashkëpunuar me Deard Sylejmanin, duke siguruar një cilësi të lartë muzikore dhe interpretim profesional.

Videoklipi i këngës është realizuar nga “Basement”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane” appeared first on Sinjali.

Ariana Grande e pranon se një pauzë nga karriera do të ishte e “shëndetshme” për të

Artistja e njohur, Ariana Grande, ka pranuar se një pauzë nga karriera do të ishte “ndoshta e shëndetshme” për të, teksa thotë se po kërkon më shumë ekuilibër në vitet që vijnë.

32-vjeçja ka punuar pa ndërprerje në muzikë dhe aktrim që nga adoleshenca, kur u bë e famshme me serialin “Victorious” në televizionin Nickelodeon.

Ajo ka pranuar se ritmi i vazhdueshëm i punës mund të jetë i lodhshëm.

“Mendoj se ndoshta do të ishte e shëndetshme. Nuk jam mësuar të bëj pauza. Por e di që u rrita shumë si artiste dhe si njeri kur u shkëputa pak nga muzika gjatë xhirimeve të filmit ‘Wicked’. Vitet e fundit kanë qenë të pandalshme. Dhe kur them ‘disa vite’, në fakt e kam fjalën për 15”, ka thënë Grande për Vogue Japan.

Aktorja e filmit “Wicked: For Good” ka shpjeguar se synimi i saj për të ardhmen është gjetja e një ekuilibri më të mirë mes jetës personale dhe asaj profesionale.

“Ekuilibri është qëllimi për 15 vjetët e ardhshme. Nuk besoj se do të duken si 15 vjetët e mëparshme. Do të ketë më shumë balancë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, Grande ka folur edhe për përvojën e saj në rolin e Glindës në dy filmat “Wicked”, duke treguar se është zhytur plotësisht në ndërtimin e personazhit.

“Kalova shumë kohë duke lexuar mes rreshtave dhe duke shënuar ide të vogla për atë që mund të ketë ndodhur në jetën e saj dhe që e ka bërë të ndihet e pasigurt. Qoftë shoqëria me Elphaban apo marrëdhënia me Fiyeron, janë detaje të vogla që ajo i ka shtyrë mënjanë, por që e kanë formësuar në këtë personazh shumë funksional”, ka treguar ajo.

Ylli ka reflektuar edhe mbi kufirin mes rolit artistik dhe vetvetes.

“Ndonjëherë luajmë një personazh, ndonjëherë krijojmë një identitet ose marrim një rol të shkruar nga dikush tjetër, e ndonjëherë thjesht hapim zemrën dhe tregojmë të vërtetat tona. Është interesante sepse bota shpesh nuk arrin ta dallojë ndryshimin mes këtyre gjërave”, ka thënë ajo.

Gjatë xhirimeve, Grande ka krijuar një lidhje shumë të fortë me kolegen e saj, aktoren Cynthia Erivo, ani pse nuk kishin shkuar nëpër audicione bashkë kurrë më parë.

“Kjo ishte ajo që u zotuam të bënim dhe e dinim se duhej të ishte kështu. Dhe mendoj se bëmë një punë shumë të bukur. Jemi shumë të ndryshme dhe kemi procese të ndryshme pune, por morëm kohë për ta njohur njëra-tjetrën dhe për t’u kujdesur për njëra-tjetrën gjatë këtij procesi”, ka thënë ajo.

Ylli e ka cilësuar këtë projekt si përvojën më shpërblyese të karrierës së saj.

“Ishte puna më përmbushëse e jetës sime. Do ta bëja përsëri pa hezitim”, ka përfunduar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ariana Grande e pranon se një pauzë nga karriera do të ishte e “shëndetshme” për të appeared first on Sinjali.

Dy zarfe të zinj në shtëpinë e Big Brother Albania – anulohet televotimi

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës.

Në nominim kanë qenë gjithsej dhjetë banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë nga ‘Vëllai i Madh’, i cili ka paralajmëruar masa ndaj ndonjërit prej banorëve për shkelje të rregullave.

“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe mes publikut janë shtuar aludimet se masat mund të lidhen me Rogertin dhe Keijsin, pasi këta dy janë përfshirë në situata ku është përdorur fjalor i papërshtatshëm.

Rogerti po ashtu ka pasur një situatë me Mal Retkocerin, e cila ka nxitur reagim edhe nga familja e këtij të fundit.

Familja e Mal Retkocerit ka kërkuar përjashtimin e Rogertit nga programi, duke e akuzuar për gjuhë fyese dhe bullizim ndaj Malit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy zarfe të zinj në shtëpinë e Big Brother Albania – anulohet televotimi appeared first on Sinjali.

Limi dhe Alba shkëmbejnë puthje në ‘dhomë të rrëfimit’ gjatë spektaklit

Një moment emocionues ndodhi mes Limit dhe Albës, në Prime-in e 21-të Big Brother VIP Kosova 4.

Duket se ata po shkojnë drejt ribashkimit duke dhënë sinjale vazhdimisht me veprimet e tyre.

Të njëjtit derisa ishin në Prime në ‘Dhomën e Rrëfimit’ shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që dyshja të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen në këto momente.

Ata kanë folur për raportin mes tyre dhe në fund bënë paqe duke shkëmbyer edhe puthje.

Alba dukej e lumtur, ndonëse këtë kohë ka qenë vazhdimisht duke qarë e duke shprehur pakënaqësi ndaj Limit.

Ky i fundit brenda shtëpisë krijoi një raport të shkurtër edhe me Dolcen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi dhe Alba shkëmbejnë puthje në ‘dhomë të rrëfimit’ gjatë spektaklit appeared first on Sinjali.

Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes: Zbulon se ka humbur 45 kilogramë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.

Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.

Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.

Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.

Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.

E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.

Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes: Zbulon se ka humbur 45 kilogramë appeared first on Sinjali.

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka befasuar ndjekësit e tij me një postim të fundit në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur një kapelë me flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kjo nuk është hera e parë që Drake tregon lidhjet e tij me Shqipërinë, pasi ai kishte veshur më parë një xhaketë të ngjashme, duke u bërë një herë e më shumë një mik i afërt i kulturës shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare appeared first on Sinjali.

Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.

Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime appeared first on Sinjali.

❌