Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë ekonomike të vitit 2025. Ajo bëri të ditur se të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje, duke theksuar se gjatë vitit 2025 ato janë rritur me 6.3% krahasuar me vitin 2024. Ibrahimaj shtoi se gjatë tremujorit të tretë është vërejtur rritje e shkallës së punësimit dhe e pjesëmarrjes në…
Reading view
Stuhia dimërore që kërcënon botën, banorët në rrezik
Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara ndër vite, paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, sipas mediave amerikane. Më shumë se 120 milionë banorë ose mbi një të tretën e popullsisë së vendit pritet të preken nga kjo stuhi gjatë fundjavës. Ndërkohë, Washington Post raporton se sistemi i fuqishëm atmosferik mund…
Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar
Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve. Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.
Foto-albumi/Kryeministri Rama homazhe për 21 Janarin
Kjo e mërkurë shënoi 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Kryeministri Rama dhe disa socialistë të tjerë iu drejtuan bulevardit ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Së bashku me familjarët e tyre, ata vendosën karafila të kuq në vendin ku protestuesit humbën jetën.
Nga “miku” te paga. Çfarë po i dekurajon realisht të rinjtë të aplikojnë për punë
Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ka renditur disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri nuk zgjedhin të aplikojnë për punë përmes zyrave të punës, pavarësisht numrit të lartë të vendeve vakante. Sipas tij, një nga problematikat kryesore mbetet perceptimi i gabuar për zyrat e punës, të cilat shihen më shumë si institucione për përfitime sociale sesa si…
“Amerika ngrin veriun, Europa dridhet”, Groenlanda si simbol i pushtet
Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës, u përforcua nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent. Ky i fundit argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj. Duke folur për NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të…
“Një heshtje që këndon ende”, Fifi thyen misterin e Florit
Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin në intervistën me Grida Dumën, në “Grida Duma Podcast”, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon. E pyetur nga Grida Duma se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të. “Unë nuk e di fare as çfarë bën Flori…
Rruga Qukës–Qafë Plloçë rikthehet në qarkullim për disa mjete
Është hapur pjesërisht rruga Qukës–Qafë Plloçë. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit të lidhura me këtë rrugë, pasi është larguar i gjithë masivi shkëmbor që u rrëzua rreth 10 ditë më parë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq që përfshiu qarkun e Korçës. Aktualisht, firma po punon për pastrimin e rrugës nga balta…
Korça destinacioni i preferuar, por bizneset kanë mungesë kapaciteti për akomodim dhe staf
“Turizmi malor ka filluar që për Krishtlindje, sidomos në destinacionet e Korcës, Voskopojës dhe Dardhës, që janë më të preferuarat dhe ofrojnë disa shërbime turistike. Në Dardhë ka një pjesë për ski, e përshtatshme kryesisht për fillestarët, pasi nuk kemi qëndra të mëdha skijimi. Presim që vitet e ardhshme të rritet kapaciteti akomodues dhe të zhvillohen edhe vende të tjera si Puka…
“Zarfi i zi”? Lot dhe emocione që preken Kiara Titon
Në kufje, Kiara Tito u njoftua se në shtëpinë e Big Brother kishte mbërritur një “zarf i zi” dhe se momenti do të shfaqej në “Fan Club”. Por në të vërtetë, klipi ishte një surprizë e veçantë për të. Në video u shfaqën momentet më të bukura të Kiarës, ndërsa mesazhi i urimit i kujtoi sa e dashur dhe e vlerësuar është nga fansat dhe të afërmit e saj. Emocionet ishin të forta, dhe Kiara nuk mundi t’…
Rama “zbulon” kartën energjetike, Tropoja në qendër të lojës
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë ndjeshëm diversifikimin e portofolit energjetik të Shqipërisë dhe do të përforcojë sovranitetin energjetik të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, duke veçuar projektin madhor të parkut eolik në Tropojë si një nga hapat…
Manchester City ka një problem, varësinë nga Erling Haaland
Erling Haaland ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa sapo është mbyllur gjysma e sezonit. Sulmuesi norvegjez është një “monstër” përpara portave kundërshtare, por Manchester City po varet gjithnjë e më shumë nga ai, veçanërisht kur Haaland nuk luan në nivelin e tij më të mirë. Në këtë fillim të vitit 2026, Haaland ka zhdukur formën e tij karakteristike, dhe kjo ka përplasur…
Shiu shkatërron shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën në Gjirokastër
Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të konsiderueshme në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos, u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt, ndërsa një prej më të dëmtuarave është…
Për kë shkon mesazhi? SHBA kërkon institucione të forta në Shqipëri
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, riktheu shqetësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara mbi lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine. Ajo i konsideron këto rrjete si kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Mesazhi u përcoll gjatë…
Trump kërcënon Evropën me tarifa, BE reagon menjëherë
Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot për një takim urgjent, pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një valë të re tarifash ndaj aleatëve evropianë, në lidhje me planin e SHBA-së për të blerë Groenlandën. Reuters raportoi se Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së me rotacion, ka njoftuar këtë mbrëmje thirrjen për…
Mateta drejt Juventusit? Crystal Palace nën tension, largimet vazhdojnë
Polemikat e shpërthyera së fundmi në Londër mund t’i buzëqeshin Torinos. Në ditët kur Juventusi ka intensifikuar ofensivën për Jean-Philippe Mateta, sulmuesin e Crystal Palace, situata brenda klubit anglez duket gjithnjë e më e tensionuar. Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka deklaruar publikisht se në fund të sezonit do të largohet nga klubi, pavarësisht ofertës për rinovim.
Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik
Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria do të arrijë sovranitetin energjetik brenda këtij mandati qeverisës, duke e cilësuar zhvillimin e energjisë së gjelbër si një faktor kyç për të ardhmen strategjike të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama informoi mbi pjesëmarrjen e tij në Javën e Qëndrueshmërisë 2026, e zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në disa…
Telefonata e papritur nga i vëllai, Flori lë shtëpinë e BBV
Një emergjencë familjare ka detyruar Florin të ndërpresë qëndrimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe të largohet përkohësisht nga gara. Gjatë mbrëmjes së praimit bashkëshortja e Florit ka kontaktuar produksionin e programit për të kërkuar komunikim me të, pasi një nga fëmijët e tyre ka shfaqur probleme shëndetësore. Nëpërmjet një telefonate, vëllai i Florit e ka informuar se…
Von der Leyen: Tarifat e Trump rrezikojnë marrëdhëniet transatlantike
Tarifat e paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë, rrezikojnë të dëmtojnë seriozisht marrëdhëniet transatlantike dhe të cenojnë sovranitetin e Groenlandës. Paralajmërimi është bërë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Në një deklaratë të përbashkët gjatë…