Rritja e kredisë për prona, BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, në 0.5%, por ka paralajmëruar edhe njëherë një rritje të mundshme të saj, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të larta.
Sipas rregullores âPĂ«r shtesat makroprudenciale tĂ« kapitalitâ, shtesa kundĂ«rciklike e kapitalit ka si qĂ«llim posaçërisht ngadalĂ«simin e kreditimit, nĂ« rast se rregullatori gjykon se kjo rritje Ă«shtĂ« shumĂ« e shpejtĂ« dhe mund tĂ« sjellĂ« potencialisht rreziqe tĂ« shtuara pĂ«r stabilitetin financiar.
Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka evidentuar edhe njëherë ritmin më të shpejtë të rritjes së kredisë krahasuar me rritjen ekonomike. Në tremujorin 2025, kredia për ekonominë u rrit me 10.9% në terma vjetorë, ndjeshëm mbi normën e rritjes së PBB-së së vjetorizuar për të njëjtën periudhë prej 5.4%.
Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet së pari në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit.
Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e tretë ky raport ishte -3.44 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.7 pikë përqindje.
Hendeku pĂ«r segmentin âindividĂ«â qĂ«ndroi nĂ« territor pozitiv pĂ«r tĂ« dytin tremujor radhazi (0.28 pikĂ« pĂ«rqindje ), duke reflektuar rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« kredisĂ« pĂ«r familjet.
Në këto kushte, Banka e Shqipërisë thekson edhe njëherë se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.
Nga ana tjetĂ«r, hendeku pĂ«r segmentin âbiznesâ mbetet nĂ« territor negativ, por prirja e ngushtimit tĂ« tij, nĂ« terma nĂ« terma vjetorĂ« me rreth 1.3 pikĂ« pĂ«rqindje reflekton pĂ«rmirĂ«simin gradual tĂ« qasjes sĂ« bizneseve ndaj kredisĂ«.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.
MegjithĂ«se âhendeku i raportit tĂ« kredisĂ« ndaj PBB-sĂ«â Ă«shtĂ« treguesi kryesor, praktika e zbatimit tĂ« tij nĂ« vende tĂ« tjera dhe nĂ« ShqipĂ«ri ka evidentuar ngadalĂ«sinĂ« e reagimit tĂ« kĂ«tij treguesi nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, dhe pamjaftueshmĂ«rinĂ« e tij pĂ«r tĂ« kapur dhe evidentuar zhvillime tĂ« shpejta nĂ« segmente tĂ« caktuara tĂ« kredisĂ«.
Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).
Vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 0.66, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.
Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv por disi më të ngadalësuar të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me të njëjtën periudhe një vit më parë.
Rritja e kësaj kategorie kredie vijon të regjistrojë vlera që tejkalojnë normën e rritjes nominale të PBB-së dhe normën e rritjes se tepricës totale të kredisë bankare. Megjithatë, vlera aktuale e normës së rritjes për këtë kredi mbetet nën vlerën e mesatares historike.
Indeksi i çmimit të banesave ka përforcuar ritmin rritës dhe qëndron mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për të katërtin tremujor në radhë. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit. Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin. Kjo lidhje vlerësohet e rëndësishme për analizën dhe vendimmarrjen në kuadër të stabilitetit financiar. Nëpërmjet analizave të këtyre dy faktorëve, si dhe informacioneve indirekte që nxirren nga vlerësimi i borxhit të familjeve, mund të identifikohen shenja të mundshme të rreziqeve sistemike, të cilat mund të lindin nëse çmimet e pasurive të paluajtshme rriten në mënyrë të paqëndrueshme.
Me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« moderuar ritmet e rritjes sĂ« kredisĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« rrisĂ« nivelin e normĂ«s sĂ« shtesĂ«s kundĂ«rciklike tĂ« kapitalit (KUNC) nĂ« qershor 2024 dhe nĂ« dhjetor 2024, me nga 0.25%, nĂ« nivelin aktual prej 0.50%. KĂ«to rritje tĂ« KUNC kanĂ« hyrĂ« nĂ« fuqi pĂ«r tâu pĂ«rmbushur pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« qershor dhe nĂ« dhjetor 2025.
Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.
Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025.
Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i gjithë masave të mësipërme po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre./ E.Shehu
Â
The post Rritja e kredisë për prona, BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave appeared first on Revista Monitor.









