Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria forcon bashkëpunimin me UN Tourism, Gonxhja: Mbështetje për hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar sot në Panairin e Turizmit në Madrid, Sekretaren e Përgjithshme, të UN Tourism, Sheikha Al Nowais, e cila ka marrë detyrën në janar. Takimi i parë zyrtar me Al Nowais u mbajt në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur, ku Shqipëria prezantohet me sloganin ”Albania All Senses” si një destinacion gjithëvjetor. Në takim u diskutua…

Source

Një presidente grua për herë të parë në Bullgari

Për herë të parë, Bullgaria do të ketë një presidente grua. Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev, duke i hapur rrugën transferimit automatik të kompetencave presidenciale tek Iliana Yotova, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes. Radev e njoftoi vendimin e tij më 19 janar në një fjalim drejtuar popullit bullgar. Mandati i tij i skadon më 21 janar…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Haxhinasto: Ftesa e Trump nuk ishte personale për Ramën

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto komenton ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, si pjesëmarrëse në Bordin e Paqes. Ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e faktit që kombi shqiptar ka treguar se është një komb që mbështet nismat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe jashtë saj. ”Shqipëria është një vend që i trajton SHBA si një aleat…

Source

Çahet traseja e Qukës-Qafë Plloçë, rrezik serioz për qarkullimin

Është çarë traseja e rrugës Qukës Qafë Plloçë në lotin e dytë. Situata është vërejtur pas reshjeve të shiut në një segment mbi fshatin Malinë. Në disa metra gjatësi segmenti është çarë dhe traseja e rrugës është batisur në pjerrësi shumë të madhe. Banorët shprehen se shkak është bërë firma që nuk ka punuar mirë me tombinot e ujërave në këtë zonë. Sot në më shumë se 20 m gjatësi rruga dhe traseja…

Source

Ministri gjerman Krichbaum pritet nga Rama dhe aktorë të tjerë të politikës: Duam ta shohim Shqipërinë në BE

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, zv.ministren e Jashtme, Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku…

Source

GJKKO pushon hetimet për Rrumbullakun: S’ka prova që vërtetojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës

GJKKO ka pushuar hetimet ndaj ish-grejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndaj të cilit më herët ishin ngritur akuza për shpërdorim detyre, lidhur me disa transferime të konsideruara të padrejta të oficerëve të Policisë. SPAK kërkoi pushimin e çështjes, kërkesë që u pranua nga gjykata pas verifikimit të lëvizjeve që Rrumbullaku kishte bërë e për të cilat dyshohej…

Source

Pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Mette Frederiksen mbërrin në Groenlandë

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, ku do të takohet me kryeministrin Jens Frederik Nielsen. Frederiksen do ta informojë Nielsen për bisedimet që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në komentet e tyre publike në 48 orët e fundit, si Frederiksen ashtu edhe Nielsen deklaruan vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti…

Source

Bardhi dhe Tabaku presin në takim ministrin gjerman për Europën: Jetike lufta ndaj lidhjeve të qeverisjes me kr*min

Kreu i grupit pralamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit me ministrin gjerman për Europën. Në një postim në Facebook teksa ka ndarë edhe foto, Bardhi shkruan se në takim ka theksuar se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve.

Source

Motra e Mateos: Brikenës mund t’i jetë zgjuar pëlqimi. Para se të hynte në Big Brother më tregoi…

Motra e Mateos flet pas deklaratës së familjarëve të Brikenës, të cilët thanë se Mateo cenoi privatësinë duke treguar detaje gjatë spektaklit të së martës. E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se Mateo i kishte folur për Brikenën, por nuk e ka cilësuar si lidhje. Sa i përket deklarimeve, ajo tha se historia u përket të dyve, dhe kanë të drejtë të dy nëse e flasin apo jo. ”Nuk më ka dhënë detaje…

Source

Shehaj për punën e SPAK-ut: Ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama

Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj thotë se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë. Shehaj nënvizon se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e…

Source

Berisha: Amerika do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro. Jemi pro dhënies së Sazanit për zhvillim

Nga kampi opozitar kanë dalë lajmet që kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro. Në emisionin ”Opinion”, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime. Për të Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar. Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton…

Source

Bordi i Paqes, Osmani pas takimit me Trump: Edi Rama ishte i ftuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një lidhje me ”Top Story” u pyet pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes. Osmani tha se kryeministri Edi Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent. ”Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të…

Source

Adriatik Lapaj: Nëse nuk e japin, Balluku mund të arrestohet dhe në zyrë

Adriatik Lapaj jep mendimin për seancën në Kushtetuese të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se faktet dhe të dhënat kanë treguar se shteti ka dështuar sepse kanë kthyer korrupsionin në sistem. ”Kryeministri është i ndërgjegjshëm që ato punë as Belinda dhe as të tjerët nuk i kanë bërë vetë. Nuk dua të bëj parashikime, por të dhënat, faktet dhe mënyra se si po veprohet tregojnë që…

Source

Lala replikon me Bregun për Ballukun: A merr vendim GJK pa presion politik?

Gazetarët Sokol Bregu dhe Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” për seancën në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga SPAK. Bregu iu referua këshilltarit të presidencës, Rusmajli për të mbrotjur idenë se Kushtetuta nuk e parasheh pezullimin e ministrave, ndërsa Lala replikoi duke thënë se askush nuk është kundër vendimit që mund të…

Source

Rama në Bordin e Paqes, Berisha tregon pse PD dha votat në Kuvend

Sali Berisha flet për votimin në parim në Parlament të aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama. Në ”Opinion”, Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Source

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Kryeministri, priten nga Rama

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner u pritën këtë mbrëmje nga kryeministri Edi Rama në një takim që zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me fokus investimet strategjike në zhvillimin turistik të zonës së Vlorës dhe ishullit të Sazanit. Projektet e tyre janë të shkëlqyera, sepse përveç vlerës 1.4 miliardë dollarë…

Source

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

Nga Ervis Iljazaj Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare…

Source

Ligji për lobimin kalon në Komisionin e Ekonomisë, Braçe ngre dyshime. Pirdeni: Garantojmë standardet ligjore!

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin ”Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, një nismë që synon rregulla ligjore për ndikimin në vendimmarrjet publike, një fushë që deri më tani ka funksionuar pa kuadër të posaçëm. Deputeti i PS-së, Erion Braçe vuri në pikëpyetje thelbin e projektligjit, duke ngritur shqetësimin nëse ai rrezikon të kthehet në një mekanizëm që legalizon…

Source

Olli: Rama mund t’i bënte të dyja, të priste Ivankën dhe të shkonte në Davos

Politologu Leonard Olli thotë se kryeministri Edi Rama mund të priste Ivanka Trump ashtu siç bëri, por edhe të ishte i pranishëm në Davos, në firmosjen e “Bordit të Paqes”. “Nëse themi “me lejen e babait, unë ndenja për të shoqëruar vajzën sepse për nënshkrimin kemi kohë”, unë besoj që këtu ka rënë nocioni shtet, protokolli zyrtar, dhe është në nivelin e humorit që të besojmë se ka ndodhur një…

Source

AKSK: Nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar sistemet shtetërore

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. Në një deklaratë për shtyp AKSK reagoi ndaj disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit.

Source

❌