Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet ylli i filmit “Home Alone”, rrezikon gjashtë muaj burg dhe një gjobë të majme

Aktori Daniel Stern, i njohur për rolin e tij në filmin ikonik “I Vetëm në Shtëpi” (Home Alone), është ndëshkuar nga autoritetet amerikane nën akuzën e kërkimit të shërbimeve të një prostitute në një hotel. Stern, i cili interpretoi personazhin Marv Merchants një nga “Wet Bandits” (më vonë “Sticky Bandits”) përkrah Macaulay Culkin dhe Joe Pesci dyshohet se është ndaluar nga policia në Camarillo…

Source

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore

Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të shënuara gjatë natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër. Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore. Sipas ARRSH-së…

Source

Trump i kërkoi marrëveshje ‘para se të jetë tepër vonë’, reagon ashpër Kuba

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar ndjeshëm tonin ndaj Kubës, duke i bërë thirrje ishullit që të pranojë një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”, pa specifikuar natyrën e saj. Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të menjëhershme nga autoritetet kubane. “Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë – zero!”, shkroi Trump me shkronja kapitale në platformën…

Source

Temperatura ekstreme. Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm

Këtë të hënë, i ftohti, ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius. Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht…

Source

Benet Beci: Bora në Shkodër sjell magji të pastër, fëmijët protagoniste të ditës

Shkodra u mbulua sot nga bora, duke krijuar një peizazh dimëror magjik që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku thekson se fëmijët janë protagonistët e këtij peizazhi dimëror, duke shijuar momentet e lojës dhe argëtimit në borë. Në këtë ditë të veçantë, qyteti u mbush me tinguj të qeshurash dhe skena përrallore…

Source

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore. 80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona…

Source

Benet Beci: Situata e përmbytjeve në Shkodër e qëndrueshme, nivelet e lumenjve nën kuotat kritike

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, sipas monitorimit në terren të kryer mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se nivelet e lumenjve mbeten nën kuotat kritike, nuk ka banesa të përmbytura, ndërsa problematikat lidhen kryesisht me tokat bujqësore dhe qarkullimin në disa akse rurale. Postimi i plotë…

Source

Benet Beci dhe Haki Çako inspektojnë Urën e Bardhajve, e domosdoshme ndërhyrja për rehabilitim

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë inspektuar nga afër Urën e Bardhajve, e cila prej vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar. Sipas kryebashkiakut Beci, ura ka pësuar grryerje të vazhdueshme nga lumi Kir, çka ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e saj dhe e bën të domosdoshme ndërhyrjen për…

Source

Ky është punonjësi i bashkisë që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 54-vjeçari, Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Ai kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e…

Source

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big Brother VIP Albania

Hyrja e Mateo Borrit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuarat e këtij edicioni. Edhe pse vetëm prej pak ditësh pjesë e lojës, ai ka arritur të krijojë dinamika të forta, debate të hapura dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, fillimisht përmes historisë së përfolur me Brikenën, e më pas përmes një momenti të rrallë emocional që preku mbarë shqiptarët. Debatet…

Source

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme serioze në Rrugën e Arbrit, disa automjete dalin nga rruga, bien në kanal

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit, veçanërisht në zonën e Tunelit të Murrizit. Sipas raportimeve, që prej orës 07:30 disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal, ndërsa janë regjistruar edhe përplasje mes mjeteve për shkak të rrëshqitjes në borë. Situata është paraqitur problematike si në drejtim…

Source

Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, vështirësi në Vermosh, Bogë dhe Theth

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë problematika kryesisht në akset malore. Në aksin Hani i Hotit–Dogana e Vermoshit, dëbora ka rënë në lartësi mbi 1000 metra, duke arritur trashësi deri në 15 centimetra. Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është kryer me kujdes të shtuar. Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu edhe në aksin…

Source

Moti i keq në Gjirokastër. Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë. Segmentet e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë…

Source

Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan. Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 1 ore. Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin dhe lodhje tek qytetarët.

Source

Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura

Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet. Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen nga mungesa e…

Source

❌