Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin […]

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e saj me Keijsin. Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se “ende është shumë e trazuar.” “Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të […]

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

Reagimi i Prokurorisë së Durrësit Ekspertimi provoi se mbetjet në Anijen Moliva XA443A janë të rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durrës kërkon masa sigurimi për 33 persona, ekzekutohen 20; Detajet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër […]

Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar publikisht ato që i ka cilësuar si sulme të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të drejtësisë dhe SPAK, gjatë një konference për mediat të mbajtur nga Kryesia e Kuvendit. Shehaj deklaroi se prokurorë dhe gjyqtarë janë duke u përballur me kërcënime serioze, përfshirë edhe kërcënime për jetën, […]

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Kryeministri Rama do të vizitojë Vatikanin dhe do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj.Linda Rama dhe delegacioni. Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të […]

A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë ,Berisha: Kërkesa e qytetarëve do zbatohet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat nga selia blu, ku u pyet lidhur me mundësinë e protestave të pandërprera para Kryeministrisë. Në përgjigjen e tij, Berisha deklaroi se numri i qytetarëve që kërkojnë ndryshim është në rritje dhe se kjo kërkesë, sipas tij, është e drejtë dhe do të zbatohet […]

Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Doni që të përfitojnë edhe të korruptuarit

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj paraditen e sotme Shoqatës së Gjyqtarëve edhe lidhur me një pretendim të tyre se gjyqtarët që nuk kishin kaluar ende vettingun, do të paguheshin me pagat e vitit 2008. Sipas kreut të Qeverisë, Shoqata kërkoi rritje pagash edhe për ata gjyqtarë që procesi i verifikimit të figurës i nxori nga […]

Asnjë nga 8 kandidatët nuk shpallet fitues, shtyhet gara për zgjedhjen e kreut të ri të Gardës

Shtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të Gardës së Republikës. Nga tetë kandidatë në garë, asnjë prej tyre nuk është vlerësuar si fitues. “Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm […]

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për I.B-në, të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 në Fushë Krujë. I.B akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan, ku edhe […]

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, në gjyq 3 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ […]

Përshkallëzohet protesta për resortin në Rrjoll ,Përplasje me policinë, banori humbet ndjenjat

Ka nisur me përplasje me policinë edhe dita e tretë e protestave në Rrrjoll të Velipojës. Banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve. Një banor ka rënë pa ndjenja teksa janë në pritje të ambulancës. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët […]

Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi […]

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

Greqi – 15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci i viktimave gjatë përplasjes së një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe trafikantëve turq që transportonin emigrantë në brigjet greke mbrëmjen e së martës në ishullin Xios të Greqisë. Sipas Rojës Bregdetare Greke, një motoskaf me të paktën […]

Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj burg secili nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh të organizuara në disa zona të Anglisë, mes tyre edhe tentativa për të vjedhur banesën e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan. Sipas mediave britanike, Denis Puka […]

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

Mediat palestineze raportuan se të paktën nëntë persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, përfshirë gjashtë persona në pjesën veriore të territorit. Sipas ushtrisë izraelite, trupat e saj iu përgjigjën zjarrit nga persona të armatosur që kishin sulmuar forcat izraelite në zonë. Lajmi u raportua nga gazeta “Times of Israel”. […]

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit […]

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë në Eurovision 2026, në njërën nga pesë netët e eventit. Sipas njoftimit zyrtar të RAI-t, aktori turk, i cili u arrestua në janar për drogë dhe prostitucion, por që përfundimisht u lirua, do të qëndrojë përkrah Carlo Conti-t […]

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të përbashkët online me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus mbi zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) në hapësirën Schengen. Sistemi EES synon të përshpejtojë procedurat në pikat kufitare, të reduktojë pritjet dhe të rrisë sigurinë përmes digjitalizimit […]

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ashpër pas deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si një fushatë spekulative dhe populiste që synon të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë një proces kushtetues në fazën përfundimtare të vendimmarrjes. Përmes një deklarate publike, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve […]

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se do të bojkotonte punimet e Reformës Territoriale. “Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e […]
❌