Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Man Utd në sezonin më të shkurtër të një shekulli

Nga Gazeta “Si” – Humbja ndaj Brighton-it në raundin e tretë të “FA Cup” shënoi një tjetër moment të errët për Manchester United, që pritet të luajnë vetëm 40 ndeshje këtë sezon – numri më i ulët i ndeshjeve në një sezon për klubin në më shumë se një shekull.

Për herë të parë në mbi 40 vjet, Manchester United u ndal në pengesën e parë në të dyja kupat ishullore në të njëjtin sezon.

Në Gusht, ishte Grimsby Town (kategorisë së katërt) që dha goditjen e parë, duke eliminuar United në raundin e dytë nga “League Cup”, me penallti (pas barazimit 2-2).

Të dielën, Brighton udhëtoi drejt “Old Trafford” për ndeshjen e raundit të tretë në “FA Cup” dhe u kthye në jug me një fitore të merituar 2-1, duke thelluar edhe më tej plagët.

Ish-sulmuesi i United, Danny Welbeck, shënoi golin e fitores – një fakt i dhimbshëm që tifozët vendas nuk do ta harrojnë lehtë.

Brighton është kthyer në një kundërshtar problematik për United në vitet e fundit. Që nga fillimi i sezonit 2021/22, asnjë skuadër nuk i ka mposhtur “Djajtë e Kuq” më shpesh në të gjitha kompeticionet (7 herë).

Hera e fundit që United u eliminua në ndeshjen e parë si në “FA Cup” ashtu edhe në “League Cup”, ishte sezonin 1981/82.

Ai sezon përfundoi me eliminime të hershme nga Tottenham Hotspur në “League Cup” dhe Watford në “FA Cup”.

Megjithatë, shifra më goditëse që del nga humbja e së dielës është numri i ndeshjeve që United do të luajnë në sezonin aktual.

Pas eleminimit nga dy kupat ishullore dhe në mungesë të futbollit evropian në “Old Trafford”, United do ta mbyllin sezonin me vetëm 40 ndeshje.

Michael Carrick do të drejtojë “red devils” në sezonin më të shkurtër në historinë e klubit

Ky është numri më i ulët në një sezon që nga ai 1914/15, kur luajti vetëm 39 ndeshje.

Atë sezon, “Red devils” zhvilluan 38 ndeshje në kampionat dhe u eliminuan nga “The Wednesday” (që më vonë u quajt Sheffield Wednesday), në raundin e parë të “FA Cup”.

“League Cup” nuk ekzistonte ende në atë kohë (u krijua në vitin 1960).

Që nga Lufta e Dytë Botërore, United do të luajnë tre ndeshje më pak sesa në çdo sezon tjetër pasues.

Në epokën e “Premier League”, sezoni më i dobët për numrin e ndeshjeve ishte 2014/15, kur luajtën vetëm 44 të tilla në të gjitha kompeticionet, sezoni i parë i Louis van Gaal si trajner.

Ajo fushatë mbahet mend sidomos për humbjen poshtëruese 4-0 ndaj MK Dons në “League Cup”.

Para këtij sezoni, kanë qenë vetëm 15 raste kur një skuadër e “Premier League” ka luajtur minimumin e mundshëm prej 40 ndeshjesh në një sezon.

United tani do t’i shtohen kësaj liste, së bashku me Bournemouth, duke e çuar totalin në 17.

Ky rekord shënon një tjetër pikë të ulët në një seri në dukje pafund për Manchester United.

Trajneri i komanduar, Darren Fletcher e drejtoi skuadrën në barazimin ndaj Burnley-t përpara humbjes ndaj Brighton-it.

Pasuesi (deri në fund të sezonit) Michael Carrick, ka një detyrë shumë të vështirë, qoftë edhe vetëm për të rikthyer ndonjë ndjenjë pozitive në klub, pa folur për rezultate domethënëse.

The post Man Utd në sezonin më të shkurtër të një shekulli appeared first on Gazeta Si.

Kontratat më të gjata në ‘Stamford Bridge’

Nga Gazeta “Si” – Liam Rosenior mori para pak ditësh emërimin zyrtar si trajner i Chelsea-t – dhe firmosi një kontratë që zgjat deri në vitin 2032.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë në vitet e fundit që Chelsea ofron kontrata afatgjata dhe Rosenior i bashkohet disa lojtarëve të lidhur me klubin për një periudhë të gjatë.

Në fakt, në të gjithë skuadrën e Chelsea-t nuk ka asnjë lojtar kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, ndërsa shumica janë të lidhur me klubin, të paktën deri në vitin 2030 pse më tej.

Ja se ku pozicionohet Rosenior në këtë strukturë kontratash…

Kontrata deri në vitin 2033
Cole Palmer – 30 Qershor 2033
João Pedro – 30 Qershor 2033
Dário Essugo – 30 Qershor 2033
Estêvão – 30 Qershor 2033

Kontrata deri në vitin 2032
Enzo Fernández – 30 Qershor 2032
Jamie Gittens – 30 Qershor 2032
Alejandro Garnacho – 30 Qershor 2032
Jorrel Hato – 30 Qershor 2032
Liam Rosenior — 2032

Kontrata deri në vitin 2031
Pedro Neto – 30 Qershor 2031
Mykhaylo Mudryk – 30 Qershor 2031
Filip Jørgensen – 30 Qershor 2031
Liam Delap – 30 Qershor 2031
Moisés Caicedo – 30 Qershor 2031

Kontrata deri në vitin 2030
Robert Sánchez – 30 Qershor 2030
Benoît Badiashile – 30 Qershor 2030
Malo Gusto – 30 Qershor 2030
Roméo Lavia – 30 Qershor 2030
Andrey Santos – 30 Qershor 2030

Kontrata deri në vitin 2029
Axel Disasi – 30 Qershor 2029
Wesley Fofana – 30 Qershor 2029
Levi Colwill – 30 Qershor 2029
Marc Guiu – 30 Qershor 2029
Josh Acheampong – 30 Qershor 2029

Kontrata deri në vitin 2028
Tosin Adarabioyo – 30 Qershor 2028
Marc Cucurella – 30 Qershor 2028
Trevoh Chalobah – 30 Qershor 2028
Reece James – 30 Qershor 2028
Gabriel Slonina – 30 Qershor 2028

Kontrata deri në vitin 2027
Raheem Sterling – 30 Qershor 2027
Tyrique George – 30 Qershor 2027

The post Kontratat më të gjata në ‘Stamford Bridge’ appeared first on Gazeta Si.

Derbi londinez në 1/2 finalen e ‘Carabao Cup’

Nga Gazeta “Si” – Chelsea përballet me Arsenal-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup” në “Stamford Bridge”.

Blutë u kualifikuan pasi mposhtën Cardiff City-n 3-1 në çerekfinale, ndërsa “Topçinjtë” kaluan Crystal Palace pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo është përballja e dytë mes skuadrave këtë sezon, pas barazimit 1-1 në “Stamford Bridge” në muajin Nëntor.

Liam Rosenior e nisi me fitore aventurën e tij si trajner i Chelsea-t, pas triumfit 5-1 ndaj Charlton Athletic në raundin e tretë të “FA Cup”.

Chelsea luajti me formacionin 4-2-3-1 kundër Charlton, por në fazën e ndërtimit të lojës u rreshtua në 3-2-2-3, i ngjashëm me sistemin që Rosenior përdorte te Strasbourg.

Arsenal-i shpreson të korrigjojë zhgënjimin e ndeshjes së fundit ndaj Chelsea-t, ku nuk arriti të fitojë pavarësisht se luajti për pjesën më të madhe të takimit me epërsi numerike.

Të dielën, “Gunners” përmbysën rezultatin për të fituar 4-1 ndaj Portsmouth në raundin e tretë të “FA Cup”.

Sezonin e kaluar, Arsenal u eliminua nga Newcastle United në këtë fazë të kompeticionit dhe këtë herë do të synojë të shmangë të njëjtin fat.

Ballë për ballë
Dy skuadrat janë përballur 8 herë në këtë kompeticion. Chelsea ka regjistruar 4 fitore dhe një barazim, ndërsa 3 ndeshjet e tjera janë fituar nga Arsenal.

Të rejat e fundit
Chelsea nuk do të ketë Moisés Caicedo-n për shkak të pezullimit, ndërsa do të merret një vendim për disponueshmërinë e Malo Gusto-s, Reece James dhe Cole Palmer.
Piero Hincapié, Max Dowman, Riccardo Calafiori dhe Cristhian Mosquera e humbasin këtë sfidë për Arsenalin.

Formacionet e mundshme
Chelsea (4-2-3-1):
Robert Sanchez, Malo Gusto, Wesley Fofana, Trevoh Chalobah, Marc Cucurella, Enzo Fernandez, Reece James, Estevao, Cole Palmer, Pedro Neto, Liam Delap.

Arsenal (4-3-3): Kepa Arrizabalaga, Jurrien Timber, William Saliba, Gabriel, Myles Lewis-Skelly, Martin Zubimendi, Declan Rice, Martin Odegaard, Bukayo Saka, Viktor Gyokeres, Leandro Trossard.

The post Derbi londinez në 1/2 finalen e ‘Carabao Cup’ appeared first on Gazeta Si.

Starti më i mirë në Bundesliga

Nga Gazeta “Si” – Bayern Munchen e nisi sezonin 2025/26 pothuajse në mënyrë perfekte.

Pas 16 ndeshjeve, plurikampionët kanë 14 fitore dhe një diferencë golash +51.

A është ky rekordi më i mirë ndonjëherë në këtë fazë? Dhe cilat janë objektivat për t’u thyer gjatë tërë sezonit?

Skuadra e Vincent Kompany u bë vetëm e dyta në histori që fiton 9-të ndeshjet e para të një sezoni në Bundesliga – pas Bayern-it të drejtuar nga Pep Guardiola në sezonin 2015/16 – por me një diferencë golash +29, ajo shënoi nisjen më të mirë absolute.

Megjithatë, pas barazimit 2-2 ndaj Union Berlin, rekordi për serinë më të gjatë të fitoreve në fillim të një sezoni në elitën gjermane mbeti në 10 ndeshje, i vendosur nga Bayern-i i Guardiolës në sezonin 2015/16, përpara se ata të barazonin ndeshjen e 11-të.

Skuadra e Kompany është rikthyer sërish te fitoret dhe, pas 16 javësh, ka rimarrë rekordin falë diferencës së golave.

Ata kanë pikë të barabartë (44) me Bayern-in e Guardiolës në sezonin 2013/14, përpara Bayern-it të 2015/16 dhe Borussia Dortmund (kampion) të Jürgen Klopp në sezonin 2010/11, që kishin nga 43 pikë secili.

63 golat e shënuar nga Bayern-i i këtij sezoni kanë thyer bindshëm rekordin e mëparshëm, i cili ishte 52 gola në sezonin 2021/22.

Rekordi absolut i pikëve në një sezon të Bundesligës mbetet 91, i arritur nga Bayern i Jupp Heynckes në edicionin 2012/13, ndërsa rekordi i golave në një sezon është 101, i vendosur nga Bayern-i i sezonit 1971/72.

  • Starti më i mirë i një sezoni në Bundesliga, sipas javëve të luajtura:

Java 1: Bayern Munich, 2020/21 – 3 pikë, +8 golavarazhi

Java 2: Borussia Dortmund, 1994/95 – 6 pikë, +9 golavarazhi

Java 3: Bayern Munich, 2022/23 – 9 pikë, +14 golavarazhi

Java 4: Bayern Munich, 2025/26 – 12 pikë, +15 golavarazhi

Java 5: Bayern Munich, 2025/26 – 15 pikë, +19 golavarazhi

Java 6: Bayern Munich, 2025/26 – 18 pikë, +22 golavarazhi

Java 7: Bayern Munich, 2025/26 – 21 pikë, +23 golavarazhi

Java 8: Bayern Munich, 2025/26 – 24 pikë, +26 golavarazhi

Java 9: Bayern Munich, 2025/26 – 27 pikë, +29 golavarazhi

Java 10: Bayern Munich, 2015/16 – 30 pikë, +29 golavarazhi

Java 11: Bayern Munich, 2025/26 – 31 pikë, +33 golavarazhi

Java 12: Bayern Munich, 2025/26 – 34 pikë, +35 golavarazhi

Java 13: Bayern Munich, 2025/26 – 37 pikë, +40 golavarazhi

Java 14: Bayern Munich, 2015/16 – 40 pikë, +37 golavarazhi

Java 15: Bayern Munich, 2025/26 – 41 pikë, +44 golavarazhi

Java 16: Bayern Munich, 2025/26 – 44 pikë, +51 golavarazhi

Java 17: Bayern Munich, 2013/14 – 47 pikë, +35 golavarazhi

Java 18: Bayern Munich, 2013/14 – 50 pikë, +37 golavarazhi

Java 19: Bayern Munich, 2013/14 – 53 pikë, +42 golavarazhi

Java 20: Bayern Munich, 2013/14 – 56 pikë, +44 golavarazhi

Java 21: Bayern Munich, 2013/14 – 59 pikë, +48 golavarazhi

Java 22: Bayern Munich, 2013/14 – 62 pikë, +52 golavarazhi

Java 23: Bayern Munich, 2013/14 – 65 pikë, +56 golavarazhi

Java 24: Bayern Munich, 2013/14 – 68 pikë, +61 golavarazhi

Java 25: Bayern Munich, 2013/14 – 71 pikë, +62 golavarazhi

Java 26: Bayern Munich, 2013/14 – 74 pikë, +64 golavarazhi

Java 27: Bayern Munich, 2013/14 – 77 pikë, +66 golavarazhi

Java 28: Bayern Munich, 2013/14 – 78 pikë, +66 golavarazhi

Java 29: Bayer Leverkusen, 2023/24 – 79 pikë, +55 golavarazhi

Java 30: Bayern Munich, 2012/13 – 81 pikë, +75 golavarazhi

Java 31: Bayern Munich, 2012/13 – 84 pikë, +76 golavarazhi

Java 32: Bayern Munich, 2012/13 – 85 pikë, +76 golavarazhi

Java 33: Bayern Munich, 2012/13 – 88 pikë, +79 golavarazhi

Java 34: Bayern Munich, 2012/13 – 91 pikë, +80 golavarazhi

The post Starti më i mirë në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Menaxherët e Chelsea-t pas fundit të Epokës Abramovich

Nga Gazeta “Si” – Manjati rus që e bleu skuadrën nga Ken Bates e drejtoi atë për 19 vite duke arritur suksese të rëndësishme.

Pas largimit të tij, mbërriti grupi amerikan me në krye Todd Boehly-in, i cili do të mbahet mend për kontratat afatgjata dhe numrin e lartë të trainerëve.

Enzo Maresca ishte traineri më jetëgjatë ndërsa i komanduari Bruno Salter, njeriu që e drejtoi skuadrën vetëm 4 ditë.

Thomas Tuchel – 106 ditë
Graham Potter – 206 ditë
Bruno Salter – (i komanduar) 4 ditë
Frank Lampard – 85 ditë
Mauricio Pochettino – 325 ditë
Enzo Maresca – 549 ditë
Calum McFarlane – (i komanduar) 5 ditë
Liam Rosenior – firmosi për 5.5 vite në “Bridge”

The post Menaxherët e Chelsea-t pas fundit të Epokës Abramovich appeared first on Gazeta Si.

Derbi kryeqytetas në ¼ finalet e Kupës

Nga Gazeta “Si” – Pas kualifikimit pak ditë më parë, skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë, mësuan sot kundërshtarët në rrugën drejt ½ finaleve.

Në ceremoninë e organizuar në FSHF, të pranishëm ishin drejtuesit e 8 klubeve më të mira dhe Presidenti Armand Duka.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka uroi – “për ndeshje kompetitive, më shumë fair-play në fushën e lojës dhe bashkëpunim mes FSHF-së dhe klubeve”, si dhe vuri theksin te – “zhvillimi i lojës së futbollit”.

Klubet pjesëmarrëse në short ishin ndarë në dy vazo dhe një nga ¼ finalet është Derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe fituesve në fuqi të Dinamo City.

Kupa do të kthehet në fushën e lojës me ¼ finalet e para më 11 Shkurt sipas shortit të mëposhtëm.  

  • Teuta – Egnatia
  • Tirana – Dinamo City
  • AF Elbasani – Partizani
  • Bylis – Vllaznia

Ndeshjet e kthimit do të luhet në datën 4 Mars.

The post Derbi kryeqytetas në ¼ finalet e Kupës appeared first on Gazeta Si.

Pilotët që u ringritën pasi mbetën jashtë pistës

Nga Gazeta Si – Nga zëvendësime surprizë te rikthime që sollën tituj kampionë. Ndërsa Yuki Tsunoda e gjen veten pa një makinë gare në sezonin 2026, ne rikujtojmë historitë e pilotëve që u kthyen në start pas humbjes së mëparshme të vendit të tyre.

Kur pilotët të mblidhen për startin e sezonit 2026, një emër që nuk do të jetë në “grid” është ai i Yuki Tsunoda-s. Piloti japonez u zëvendësua nga Isack Hadjar te Red Bull.

Ndërkohë që Tsunoda kalon në rolin e pilotit testues dhe rezervë për skuadrën nga Milton Keynes, drejtuesi Laurent Mekies ka shprehur bindjen se 25-vjeçari mund të gjejë një tjetër mundësi në të ardhmen.

Tsunoda nuk do të ishte piloti i parë që rikthehet pas humbjes së vendit të tij, pasi emrat e mëposhtëm janë ringritur në situata të ngjashme…

– Alex Albon
– Alain Prost
– Nico Hulkenberg
– Mika Salo
– Valtteri Bottas
– Sergio Perez
– Felipe Massa
– Esteban Ocon
– Romain Grosjean
– Kevin Magnussen

The post Pilotët që u ringritën pasi mbetën jashtë pistës appeared first on Gazeta Si.

Një Finale për rikthimin e Superiores

Nga Gazeta Si – Pushimet dimërore dhe Kupa i lënë vendin Kategorisë Superiore në futbollin tonë.

Raundi i 19-të ndahet mes të mërkurës dhe të enjtes. Tre ditën e parë dhe dy të dytën.

Siparin e ngre Bylis që pret Tiranën në Ballsh në orën 13:30. Krahasuar me një sezon më parë, Bylis ka fituar një pozicion ndërsa bardheblutë kanë humbur tre.

E lehtë në letër duket sfida për AF Elbasani ndaj Flamurtarit, në të njëjtën ditë në orën 17:00.

Vendasit kanë rekuperuar 3 pozicione në klasifikim, krahasuar me një vit më parë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë brenda 4 ditëve mes këtyre skuadrave pas kualifikimit të AF ELbasani në Kupë ndaj miqve kuqezinj.

Në të njëjtën orë, Vllaznia pret Egnatian në “Loro Boriçi”. Finalja e sezonit të kaluar vazhdon të jetë ende e tillë, të paktën në letër.

Aktualisht kuqeblutë kanë 1 pikë më pak se në sezonin e shkuar ndërsa të gjelbrit kanë 7 pikë më shumë.

Të enjten në orën 13:30, Partizani pret Vorën në “Arenën e Demave” në një përballje që i sheh kryeqytetasit me 7 pikë më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një sezoni më parë.

Jo më pak interesante edhe sfida e fundit e këtij raundi.

Në Durrës do të mbërrijë Dinamo City e cila, një sezon më parë kishte 1 pikë më pak, por ishte në vendin e parë.

Ndërsa këtë herë ka 32 pikë në vendin e 3-të. Shtatë pikë më shumë se Teuta e vendit të 5-të, që ka 3 pikë më shumë dhe një vend më lart se në sezonin 2024-2025.

Në 18 raundet e para të këtij sezoni u shënuan 188 gola.

Autorë të tyre ishin 85 futbollistë, ndërsa 9 të tjerë shënuan në portën e tyre.

Mesatarja ishte 2.088 gola për ndeshje. Tre skuadrat që shënuan më shumë janë Dinamo City (27 gola), Vllaznia (24 gola) dhe Egnatia (23 gola).

Me 10 gola, Bekim Balaj (Vllaznia) kryeson listën e shënuesve më të mirë, ndjekur nga Dejvi Bregu (Dinamo City, 7) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani 7).

Nga ky sezon në përfundim të çdo ndeshjeje përzgjidhet “Lojtari më i Mirë” i saj.

Portieri Mario Dajsinani (Egnatia) e ka fituar 7 herë këtë çmim, më shumë se kushdo tjetër.

The post Një Finale për rikthimin e Superiores appeared first on Gazeta Si.

‘EFL Cup 25/26’ – Sprinti i fundit drejt ‘Wembley-t’

Nga Gazeta Si – Newcastle United dhe Manchester City do të përballen në “St James’ Park” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës (EFL Cup).

“Magpies” synojnë të mbrojnë triumfin në “EFL Cup 2024-25”, ndërsa “Citizens” përpiqen të rikthejnë trofeun për herë të parë që nga sezoni 2020-21.

Newcastle i dha fund pritjes 70-vjeçare për një trofe madhor kur fitoi “EFL Cup” në sezonin 2024-25, me golat e Alexander Isak dhe Dan Burn, 2-1 ndaj Liverpool-it në stadiumin “Wembley”.

Skuadra e Howe ka mposhtur bindshëm Bradford City 4-1 në raundin e tretë, Tottenham Hotspur 2-0 në raundin e katërt dhe duke kaluar me avantazh minimal, Fulham 2-1 në çerekfinale, falë golit në minutën e 92-të nga Lewis Miley.

Tani përballë provës më të vështirë në mbrojtjen e trofeut, Newcastle do të presë Manchester City-n në “St James’ Park” për gjysmëfinalen e parë.

Ndërsa do të udhëtojë drejt “Etihad Stadium” në fillim të Shkurtit për ndeshjen e kthimit.

Megjithatë, Newcastle ka një bilanc të mirë të kohëve të fundit ndaj Man City-t në shtëpi, duke fituar dy ndeshje, barazuar një dhe humbur një nga 4 përballjet e fundit në “St James’ Park”.

Po ashtu, “Magpies” kanë mposhtur City-n në dy përballjet e fundit mes tyre në “EFL Cup”.

Newcastle vjen pas tre fitoreve dhe një barazimi në 4 ndeshjet e fundit – përfshirë një fitore dramatike 7-6 me penallti ndaj Bournemouth.

Gjithashtu nuk humbet prej 13 ndeshjesh rradhazi në shtëpi (10 fitore dhe 3 barazime).

Edhe Manchester City ka një seri të shkëlqyer rezultatesh, duke qenë i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, me 9 fitore dhe 3 barazime, përfshirë një fitore shkatërruese 10-1 ndaj Exeter City në ndeshjen e fundit.

Pavarësisht formës së shkëlqyer, City ka hasur vështirësi në këtë kompeticion në sezonet e fundit, duke u eliminuar në raundin e tretë në 2023-24, në raundin e katërt në sezonet 2021-22 dhe 2024-25, si dhe në çerekfinale në 2022-23.

Si rezultat, fitoret ndaj Huddersfield Town (2-0), Swansea City (3-1) dhe Brentford (2-0) e kanë çuar Manchester City-n në gjysmëfinalen e parë të “EFL Cup” që nga seria e jashtëzakonshme e 4 titujve radhazi mes 2017-18 dhe 2020-21.

Me ndeshjen e kthimit të planifikuar në fillim të Shkurtit në “Etihad Stadium”, Guardiola do të kërkojë që skuadra e tij të marrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje e parë, duke shmangur një përsëritje të humbjes 2-1 si ajo në “Premier League”, Nëntorin e kaluar.

Fitorja e fundit e Manchester City-t në “St James’ Park” daton 2 vite para kësaj gjysmëfinale të “EFL Cup”, kur Bernardo Silva, Kevin De Bruyne dhe Oscar Bobb shënuan në një fitore dramatike 3-2 ndaj “Magpies”, me një gol vendimtar në minutën e 91-të nga norvegjezi.

  • Formacionet e mundshme

Newcastle United: Ramsdale; Miley, Thiaw, Botman, Hall; Tonali, Guimaraes; Gordon, Woltemade, Barnes; Wissa

Manchester City: Trafford; Nunes, Khusanov, Alleyne, O’Reilly; Gonzalez; Cherki, Foden, Reijnders, Doku; Haaland

The post ‘EFL Cup 25/26’ – Sprinti i fundit drejt ‘Wembley-t’ appeared first on Gazeta Si.

Dilema e Mitajt… Xhaka apo Simeone?

Nga Gazeta Si – Eshtë i njohur tashmë vendimi i Al Ittihad për Mario Mitajn. Mbrojtësi kuqezi nuk është në planet e trainerit Conceicao dhe duhet të largohet në merkaton e Janarit.

Futbollisti kuqezi mund të humbasë diçka në pagë por është e sigurtë që destinacionet dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Së fundi, dy janë skuadrat që duken të interesuara më shumë për të dhe dilemma nuk është e vogël.

Fillimisht kampionatet, Mitajt i duhet të zgjedhë mes “Premier League” dhe “La Liga-s”.

E më pas dhe skuadrat, mes Sunderland në ishull dhe Atletico Madrid në gadishull.

Tek e para do të gjejë “Leader-in” dardan, Granit Xhaka që do të jetë një ndihmë e madhe në ambjentimin e Mitajt.’

Ndërsa tek e dyta, trainerin karizmatik Diego Pablo Simeone që njihet për stilin e tij mbrojtës, ku Mitaj mund të shndërrohet në një ndër lojtarët më të rëndësishëm të “colchoneros”.

Arabët kërkojnë 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit kuqezi, ndërsa skuadra që do ti shpenzojë dhe fanellën e të cilës, Mitaj do të veshë, mund të kërkojnë edhe pak kohë për tu mësuar.

The post Dilema e Mitajt… Xhaka apo Simeone? appeared first on Gazeta Si.

Real Madrid shkarkon Xabi Alonso-n

Nga Gazeta Si – Në më pak se 24 orë nga humbja e Finales në Superkupën e Spanjës, Florentino Perez humb durimin dhe shkarkon trainerin bask.

I konsideruar “djali i shtëpisë” për periudhën e suksesshme të aktivizimit dhe trofeve tē fituar në “Bernabeu”, Alonso nuk ja doli të niste një cikël të tillë si pasues i Ancelotti-t.

Aktualisht madrilenët janë në vendin e dytë me 45 pikë, 4 më pak se Barcelona.

Në vendin e tij u emërua, ish mbrojtësi Alvaro Arbeloa (2009-2016), që vjen nga Real Madrid Castilla (skuadra e dytë).

The post Real Madrid shkarkon Xabi Alonso-n appeared first on Gazeta Si.

Drejtuesit e çdo skuadre në F1-2026

Nga Gazeta Si – Kur duhen vetëm pak javë deri në nisjen e sezonit 2026, drejtuesit e ekipeve (Team Principal) në Formula 1 janë të zënë me përgatitjet për kalendarin prej 24 garash që i pret.

Më poshtë ju njohim me 11 drejtuesit që do të udhëheqin skuadrat e tyre përkatëse gjatë këtij sezoni në Botërorin e Formla 1.

  • Andrea Stella – McLaren

– Toto Wolff – Mercedes

  • Laurent Mekies – Red Bull

– Fred Vasseur – Ferrari

  • James Vowles – Williams

– Alan Permane – Racing Bulls

  • Adrian Newey – Aston Martin

– Ayao Komatsu – Haas

  • Jonathan Wheatley – Audi

– Graeme Lowdon – Cadillac

The post Drejtuesit e çdo skuadre në F1-2026 appeared first on Gazeta Si.

Formacioni i sezonit në ‘Premier League’

Nga Gazeta Si – Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “Premier League” zgjedh lojtarët dhe trajnerin më të spikatur të 5 muajve të parë.

Alan Shearer përfitoi nga pauza e “Premier League” që la vendin “FA Cup”, dhe përzgjodhi yjet e 21 javëve të para të kampionatit.

Pjesë e “Hall of Fame” në “Premier League” dhe rekordmen për golat e shënuar, Shearer përfshiu 3 lojtarë nga Arsenali, ndërsa Sunderland, Chelsea dhe Manchester City përfaqësohen me nga dy lojtarë secili.

Formacioni i tij kombinon talentin dhe përvojën ku 7 nga 11 lojtarët e përzgjedhur janë 25 vjeç ose më të rinj.

Ndërsa skema e rrjeshtimit taktik të skuadrës është 4-3-3:

Portier – Robin Roefs (Sunderland)

Mbrojtës – Jurrien Timber (Arsenal), Marc Guehi (Crystal Palace), Gabriel (Arsenal), Marc Cucurella (Chelsea)

Mesfushorë – Granit Xhaka (Sunderland), Declan Rice (Arsenal), Moises Caicedo (Chelsea)

Sulmues – Morgan Rogers (Aston Villa), Erling Haaland (Man City), Phil Foden (Man City)

Trainer – Unai Emery (Aston Villa)

The post Formacioni i sezonit në ‘Premier League’ appeared first on Gazeta Si.

Kupa e Kombeve – ‘BIG4’ në Afrikë

Nga Gazeta Si – Është konfirmuar formacioni i gjysmëfinaleve të “TotalEnergies CAF Africa Cup of Nations 2025” që po zhvillohet në Marok.

Tradicionalisht, peshat e rënda të futbollit afrikan kanë mbetur në garë pas një fundjave dramatike çerekfinalesh, të mbushura me gola, tension dhe emocione të forta.

Egjipti, Nigeria, Maroku dhe Senegali siguruan vendin në katërshen e fundit, pasi ndeshjet çerekfinale u përmbyllën të shtunën në mbrëmje.

Organizatorët e Marokut do të përballen me Nigerinë plot yje, ndërsa Senegali, që u kualifikua i pari në gjysmëfinale, do të ndeshet me Egjiptin.

Shtatë herë kampionët e Afrikës nga Egjipti, siguruan biletën e fundit për në gjysmëfinale pasi eliminuan kampionen në fuqi, Bregun e Fildishtë, me rezultatin 3-2 në një përballje spektakolare.

Ky ishte fundi i sundimit të “Elefantëve” që përgatiti një gjysmëfinale shumë tërheqëse ndaj Senegalit.

Më herët, në një derbi të tensionuar të Afrikës Perëndimore. Senegali kishte siguruar kualifikimin falë një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Malit, me golin e Iliman Ndiaye në pjesën e parë.

“Luanët” e Terangës treguan pjekuri duke kontrolluar ndeshjen dhe ruajtur avantazhin minimal për të arritur edhe një tjetër gjysmëfinale të AFCON-it.

Maroku mbetet në rrugën drejt titullit të parë kontinental pas 50 vitesh, pas një fitoreje të qetë 2-0 ndaj Kamerunit në Rabat.

Golat e Brahim Diaz dhe Ismaël Saibarit konfirmuan formën mbresëlënëse të “Luanëve të Atlasit” në shtëpi, duke theksuar cilësinë sulmuese dhe ekuilibrin mbrojtës.

Katërshen e plotëson Nigeria, e cila mposhti Algjerinë 2-0 në Marrakech.

Victor Osimhen zhbllokoi rezultatin pas një fillimi të ekuilibruas, ndërsa Akor Adams vulosi fitoren në minutat e fundit, duke konfirmuar rikthimin e Nigerisë në gjysmëfinale dhe një përballje spektakolare me vendasit.

Këto rezultate nënvizojnë diferencat e vogla në këtë fazë të turneut, ku përvoja dhe qetësia kanë bërë diferencën.

Pas një faze grupesh të paparashikueshme dhe një raundi të 1/8-ve tejet të fortë, çerekfinalet treguan se eksperienca filloi të peshojë.

Gjysmëfinalet do të luhen të mërkurën, më 14 Janar ndërsa “AFCON 2025” i afrohet kulmit përpara Finales së madhe në Rabat më 18 Janar.

The post Kupa e Kombeve – ‘BIG4’ në Afrikë appeared first on Gazeta Si.

Raphinha dhe Barca triumfojnë në Superkupë

Nga Gazeta Si – Raphinha dy herë dhe Lewandowski, likujduan Real Madrid (Vinicius dhe Gonzalo) duke mbrojtur trofeun e Superkupës së Spanjës në Finalen e zhvilluar në Xhedah,

Barcelona triumfoi me vështirësi ndaj Realit të Madridit në një spektakël me 5 gola, duke fituar për të dytin vit rradhazi Finalen e Superkupës së Spanjës në Xhedah të Arabisë Saudite.

Ishte trofeu i 16-të në këtë kompeticion për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, që kishte mposhtur “Los Blancos” edhe në Finalen e vitit të kaluar.

Gjuajtja e Raphinha-s në minutën e 73-të rezultoi vendimtare, pas një fundi të çmendur të pjesës së parë.

Tre gola të shpejtë në kohën shtesë përpara pushimit bënë që ekipet të shkonin në barazim në dhomat e zhveshjes, pasi Raphinha kishte zhbllokuar rezultatin në minutën e 36-të, me një gjuajtje të saktë në këndin e poshtëm.

Vinícius Jr kaloi topin mes këmbëve të Jules Koundé në një depërtim brilant dhe duke shënuar në këndin e largët. Ky ishte goli i tij i parë për Realin pas 17 ndeshjesh, që nga 4 Tetori 2025.

Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barçën në minutën e 49-të, duke shënuar me ndihmën e shtyllës.

Por vetëm tre minuta më vonë, Gonzalo García barazoi pas një rrëmuje në zonë, ku goditja me kokë e Dean Huijsen u përplas në traversë.

Në atë moment, trajneri i Barcelonës, Flick, protestoi se bilbili duhej të kishte rënë më herët.

Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq direkt në kohën shtesë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Kylian Mbappé, i cili kishte hyrë nga stoli pas rikuperimit nga një dëmtim në gju.

Megjithatë, pavarësisht rasteve të vona për të dyja skuadrat – përfshirë edhe një mundësi për Marcus Rashford – rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona siguroi titullin e dytë radhazi, diçka që nuk e kishte arritur që nga viti 2012.

  • Fituesit e Superkupës

16 – Barcelona
13 – Real Madrid
3 – Athletic Bilbao, Deportivo La Coruna
2 – Atletico Madrid
1 – Valencia, Sevilla, Real Zaragoza, Mallorca, Real Sociedad

The post Raphinha dhe Barca triumfojnë në Superkupë appeared first on Gazeta Si.

‘El Clásico’ rikthehet në Xhedah

Nga Gazeta Si – Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “El Clásico-n” e rradhës në Finalen e Superkupës së Spanjës për të 3-in vit rradhazi.

Një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit do të zhvillohet të dielën në “King Abdullah Sports City Stadium” në Xhedah, ku Barcelona do të përballet me rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

Barça, kampione në fuqi e mposhti Real-in në Finalen e vitit të kaluar, mbetet sërish skuadra për t’u mundur në elitën e futbollit spanjoll.

Nga ana tjetër, Reali ndodhet nën presion në rritje, veçanërisht trajneri  Xabi Alonso.

Barcelona e shkatërroi Realin e Madridit, 5-2 në finalen e vitit të kaluar, e cila gjithashtu u luajt në Xhedah. Ishte një goditje e rëndë për trajnerin e atëhershëm Carlo Ancelotti, ndërsa shërbeu si trampolinë për Hansi Flick, i sapoemëruar në krye të Barcelonës.

Fitimi i Superkupës rezultoi vendimtar për fillimin e epokës Flick te Barcelona sezonin e kaluar, duke i dhënë shtysë ekipit për të fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.

Në tre sezonet e mëparshme, fituesit e Superkupës kishin triumfuar edhe në kampionatin spanjoll.

Katalanasit e mposhtën Realin katër herë në sezonin e kaluar, por skuadra e Alonsos fitoi 2-1 ndaj rivalëve në Tetor në La Liga.

Superkupa përball fituesit dhe nënkampionët e La Liga-s me ata Kupës së Mbretit. Edhe pse prej vitit 1982 u zhvillua vetëm mes fituesve të kampionatit dhe kupës, formati u zgjerua në katër skuadra në vitin 2020.

Barcelona është kampione aktuale, ndërsa Real Madrid përfundoi i dyti. Të dyja skuadrat ishin gjithashtu finaliste të Kupës së Mbretit, çka bëri që Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao të luanin në gjysmëfinale, pas renditjes së tyre në vendet 3 dhe 4 në La Liga, sezonin e kaluar.

Hansi Flick dhe Xabi Alonso

Kjo do të jetë përballja e 262-të mes dy skuadrave ku Real Madrid ka fituar 106 herë, ndërsa Barcelona 104. Ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim mes tyre.

Lajmet e fundit nga Barcelona

Marc-André ter Stegen, Gavi dhe Andreas Christensen mungojnë. Dy të fundit kanë probleme në gju, ndërsa portieri gjerman është jashtë për arsye të paspecifikuara.

Lamine Yamal pritet të rikthehet në formacionin titullar, pasi nuk ishte i gatshëm të startonte në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid, edhe pse hyri nga stoli dhe shënoi.

Ronald Araújo është rikthyer në stërvitje të plota, por pritet të jetë vetëm në stol.

Lajmet e fundit nga Real Madrid

Pikëpyetja kryesore është nëse Kylian Mbappé do të jetë i gatshëm për të luajtur, qoftë si titullar apo zëvendësues, pas spekulimeve të një jave mbi dëmtimin në gju.

Trent Alexander-Arnold, Éder Militão dhe Brahim Díaz mungojnë ende, ndërsa ka shpresa që Rodrygo, Antonio Rüdiger dhe Raúl Asencio të kalojnë testet fizike pas goditjeve të marra në gjysmëfinalen kundër Atletico-s.

Dean Huijsen u rikthye në stol në derbin e Madridit dhe mund të startojë në vend të Rüdigerit, nëse ky i fundit nuk është i gatshëm.

Formacionet e mundshme

Barcelona: J. García, Koundé, Cubarsí, E. García, Baldé, Pedri, De Jong, Yamal, Raphinha, Fermín, Ferran Torres

Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras, Camavinga, Tchouaméni, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinícius

Forma e ekipeve

Real Madrid: F–F–F–F–F

Barcelona: F–F–F–F–F

The post ‘El Clásico’ rikthehet në Xhedah appeared first on Gazeta Si.

Në San Siro luhet për titullin

Nga Gazeta Si – Janë zhvilluar 84 ndeshje zyrtare mes Inter dhe Napoli-t në Milano.

Bilanci flet për 54 fitore të Inter-it (e fundit 1-0 në sezonin 2022/23 në Serie A), 20 barazime (i fundit 1-1 në sezonin 2024/25 në Serie A) dhe 10 fitore të Napoli-t (e fundit 1-0 në Kupën e Italisë, sezoni 2019/20).

Inter është vetëm një pikë larg mbylljes së gjysmës së parë të sezonit në krye të tabelës: pas fitores ndaj Parma-ss dhe barazimit të Milan-it me Genoa-n, “Nerazzurrët” kanë mundësinë ta mbyllin gjysmën e parë të sezonit në vendin e parë, nëse fitojnë ose barazojnë në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të, kundër Lecce-s.

Hera e fundit që Inter u shpall Kampion i Dimrit ishte sezoni 2023/24, i cili përfundoi me fitimin e “Scudetto-s”.

Inter është gjithashtu skuadra e fundit që kryesoi tabelën në gjysmën e parë të sezonit dhe më pas e humbi titullin (sezoni 2021/22, kur Milani u shpall kampion).

Zikaltërit vjen pas një serie prej 6-të fitoresh rradhazi në kampionat: humbja e fundit ishte ndaj Milan-it më 23 Nëntor (0-1 në derbin e Milanos).

Ata janë skuadra që ka shënuar më shumë gola në Serie A 2025/26 (40), si edhe ajo me më shumë gola në 15 minutat e fundit, përfshirë shtesën (9).

Vetëm Juventus (15) ka më shumë lojtarë që kanë shënuar këtë sezon sesa Inter, i cili renditet i dyti me 13, po aq sa Cagliari.

Napoli do të përballet me një nga skuadrat që nuk ka marrë asnjë karton të kuq deri tani (Inter, ashtu si Torino, Lecce, Verona dhe Cagliari).

Në anën tjetër, Napoli është skuadra që ka përfituar më shumë nga ndëshkimi me karton të kuq i lojtarëve kundërshtarë (4 raste).

Napoli është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga minuta e 31-të deri te e 45-ta, përfshirë shtesën (7), aq sa Atalanta.

Para ndeshjes Napoli–Verona, vendasit nuk kishin pësuar 2 gola në pjesën e parë në Serie A që nga humbja Milan 2-1 Napoli, më 29 Shtator 2025.

Mes Cristian Chivu dhe Antonio Conte-s, janë zhvilluar 3 përballje zyrtare: bilanci është një barazim dhe një fitore për trajnerin e Napoli-t.

Në 30 ndeshjet e para si trajnerë të Interit, Simone Inzaghi edhe Cristian Chivu kanë fituar secili nga 21 ndeshje.

Antonio Conte do të përballet me ish-klubin e tij: ai e drejtoi Inter-in në sezonet 2019/20 dhe 2020/21.

Conte zhvilloi 102 ndeshje si trajner i zikaltërve, me bilanc – 64 fitore, 23 barazime dhe 15 humbje, duke arritur Finalen e Europa League në sezonin e parë dhe duke fituar titullin kampion në sezonin e dytë.

Lautaro Martínez është aktualisht golashënuesi më i mirë i sezonit pas 18 ndeshjesh (10 gola).

Që nga debutimi i tij në Serie A, Manuel Akanji ka luajtur 100% të minutave të mundshme, i vetmi lojtar i Inter-it që e ka bërë këtë.

Giovanni Di Lorenzo shënoi golin e tij të parë në Serie A 2025/26 kundër Verona-s: kapiteni i Napoli-t nuk kishte shënuar që nga 26 Tetori 2024 (Napoli 1-0 Lecce në stadiumin “Maradona”).

  • Formacionet e mundshme

Inter: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Henrique, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Thuram, Martinez

Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno; Politano, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Elmas, Lang; Hojlund

The post Në San Siro luhet për titullin appeared first on Gazeta Si.

Piloti më i mirë sipas kolegëve dhe Team Principal në F1

Nga Gazeta Si – Rikthimi i jashtëzakonshëm i Max Verstappen-it në fund të sezonit mund të mos ketë qenë i mjaftueshëm për ta çuar atë drejt titullit të 5-të rradhazi Kampion Bote në Formula 1, por kjo nuk e ndaloi që të votohej si “Piloti i Vitit” për herë të 5-të rresht nga kolegët e tij.

Në edicionin e 8 të votimit, pilotët vlerësuan rivalët e tyre duke rendistur 10 pilotët më të mirë të vitit 2025.

Pikët u shpërndanë sipas sistemit aktual të pikëzimit në F1, ku piloti i renditur i pari në çdo listë merrte 25 pikë, deri në një pikë për pilotin e renditur në vendin e 10-të.

Këto pikë më pas u kombinuan për të krijuar renditjen e përgjithshme të 10 pilotëve më të mirë.

Verstappen realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm në fazën përfundimtare të sezonit, duke fituar 6 nga 9 garat e fundit, për ta mbyllur kampionatin vetëm 2 pikë pas liderit Lando Norris, pasi kishte qenë 104 pikë larg tij pas “Çmimit të Madh” të Holandës në Gusht.

Norris, i cili fitoi titullin e tij të parë Kampion Bote në Formula 1 pasi përballoi Verstappen dhe shokun e skuadrës, Oscar Piastri, u rendit i 2-ti në për të dytin vit rradhazi.

George Russell kompletoi podiumin, duke u ngjitur një vend krahasuar me vitin e kaluar, pas një sezoni të shkëlqyer me Mercedes ku mori dy fitore dhe u ngjit 7 herë në podium.

Piastri ishte favorit i madh për titullin dhe në një moment kryesonte kampionatin me 34 pikë, por një rënie forme në vjeshtë e nxori jashtë garës për titull.

Ai u rendit i 4, një vend më lart se vitin e kaluar. Ferrari pati një sezon të vështirë dhe e mbylli vitin në vendin e 4 në Kampionatin e Konstruktorëve, 2 vende më poshtë se një vit më parë, kur garoi për titull deri në garën e fundit.

Charles Leclerc shfrytëzoi maksimalisht makinën që kishte në vitin 2025, duke siguruar 7-të podiume, por ai bie 2 vende në renditje, në vendin e 5-të.

Carlos Sainz u rikthye pas një fillimi të vështirë te Williams me një gjysmë të dytë sezoni sensacionale, që i solli jo 1 por 2 podiume.

Këto paraqitje i siguruan vendin e 6-të në renditjen tonë, i njëjti pozicion që kishte edhe vitin e kaluar kur garonte për Ferrari-n.

Fernando Alonso u rendit i 7-ti, duke u ngjitur 2 vende. Dy herë kampioni i Botës u fut në 10-shen e parë të renditjes falë disa paraqitjeve të jashtëzakonshme me Aston Martin, i cili përfundoi i 7-ti në kampionat.

Tre hyrje të reja plotësuan 10-shen e parë. Sezoni më i mirë i karrierës për Alex Albon me Williams që u rendit i 8 në kampionat, u shpërblye me të njëjtin pozicion edhe në renditjen tonë.

Debutuesit Ollie Bearman dhe Isack Hadjar u votuan përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të nga rivalët e tyre, pas sezoneve mbresëlënëse.

Bearman pati një seri të shkëlqyer prej 5 garash me pikë, që përfshinte edhe një vend të 4 në Meksikë, ndërsa Hadjar siguroi podiumin e tij të parë në Zandvoort.

Pas një sezoni debutues të vështirë te Ferrari. 7-të herë Kampioni i Botës, Lewis Hamilton, nuk arriti të përfshihej në 10-shen e parë për herë të parë që nga nisja e këtij klasifikimi.

Pilotët që pranuan të merrnin pjesë në votim (sipas rendit alfabetik) ishin: Alex Albon, Fernando Alonso, Kimi Antonelli, Ollie Bearman, Gabriel Bortoleto, Franco Colapinto, Pierre Gasly, Isack Hadjar, Liam Lawson, Charles Leclerc, Lando Norris, Esteban Ocon, Oscar Piastri, George Russell, Carlos Sainz dhe Max Verstappen.

The post Piloti më i mirë sipas kolegëve dhe Team Principal në F1 appeared first on Gazeta Si.

‘E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara’

Nga Gazeta Si – Thomas Strakosha nuk fshihet, përkundrazi. Ai e thotë me krenari se është një shqiptar nga Himara.

I lindur dhe rritur në Athinë, ai pranon se shumë shqiptarë e fshehin origjinën e tyre.

“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë më takojnë dhe më thonë se janë shqiptar. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe unë jam krenar që jam shqiptar” – tha për Athletico.gr portieri kuqezi.

Në podcast-in ku mori pjesë u fol edhe për babain, Foto Strakosha, në gjurmët e të cilit po ecën edhe Thomasi 30 vjecar.

Hapat e parë ai i hodhi te APOEL (në Nicosia) për të vazhduar te Panionios (në Athinë) dhe Lazio (në Romë).

Pikërisht te kryeqytetasit në Apenine, Strakosha debutoi si profesionist. Pas 9 viteve në Serie A, u transferua te Brentford në Angli.

U kthye në vendlindje në vitin 2024 ku firmosi për AEK në Athinë, aty ku luan edhe sot.

Aktualisht, Thomas Strakosha është një ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore.

Ai e ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet në vitin kalendarik 2025.     

The post ‘E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara’ appeared first on Gazeta Si.

Futbollistët më të shtrenjtë… edhe sipas pozicioneve

Nga Gazeta Si – Lamine Yamal kaloi Erling Haaland si futbollisti më i shtrenjtë në Botë.

Ylli i Barcelonës, vlerësohet në 298 milionë paund ose 399 milionë dollarë.

Ndërsa sulmuesi i Manchester City-t, Haaland, vlerësohet në 221 milionë paund ose 297 milionë dollarë.

Më poshtë ju njohim me 20 futbollistët më të shtrenjtë.

Këto vlerësime janë llogaritur sipas modelit statistikor të “CIES Football Observatory”, ndërsa monedha është euro.

Çdo shifër përfaqëson milionë euro.

343.1 – Lamine Yamal – Barcelona
255.1 – Erling Haaland – Manchester City
201.3 – Kylian Mbappé – Real Madrid
153.1 – Jude Bellingham – Real Madrid
136.9 – Michael Olise – Bayern Munich
135.8 – Florian Wirtz – Liverpool
134.6 – Désiré Doué – Paris Saint-Germain
130.6 – João Neves – Paris Saint-Germain
130.3 – Arda Güler – Real Madrid
130 – Pedri – Barcelona
127.5 – Julián Álvarez – Atletico Madrid
125.9 – Morgan Rogers – Aston Villa
124.1 – Hugo Ekitike – Liverpool
121 – Kenan Yildiz – Juventus
120.5 – Nick Woltemade – Newcastle
118.9 – Estêvão – Chelsea
115.8 – Cole Palmer – Chelsea
109.6 – Pau Cubarsí – Barcelona
109.6 – Lautaro Martínez – Inter
108.3 – Dean Huijsen – Real Madrid

  • Lojtarët më të shtrenjtë sipas pozicionit

Portier
81.4 – Gianluigi Donnarumma – Manchester City

Qendërmbrojtës
190.6 – Pau Cubarsi – Barcelona
108.3 – Dean Huijsen – Real Madrid
95.6 – William Saliba – Arsenal

Mbrojtës krahu
90.3 – Nico O’Reilly – Manchester City
86.9 – Warren Zaïre-Emery – Paris Saint-Germain
86.5 – Nuno Mendes – Paris Saint-Germain

Mesfushor difensiv
130
– Pedri – Barcelona
103.7 – Enzo Fernandez – Chelsea
100.6 – Ryan Gravenberch – Liverpool

Mesfushor sulmues
153.1
– Jude Bellingham – Real Madrid
135.8 – Florian Wirtz – Liverpool
130.6 – João Neves – Paris Saint-Germain

Sulmues krahu
343.1
– Lamine Yamal – Barcelona
136.9 – Michael Olise – Bayern Munich
134.6 – Desire Doué – Paris Saint-Germain

Qendërsulmues
255.1
– Erling Haaland – Manchester City
201.3 – Kylian Mbappé – Real Madrid
127.5 – Julián Álvarez – Atletico Madrid

The post Futbollistët më të shtrenjtë… edhe sipas pozicioneve appeared first on Gazeta Si.

❌