Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit-GEAS-, me qëllim kufizimin e emigracionit të paligjshëm dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ka të bëjë me të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, apo azilkërkuesit që janë regjistruar ose kanë aplikuar për azil në një…

Source

Aksident në Palasë/ Dy kamionë dalin nga rruga, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga. Si pasojë, 3 persona që kanë qenë brenda tij kanë mbetur të plagosur. Mësohet se dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime të lehta. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Source

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar në Vlorë nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj. Spiropali iu bashkua panelit të diskutimit në krah të raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard dhe Ambasadori i Spanjës në…

Source

Protesta e tregtarëve në Vlorë, Spiropali: Do të flas me kryetaren e bashkisë për problemin tuaj

Tregtarët e tregut të madh të Vlorës protestuan sërish sot pas vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual. Protesta u zhvendos përpara Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ku u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Gjatë mbërritjes në këtë aktivitet ministrja Spiropali ndaloi duke komunikuar me protestuesit…

Source

Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese: Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj

Nga Ilir Beqaj Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit të publikuar në faqen web të Gjykatës më 28 janar 2026, ku bëhet e ditur se është rrëzuar kërkesa ime për të kundërshtuar vendimin e GJKKO të datës 6 korrik 2024 mbi masën e sigurimit “arrest në burg”. Kjo padyshim më bën subjektiv dhe ju besoj edhe për këtë arsye mund ta neglizhoni këtë…

Source

Mashtronin qytetarët me premtime për blerje apartamentesh, arrestohen dy persona

Një skemë mashtrimi e ndërtuar përmes premtimeve të rreme për blerje apartamentesh është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të nisura pas kallëzimeve të disa qytetarëve, u arrestuan dy shtetas bashkëjetues, E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, të cilët dyshohet se u merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve…

Source

Forumi i Dialogut në Vlorë, Rama: Shqipëria më pranë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një status nga Vlora, ku ka bërë të ditur zhvillimin e Forumit të Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, një aktivitet i fokusuar në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Postimi i plotë: 📍Vlorë – Forumi i Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar nga ambasadori hiperaktiv i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin…

Source

Berisha flet për protestën e 10 shkurtit: Do qëndrojmë në sheshin para kryeministrisë gjersa të largojmë Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha tregoi detaje nga organizimi i protestës së 10 shkurtit para Kryeministrisë. Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Këtë e kërkojnë mijëra demokratë, shtoi lideri demokrat. Sali Berisha deklaroi sot: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Source

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë…

Source

Benet Beci: Hyrja e qytetit fiton dimension të ri me parkun 18 hektarë te Ura e Bunës

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se punimet për parkun e ri rekreativ tek Ura e Bunës po vijojnë me ritme të shpejta. Ky projekt, që shtrihet në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, po transformon rrënjësor hyrjen e qytetit, duke e shndërruar atë në një “mushkëri të re” të gjelbër në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Sipas Becit, ky investim nuk po ndryshon vetëm anën…

Source

Rogerti tregon shifrën marramendëse që humbi nga bixhozi

Një debat verbal mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP mori një kthesë të papritur, pasi Rogerti zbuloi detaje tronditëse nga e kaluara e tij personale, duke folur hapur për humbjet e mëdha financiare që ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara. Diskutimi, i cili filloi me tensione mes dy banorëve, u shndërrua në një rrëfim të hapur mbi pasojat e zgjedhjeve të tij…

Source

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e tij me financuesin e ndjerë kanë qenë minimale dhe se ai i ka refuzuar vazhdimisht ftesat për ta vizituar. Në një reagim në platformën X, Musk tha se ishte “shumë i vetëdijshëm” se disa email-e mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e tij.

Source

Homazh për të madhin MEDIN ZHEGA në 80-vjetorin e tij të lindjes…

Nga Saimir Kadiu: Medin Zhega (31 JANAR 1946 – 12 qershor 2012), sulmuesi i famshëm i Vllaznisë, Dinamos dhe Përfaqësueses shqiptare lindi 80 vjet më parë më 31 janar 1946 në vendlindjen e futbollit shqiptar në Shkodër. Lojtar me një fizik të përsosur, teknik dhe shumë inteligjent. Mbi të gjitha një mbret i bukur i lojës në ajër …një Santillana shqiptar… ■ Debutoi me ekipin përfaqësues në…

Source

I dënuar në SHBA për akte terroriste, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit me iniciale S.A., i cili është dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste Ai rezulton i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të…

Source

Gjermania do mbështesë 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri. Me anë të një njoftimi, ambasada bën me dije se do vihen në dispozicion shuma prej 250 mijë paund për familjet e prekura. Gjithashtu masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen…

Source

Jorida Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po dëmton rëndë prodhimin vendas

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një goditje serioze për ekonominë shqiptare dhe për mirëqenien e qytetarëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur nivelet më të ulëta historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka…

Source

Aksidenti tragjikisht në Rumani, i jepet sot lamtumira e fundit pesë tifozëve të PAOK-ut

Sot i jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Rumani, ku një furgon me tifozë të PAOK-ut u përplas me një kamion, duke shkaktuar humbje të rënda njerëzore. Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e mbushur me dhimbje. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve do të mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’…

Source

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare. Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent. Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore…

Source

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin ka ndarë me Gimbën një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale, duke zbuluar për herë të parë një histori që, sipas saj, nuk e dinte askush. Ajo tregoi se në një moment të jetës së familjes së saj, prindërit kishin qenë në proces divorci për shkak të një gabimi të babait. “Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë…

Source

Rama prezanton projektin “Dua të luaj”, 22 mijë m² hapësirë e re rekreative në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i projektit “Dua të luaj” në Elbasan, një investim masiv që synon kthimin e një sipërfaqeje prej 22 mijë m² në një qendër rekreative moderne. Rama shkruan në Facebook: MIRËMËNGJES 😊 dhe me kantierin e këndit “Dua të luaj”, në Elbasan, një hapësirë e re prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë…

Source

❌