Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Anis Mehmeti riniset nga Ipswich Town

Nga Gazeta “Si” – Tre ditë më parë e paralajmëruam dhe sot Ipswich Town zyrtarizoi  transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.

Mendohet se për shqiptarin janë paguar fillimisht 3 milionë paundë.

Mehmeti, i lindur në Londër dhe lojtar i Kombëtares shqiptare, ka shënuar 9 gola në 31 ndeshje për “Robins” këtë sezon.

Ai u aktivizua në barazimin 1-1 mes dy skuadrave në “Ashton Gate” në Shtator, si dhe në fitoren 2-0 të “Tractor Boys” në ndeshjen e kthimit, këtë javë.

Anis Mehmeti ishte golashënuesi më i mirë i City-t, sezonin e kaluar me 12 gola dhe mori një ofertë rinovimi në Tetor.

“Të gjithë e dinë se ambicia është të rikthehemi në Premier League dhe unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që ta arrijë këtë” – tha Mehmeti për faqen zyrtare të Ipswich pas firmosjes së kontratës deri në verën e vitit 2029.

Ai është përforcimi i parë i Ipswich, skuadër që renditet e 3-ta në Championship, pasi fitoi 4 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Kieran McKenna – dhe lojtari i 4-rt që u largua nga Bristol City këtë javë.

  • Karriera e Anis Mehmetit në ishull
    2019-2020 Woodford Town, 11 ndeshje, 1 gol
    2020-2023 Wycombe Wanderers, 88 ndeshje, 19 gola
    2023-2026 Bristol City, 125 ndeshje, 25 gola
    2026-2029 Ipswich Town

The post Anis Mehmeti riniset nga Ipswich Town appeared first on Gazeta Si.

60 minuta nga Ferrari te Alpine (Galeri & Video)

Nga Gazeta “Si” – Ferrari prezantoi makinën e re për vitin 2026 në Formula 1.

E ndërtuar sipas rregullave tëreja, “SF-26” do të pilotohet nga Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ndërsa Fred Vasseur ruan pozicionin e “Team Principal”.

Ferrari shpreson që kjo makinë t’i japë fund mungesës së titujve, prej gati dy dekadash.

Në vitin 2008 fitoi titullin e Konstruktorëve – ndërsa viti 2007 ishte i fundit për titullin e pilotëve kur në bord ishte Kimi Räikkönen.

Pas prezantimit që u bë në selinë e Maranello-s, Ferrari do të udhëtojë drejt Spanjës për “shakedown”-in e Barcelonës javën e ardhshme.

Një orë pas “Scuderisë” ishte rivalja “Alpine” që prezantoi makinën e saj të F 1 për vitin 2026. 

“A526” ishte fjala kryesore gjatë eventit në Barcelonë, përpara “shakedown-it” të javës së ardhshme.

Ekipi me seli në Enstone vazhdoi në traditën e ngjyrave karakteristike, blu dhe rozë.

Pierre Gasly dhe Franco Colapinto janë dy pilotët e këtij sezoni, ndërsa struktura drejtuese përfshin Drejtorin Menaxhues, Steve Nielsen dhe Këshilltarin Ekzekutiv, Flavio Briatore.

Alpine shpreson të bëjë hapa përpara pas një sezoni të vështirë, në të cilin u rendit e fundit për Konstruktorë, me vetëm 22 pikë, 48 më pak se rivali më i afërt, Kick Sauber.

The post 60 minuta nga Ferrari te Alpine (Galeri & Video) appeared first on Gazeta Si.

Superiorja në shenjën e klasikeve në Shkodër dhe kryeqytet

Nga Gazeta “Si” – Java e 21 në Kategorinë Superiore, ndahet mes të shtunës (3 ndeshje) dhe të dielës (dy ndeshje). Sipari ngrihet në mesditë në orën 13:30…

  • Bylis vs Egnatia
  • Tirana vs Flamurtari

Në Ballsh diferencat janë 20 pikë mes vendasve dhe miqve.

Kampionët në fuqi kërkojnë shkëputjen dhe për këtë duan të nisen nga kjo fundjavë.

Në kryeqytet vijnë kuqezinjtë nga Vlora që përballë bardhebluve do të luajnë për qëndrim mes më të mirëve.

Kohët kur këto skuadra luanin për titull duken të largëta, ndërsa aktualisht, të dyja bashkë kanë 6 pikë më pak se Egnatia. E shtuna mbyllet pasdite në orën 16:30…

  • Vllaznia vs Partizani

Një Klasike në “Loro Boriçi” ku kuqeblutë e Martinit do të provojnë të ruajnë distancën me kreun.

Partizani ka pësuar një shndërrim total nën drejtimin e Kërnajës që provon të befasojë në djepin e futbollit dhe të ngushtojë distancën me “BIG4”. E diela starton në 13:30 në “Niko Dovana” në Durrës:

  • Teuta vs Vora

Përkatësisht në vendet 6 dhe 7, skuadrat duken në situatë të qetë. “Final4” duket larg, po ashtu si zona e ftohtë, të paktën momentalisht.

Ky raund mbyllet në “Elbasan Arena” në orën 16:30 të 25 Janarit:

  • AF Elbasani vs Dinamo City

Barazimi ndaj Egnatias ruajti distancën me kreun, e barazvlefshme me vendin e 4, ku qëndrojnë miqtë e rradhës në Elbasan.

Gvozdenovic dhe Daja nuk mund të lejojnë një hap fals pas rezultateve të javës së 20.

The post Superiorja në shenjën e klasikeve në Shkodër dhe kryeqytet appeared first on Gazeta Si.

Të kualifikuarat në 1/16 dhe play-off’in e UCL

Nga Gazeta “Si” – Barcelona, Chelsea, Juventus dhe Newcastle janë skuadrat e fundit në rradhë që kanë siguruar vendin e tyre në fazën e 1/16-ave ose në play-off’in e fazës me eliminim të UEFA Champions League 2025/26.

Ndërkohë, Bayern München i është bashkuar Arsenalit duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/16-ave.

Tetë skuadrat e para në renditje kualifikohen direkt në 1/16-at; skuadrat që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-offin e fazës me eliminim, ku fituesit do të kalojnë në 16-shen më të mirë.

Të konfirmuara në rnd e 1/16
Arsenal, Bayern München

Të konfirmuara në rnd e 1/16 ose KO play-off
Atalanta, Atleti, Barcelona, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Man City, Newcastle, Paris, Real Madrid, Sporting CP, Tottenham

Të eleminuara
Frankfurt, Kairat Almaty, Slavia Praha, Villarreal

Faza KO në Champions League
KO Play-off: 17/18 & 24/25 Shkurt 2026
Rnd 1/16: 10/11 & 17/18 Mars 2026
¼ finale: 7/8 & 14/15 Prill 2026
½ finale: 28/29 Prill & 5/6 Maj 2026
Finale: 30 Maj 2026 (Budapest)

The post Të kualifikuarat në 1/16 dhe play-off’in e UCL appeared first on Gazeta Si.

Lojtarët që mund të përfitojnë nga skemat e Carrick

Nga Gazeta “Si” – Fillimi pozitiv i Michael Carrick si trajner i përkohshëm në stolin e Manchester United ishte më shumë sesa thjesht rezultati.

Man United luajti si një skuadër e rilindur, duke rizbuluar të ashtuquajturën “United Way”, me futboll sulmues të shpejtë dhe të përqendruar nga krahët.

Kthimi te formacioni 4-2-3-1 ndihmoi, por më shumë se kaq, Carrick ringjalli shumë nga parimet bazë të epokës së Sir Alex Ferguson, përfshirë përulësinë për të qëndruar pas topit për periudha të gjata përpara se të godisnin me kundërsulm.

Tifozët në “Old Trafford” nuk duhet të entuziazmohe më shumë sec duhet nga një paraqitje e vetme – edhe pse ata do ta kenë të vështirë ta shmangin këtë, sidomos sepse kaq shumë lojtarë kanë treguar menjëherë përmirësim.

  • Ja 5 lojtarë që mund të shkëlqejnë nën drejtimin e Carrick:
Bruno Fernandes në pozicionin e 10-ës

Bruno Fernandes
Përfituesi më i madh nga kalimi në formacionin 4-2-3-1 është Fernandes, i shkëlqyer pasi u rikthye në pozicionin e tij të preferuar si numri 10.

Casemiro në mesfushë në rrjeshtimin 4-4-2

Casemiro
Befasues në derbin e Mançesterit ishte Casemiro, i cili duket si një lojtar krejtësisht tjetër falë përdorimit nga Carrick të një blloku të mesëm 4-4-2 kur skuadra është pa top.

Kobbie Mainoo
20-vjeçari dikur shihej si e ardhmja e mesfushës së Manchester United. Loja me topin kundër Manchester City-t i kujtoi të gjithëve pse.

Harry Maguire
Një dyshe klasike qendërmbrojtësish në kombinimin “i vogël dhe i madh”: një mbrojtës agresiv që del përpara përkrah një tjetri më të gjatë, dominues në lojën në ajër. Lisandro Martinez dhe Maguire kishin kuptim së bashku.

Amad
Tifozët e Manchester United u impresionuan nga shpejtësia e aksioneve të rrjedhshme nga krahët, që rikujtonin ditët e lavdishme të Fergusonit.

Përfituesi më i madh ka gjasa të jetë Amad, i rikthyer në pozicionin e tij natyral në krahun e djathtë dhe që po paraqitet shumë mire në një sistem taktik që i mundëson të marrë topin dhe të ketë hapësirë për të dribluar.

The post Lojtarët që mund të përfitojnë nga skemat e Carrick appeared first on Gazeta Si.

“Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri)

Nga Gazeta “Si” – Mercedes prezantoi imazhet e para të makinës për e ri, që paraqesin një dizajn të përditësuar me ngjyrat argjend në të zezë.

“Silver Arrows”, që sezonin e kaluar u renditën në vendin e dytë në Kampionatin e Konstruktorëve, do të vazhdojnë këtë vit me të njëjtin binom pilotësh: George Russell dhe Kimi Antonelli.

Modeli “W17”, ashtu si të gjithë rivalët e tij, do të jetë më i vogël, më i ngushtë dhe më i lehtë se paraardhësi, pasi është projektuar dhe ndërtuar sipas rregullave të reja aerodinamike.

“Formula 1 do të pësojë ndryshime të mëdha këtë vit dhe ne jemi të përgatitur për këtë tranzicion,” tha “Team Principal” dhe “CEO”, Toto Wolff.

“Rregulloret e reja kërkojnë inovacion dhe fokus absolut në çdo aspekt të performancës. Puna jonë për makinën e re, si dhe zhvillimi afatgjatë i motorrit dhe karburanteve të qëndrueshme së bashku me Petronas, pasqyron këtë qasje. Publikimi i imazheve të para të W17 është thjesht hapi i rradhës në këtë proces. Ai përfaqëson përpjekjen kolektive dhe të vazhdueshme të ekipeve tona në Brixworth dhe Brackley. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort në muajt në vijim” e mbylli deklaratën e tij, drejtuesi austriak.

Mercedes do t’u bashkohet skuadrave të tjera në Spanjë javën e ardhshme për “Barcelona Shakedown”, që zgjat 5 ditë.

Më pas, 8 herë kampionët e Botës do të organizojnë një event zyrtar prezantimi të sezonit më 2 Shkurt, me pilotët, drejtuesit kryesorë dhe makinën “W17”.

Pas kësaj, skuadra do të udhëtojë drejt Bahreinit për testet zyrtare pragsezonale, ku janë planifikuar 2 sesione testimi nga 3 ditë secili, për t’u dhënë ekipeve mundësinë të kolaudojnë makinat dhe performancën maksimale.

The post “Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Europa League – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off?

Nga Gazeta “Si – Janë 24 vende në dispozicion në fazën eliminatore të “UEFA Europa League 2025/26”.
Aston Villa, Ferencváros, Freiburg, Lyon, Midtjylland dhe Real Betis janë skuadrat e para të kualifikuara në 1/16 ose në play-off.

Tetë skuadrat e para në fazën e ligës kualifikohen drejtpërdrejt në 1/16, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off. Fituesit avancojnë mes 16 më të mirëve.

Faza e “KO” në “Europa League”
Play-off: 19 & 26 Shkurt 2026
Rnd i 1/ 16: 12 & 19 Mars 2026
1/4 finale: 9 & 16 Prill 2026
1/2 finale: 30 Prill & 7 Maj 2026
Finale: 20 Maj 2026 (Stamboll)

The post Europa League – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off? appeared first on Gazeta Si.

Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së mërkurës në ‘UCL’

Nga Gazeta “Si” – Raundi i 7-të në kompeticionin e kampionëve ul siparin me ndeshjet e sotme, për të cilat sjellim më poshtë një fakt interesant dhe formacionet e mundshme:

  • Galatasaray vs Atlético de Madrid (18:45)
    Atletico është e pamposhtur në 6-të përballjet e mëparshme mes skuadrave (4 fitore, 2 barazime), dy fitore së fundi, 2-0 në fazën e grupeve të Champions League 2015/16, ku Antoine Griezmann shënoi të 4 golat. Ata kanë triumfuar në të tre ndeshjet e luajtura në Turqi.

Galatasaray: Uğurcan Çakır; Eren Elmalı, Sánchez, Abdülkerim Bardakcı, Sallai; Torreira, Lemina; Sané, Yunus Akgün, Barış Alper Yılmaz; Osimhen
Atlético de Madrid: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Barrios, Koke, Álex Baena; Sørloth, Alvarez

  • Qarabağ vs Frankfurt (18:45)
    Përballjet e mëparshme në UEFA mes Qarabağ dhe Frankfurt u zhvilluan në raundin “play-off” të Europa League 2013/14, ku gjermanët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 4-1 pas një fitoreje 2-0 në Azerbajxhan dhe një fitoreje 2-1 në shtëpi.

Qarabağ: Kochalski; Silva, Mustafazade, Medina, Jafarguliyev; Pedro Bicalho, Janković; Leandro Andrade, Montiel, Zoubir; Duran
Frankfurt: Kauã Santos; Collins, Koch, Theate, Brown; Skhiri, Dahoud; Doan, Can Uzun, Chaïbi; Knauff

  • Atalanta vs Athletic Club
    Kjo është ndeshja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes Atalanta-s dhe Athletic Club.

Atalanta: Carnesecchi; Scalvini, Djimsiti, Kolašinac; Zappacosta, De Roon, Éderson, Bernasconi; De Ketelaere, Zalewski; Scamacca
Athletic Club: Unai Simón; Gorosabel, Vivian, Paredes, Adama; Ruiz De Galarreta, Jauregizar; Navarro, Sancet, Unai Gómez; Guruzeta

  • Chelsea vs Pafos
    Kjo është ndeshja e parë në UEFA mes këtyre skuadrave dhe gjithashtu hera e parë që Pafos përballet me një ekip anglez.

Chelsea: Sanchez; James, Chalobah, Fofana, Cucurella; Caicedo, Andrey Santos; Neto, Palmer, Garnacho; João Pedro
Pafos: Michael; Bruno, Luckassen, Pileas, Sema; Dragomir, Šunjić, Pêpê; Oršić, Jajá; Bassouamina

  • Bayern München vs Union Saint-Gilloise
    Kjo është përballja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes këtyre klubeve. Një fitore do të ishte e 250-ta për Bayern-in në Kupën e Kampionëve, duke u bërë klubi i dytë që arrin këtë shifër pas Realit të Madridit (306 para javës së 7-të).

Bayern München: Neuer; Guerreiro, Upamecano, Tah, Ito; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane
Union Saint-Gilloise: Scherpen; Sykes, Burgess, Mac Allister; Khalaili, Van de Perre, Zorgane, Smith; Ait El Hadj; Rodríguez, David

  • Juventus vs Benfica
    Benfica ka fituar 7 nga 9 përballjet e mëparshme mes skuadrave (1 barazim, 1 humbje), 2-0 së fundi në Torino në javën e 8-të të Champions League sezonin e kaluar. Suksesi i vetëm i Juventusit ështe një fitore 3-0 në shtëpi në ¼ finalet e Kupës UEFA në Mars 1993.

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram; Francisco Conceição, McKennie, Kenan Yıldız; David
Benfica: Trubin; Dedić, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Barreiro, Aursnes; Prestianni, Sudakov, Schjelderup; Pavlidis

  • Newcastle United vs PSV Eindhoven
    PSV ka fituar të dy përballjet e mëparshme në Champions League mes skuadrave, duke mposhtur Newcastle 1-0 në shtëpi dhe 2-0 në transfertë në fazën e grupeve 1997/98.

Newcastle United: Pope; Trippier, Thiaw, Botman, Hall; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Barnes, Wissa, Gordon
PSV Eindhoven: Kovář; Sildillia, Schouten, Gasiorowski, Mauro Júnior; Veerman, Wanner; Perišić, Til, Driouech; Bajraktarević

  • Marseille vs Liverpool
    Bilanci i përgjithshëm i përballjeve në UEFA flet për 2 fitore për Marseille, 3 për Liverpool-in dhe 1 barazim. Klubi anglez ka fituar tre takimet e fundit.

Marseille: Rulli; Weah, Pavard, Balerdi, Medina, Emerson; Højbjerg, Vermeeren; Greenwood, Aubameyang, Paixão
Liverpool: Alisson; Frimpong, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ekitike, Wirtz

  • Slavia Praha vs Barcelona
    Përballjet e vetme të mëparshme mes Slavia Praha dhe Barcelona-s u zhvilluan në fazën e grupeve të Champions League 2019/20, ku Barcelona fitoi 2-1 në Çeki në javën e 3-të, përpara një barazimi 0-0 në Spanjë në javën e 4-ët.

Slavia Praha: Staněk; Vlček, Zima, Chaloupek, Bořil; Moses, Sadílek; Douděra, Provod, Sanyang; Chorý
Barcelona: Joan García; Koundé, Cubarsí, Eric García, Gerard Martín; Pedri, De Jong; Rashford, Fermín López, Raphinha; Lewandowski

The post Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së mërkurës në ‘UCL’ appeared first on Gazeta Si.

Audi prezantohet zyrtarisht në F1 (Foto & Video)

Nga Gazeta “Si” – Audi prezantoi makinën e parë në Formula 1 me një event madhështor në Kraftwerk Berlin.

Konstruktori gjerman, që njoftoi për herë të parë synimin për të hyrë në F1 në Gusht të vitit 2022, do të debutojë në Australi me një makinë që do të motorrizohret nga vetë Audi.

Gjermanët zgjodhën ta bëjnë prezantimitr me një event spektakolar në një central elektrik historik, në zemër të kryeqytetit gjerman.

Të pranishëm ishin Jonathan Wheatley (Team Principal) dhe pilotët Nico Hülkenberg dhe Gabriel Bortoleto, të cilët garuan së bashku edhe sezonin e kaluar.

Audi, që ka arritur fitore të mëdha në kategori të tjera të motorsportit, zbuloi modelin R26, me një dizajn mbresëlënës me ngjyra titani, fibër karboni dhe të kuqe “lava”.

Edhe pse Audi ka ambicie të mëdha, ajo e njeh përmasën e sfidës që e pret për t’u shndërruar në një pretendente kryesore në Formula 1.

Audi ishte skuadra e parë që testoi një makinë sipas rregullave të vitit 2026, gjatë një dite xhirimesh në Barcelonë më herët këtë muaj. 

Pas prezantimit në Berlin, skuadra gjermane do të kthehet në Barcelonë për “Shakedown Week”, ku të 11 skuadrat e Formula 1 do të kenë mundësi të testojnë për 3 ditë.

The post Audi prezantohet zyrtarisht në F1 (Foto & Video) appeared first on Gazeta Si.

Leipzig në gjurmët e Ardon Jasharit

Nga Gazeta “Si” – Ardon Jashari mbërriti te Milan vetëm disa muaj më parë, por tashmë mund të largohet drejt Bundesligës.

Ai ishte “soape opera” e verës për Milan-in, pasi drejtuesit negociuan për javë të tëra përpara se të binin dakord për një marrëveshje me vlerë mbi 30 milionë euro. Një frakturë në këmbë ndaloi momentumin, por ai është rritur në ndeshjet e fundit, përfshirë atë kundër Lecce-s të dielën, e para e tij në shtëpi.

 “Sky Germany” transmetoi lajmin se RB Leipzig po kërkon një mesfushor qendre të ri në merkaton e Janarit për të forcuar skuadrën e Werner që aktualisht renditet jashtë zonës Champions.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për Rocco Reitz (nga Borussia Mönchengladbach), Leipzig do të shqyrtojë Ardon Jasharin dhe Arne Engels.

Duke pasur parasysh përpjekjet që u deshën për të sjellë mesfushorin dardan në “San Siro” dhe faktin që ai sapo ka filluar të përshtatet, ideja që Milan ta transferojë Jasharin në dimër duket pothuajse e pamundur.

The post Leipzig në gjurmët e Ardon Jasharit appeared first on Gazeta Si.

Mehmeti dhe Asllani me valixhet gati

Nga Gazeta “Si” – Ipswich Town po konsideron një transferim këtë Janar të sulmuesit shqiptar të Bristol City-t, Anis Mehmeti. I grumbulluar 3 herë kuqezinjtë, ai ishte në akademinë e Tottenham-it në të njëjtën kohë me trajnerin e Town, Kieran McKenna.

Ai zakonisht luan në të majtë të treshes sulmuese te Bristol City. Por mund të luajë edhe në qendër ose në të djathtë ndërsa ka shënuar 8-të gola dhe ka dhënë 6-të asist në “Championship” këtë sezon.

Mehmeti përmbush kriteret për McKenna’n – është një sulmues i shumëanshëm dhe krijues që shënon dhe asiston.

Jaden Philogene dhe Jack Clarke kanë qenë të shkëlqyer në të majtë këtë sezon. Por si dikush që mund të luajë në pozicione të ndryshme sulmuese, Town e sheh Mehmetin si një lojtar që mund të forcojë ndjeshëm skuadrën që po luan për tu kthyer në Premier League.

Pas ndërprerjes së negociatave për Salih Özcan, Beşiktaş shfaq interes për mesfushorin Kristjan Asllani.

Shqiptari i huazuar te Torino, po kërkon një ekip të ri pasi ka humbur besimin e drejtuesve “granata”.

23 vjeçari është i hapur për një transferim te Beşiktaş, dhe palët kanë nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje.

Genoa në Itali dhe Girona në Spanjë janë të interesuara për Asllanin që ka 38 ndeshje në të cilat ka shënuar 5 gola për Shqipërinë.  

Ai ka luajtur 15 ndeshje në Serie A për Torinon këtë sezon. Kontrata e tij me Interin është e vlefshme deri në Qershor 2028. Verën e 2025, Inter kërkoi 16-20 milionë euro, por turqit që duhet të paguajnë 2-3 milion euro (pages+komision huazimi) shpresojnë ta ulin shifrën e blerjes definitive në Qershor 2026.

The post Mehmeti dhe Asllani me valixhet gati appeared first on Gazeta Si.

‘Dakar 2026’ shpall fituesit

Nga Gazeta “Si” – Finalja e “Dakar 2026” ishte një nga ato momente tronditëse të sportit Botëror ku gjithçka ndryshon në një çast, si fitorja e Greg LeMond ndaj Laurent Fignon me vetëm 8 sekonda në “Tour de France 1989”, apo përmbysja e Manchester United në Finalen e “Champions League 1999” në minutat shtesë.

Luciano Benavides triumfoi ndaj Ricky Brabec me 2 sekonda diferencë, më e ngushta në historinë e rally-t, në një nga përmbysjet më dramatike që ka parë ndonjëherë Dakar, pas një gabimi navigimi vetëm 7 km nga vija e finishit.

“Red Bull KTM Factory Racing” shpërtheu në festë, ndërsa piloti amerikan i “Monster Energy Honda HRC”, që humbi mundësinë për një titull të tretë radhazi, e pranoi humbjen me dinjitet.

Argjentinasi fitoi rally-n e parë të karrierës së tij, duke iu bashkuar vëllait Kevin (fitues në 2021 dhe 2023) në historinë e garës.

Nasser Al-Attiyah shtoi një kapitull të ri në Legjendën e tij në kategorinë e makinave, duke fituar në Dakar për herë të 6-të.

Ai tashmë ndodhet mes Ari Vatanen (4 fitore) dhe Stéphane Peterhansel (8 fitore).

Gjithashtu i solli Dacia-s fitoren e parë në këtë “rally”, duke lënë pas Ford Raptors të Nani Roma-s dhe Mattias Ekström-it, ndërsa Sébastien Loeb përfundoi për herë të parë në karrierë jashtë podiumit.

Kevin Benavides e celebroi triumfin e vëllait të tij me një fitore të vetën në një etapë të kategorisë “Challenger”, por fituesi i fundit ishte spanjolli Pau Navarro, i cili dominoi duke marrë 23 minuta avantazh.

Në “SSV”, amerikani Brock Heger dhe Polaris, mbrojtën titullin me një orë diferencë ndaj Kyle Chaney-t dhe “Can-Am-it” të tij.

Vaidotas Žala triumfoi në garën e kamionëve, duke fituar titullin në përpjekjen e tij të dytë. Lituanezi mposhti Ales Loprais (+20’18”) dhe Mitch van den Brink (+20’03”).

247 mjete (nga 317 që nisën) kaluan vijën e finishit në Yanbu, prej të cilave 204 u nderuan me medalje: 90 motoçikleta (9 në “RallyGP” dhe 79 në “Rally2”), 133 makina (61 në “Ultimate”, 33 në “Challenger”, 32 në “SSV” dhe 7 në “Stock”) dhe 24 kamionë.

91 mjete figurojnë në Klasifikimin e Përgjithshëm të “Dakar Classic”, e cila u fitua nga lituanezi Karolis Raisys në pjesëmarrjen e tij të dytë.

Edicioni i tretë i “Dakar Future Mission 1000” vuri përballë peizazheve të Dakar-it 7 mjete me karburant alternativ.

Kamioni “KH7-Ecovergy” i Jordi Juvanteny-t fitoi për herë të 3 në këtë kategori, ndërsa biçikleta elektrike e Fran Gómez Pallas-it nga “Arctic Leopard Galicia Team” mposhti “Segway-n” e Benjamín Pascual-it në kategorinë me dy rrota.

Ata do të kenë një revansh në vitin 2027, kur priten të hyjnë në garë edhe pretendentë të tjerë.

The post ‘Dakar 2026’ shpall fituesit appeared first on Gazeta Si.

Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së martës në ‘UCL’

Nga Gazeta “Si” – Inter synon të ndalë serinë e fitoreve rradhazi të Arsenal-it, ndërsa Bayern Munchen dhe Copenhagen kërkojnë fitore historike.

Mes të tjerave edhe disa suksese individuale që kërkohen nga Vitinha, Jan Oblak dhe Erling Haaland.

Më poshtë do të gjeni një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së martës:

  • Kairat Almaty vs Club Brugge (16:30)
    Kjo është përballja e parë mes Kairat Almaty-t dhe Club Brugge në kompeticionet e UEFA-s. Asnjëra prej tyre nuk është përballur më parë me një ekipe nga kundërshtari i rradhës.

Kairat Almaty: Anarbekov; Mrynskiy, Martynovich, Sorokin, Mata; Tapalov, Glazer; Jorginho, Gromyko, Ricardinho; Edmilson
Club Brugge: Van den Heuvel; Sabbe, Ordonez, Mechele, Seys; Vanaken, Stankovic, Tzolis, Vetlesen, Tresoldi, Diakhon

  • Bodø/Glimt vs Manchester City (18:45)
    Goli i rradhës do të jetë i 300-ti për City-n në Champions League. Erling Haaland ka shënuar në 6-të ndeshjet e fundit si titullar në kompeticion (gjithsej 8-të). Një gol kundër Bodø/Glimt do ta bënte atë lojtarin e parë norvegjez që shënon kundër një skuadre norvegjeze në Champions League.

Bodø/Glimt: Haikin; Sjøvold, Bjørtuft, Aleesami, Bjørkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Høgh, Hauge
Manchester City: Donnarumma; Lewis, Khusanov, Alleyne, Aké; Rodri; Cherki, Reijnders, Foden, Doku; Haaland

  • Copenhagen vs Napoli
    Kjo është ndeshja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes Copenhagen-it dhe Napoli-t.

Copenhagen: Kotarski; Meling, Suzuki, Hatzidiakos, Lopez; Larsson, Madsen, Delaney, Elyounoussi; Daðason, Cornelius
Napoli: Milinković-Savić; Beukema, Buongiorno, Juan Jesus; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Lang, Højlund, Neres

  • Inter vs Arsenal
    Skuadrat u përballën në fazën e Ligës sezonin e kaluar dhe penalltia e Hakan Çalhanoğlu bëri diferencën në fitoren 1-0 të zikaltërve në javën e 4-t. Përballjet e tjera në UEFA datojnë nga faza e grupeve në sezonin 2003/04, kur Inter fitoi 3-0 në transfertë në Londër në javën e 1-rë, përpara se Arsenal të përgjigjej me një fitore 5-1 në Milano në javën e 5-të.

Inter: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zieliński, Mkhitaryan, Dimarco; L. Martínez, Thuram
Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Timber; Zubimendi, Rice, Ødegaard; Saka, Gyökeres, Trossard

  • Olympiacos vs Leverkusen
    Ndeshjet e vetme në UEFA mes këtyre skuadrave u zhvilluan në Champions League 2002/03, ku Olympiacos fitoi 6-2 në Greqi në javën e 1-rë, ndërsa Leverkusen u përgjigj me një fitore 2-0 në javën e 5-të.

Olympiacos: Tzolakis; Rodinei, Retsos, Pirola, Ortega; Hezze, Mouzakitis; Gelson Martins, Chiquinho, Podence; Taremi
Leverkusen: Blaswich; Andrich, Quansah, Badé; Arthur, Maza, García, Grimaldo; Poku, Tillman; Kofane

  • Real Madrid vs Monaco
    Ndeshjet e vetme në UEFA mes këtyre skuadrave u zhvilluan në ¼ finalet e Champions League 2003/04. Real Madrid fitoi 4-2 në shtëpi në ndeshjen e parë, përpara se Monaco të siguronte një fitore 3-1 në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar në ½ finale falë golave në transfertë.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Raúl Asencio, Huijsen, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Valverde, Mbappé, Vinícius Júnior
Monaco: Köhn; Vanderson, Kehrer, Dier, Caio Henrique; Zakaria, Akliouche, Teze, Golovin; Biereth, Balogun

  • Sporting vs Paris SG
    Kjo është përballja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes Sporting dhe Paris SG. Portugezët fituan rradhazi ndaj skuadrave franceze, kur  mposhtën Marseille-n, 2-1 në Lisbonë në javën e 3-të. Gjithashtu fituan 2-0 ndaj Lille në ndeshjen e parë të fazës së Ligës në sezonin 2024/25.

Sporting: Rui Silva; Fresneda, Debast, Gonçalo Inácio, Matheus Reis; João Simões, Morita; Catamo, Francisco Trincão, Araújo; Suárez
Paris SG: Chevalier; Zaïre-Emery, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Mayulu, Fabián Ruiz, Vitinha; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia

  • Tottenham vs Borussia Dortmund
    Tottenham dhe Dortmund janë përballur 6-të herë në kompeticionet e UEFA-s. Dortmund fitoi dy përballjet e para në 1/16-at e Europa League 2015/16, por Spurs kanë triumfuar në 4 përballjet e tjera që nga atëherë — së fundi në 1/8-at e Champions League 2018/19, kur fituan 3-0 në Londër dhe 1-0 në Dortmund.

Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Danso, Spence; Gray, Bergvall; Odobert, Simons, Kolo Muani; Solanke
Borussia Dortmund: Kobel; Can, Anton, Schlotterbeck; Ryerson, Bellingham, Nmecha, Svensson; Adeyemi, Brandt; Guirassy

  • Villareal vs Ajax
    Kjo është ndeshja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes Villarreal dhe Ajax. Spanjollët kanë fituar në secilën nga 4 përballjet e fundit me skuadra holandeze, së fundi mposhtën Twente dy herë në çerekfinalet e Europa League 2010/11.

Villarreal: Luis Júnior; Mouriño, Rafa Marín, Renato Veiga, Cardona; Pepé, Partey, Comesaña, Moleiro; Pérez, Oluwaseyi
Ajax: Jaroš; Gaaei, Itakura, Šutalo, Lucas Rosa; Klaasen, Regeer, Steur; Gloukh, Dolberg, Godts

The post Një fakt dhe formacionet e mundshme për cdo ndeshje të së martës në ‘UCL’ appeared first on Gazeta Si.

Haas, makina e 3-të që prezantohet në F1 (Foto & Video)

Nga Gazeta “Si” – Haas prezantoi njëvendëshen për sezonin e ri në Formula 1.

Ngjyrim mbresëlënës bardhë e kuq, përmes një serie pamjesh dixhitale, një javë përpara “Shakedown Week” në Barcelonë.

Skuadra amerikane i është përmbajtur qasjes tradicionale, duke e bërë prezantimin online përpara se makina të zbulohet fizikisht në pistë.

Haas do të vazhdojë me të njëjtin binom pilotësh, Esteban Ocon dhe Ollie Bearman në sezonin e të 11-të në Formula 1, ndërsa Ayao Komatsu mbetet në krye të ekipit si Drejtor i Përgjithshëm (Team Principal).

Prezantimi ofroi një tjetër vështrim mbi atë që mund të presim nga rregullorja e re për shasinë dhe motorrin në Formula 1. 

Makina më të vogla dhe më të lehta, me motorë që do të kenë një ndarje 50-50 të fuqisë mes karburantit dhe elektricitetit, si dhe do të përdorin karburant të pastër dhe të qëndrueshëm.

Ngjyrat e reja, dominohen nga e bardha dhe përfshijnë një prani më të madhe të markës “Toyota Gazoo Racing” (TGR), që ka zgjeruar bashkëpunimin në një partneritet titullar për sezonin 2026.

Haas do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Barcelonës për të nisur përgatitjet e fundit, përpara se makina të dalë për herë të parë në pistë gjatë “Shakedown Week” në “Circuit de Barcelona-Catalunya” më 26 Janar.

Bëhet fjalë për një test privat pesëditor, ku ekipet lejohen të zhvillojnë testime në 3 nga 5 ditët në dispozicion. 

Më pas, ato do të zhvendosen në Bahrein për testet zyrtare para-sezonale më 11–13 Shkurt dhe 18–20 Shkurt.

Ocon, i cili do të garojë në sezonin e dytë me Haas, tha: “Jam shumë i emocionuar për këtë vit. Ky ekip po rritet vërtet dhe po mëson shumë. Që nga momenti kur u bashkova, kanë ndodhur shumë gjëra pozitive.”

Ndërkohë, Bearman, i cili gjithashtu hyn në sezonin e tij të dytë në Formula 1, shtoi: “E ngrita ndjeshëm nivelin tim. Mendoj se në gjysmën e dytë të sezonit fillova të arrij rezultate shumë të mira, me të cilat isha vërtet i kënaqur, dhe kjo ishte vendimtare për mua. Jam i emocionuar ta vazhdoj këtë edhe këtë vit.”

Haas – që do të vazhdojë të përdorë motorrët Ferrari – synon të përmirësojë vendin e 8-të të arritur në Kampionatin e Konstruktorëve sezonin e kaluar.

The post Haas, makina e 3-të që prezantohet në F1 (Foto & Video) appeared first on Gazeta Si.

‘UCL’ – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off?

Nga Gazeta “Si” – Njëzet e katër skuadra do të kualifikohen për fazën eliminatore të edicionit 2025/26.

Pas raundit të 6-të, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Atalanta janë ekipet e fundit që siguruan vendin në 1/16-at ose në play-off.

Ato i bashkohen Arsenalit dhe Bayern München, që janë kualifikuar për më tej në kompeticion.

Tetë skuadrat e para në renditjen e përgjithshme kualifikohen drejtpërdrejt në 1/16, ndërsa ekipet që klasifikohen nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë play-off dhe fituesit avancojnë mes 16 më të mirëve.

Rruga drejt Budapestit

The post ‘UCL’ – Cilat janë skuadrat e kualifikuara në 1/16 dhe në play-off? appeared first on Gazeta Si.

Muriqi shkruan historinë

Nga Gazeta “Si” – Sulmuesi dardan i Mallorca-s po kalon një nga sezonet më të mirë të karrierës te Mallorca dhe jo vetëm.

Gjatë fundjavës që lamë pas, ai shënoi tregolëshin e parë me fanellën e kuqe duke marrë edhe topin e ndeshjes në fund të saj.

Por jo vetëm, ai tani është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorca-s. Deri pak ditë më parë ai ndiqte Juan Arango-n në kuotën e 45 golave.

Ndërsa nga kjo e hënë ai është ndjekësi i vetëm i Samuel Eto’o (54) me 48 gola.

Kapja dhe kalimi i Legjendës kamerunase, duket thjeshtë cështje kohe për shtatlartin dardan.

Ai ndaj Bilbao-s ishte tregolëshi i dytë në karrierën për klube, pasi atij në vitin 2015 kur luante për Giresunspor në Kategorinë e dytë në Turqi.

Muriqi ka shënuar edhe dy tregolësha të tjerë me Kombëtaren e Kosovës ndaj San Marinos dhe Islandës.

The post Muriqi shkruan historinë appeared first on Gazeta Si.

Senegali mposhti Marokun dhe u shpall Kampion i Afrikës

Nga Gazeta “Si” – Goli i Pape Gueye-s në kohën shtesë i mjaftoi Senegalit për titullin e dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON), pas skenave kaotike në fund të kohës së rregullt, ku afrikano perëndimorët u larguan nga fusha dhe Brahim Díaz humbi një penallti për Marokun në minutën e 24-t të kohës shtesë.

Vonesa e gjatë erdhi pasi penalltia u akordua pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”, duke shkaktuar skena të tensionuara në vijën anësore dhe në tribuna, ku tifozët e Senegalit u përplasën me forcat e sigurisë pasi tentuan të futeshin në fushë.

Pas pritjes së gjatë për të ekzekutuar penalltinë, Díaz ishte nën një presion të jashtëzakonshëm, pasi iu dha mundësia t’i jepte fund pritjes 50-vjeçare të vendit të tij për të fituar trofeun në “AFCON”, praktikisht me goditjen e fundit të ndeshjes.

Megjithatë, vendimi i tij për ta çuar topin në mes rezultoi fatal, pasi Edouard Mendy qëndroi i palëvizur dhe e priti topin pa asnjë vështirësi, në mënyrë thuajse turpëruese.

Penalltia e humbur nga Brahim Diaz për Marokun

Pas 90 minutash që në përgjithësi ishin të varfra në raste të pastra shënimi, skenat e shëmtuara në fund ishin një reklamë e dobët për futbollin afrikan, veçanërisht duke pasur parasysh se Maroku e kishte promovuar këtë turne si një provë për bashkëorganizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

Pas golit të Gueye, raste u krijuan nga të dy skuadrat në 4 minuta në kohën shtesë, por Maroku iu afrua më shumë barazimit kur Nayef Aguerd goditi shtyllën me kokë pas një krosimi nga këndi.

Shiu që binte pa pushim në Rabat, shoi në mënyrë dramatike ëndrrën e Marokut për një titull të parë Kontinental që nga viti 1976.

  • Kampionë të Afrikës

7 – Egjipti
5 – Kameruni
4 – Gana
3 – Nigeri, Bregu i Fildishtë
2 – SENEGAL, Algjeri, RD Kongos
1 – Zambia, Tunizi, Marok, Sudan, Afrikë e Jugut, Etiopi, Kongo

Lojtari i turneut – Shënuesi më i Mirër dhe Portieri më i Mirë

The post Senegali mposhti Marokun dhe u shpall Kampion i Afrikës appeared first on Gazeta Si.

‘Clash of Lions’ në Finalen e Rabatit

Nga Gazeta “Si” – “Luanët e Terangës” përballen me “Luanët e Atlasit” në Rabat për të shkruar historinë: një titull i parë kontinental pas 50 vitesh për vendasit e Marokut, ose një trofe i dytë brenda katër vitesh për kampionët në fuqi, Senegalin.

Ndërkohë Nigeria mposhti Egjiptin me penallti (4-2 pas barazimit 0-0) në Casablanca për vendin e tretë.

Kjo ishte hera e 9 që “Super Eagles” u renditën në vendin e 3 në historinë e “AFCON”.

Për Senegalin dhe Marokun kjo do të jetë Finalja e parë mes tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Maroku ka avantazhin e fushës në Rabat, por nuk e ka fituar turneun që prej vitit 1976.

Për Senegalin, është Finalja e 3-të e në 4 edicionet e fundit, pas triumfit në vitin 2021 dhe vendit të 2-të në edicionin 2019.

Një muaj emocionesh në futbollin afrikan arrin kulmin sot në Rabat ku do të zhvillohen 90 minutat e fundit të edicionit të 35-të në “AFCON”.

Finalja vë përballë dy skuadrat më të mira të Kontinentit në renditjen e FIFA-s. 

Maroku në vendin e 11-të dhe Senegali në vendin e 19-të, një përballje mes dy historive më të mëdha të suksesit në futbollin afrikan gjatë 10-të viteve të fundit.

Për Senegalin, finalist në 3 nga 4 edicionet e fundit, një fitore do të justifikonte vendimin e zëvendësimit të Aliou Cissé me Pape Thiaw në vitin 2024, si edhe do të përforconte statusin e kësaj gjenerate si një nga më të suksesshmet në futbollin afrikan.

Mirëpo fitorja e sotme do të thotë shumë më tepër për Marokun, aq sa trajneri Walid Regragui ka theksuar tashmë se çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohet si dështim.

  • Formacionet e mundshme:

Senegal: Mendy; Diatta, Sarr, Niakhate, Diouf; Diarra, I. Gueye, P. Gueye; Ndiaye, Jackson, Mane

Marok: Bono; Hakimi, Aguerd, Masina, Mazraoui; El Aynaoui; Diaz, El Khannouss, Saibari, Ezzalzouli; El Kaabi

The post ‘Clash of Lions’ në Finalen e Rabatit appeared first on Gazeta Si.

‘NBA’ – Skuadrat që priten në Play-off

Nga Gazeta “Si” – Kur shumica e skuadrave ndodhen rreth gjysmës së sezonit të NBA, këto janë parashikimet nga “Opta” për ekipet e play-off, ato në play-in dhe skuadrat që do ta mbyllin herët sezonin.

Në Perëndim, Phoenix Suns duken më të mirë pa Kevin Durant dhe Oklahoma City Thunder kundër San Antonio Spurs është rivaliteti i rradhës.

Detroit Pistons duken mbretërit e rinj të Konferencës së Lindjes. Por si vazhdon Boston Celtics të fitojë pa Jayson Tatum?

Dhe a janë Toronto Raptors skuadra befasuese e Konferencës?

Si rezultat i një gjysme të parë të çmendur të sezonit 2025-26 në NBA, shumë pyetje të reja janë shfaqur që nga momenti kur Thunder ngritën trofeun “Larry O’Brien” në Qershor.

Cleveland Cavaliers kishte bilancin 34-5 në këtë periudhë një vit më parë, në rrugën drejt një përfundimi 64-18, por sezoni 2025-’26 deri tani ka qenë zhgënjyes për ta. 

Indiana Pacers arriti në Finalet e NBA por humbi yllin Tyrese Haliburton për shkak të një dëmtimi që i mbylli sezonin.

Skuadra pësoi rënien më të madhe, nga .610 (50-32) në .220 (9-32).

Në anën tjetër, Raptors kishte bilancin 10-31 më 15 Janar 2025, por është shndërruar në një nga historitë më të mëdha të suksesit aktualisht (rekordi 25-17).

Rritja e Torontos në përqindjen e fitoreve (plus .229) që nga sezoni i kaluar është më e madhja në NBA, dukshëm përpara Denver Nuggets (+.073).

Megjithatë, disa gjëra kanë mbetur të njëjta. Pavarësisht gjithë diskutimeve për nisjen fantastike 35-7 të kampionëve në fuqi, Thunder ishte po aq mbresëlënëse një vit më parë me bilancin 33-6.

Pikë dhe topa në tabelë për ndeshje
  • Parashikimet e Play-off në Konferencën e Perëndimit

1. Oklahoma City Thunder
2. San Antonio Spurs
3. Minnesota Timberwolves
4. Denver Nuggets
5. Phoenix Suns
6. Houston Rockets

  • Parashikimet e turneut Play-In në Konferencën e Perëndimit 

7. Golden State Warriors
8. Los Angeles Lakers
9. Los Angeles Clippers
10. Portland Trail Blazers

  • Parashikimet e Play-off në Konferencën e Lindjes

1. Detroit Pistons
2. Boston Celtics
3. New York Knicks
4. Toronto Raptors
5. Cleveland Cavaliers
6. Philadelphia 76ers

  • Parashikimet e turneut Play-In në Konferencën e Lindjes

7. Miami Heat
8. Orlando Magic
9. Atlanta Hawks
10. Charlotte Hornets

The post ‘NBA’ – Skuadrat që priten në Play-off appeared first on Gazeta Si.

Mallorca i falet ‘Piratit’ – dorëzohet Bilbao (Video)

Nga Gazeta “Si” – Qielli dhe Mbappe janë kufiri i tij dhe “Pirati” po bëhet gjithnjë e më shumë njeriu pa të cilin Mallorca nuk mund të funksionojë.

Gjë që u konfirmua edhe pasditen e sotme në “Son Moix” ndaj Athletic Bilbao-s, ku Vedat Muriqi shënoi 3 golëshin e parë këtë sezon, duke u ngjitur në kuotën e 14 golave, i 48 me fanellën e Mallorca-s.

Më shumë se ai ka shënuar vetëm Kylian Mbappe, pa folur për skuadrën ku luan francezi.

Prapa kanë mbetur fitues të La Liga-s, Premier League, Champions League dhe Kampionatit Evropian si Lewandowski, Yamal dhe Alvarez mes të tjerëve. 

Por nëse sulmuesi dardan nuk zhgënjen, atë vazhdon ta bëjë mbrojtësi kuqezi Kumbulla. 

Ishte gabimi i tij që iu dha mundësi baskëve të barazonin pas avantazhit të Muriqit që shënoi në vazhdim të një kombinimi me Darder.

Për kronikë, Muriqi shënoi në minutat 4, 41 dhe 68 (11m).

Ndërsa miqtë u ndëshkuan me 2 kartonë të kuq (Guruzeta 69’ dhe Unai Gomez 70’ në stol).

  • Golashënuesit më të mirë në La Liga 2025-2026

19 – Mbappe (Real Madrid)
14 – MURIQI (Mallorca)
11 – Torres (Barcelona)
9 – Lewandowski (Barcelona)
8 – Hernandez (Betis), Moreira (Villareal)

“Nuk di cfarë të them, futbolli ka ndryshuar shumë. Personalisht, nuk do të kisha akorduar një penallti si ajo. E dimë që duhet të punojmë shumë. Jam shumë i lumtur me 3 golëshin. Shpresoj të mos dëmtohem dhe të vazhdoj të shënoj” – tha Muriqi pas fitores.

The post Mallorca i falet ‘Piratit’ – dorëzohet Bilbao (Video) appeared first on Gazeta Si.

❌