Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VLEN: Me ligjet e reja, shteti godet ekonominë gri dhe mbështet fuqishëm ekonominë formale



Koalicioni VLEN përshëndet miratimin e ligjeve të reja reformuese, të cilat sipas tyre po shënojnë një kthesë të madhe dhe vendimtare në luftën kundër ekonomisë gri dhe në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të drejtë dhe plotësisht formale në vend.

"Me udhëheqjen e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Qeveria po dëshmon vendosmëri të qartë për të vendosur rregull, transparencë dhe siguri në tregun e punës. Ligji për Angazhimin me Punë të Personave, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, përfaqëson një reformë thelbësore dhe moderne, duke krijuar kushte reale për nxjerrjen e mijëra qytetarëve nga informaliteti. Ky ligj pritet formalizojë mbi 17.000 persona, veçanërisht sektorët ku ekonomia gri ka qenë e theksuar, si bujqësia dhe turizmi, duke garantuar pagesë drejtë, kontribute rregullta dhe mbrojtje ligjore për punëtorët, si dhe procedura thjeshtuara dhe efikase për punëdhënësit", thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se në të njëjtën kohë, Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve forcon ekonominë formale përmes stimulimit të investimeve, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

VLEN vlerëson se ky kombinim ligjesh është një reformë e guximshme, vizionare dhe transformuese, që krijon klimë të drejtë afariste, shtet funksional dhe perspektivë të sigurt për qytetarët.

Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi



Deri më 20 dhjetor të vitit 2025 janë kryer 1.700 mbikëqyrje inspektuese për ajrin ambiental, nga të cilat 839 ishin të rregullta, 532 ishin të jashtëzakonshme dhe 329 ishin inspektime kontrolluese. Janë identifikuar 398 parregullsi dhe janë lëshuar po aq vendime në procedurë inspektimi. Janë ngritur mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe katër procedura penale, njoftoi ndje në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska.

Ajo informoi se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit po punon në përputhje me planin vjetor të punës të miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ginovska njoftoi se nga 1 nëntori deri më sot janë kryer mbi 55 mbikëqyrje inspektuese në territorin e të gjithë vendit në instalime që kanë ndikim në mjedis përmes emisioneve në ajër. Janë lëshuar 20 vendime dhe tre ndalime pune.

Lidhur me subjektin juridik “Titan Cementarnica Usje”, Ginovska informoi se në vitin 2025 janë kryer gjashtë inspektime, nga të cilat dy të rregullta dhe katër inspektime të jashtëzakonshme nga inspektorë të ndryshëm shtetërorë. Inspektimet e fundit të jashtëzakonshme janë kryer më 18 nëntor të vitit 2025 në orën 22:00 nga një inspektor mjedisor nga Qyteti i Shkupit dhe më 18 dhjetor të vitit 2025 nga një inspektor mjedisor nga Komuna e Kisella Vodës. Përveç kësaj, siç tha ajo, nuk janë identifikuar parregullsi në punën e këtij subjekti juridik gjatë të gjitha inspektimeve. Ginovska theksoi se inspektimet vazhdojnë dhe çdo 15 ditë Inspektorati Shtetëror i paraqet një raport grupit të punës të formuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe monitoron zbatimin e Planit aksional.

Doganat e Maqedonisë në vitin 2025 arkëtuan 2.14 miliardë euro



Drejtoria e Doganave gjatë vitit 2025 arkëtoi të ardhura prej 131,6 miliardë denarësh ose 2,14 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 5,2% ose 105,1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje është shënuar në të gjitha bazat – arkëtimi i të ardhurave nga doganat shënon rritje prej 15,5%, nga tatimi mbi automjetet motorike 12,5%, nga akcizat 5,9% dhe nga TVSH-ja në import 3,2%.

“Në nivel vjetor kemi rritje të vazhdueshme të të ardhurave, ku rritja më e madhe në përqindje prej 10,6% është shënuar në muajin dhjetor, gjatë të cilit u realizua arkëtim i të ardhurave prej 190,2 milionë euro. Kumulativisht për të gjithë vitin 2025 kemi arkëtuar të ardhura prej 2,14 miliardë euro ose 105,1 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë qartë rritjen e efikasitetit të Drejtorisë së Doganave në arkëtimin e të ardhurave. Kjo nënkupton më shumë mjete për investime kapitale që do të gjenerojnë rritje të qëndrueshme ekonomike – më shumë mjete për shëndetësi, arsim, çerdhe dhe shkolla të reja, si dhe për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, thekson drejtori Boban Nikollovski.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur rënie të eksportit për 6.6 përqind dhe importit për 0.8 përqind në krahasim me vitin 2023.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është 7 781 200 000 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 11 062 400 000 000 euro”, raportoi në fillim të vitit të kaluar Enti Shtetëror i Statistikave.

11 vite burg për aksidentin, familjarët protestuan dhe kërkuan drejtësi për Faton Lurin



Në Shkup sot u marshua për të kërkuar drejtësi për Faton Lurin.

Protestuesit marshuan duke u nisur nga Parku i Çairit, teksa mbanin pankarta dhe brohoritnin parulla me thirrje për drejtësi plotë rastit pasi konsiderojnë se dënimi me 11 vite burg është jashtëzakonisht i lartë.

Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi pak ditë më parë Faton Lurin me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për aksidentin tragjik në të cilin ai me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup.

Sipas autoriteteve, ditën e aksidentit, 25-vjeçari Faton Luri, duke drejtuar një motor Kawasaki pa patentë shoferi dhe pa helmetë, shtegun për këmbësorë bregun e Vardarit, ku edhe ndodhi aksidenti dhe sipas hetimit, pas aksidentit ai ishte arrati për dy ditë.

Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura



Agjencia e Kadastrit së patundshmërive në vitin 2025 ka zgjidhur gjithsej 1.040.137 lëndë, gjë që, thuhet në kumtesë, paraqet tregues të qartë për efikasitetin e rritur dhe përkushtimin e vazhdueshëm në sigurimin e shërbimit cilësor dhe me kohë. Paralelisht me këtë, nga Kadastri thonë se tërësisht janë zgjidhur lëndët e mbetura, ndërsa të gjitha kërkesat vijuese po zgjidhen me kohë, pa ngecje dhe në afatet ligjore.

Në mënyrë shtesë, deri te Sektori për kontroll dhe mbikëqyrje pranë Agjencisë së Kadastrit, janë parashtruar 577 ankesa, prej të cilave 556, respektivisht 96,4 për qind, janë përpunuar tërësisht dhe janë mbyllur.

Në pjesën e regjistrit grafik të tokës ndërtimore, u pranuan 3.878 lëndë, nga të cilat 3.863, respektivisht 99,6 për qind, u zgjodhën me sukses, gjë që tregon nivel të lartë efikasiteti dhe shpejtësie.

Në vitin 2025, në Agjencinë e Kadastrës përmes sistemit elektronik e-Qeveria u paraqitën gjithsej 416 kërkesa për mendime dhe u përgjigjën plotësisht, duke e bërë përqindjen e realizimit të këtij lloji kërkesash 100 për qind.

“Një nga angazhimet kryesore të menaxhmentit ishte ulja sistematike e ngarkesës së rasteve të mbetura, si dhe përpunimi me kohë i kërkesave të sapopranuara. Në këtë drejtim, numri i rasteve aktuale të pazgjidhura është ulur për 47,4 për qind, ndërsa numri i rasteve të pranuara aktualisht në vitin 2025 është rritur për tetë për qind, krahasuar me vitin 2024”, njofton Agjencia e Kadastrës së patundshmërive.

Ministria e Ekonomisë do të analizojë nëse janë rritur çmimet e produkteve para festave



Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e ardhshme do të analizojë çmimet e produkteve në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji për të përcaktuar nëse ka pasur rritje të çmimeve dhe sjellje devijante nga ana e tregtarëve.

“Javën e ardhshme do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve apo rritje të çmimeve. Do të informoheni se si do të veprojmë”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në një konferencë për shtyp për fillimin e zbatimit të Ligjit për Punësimin e Personave, ministri theksoi se ky ligj do të ulë papunësinë dhe se pensionistët, studentët dhe përfituesit e ndihmës sociale do të mund të punësohen gjatë vitit për jo më shumë se gjashtë muaj.

I pyetur nëse do të ketë një spastrim të listës në Agjencinë e Punësimit ku ka persona të papunë që marrin ndihmë sociale, por nuk pranojnë punësim, ai deklaroi se me ligjin e ri në fuqi ata nuk do të humbasin të drejtat e tyre si të papunë, por do të kenë mundësinë të punësohen në aktivitetet e bujqësisë, peshkimit, pylltarisë dhe hotelerisë.

Sipas analizave të kryera nga Ministria e Ekonomisë, me zbatimin e ligjit pritet të formalizohen 12.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të padeklaruar në turizëm, hotelieri dhe shërbime.

MPB: Janë privuar nga liria tre shoferë të dehur, shkaktuan dhe aksidente rrugore



Më 01.01.2026, në orën 04:55, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria Z.J. (29) nga Velesi. Në rr. “Dimitar Vllahov” në Veles, ai me një automjet udhëtarësh “Seat” me targa regjistrimi të Velesit, të cilin e drejtonte, është përplasur në një kandelabër metalike. Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, u konstatua se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promilë alkool në gjak.

Më 01.01.2026, në orën 00:54, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria A.Z. (19) nga f. Poroj, rrethina e Tetovës. Më herët, në rr. “Ivo Ribar Llolla” në Tetovë, ai me një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës, ishte përplasur në një bordurë, ndërsa pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.68 promill alkool në gjak. Më pas, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai sulmoi fizikisht nëpunës policorë që po kryenin veprime zyrtare.

Më 01.01.2026, në orën 01:50, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria D.Gj. (69) nga Koçani për shkak se drejtonte automjet udhëtarësh ,”Ford” me targa regjistrimi të Shtipit në një rrethrrotullim në drejtim të kundërt dhe vazhdoi të lëvizte në drejtim të kundërt përgjatë rr. “Dimitar Vllahov” në Koçan.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

MPJ: Nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar shtetas të Maqedonisë në zjarrin në Crans-Montana



Ambasada e Maqedonisë në Bern është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Zvicër dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas maqedonas të vdekur apo të lënduar në zjarrin në Crans-Montana, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe është në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme shtetasve të saj.

Po ashtu, nga MPJ bëjnë ditur se rrjetet sociale Ambasadës Bernë dhe Ministrisë janë publikuar informacionet e kontaktit për gjithë ata kanë nevojë për mbështetje.

Durmishi: Prej sot filloi zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme



Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë.

“E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”, sqaroi Durmishi.

Thekson se masa është e rëndësishme sepse u lejon qytetarëve të fitojnë me dinjitet, u ndihmon bizneseve më lehtë të gjejnë fuqi pune, formalizon tregun e punës dhe zvogëlon ekonominë gri.

Nga sot, kujton Durmishi, fillon zbatimi i Ligjit për Mbështetjen Financiare për Investimet, i cili, siç thuhet në postim, ka për qëllim t’i stimulojë investime cilësore, të inkurajojë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë.

"Safe City", ulet dukshëm numri i aksidenteve në trafik



Periudha testuese e implementimit të sistemit “Safe City” ka ulur për 20 për qind numrin e aksidenteve dhe për 37 për qind numrin e të lënduarve nga aksidentet në trafik. Të dhënat sipas autoriteteve i referohen territorit të Shkupit, dhe krahasimi është bërë me dhjetorin e vitit të kaluar. Kryeministri, Hristijan Mickoski nënvizoi se sistemi po jep rezultate, pasi për dallim prej dhjetorit të 2024-tës ku kishte 5 viktima, në dhjetor të 2025 numri i viktimave ishte zero.

“Në Shkup, në muajin dhjetor 2024 për shkak të aksidenteve në trafik, jetën e humbën 5 persona, ndërsa këtë vit asnjë… Ose numri i përgjithshëm i personave që jetën e tyre e humbën si rezultat i aksidenteve në trafik në 2024-tën është 142 persona, ndërsa në vitin 2025 është 131. Me ulje dramatike të numrit në dhjetor, kjo nënkupton se edhe në qytetet ku është ky lloj sistemi, qytetarët vosizin me kujdes, por njësoj edhe në autostrada ku tashmë ka të instaluara pajisje të tilla”, deklaroi Hristijan Mickoki, Kryeministër.

Toshkovski tha se deputetët duhet t’i kenë parasysh këto statistika dhe pret që të gjithë 120 të votojnë ligjin për kundërvajtje, në mënyrë që sistemi “Safe City” të hyjë në fuqi plotësisht më 1 shkurt.

“Nëse qytetarët tregojnë rezultate të tilla në drejtim pozitiv vetëm në korniza të periudhës testuese unë jam i sigurt se deputetët do ta kenë këtë parasysh, që këtë lloj të sistemit të mençur, duhet ta implementojmë ashtu siç duhet, jo vetëm në korniza të testimit. Pres nga të gjithë 120 deputetët në korniza të kuvendit të votojnë pozitivisht, të kalojë ligji për kundërvajtje, sepse vetëm ai është me dy të tretat e votave, të tjerat kanë përfunduar”, tha Hristijan Mickoki, Kryeministër.

Sistemi Safe City duhej të hynte në fuqi nga sot, por i njëjti u prolongua për më 1 shkurt. Muajin e kaluar filloi periudha testuese e sistemit, ku qytetarët e Shkupit, kanë filluar të marrin sms porosi me vërejtje për shkelje të konstatuara nga kamerat e mençura. Por, implementimi mbetet peng i ligjit për kundërvajtje në trafik, për të cilin nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend. Ndërsa përveç ligjit për kundërvajtje ka mbetur edhe Kodi Penal, për të cilin nevojitet shumicë e thjeshtë. /Alsat.mk

Nikolloski: Në vitin 2026 po hyjmë me më shumë projekte për Maqedoninë



Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, uron Vitin e Ri 2026, duke thënë se “po hyjmë në vitin e ri me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë”.

Ai e ka konsideruar vititn 2025 si vit të suksesshëm.

“Hidhini një vështrim prapa në vitin e madhërishëm 2025, me shumë projekte të filluara dhe të përfunduara. Po hyjmë në vitin e ri 2026 me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë! Gëzuar, lumturi dhe gëzim të madh në vitin 2026”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në Facebook.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajmëroi takime me deputetët dhe grupet parlamentare për shumicën e Badenterit



Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëronnë periudhën e ardhshme takime me deputetët dhe grupet parlamentare me qëllim që të zgjidhet çështja me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për të cilën kërkohet shumica e Badenterit.

“Do të bisedojmë me disa deputetë dhe grupe parlamentare për të kapërcyer këtë problem. Vlerësojmë se duhet të kapërcehet sepse është pjesë e Raportit që po përgatit Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë si shtet. Dhe nëse të gjithë duam të ecim përpara, nëse të gjithë kemi dëshirë ta shohim vendin si pjesë të barabartë brenda Bashkimit Evropian, atëherë nuk shoh asnjë arsye pse një zgjidhje e tillë të mos mbështetet dhe e gjithë kjo të mos përfundojë”, deklaroi sot Mickoski gjatë një vizite në Kavadar.

Pas daljes në pension të Avokatit të Popullit të deritanishëm Naser Ziberi, Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet propozoi Faton Selamin si Avokat të Popullit, por ai nuk mundi të votohet sepse nuk kishte mjaftueshëm deputetë për të votuar sipas Badinterit, pra mungonin votat nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.

Siljanovska Davkova: BE është qëllimi ynë, në vitin 2026 vijojnë reformat e duhura



Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pret që vendi të vazhdojë të zhvillohet këtë vit, të vazhdojë procesin e reformave në disa fusha me qëllim që të shmangen dobësitë sistemike, të punojë në sundimin e ligjit, por edhe të investojë në arsim, shkencë dhe kulturë, në të cilat, siç thotë, mund të jemi më të mëdhenj se më të mëdhenjtë.

“Dëshiroj të na kuptojnë, që të mund të arrinim dëshirën tonë natyrore, nëse kemi mundur në mënyrë historike dhe kulturore të jemi, nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, mund ta falënderojmë, të mendojmë në mënyrë rajonale dhe evropiane, të jemi pjesë e Evropës. Është logjike që BE-ja do të jetë Evropë kur ata që janë atje ta mësojnë vërtet demokracinë nga brenda dhe shpresoj se do të bëjmë një hap drejt këtij destinacioni natyror”, tha presidentja.

Konsideron se ajo që është nisur në vend si një proces reformash duhet të vazhdojë këtë vit për të eliminuar shkaqet e dobësive sistemike.

“Çfarë na pret? Ajo që ka filluar nuk duhet të mbetet e njëjtë, por duhet të zhvillohet, sepse nëse keni filluar reformat në gjyqësor, ato duhet të vazhdojnë. Duhet të mendoni në mënyrë sistematike sepse kur analizoni problemet më tronditëse, të tmerrshme dhe tragjike si ai në Koçan, gjithmonë në fund arrijmë në përfundimin se problemi është sistemik. Nuk është një incident i lidhur me një ose disa individë. Duhet të largohen shkaqet”, tha Siljanovska Davkova.

Sipas saj prandaj është shumë i rëndësiahëm miratimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor i cili, siç thekson, është hapi i parë ose fillimi. Është i rëndësishëm edhe Ligji për Prokurorinë Publike, Kodi Penal, sepse sipas saj, ato mundësojnë një qasje sistematike në pozicionimin e institucioneve, kompetencës, por, siç thekson, kryesisht në rekrutimin e një profili njerëzish që besojnë në atë që është shkruar në ligje, sepse është një standard dhe praktikë evropiane dhe lidhet me sundimin e ligjit.

Sipas saj, është e nevojshme të ketë një plan kombëtar për zhvillim, përndryshe në të kundërtën, shumë vështirë do të dimë ku t’i ndajmë pratë, në çfarë të japim prioritet si shtet dhe në cilën mënyrë.

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin



Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç'rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

LDM: Viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella në Maqedoninë e Veriut



Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se viti i ardhshëm do të jetë vit i reformave të thella, i hapjes së portave të Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe i rezultateve të larta.

Në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, nga partia thonë se për çdo çështje aktuale do të ndërtojnë dhe do ta komunikojnë publikisht qëndrimin e tyre.

"Do të afirmojmë nevojën për reforma të thella në sistemin gjyqësor, miratimin e një ligji për luftën kundër krimit të organizuar dhe formimin e një Agjencie të pavarur kundër formave të rënda të kriminalitetit, depolitizimin e institucioneve, miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor me të cilin Maqedonia do të jetë një njësi e vetme zgjedhore dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë zgjedhore pa shpenzim të mjeteve nga Buxheti, si dhe zbatimin e programeve konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përcaktimin e një pensioni minimal. Për rinjtë do iniciojmë ata vendosin vetë për ardhmen e tyre, mënyrë krijojnë dhe veprojnë këtu, atdheun tonë, thuhet urimin e Vitit Ri nga Aleanca Demokratike.

Blerjet për tryezën e Vitit të Ri, qytetarët ankohen për çmimet e larta



Për festa dhe për fundvit, çmimet në tregun e Bit Pazarit janë rritur, ankohen qytetarët. Ata njëherësh apelojnë që të merren masa që të ulen çmimet, sidomos në prag të festave, ku qytetarët kanë nevojë më shumë të blejnë dhe të festojnë në shtëpitë e tyre.

“Çmimet edhe para festave kanë qenë kështu të larta, edhe para, edhe pas festave. Çmimet janë të larta, kështu është tek ne, edhe rrymën e kemi shtrenjtë.”, – tha një qytetar.

“Janë rritur pak çmimet. Çmimet në krahasim me vitet e kaluara janë më të larta, papunësi e madhe, çka vjen prej jashtë është më e shtrenjtë.”, – tha një qytetar tjetër.

“Normalisht çmimet para Vitit të Ri gjithnjë shtrenjtohen. Të gjitha janë më shtrenjtë, edhe frutat edhe perimet.”, – u shpreh një qytetar.

“Apeloj që të ulen çmimet, që të jetojmë një jetë më normale, sepse gjithçka është shtrenjtë.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Tregtarët, nga ana tjetër, thonë se nuk kanë shitje mjaftueshëm edhe pse jemi në prag të fundit të vitit dhe festave më pas.

“Po, çmimet janë rritur shumë, jo pak. Po pritet në këtë shtet, nuk ka asgjë të sigurt, kur thonë se nuk ka rritje të çmimeve, përkundrazi rriten edhe më shumë, çka do të bëjmë nuk e dimë. Po, blejnë shumë pak, jo si më parë.”, – tha një tregtar.

“Qytetarët blejnë, por jo si duhet. Çmimet u duken të larta dhe me të drejtë e kanë.”, – tha një tregtar tjetër.

Përderisa çmimet në vazhdimësi rriten, qytetarët janë në pritje të masave konkrete nga Qeveria për vitin e ardhshëm. /rtvm2

Në prag të Vitit të Ri, Siljanovska Davkova i vizitoi fëmijët në klinikat për fëmijë në Shkup



Në prag të Vitit të Ri, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka vizituar fëmijët në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe të Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle.

Presidentja në publikimin në profilin e saj në Fejsbuk potencoi se në sytë e fëmijëve ka parë shpresë të sinqertë për shërim të shpejtë, ndërsa në fjalët e mençura vendosshmëri për ballafaqim me sëmundjen.

“Është ndjenjë e bukur me paketë në dorë të flasësh me miq të rinj për Babadimrin, për lojë, për mësim dhe argëtim. Ia vlen të përpiqesh t’ua largosh mendjen nga spitali për një moment dhe t’i bindësh se do të jenë në shtëpi natën e Vitit të Ri të ardhshëm. Ndihesh i dobishëm kur një fëmijë të kërkon një numër telefoni për të të telefonuar ose kur të thotë dëshirën e tij më të madhe, e ju uroni të njëjtën gjë për të. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për takimin e sotëm, i cili do të më kujtojë balerinat vizatimore të Ajlas dhe Tijanas”, shkroi Siljanovska Davkova.

Personelit mjekësor u ka shprehur mirënjohje për sakrificën, humanitetin, përkushtimin dhe kujdesin e tyre për gjënë më të çmuar – shëndetin e fëmijëve

ASH-Sela: Nga sot Këshilli i Komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe



Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj përzgjedhjes së Mitko Stefkovskit në krye të Këshilllit Komunal në Strugë.

"Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…Nëse “ndryshimi” është Merko dhe OBRM-PDUKM, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas Selës me këtë vendim të sotit kjo nuk është zero korrupsion por është vazhdim i korrupsionit.

"Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit. Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar”, ka shtruar pyetje Ziadin Sela.

Nga ASH thonë se nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

MASH: Viti i Ri 2026 le të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit



Ministrja Vesna Janevska dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u shprehin mirënjohje nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për arsim më të mirë dhe më cilësor, për angazhimin e tyre gjatë vitit 2025, dhe ju urojnë arritje edhe më të mira në Vitin e Ri 2026, njoftoi MASH.

“Nxënësit dhe studentët tanë janë gëzimi dhe krenaria e këtij vendi. Ata e meritojnë çdo përpjekje tonën për të mësuar më shumë, për të fituar aftësi të dobishme dhe kompetenca jetësore që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të pavarur, kreativë dhe të përgjegjshëm. Për të gjithë ata, gjatë këtij viti që po mbaron, e kemi rritur dhe forcuar mbështetjen, duke krijuar kushte për përfshirjen në arsim të sa më shumë fëmijëve, në përputhje me mundësitë e tyre.Me mbështetjen e sektorit qytetar, kemi futur arsimin fillor formal për fëmijët që janë në trajtim më të gjatë mjekësor, ndërsa një kujdes i veçantë është kushtuar edhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore”, shkruan në urimin e Janevskës dhe MASH-it me rastin e Vitit të Ri.

Thekson se janë siguruar tekste shkollore dhe programe të reja mësimore në disa klasa dhe janë përgatitur disa dokumente strategjike që “përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të sferave arsimore dhe shkencore”.

“Kemi bërë hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe shërbimeve. Për t’i përdorur teknologjitë e reja si mjet për njohuri, pa rreziqe, kemi promovuar Udhëzuesin për Inteligjencën Artificiale, me mbështetje të madhe nga komuniteti akademik.Kemi përmirësuar kushtet infrastrukturore, duke investuar në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e vendit. Shkolla të reja, objekte të rindërtuara salla të reja sportive, dhe së shpejti edhe rikonstruimi i konvikteve shtetërore për studentë. Shkenca është bërë fushë prioritare, ku janë investuar më shumë mjete deri tani, për të mbështetur realizimin e projekteve me interes kombëtar”, bën të ditur MASH.

Shton se mësimdhënësit dhe profesorët tanë morrën paga më të larta, iu hapëm mundësi të reja për zhvillim karriere, avancuam trajnimet, të gjitha me qëllim që magjinë e njohurive ta sjellin më me sukses në klasa dhe auditorë dhe ta ndajnë atë me të rinjtë.

“Vazhdojmë edhe në vitin 2026. Me dëshira për shëndet, suksese dhe mirëqenie, urojmë që Viti i Ri 2026 të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit”, dhuhet në urimin e MASH-it.

Dënohet me burg ish-drejtori i burgut të “Shuto Orizares”



Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me nr. 98/25, i cili ka të bëjë me abuzimet e kryera nga punonjësit e në burgun e “Shkupit”. Gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për veprat penale për të cilat u ngarkoheshin, duke vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ish-drejtori i Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, Filip Andov – Sokol, është dënuar me tetë muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Gjykata përcaktoi se vepra penale është kryer në bashkëpunim dhe në kohëzgjatje të zgjatur.

I akuzuari P.A., gjithashtu për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, u dënua me një dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen një krim të ri brenda dy viteve nga data e plotfuqishmërisë së vendimit.

I akuzuari Gj.R. u shpall fajtor për krimin e kryerjes së pakujdesshme të detyrës në shërbim dhe u dënua me një dënim me kusht prej tre muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti. I njëjti sanksion, një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti, iu shqiptua nga gjykata edhe të pandehurit S.P. për të njëjtin krim.

Për të akuzuarin T.N., i cili u akuzua për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për punë të pakujdesshme në shërbim, gjykata caktoi një sanksion të vetëm – dënim me kusht prej tetë muajsh burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk kryen një krim të ri në tre vitet e ardhshme.

I akuzuari E.O. u dënua për punë të pakujdesshme në shërbim dhe u dënua me dënim me kusht prej gjashtë muajsh burgim, me një periudhë prove prej dy vitesh, ndërsa i pandehuri K.V. mori një dënim me kusht prej tre muajsh burgim me një periudhë prove prej një viti.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Shkupit.

❌