Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë…

Source

Kina i përgjigjet Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat e veta, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të parandaluar Rusinë ose Kinën ta pushtojnë atë në të ardhmen. “Arktiku ka të bëjë me interesat e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme…

Source

Funari në Elbasan nën petkun e bardhë të dimrit (Pamjet)

Dëbora ka zbardhur Funarin, duke e shndërruar këtë zonë perle të Bashkisë Elbasan në një kartolinë dimërore. Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë. Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit janë të hapura dhe të kalueshme.

Source

Ndryshime në polici. Emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin

Ndryshime janë bërë në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit. Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë…

Source

Verifikohen dëmet në 5,159 banesa në Durrës

Bashkia e Durrësit informoi sot se të gjitha grupet janë duke punuar në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatës, ndërkohë që janë evakuuar 851 qytetarë, të cilët janë sistemuar në strukturat akomoduese dhe asistuar sipas nevojave. Në një njoftim për mediet bashkia e Durrësit theksoi se po ndjek nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke i mbështetur ata kudo ku ka…

Source

Parku i Llogorasë i mbuluar nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë

Prej ditës së djeshme Parku Kombëtar i Llogorasë është mbuluar nga reshjet e borës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni. “Rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës…

Source

Zjarri tek ish-uzina Dinamo, reagon policia: Dyshohet se ishte aksidental

Dy ditë më parë, në ish-tregun Uzinës Dinamo një zjarr i madh përfshiu disa kapanone, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të mallrave. Policia ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa mendohet se shkaqet ishin aksidentale. Reagimi i policisë Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një…

Source

Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri, pa u kufizuar nga zona ku aplikuesi rezulton i regjistruar në gjendjen civile. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu bëri të ditur sot se, me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë…

Source

Llatja dhe Mazniku në Gjinar: Angazhim maksimal për rrugët, shërbimet dhe turizmin dimëror

Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, kanë qenë në Gjinar për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, si dhe për të monitoruar nga terreni masat e marra për përballimin e kushteve të vështira të motit. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bëri të ditur se janë marrë të gjitha…

Source

Stamponin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohet 46-vjeçari turk në Kamëz

Një 46-vjeccar turk është arrestuar dhe një 50-vjeçar është shpallur në kërkim si pasojë e operacionit policor “Brands 2”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm të falsifikimit dhe tregtimit të veshjeve me logo të markave të njohura ndërkombëtare. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe…

Source

Përfshihet nga flakët autoboti me naftë në Rrugën e Kombit, shpëton drejtuesi

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në autostradën Rruga e Kombit, në kilometrin 34, është përfshirë nga flakët një trailer autobot që transportonte karburant. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të forcave të shumta të zjarrfikëses së Mirditës, zjarri i përmasave të mëdha është vënë nën kontroll, duke shmangur pasoja serioze dhe rrezikun e përhapjes së flakëve në sasinë e madhe të karburantit që…

Source

Makina bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Dars, njësia administrative Klos, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit. Si pasojë, Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë kërkimet për pasagjerin, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 01:30 është…

Source

Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin gjendjes në të cilën ndodhen qindra banorë në qytetet e vendit. Reagimi i Jorida Tabakut: Natyra si alibi e palezetshme Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: “natyra e pabesë”. Shqipëria ose shkrumbohet…

Source

Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, vështirësohet qarkullimi rrugor

Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut. Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Source

Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 10 janar 2026

Dashi Një rritje ekonomike mund të sjellë shumë lumturi dhe ndjesi të mira në shtëpinë tuaj. Të gjitha shenjat tregojnë se suksesi dhe fati juaj i mirë do të jenë pranë jush për një kohë. Megjithatë, mund të shqyrtoni idenë e bërjes së disa investimeve të kujdesshme. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të sigurt financiarisht sesa në të kaluarën. Demi Demi, perspektiva e mundësive të ardhshme të…

Source

842 banorë të evakuuar në Durrës, 2500 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë. Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri. Në terren janë angazhuar 448 specialiste, 111 persona nga bashkia dhe ndërmarrjet, 80 nga UKD…

Source

❌