Ivanka Trump publikon foto nga bregdeti i Vlorës dhe bukuritë e Zvërnecit
Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Shqipëri, duke vënë në qendër bukuritë natyrore të Zvërnecit dhe bregdetit të Vlorës. Në pamjet e publikuara në Instagram, Ivanka Trump shfaq fotografi dhe video ku spikasin deti, gjelbërimi karakteristik i zonës, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit.